Kategori
Uncategorized

Për grupin e sigurimit të shtetit nuk po shtoj gjë pasi pjesa më e mirë e tyre është pozicionuar hapur.

Shkëlqim Gjocuka.

Jo rrallë pyes vehten çfarë i shtyn disa themelues të PD-së, pjesëmarrës në grevën e urisë, të vjellin vrer papushim ndaj saj duke sjellë neveri, ndërkohë që vazhdojnë të mburren si grevistë apo themelues?

Po të ishte keqqeverisja sa herë ka qënë në pushtet apo keq manaxhimi i situatës së fundit parazgjedhore do ti mirëprprisja dhe mirëkuptoja shqetësimin e tyre qoftë dhe i padrejtë, por çështja është diku tjetër.
-Qefmbetja dhe meskiniteti që nuk ju dhanë detyra të rëndësishme si deputet, ministra etj, etj.

Grupet përzgjedhëse kanë bërë vërtet shumë gabime gjatë përzgjedhjes, duke parë sot kapacitetin dhe intelegjencën e mjaft prej tyre, por edhe pozicionimin interesant të tyre, gjykoj se kanë bërë mirë që nuk i kanë promovuar, dhe ju kanë dhënë detyrat që meritonin.
-Në grevën e urisë por edhe në themelimin e PD morën pjesë edhe mjaft të dërguar të PP dhe sigurimit të shtetit, të cilët pozicionohen jo rrallë në extrem kundër saj, kuptohet pas çjerrjes së maskës, por ka edhe një pjesë të cilët akoma vegjetojnë në PD fatkeqsisht, dhe afrohen sa herë ndjejnë erën e pushtetit. Këta të fundit janë akoma më të rrezikshëm, pavarësisht se tashmë po shkojnë drejt diskreditimit të plotë të tyre me statuset, komentet, postimet, por edhe mendimet që japin, të cilat janë kryekëput dashakeqëse dhe në kundërshtim me platformën fituese të PD.
-Një grup tjetër “të mënçurish” marrin për sipër të gjykojnë PD-në, punën e saj, kryesinë, kryetarin e radhës, degët, grupseksionet, etj, duke marrë përsipër rolin e edukatorit, mësuesit, predikuesit, pa e kuptuar se shokët e tyre majtistë fërkojnë duart nga mbroçkullat që artikulojnë, kuptohet në dëm të PD-së, duke qënë jo vetëm dashakeqës por edhe inkoherentë.

  • Për grupin e sigurimit të shtetit nuk po shtoj gjë pasi pjesa më e mirë e tyre është pozicionuar hapur, është e vetëdiskredituar, dhe nuk meriton vëmëndje. Ato pak që kanë ngelur vazhdojnë lëpirjen si gjithmonë, por do të largohen dhe do të bashkohen me grupin e madh sapo të kuptojnë se nuk i pëlqen njeri dhe se nuk vlejnë për të ardhmen e PD-së.
    Të mos harrojmë se ka edhe studentë të dhjetorit 90 që ishin dhe janë ish bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit, pavarësisht se të rinj.
    -Radhët e këtyre njerëzve meskinë do të shtohen kur mendon se në çdo rreth ka 20-30 kandidatura për deputetë apo kryetar bashkie, nga të cilët do të mbeten 140 kandidatura për deputetë dhe 62 kandidatura për kryetar bashkie. Një pjesë e këtyre kandidaturave e quajnë PD një lopë që duan ta mjelin meqë pritet të vijë në pushtet. Këshilla ime është se 90% e tyre duhet të japin dorëheqjen dhe të vazhdojë gara drejt fitores, pavarësisht propozimit të tyre nga baza.
  • Ka dhe një grup të cilëve ju mundësoi PD qëndrimin mbase të pamerituar në Tiranë për 30 vjet, i bëri dhe me lekë, dhe me ndonjë detyrë që kurrë nuk e bënë përsëmbari, por që në mendime, koncepte, ide, veprime, qoftë dhe në kulturë dhe edukatë, kanë mbetur “fshatar” të rëndomtë jashtë çdo logjikë bashkëkohore.
    Shkak për këtë analizë u bënë mjaft postime fesbuku, të cilat të kamufluara por edhe hapur tentojnë të pengojnë proçesin, të përçajnë strukturat dhe elektoratin, duke nxirë punën e bërë dhe që po bëhet në drejtim të përzgjedhjes së kandidaturave përfaqësuese.
    -Një grup tjetër është grupi i të rinjëve pretendentë, (për një pjesë të të cilëve mbase është edhe herët), të cilët akoma nuk janë rrjeshtuar në pjesën “elitë”, por që premtojnë për të ardhmen. Pa llogaritur këtu një pjesë fesbukjane të vetkënaqur masturbativisht pa motiv, që nuk arrijnë të vlerësojnë vehten se çfarë meritojnë.
    Për ata që e quajnë veten demokratë ka vëtëm një kundërshtar, Edi Rama, prandaj duhet të ndalojnë menjëherë llomotitjet anti PD dhe ti bashkohen urraganit fitues, në të kundërt ka alternativë tjetër, Rudina Murrizi dhe Myslym Hajdari.
    Ju uroj një ditë të bukur miq demokratë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s