Kategori
Uncategorized

Minoritetet dhe gjysma e Bashkive, pa deputetë

Loja e Ramës me votat – Gjysma e Bashkive dhe minoritetet, pa deputetë

Propozimet e reja nga PS nuk sollën asgjë të re. Bashkitë e vogla, por edhe pakicat, me ndryshimet e ligjit sipas të majtëve, privohen për të pasur përfaqësues në parlament. Gjithçka i lihet në dorë “dëshirës së mirë” të kryetarit, një mënyrë për të kontrolluar partinë dhe pushtetin pasi përzgjedh ai kush do jetë fitues dhe jo vota direkte. Sipas një hulumtimi të MAPO, qytete si Përmeti, Himara, Skrapari, Kolonja, Dropulli, Delvina, Bulqiza etj., nuk kanë as numrin e duhur të votuesve që të plotësojnë numrin e votave që kërkohet në rang qarku, apo “herësin” , duke u privuar nga e drejta për të pasur përfaqësuesin e tyre në Kuvend. Krejt e kundërta do të ndodhte, në rast se do votohej me lista të hapura dhe koalicion partish.

Damian Gjiknuri do ua thoshte në sy përfaqësuesve të opozitës në Këshillin Politik për reformën zgjedhore se “Ligjin do ta bëjmë si na leverdis, sepse ne jemi mazhorancë”. Në fakt është hera e parë që një mazhorancë jep një deklaratë të tillë, sa arrogante aq dhe shpërfillëse, nuk parashikon asgjë të mirë. Propozimet e një dite më parë të PS-së nuk sollën asgjë të re në këtë drejtim, herësi, ose mesatarja e votave të qarkut qëndron sërish pengesë për përfaqësimin.

Të rejat ishin shkelja e syrit e deputetëve të listave të opozitës, ku pragu u ul në 1 % në rang kombëtar, dhe ndoshta frika e Ramës nga vota parapëlqyese në Vlorë.

Sipas propozimit të ri, kryetari i partisë mund të jetë përfaqësues në katër zona elektorale, dhe ai zgjedh se deputet i kujt qarku të jetë. Me pak fjalë kryetari i Partisë mund të jetë njëkohësisht deputet fjala vjen i Gjirokastrës, Fierit, Tiranës dhe Durrësit, dhe zgjedh mandatin atje ku ka marrë më shumë votë parapëlqyese. Thuajse pas çdo zgjedhjeve të përgjithshme në vend është ndryshuar kodi zgjedhor, dhe në të gjitha rastet përparësi kanë marrë propozimet e opozitës.

Kjo sepse mazhoranca ka dhe gurin dhe arrën, ka paratë, ka administratën, ka policinë. Tashmë ka marrë dhe drejtësinë. Pra, ka një sërë avantazhesh që dashur pa dashur diktojnë në deformimin e votës. Sali Berisha, në vitin 2008 kur PS kërkoi ndryshim të sistemit dhe të Kushtetutës do shprehej “Ju sillni propozimet, unë do jua firmos”. Dhe PS asokohe në opozitë votoi kodin që, ajo vetë propozoi. Një kod hileqar në krahasim me të parin, por gjithsesi do ishte ajo që diktonte rregullat. Dhe Fatos Nano, pas zgjedhjeve të vitit 2001, pranoi pa kundërshtuar amendamentet e opozitës për kodin zgjedhor, që kishin të bënin me mbajtjen larg të policisë në zgjedhjen, përbërjen e komisioneve të QV-ve apo KZAZ, apo dhe kolegjin zgjedhor. Parimi është që në zgjedhje duhet të jetë opozita që dikton rregullat.

***

Ndryshimet po ndodhin kur loja ka filluar. PS guxoi të ndryshonte Kushtetutën, vetëm 8 muaj para zgjedhjeve, ndërsa po tenton të ndalojë koalicionet dhe të mbyllë listat kur Presidenti ka firmosur dekretin. Sot çdo parti ka të drejtën të regjistrohet në KQZ, në koalicion po të dojë me parti të tjera me kodin aktual. E gjithë kjo zallamahi u bë në emër të “votës së qytetarit”, por që në fakt nuk është gjë tjetër vetëm se një formë hileqare, për të mbajtur pushtetin. Për të futur në parlament atë që i duhet Ramës dhe jo atë që do votuesi, për të dekurajuar zgjedhësit dhe ndalur sadopak lumin e votave kundër pushtetit.

***

Në numrin e sotëm të gazetës MAPO do shpjegojmë se përse mbyllja e listave dhe ndalimi i koalicioneve, lënë pa përfaqësuar një numër të konsiderueshëm bashkish në të gjithë vendin. Se përse pretendimi i PS se listat 100% të hapura dhe koalicionet “lënë pa përfaqësim zona të caktuara”. Në fakt është e kundërta, janë pikërisht propozimet e PS që lënë pa përfaqësim thuajse të gjitha bashkitë e dyta në vend.

Rama, në zgjedhjet e vitit 2017 të gjithë të deleguarit e tij i çoi nga qendra. Për shembull në qarkun e Vlorës, nuk doli asnjë përfaqësues nga bregdeti i jugut. Alket Hyseni për shembull deputet i Sarandës, përpara se të merrte mandatin nuk njihte askënd atje. Në CV e tij thuhet se ka lindur në Levan të Tepelenës. Madje dhe kryetari aktual i Bashkisë së Sarandës është nga Shijaku. Në zgjedhjet e vitit 2017 ishte kandidati numër dhjetë në listat e PS-së.

Bashkitë që nuk arrijnë dot votat, s’kanë të drejtë përfaqësimi
Sistemi zgjedhor që propozon PS, rrezikon të lërë pa përfaqësim në kuvend pakicat, por në mënyrë dominuese bashkitë e vogla të cilat me numrin e tyre të përgjithshëm të votuesve nuk arrijnë dot të nxjerrin deputet në kuvendin e Shqipërisë. Rasti më ekstrem është Gjirokastra ku nga gjashtë bashki të vogla asnjëra nuk ka numrin e zgjedhësve që kërkohet për një mandat me votë parapëlqyese atje.

Me listat e mbyllura, dhe ndalimin e koalicioneve këto bashki s’kanë asnjë shans të nxjerrin përfaqësuesin e tyre. E njëjta gjë ndodh dhe në Vlorë ku bashki si Himara në jug, nuk kanë mundësi të votojnë një kandidat të tyre, por duhet të varen nga orekset e kryetarëve. Kjo gjë vihet re në të gjithë vendin ku dhe Bashki të veriut si Pukë, Has, Klos apo Bulqizë në veri, Rrogozhina, Peqini nuk mund të nxjerrin përfaqësuesit e tyre pasi sipas modelit të PS e kanë fizikisht të pamundur të plotësojnë mesataren e votave që duhen në rang qarku.

Dhe jo vetëm kaq, por pa përfaqësim ngelin dhe minoritetet. Fjala vjen, Pusteci një bashki e komunitetit shqiptaro-maqedonas, ka vetëm 2600 banorë, ndërsa mesatarja e votave në qarkun e Korçës për dikë që është jashtë vijës fituese të partisë (numri shtatë i listës, nga 6 deputetë që mori PS) i duhen rreth 12 mijë vota në rang qarku.

Pra, sikur të marrë të gjitha votat e bashkisë që përfaqëson, i duhet të marrë në total dhe votat e Kolonjës, si dhe një pjesë të Maliqit. Pa llogaritur këtu votën e partive kundërshtare. Kjo sepse në Kolonjë dolën vetëm 8 600 votues gjithsej, ku PS mori 4076 ndërsa PD-LSI 4000 vota të tjera. Pra, Kolonja ka të drejtë të zgjedhë kryetarin e saj të bashkisë me 4000 vota, por s’ka të drejtë të zgjedhë përfaqësues në parlament, pasi i duhen shumë më tepër.

Sistemi
Sistemi i propozuar nga e majta tenton të favorizojë zgjedhjet e kryetarëve, sipas interesave politikë dhe të pushtetit. Po marrim si shembull PS, pasi kjo forcë politike nuk ka ndryshuar asgjë në përzgjedhjen e kandidatëve, duke vijuar me metodën e vjetër të caktimit nga qendra.

Ndërsa PD nga ana e saj, po zgjedh kandidatë dhe nga bashkitë e vogla. Në rast se me sistemin e mëparshëm, ishte e domosdoshme ta fusje një përfaqësues të pakicave në listën fituese, tashmë i jep idenë e gënjeshtërt se ai kandidat mund të fitojë dhe duke qenë jashtë kësaj liste, apo duke u varur nga vota preferenciale. E njëjta gjë ndodh dhe për kandidatët që vijnë nga bashkitë e vogla. Përmeti është bashki e Gjirokastrës e cila si qark ka një mesatare votash prej 11 mijë votash për mandat.

Por në zgjedhjet e 2017, në votime dolën vetëm 7600 persona nga të cilat PS mori vetëm 3800. Në zgjedhjet e 2019-ës, në votime dolën rreth 4200 persona. Pra me pak fjalë, një kandidati nga Përmeti, ose numri katër atje nga 3 deputetë që mori PS i duhen të marrë të gjitha votat e majta parapëlqyese, në Përmet, Këlcyrë, Memaliaj apo dhe Libohovë, për të marrë mandatin. Duhet pasur parasysh, se këtë luftë kandidati duhet ta bëjë jo vetëm me kandidatët e tjerë jashtë listës fituese por edhe me ata që janë sipër vijës fituese, të cilët nën presionin e partisë do kërkojnë për veten e tyre votën preferenciale për të treguar fuqinë që kanë në qark.

Listat e hapura
Por çfarë ndodh në rast se listat janë të hapura, dhe kandidatët hyjnë në bazë të numrit të votave që ata kanë marrë në zonat e tyre. Natyrisht përfaqësimi rritet, pasi kandidatit nuk i duhet medoemos që të plotësojë herësin në bazë qarku. Mandatin e merr ai që ka marrë më shumë vota.

Pra, me pak fjalë bie rëndësia e kryetarit të partisë, i cili atje ku kandidon mund të marrë dhe më pak vota se një konkurrent tjetër i listës nga e njëjta forcë politike. Sistemi është jo vetëm më përfaqësues, por edhe më i ndershëm. Fjala vjen në qarkun e Vlorës, kandidati i Himarës mund të hyjë në listën fituese, pavarësisht se s’ka marrë mesataren që kërkohet ai mund të shpallet fitues me votat e komunitetit, që mund të rezultojnë më të larta se numri i kandidatëve të tjerë. Himarës kështu i jepet mundësia për të pasur përfaqësuesin e saj në parlament, pavarësisht cilës force politike i përket.

Dhe është krejt normale që në 12 deputetë që nxjerr ky qark një të jetë përfaqësues i këtij komuniteti. Kjo mund të ndodhë në Korçë, Fier, Gjirokastër, Lezhë apo Shkodër, ku komuniteteve të ndryshme i jepet mundësia e përfaqësimit. Me listë që vjen nga qendra kjo mundësi zhduket.

Kjo do sillte dhe motivim të votuesit për të dalë në ditën e zgjedhjeve. Në projektligjin e PS, nuk merren parasysh as votat e partive të cilat nuk plotësojnë numrin e duhur për të marrë mandat. Është thjesht një propozim për të mbajtur në politikë kupolën e një numri të caktuar njerëzish, dhe vetëm në mënyrë aksidentale mund të dalë ndonjë poshtë vijës fituese. Por një lehtësi akoma më të madhe do i jepte sistemit, dhe lejimi i koalicioneve me lista më vete.

Kjo sepse një kandidati që vjen nga një bashki e vogël, nuk do i duhet që të lobojë me patjetër për të hyrë në listat e partive të mëdha, por do jenë vetë partitë e vogla ato që do e propozonin për të qenë në listë. Në një moment që ato janë në nevojë për të pasur shumë vota, sistemi i imponon përzgjedhje më të kujdesshme. Një votues s’mund të votojë një kandidat që parapëlqen jashtë siglës së partisë. Rrjedhimisht një kandidat që ka pëlqimin e komunitetit sjell më shumë vota për partinë, ose koalicionin.

w Rama’s game with votes – Half of the Municipalities and minorities, without deputies

The new proposals from the SP did not bring anything new. Small municipalities, but also minorities, with the changes of the law according to the left, are deprived of having representatives in parliament. Everything is left to the “good will” of the mayor, a way to control the party and power as he selects who will be the winner and not direct votes. According to a MAPO research, cities such as Përmeti, Himara, Skrapar, Kolonja, Dropulli, Delvina, Bulqiza, etc., do not even have the right number of voters to meet the required number of votes at the county level, or “quotient”, by was deprived of the right to have their representative in the Assembly. Quite the opposite would happen, if voted by open lists and a coalition of parties.

Damian Gjiknuri would say in front of the representatives of the opposition in the Political Council for the electoral reform that “We will make the law as it suits us, because we are the majority”. In fact it is the first time that a majority makes such a statement, as arrogant as it is contemptuous, it does not predict anything good. The proposals of the previous day of the SP did not bring anything new in this regard, the quotient, or the average of the votes of the district is again an obstacle for the representation.

The news was the blink of an eye on the opposition list MPs, where the threshold was lowered to 1% nationally, and perhaps Rama’s fear of the preferred vote in Vlora.

Under the new proposal, the party chairman can be a representative in four constituencies, and he chooses which district MP to be. In short, the chairman of the Party can be a deputy at the same time, he comes from Gjirokastra, Fier, Tirana and Durrës, and chooses the mandate where he has received more preferential votes. The electoral code has been changed after almost every general election in the country, and in all cases the opposition’s proposals have taken precedence.

This is because the majority has the stone and the nut, it has the money, it has the administration, it has the police. He has already received justice. So there are a number of advantages that inadvertently dictate vote distortion. Sali Berisha, in 2008 when the Socialist Party demanded a change in the system and the Constitution, would say “You bring the proposals, I will sign them”. And the SP at that time in opposition voted for the code that it proposed. A fraudulent code compared to the first, but it would still be what the rules dictated. And Fatos Nano, after the 2001 elections, accepted without opposing the opposition amendments to the electoral code, which had to do with keeping the police away in the election, the composition of VC commissions or the CEAZ, or the electoral college. The principle is that in elections the opposition should dictate the rules.


Changes are happening when the game starts. The SP dared to change the Constitution, just 8 months before the elections, while trying to stop coalitions and close the lists when the President signed the decree. Today, every party has the right to register with the CEC, in a coalition if it wants with other parties with the current code. All this zallamahi was done in the name of the “citizen vote”, but which in fact is nothing but a form of deceit, to retain power. To introduce in parliament what Rama needs and not what the voter wants, to discourage the voters and to stop the river of votes against the government.


In today’s issue of the newspaper MAPO we will explain why the closure of lists and the banning of coalitions, left without representing a significant number of municipalities across the country. Why the SP claim that 100% open lists and coalitions “leave certain areas unrepresented”. In fact, it is the opposite, it is exactly the proposals of the SP that leave without representation almost all the second municipalities in the country.

Rama, in the 2017 elections took all his delegates from the center. For example, in the district of Vlora, no representatives came from the south coast. Alket Hyseni, for example, MP from Saranda, did not know anyone there before taking office. His CV states that he was born in Levan of Tepelena. Even the current mayor of Saranda is from Shijak. In the 2017 elections he was the number ten candidate on the SP lists.

Municipalities that fail to get votes are not eligible for representation
The electoral system proposed by the SP risks leaving minorities without representation in the assembly, but in a dominant way small municipalities which with their total number of voters can not manage to get a deputy in the Albanian parliament. The most extreme case is Gjirokastra where out of six small municipalities none has the required number of voters required for a preference vote there.

With the lists closed, and coalitions banned, these municipalities have no chance of getting a representative. The same thing happens in Vlora where municipalities like Himara in the south, do not have the opportunity to vote for a candidate of their own, but must depend on the appetites of the mayors. This is noticed in the whole country where the northern municipalities such as Puka, Has, Klos or Bulqiza in the north, Rrogozhina, Peqini can not get their representatives because according to the model of the SP they are physically impossible to meet the average of votes that are needed at the county level.

And not only that, but minorities remain without representation. By the way, Pusteci, a municipality of the Albanian-Macedonian community, has only 2600 inhabitants, while the average number of votes in the Korça district for someone who is outside the winning line of the party (number seven on the list, out of 6 deputies won by the SP) needs about 12 thousand votes at the county level.

So, if he gets all the votes of the municipality he represents, he has to get in total the votes of Kolonja, as well as a part of Maliq. Without counting here the vote of the opposing parties. This is because only 8,600 voters turned out in Kolonjë, where SP received 4076 and PD-LSI 4000 other votes. So, Kolonja has the right to elect its mayor with 4000 votes, but it does not have the right to elect representatives in the parliament, as it needs much more.

system
The system proposed by the left tends to favor the election of mayors, according to political and power interests. We are taking the SP as an example, as this political force has not changed anything in the selection of candidates, continuing with the old method of appointment from the center.

While the DP, for its part, is selecting candidates from small municipalities. In case with the previous system, it was necessary to include a minority representative in the winning list, it already gives the false idea that that candidate can win and being out of this list, or depending on preferential votes. The same thing happens with candidates coming from small municipalities. Përmeti is the municipality of Gjirokastra which as a region has an average of 11 thousand votes per mandate.

But in the 2017 elections, only 7600 people turned out to vote, of which the SP received only 3800. In the 2019 elections, about 4200 people turned out to vote. In short, a candidate from Përmeti, or the number four out of 3 deputies received by the Socialist Party, must get all the preferred leftist votes, in Përmet, Këlcyrë, Memaliaj or Libohovë, to get the mandate. It should be borne in mind that this candidate must fight not only with other candidates outside the winning list but also with those who are above the winning line, who under the pressure of the party will seek for themselves the preferential vote to show the power they have in the circuit.

Open lists
But what if the lists are open, and the candidates enter based on the number of votes they have received in their constituencies. Of course the representation increases, as the candidate does not necessarily have to fill in the quotient on a county basis. The mandate is given to the one who has received the most votes.

So, in short, the importance of the party chairman falls, who where he runs can get even fewer votes than another competitor on the list from the same political force. The system is not only more representative, but also more honest. It comes to the district of Vlora, the candidate of Himara can enter the winning list, despite not receiving the required average, he can be declared the winner with the votes of the community, which may be higher than the number of other candidates. Himara is thus given the opportunity to have its representative in parliament, regardless of which political force it belongs to.

And it is quite normal that in the 12 deputies that this district produces, one should be a representative of this community. This can happen in Korça, Fier, Gjirokastra, Lezha or Shkodra, where different communities are given the opportunity to be represented. With the list coming from the center this possibility disappears.

This would also motivate the voter to go out on election day. The draft law of the Socialist Party does not take into account the votes of parties that do not meet the required number to get a mandate. It is merely a proposal to keep in politics the dome of a certain number of people, and only by accident can anyone come down the winning line. But an even greater convenience would be given to the system, and allowing coalitions with separate lists.

This is because a candidate who comes from a small municipality will not necessarily have to lobby to enter the lists of large parties, but it will be the small parties themselves that would propose him to be on the list. At a time when they need to have a lot of votes, the system imposes more careful selection. A voter may not vote for a candidate he or she prefers outside the party logo. Consequently a candidate who has the consent of the community brings more votes to the party, or coalition..

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s