Kategori
Uncategorized

Emrat e operativëve të Sigurimit që ndiqnin Vilson Blloshmin.

Operativët e Sigurimit të Shtetit Lavdim Kurti, Nevit Kasa, Vesel Gjorga, Asim Bobrati dhe Xhevat Karriqi, kishin punuar me këto bashkëpunëtorë: “Xhami”, “Burreli”, “Nogoli”, ”Guri”, “Studenti”, “Studenti”, “Shebeniku”, “Bleta”, “Pazari i Muzinës”, “Dardha”, “Marteli”, “Shkëmbi”, “Shkumbini”, “Shkumbini”, “Studenti”… 

Nga vitit 1963 deri në vititn 1976 kur edhe u arrestua Vilson Blloshmi rezulton të ketë qenë gjatë gjithë kohës nën survejimin e Sigurimit të Shtetit përmes operativëve dhe bashkëpunëtorëve, të cilët i kishte të njohur, shokë shkolle, kushërinj, etj.

Në librin e tij “rrëfime nga ferri komunist”, Bedri Blloshmi, vëllai i Vilson Blloshmit, i arrestuar në të njëjtën kohë me të vëllain, dhe më pas i burgosur në Spaç e Qafë Bari, ka publikuar një varg dokumentesh nga dosja operative e të vëllait të pushkatuar. Në dosjen e Vilson Blloshmit, Bedri Blloshmi ka hasur 15 emra bashkëpunëtorësh dhe operativë të cilët e kanë ndjekur dhe survejuar të vëllanë për 13 vjet rradhazi.

Më poshtë marrë nga ky libër sjellim “Listën emërore të operativëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit, që ndiqnin Vilson Blloshmin në vitet 1963 -1976. 

Nr.95-“Xhami”- Demir Merko Blloshmi – op. (operativ) Lavdim Kurti

Nr.94. B.p. “Burreli”- Dilaver Merko Blloshmi – op. Lavdim Kurti

Nr._ – Bp. “Nogoli”- Engjëllush Çela – op Lavdim Kurti

Nr.154 – b.p.”Guri” – Shahin Rakip Yryku- op. Nevit Kasa

Nr. 187 – b.p. “Studenti” – Emin Nexhip Lenaku – op. Vesel Gjorga

Nr.160 – b.p Studenti” – Harif Beqir Qyra – op. Vesel Gjorga

Nr.99 – b.p.”Shebeniku”- Mehmet Ismail Gjymenga- op.Vesel Gjorga

Nr._ -b.p. “Bleta”- ky nuk ka emër –op.Asim Bobrati

Nr.18 – b.p. “Pazari i Muzinës” – Hasan Sali Alliu- op. Xhevat Karriqi

Nr._ – b.p. “Dardha” – Osman Rremo Zogolli – op.Vesel Gjorga

Nr. 59 – b.p. “Marteli” –Ferit Haxhi Çota – op. Xhevat Karriqi

Nr. 156 – b.p. “Shkëmbi” – Bardho (Sherif) Seit Qyra – op. Xhevat Karriqi

Nr. 159 – b.p. “Shkumbini”- Sami Shaban Dashi -op. Xhevat Karriqi

Nr. 68 – B.p. “Shkumbini” – Sali Nezir Vlashi –op. Xhevat Karriqi

Nr. _ – B.p. “Studenti” – Sami Hyka –op. Vesel Gjorga

SAHARAJA

NGA VILSON BLLOSHMI

Saharaja, larg është Saharaja,

Saharaja shkëmb e rërë e gurë,

Që ka shok veç emrin e saja

Dhe ngaqë s’sheh ëndrra, s’sheh as drurë.

Saharaja s’di të ëndërrojë.

Ajo bluan gurë me mend’ e saj…

Saharaja s’ka këngë të këndojë,

Saharaja s’ka as lot të qajë.

Saharaja nuk ka miq e shokë,

Saharaja nuk ka bijë, as bir.

Saharaja është një copë tokë,

Thonë se dhe me natën s’shkon mirë.

Natës s’i pëlqen në Sahara,

S’i pëlqen të ketë veç gurë për shtrojë;

Fjalë e dashuri e njerëz s’ka;

Perç’ e saj e zezë s’ka ç’të mbulojë.

As dhe një s’e di si është kandisur

Me kët’ plagë mbi shpinë rruzullimi,

Por se thonë në botë është stisur

Kur i duhej njerëzisë mallkimi.

Kur ai për keq e mban në gojë,

Saharaja e mban vesh e qesh.

Saharaja fillon të gëzojë,

Kur ne mallkohemi mes nesh.

E kur bie ndrojtur rrez’ e diellit

Dhe mbi gurët e pamyshkët ndrit,

I ngjan vello savani i qiellit,

Shkretëtirës shket e shkrepëtit.

Prandaj, kur urrejtjen e fortë e nxehur

Mbi dikë mallon e shfryn e shan,

Që nga skuta del kujtimi i dehur

Dhe thërret menjëherë Saharanë.

Kur mallkimi shfryn e kur kujtimi

Në pusin e harresës tret…

Kur hyn dielli e kur hesht thëllimi,

Shkretëtirë e shkretë mbetet shkretë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s