Nga Regjizor Ilirjan Fatkoja USA/
INTERESA KOMBËTARE APO TRADHËTI ?
Shqetësimit të publikut për mënyrën qasjes së Edvin Ramës sa të errët aq dhe arrogante lidhur me bashkimin de facto të Shqipërisë e Kosovës nën Serbinë, ludhet më së pari me kundërshtinë e vakët të politikës së dy krahëve si dhe me mbytjen e zërit kundërshtues të intelektualëve të pa varur, dhe veçanërisht mungesës së trajtimit të saj nga mediat. Për më tepër aprovimi i shpejtë e pa asnjë përplasje i ligjit të shëmtuar të “shpifjes” pritet ta ndikojë edhe më tepër në shterrjen e mendimit ndryshe.
Tashmë po bëhet më se e qartë se forma arrogante që përdor k/ministri në detyrë shkon në funksion të realizimit të qëllimit kriminal ku fati i Shqipërisë dhe Kosovës janë të lidhura nyje në interes të padronit serb Vuçiçi.
Prandaj Edi Rama shfaqet i dhunshëm e deri tiranik kur përbalt e zvetënon politikëbërësit kosovar, të të cilët raporti i bashkëjetesës më serbinë ka kuptim krejt të ndryshëm nga mirazh i që rreket të shesë Edvini i Kiços.
Çështja që duhet shtruar për zgjidhje është : Edi me këtë “sipërmarrje” vetiake i ka tradhëtuar interesat e Shqipërisë, apo i ka vënë ato në interes të vendit ? Kjo duhet bërë çështje e ditës.
Nuk ka pse të vërdallisemi pas gishtit dhe as të hedhim shashka në erë, por të shikojmë në thellësi e më transparencë të plotë gjithçka.
Edhe në se “mini shengeni” i mbështetur prej kryministrit shikohet si pozitivitet, zotërisë i duhen vënë frerë e të mos broçkullisë si padron i shtetit të Kosovës.
Madje unë do sugjeroja që përpara se kryeministri në detyrë të merret me bashkimin alla shengen, të hedhë në tavolinë projektin e bashkimit Shqipëri Kosovë.
Si do qoftë është urgjente të ndalet galopi i Edvinit dhe ky problem të merret e të trajtohet me përparësi nga politika, media, intelektualët më në zë, pa përjashtuar zërin qytetar që sjellin portalet.
Le të ballafaqojnë mendimet, pastaj të kalohet në stadin e vendim marrjes.
Por në se kopuku që bën sikur luan kryeministrin, do të vazhdojë me kokëfortësi ta luaj tradhëtarin e interesave mbarëkombëtare le të marrë përgjigjen e duhur.
Edhe tradhëtia e ka një çmim.