Kategori
Uncategorized

Albinizmi- shpresë dhe jo thellim i një vuajtje

Nga Ilirjan Fatkoja/

Ne mediat shqiptare, këndej dhe andej “kufirit” po diskutohet gjërësisht pozicioni i ri i VV së formacionit politik që drejtohet nga Albin Kurti, dhe mundesia e formimit të qeverisë prej tij, ne Koalicion me LDK-në e Vojsavë Osmanit.

Kjo ngjarje ka tronditur themelisht opinionin e politikbërësve shqiptarë dhe vecanërisht lehësit që paguhen për gazetarë, analistët që janë të njohur si mosnjohës të fushës politike, e të tjerë që janë mësuar “me qit petlla n’hi” .

Një pjesë syresh e mburrin një pjesë e anatemojnë, ama të deja palët janë në njimendje kur e etiketojnë Albinin si marksist për shkak të krimit ideor që ka shfaqur Albini teksa thotë “shanse të barabarta në start” .

Por as këto etiketa të porositura dhe as qëndrimet skeptike të shfaqura herë hapur e herë anësh ndaj Albinit dhe lëvizjes Vetevendosja, nuk ja shuajtën hovin djelmoshave dhe vajzave faqebardha kosovare, madje i kanë motivuar më fort në veprimet e guximshme për të ngjyer muret dhe fytyrat e dështakëve, apo kur kanë tymosur kuvendin e “groshë – politikës”.

Rezultatet zgjedhore po tregojnë se VV do ketë rastin të formojë qeverine e saj dhe sa të provojë sakaq që programin i tyre ekonomik do jetë dobi prurës.

Ditët e fundit duket që është shtuar etja e hale-listëve që rreken të denigrojnë Albinin dhe forcen politike te krijuar prej tij. Batonovicet e Bazovicët herë me urrejtje e herë me “dashuri” e quajnë Albinin trockist, marksist, komunist, serbist, e “ist” e “ist” pa fund.

Sojlitë e zellshëm por pa tru shkojnë aq larger në marrzira sa nuk ngurrojnë t’ja faturojne Albinit dhe VV dështimin e klases politike qe ka qeverisur Kosoven gjatë dy dekadave.

Përse ndodh kjo zallamahi, do thotë dikush ?!

Sepse Albini nuk bëri asnjë marrveshje me të keqen. Nuk pranoi qe VV të përdorej si galloshe pret askujt. Dhe kjo është shumë e rëndsishme. Të mos përdoresh nga të tjerët për shkak të një llokëm-pushteti.

Përvoja ka treguar se shumë forca politike që mund të rivalizonin dy partitë hegjemone në Shqipëri e humbën gjithcka vetëm për këtë shkak.

Pa shihni si e akuzojne Albinin për “marksist” !!

Ani kush – ata që nuk lanë gur pa gjuajtur dhe mur pa luajtur për tu bërë pak komuniste, për të bërë cazë… karrierë ne pushtetin e “druzheve”, apo për të qenë banorë të përkohshëm te “shtepia e gjetheve”. Ky soj shakllabanësh që u ca më dysh për të shpërndarë nëpër europën e errët borgjeze ato “rrezet e ngrohta ” të dullë cmendarakut.

Po përse gjuhet dhe anatemohet Albini ?

Populli thotë : Molla që ka korra gjuhet me gurë.

Por le të vjellin sa të duan. Populli shqiptar i Kosovës ka vetdijen dhe kurajon për të bërë zgjedhje të lira.

Qeverisjet e kriptokomunistëve të ardhur prej fushës apo të ulur prej malit e shkundën popullin për të parë edhe më përtej. Sytë e mbi dyjqind mijë shqiptarve të Kosoves u dalën bash atje ku drita e shpresës ende nuk ishte fikun.

Përvojat e dështuara të qeverisjeve përgjatë dy dekadave, nuk mund të përdoren me e baltosë Albinin die idete politike që bart VV, e made për këtë shkak Vetevendosja sot renditet si forca e pare në vend.

Po le tu kthehemi sërish kalemxhinjve batallë që e shajnë a e lëvdojne “marksizmin” e Albinit.

Këta trushkulur, krejtësisht të pa ditur, e më shumë të “shquar” si pafllatarë do ta ngatërrojnë standartın e barazise se qytetarëve në start, me barazinë në varfëri të kultivuar gjatë epokës enveriste.

Krijimi i shanseve të barabarta (unë besoj se do të ndodhë vërtetë ! ) do shënoje drejtimin për kah një tjetër stad zhvillimi në Kosovë, por që mund të inspirojë edhe shqiptarët e këndejshëm, që nuk po clirohen sëmundja e ideologjisë enveriste.

Në se Albini dhe partia e tij do arrijnë ta implementojnë realisht këtë ide tok me piketat e tjera që gjenden në platformën e tyre, si barazia në marrjen e pergjegjesive dhe shpagimin e tyre – do arrijnë të jenë faktor politik i sukseshëm dhe tepër jetëgjatë.

Nuk dua të paragjykoj Alibinin dhe as albinizmin, sepse shpresoj që idetë e tij pozitive nuk do të mbetet në kuadrin e një “hartimi”, të një fasade që fsheh gënjeshtrën. Sot është dita për të uruar dhe jo të vendosim etiketa.

Paragjykimet përgjithësisht nuk sjellin dobi.

Lini një koment