Kategori
Uncategorized

A coup is being carried out in Albania… Henze: Në Shqipëri po kryhet një grusht shteti

Këshilltari i CDU-së gjermane, Martin Heze e cilëson nismën e PS për ndryshimin e njëanshëm të Kushtetutës si një grusht shteti. Në një postim në Twitter, Henze ka publikuar marrëveshjen e 5 qershorit të nënshkruar në prani të ambasadorëve të SHBA dhe BE dhe shprehet se me aktet e fundit të Edi Ramës, kjo marrëveshje nuk ekziston.

Ai kërkon reagimin e institucioneve të BE duke u shprehur se në Shqipëri parlamenti po sillet me metoda komuniste.

“Një reformë demokratike e Kodit Zgjedhor  mes qeverisë dhe opozitës,  e mbështetur nga SHBA dhe BE ka dështuar. Qeveria e korruptuar e Edi Ramës dhe opozita e paligjshme, komuniste në parlament kanë shkelur kontratën dhe po miratojnë një ligj elektoral anti demokratik. Rama dhe opozita e paligjshme në parlamentin shqiptar duan të ndryshojnë kushtetutën. Ata që kanë lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa institucione që ndajnë pushtetet nuk mund të ndryshojnë Kushtetutën. Organizata “Rama” dhe opozita ilegale në parlament po kryejnë kështu një grusht shteti masiv kushtetues, d.m.th tradhti të lartë”,- shprehet ndër të tjera Martin Henze.

Postimi i Henze është bërë dhe në profilet zyrtare të ambasadorëve dhe përfaqësuesve të lartë të BE dhe kërkon reagimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s