Kategori
Uncategorized

TROJA jonë !

Roland Bejko/

Po vë re se është nxehur shumë debati virtual për të ashtuquajturën reformë elektorale, ndërkohë që me sa dukek ajo është mbyllur…, por nejse etj, etj, etj.

Po, le të supozojmë se ka mbetur edhe ndonjë detaj pa u përcaktuar ende, veç propozimit brilant të PD për marrjen në konsideratë nga Ps të barazisë gjinore në lista dhe mos parkimit afër qendrave të votimit të makinave me armë e para të “çunave problematikë” të Damianit. ( Damiani, ra dakord për këtë pikë, dhe u angazhua se do ti urdhërojë “çunat” të rrinë shumë më tutje se qendra më e afërt e votimit).

Kështu që inë kam një propozim më relaksues për këtë çështje. E thjeshton shumë punë sepse zeron kostot financiare, shuan debatet dhe keqkuptimet mbi reformën dhe sistemin që do preferohet, dhe kryetarët i shkarkon nga përgjegjësia e bërjes së listave të këqija dhe jo përfaqësuese e meritokrate, si dhe i shkarkon nga përgjegjësis humbjes së zgjedhjeve gjithashtu.

Propozimi im është ky:

Ti vendosim të dy ushtritë e pushtetit dhe të opozitës përballë njlra tjetrës në një fushë të gjerë si te filmi Troja.

Dy komandantët Edi me Lulin hipur mbi karot me kuaj dhe shoqëruar nga Damiani e Oerdi që mbajnë njëherësh dhe frerët e kuajve, dalin para ushtrive respektive dhe në një distancë të konsiderueshme me megafon në dorë, që ti dëgjojnë të gjithë( jo pa zë si në 2017) propozojnë alternativat e zgjidhjes së ngërçit.

Midis tyre në një distancë të baraslarguar qëndron Doreca si arbitër neutral.

I pari e mer fjalën Edi dhe e pyet Lulin, si do ta bëjmë?
Luli duke parë nga Mona, Fatmiri, Dashi, Nardi, Dulja dhe Mesila, ( se Idrizi është me dhimbje Barku atë ditë), i thot me zë të qartë e të vendosur : Ne si opozitë e bashkuar kemi këto propozimr racionale:

E para. Propozojmë ta hedhim tek a çift unë dhe ti. Kujt ti bjerë, fiton zgjedhjet. Ta them që në fillim, tekun e kam unë.

E dyta. Të ndeshemi me shpatë, me ushtë, a me shigjeta unë dhe ti si komandantë. ( Na mbrapa dëgjohet Oerdi që thotë, mos shef, se ai pi të bardhë nga ajo e Niçes dhe merr fuqi, ma ka thënë Damiani një ditë në kafe. -pusho Oerd, se ti nuk i di të gjitha, ia kanë dhënë të skaduar sot).

E treta. Secila nga ushtritë të nxjerë më trimin e saj. Të ndeshen në fushë të burrave, ose me mundje klasike me trupat e lyer me vaj, ose me boks a kikboks deri në vdekje, ose me shpata dhe me thika, por pa mburoja. Kështu nuk ka pse vriten as ushtritë dhe as komandantët. Fituesi i merr të gjitha. (Sa e dëgjoi Oerdit sa nuk u ra të fikët. Edi se ç’i tha Damjanit, nuk u dëgjua, por u pa që Damiani qeshi).

Edi pasi morri një qëndrim prej të menduari si të Ismail Qemalit, fërkoi lehtë mjekrën dhe ashtu hipur mbi karo, thotë:

-Ok. Më pëlqen shumë ky varjanti 3. Le të ndeshen përfaqësuesit tanë në këshillin politik.

Luli kthehet nga Oerdi dhe e pyet. Si thua e ha dot Damianin? Apo të çojmë Vasilin. Më duket më inatçor ai.
Jo Shef, i thotë Oerdi, është i lodhur Vasili le seç duket ashtu, pastaj ku kanë besë këta të Lsi-së aman? I fut ndonjë çek të majmë nën dorë Damjani, dhe shtrihet si i mundur pastaj. Po shkoj vet.

Dhe kështu miq, zgjidhet kollaj kjo punë. Të gjitha palët mbeten të kënaqura. Kush fiton duelin, fiton zgjedhjet, si në Greqinë e lashtë. Jo vota, jo Kryetarë, jo lista, jo sisteme, jo debate, jo demokraci, jo fushata, jo para, jo qejmbetje, të gjitha këto janë të kota dhe burrim qejfëmbetjesh.

Deri sa të vijë dita e betejës që do ta shpallë Presidenti “Danez” palët do ulin tensionet. Shqipëria dhe rajoni do jenë në paqe. Nuk do ketë as konflikte të brendshme politike, as aludime konspiracioniste për pazare a aleanca të fshehta midis kryetarëve. Do digjen edhe të gjitja skenaret serbe të destabilitetit. Mirë do jetë edhe për ndërkombëtarët, se kush ri merret me tre katër aktorë kryeneç të politikës ballkanike shqiptare, ndërkohë që ky sistem beteje u jep mundësinë të merren vetëm me fituesin si partner legjitim.

Ndaj, nëse pranohet propozimi im, i vetmi moment që do kërkojë angazhim të specializuar do jetë kujdesi për muskujt e Oerdit që të na mundë atë ditën e “pashkës dë madhe” Damian hajdutin.

Kështu dhe kryetari fitues do ta ketë gjiiithëëë pushtetin për vete dhe përveç Oerdit, askujt tjetër s’do tia ketë për bereqavre fitoren. E ndiej që tani që për shkak të kësaj ideje sempliste do të më marrin inat ai grupi i vogël që prisnin shumë t’ ua dinte për nder Kryetari leximin e deklaratave të shtypit që përfundojnë gjithmonë me frazën lapidar “se paskësaj Edi Rama dhe banda e tij kriminale, i kanë të numëruara ditët e tyre në pushtet”, por pa merak u them, se prapë Ai i ka me sy të mirë. Mjafton që gjatë kësaj kohe të mos bëjnë shamata, por të rinë urtë e të kujdesen për shëndetin e Oerdit. 😀😀😀

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s