Kategori
Uncategorized

Një foto me dy pishtare te demokracisë,Artur Krekën,Petrika Lekën dhe një kujtim nga kapshtica.

Në gjithë atë institucion doganor dhe policor veç atyre pak “specialistëve” mbas tyre ata te futur ne pune, ca me testa e ca me mik kishim nga të gjitha ngjyrat e partive dhe miqësive.

Veç nga klasa e ish të persekutuarve kishim vetëm dy, dhe jo ne vëndet që meritonin…Petrika Lekën dhe Agim Hysenin.

Atë ditë pune isha ne nje gabine me Tiken kur dikush me kerkon, S…nje miku jone demokrat i oreve te para por dhe ish i persekutuar.

E more vesh me thote kush ju ka erdhur koleg në dogane, jo i them pse????

Në sytë e tij pashë lot…

Kush i them?

Sgjetët tjetër apo mbaruan të rinjtë me shkolle dhe reputacion, uli kokën teshtiu thelle dhe u largua me lot në sy.

Ngjit shkallët dhe futem drejt dhe ne zyren e shefit, e pyes… cili eshte kolegu jone i ri??? Kush e solli, dhe pa arsimin perkatës???

I kisha nje borxh më thotë shefi im, babai i tij ka qënë mësuesi im, u takuam nje dite dhe mu lut…

Aman ma merr ne dogane se spo e ngop dot me bukë, më zuri ngushtë…i thahë shefit të madh dhe e sollëm…Po eshte djalë i mirë, megjithse…

Dola nga zyra por një mesazh në telefon më bëri të këthehem perseri ne zyren e tij.

Më fal i them, mirë se e sollet dhe pa konkurs, por ndonjë më të hajrit nuk gjete, se per të varfer ata kane dhe nje lokal jo pak te vogel ne fshatin Vë… plus ai lokal dhe ajo familje ka qene dhe eshte qendra e financimit dhe drejtimit ne ate zone e kundershtareve tane politike.

Dal jashtë nëpër shkallë shkëmbehem me një tjeter koleg “demokrat” ky akoma me i fortë… i kish prere dikur me sepate Bodes linjen e atopolantit ne mitigun e PD, dhe si shperblim e kishin sjelle direkt e nga kamarjer në greqi direkt e doganier…

Vetë shefi ngritjen ne detyre e kish marre shkallë shkallë…mbasi ne turrnin e tij si pergjegjes kaluan dy maune me kafe, që njëra u kap rastesisht nga antikondrabanda por qe u mbyll me kthimin e saj ne parking dhe me arratisjen per ca muaj e nje doganieri ne greqi…

Si per ironi te fatit, shefi i doganes na mori per ca kohe peng dhe degen e PD Bilisht, (e bene kryetar pa qene antar) na u be dhe zv/prefekt, na u vu dhe kandidat per deputet më 2013…

Mëse normale që askush nuk do votonte per nje hajdut të kethyer me leket e doganes se shtetit në milioner.

DHE….

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare jo vetem që i doli ne fushate kunder Partise Demokratike, por hodhi miliona për humbjen e saj. ( c’të ben ish sigurimi i shtetit)

Ata penetruan zune pozicione kyç dhe u pasuruan në qeverisjen e PD, por fuqia e tyre ne popull sidomos ne elektoratin e djathtë eshte zero, askush si do askush di voton, ata jane thjesht peshq të ngordhur në zall.

Mu kujtua Tika, (djali i poetit të pushkatuar Genci Leka) që me qetësinë, dhe ndershmerine e tij, jo vetëm punonjes policie i rregullt, por dhe qytetar i nderuar që asnjëherë nuk u ankua, asnjehere nuk u hakmorr, asnjëherë nuk e shkeli ligjin, pamvarsisht se “rilindasit” sapo moren pushtetin e nxorren ne lirim.

Mu kujtua i pa harruari, Arturi…Pishtari i Demokracisë, ai që gjithë jetën e tij ja dedikoj demokracisë dhe lirisë…

Zgjidhi njerzit, dhe kuadrin.

Demokracia as fitohet dhe as ndertohet me servilë, spiune hajdutë dhe dy fytyrësh.

Koha e qytetarisë…

Mos e fusni përsëri dorën apo kovën në gropën e haleve…

Mu…ti, hallvë nuk bëhet, sado sheqer dhe gjalpë ti hedhësh.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s