Kategori
Uncategorized

Më vjen shumë keq që ju të persekutuar jeni kaq pa memorie apo mohues!?

Nga ish i persekutuar Avokat Kujtim Cakrani/

Dëgjoj që shumë të ashtuquajtur persekutuar, që janë të pakënaqur duke akuzuar PD apo Z. Berisha, që nuk bëri gjë për ta sepse, nuk dënoj ish zyrtarët e lartë të regjimit Komunistë etj.

Më vjen shumë keq që ju të persekutuar jeni kaq pa memorie apo mohues!?

Nëse ka patur një Nurenberg, në të gjithë Europën lindore këtë e bëri vetëm Shqipëria.

Ju harruat që në vitin 1995 u dënuan për krime 35 zyrtarë të lartë të ish regjimit, duke filluar nga ish presidenti fundit komunist, Ramiz Alia, Nexhmie Hoxha, ish Prokurori Përgjithshëm dhe shumë xhelatë të tjerë të regjimit që morën dënime nga 15 vjetë deri në burgim të përjetshëm….

Në këto procese asnjë i burgosur apo torturuar pra viktima të tyre nuk mori mundimin të denonconte apo dëshmonte kundër tyre në këto procese!

Është i vërtetë fakti që të gjithë këta dolën pas rrebelimit komunistë më 1997, po ashtu është i vërtetë fakti që më pas morën pafajësi dhe dëmshpërblimin nga gjyqtarët komunistë nipër dhe mbesa të tyre që ishin në sistemin e drejtësisë…

Mos harroni që pjesë e rrebelimit komunistë bashkë me Gjinushin dhe bandën e tij në Vlorë më 1997 ishin edhe të persekutuarit ku dhanë një ndihmesë të çmuar për kthimin e enveristëve në pushtet!

Por viktimat pra të persekutuarit mos bëjnë sikur ska ndodh gjë dhe të mohojnë gjithshka që bëri PD dhe S. Berisha.

Pyetja është?

Çfarë bëtë ju për të dënuar xhelatët?

Asgjë! Ju të persekutuarit bëtë shoqata! nja 10 të tilla, që skemi asnjë anëtarë vetëm kryetari me vulën në xhep, dhe allgaviteni duke servilosur edhe persekutuarve tuaj, madje ju kanë përdorur atë si lolo duke ju futur në greva kundër PD.

Të persekutuarit në këto 30 vjetë nuk kanë bërë një herë të vetme kallëzim penal ku të denoncojnë me emër dhe mbiemër xhelatët e tyre…

Madje i shikojnë ata në rrugë dhe ka shumë prej tyre që pinë edhe kafe me ta, duke përdorur fjalën? ” ashtu ishte koha”…

Prandaj ju të persekutuar nuk meritoni sepse liria nuk dhurohet ajo fitohet dhe shembujt na kanë mësuar se fitohet me gjakë….

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s