Kategori
Uncategorized

1990/Bashkëpunëtorët e Sigurimit të futur në ambasada

Ambasada gjermane në korrik 1990

Ambasada gjermane në korrik 1990

Nga Kastriot Dervishi

Në një studim të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranës, thuhet se nga Rrethi i Tiranës, ishin futur në ambasada 3537 shtetas (në një raport tjetër jepet shifra e 3.905 personave), prej të cilëve 216 nga fshati. Shifra e atyre që u futën në ambasada në Tirana është më e larta. Njëkohësisht luhatet nga saktësia. Studimi thotë se nga Tirana ishin 339 fëmijë nën moshën 16 vjeç. Studimi vlerësonte se ishin futur bashkëpunëtorë nga Sigurimi dhe nga Policia, por ata të Sigurimit ishin të gjithë aktivë në veprimtarinë e tyre. Kontingjenti subjekt i Sigurimit ishte 308 persona. Ndërkohë që kontingjenti subjekt i Policisë vlerësohej në 477 persona.

Të dhëna të Sigurimit për personat e futur në ambasada:

-45 në përpunim aktiv 2A

-90 në kontroll operativ 2B

-13 në përpunim paraprak

-160 kontingjente

-18 bashkëpunëtorë aktivë

Të dhëna të Policisë për personat e futur në ambasada:

-11 në përpunim aktiv 2A

-5 në kontroll operativ 2B

-7 në përpunim paraprak

-362 kontingjente

-92 me masë internimi

-35 bashkëpunëtorë aktivë

Pjesë nga dosja e një bashkpuntori.

Bashkpuntori i sigurimit te shtetit me pseudonimin Xanxarja.

Rekrutimi në radhët e Sigurimit të Shtetit niste në çastin kur personi nënshkruante deklaratën e bashkëpunimit.

Bashkëpunëtorët ishin të dy llojeve:

Të rekrutuar me material shtrëngues dhe me dëshirë.

Te kategoria e dytë ishin vetëm komunistët.

Deklarata e bashkëpunimit

Unë i nënshkruari…., duke e ndjerë si detyrë të shenjtë patriotike mbrojtjen e Republikës Popullore dhe të pasurisë së shtetit, pranoj me koshiencë dhe me vullnet të plotë të jem bashkëpunëtor informativ i organeve të Sigurimit.
Me dashurinë më të madhe për popullin e republikën dhe me urrejtjen më të thellë për armiqtë, cilët do qofshin dhe kudoqofshin këta, do të vë gjithë forcat e mija për ruajtjen me fanatizëm të kauzës së shenjtë të popullit dhe për zbulimin dhe shfarosjen e armiqve.

Jap fjalën e nderit të një luftëtari të çështjes së popullit se do të plotësoj me përpikëri detyrat e ngarkuara, do të ruaj me skrupulozitetin më të madh sekretin shtetëror e konspirancion në punë.Do jem vigjilent e gjithmonë i gatshëm në ruajtjen e sektorit ku punoj, në vëzhgimin e armiqve në punë e sipër, në zbulimin e çrregullimeve, abuzimeve, etj, që njerëz të pandërgjegjshëm ose armiq të popullit, do të mundohen të shkaktojnë dhe në bashkëpunim me shokët e Sigurimit, do të jem i pamëshirshëm karshi atyre që duan të pengojnë realizimin e jetës së re dhe të lumtur të popullit tonë.

Urrejtja e madhe e popullit le të pllakosë mbi mua dhe dënimi i ligjeve të pushtetit popullor, le të më godasë, në rast se me qëllim e prish fjalën e dhënë dhe neglizhoj detyrën karshi popullit, atdheut dhe republikës.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s