Kategori
Uncategorized

Biden kërkoi falje në Serbi për bombardimet, DioGuardi dhe Engel u zhvatën miliona dollarë kosovarëve për një fjalë në Kongres

Peter Lumaj:

Në Çim Peka Live, aktivisti republikan, Petër Lumaj, bëri një akuzë të fortë ndaj dy senatorëve Joe Dioguardi dhe Eliot Engel, të cilët sipas tij u kanë marrë miliona dollarë kosovarëve në Amerikë, për të thënë një fjalë në Kongres. I gjithë ky debat u zhvillua për atë që Biden ka bërë si zv/president I Amerikës, për Kosovën.

‘Nuk jam këtu për të mbrojtur Trumpin apo Biden. Jam këtu për të dhënë faktet historike.LEXO EDHE:

Të njëjtën gje u ka Joe Dioguardi dhe Eliot Engell të cilët komunitetit kosovar këtu u ka marrë miliona dollarë, me thënë një fjali në Kosngresin Amerikan.

Me thuaj një gjë kontrete kur ishte Biden zv/President.  

Këta ishin karrierista, asgjë tjetër

Kokalari: Biden kërkoi falje në Serbi për bombardimet, ja çfarë më tha djali i Trump për shqiptarët

Në një lidhje telefonike nga SHBA, me Çim Peka Live, Evi Kokalari një aktiviste e njohur republikane por edhe e afërt me familjen Trump, ka komentuar situatën poltike menjëherë pas debatit të brendshëm electoral midis Trump dhe Biden.

‘Në diskutimin për Joe Biden, Peter thoshte që nuk ka bërë gjë, ndërkohë që Joe Biden ka qenë në Serbi dhe ka kërkuar falje për bombardimet e NATO-s në këtë vend.

Joe Biden ka bërë mirë për Kosovën në vitet ’90, por ai është një njeri që e kthen politikën në interes të tij.

Dhe për këtë mund tju kujtoj që është një klip që ka qarkullaur në internet kur Biden kërkon falje në Serbi për bombardimet e NATO-s.

Po ti kthehesh pak komunitetit shqiptar, kupton që përkrahja e tyre nuk ka të bëjë thjesht me Kosovën, por me interesat e tyre.

Unë si një person i afërt me familjen Trump, ju kujtoj se Erik Trump ka folur me superlativa për shqiptarët.

‘Shqiptarët janë shumë të fortë, dhe njerëzit e fortë nga natyra janë ata që po e mbështesin tim atë.’-ka thënë Trump.

Kjo është një gjë kaq pozitive për shqiptarët.

Çfarë ka bërë Biden, kur ke gjithë familjen e Trump që flet shumë mirë për Shqipërinë

Donald Trump është shumë xhenuin me shqiptarët.

Nëse Donald Trump do të jetë për një mandat tjetër do jetë shumë mirë për Shqipërinë dhe Kosovën.’

Evi Kokalari foli edhe për shanset që Trump ka për të fituar.

‘Janë shumë të larta shanset. Do jenë shumë më të larta se në vitin 2016. Hillari Klinton ishte më e favorizuar nga demokratët në vitin 2016 se Biden sot.

Kësaj radhe në 2020 demokratët dhe indipendentët do ia japin votën Trump.

Por situata mund të jetë e rrezikshme, pasi do kemi vjedhje votash.’

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s