Kategori
Uncategorized

“Dosjet e gjalla”, dhe hetuesi që u bë sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Kastriot Dervishi/

Hetuesi Brinja dhe makina e shkrimit

Ndoc Misloca, lindur në Tivar në vitin 1907, banonte në Durrës.

Ishte 63 vjeç ku u arrestua më 28.2.1970 nga shokët e Sigurimit. Kishte qenë nëpunës i mesëm dhe prej tre vjetësh ishte në pension. Dosja formulare agjenturiale-operative ishte mbushur kundër tij e tanimë duhej hapur një proces i ligjshëm.

Duke vrarë mendjen për akuzën që do ngrinin, hetuesi Nazmi Brinja kish parë disa letra të ndaluara që Ndoci ia kish dërguar kunatit në Itali. I kish bërë përshtypje se ishin me makinë shkrimi. Ndoci kish punuar llogaritar dhe e përdorte mjaft mirë këtë makinë.

Mendoi se hetimi duhej mbështetur pikërisht te kjo makinë, sepse me siguri do zbuloheshin edhe lidhjet e mundshme agjenturore dhe një rezidenturë e zbulimit italian që drejtohej nga një pensionist. Derisa çështja u sqarua, Ndoci vuajti fizikisht padijeninë e hetuesit. Duke mos dashur më të kishte të bënte me një çështje qesharake,

Brinja ua kaloi atë dy hetuesve të rinj, njëri prej të cilëve, më vonë, gjatë viteve të demokracisë, u bë sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Ndoci u dënua me 5 vjet burgim për agjitacion e propagandë dhe “përvetësim të pasurisë socialiste në shumën e 1418 lekëve” (se kish prekur sahatin e dritave) u lirua më 28.2.1975.

Historinë e tij ai ia ka treguar Agim Mustës në burg.

Ajo tregon nivelin profesional dhe kulturor të hetuesve të diktaturës komuniste.

Makina e shkrimit
I burgosuri Ndoc Misloca tregonte se si kryehetuesi i Degës së Punëve të Brendshme Durrës, Nazmi Brinja, e kish torturuar me ditë të tëra, duke i kërkuar makinën e shkrimit me të cilën Ndoci, i shkruante letra kunatit të tij në Itali.

Ndoci pohonte se letrat i shkruante me makinën e shkrimit që ndodhej në zyrën e tij, ku ai punonte si shef llogarie.

Nazmiu tërbohej nga zemërimi dhe e godiste me shkelma duke bërtitur: “Pse gënjen mor armik i fëlliqur!?

Si ka mundësi që makinat tona të shkrimit të shkruajnë italisht?!”

I shkreti Ndoc i lutej kryehetuesit që t’ia provonte pohimin me makinën e shkrimit që ndodhej në tavolinë, po ku dëgjonte injoranti Nazmi fjalët e një “armiku të popullit”.

Torturat vazhdonin dhe brinjët e të mjetir Ndoc, dërmoheshin nga shkelmat e xhelatit Nazmi, gjersa një ditë, një hetues i ri, i kishte provuar kryehetuesit se makinat e shkrimit që përdoreshin në Shqipëri, mund të shkruanin çdo gjuhë të botës që përdorte alfabetin latin.
(Agim Musta, “Dosjet e gjalla”, Tiranë 1995, faqe 53-54)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s