Kategori
Uncategorized

Shkëlzen Berisha: Diveroli pranoi para gjykatës se kishte gënjyer

Deklarimi nën betim i Efraim Diverolit se ai ka gënjyer dhe trilluar për interesa personale, takimin tim me të, si dhe për çfarëdo lloj implikim timin në aktivitetin e kompanisë së tij, rrëzon vërtetësinë e të gjithë artikujve në mediat ndërkombëtare dhe lukunisë së shpifjeve që kanë shoqëruar ato në mediat lokale prej 10 vjetësh.

Nga Shkëlzen Berisha

Një nga arsyet kryesore të hapjes së gjyqit në SHBA ka qenë rrëzimi i shpifjeve të hedhura ndaj meje prej 10 vjetësh për gjoja lidhje me AEY.

Deklarimi nën betim i Efraim Diverolit se ai ka gënjyer dhe trilluar për interesa personale, takimin tim me të, si dhe për çfarëdo lloj implikim timin në aktivitetin e kompanisë së tij, rrëzon vërtetësinë e të gjithë artikujve në mediat ndërkombëtare dhe lukunisë së shpifjeve që kanë shoqëruar ato në mediat lokale prej 10 vjetësh.

Ky është një lehtësim për mua, gjithashtu një dështim për makinerinë politike të shpifjes që i ka përdorur këto akuza si ingredient parësor për llumin e hedhur ndaj meje për plot 10 vjet.

Për të gjithë ata që kanë rënë pre e makinerisë së shpifjes politike, me duhet të qartësoj se, as paditë e për rrjedhojë as vendimi i gjykatës nuk kanë asnjë lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Por vetëm me shpifjet që personat e lartpërmendur kanë tjerrur ndër vite në media të ndryshme ndaj personit tim për gjoja lidhje dhe ndikim në aktivitetin e AEY.

Vendimi i gjykatës së Apelit në SHBA ka mbështetur vendimin e Shkallës së parë duke mos e gjetur fajtor Guy Lawson për dashakeqësi në librin e tij me pretendimin se ai ka pasur arsye të besoje si të vërteta shpifjet e Diverolit apo Erjon Velisë pasi këto shpifje ishin botuar dhe në media të tjera.

Pra në thelb vendimi i gjykatës nuk ka lidhje as me tragjedinë e Gërdecit, madje as me vërtetësinë e atyre që ka botuar Lawson, por thjesht me faktin, që nuk ëështë provuar, se ai i ka shkruar këto shpifje, duke e ditur se kanë qenë të tilla në momentin kur i ka shkruar.

Avokatet e mi janë duke studiuar me kujdes vendimin për të vendosur për hapat e mëtejshme ligjore, te cilat do bëhen publik së shpejti.

*Bashkangjitur deklarimin e Diverolit para gjykatës se ka gënjyer për lidhjen time në aferën e AEY

Image

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s