ZONJA KIM
Në vitin 1997. U hartua një promemorje nga 12 deputetë të PD-së. U lexua në mbledhjen e grupit të deputetëve. Pas leximit, deputeti tha:
-Zoti Berisha! Zbatoje! Promemorjen e ka shkruar me dorën e vet zonja Mariza Lino!
-Dëgjo ti zoti deputet! Ambasadorët venë e vinë! Por ju jeni politikanë mjeranë! -Tha Berisha.-

Nga Mitro Çela/
Megjithë “vellon” e diplomatit, edhe pse në krah të Bashes, zonja Yuri Kim, duket e trazuar.
Së pari. Sulm i hapur i Presidentit. E rëndë për statusin e diplomatit.
Së dyti. Kritika të ashpëra nga disa analistë.
Së treti. Opozita, hedh gurin dhe fsheh dorër?! Por edhe “goditje pa doreza”.
Së katërti.
Një ditë më tha një miku im:
-Kam dy djem. Një në Paris. Tjetri në Boston. Udhëtimi në Paris, varet nga xhepi im. Po për të shkuar në Boston?
-Dy herë nuk më dhanë vizë. Marrin dollarët dhe nuk japin asnjë shpegim.
-Si ka mundësi, që SHBA- nuk heqin vizat, për popullin që e do më shumë Amerikën?! Kjo politikë,-përfundon miku im, -e zbeh dashurinë për Amerikën?!
Ambasadorja, mendoj unë, kërkon të imitoi diplomatin Grenell. Por është larg.
Së pari. Kosova ka panvarësi të kushtëzuar. Ende nuk është anëtare e OKB-së.
Së dyti. Me mocion mund të shkarkohet një kryeministër. Por jo një President.
Së treti. Grenell – pushteti i buron direkt nga Tramp-këshilltar special i Presidentit.
Së katërti. Ilir Meta ka 30 vjet që luan në skenën e politikës. Deputet. Ministër. Kryeministër. Kryetar Kuvendi. President. Është i rrahur me “vaj dhe uthull”.
Mik dhe armik i Nanos. Armik dhe mik i Berishës. Mik dhe armik-dhe anasjelltas- me Ramën.
Alban Kurti-i ka “dhëmbët me qumësht” në politikë. Ra nga fiku, me mocionin e parë (lexo kurthin) që i “gatoi pa dashje” Grenell?!
Unë mendoj se zonja Yuri Kim është një kopje e Mariza Linos.
Edhe ajo e nisi si “zonjë e hekurt”. Fuste hundën kudo në politikë. Por për fatin e saj të keq, “duelin” e kishte me Berishën?!
Në vitin 1997. U hartua një promemorje nga 12 deputetë të PD-së. U lexua në mbledhjen e grupit të deputetëve. Pas leximit, deputeti tha:
-Zoti Berisha! Zbatoje! Promemorjen e ka shkruar me dorën e vet zonja Mariza Lino!
-Dëgjo ti zoti deputet! Ambasadorët venë e vinë! Por ju jeni politikanë mjeranë! -Tha Berisha.-
Dhe Mariza Lino u vu në grykë të topit. Një ditë shkoi në zyrat e PD-së. Jo zyrtarisht…Militantët e goditën me domate…
Kështu nisi “shkëlqimi dhe rënia” e zonjës Mariza Linos.
Pasi la Tiranën-humbi dhe karierën në diplomaci…