Kategori
Uncategorized

Shqipëria, vëndi ku e ke emrin Trim, por kërkon urdhër mbrojtje nga gruaja.

Vëndi ì çudirave Shqipëria jonë

Albert Avduli/

Këtu, hasmin më të madh, e shpall si kryemik.

Këtu, të njohin si hajdut, por të besojnë çelsat e magazines.

Këtu, deklarohesh si social, e shndërrohesh në gjakpirës.

Këtu, të njohin si të çmëndur, por të japin drejtimin e spitalit.

Këtu, të përbuzin si xhuxh, por të bëjnë kryetar të bashkisë.

Këtu, jeton në mjerim, fotot në Instagram ì hedh si boss.

Këtu, thua jam shqipe, por sillesh si sorrë.

Këtu, mes shokësh si rebel, përballë pushtetit si skllav.

Këtu e ke emrin Gëzim, por buza rrallë të qesh.

Këtu, e ke emrin Flori, por je më ì varfri fshatit

Këtu, e ke mbiemrin Osman, por je katolik ì devotshëm.

Këtu, kryqin s’e ndërrove kurrë me gjysëm hënën, por më shpesh thua inshallah dhe meazallah, sesa do Zoti, mos o Zot.

Këtu, je bektashi nga tradita, por kryqin, medaljon në qafë, drejt e në teqe.

Këtu e ke emrin Ilir, por je në burg prej 7 vitesh.

Këtu, e ke emrin Virxhinia, por e ke fshir simbolikën që nga klasa e 6-të.

Këtu, e ke emrin Korab, në fakt je 150 cm.

Këtu, e ke emrin Shkurt, por je 2 m burrë.

Këtu, e ke emrin Trim, por kërkon urdhër mbrojtje nga gruaja.

Këtu, je ì fisit Arapaj, të gjithë janë bjond.

Këtu, e ke emrin Partizan, por je ballist.

Këtu, e ke emrin Demokrat, por je komunist.

Këtu, e ke emrin Arsim, por e ke braktisur librin, që nga klasa e IV.

Këtu, e ke mbiemrin Greku, por dallohesh si nacionalist shqiptar.

Këtu, e ke emrin Atdhe, por vjell vrer kundër tij.

Këtu, e ke emrin Kristian, por je mysliman ì devotshëm.

Këtu, e ke mbiemrin Turku, por deklarohesh si grek.

Këtu, e ke emrin Kristal, por je zhytur në qindra gjirize.

Këtu, e ke emrin Paqësor, por ke shërr me gjithë lagjen.

Këtu, e ke emrin Beqar, por je martuar 5 herë.

Këtu, je nga fshati Dardhë, por nuk bëhen as gorricat.

Këtu, je nga katundi Drizë, e prodhon rrush më tepër nga fshati Vreshtas.

Këtu, ì thonë Luz ì madh, por është mikro, krahasuar me Luzin e Vogël.

Këtu, e ke emrin Bardh, por më zeshkan nga ti nuk gjëndet.

Këtu, e ke emrin dhe besimin Islam, por foto profili vë katedralen.

Këtu, e ke emrin Sabah, por ngrysur rri si darka.

Këtu, e ke emrin Durim, por je më ì rrëmbyeri ì shokëve.

Këtu, e ke mbiemrin Kruja, por je nga Peqini.

Qindra e qindra paradokse të tjera.

Shqipëria jonë e shtrenjtë. . .

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s