
Major Nazif Ramabaja
Është krijuar një rrëmujë e madhe në qarqet vendore po edhe ato ndërkombëtare me ngritjen e aktakuzës ndaj “presidentit” Thaçi nga prokurori i gjykatës speciale, gjegjësisht Dhomave të Specializuara të kësaj gjykate.
Ndërprerja e udhëtimit të Thaçit për në Amerike dhe takimi që ishte i paraparë me 27 qershor, me sa duket do të ketë qenë i aranzhuar nga europianët, të cilët e nuhaten mirë qëllimin e Thaçit se si temë e bisedimeve do të jenë tri pika, të cilat do ta zgjeronin problemin në shtete të tjera dhe do të kishte efekt “domino”, e ato ishin:
- Zhbërja e Gjykatës speciale
- Amnistia e krimeve të luftës nga të dyja anët Kosovë-Serbi dhe
- Veriu i Kosovës, zgjidhja – mbetja nën juridiksionin serb.
Prandaj, reagimi europian ishte sa i qëllimshëm, ashtu edhe lajmpërçues se Europa nuk don telashe në shtëpinë e sajë, por që këto bisedime politike duhet t’i udhëheq dhe drejtojë vetë ajo.