Kategori
Uncategorized

Rama: Ma thoni vete sa $ keni ndermend te me jepni mua se s’kendon Bretkoca ne te thate…

Adriatik Riza Dosti.

…Sa leke keni marre ju te dy per t’ja mbaru kete pune ketij mikut tuaj te persekutuar politik …dhe nese keni marre x-leke sa mund te mendoj une…sa keni nder mend te me jepni mua nese ju a mbaroj e ju a zgjidh kete hall…se meqe erdhet deri ketu tek une gjerat duhen thene hapur e cope mes miqsh apo jo?

Hahaha …nisi te qeshe me te madhe Rama…po shaka bera o burre c’pate qe u nxefe e pse kerceve perpjete …edhe pse…shtoi…shakaja eshte gjysma e se vertetes …nuk besoj te mos keni marre ndonje leke prej atij zotnise ju te dy …te pakten ma thoni vete sa keni ndermend te me jepni mua se s’kendon Bretkoca ne te thate…shtoi duke mos e ndalur te qeshuren e tij…

Nga Arkivi im personal …

….Ja perse nuk dua t’ja shoh me fytyren Edi Rames…

Ne fakt jane dy ngjarje krejt personale te mijat qe lidhen drejtepersedrejti me Edi Ramen …kryehorrin e sotem kryeminister te Shqiperise .. qe disa here jam menduar nese duhet ti bej publike apo jo…

Por dje duke e degjuar teksa tha ne Parlament se …une nuk marr urdhera , porosi e keshilla nga askush .,..sepse une jam Sulltani i ketij vendi e bej c’te dua vete…….vendosa t’i ndaj me ju miqte e mikeshat e mija te respektuara dy ngjarje te mijat personale me Ramen…ndodhur 22 vjet me pare ne kohen kur ai ishte Minister i Kultures -Rinise dhe Sporteve …

Ishin dy ngjarje pas se cilave vendosa te mos ja shoh me surratin e te mos ja degjoja me zerin Monstres te cilin e konsideroja shok e mik… lidhur kjo me njohjen e gjate e te hereshme qe kishim mes njeri tjetrit si cuna Tirone e si dy njerez qe sporti na kish lidhur qysh heret e qe prej vitesh takoheshim shpesh ne ambjente te ndryshme kulture, arti, sporti etj…sikurse ne vitet 90 edhe ne mitingjet e para te PD e me pas edhe ne redaksine e KJ [ ku une mbuloja Rubriken e Sportit ] ku vinte vazhdimisht e sillte shkrime -helm kunder Berishes e PD…te cilat Nikolla ja botonte ne faqe te pare … por ne shumicen e rasteve pa emer e me pseudonime te ndryshme…sepse Rama ka qene , eshte e do vdese frikacak sepse i tille ka lindur …

….Derisa pas ketyre dy ngjarjeve te meposhteme rruget tona u ndane njehere e mire per te mos u bashkuar kurre me !

Nentor 1998…

Rama kishte vetem nje muaj qe ishte zgjedhur Minister i Kultures -Rinise dhe Sporteve …

Teksa pija kafen e mengjesit tek Fideli me mikun e kolegun tim te mire e te hershem Andi Bejten.,..ky i fundit me pyet ….o Dosti…ti ke nje jete te tere me sportin a ke ndonje fare lidhje a njohje te afert me Edi Ramen se ashtu kam nje hall me te…

Po more i thash menjehere …e kam mik e shok te hershem…po fol cfare halli ke…se mund te te ndihmoj…keshtu gjykova ne ate cast nisur nga njohja e hereshme por edhe konfidencat qe kisha me Edvinin e ku kisha qene nder te paret qe e kisha uruar ne postin ministror te sapo zgjedhur e madje kisha pire nder te paret gazetare sportive edhe kafen e rastit me te aty poshte ne bodrumin e KQ te PPSH nga krahu anesor ku ne katin e 4 ndodheshin edhe zyrat e Ministrise ku tashme Minister ishte Rama…

Bejtja me thote hallin qe kishte dhe pse donte ta takonte Edvinin….

E mora ne celular Ramen aty ne vend teksa po pija kafen me Bejten …pasi folem nja 2 minuta me tha ok…po te pres ne zyre nga dreka …

Vajtem …na priti fillimisht sekretarja e tij e pas 5 minutash doli vete Rama e na takoi, na uroi mireseardhjen e na ftoi ne zyren e vet dhe porositi sekretaren te na sajdiste…e ne fakt pa e pyetur ende mire njeri tjetrin me pyetjet e zakoneshme c’kemi…si je…si ke kaluar etj etj zonjusha e paradhomes se tij ministrore na vuri perpara nga nje gote Wiskey e nga nje filxhan kafe expresso …

Pasi beme ”adetet ” e rastit …e mora fjalen une dhe i thashe….o Edo qe te mos te ta vjedhim e te ta hame kohen kote …e di si eshte puna…

…Bejtja ka ne pallatin e vet nje ish te persekutuar politik i cili teksa ka ndertuar ne pronen e vet e ka ndihmuar edhe Andin te strehohet ne nje apartament te ketij pallati te ndertuar prej tij duke i krijuar kushte lehtesuese …ndaj dhe Andi mendon qe me respekt e mirenjohje.,..dhe me ate fisnikerine e tij model e pa prishur pune kerkundi dhe nese eshte e mundur e pa shkelur asnje lloj ligji …t’ja ktheje ne njefare menyre nderin ketij zoterise ne fjale…

Dhe fjala eshte se ai zoteria..[ Daut quhej personi ne fjale ] ka deshire te hape diku ne krahun e djathte te Galerise se Arteve..nje kafe – kioske e te tregetoje gjithashtu edhe ndonje pije freskuese ..ndonje sanduic etj shoqeruar kjo edhe me shitjen e tregtimin e veprave te ndryshme te Artit e te Kultures te cilen mendon ta beje ne bashkepunim me Galerine e Arteve… c’ka perfundova une …sipas llogjikes sime eshte nje gje krejt normale pasi ne shume vende te botes nje praktike e tille eshte mese e pranueshme dhe me dobi ekonomike reciproke privat-shtet …

Andi i dha me pas edhe ca spjegime te tjera plotesuese …nderkohe qe Edi u ngrit ne kembe…vajti tek dritarja e zyres se tij …nisi te qeshe e te nenqeshe…na verejti drejt e ne sy e na cast na tha…

A t’ju bej nje pyetje burrash……sidomos ty Dosto se ty te njoh e te kam mik prej kohesh…po mu beto se do me pergjigjesh drejt, sinqerisht e si burrat…

Ok …i thash …pres pyetjen tende per te te dhene pergjigjen time…aq me shume qe ti e njeh mire natyren e karakterin tim …

…Sa leke keni marre ju te dy per t’ja mbaru kete pune ketij mikut tuaj te persekutuar politik …dhe nese keni marre x-leke sa mund te mendoj une…sa keni nder mend te me jepni mua nese ju a mbaroj e ju a zgjidh kete hall…se meqe erdhet deri ketu tek une gjerat duhen thene hapur e cope mes miqsh apo jo?

Cfare je tuj fole o burre i thashe une… po tall bythen me mua ti…po ben thjesht shaka apo kerkon te na provokosh ne te dyve……sepse sinqerisht ne ate moment mu duk sikur me ra mbi koke tavani i zyres ministrore te tij…po pse per keshtu njeriu me njeh ti mua…po pse per pazar erdha une tek ty…ty te genjen mendja se une dhe Andi mund te futemi ne pazare te tilla te pista sa te vijme te ndajme leket me ty ketu ne zyren tende …

Me fyeve e me ofendove rende o Ed Rama .,..i thashe aty per aty …dhe u ngrita nga karrigja ku isha ulur e i thashe Bejtes…cou te ikim se qenka mese e vertete ajo fjala qe thote populli se nese do ti njohesh miqte e vertete ne te tilla raste i njeh me mire se kurre nese kane mbetur te tille apo i ka prishur posti e paraja…

Hahaha …nisi te qeshe me te madhe Rama…po shaka bera o burre c’pate qe u nxefe e pse kerceve perpjete …edhe pse…shtoi…shakaja eshte gjysma e se vertetes …nuk besoj te mos keni marre ndonje leke prej atij zotnise ju te dy …te pakten ma thoni vete sa keni ndermend te me jepni mua se s’kendon Bretkoca ne te thate…shtoi duke mos e ndalur te qeshuren e tij…

Nuk pati kohe te merrte me pergjigje as nga une e as nga Andi …pasi te dy u cuam e beme per nga dera per te dale…madje jam mese i sigurte qe as doren nuk i dhame vecse kujtoj qe pothuajse te dy me Andin ne nje goje i thame…nejse faleminderit per kohen qe na kushtove e faleminderit qe na prite…biles une kur po mbylja deren …ja lashe si kunj teksa i thashe se…po ju prish mendja atij zotnise te na jape ndonje leke…do te bej nje telefon prape…do te vij te te takoj serisht e do te jap pjesen tende me shpresen e besimin se do na i mbarosh hallin ok…

Ok djema ok…shihemi na tha e beri te ulej serisht ne kolltukun e tij ..ne ate te Ministrit te Kultures -Rinise e Sporteve…

E komentuam gjate me Bejten gjithe sa ndodhi ne zyren e Rames …por nejse pak rendesi ka se c’thame ne mes njeri tjetrit…shoku qe pesuam vecmas une qe isha me i afert si mik e si shok i hershem me te ishte vertet i madh…zhgenjimi edhe me i madh akoma…

Tetor 1999….

Si per koincidence …gati 1 vit me pas… serisht muaji Tetor…nderkohe qe une ne shenje hakmarrje nuk i kisha vajtur me ne asnje lloj aktiviteti te organizuar prej tij e ne asnje lloj konference shtypi edhe pse si gazetar sportiv me duhej ti propagandoja aktivitetet e ministrise se Rames e te tijat si Minister edhe i sporteve … ne gazeten e tv ku ende punoja… ishte kete radhe Rama qe me merr mua ne telefon..

Mbeta pak si i befasuar ne fillim por pas disa sekondash nisa ti pergjigjem…

Ku je…me ke je…cfare po ben dhe a ke kohe te pijme nje kafe sot te dy pasi kam nje muhabet per te bere me ty por qe s’ta them dot ne telefon me tha nga pertej telit Ministri Rama…se shok e mik qe pas ngjarjes me Bejten nuk kisha me kurrfare deshire ta quaja … dhe kisha mese te drejte sepse me kishte ofenduar mjaft rende mua por edhe Bejten …njeriun , mikun tim te vecante e kolegun e mrekullueshem qe vetem nga ato lloj punesh me pazare te pista ne mes qe thoshte Rama nuk merrte vesh kerkundi e nuk perzihej kurren e kurres…

Nxorra disa justifikimi qe ne fakt mendova se do ta shmangja takimin qe me kerkonte Ministri Rama …por ai insistoj dhe me se fundmi e lame te takoheshim diku pasdite tek kafja e Bujar Lekes aty ne krah te Hotel Dajtit e ngjitur si per koincidence po me Galerine e Arteve…

Erdha une i pari ne takim…e pas nja 10 minutash ja behu edhe Gjatoshi…

E di qe ta ka mbetur keq hatri nga une me tha po hajt se edhe mund te rregullohemi…por ti hajde per hallet e tua o njeri e jo te shokeve se une s’jam Nene Tereza …e nisi biseden e tij Edvini me mua…
….
Porositem….. e teksa gjerbnim kafene me tha …degjo.,.,,besoj se e ke marre vesh qe kete te shtune une organizoj nje Debat te hapur publik me zyrtare te FSHF, trajnere, futbolliste me emer, specialiste , gazetare, punonjes te ministrise time, biznesmene, sponsore. etj etj lidhur me reformen qe une kam nder mend te bej ne FSHF si dhe me privatizimin e klubeve te futbollit .. dhe ndarjen financiare te FSHF nga Shteti .

Me thene te drejten Dajen du me e heq te parin prej andej…nuk shkon mo qe ai [ Mico Papadhopulli ] te vazhdoje te jete President i futbollit shqiptar…ndaj kam menduar nja dy emra reth meje por …kerkoj ndihmen e mendimin tend …

Pyeta , testova e provokova disa kolege te tute …vazhdoi Rama …dhe te gjithe me thane e me rekomanduan te flase se pari me ty pasi ty te ecen fjala goxha…dhe atje ne ate gazete e televizion ku punon ti lexohesh e degjohesh shume plus qe je emer teper i njohur i gazetarise sportive prej vitesh etj etj dhe nuk po i kursente ne fakt etiketimet e elozhet ndaj meje …

Edi …fol konkretisht i thashe cfare kerkon nga une…

Po ja…nisi te pertypej …ti duhet te ngrihesh i pari ne ate Debatin publik qe do organizoj une kete te shtune …e per kete kam folur edhe me RTVSH qe ta transmetojne direkt …e te sulmosh Micon…ta kritikosh ate e FSHF per punen e tyre te dobet e me pas te propozosh edhe largimin e tij nga posti i Presidentit te Futbollit Shqiptar… e te me dalesh mua ne krah…

Pasi ta besh ti kete kam marre garancine prej kolegeve te tu qe ata do te mbeshtesin dhe ja ku e qitem Dajen ne pension e jashte loje me tha duke qeshur e duke i rene tavolines me pellembe…

Te paskan informuar gabim shoket e koleget e mij i thashe…dhe shtova….nuk me ke mua per keto lloj planesh, punesh e skenaresh …ik e gjej ndonje tjeter…saktesisht ndonje nga ata qe te kane premtuar se pas meje do te mbeshtesin ty e do heqin Dajen nga kreu i FSHF per ti hapur rrugen miqve te tu…

Degjo Edvin i thashe…se pari Micon e kam mik shume te mire e shume te hershem e s’mund t’ja ngul dot kurre Thiken pas shpine kesisoj … se dyti Mico ka dhene aq shume nder vite per futbollin shqiptar sa nuk e meriton kurre nje trajtim te tille prej teje si minister , si ish sportist e prej askujt tjeter…plus qe dhenderrin e tij Nine Shkurtin e kam si vella prej vitesh e vitesh …plus qe Mico ka punuar me me ndershmeri e profesionalizem se askush tjeter aty ne Federate… ndaj jam ne krah te tij e kunder jush e Ministrise tende qe kerkoni te uzurponi futbollin shqiptar… ne kesi formash…. etj etj …

Debatuam per gati nje ore …dhe perfundimisht u cova e i thashe …po ta perseris …ik e gjej ndonje tjeter per kesi punesh e skenaresh se mua s’me ke per kesi gjerash ,…dhe ja ku po ta them si burrat qe une do jem prezent ne ate debat publik qe ke organizuar ti por do ti dal ne krah Federates e Micos e as ty e as Ministrise tende ok…

Dhe ate fundjave pikerisht ne sallen e ish klubit te Ministrise se Brendeshme ku u organizua e u transmetua Live prej RTVSH ..debati publik i Ministrit edhe te Sporteve …Edi Rama ndodhi pikerisht ajo qe une e paralajmerova Djallin -Edvin…

Une u ngrita e fola madje ashper kunder tij e planeve te tij e te Ministrise se tij dhe ju dola hapur e me kurajo ne mbrojtje z.M.Papadhopulli ne ate kohe ne postin e Presidentit te Futbollit shqiptar por edhe FSHF te cilen kish nder mend ta gllaberonte Rama…

Kujtoj se pati replika e debate te ashpra mes vete Rames e Micos…por edhe perplasje tonat me zyrtaret servile te Ministrise se Rames …sikurse kujtoj qe edhe Sinemati, Lundra, Demi , Laci , Tufa , Kokona, Ruvina …etj mbajten te njejten linje me timen.,..sepse ne ishim me te drejten e ne mbrojtje te futbollit shqiptar e jo ata ..me Edvinin ne krye qe kerkonin ta gllaberonin ate per perfitime e qellime te tyre te mbrapshta e personale per te perfituar prej tij e jo per ta ndihmuar ate ne ato kohera vertet te veshtira.,.,.,

Ne krah tone ishte edhe Profesori yne shume i nderuar e i respektuar Ismet Bellova por edhe plot emra te tjere te nderuar e te respektuar te futbollit shqiptar …qe nga F. Frasheri, F. Sejdini e deri tek S.Starova etj ….

Natyrisht pati edhe ”nja dy-tre kokrra” nga ne gazetaret e sportit qe i dolen ne krah Rames i ju kundervune Papadhopullit e FSHF.. sepse eshte normale qe Pyll pa Derra s’ka …dhe Rama sigurisht qe kishte bere ”te veten” per te kompromentuar mercenare te asaj natyre si te tijen…

E pikerisht disa prej tyre qe atehere kerkonin qe shteti te gllaberonte futbollin e te perzinin Papadhopullin e ne vend te tij te sillnin ne krye te futbollit shqiptar nje njeri ”te besuar” te Rames… sot kane edhe fytyre te marrin e pranojne Medaljet e ”meritave te vecanta” ne sportin shqiptar qe ju atribon Presidenti Meta qe shperndan teneqera pa fund …ku Besniku i Partise [ Dizdari ] qendronte ne resht te pare e deri ne reshtin e fundit ku qendronte mercenari i lindur e kryeinjoranti Shakohoxha me co.

Qe pas ketyre dy ngjarjeve te mesiperme … as ja kam pare e as qe kam ndermend t’ja shoh me kurre fytyren e as t’ja degjoj me kurre zerin Edvin Rames e qe nga ajo kohe i kam vene nje kryq te madh koke e kembe dhe e kam shumezuar me Zero… si njeri…duke e llogaritur prej kohesh tek te vdekurit e gjalle por ende te pa kallur…

Me pas ai u be kryebashkiak i Tiranes… kryetar i PS e deri edhe sic eshte edhe sot e kesaj dite Kryeminister i Shqiperise …nderkohe qe une kam ikur prej Shqiperie plot 21 vite me pare ndofta edhe me deshiren per ta pasur Ramen e sojin e sorrollopin sojsez te rraces se tij sa me larg te jete e mundur …

A.R.DOSTI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s