Kategori
Uncategorized

Lista e cmendur:Keta Jane njerzit e Xhorxh Sorosit ne Shqiperi, dhe organizatat qe ai financon.

Që nga kryeministri, deri edhe tek njerëzit që drejtojnë disa organizata që merren me sondazhe dhe opinionbërjen. Media maqedonase ka zbardhur edhe listën me emrat e personazheve shqiptare që janë pjesë e listpagesave të Xhorxh Sorosit në Shqipëri dhe organizatave që ai financon në Tiranë.

Njeriu kyç i Xhorxh Sorosi për Shqipërinë dhe Ballkanin është Jonas Rolet, një personazh enigmatik i cili është edhe një ndër këshilltarët kryesorë të themeluesit të fondacionit.

Por njeriu më i rëndësishëm i Xhorxh Sorosit në Shqipëri dhe Ballkan është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Pas tij vjen edhe drejtuesi i fondacionit Soros në Tiranë, Andi Dobrushi. I treti është Valdet Sala, drejtuesi i bordit të Sorosit në Tiranë, shkruan Republika.mk.

Më poshtë po japim listën e plotë të njerëzve të Xhorxh Sorisit në Tiranë.

Edi Rama

Andi Dobrushi

Valdete Sala

Delina Fico

Linda Basha Rama

Milva Ekonomi

Ditmir Bushati

Erion Veliaj

Arbjan Mazniku

Endri Fuga

Valentina Leskaj

Eglantina Gjermeni

Henri Çili

Remzi Lani

Lutfi Dervishi

Iris Luarasi

Albert Rakipi

Pirro Misha

Besar Likmeta

Arjan Vasjari

Alfred Lela

Arianita Brahaj

Jonila Godole

Afrim Krasniqi
Shoqatat dhe fondacionet që financon Soros në Shqipëri:

Shoqëria e Hapur për Shqipërisë, fondacioni Soros

BIRN Albania

Balkan Insight

Reporter.al

Open Data Albania

Lëvizja Europiane e Shqipërisë

Qëndra e Studimeve Parlamentare

Mjaft

Partners Albania

Instituti për Demokraci e Mendim

Dhoma Elektorale e Shqipërisë

ResPublica

Instituti Shqiptar i Medias

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare – AIIS

Instituti Shqiptar për Studime Kontemporane – ISB

Instituti Shqiptar i Helsinkut

Aleanca Gjinore për Zhvillim

Shoqata Refleksione

Shoqata për Popullsinë dhe Zhvillimin

Qendra e Promovimit të Zhvillimit Njerëzor – HDPC

Transparency International Shqipëria

Instituti Axhenda

Instituti për Menaxhimin Lindje-Perëndim

Platforma Shqiptare e Avokatisë së Politikave-APPA

Lexo edhe

‘8 ton drogë kalojnë në Durrës, grabitje në rrugë, banesa e kudo, Edi Ramës nuk i bëhet vonë’Durrsakët rebelohen ndaj betonit të Vangjus Dakos, të dielën në orën 12.00 protestë masive në qytetBasha: Pushtetarët duan ta mbajnë vendin siç është, që të ruajnë pasurimin, qytetarët duan ndryshiminKomentet
Shto koment

Kategori
Uncategorized

Qeverinë e korruptuar të kryeministrit Rama e rrëzon nga Pusht-eti vetëm Protesta Popullore.

Jakup B. GJOÇA
Në një shtet, sikurse Shqipëria e Tranzicionit politik, edhe pse me etiketë “Republikë”, ku sundon korrupsioni, ku Media është tërësisht e paralizuar dhe e kontrolluar tërësisht nga kryeministri, në një vend të fasaduar dhe bojatisur si “ Demokratik”, ku politika bashkëqeveris me Krimin dhe Mafien, është iluzion të mendosh se korrupsioni do të luftohet nga qeveria meqë ka edhe një ministri Antikorrupsion. Është Iluzion të shpresosh se krimin dhe mafien në bashkëqeverisje do ta luftojë ai Gjyqësor dhe ajo Prokurori, të cilët emërohen dhe shkarkohen nga Kryeministri, ngaqë Parlamenti është një teatër kukllash i Kryeministrit, ngaqë ai ka edhe shumicën cilësuese të kartonëve. Dhe është VETVRASJE politike, demokratike për çdo shqiptar të mendojë se në këtë Shqipëri të sotme, ku kryeministri është Simboli i Korrupsionit dhe bashkëpunimit me krimin, të shpresosh se zgjedhjet parlamentare do të përcaktojnë Vullnetin e Popullit në qeverisje.
Edi Rama, si produkt politik, tashmë ka sponsor politik në qeverisjen e tij të korruptuar edhe disa ambasadorë të huaj në Tiranë. Ja provat e pakundërshtueshme.
1.Shefja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, zonja Romana Vlahutin është zyrtarisht nën hetim në Bruksel pasi dyshohet për abuzime me fondet e BE-së dhe shkeljen e rregullave të rekrutimit. Zyra e investigimit të vjedhjeve të buxhetit dhe shkeljes së praktikave të BE-së (OLAF), ka zyrtarisht nën hetim zonjën Vlahutin. Lajmi konfirmohet për Hashtag.al ku publikon një burim diplomatik i mirëinformuar pranë një ambasade të rëndësishme të BE-së në Tiranë. “Nuk është thjesht çështja e blerjes së vilës. Po verifikohen edhe ndryshime të organigramës në strukturën e prokurimeve në zyrën e BE-së në Tiranë. Rezulton se zonja Vlahutin ka përqendruar procedurat e prokurimit. Ndërsa disa ish-drejtorë të misionit në Tiranë janë shmangur prej saj ose janë pushuar nga funksioni, bazuar në arsyetime të dyshimta. Edhe shkarkimi i zotit Rainer Deville si kreu i EURALIUS është një procedurë e nxitur nga zyra e OLAF-it”, – shprehet burimi diplomatik.
2.Ambasadori amerikan Donald Lu, është misionari i Soros dhe mbështet në prapaskenën politike, por edhe në politikën aktive kryeministrin Rama. Tashmë janë vetë mediat kryesore në SHBA, ku akuzojnë ishdepartamentin Amerikan të Shtetit të Obamës, që ishte nën ndikimin e Soros, sikurse “Washington Time” shkruan reportazhin me titull:
“Departamenti i Shtetit i infektuar nga SOROS luan lojra politike ne Shqiperi”
Kjo u duk qartazi, kur ambasadori amerikan Lu akuzoi Opozitën shqiptare, si pengesë për mosmiratimin e Reformës në Drejtësi, ashtu siç e ka hartuar dhe kërkon ta zbatojë kryeministri Rama dhe Fondacioni “Soros”. Në fakt, kjo reformë në drejtësi është vetëm Masha ligjore që kryeministri Rama përdor për të marrë nën kontroll gjithë Gjyqësorin, duke emëruar në të gjithë piramidën e Gjyqësorit dhe në instritucionet e reja të Drejtësisë vetëm njerëzit e besuar të tij.
Rainer Deville, si kreu i EURALIUS në Tiranë, u shkarkua, me urdhër të Soros, përktheu, sipas interesave të kryeministrit Rama, edhe kritikat e Komisionit të Venecias për Vettingun e hartuar ngë Fondacioni Soros, për t’i shërbyer politikës së kryeministrit Rama. Vetëm ky skandal është i mjaftueshëm, për të ANULLUAR Vettingun e Soros në Shqipëri. Dhe, nëse bie Vettingu i Soros, detyrimisht ka rënë edhe Reforma në Drejtësi, e cila në fakt do të bëhet ALIBIA LIGJORE e marrjes PENG të Drejtësisë nga Kryeministri Rama.
AMBASADORI LU, i cili flet çdo diitë në Shqipëri për gjithçka, deri tani nuk ka folur:
1. Për korrupsionin e deputetit socialist Alfred PEZA, për blerjen e aksioneve bankare.
2. Për Kanabinalizimin e Shqipërisë, si rreziku i madh për Kriminalizimin e Procesit Zgjedhor të 18 qershorit 2017.
Kjo tregon qartazi se Ambasadori Lu ËSHTË SPONSORI POLITIK I KRYEMINISTRIT RAMA.
3.Ambasadori i ri i OSBE Bernd Borchardt në Tiranë është njeriu më i besuar i Soros, kështu që edhe Bernd Borchardt më shumë do të jetë sponsori politik i kryeministrit Rama, si misionar i Soros në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017, por kurrë nuk mund të jetë ambasadori i OSBE-së, vëzhguesi i paanshëm politik në këto zgjedhje.
Pra, është e qartë politikisht: Kryeministri Edi Rama tashmë ka shtënë në dorë dhe kontrollon në Shqipëri të gjitha burimet dhe qëndrat vendimmarrëse diplomatike në Shqipëri. Ambasadorët më të rëndësishëm të akredituar në Tiranë, sikurse i SHBA, i BE dhe i OSBE-së janë tërësisht në shërbim të kryeministrit Rama, qoftë si emisarët e Soros, por edhe të marrë peng nga Kryeministri Rama me anë të rryshfeteve dhe lidhjeve nepotike, derisa ambasadorja e BE hetohet nga OLAF edhe për shpërdorim fondesh, por edhe për lidhje nepotike me kryeministrin Rama.
Atëhere:
-Kush do ta ndalojë kryeministrin Rama, që të mos manipulojë rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit 2017?
Administrata Zgjedhore, me KQZ, me Kolegjin Zgjedhor, KZAZ, ZAZ, etj janë tërësisht shtojca të Partisë Socialiste, derisa shumic e anëtrëve të saj janë militantë socialistë, të cilët janë të punësuar në Shtet nga kryeministri Rama.
Kryeministri Rama, me korrupsionin 4 vjeçar të qeverisjes, me kanabilizimin e Shqipërisë, tashmë ka një fond të fuqishëm financiar, i cili do të financojë fushatën zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare.
Media në Shqipëri, kanalet televizive dhe gazetat janë tërësisht në paralizuara dhe në shërbim të kryeministrit Rama.
Madje, manipulimi i oponionit publik në Shqipëri nga misionarët DHE MERCENARËT e medias në shërbim të Kryeminsitrit Rama, shkon deri aty, saqë kanë filluar të papagallojnë, se Shqipërisë I duhet të qeverisë edhe për 4 vjet sërish kryeministri Rama, për të konkretizuar reformat e marra. Ndërkohë, që në 4 vjetët e qeverisjes së deritanishme kryeministri Rama nuk ka konkretizuar ASNJË REFORMË, përveçse ka dhënë pasurinë e Shqipërisë me qindra koncensione aspakt transparente. Gjenerata e Rilindjes Socialiste:
1. Korrupsion
2. Servilizëm
3. Bashkëpunim me Krimin!
Vetëm në Gjeneratën e Rilindjes Socialiste të Kryeministrit Rama ndodh që deputeti socialist në 2 vjet të blejë aksione bankare 1 milionë euro dhe kryeministri Rama të jetë Imuniteti Politik i MOSHETIMIT të këtij korrupsioni!!!
Ndaj, edhe procesi zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017 do të jetë një ALIBI ZGJEDHORE e kryeministrit Rama, për të themeluat tashmë Monarkinë e tij Absolute!!!
Shqiptarë, shikoni se çfarë ndodh tani në Rumani. Edhe pse Rumania është anëtare e BE-së, atje qeveria socialiste, e sponsorizuar nga Soros, AAKUZOHET nga qytetarët për KORRUPSION.
Qytetarët Rumunë janë me ditë të tëra në PROTESTA POPULLORE, duke kërkuar RËËZIMIN E QEVERISË SË KORRUPTUAR! Qytetarët rumunë e kanë kuptuar standartin demokratik: Qeveritë e korruptuara rrëzohen nga Pusht-eti vetëm me protesta popullore, ngaqë këto qeveri të korruptuara i korruptojë edhe votat!!!
PO SHQIPTARËT?
Presin dhe shpresojnë që kryeministri Rama të luftojë korrupsionin me reformën në drejtësi, ndërkohë, që ….
NUMËROJNË SA MILIARDERË – DEPUTETË
BËRI GJENERATA E RILINDJES SOCIALISTE?

Kategori
Uncategorized

Nisma e deputetes demokrate: Vetting edhe për deputetët, qeveritarët, pronarët e mediave, përfaqësuesit e OJQ-ve…!

_20170210_164335
Kategori
Uncategorized

Nisma e deputetes demokrate: Vetting edhe për deputetët, qeveritarët, pronarët e mediave, përfaqësuesit e OJQ-ve…!

Kategori
Uncategorized

Banka Boterore: Shqiperia me nivelinte larte te vrasjeve ne rajon.

Niveli i lartë i krimit dhe dhunës përkthehet nga ekonomistët dhe politikëbërësit si një tregues i zhvillimit të dobët, varfërisë së lartë, papunësisë dhe pabarazisë. Duke e parë krimin dhe dhunën si një kontekst të rëndësishëm zhvillimor, Banka Botërore raportoi së fundmi indeksin e vrasjeve për 100 mijë banorë, duke e renditur Shqipërinë si vendin më problematik në Rajonin e Ballkanit.
Shqipëria, sipas të dhënave që i takojnë vitit 2014 ka numrin më të lartë të vrasjeve, 4 të tilla për 100 mijë banorë, teksa shihet se ky nivel është më i ulët në Serbi, Maqedoni, Bosnjë, Greqi etj.
Në Greqi vrasjet janë 0.1 për 100 mijë banorë, duke renditur vendin fqinjë me numrin më të ulët të vrasjeve. Bosnja dhe Serbia kanë nivel të ulët të vrasjeve me vetëm 1.3 të tilla për 100 mijë banorë. Nivel disi më të lartë ka Mali i Zi me 3.2 vrasje për 100 mijë banorë.
Banka Botërore analizon se pasiguria është rezultat i një kombinimi të shumë faktorëve, nga trafiku i drogës dhe krimi i organizuar, sistemet e dobëta gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit që nxisin mosndëshkimin. Gjithashtu shkak për rritjen e krimeve dhe vrasjeve janë mungesa e mundësive për integrimin e të rinjve.
Në rang global numrin më të lartë të vrasjeve për banorë e kanë vendet e Amerikës Latine, i cili u rendit si rajoni më i dhunshëm në botë me 23.9 vrasje për 100 mijë banorë.
Problemi mbetet tronditës, pasi edhe me përmirësimin e nivelit të jetesës vitet e fundit ne këto vende çdo 15 minuta, të paktën katër persona janë viktima të vrasjeve.
Në vitin 2013, nga top 50 qytetet më të dhunshme në botë, 42 ishin nga rajoni i Amerikës Latine. Venezuela ka numrin më të lartë të vrasjeve për 100 mijë banorë me 62 te tilla, Kolumbia me 27.9 vrasje për 100 banorë. Rajoni është kultivues masiv i drogës dhe numri i lartë i vrasjeve vjen si pasojë e këtij lloj biznesi të paligjshëm.
Banka Botërore pohon se numri i vrasjeve

Kategori
Uncategorized

Akoma gjallë është rrospia?

2017-02-10-08-09-12

babo-ok

Nga Ilir Babaramo*

Në mëngjesin e një dimri, dikur në mesin e viteve ’70, mes morisë së shkresave që ju vendosën para Enver Hoxhës, në dosje ishte dhe një letër e ardhur nga Rrësheni.

Autoritetet lokale te regjimit raportonin për fshesaren e rrugëve të qytetit të humbur të quajtur… Musine Kokalari. Me një shkrim nervoz diktatori bëri shënimin: Akoma gjallë është rrospia?

Kishin kaluar mbi 30 vjet që nga koha kur një nga gratë më të ditura dhe të bukura të pushkatuar që në ditët e para kur krerët komunistë zaptuan hotel “Dajtin”. Më pas do vazhdonte burgu, librat e saj do të ndaloheshin.

Dekadat e jetës që kaloi deri sa e çuan për në banesën e fundit, hipur në karrocën e plehrave, ishin vetëm tortura fizike, përbuzje, vuajtje nga të cilat dhe vdekja ishte e pafuqishme ta shpëtonte. Dhe më naivët nuk prisnin që në intervistën e fundit e veja e diktatorit të fliste për Musine Kokalarin, për krimet e të shoqit, për urinë në kuptimin e mirëfilltë biologjik në të cilën e la vendin kur iku nga kjo botë, për shumë e shumë gjëra serioze për të cilët njeriu në atë moshë mund të ketë një breje ndërgjegje, sigurisht nëse ka një të tillë.

Kaq shumë ka shkruar këto 30 vitet e fundit për të mbrojtur çmendurisht, pacipësisht krimet e burrit të saj sa nuk besohej se do ndryshonte kurs. Në atë rrëfim totalisht mediokër, ku i vetmi kuriozitet ishte si ia lypi Enveri tek shtëpia e Bije Vokshit, nuk kishte asnjë surprizë nga Nexhmija që njohim.

E vetmja ndjesi që pata duke lexuar intervistën, ndonëse u përpoqa të fshihja thellë në subkosheincë, ishte ai shënim që burri i saj kishte bërë për një grua tjetër: Akoma gjallë është rospia?

Logoreja e Nexhmijes është një grimcë në malin e fatalitetit tonë. Jemi të fundit që u bëmë shtet i pavarur, kishim regjimin më kriminal nga gjithë vendet komuniste, të fundit që po integrohemi në Evropë, të fundit që rrëzuam komunizmin. Në fakt e kemi merituar Nexhmijen. E kemi merituar ose më saktë burri i saj la pas një shkretëtirë ku nuk mbin gjë tjetër veçse gjëmbaçe urrejtjeje dhe mjerimi. Zhduku gjithë elitat .

Disidenca e Klubit “Petëf” në Budapest, apo Grupi 77 në Pragë as mund të imagjinoheshin në Shqipërinë që la pas Enverr Hoxha. Kjo është dhe arsyeja e antikomunizmit surrogato që emëroi pasuesi i Enverit.

Kjo është arsyeja përse u bë gjyqi i kafeve dhe jo i regjimit. Kjo është arsyeja përse Nexhmija Hoxha nuk pati fatin e Elena Causheskut. Kjo është arsyeja përse ajo guxon të kërkojë rehabilitimin e burrit të saj kur askush nga ata që ajo pranon ta pyesë qoftë dhe në mënyrë evazive: Ç’ishte kjo që na ndodhi 50 vjet ?

Enver Hoxha la pas një shkretëtirë të tillë që dhe gjashtë vjet pas vdekjes alternativë e vetme politike të ishte një mjek ambicioz që për të çarë në jetë i duhej ti servilosej djalit të diktatorit. Imagjinoni pak Valesën të bënte gjithçka të tillë. Por dhe në të majtë situata nuk është më e mirë. Ngrefosjet dhe intonacionet e zërit të Koços janë gjithashtu një surogato e “komandantit”. Dhe për këtë arsye nuk duhet të çuditemi aq shumë nga ato që molloisi Nexhmija.

Ende nuk e kam kuptuar plotësisht si drejtuesit e regjimit komunist mund të ndahen dy grupe. Ata si Nexhmija apo si udhëheqësi tjetër i lavdishëm Muho Asllani në rrëfimet e tyre thonë vetëm se vuanin kaq shumë sa nuk e mbyllnin dot 15­ ditëshin dhe pjesa tjetër, ata që u bënë viktima të paranojës së diktatorit përfunduan në burgun e Spaçit apo Burrelit.

Njëri prej tyre, Bedri Spahiu nxitoi të rrëfejë kujtimet e tij që në çastin e parë kur ju krijua mundësia. Bedri Spahiu dëshmoi krimet e tij dhe të Enverit, kërkoi ndjesë publike duke ikur nga kjo botë me shpirtin e lehtësuar. Në burgun e Burrelit kishte qenë në një qeli me Pjetër Arbnorin. Shumë vite më parë, Mandela shqiptar do më fliste me respekt për karakterin e fortë të ish­ anëtarit të byrosë politike.

Një tjetër karakter njerëzor është padyshim Liri Belishova. Nuk kam njohur grua më të fortë dhe të mëncur . Në vitin 1961 ishte anëtare e byrosë politike kur kundërshtoi diktatorin në vendimin e tij për ta bërë Shqipërinë vendin më të izoluar të botës. 30 vjet i kaloi në burgje e internim, ku i vdiq dhe e bija, e bukur si Drita. I shkruajti Nexhmijes si shoqe e dikurshme e Institutit “Nëna Mbretësha”, i lutej që ta lejonte të sillte nga internimi për tu kuruar në Tiranë të bijën që vuante nga kanceri.Liri Belishova ende nuk ka marrë përgjigje. Pavarësisht se është nga gratë më të vuajtura të diktaturës, Belishova sa herë shfaqet në publik kërkon ndjesë për krimet e diktaturës.

Kurrë nuk do ta harroj intervistën që pata dhjetë vjet më parë. Tërësisht falë meritës së saj intervista ishte një autopsi e diktaturës. Pasi dolëm nga studio e ftova në kafe. Nuk mundem, më duhet të shkoj te vëllai që është në prag të vdekjes, tha me syrin e vetëm që ju mbush me lot. Shtanga. Përse nuk më thatë, intervistën mund ta bënim një kohë tjetër, i thashë i zënë në faj. Absolutisht jo, duhet të vija patjetër sepse sa të kem frymë do flas për çfarë kemi kaluar, mu përgjigj. Tre ditë më pas, në Sanatoriumin e Tiranës, Bardhyli dha shpirt.

Kategori
Uncategorized

Të majtët duan të rrëzojnë Presidentin Trump, edhe nëse ‘sakrifikojnë’ Amerikën

Të majtët duan të rrëzojnë Presidentin Trump, edhe nëse ‘sakrifikojnë’ Amerikën

Të majtët duan të rrëzojnë Presidentin Trump, edhe nëse ‘sakrifikojnë’ Amerikën

Nga Sean Hannity – 09/02/2017

Partia Demokratike dhe aleatët e saj të majtë liberale janë duke komplotuar dhe planifikuar intriga për të ngadalësuar, ndaluar, madje edhe shkatërruar presidentin Trump dhe rendin e ditës që Amerika zgjodhi në nëntor.

Sipas “Washtington Free Balcon”, agjitatori i krahut të majtë, David Brock, themeluesi i Çështjeve për Mediat dhe një aleat i madh Clinton, organizoi një  “arratisje” në një vendpushim luksoz, privat, muajin e kaluar. Më shumë se 100 donatorë të pasur liberalë ishin atje dhe të gjithë ata morën një “letër konfidenciale” që përshkruante planin e Brock për të rrëzuar Presidentin Trump duke parashtruar padi të pafundme kundër presidentit dhe madje edhe duke kërkuar fajësimin e tij.

“Fox News” kontaktoi me të për t’i mare një koment mbi raportin tronditës, por ata bënë atë që bëjnë gjithmonë: Injorojnë pyetjet tona dhe nisën një sulm personal.

Plani i Brock nuk është më një sekret. Portale lajmesh si “Politico” dhe “The Hill” kanë raportuar për planet e tij post-zgjedhore për të sulmuar Presidentit Trump çdo ditë të vetme. Ju jeni tashmë duke e parë ketë, me padi mbi urdhrin për ndalimin e emigrantëve dhe pengimin e vazhdueshëm të emërimeve të kabinetit të tij.

Për të ndaluar ndalimin plotësisht kushtetues të  udhëtimit,  i cili bllokon njerëzit nga shtatë kombe armiqësore ose me shumicë myslimane, radikalët e majtë kanë shkuar  gjykatës dhe gjykatës për “pazare”. Ata kanë gjetur gjykatën më liberale federale të apelit në vend, për të luftuar administratën Trump.

Ata as që e kanë marrë parasysh se ligji që administrata Trump është duke përdorur për të mbrojtur rendin kushtetues ekzekutiv të presidentit është shumë i qartë dhe i saktë.

“Kur presidenti konstaton se hyrja e çdo të huaji ose çdo klasë të huajsh në Shtetet e Bashkuara, do të ishte e dëmshme për interesat e Shteteve të Bashkuara, Presidenti anë të një shpalljeje, mund të pezullojë hyrjen e të gjithë të huajve ose çdo klasë të huajsh si emigrantë dhe jo-emigrantë, për aq kohë sa e konsideron atë të përshtatshme”, thuhet në rezolutën përkatëse.

Të majtët radikalë e dinë këtë dhe e dinë se duhet të gjejnë fusha liberale dhe gjyqtarë që do të mbanin anën e tyre pa marrë parasysh se çfarë thotë ligji. Atë që nuk mund ta arrinin në kutinë e votimit, ata kërkojnë ta arrijnë me anë të gjyqësorit

Qëllimi i radikalëve të majtë është të lëndojnë dhe dëmtojnë Presidentin Trump në çdo mënyrë që munden. Për ata nuk ka problem nëse populli amerikan vihet në rrezik. Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë të gatshëm të luajnë me jetën tuaj. Presidenti Trump nuk është. Kjo është arsyeja e vërtet e kësaj beteje.  /Fox News

Kategori
Uncategorized

Washington Times leshon bomben: Dyshja Soros_Lu, po luajne piste ne politiken Shqiptare.

Washington Times ka bërë një artikull sa i përket politikës shqiptare dhe rolit të ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu.

Sipas Washington Times, ambasadori Donald Lu është i financuar nga filantropi i majtë amerikan George Soros, shkruan Syri.net.

Ja çfarë shkruan Washington Times:

Nisim me një pyetje të thjeshtë: A është korrekte që një ambasador i SHBA të shantazhojë një parti politike që t’i japë avantazh një pale tjetër në një shtet të huaj?

A është korrekte që një ambasador i SHBA të diktojë politikën e qeverisë së një vendi të huaj, me kërcënime se do të ketë “pasoja” nëse qeveria nuk ndjek urdhrat e tij? A është e pranueshme që një ambasador amerikan të nxisë axhendën e një miliarderi hungarezo-amerikan dhe të organizatave të tij dhe jo interesat e qeverisë amerikane?

Po sikur t’iu them se Kryeministri i atij vendi ishte i ftuar në dasmën e miliarderit George Soros? Çfarë do të mendoni sikur t’iu them se z.Soros ka mbështetur një qeveri një Shqipëri, që kritikët thonë se ka përfituar nga tregtia e drogës që kanë vrarë mijëra njerëz në të gjithë Evropën.

Çfarë ndodh nëse ky ambasador i SHBA përflitet se është përpjekur që të mbyllë hetimin ndaj një prej kompanive më të mëdha në Shqipëri?

E gjithë kjo ka filluar disa javë më parë në vendin e vogël ballkanik, ku po realizohet reforma në drejtësi. Ambasadori i SHBA Donald Lu, që po punon me partinë në pushtet të mbështetur nga Soros, anuloi vizat amerikane për rreth 70 anëtarë të Partisë Demokratike në opozitë. Ky veprim jodemokratik e zhyt vendin në një krizë politike.

Përmes një deklarate, ambasada e SHBA në Tiranë ka konfirmuar se kishte revokuar viza të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

Ajo që deklarata nuk thotë se asnjë nga personat e prekur nuk është nga Partia Socialiste e Kryeministrit Edi Rama.

Me pak fjalë, i dërguari i qeverisë së SHBA tani po përdor taktika të fuqishme që sistemi gjyqësor shqiptar të kapet nga partia që po pasurohet nga tregtia e drogës dhe po mbështetet nga Shoqëritë e Hapura të George Soros, e cila bën thirrje për legalizimin e drogës.

Prokuroria shqiptare ka reaguar e revoltuar përmes një deklarate që thoshte se “Prokuroria e Përgjithshme do t’ia bëjë të qartë z.Lu se në qoftë se ai mendon se është Zot në politikën shqiptare, nuk mund ta bëjë një gjë të tillë me prokurorinë”.

Deklarata thotë se lëvizjet e ambasadorit ishin tipike sorosiane, me qëllim manipulimin e opinionit publik dhe institucioneve.

Çdo veprim nga një diplomat i SHBA me qëllim që të mbështesë vetëm një parti në një vend të huaj, është jo demokratike dhe në kundërshtim me atë që Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë.

Z.Lu është duke destabilizuar Shqipërinë duke përcaktuar fituesit dhe humbësit.

Deri më tani SHBA ka qëndruar në anën e Partisë Socialiste në pushtet, duke poralizuar këtë vend të vogël, por të rëndësishëm të Adriatikut. Shqipëria është vend mysliman, por laik. Ai është i vetmi vend mysliman në NATO pas Turqisë dhe është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Z.Trump dhe Sekretari i Shtetit Rex Tillerson ia vlen të rishikojnë qëndrimin e z.Lu dhe nëse është në përputhje me politikën e jashtem të z.Trump “Ta bëjmë Amerikën përsëri madhështore”.

 

 

Qytetar09/02/2017 22:45
Bashke me Lu te iki dhe Vlahutin sorrosjanja tjeter.
Qytetar09/02/2017 22:43
Kur do jete dita te shofim nje ambasador te ri dhe sa me larg soorrosit.
Shto koment

Kategori
Uncategorized

Paratë e koncensioneve ikin ME THASË nga Shqipëria, investim Zero!

 

Jakup B. GJOÇA

 

Është hera e dytë, që vjedhësit e PARAVE  në Rinas nuk i lejojnë superfitimet e koncensioneve të ikin me aeroplan jashtë Shqipërisë. Mbase këta vjedhës  të parave të koncensioneve, lekët e vjedhura do t’i Riinvestojë në Shqipëri!!!

 

Në Shqipërinë e Gjeneratës së Rilindjes Socialiste, është e dyta herë që VIDHEN në Rinas THASË ME PARA, të cilat janë paratë që kanë fituar koncensionarët në Shqipëri dhe i depozitojnë nëpër bankat e Botës.

Qeveritë shqiptare janë përkujdesur për koncensionarët-klientë, që të mos ketë ASNJË LIGJ, për t’i detyruar koncensionarët, që të RIINVESTOJNË në Shqipëri përqindje nga superfitimet e tyre.

Të vetmet PARA që investohen në Shqipëri, janë ato para që fitohen nga aktivitete kriminale, dhe investimet bëhen thjesht për pastrim të parave të krimit.

Së pari, deri më sot, nga qindra koncensione që ka dhenë qeveria e Kryeministrit Edi Rama, asnjë investim publik nuk është bërë nga superfitimet.

Në shtetet e tjera të zhvilluara kapitaliste, por edhe në ato në zhvillim, ka ligje të atilla, që i detyrojnë investitorët e huaj të RIINVESTOJNË një përqindje të konsiderueshme të fitimeve të tyre. Në se investitorët e huaj nuk kanë interesa të zgjedhorjnë biznesin me investime të reja, atëhere ligji përcakton që paratë e fituara nga koncensionet dhe që nxirren jashtë vendit për t’u depozituar  dhe riinvestuar gjektë, të taksohen me përqindje më të madhe.

Koncensionari, duhet të ketë edhe detyrime ligjore të atilla investimi, sikurse hapja e vendeve të punës, ndërtimi i infrastrukturës të prodhimit, pajisje më moderne dhe bashkëkohore, të cilat nuk mund t’i përballojë dot buxheti i shtetit.

Madje, asnjë nga këto koncensione nuk ka hapur vende të reja pune, nuk janë bërë ndërtime dhe investime themelore, nuk kanë sjellë asnjë modernizim në procesin e prodhimit, nuk kanë bërë asnjë investim që në perspektivë duhet t’i mbetet Shqipërisë, pasi të mbarojë afati i dhënies me koncension.

Marrim dy shembuj konkretë.

Qeveria e Kryeministrit Edi Rama dha me koncension Dializën. Deri më sot koncensionarët që morën përsipër të bëjnë dializën nuk kanë ndërtuiar asnjë spital modern, nuk kanë sjellë asnjë aparaturë modern, që pasi të mbarojë kohëdhënia e këtij koncensioni, investimi i bërë të përdoret nga shteti shqiptar. Dializat bëhen në Spitalin privat Amerikan, i cili përdor aparaturat e tij dhe nuk ka në kontratën e nënshkruar të koncensionit, cilat janë detyrimet material të investimeve, që do të dorrëzojë në fund koncensionari te shteti. Koncensionari që ka marrë përsipër dializën, përfiton shuma të mëdha nga fondet e nga shëndetësisë publike, me kosto shumë herë më të mëdha sesa do të kushtonte dializa në spitalet publike edhe sikur të investohej për aparatura dhe mjedise spitalore të reja, për të bërë një shërbim shëndetësor.

Edhe për Chekapin, e shumëfolur, kur për 10 vjet shteti do t’i paguajë koncensionarit 100 milionë euro, deri  më sot nuk është bërë asnjë investim në ndërtimin e ndonjë mjedisi të ri spitalor, as janë blerë aparatura të reja bashkëkohore, të cilat më vonë, kur mbaron kohëdhënia e koncensionit, duhet t’i dorrëzohen shtetit për përdorim.

Koncensionari i bënë analizat e Chekapit në mjediset spitalore, madje ka “punësuar” edhe punonjës të shërbimit shëndetësor publik, si punë e dytë paralele, ndërkohë që përfiton 10 milionë euro çdo vit nga buxheti i shërndetësisë publike.

Koncensionet në miniera dhe puse nafte nuk kanë bërë deri më sot asnjë investim në infrastrukturë dhe shfrytëzim, nuk ka shtuar as vende të reja pune, por thjesht përdorin metoda të zhvatjes barbare të pasurive minerale, përdorim teknologji të prapambetur, nuk investojë aspak në sigurinë në punë, duke shkaktuar shumë herë edhe aksidente vdekjeprurëse, ndërkohë që nuk kontribojnë aspak në buxhetin e shtetit, me pretendimin se prodhimi dhe shfrytëzimi i minierave dhe puseve të naftës është me kosto shumë të lartë.

Përshembull.

Bankers Petroleum Albania Ltd për 10 vjet rresht nuk ka paguar asnjë taksë, sepse në  bilancin vjetor të saj, shpenzimet dhe humbjet i nxirrte me shuma më të mëdha se sa fitimet. Vetëm me koncensionarët në Shqipëri, ndodh që një kompani kaq e madhe punon “xhaba” 10 vjet me rradhë, edhe pse humbjet i ka më të mëdha se sa fitimet. Kaq hapur është mashtrimi nga koncensionarët në Shqipëri, por qeveria nuk ka as sy, as veshë, as logjikë, nuk di as aritmetikën e biznesit, derisa nuk i takson me asnjë qindrakë koncensionarët. Në kësi rastesh, kemi korrupsion të pastër qeveri-koncensionarë!!!

Në Shqipërinë e Gjeneratës së Rilindjes Socialiste, gjatë 4 viteve nuk është bërë asnjë investim industrial me kapitale të huaja, nuk ka ardhë asnjë investitor i huaj i madh, përkundrazi, kanë ikur nga Shqipëria shumë kompani investituese dhe truste të njohura në Botë, për shkak të konkurencës jo të ndershme në Shqipëri, të taksave shumë të larta, të burokracisë së procedurave, si edhe të vendimeve të padrejta gjyqësore ndaj bizneseve në raport me marrëdhëniet me shtetin.

Kryeministri Rama, para disa ditësh, premtoi se do të zbatohet programi ekonomik “1 miliardë euro investime”. Tani, kur qeveria ka vetëm 3 muaj kohë, qeveria e Kryeministrit Rama do të investojë 1 miliardë euro për investime!!!

Për këto investime shtetërore, në vlerën e 1 miliardë euro, nuk janë publikuar  nga qeveria e Kryeministrit Rama asnjë projekt, nuk ka asnjë procedurë ligjore të konkurimit publik, as kohë nuk ka më, deri në 18 qershor 2017, kur do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare.

Qeveria e tanishme nuk ka asnjë të drejtë kushtetuese dhe ligjore, që të shpallë, të premtojë projekte investuese në vlerën 1 miliardë euro për programe që duhet t’i zbatojë qeveria e ardhshme.

Mbase, në realitet, kjo qeveri e tanishme e kryeministrit Rama, ka projektet  e ktyre koncensioneve në sirtar, mbase edhe procedurat e konkurimit i ka bërë në prapaskenën politike, mbase ka përcaktuar edhe cilët do të jenë zbatuesit e koncensioneve të programit “1 miliardë euro investime”, siç ka bërë me gjithë ato koncensione që ka dhënë deri tani.

Të vetemet “investime” që ka bërë qeveria e kryeministrit Rama janë bojatisjet dhe suvatisjet e fasadave të ministrive, janë BunkerArtet që ka inaguruar, është Kulla e Lartë në Korçë, janë rrugicat, dhe projekti më i madh i Gjeneratës së Rilindjes Socialiste  është rikonstruksioni për herë të pestë  i Sheshit “Skënderbej në Tiranë.

Qeveria e kryeministrit Rama as 20 kilometra të autostradës Tiranë – Qafë Krrabë nuk mundi të realizojë dot në 4 vjet!!!

Është hera e dytë, që vjedhësit e PARAVE  në Rinas nuk i lejojnë superfitimet e koncensioneve të ikin me aeroplan jashtë Shqipërisë. Mbase këta vjedhës  të parave të koncensioneve, lekët e vjedhura do t’i Riinvestojë në Shqipëri!!!

Koncensione qeveritare nuk mund të marrin dot, sepse nuk i kanë qeveritarët as klientë dhe as miq!

Shumë-shumë do të ndërtojnë hotele, do të hapin ndonjë fabrikë, do të hapin dyqane, supermarkete, do të ndërtojnë pallate, pse jo, mund të ndërtojë edhe serra moderne!!! Këto investime nga paratë e vjedhura në Rinas, po, do të hapin vendet të reja pune, do t’u japin punë shqiptarëve të papunë. Do të paguajnë edhe TVSH, sepse nuk janë koncensione të privilegjuara!!!

Paratë e vjedhura në Rinas, edhe nëse Riinvestohen në Shqipëri, për pastrim parash, nuk janë paratë e trafikimit të Hashashit!!! As të trafikimit të prostitutave. Dhe as paratë e korrupsionit qeveritar dhe gjyqësor!!!

Pavarësisht, se janë para të vjedhura nga VJEDHJET që i bëhen pasurisë së Shqipërisë, dhe investimet mund të quhen edhe “pastrim parash”, këto lekë të superfitimeve nga koncensionet e huaja në Shqipëri,  janë Kapitali i pasurisë së Shqipërisë dhe u takojnë shqiptarëve!!!

Kategori
Uncategorized

Huffington Post: Departamenti i Shtetit duhet të ndërhyjë urgjent në ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

Huffington Post: Departamenti i Shtetit duhet të ndërhyjë urgjent në ambasadën e SHBA-së në Tiranë

Sekretari i ri Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, është një person shumë i suksesshëm. Si administrator i ExxonMobil, ai drejtonte një nga kompanitë më të mëdha të naftës e gazit në botë, me të ardhura vjetore rreth 270 miliardë dollarë, ose pothuajse sa e gjithë ekonomia e Pakistanit. Duke punuar e jetuar në vende të tilla si Jemeni e Rusia – dhe në shumë të tjera midis – ai është ndoshta një nga operatorët gjeo-politikë më të arrirë që kanë qenë ndonjëherë në këtë post.

E megjithatë, një gjë është e sigurt: Tillerson ka një mal të lartë përpara. Përballë mënyrës së tij të zbatimit të politikës së jashtme të SHBA qëndron myku burokratik i krijuar gjatë viteve të Obamës dhe tashmë i ngjitur pas saj, e referuar si Dega e Katërt e Qeverisë.

Mos u gaboni, ka disa shërbyes karriere civilë që punojnë për të mirën e vendit pavarësisht se cila parti polike zë Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, shumë zyrtarë janë politizuar dhe shumë prej tyre e anojnë mbështetjen e tyre nga Demokratët. Sipas një kërkimi të kryer The Hill (një gazetë e rëndësishme politike amerikane online që lexohet nga Shtëpia e Bardhë dhe shumica e kongresmenëve më tepër se çdo site tjetër – Shënim i SYRI.net), rreth 95 për qind e kontributeve politike nga ana punonjësve federalë shkoi për Hillary Clinton gjatë garës presidenciale. Disa zyrtarë karriere madje kanë premtuar t’i “rezistojnë” administratës së re.

Fatkeqësisht, aktivizmi politik i DASH shkon përtej Foggy Bottom (lagjja e Washingtonit ku gjendet DASH – Syri.net) dhe shtrihet në rrjetin global amerikan të ambasadave dhe misioneve pranë organizmave ndërkombëtarë.

Një shembull i qartë i kësaj është në Ballkan.

Në muajt e fundit, Ambasada e SHBA në Shqipëri është akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit. Disa nga akuzat bëhen për marrëveshje të fshehta të Ambasadës me grupe të majtë si Fondacioni për Shoqëri të Hapur.

Fondacioni për Shoqëri të Hapur është një rrjet organizatash joqeveritare i George Sorosit, i cili promovon nëpër botë ideologjinë “përparimtare” të miliarderit, që është shpesh jomiqësore me interesat amerikanë. Axhenda “përparimtare” e Fondacionit për Shoqëri të Hapur është shpesh e shurdhër karshi ndjesive lokale – religjioze e kulturore – veçanërisht në vende si Ballkani.

Ndonëse një aleat i rëndësishëm i NATO-s në Ballkan, Shqipëria përballet me shumë sfida. Reforma kontradiktore e sistemit të drejtësisë kaloi kohët e fundit në parlament. Nuk kishte konsensus kombëtar, pasi  Partia Demokratike, e drejtuar nga Lulzim Basha bojkotoi votimin, pasi vërejtjet e saj për legjislacionin u injoruan. (Në të vërtetë, Reforma në Drejtësi u votua unanimisht, me konsesus, në Kuvend, por ligji i Vettiungut u bojkotua nga opozita, pasi qeveria dërgoi një tjetër propozim nga ai që u ra dakord – Shënim i SYRI.net).

Për vite me radhë, projektet e USAID-it të përqendruar te Reforma në Drejtësi janë financuar pjesërisht nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Përzierja e George Sorosit në Shqipëri nuk është gjë e re. Kryeministri Edi Rama, socialist, ishte i ftuar në dasmën Sorosit. Kur Hillary Clinton drejtonte DASH, Soros komunikonte direkt me të dhe stafin e saj për të promovuar axhendën e tij në Shqipëri.

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, kohët e fundit dhe shumë publikisht akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla për pengim të Reformës në Drejtësi. Kjo shkaktoi zemërim në Shqipëri. Zoti Llalla i shkroi Presidentit President Bujar Nishani dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për t’u ankuar për sjelljen vulgare të ambasadorit. Llalla madje pretendon në letër se Ambasadori Lu e ka kërcënuar.

Letra thotë:

“Në komunikim zyrtar dhe jozyrtar, Ambasadori Lu i ka bërë të qartë Prokurorit Llalla se, nëse ai nuk do të përkrahë publikisht ndryshimet në ligj, do të ketë pasoja personale dhe institucionale”.

Çfarë rrëmuje diplomatike!

Kjo vjen pas anulimit të vizave amerikane kohët e fundit për 70 prokurorë e gjyqtarë të lidhur me opozitën (askujt nga PS nuk iu anulua viza). Të dy incidentet mund të interpretohen si ndërhyrje partizane nga ambasada e SHBA , si një përpjekje për vetting për anëtarët e sistemit të drejtësisë. Kjo e ka bërë edhe më keq polarizimin politik në Shqipëri.

Përzierja në punët e brendshme të aleatëve të Amerikës është jo vetëm gjë e keqe për SHBA, por në kundërshtim me shpirtin dhe dokumentin e Konventës së Vienës për Marrëdhëniet Diplomatike të viti 1961. Neni 41 i Konventës deklaron se diplomatët kanë “detyrimin të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit ku janë akredituar”.

Aktivizmi politik brenda korridoreve të Foggy Bottom është mjaftueshëm i keq, kur shtrihet deri në ambasadat amerikane bëhet i dëmshëm për drejtimin e mirë të marrëdhënieve të SHBA me jashtë. Puna e diplomatëve duhet të jetë të mbrojë interesat kombëtarë të SHBA dhe jo interesat e ngushtë politikkë të një partie të vetme apo të një organizate joqeveritare.

Ndryshimi i mentalitetit brenda DASH do të jetë një proces i  avashtë si kthimi i një cisterne të madhe nafte në Ngushticën e Bosforit. Teksa Tillerson fillon të pastrojë DASH, është e vlefshme të shihet nëse disa ambasadorë karriere janë jashtë linjës së qëndrimit të administratës së re për politikën e jashtme. Ka plot individë të aftë e me përvojë, në gjendje të përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara, që mund të plotësojnë këto vende. Kjo është praktikë e zakonshme për postet e rëndësishëm diplomatikë në Londër, Berlin e Moskë, ndër të tjera. Kjo praktikë duhet të merret në konsideratë edhe për aleatët më të vegjël, përfshirë Ballkanin.

Një nga prioritetet e Administratës Trump ka qenë dëshira për të rindërtuar marrëdhëniet që janë ndrydhur për shkak të politikës së tetë viteve të mëparshëm. SHBA ka nevojë për miq e aleatë. SHBA ka nevojë edhe të mbrojë interesat e saj kombëtarë. Ndaj është jetësore që të ketë ambasadorë që e pranojnë këtë dhe nuk notojnë në ujërat shpesh të turbullt të politikave të brendshme e partizane.

*Autori është Drejtor i Qendrës për Politikën e Huaj në Heritage Foundation.

urgjent në ambasadën e SHBA-së në Tiranë

Sekretari i ri Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, është një person shumë i suksesshëm. Si administrator i ExxonMobil, ai drejtonte një nga kompanitë më të mëdha të naftës e gazit në botë, me të ardhura vjetore rreth 270 miliardë dollarë, ose pothuajse sa e gjithë ekonomia e Pakistanit. Duke punuar e jetuar në vende të tilla si Jemeni e Rusia – dhe në shumë të tjera midis – ai është ndoshta një nga operatorët gjeo-politikë më të arrirë që kanë qenë ndonjëherë në këtë post.

E megjithatë, një gjë është e sigurt: Tillerson ka një mal të lartë përpara. Përballë mënyrës së tij të zbatimit të politikës së jashtme të SHBA qëndron myku burokratik i krijuar gjatë viteve të Obamës dhe tashmë i ngjitur pas saj, e referuar si Dega e Katërt e Qeverisë.

Mos u gaboni, ka disa shërbyes karriere civilë që punojnë për të mirën e vendit pavarësisht se cila parti polike zë Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, shumë zyrtarë janë politizuar dhe shumë prej tyre e anojnë mbështetjen e tyre nga Demokratët. Sipas një kërkimi të kryer The Hill (një gazetë e rëndësishme politike amerikane online që lexohet nga Shtëpia e Bardhë dhe shumica e kongresmenëve më tepër se çdo site tjetër – Shënim i SYRI.net), rreth 95 për qind e kontributeve politike nga ana punonjësve federalë shkoi për Hillary Clinton gjatë garës presidenciale. Disa zyrtarë karriere madje kanë premtuar t’i “rezistojnë” administratës së re.

Fatkeqësisht, aktivizmi politik i DASH shkon përtej Foggy Bottom (lagjja e Washingtonit ku gjendet DASH – Syri.net) dhe shtrihet në rrjetin global amerikan të ambasadave dhe misioneve pranë organizmave ndërkombëtarë.

Një shembull i qartë i kësaj është në Ballkan.

Në muajt e fundit, Ambasada e SHBA në Shqipëri është akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit. Disa nga akuzat bëhen për marrëveshje të fshehta të Ambasadës me grupe të majtë si Fondacioni për Shoqëri të Hapur.

Fondacioni për Shoqëri të Hapur është një rrjet organizatash joqeveritare i George Sorosit, i cili promovon nëpër botë ideologjinë “përparimtare” të miliarderit, që është shpesh jomiqësore me interesat amerikanë. Axhenda “përparimtare” e Fondacionit për Shoqëri të Hapur është shpesh e shurdhër karshi ndjesive lokale – religjioze e kulturore – veçanërisht në vende si Ballkani.

Ndonëse një aleat i rëndësishëm i NATO-s në Ballkan, Shqipëria përballet me shumë sfida. Reforma kontradiktore e sistemit të drejtësisë kaloi kohët e fundit në parlament. Nuk kishte konsensus kombëtar, pasi  Partia Demokratike, e drejtuar nga Lulzim Basha bojkotoi votimin, pasi vërejtjet e saj për legjislacionin u injoruan. (Në të vërtetë, Reforma në Drejtësi u votua unanimisht, me konsesus, në Kuvend, por ligji i Vettiungut u bojkotua nga opozita, pasi qeveria dërgoi një tjetër propozim nga ai që u ra dakord – Shënim i SYRI.net).

Për vite me radhë, projektet e USAID-it të përqendruar te Reforma në Drejtësi janë financuar pjesërisht nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Përzierja e George Sorosit në Shqipëri nuk është gjë e re. Kryeministri Edi Rama, socialist, ishte i ftuar në dasmën Sorosit. Kur Hillary Clinton drejtonte DASH, Soros komunikonte direkt me të dhe stafin e saj për të promovuar axhendën e tij në Shqipëri.

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, kohët e fundit dhe shumë publikisht akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla për pengim të Reformës në Drejtësi. Kjo shkaktoi zemërim në Shqipëri. Zoti Llalla i shkroi Presidentit President Bujar Nishani dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për t’u ankuar për sjelljen vulgare të ambasadorit. Llalla madje pretendon në letër se Ambasadori Lu e ka kërcënuar.

Letra thotë:

“Në komunikim zyrtar dhe jozyrtar, Ambasadori Lu i ka bërë të qartë Prokurorit Llalla se, nëse ai nuk do të përkrahë publikisht ndryshimet në ligj, do të ketë pasoja personale dhe institucionale”.

Çfarë rrëmuje diplomatike!

Kjo vjen pas anulimit të vizave amerikane kohët e fundit për 70 prokurorë e gjyqtarë të lidhur me opozitën (askujt nga PS nuk iu anulua viza). Të dy incidentet mund të interpretohen si ndërhyrje partizane nga ambasada e SHBA , si një përpjekje për vetting për anëtarët e sistemit të drejtësisë. Kjo e ka bërë edhe më keq polarizimin politik në Shqipëri.

Përzierja në punët e brendshme të aleatëve të Amerikës është jo vetëm gjë e keqe për SHBA, por në kundërshtim me shpirtin dhe dokumentin e Konventës së Vienës për Marrëdhëniet Diplomatike të viti 1961. Neni 41 i Konventës deklaron se diplomatët kanë “detyrimin të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit ku janë akredituar”.

Aktivizmi politik brenda korridoreve të Foggy Bottom është mjaftueshëm i keq, kur shtrihet deri në ambasadat amerikane bëhet i dëmshëm për drejtimin e mirë të marrëdhënieve të SHBA me jashtë. Puna e diplomatëve duhet të jetë të mbrojë interesat kombëtarë të SHBA dhe jo interesat e ngushtë politikkë të një partie të vetme apo të një organizate joqeveritare.

Ndryshimi i mentalitetit brenda DASH do të jetë një proces i  avashtë si kthimi i një cisterne të madhe nafte në Ngushticën e Bosforit. Teksa Tillerson fillon të pastrojë DASH, është e vlefshme të shihet nëse disa ambasadorë karriere janë jashtë linjës së qëndrimit të administratës së re për politikën e jashtme. Ka plot individë të aftë e me përvojë, në gjendje të përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara, që mund të plotësojnë këto vende. Kjo është praktikë e zakonshme për postet e rëndësishëm diplomatikë në Londër, Berlin e Moskë, ndër të tjera. Kjo praktikë duhet të merret në konsideratë edhe për aleatët më të vegjël, përfshirë Ballkanin.

Një nga prioritetet e Administratës Trump ka qenë dëshira për të rindërtuar marrëdhëniet që janë ndrydhur për shkak të politikës së tetë viteve të mëparshëm. SHBA ka nevojë për miq e aleatë. SHBA ka nevojë edhe të mbrojë interesat e saj kombëtarë. Ndaj është jetësore që të ketë ambasadorë që e pranojnë këtë dhe nuk notojnë në ujërat shpesh të turbullt të politikave të brendshme e partizane.

*Autori është Drejtor i Qendrës për Politikën e Huaj në Heritage Foundation.

Kategori
Uncategorized

Mos vallë Lul Bashës “i ka ardhur zarfi”?

 

Nga Armir Shkurti/

I ka ardhur zarfi është një gjysmë metaforë dhe gjysmë mit shqiptar për pushtetin. Shumë nga ne besojnë se diku në Amerikë a Europë është një zyrë personeli, e cila, me porosi nga “shefi” nis një zarf për kryeministrin e ri të vendit. Ka shumë që kështu e dinë dhe që kështu e kuptojnë edhe mbështetjen ndërkombëtare për Shqipërinë: si një zarf që vjen me emrin e fituesit. Prej kësaj bestytnie ka rrjedhur edhe metafora “i erdhi zarfi” për të thënë se ka mbështetjen ndërkombëtare për të ardhur në pushtet.

Pra ai i ka ardhur Bashës zarfi?

Deri para 3 muajsh edhe një katërvjeçar i Ramës dukej i padiskutueshëm. Satrapi i Sorosit në Shqipëri, me ato deklarata kundër Trump, në favor të kandidates Klinton, dukej se i çimentoi themelet e një pushteti të gjatë e të qetë. Por më 8 nëntor Trump fitoi. “Babi” Sorosi nisi organizmet revolucionit mavi dhe po vazhdon të organizojë këdo e me çdo mjet për të rrëzuar presidentin e ri. Duket se uji i gamiles së këtij sorosakut tonë….po soset?

Gjatë të paktën dy viteve të fundit, kur është diskutuar rrëzimi i Ramës, pyetja ka qenë: po kush ta marrë? Basha në asnjë çast nuk është dukur gati dhe po ashtu, në asnjë rast nuk ka treguar vullnet serioz për të rrëzuar Ramën e për të marrë pushtetin.

Fitoren e Trump, që shumë më parë se të ndodhë, ne e kemi quajtur “deus ex machina”, një ndërhyrje madhore në këtë skenën tonë mizerje për të ndryshuar rrjedhën e dramës. Dhe në fakt rezultati i parë i kësaj deus exh machina u pa një muaj më vonë. Kryetari i PD – së, më 11 dhjetor, në përkujtim të 12 dhjetorit, ditës së themelimit të partisë së tij, e mbylli fjalimin me një shprehje të Donald Trump.

….Tani vijmë tek protesta e 18 shkurtit. Jo pak njerëz , ca me shpoti, ca me gjithë mend, po pëshpërisin; “I ka ardh’ zarfi Lulit e”?

18 shkurti është ndoshta prova e zjarrit për kryetarin e PD – së dhe ndoshta udhëkryqi që do të vendosë të ardhmen e tij politike. Pas  14 muajsh pushim, demokratët do të dalin në rrugë…për çfarë?

Nëse dalin thjesht për qokë, për t’i treguar Ramës e të tjerëve se kjo qeveri është e korruptuar, se hashashi , se bla bla bla, apo edhe do të gjuajnë me ndonjë shishe bojë, fishekzjarr, dërrasë ndonjë send a njeri e pastaj do të shpërndahen qetësisht nëpër shtëpi, ky është fundi.

Nëse protesta nis e vazhdon deri në rënien e Edi Ramës, atëhere PO që mund të thuash se “i paska ardhur zarfi Lulit”. Jo në kuptimi e mitologjisë popullore por të metaforës politike. Pra e ka seriozisht pushtetin.

Përmendi Rumaninë dje kryetari i PD – së. Po, mund të merren si shembull, edhe pse atje nuk i organizoi ndonjë forcë politike dhe se qytetaria dhe dinjiteti janë të pakrahasueshme me këtu. U mblodën masivisht, pa dëngla e eufori qytetarët, mbushën sheshin dhe pritën që qeveria të ndryshojë mendje. Kur kjo ndodhi, shkuan në shtëpitë e tyre.

PO KËTU?

E përsëris: nëse është për t’i treguar Ramës se sa keq i ka bërë këtij vendi, unë për vete, si e shtunë që është, po ia këpus andaj nga plazhi, me celular fikur e pa televizor, se e kam parë këtë film disa herë. Nëse mblidhen aty, për të mos u shkulur derisa Edi Rama të ikë, për t’i lënë vendin në qeverie teknike, atëhere PO!

PSE QEVERI TEKNIKE?

Sepse në kushtet e sotme është e doemosdoshme për të shkuar në zgjedhje pa kontrollin absolut që ka vendosur Rama me Tahirin mbi votat, votuesit dhe mekanizmat për t’i orientuar ato kah forca e tyre. Rama e ka me qejf të madh të bjerë qeveria dhe të bëhen zgjedhje sa më parë. Me këtë kod zgjedhor dhe këtë situatë ndërkombëtare, i fiton shumë më qetë se në qershor. Prandaj duhet qeveria teknike. Ajo përgatit zgjedhjet dhe në kushtet që jemi është e keqja më e vogël.

Pra të presim. Nga ajo që do të ndodhë më 18 shkurt besoj se , në mos do ta marrim vesh të plotë, të paktën në

Kategori
Uncategorized

Nga rilindasit shqiptarë që shkrinë veten për arsimin, tek rilindasit socialistë që shkrinë arsimin për veten.

Nga Dr. Albano Zhapaj/

Në harkun kohor të më tepër se një shekulli arsimi shqiptar për herë të parë, sidomos në këto katër vjetët e fundit, mund të konsiderohet pa frikë si mall tregu dhe si një biznes që mund të krijojë përfitime për një pakicë njerëzish të veshur me pushtet. Ky realitet sa i hidhur, aq edhe tragjik, ka zënë shtresë mbi të ardhmen e të rejave dhe të rinjve shqiptarë, duke i shndërruar këta të fundit nga filizat e ardhshëm të shoqërisë shqiptare, në klientët e radhës të pushtetit rilindas.

Ngjyrat e forta të reklamave të rilindjes socialiste të shoqëruara me retorikën dhe gjuhën e zgjedhur të fjalëve, kanë arritur mpirjen dhe deri vënien në gjumë të ndërgjegjes kombëtare mbi atë çka po ndodh realisht me arsimin shqiptar, me djepin e dijes, për të cilin rilindësit e vërtetë kombëtarë shkrinë veten si qiriri, shkrinë pasuritë dhe jetët e tyre për t`i dhënë jetë e shpresë identitetit shqiptar dhe të ardhmes së vendit. Shndërrimi i dijes në mall tregu dhe i fëmijëve në klientë biznesi është sot kryefjala e pushtetarëve të arsimit që kanë interesa përfitimi personal direkt mbi arsimin apo institucionet arsimore private prej tyre të privilegjuar.

Nga “çmund të bëjmë për arsimin, tek çmund të bëjë arsimi për ne”.

Historia e zanafillës së arsimit shqiptar na ka mësuar se rilindja e vërtetë shqiptare punonte për kombin dhe arsimin me moton: ç`mund të bëjmë ne për arsimin dhe për Shqipërinë. Realiteti në të cilin gjendet sot arsimi shqiptar na lë të kuptojmë se filozofia e rilindjes socialiste është një dhe e qartë, ajo punon me moton: ç`mund të sjellë në xhepat tanë arsimi dhe Shqipëria.

Rilindja e vërtetë kombëtare shqiptare, ajo e fundit të viteve 1800 dhe fillimit të viteve 1900,  ishte një lëvizje e gjerë kombëtare, e cila  tërhoqi në jetën politike të gjitha forcat shoqërore të popullit shqiptar dhe që kishte rrënjë të thella historike. Rilindja u zhvillua në një truall të përgatitur nga kryengritjet popullore dhe terrenit të ngritur falë punës së paepur të rilindësve shqiptarë për rritjen e ndërgjegjes kombëtare.

E ku mbarojnë emrat e intelektualëve të asaj kohe, duke filluar nga Pashko Vasa, Vëllezërit Frashëri, Motrat Qiriazi, Petro Nini Luarasi, Andon Zako Cajupi, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Faik Konica, e përfunduar deri tek mendimtarët e mëdhenj të shekullit të kaluar Imzot Noli dhe i madhi Çabej, të cilët i dhanë frymë dhe formë arsimit.

Janë rilindasit e vërtetë ata që me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912 kishin  krijuar kushtet për ngritjen e sistemit arsimor shtetëror edhe në Shqipëri, të cilët edhe mbas formimit të Ministrisë së Arsimit me në krye me Luigj Gurakuqin,  ngritën rrjetin shkollor në tërë vendin dhe shtypën tekste shkollore me fondet e tyre personalë, me ëndrrën dhe shpresën që mbas tyre të linin një Shqipëri më të mirë, me njerëz të mirë arsimuar dhe qytetarë të denjë për veten dhe për botën.

Filozofia e Rilindjes Shqiptare: Përparimi vjen nga arsimi.

Në vitin e largët 1909, kur qeveria turke mbylli te gjitha shkollat shqipe dhe dha urdher te prerë të shuhen në zjarr të gjithë librat, dokumentet dhe letërsia shqipe, ishin rilindësit shqiptarë që i vunë shpatullat Shqipërisë për të vënë në vend identitetin kombëtar të gjuhës shqipe dhe të arsimit, me bindjen se nuk ka përparim pa arsim.

“Më mirë vonë se kurrë, po nisemi nga përparimi, nga ndërtimi dhe përhapja e shkollës shqipe…”shkruante në atë kohë Naum Veqilharxhi. Naimi i madh në vjershën kushtuar ngjarjes së hapjes së “Mësonjëtores” së parë, me gëzim e shpresë shkruante: “Hapu, hapu errësirë/pa eja tëhu, o dritë/ se arriti koh’e mirë/U gdhi nata, u bë ditë…”

Nuk ka asnjë pikë dyshimi se vizioni i rilindjes kombëtare shqiptare të asaj kohe kishte nuanca të forta perëndimore, jo vetëm se mbështetej tek filozofia e revolucionit francez të asaj kohe, por edhe për faktin se zhvillimin dhe përparimin e kombit e shikonin pikërisht tek arsimi. Nuk ka asnjë pikë dyshimi se rilindësit e vërtetë shqiptarë nuk e shikonin kurrsesi arsimin si një mjet për të siguruar të ardhura personale, dhe kjo i identifikon ata si patriotë e përparimtarë. Si përfundim mund të themi se nuk ka asnjë pikë dyshimi se rilindësit shqiptarë ishin intelektualë të spikatur, njerëz të shquar të arsimit dhe kulturës, që bagazhin kulturor dhe dijet e tyre i vunë në shërbim të arsimit.

Filozofia e Rilindjes Socialiste: Përfitimi vjen nga arsimi.

Me skemën e re të pranimeve në universitet nuk ka më asnjë pikë dyshimi se pushteti edhe këtë vit do të nxjerrë përfitimet e tij duke shitur të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve tek universitetet private. Rilindja socialiste pasi shiti apo dha me koncesion resurset më të rëndësishëm natyrorë të vendit, pasi shkatërroi prona e biznese, pasi mbylli plot vende pune, pasi detyroi me qindra mijëra vetë të emigrojnë, pasi dha me koncesion shëndetin e popullit tek disa kompani private, mendoi edhe më të fundit, atë të dhënies me koncesion edhe të së ardhmes së të rinjve shqiptarë, arsimimit të tyre për pesë vitet e ardhshme tek institucionet private të arsimit, aty ku ata vetë kanë aksionet e tyre të biznesit.

Të mos harrojmë se një vit studimesh vetëm tek institucionet e arsimit tëlartë privat sjell përfitime kolosale, pasi aty tarifa për person shkon nga 2500 deri në 5000 euro në vit, varet nga lloji i universitetit privat, dhe restoja sigurohet nga “zemërgjerësia” e pushtetit rilindas, i cili u akordon kuotat e pranimit dhe u`a shpie studentët tek dera e institucionit me detyrim.

Një skemë tjetër sa përfituese aq edhe korruptive, që në filozofinë e përdorimit, është padyshim dhënia me koncesion i Provimit të Anglishtes së  Maturë Shtetërore, ku ashtu siç rezultoi edhe vitin e kaluar i`u dhurua një biznesi, pra u përdor një agjenci private që përveç të tjerash nuk renditet e para në listën evropiane dhe botërore të testeve ndërkombëtarë të gjuhës angleze.

Ajo që përsëri do të vihet re në këtë proces është edhe kostoja totale që do të zërë për buxhetin e shtetit dhe për xhepat e familjeve të maturantëve, ky provim që do të vlerësohet nga një biznes privat. Të mos harrojmë se një provim i gjuhës angleze kur kryhet në ambientet e një agjencie/bisnesi të tillë, për çdo person shkon nga 60 deri në 100 euro.

Kush e drejton arsimin?

Nuk ka as më të voglin dyshim se menaxhimi i arsimit të sotëm kryhet nga njerëz mediokër, gjysmë të shkolluar, arrogantë, të cilët në disa raste  kanë rezultuar hajdutër, rrugeçër e gjobëvënës të arsimit privat dhe mësuesve të pambrojtur. Nuk ka as më të voglin dyshim se menaxherët e sotëm të arsimit janë pa vizion dhe arsimin e përdorin për dy qëllime kryesore: nga njëra anë për përfitim personal ekonomik dhe nga ana tjetër për katapultim në poste të tjera shtetërorë ku sipas tyre përfitimi korruptiv ka përmasa më fitimprurëse.

Duket qartë se nga epoka e rilindësve shqiptarë që shkrinë gjithë CV-të e tyre për të ndërtuar arsimin, kemi hyrë në epokën e rilindësve socialistë që ndërtojnë CV-të e tyre duke shkrirë arsimin. Padyshim që këta drejtues “Copy-Paste” të filozifisë së pushtetit rilindas për nga ngjyrat dhe fjalët që përdorin mendojnë se janë “profetë” dhe për interesat e tyre pushtetare, kur u duhet citojnë edhe rilindësit e vërtetë të kombit tonë.

Ka ardhur koha për t`u thënë këtyre “profetëve” të pushtet-rilindjes së arsimit se populli ndonjëherë edhe mashtrohet, edhe bindet, edhe duron, por në fund kur t`i jetë zgjuar ndërgjegjja e së vërtetës, do ngrihet dhe ora e mashtrimeve do përfundojë. Jetoni edhe ca mbi plagët e arsimit o rilindas të rinj.

Kategori
Uncategorized

Rama nuk e ka uruar Trump-in. Departamenti i Shtetit: Duhet të pyesni qeverinë shqiptare për arsyen.

Cila është marrëdhënia e SHBA-së me Shqipërinë pas fitores së Donald Trump? Kjo nuk është një pyetje që merr për bazë spekulimet keqdashëse, por fakte publike e politike që lidhen së pari me qëndrime të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Tashmë është bërë e njohur se ky i fundit u bë pjesë e fushatës elektorale në SHBA me disa deklarata të personalizuara ndaj Trump, që sot është presidenti i këtij vendi. Pak ditë më parë, kryeministri deklaroi se ai ka “sulmuar kandidatin por jo presidentin”, me të cilin nuk ka kontakte.

Problemi që rrjedh nga këto deklarime, të cilat do të shihet në të ardhmen nëse do të prodhojë kosto ose jo, vijon edhe me qëndrimin e qeverisë pas zgjedhjeve. Deri më sot dihet vetëm një mesazh urimi nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati për fitoren e Trump në Facebook, por jo një mesazh zyrtar.

ResPublica pyeti për këtë çështje në rrugë telefonike këshilltarin e Kryeministrit për mediat, Endri Fuga, i cili nuk u përgjigj. Po kështu, një pyetjeje për këtë çështje në Departamentin Amerikan të Shtetit, mori si përgjigje: Ju duhet të pyesni qeverinë shqiptare.

Por me situatën aktuale, qeveria shqiptare ka si interes momental autizimin politik, sa kohë që duket se është vetë e paqartë se nga do të marrin punët. Kjo qoftë për gafën e Edi Ramës, qoftë edhe për paparashikueshmërinë e presidentit amerikan. Deri më sot kontakte publike me administratën e re ka patur vetëm Fatmir Mediu, që arriti të shkëpusë një foto me Rex Tillerson.

Marrëdhëniet me Shtëpinë e Bardhë në Shqipëri kanë qenë simbolike. Ose më mirë: te shqiptarët janë shitur deklarata dhe ndonjë foto me presidentin e radhës, që kanë shërbyer si ato pasqyrat për indigjenët.

Edhe kur thuhet se SHBA janë “aleati ynë strategjik”, fraza ka më tepër një kumbim thelbësor për stabilitetin psiko-politik të shqiptarëve sesa ndonjë përmbajtje reale. Kjo ngaqë partneriteti strategjik funksionalizohet ose nga një pozitë specifike, ose nga ndonjë raport real dhe proporcional. Asgjë e tillë nuk ngjan të ketë Shqipëria.

Kjo heshtje e qeverisë në përpjekjen e detyrueshme për t’u afruar me administratën e re amerikane, apo për të sqaruar opinionin sesi qëndron e vërteta, vijon të ndërtohet mbi premisën e shqiptarëve indigjenë. Të cilëve tashmë u shiten deklaratat e ambasadorit Donald Lu dhe angazhimi i tij për reformën në drejtësi si garanci se asgjë nuk ka ndryshuar.

Ndërkohë që gjithë bota po shkruan se çdo gjë po ndryshon. SHBA nuk po sheh më njësoj Gjermaninë, BE-në, Rusinë, Kinën dhe Turqinë. Pse vallë për Shqipërinë apo më gjerë për Ballkanin të ketë ngurtësim në pozicion?

Në mungesë të transparencës është logjika dhe arsyetimi që ndihmon për të kuptuar se marketimi i mbështetjes amerikane për qeverinë përmes Donald Lu dhe angazhimit të tij për reformën, në fakt pak lidhet në qëllime me interesat e Shqipërisë. Ajo pretendon të mbahet si garanci e rreme, si instrument artificial stabiliteti politik në një situatë ku edhe vetë koalicioni qeverisës është në destabilizim e sipër.

Aq më tepër merr kuptim kjo ftohje dhe paqartësi në raportet mes SHBA dhe Shqipërisë në drejtim të politikës së jashtme personale të Edi Ramës, qoftë në raport me fqinjët, qoftë në raport me një vend si Irani me të cilin po normalizohen marrëdhnëiet. Një shtet si Shqipëria i qaset rendit ndërkombëtar nën garanci të të mëdhenjve, ose nën tagrin e lojërave të interesave ekonomike të paqarta dhe legallisht të dyshimta. Mund të pyetet pra: nën cilat garanci zhvillohet politika e jashtme aktuale, të paktën në vendimet e diskutueshme që kanë vënë përballë minsitrin e Jashtëm dhe Presidentin, apo edhe në drejtim të fqinjve?

Në finale duhet thënë se Edi Rama dhe qeverisja e tij, njësoj si ndaj shqiptarëve, edhe me miqtë e partnerët e huaj ka provokuar zhurmë më shumë sesa punë. Çdo iniciativë e ndërmarrë, qoftë edhe Procesi i Berlinit, është e qartë se është shfrytëzuar për synime politike të brendshme, pa prodhuar në fakt asnjë punë konkrete. Karizma e artistit që bën politikë ndryshe është oksiduar aq sa tashmë krijon vetëm bezdi, apo monotoninë e njohur që jep një serial që shikohet disa herë.

Kategori
Uncategorized

EKSKLUZIVE/ Ja kush janë gjyqtarët e prokurorët e huaj që do të bëjnë vettingun në Shqipëri.

 

Genoveva Ruiz Calavera, shefja e bordit të manaxhimit për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, i ka dërguar një shkresë zyrtare sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, ku e ka informuar me nisjen e procedurave formale për emërimin e anëtarëve të organeve të Vettingut, shkruan SYRI.net.

Calavera, e cila ka prezanuar anëtarët e bordit, ka bërë të ditur se kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe Ambasadori i SHBA mund të marrin pjesë në takime si anëtarë jo të përhershëm, sidomos kur mbledhjet zhvillohen në Shqipëri.

Siç shkruan SYRI.net, shefja e bordit ka shpjeguar se në përputhje me Kushtetutën Shqiptare, Komisioni Evropian dhe SHBA po përgatisin ardhjen e ekspertëve ndërkombëtarë në Shqipëri, për të monitoruar procesin e formimit të organeve të rivlerësimit, pra të para-vettingut. Këta vëzhgues do të ndihmojnë në mbikqyrjen dhe kontrollin nga ana bordit të manaxhimit të ONM.

Tre ekspertët nga Bashkimi Evropian janë:

Z. Ferdinando Buatier de Mongeot nga Italia, gjyqtar i vjetër

Z. Theo Jacobs nga Belgjika, prokuror i vjetër

Z. Martin Kessen nga Gjermania, gjyqtar i vjetër

Roli i tyre do të jetë mbikëqyrja e procesit të formimit të organeve të Vettingut si dhe të monitorojnë cilësinë e kontrollit të kryer.

“Ju siguroj se BE i ka zgjedhur me kujdes të veçantë bazuar në karrierën profesionale, si anëtarë të vjetër të sistemit të drejtësisë në vendet e tyre, si dhe bazuar mbi angazhimet e mëparshme në vende kandidate dhe kandidatë të mundshëm”, shkruan Calavera në dokumentin e siguruar në mënyrë ekskluzive nga SYRI.net.

Skuadra e ekspertëve do të ketë edhe dy anëtarët e saj nga SHBA, të cilët janë:

Z. John Vaudreuil, Prokuror i SHBA për Distriktin Perëndimor në Wisconsin

Z. Peter Ainsworth, Këshilltar Senjor për Anti-Korrupsionin në Departamentin e Drejtësisë

Ata do të kenë të njëjtin rol si të kolegëve të tyre evropianë më sipër. Vaudreuil do të jetë i pari që do të vijë, ndërsa Ainsworth do të jetë alternativë.

Kategori
Uncategorized

Pa gjykuar korrupsionin e Qeverisë së Ramës, nuk ka zgjedhje parlamentare të Lira dhe të Ndershme.

 

Jakup B. GJOÇA/

 

SHQIPTARË:

Si mund të besoni që zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017 do të jenë të lira dhe të ndershme, KUR KRYEMINISTRI RAMA BËN FUSHATË ELEKTORALE ME DEPUTETË DHE MINISTRA TË KORRUPTUAR DHE ME PERSONA ME REKORDE KRIMINALE?

 

Deputeti socialist Alfred Peza dje nuk iu përgjigj thirrjes së Prokurorisë së Tiranës dhe nuk shkoi të përgjigjej, të mbrohej ligjërisht ndaj akuzave të organit hetimor, e cila heton pasurimin e deputetit për blerjen e aksioneve bankare me vlerë 1,2 miliardë lekë.

Nëse Alfred Peza nuk do të ishte deputet socialist, por deputet i Opozitës, padyshim që prokuroria sot do të ki8shte lëshuar urdhërarrest ndaj të dyshuarit për korrupsion. Ftesa e Prokurorisë për t’u hetuar është normë ligjore dhe askush nuk mund ta shmangë.

Nëse Alfred Peza nuk do të ishte deputet socialist, por një qytetar i zakonshëm, atëhere prokuroria sot do të kishte lëshuar urdhërarresti ndaj tij për shmangie të hetimit ligjor.

Nëse kryeministri Edi Rama do të kishte ndjeshmërinë ligjore, do të ndjente sadopak përgjegjësi morale ndaj popullit që i ka dhënë VOTBESIMIN për të qeverisur, DJE deputetin Socialist Alfred Pezën do ta kishte përjashtuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste për dy arësye më shumë:

-E para, Kryeministri Rama, që të bëhet i besueshëm te shqiptarët dhe te partnerët ndërkombëtarë, që KA VULLNET POLITIK për të luftuar korrupsionin, do të jepte shembullin nga vetvetja, nga Partia që kryeson, duke lehtësuar Prokurorinë, të hetojë SË PARI deputetët socialistë që janë në maxhorancë.

– E dyta, kryeministri Rama do t’u thoshte shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, që ai, si kryeministër, NUK ËSHTË PENG I KORRUPSIONIT, derisa ka vullnet politik të çojë në hetim çdo deputet socialist, çdo minsitër socialist, të cilët Prokuroria i heton për korrupsion.

– Së treti, Kryeministri Rama duke lehtësuar Prokurorinë të hetojë edhe deputetin socialist për korrupsion, do të dëshmojë, që edhe Reforma në Drejtësi është mbi partitë, është e panashme.

Kryeministri Edi Rama, përkundrazi, deputetin e tij socialist, Alfred Peza e ka ngarkuar me përgjegjësinë politike, që të udhëheqë fushatën elektorale të PS në fushën elektronike, edhe pse DEPUTETI Alfred Peza hetohet nga prokuroria për korrupsion.

Kësisoj, kryeministri Edi Rama i jep deputetit të tij, që hetohet nga prokuroria  për korrupsion, mbështetjen politike dhe kjo mbështetje politike e kryeministrit për deputetin që hetohet për korrupsion BARAZOHET në IMUNITET POLITIK ndaj LIGJIT!!!

Imuniteti politik ndaj hetimit të prokurorisë, që i jep kryeministri Rama deputetit të tij Alfred Peza, është dëshmia më e qartë se Kryeministri Edi Rama KA MARRË PENG EDHE DREJTËSINË NË SHQIPËRI.

Ndërkohë, që Bashkimi Europian i kushtëzon Shqipërisë luftën kundër korrupsionit, për hapjen e negociatave për anëtarësim, deputetët socialistë që janë pasuruar në miliarderë dhe blejnë edhe aksione bankare mbrohen nga kryeministri Rama nga hetimi i prokurorisë!!!

Atëhere, si mund të integrohet Shqipëria në Bashkimin Europian, kur prokuroria nuk ka forcë të hetojë për korrupsion deputetin e kryeministrit Edi Rama?

Qytetarët rumunë kanë ditë të tëra që protestojnë masivisht kundër qeverisë së korruptuar, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist të korruptuar.

Në Shqipëri, ku deputeti socialist Alfred Peza blen aksione bankare 1,2 miliardë lekë vetëm në 2 vjetët që është deputet, askush NUK PROTESTON KUNDËR KORRUPSIONIT.

Kryeministri Rama, mashtron me propagandë shqiptarët dhe faktorët politikë ndërkombëtarë, duke u zotuar se korrupsionin do ta luftojë me reformë në drejtësi, por, që njëkohësisht, pengon prokurorinë të hetojë deputetin e tij.

Para disa ditësh, ministri socialist i Financave doli publikisht në fushatë elektorale në krah të ishkryebashkiakut socialist, që iu hoq mandati për rekorde kriminale dhe u shkarkua edhe nga kryeministri Rama.

Ky është mesazhi politik që përcjell kryeministri Rama shqiptarëve në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit 2017:

– Kërkon fitore politike edhe me kontributin e personave me rekorde kriminale.

Atëhere:

-Si mund të besosh që zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017 do të jenë të lira dhe të ndershme, KUR KRYEMINISTRI RAMA BËN FUSHATË ELEKTORALE ME DEPUTETË  DHE MINISTRA TË KORRUPTUAR DHE ME PERSONA ME REKORDE KRIMINALE?

– Si mund të besosh që reforma e drejtësisë, që hartuan dhe miratuan deputetët socialistë, do të luftojë KORRUPSIONIN, kur deputeti socialist Alfred Peza SHPËRFILL PROKURORINË dhe nuk shkon të përgjigjet ndaj akuzave penale për korruopsion dhe kryeministri Rama i jep deputetit të tij përkrahje  dhe imunitet politik?

Është Iluzion i rremë për cilido shqiptar utopik, I cili shpreson se me votime, do të bëhet ndryshimi në Shqipëri, që me votime do të largohet qeveria e korruptuar,  derisa procesi zgjedhor dhe votimet do të bëhen, mbikqyren nga kryeministri Rama, që votat do të numërohen nga komisionerë militantë të kreyministrit Rama.

Qytetarët rumunë e kanë kuptuar standartin demokratik, që qeveria e korruptuar largohet nga Pushteti VETËM ME PROTESTA POPULLORE!!!

Kategori
Uncategorized

Korça e bibliotekës dhe kulla e rilindjes.

Kategori
Uncategorized

Në Shqipëri Donald Lu është President dhe Donald Trump ambasador. Apo e kemi gabim?!

Në Shqipëri Donald Lu është President dhe Donald Trump ambasador. Apo e kemi gabim?!

Nga Syri.net /

Një situatë absurde po zhvillohet me intesitet në disa segmente të rëndësishme të ambientit mediatik dhe politik në vendin tonë, menjëherë pas fitores së “papritur” të Donald Trump si presidentit i 45-të i SHBA-së. Gati të gjitha mediat e kontrolluara nga Edi Rama, menjëherë pas zgjedhjes së Presidentit për të cilin kishin vënë bast se nuk kishte asnjë shans të fitonte nisën një fushatë denigruese kundër tij. Fillimisht u duk se e gjitha kjo maskaradë ishte pasojë e  hidhërimit dhe zhgënjimit për humbjen e Hilari Klintonit, që kishte  si “kumbarë“ kumbarin e tyre, Xhorxh Sorosin. Por koha tregoi dhe po vërteton çdo ditë në vazhdim, që bëhet fjalë për një strategji të mirë organizuar.

Është e vërtetë që pështyma e mizave periferike të një vendi të mbaruar në cep të Europës, as që kanë shans të mbërrijnë deri te mamuthi përtej oqeanit, por ama këtu brenda po ndyjnë sa të mundin pro amerikanizmin e popullit shqiptarë. Që të jemi të qartë Donald Trump u zgjodh nga populli amerikan dhe që atë ditë që u u betua para tij, ai është vetë Amerika. Dhe kjo është kështu dhe pikë, jo për vetëm për ne. Por këtu po ndodh (më saktë po instrumentalizohet) një fenomen sa qesharak, aq edhe i rrezikshëm. Ajo palë që në çdo edicion lajmesh dhe studio televizive hedh baltë mbi figurën e Trump është edhe dashnorja dhe mbrojtësja e madhe e ambasadorit të tij në Tiranë, Donald Lu.

Janë të njëjtët që sa herë lëshon ndonjë “bombë” ky i fundit dhe kur ata zëra të paktë kritik i thonë, që e ke tepruar sepse nuk je guvernator i vendit por ambasador, të lëshohen dhe të kujtojnë se ai përfaqëson vetë Presidentin e SHBA-së, prandaj bëj kujdes. Pra Donald Lu-në nuk duhet ta kritikosh, sepse tak-fak etiketohesh antiamerikan. Por ama nga ana tjetër Ylli Rakipi, Blendi Fevziu (të mos flasim për lajmet e Sokol Ballës) bëjnë emisione të tëra ku merren me presidentin Trump, për çfarë po bën me politikat brenda vendit dhe ato globale. Nuk i zë gjumi për “fatin” e muslimanëve amerikanë. Dhe nëse dikush u thotë, që kini kujdes se po e teproni, të thonë pa një pa dy, se kanë hallin e amerikanëve dhe të muslimanëve që po i ndalon të futen në SHBA (në fakt nga ata 7-të të parët që ju revokua viza pas dekretit, 3 ishin të krishterë).

Vini re çfarë standardi të dyfishtë përdorin, pa ju dridhur qerpiku; Nëse kritikon ambasadorin Lu je antiamerikan, nëse kritikon Presidentin Trump ke hallin e Amerikës dhe je pro amerikan!! Sipas kësaj “logjike”, Lu që është një majë lapsi në stafin e Trump na përfaqëson vetë Amerikën, pra është President dhe jo ambasador, për mbarëvajtjen e marrëdhënieve të dy vendeve.

Në fakt duhet të ndodhte e kundërta. Debati dhe shqetësimi i vërtetë që duhej trajtuar në Shqipëri pas zgjedhjes së Donald Trump si President nga populli amerikan, duhet të ishte ai në dritën e deklaratave të kryeministrit tone, që e ka quajtur “rrezik për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri”. Rama ka thënë edhe që ai është turp për mbarë civilizimin dhe rrezik për vetë Amerikën, por emisionet e Rakipit dhe Fevziut bashkë me lajmet e Ballës, edhe pse janë “gjigante”, nuk besojmë se mund të arrijnë që këtë zbulim të Ramës, ta përçojnë deri te populli amerikan dhe vendet e tjera që përfaqësojnë civilizimin mbarëbotëror.

Çështja është shumë e thjeshtë; Kemi ende në detyrë një kryeministër që është përzierë dhe është përdorur keq, gjatë fushatës në SHBA kundër Presidentit që ka sot Amerika. Dhe jo vetëm kaq. Ai jo vetëm që nuk denjon që të dërgojë një urim në emër të qeverisë që drejton me votat që morri nga ky “popull pro amerikan”, por as nuk po kërkon ndjesë, për atë që ka bërë.

Si përfundim mund të themi se ky realitet mediatik i frymëzuar nga Edi Rama na ka vendosur në mes të një situate, që është pak ta quash groteske; po krijohet ideja që Donald Lu është Presidenti i duhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kurse Donald Trump ambasadori i keq i Shqipërisë në Washington, i cili po shkatërron marrëdhëniet mes dy vendeve dhe po na turpëron civilizimin! /Syri.net/

Kategori
Uncategorized

Kush duhet të dalë me 18 shkurt në protestë!

Kush duhet të dalë me 18 shkurt në protestë!

Nga Hysni Gurra /

Populli rumun ishte një hap përpara popullit shqiptar në rrëzimin e diktaturës, ashtu është edhe sot. Qindra mijëra protestues kanë pushtuar rrugët e Bukureshtit kundër dekretit qeveritar që parashikon amnisti të pjesshme për zyrtarët e korruptuar. Protestuesit rumun kanë  deklaruar se nuk tërhiqen më edhe pse qeveria u tërhoq, pra, tani kërkojnë largimin e qeverisë. Një rrugë e dy punë, i thotë populli ynë kësaj. Por, për protesta kundër qeverisë nuk është se ia themi shumë në fakt. Opozita shqiptare ka thirrur një protestë më datë 18 shkurt, nën shembullin e rumunëve. Edhe pse shembujt që rendit, për shumëkënd, nuk ngjasojnë.

Qëllimi i opozitës është të vijë në pushtet dhe kjo nuk është ndonjë e panjohur e madhe.

A duhet të vijë kjo opozitë në pushtet? Mund të pyesin shumë njerëz.

Unë mendoj se ka një mijë argumente pse kjo opozitë duhet të vijë në pushtet ashtu sikurse ka një mijë të tjera që nuk duhet të vijë.

Këto lloj pyetjesh dhe kompleksin për t’i bërë apo jo këto pyetje e kanë përgjithësisht militantët e partive, unë për vete nuk e kam. Në kushtet kur në Shqipëri nuk ekzistojnë sindikatat apo kur shoqëria civile financohet nga buxheti i shtetit (ka një agjensi shtetërore e cila shpërndan fondet për shoqërinë civile, për ata që nuk e dinë) detyra për të thirrur protesta i takon opozitës dhe qytetarët e ndershëm, të cilët përbëjnë shumicën, është t’i përgjigjen opozitës.

Qytetarët duhet të shkojnë në protestë në radhë të parë për të “frikësuar” opozitën.

Çfarë dua të them me këtë?

Nëse protesta e 18 shkurtit arrin në përmasa sa çereku i protestave në Rumani, opozita duhet të ndihet e përgatitur që nesër në pushtet, nëse nuk u përmbahet premtimeve, jo të mendojë për dy mandate qeverisjeje, por as një mos ta mbyllë plotësisht.

Shumë njerëz, kur shohin deputetët, ish zyrtarët e djeshëm që akoma nuk u ka dalë velania nga pushteti, thonë: – Po pse të protestoj unë, që të majmen këta?!

Kjo është një shprehi që deri diku qëndron.

Por, një tjetër pyetje mund të shtrohet: – A mendon kush se kjo qeveri nëse mandatohet edhe për një katër vjeçar tjetër do të punojë më mirë?

Përgjigjen e kësaj pyetje mund ta japë edhe një rilindas i thekur se këta veçse do t’i shtojnë zullumet, kurrsesi nuk mendohet se do të punojnë më mirë.

Mos dalin në protestë ata që jetojnë sot më mirë se dje!

Në protestë të dalin ata që pritën uljen e çmimit të energjisë, i cili u rrit!

Në protestë të dalin ata të cilët pritën uljen e çmimit të ushqimeve të shportës, të cilat u rritën!

Në protestë  të dalin ata të cilët pritën se çmimi i naftë dhe benzinës do të ulej,  jo vetëm që nuk u ul çmimi i tyre, por u rrit edhe ai i gazit!

Në protestë të dalin ata të cilët prisnin arsim më cilësor dhe me çmime të përballueshme nga të gjithë, por nuk ndodhi kjo!

Në protestë të dalin punëtorët e fasonerisë (skllevërit e kohëve moderne)!

Në protestë të dalin bujqit dhe blegtorët, të cilët prisnin çmim inputesh bujqësore të ulura, prisnin çmimin e naftës të ulur, prisnin farëra dhe fidane më cilësore, prisnin ujin në parcelë, prisnin mekanikë bujqësore, prisnin fonde më shumë, dhe nuk morën as njërën as tjetrën!

Në protestë të dalin ata të cilët votuan për të patur një Shqipëri pa plehra dhe sot e kanë më të ndotur se dje!

Opozita ka gabimet e saj, por për të gjitha këto sa më lart rendita, nuk është fajtore opozita, është pushteti.  Ky pushtet premtoi se do t’i realizonte këto premtime, gënjeu. Ka vetëm një njeri në Shqipëri, i cili bën fajtore opozitën për të gjitha këto, dhe ai është kryeministri i vendit. Edhe ky është një premtim i pambajtur se pati premtuar se qeveria do të ketë fjalë punën dhe opozita ka punë fjalën, nuk e mbajti as këtë premtim.

Shqiptarët duhet të dalin masivisht në këtë protestë për të vënë para përgjegjësisë pushtetin dhe për të frikësuar opozitën.

Nesër, nëse opozita e sotme vjen në pushtet dhe sillet si qeveria e sotme, shqiptarët sërish duhet të ngrihen dhe t’i tregojnë vendin, në mesin e mandatit po qe e nevojshme.

Kjo është frika e cila duhet t’i përcillet opozitës në 18 shkurt.

Një rrugë e dy punë!

Kategori
Uncategorized

Manjani hap “kutinë e Pandorës”: Ja si po pastron Rama para me projektin “1 miliardë euro”

manjani1

“Projekti 1 miliardë euro i shpallur nga Kryeministri është PASTRIM PARASH! Kultivimi dhe tregëtia e hashashit i paska mbledhur 1 miliardë euro, por u duhet një vend për ti fshehur. Mënyra më e mirë është investimi. Investimi në projekte qeveritare është më i sigurti”. Kështu shprehet ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i shkarkuar nga detyra këtë javë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një statusi në Facebook, Manjani hedh akuza të forta në drejtim të qeverisë, teksa i kujton kësaj të fundit ngjarjet që pasuan skemat piramidale.

Ja postimi i Ylli Manjanit në Facebook:

Përshëndetje,

Projekti 1 miliardë euro i shpallur nga Kryeministri është PASTRIM PARASH! Kultivimi dhe tregëtia e hashashit i paska mbledhur 1 miliardë euro, por u duhet një vend për ti fshehur. Mënyra më e mirë është investimi. Investimi në projekte qeveritare është më i sigurti.

Skema tipike e pastrimit të parave që vijnë nga ekonomia e zezë dhe kriminale kërkon një kontratë (shërbim, Koncension apo PPP) me qeverinë, një bankë që të jetë garante dhe një shtet të paralizuar (për tu mbrojtur nga ndjekja penale).

Oferta në shuma të tilla u vijnë gjithmonë qeveritarëve. Njerëz të ndryshëm me ose pa kravatë shfaqen gjithmonë nëpër zyra ministrash e kryeministrash me ofertën “kam para por dua ti investoj, mundësisht në Infrastrukturë”. Deri më sot qeveritë tona i kanë refuzuar këto oferta sepse ishin pastrim parash.

Kryeministri sot shfaqet jo si refuzues, por si ofertues dhe pranues i ofertes se vet. Kështu ndodh vetëm kur je vetë edhe në krye të parave edhe në krye të qeverisë!

Jo pa qëllim u shpall tani kjo nismë. Tani që i mbaroi misioni FMN qeveria i ka duart e lira të marrë borxhe jashtë sistemit të borxhit pubblik. Konsensionet jane borxhe të pastra për shtetin dhe shoqërinë, por qeveria nuk i rregjistron si boxh menjëherë.

Tani i mblodhen paratë e gati tre viteve aktivitet informal e kriminal të kultivimit dhe tregëtimit te hashashit, por edhe aktiviteteve të tjera të paligjshme. Thuajse askush nuk u dënua apo iu sekuestrua pasuria! Vetëm viktima të krimit dhe disa malësorë Lazaratas janë shumë pak për të provuar suksesin imagjinar të Kryeministrit në luftën kundër drogës. Drejtësia në këtë rast nuk është 100% fajtore, sepse shumë pak nga ata që u kapën i shpëtuan denimit! Trafikantët e vërtëtë vetëm u pasuruan dhe tani janë gati të investojnë.

Sulmi me qëllim bllokimin e Prokurorisë synon në thelb të garantojë siguri për investitorët “trafikantë” që nuk do ketë hetime kur paratë të filojnë të dalin në sipërfaqe!

Tani duhet një projekt i tillë edhe për “tu gjetur punë” bankave që prej vitesh tashmë rropaten për të mbyllë bilancet e tyre vjetore pozitivisht.

Sigurisht tani në prag të zgjedhjeve duhet ky projekt, i cili përdoret për qëllime populiste për të fituar zgjedhjet.

Çështja është se me këtë mënyrë edhe të tjerë përpara i kanë fituar zgjedhjet. Me skemat piramidale u fituan zgjedhjet e 1996, por vetëm një vit më pas ndodhi hataja.

Shqiptarët nuk mund ti lajnë borxhet trafikantëve njësoj si kreditorëve seriozë të derisotëm!

Si fillim nuk duhet të largohet FMN…

Kategori
Uncategorized

Bashkëshorti i Romana Vlahutin me dy projekte të mëdha biznesi në Shqipëri

Tjetër zbulim, bashkëshorti i Romana Vlahutin me dy projekte të mëdha biznesi në Shqipëri

Rruga evropiane për Shqipërinë kalon përmes Greqisë. Sado që kjo mund të shqetësojë lidershipin shqiptar, si dhe disa anëtarë të BE-së që janë duke u përpjekur të minojnë bisedimet midis dy vendeve, ky është realiteti.

Propozimet e Komisionit Evropian dhe progres-raporti për Shqipërinë, nuk janë detyruese për Këshillin Europian, që do marrë çdo vendim lidhur me pranim e Shqipërisë në BE.

Ajo që është e habitshme, megjithatë, është se përmbajtja e raportit të Hahn ka shumë pikë negative në lidhje me Shqipërinë, që nuk janë përmendur qëllimisht në njoftimin publik të Komisionit.

Ky raport i referohet mangësive, humbjen dhe problemet në një numër të madh fushash, që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, ndërsa shpallja publike e Komisionit thekson pikat e zgjedhura që i japin një pamje të ndryshme progresit të përgjithshëm të Shqipërisë.

Megjithatë, promovimi i një imazhi të përmirësuar të Shqipërisë nga z. Hahn, në emër të Komisionit Evropian nuk është e rastësishme. Në fund të fundit, ishte ai që vetëm pak muaj më parë pothuaj shkatërroi bisedimet Greqi – Shqipërinë, duke thënë se të dy palët janë duke diskutuar një çështje që nuk ekziston, në një përgjigje ndaj një pyetje nga ana e eurodeputetja e Partisë Demokracia e Re, Maria Spiraki.

Qëndrimi i njëanshëm i Hahn për Shqipërinë nuk është i rastësishëm. Sipas burimeve të IBNA, qëndrimi i Komisionerit dhe konfigurimi i tekstit të progres-raportit lidhet me ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Roamana Vlahutin, e cila në kundërshtim me atë që kërkohet nga legjislacioni evropian, është e njëanshme ndaj palës shqiptare.

Ish gazetarja kroate, u bë një analiste, konsulente politike, ambasadore dhe anëtare e komitetit ekzekutiv të BE-së, dhe në fund ambasadore e BE-së në Shqipëri.

Roli i ish politikanëve nga Kroacia që veprojnë si këshilltarë për kryeministrin Edi Rama, Vlahutin, që është me origjinë kroate dhe përpjekjet nga ana e Kroacisë për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe marrëdhëniet Kosovë – BE, i japin një tjetër dimension Vlahutinin dhe gjithashtu rolit të Kroacisë në Rajon.

Sipas medieve, burri i Vlahutin, Vlado Azinoviç është i përfshirë në dy projekte të mëdha në Shqipëri. Nga njëra anë linja hekurudhore Shqipëri-Mal i Zi dhe nga ana tjetër sistemet e sigurisë të shtetit shqiptar.

Natyrisht, duke i ofruar Shqipërisë premtime të rreme për anëtarësimin në BE, në këmbim të përfitimit financiar përmes projekteve të mëdha, disa njerëz po përpiqen të “shkatërrojnë” marrëdhëniet e mira të ndërtuara mes Greqisë dhe Shqipërisë së fundmi.

Aktualisht, ka një hetim dhe jo vetëm nga mediat për rolin e Romana Vlahutin dhe burrit të saj në Shqipëri. /IBNA/

Kategori
Uncategorized

A do të kërkojnë dënimin e diktatorit Enver Hoxha?

2017-01-28-16-29-18

A do të kërkojnë dënimin e diktatorit Enver Hoxha?

Nga Reshat Kripa/
Këto ditë një lajm i bujshëm po qarkullon në vendin tonë. Më datën 28 janar në sallën kryesore të Pallatit të Kongreseve do t’u organizoka një kuvend kombëtar me të përndjekurit politikë ku do të shpallet edhe një parti e tyre dhe sipas të dhënave, organizatori i saj do të jetë ish-anëtari i komisionit të posaçëm të Partisë Socialiste për hartimin e programit të kësaj partie dhe drejtori aktual i Institutit të Integrimit të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola. Organizimi i një kuvendi të tillë në një sallë të tillë kushton disa miljona lekë që organizatori i saj ia di burimin dhe ai është Partia Socialiste që e sponsorizon Per cilët të përndjekur e quan veten përfaqësues të tyre personi i mësipërm? Të përndjekurit politikë jo të gjithë kanë të njejtin ideal. Midis tyre ka të djathtë dhe të majtë, ka demokratë, republikanë, liberalë, ballistë, monarkistë, socialist, social-demokratë, madje edhe komunistë. Një pjesë e tyre kanë patur idealin e Shqipërisë Etnike dhe janë sakrifikuar për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi ndërsa të tjerë idealin komunist por që përfunduan në burg apo interninm për ndonjë tekë apo mosmarrëveshje jo parimore me idhullin e tyre diktator. Madje ka patur edhe nga ata të dënuar ordinerë që vidhnin apo kryenin veprime incesti me familjarët e tyre dhe regjimi totalitar, për t’i dënuar më tepër, u shtonte edhe akuzat politike për agjitacion dhe propagandë apo tentativë arratisjeje, si dhe të tjerë që u thyen dhe u vunë në shërbim të nomenklaturës së kuqe duke spiunuar deri edhe shokët e tyre Atëherë prej cilës prej këtyre shtresave të përndjekurish do përbëhet partia e tij? Mos vallë me këto të fundit? Do të jetë një parti e djathtë apo e majtë? Cilët do të jenë aleatët e saj? Në rast se do e quajnë veten parti të djathtë, mos do të hyjnë në aleancë me Partinë Socialiste dhe aleatët e saj komunistë ashtu si ati i tij, Kurt Kola, që me partinë “Rruga e lirisë” u bë pjesë e kësaj aleance?
Lidhur me sa më sipër neve na lindin këto pyetje:
A do të kërkojnë dënimin e diktatorit Enver Hoxha?
A do të kërkojnë rishikimin e datave simbol të sistemit komunist që shënojnë instalimin e diktaturës komuniste në Shqipëri? A do të kërkojnë bërjen publike të gjitha dokumentave që dëshmojnë krimet komuniste? A do të kërkojnë hapjen e dosjeve të ish-bashkëpuntorëve të Sigurimit të Shtetit?
A do të kërkojnë heqjen nga të gjitha funksionet qe kanë sot në nomenklaturën shtetërore ish- prokurorët, ish-gjykatësit dhe ish-drejtuesit e lartë të organeve të diktaturës? A do të kërkojnë gjetjen dhe rivarrosjen e gati pesëmijë të rënëve për liri dhe demokraci, kundër diktaturës së egër komuniste? A do të kërkojnë rishikimin e librave shkollore, rikthimin në muze të burgjeve politike, si dhe ngritjen e memorialeve në nderim të shqiptarëve të rënë për liri dhe demokraci?
A do të kërkojnë organizimin e një konference kombëtare me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të parlamentit, qeverisë, partive politike, shoqatave të të persekutuarve si dhe të ekspertëve të OJQ-ve, për krimet e kryera nga regjimet totalitare?
Ne kemi bindjen se, duke u nisur nga veprimet e tij të deritanishme nuk do të ketë kurajon të kërkojë një gjë të tillë. Po mundët na ktheni përgjigjen tuaj për të gjitha këto pyetje.
Ne u bëjmë thirrje të gjithë të përndjekurve politikë, të mos marrin pjesë në këtë lëvizje sharlatanësh pasi ajo është kuvendi i hipokritëve, është kuvendi i servilëve të regjimit të perënduar komunist dhe sundimtarëve të sotëm, që nuk kanë asnjë lidhje me të përndjekurit politikë të vërtetë. U bëjmë thirrje të mos bini pre e manevrave të ulta politike të ideatorit të kësaj lëvizje të re, Kryeministrit Rama, që ka si qëllim përçarjen e të përndjekurve politikë të vendit gjë që nuk do të mund ta realizojë kurrë.
Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve
Politikë Demokratë të Shqipërisë Unioni Mbarekombetar i Integrimit të Përndjekurve Politikë
Shoqata e të Përndjekurve Politikë Shkodër

Kategori
Uncategorized

A do të kërkojnë dënimin e diktatorit Enver Hoxha?

Deklarate për shtyp
Këto ditë një lajm i bujshëm po qarkullon në vendin tonë. Më datën 28 janar në sallën kryesore të Pallatit të Kongreseve do t’u organizoka një kuvend kombëtar me të përndjekurit politikë ku do të shpallet edhe një parti e tyre dhe sipas të dhënave, organizatori i saj do të jetë ish-anëtari i komisionit të posaçëm të Partisë Socialiste për hartimin e programit të kësaj partie dhe drejtori aktual i Institutit të Integrimit të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola. Organizimi i një kuvendi të tillë në një sallë të tillë kushton disa miljona lekë që organizatori i saj ia di burimin dhe ai është Partia Socialiste që e sponsorizon Per cilët të përndjekur e quan veten përfaqësues të tyre personi i mësipërm? Të përndjekurit politikë jo të gjithë kanë të njejtin ideal. Midis tyre ka të djathtë dhe të majtë, ka demokratë, republikanë, liberalë, ballistë, monarkistë, socialist, social-demokratë, madje edhe komunistë. Një pjesë e tyre kanë patur idealin e Shqipërisë Etnike dhe janë sakrifikuar për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi ndërsa të tjerë idealin komunist por që përfunduan në burg apo interninm për ndonjë tekë apo mosmarrëveshje jo parimore me idhullin e tyre diktator. Madje ka patur edhe nga ata të dënuar ordinerë që vidhnin apo kryenin veprime incesti me familjarët e tyre dhe regjimi totalitar, për t’i dënuar më tepër, u shtonte edhe akuzat politike për agjitacion dhe propagandë apo tentativë arratisjeje, si dhe të tjerë që u thyen dhe u vunë në shërbim të nomenklaturës së kuqe duke spiunuar deri edhe shokët e tyre Atëherë prej cilës prej këtyre shtresave të përndjekurish do përbëhet partia e tij? Mos vallë me këto të fundit? Do të jetë një parti e djathtë apo e majtë? Cilët do të jenë aleatët e saj? Në rast se do e quajnë veten parti të djathtë, mos do të hyjnë në aleancë me Partinë Socialiste dhe aleatët e saj komunistë ashtu si ati i tij, Kurt Kola, që me partinë “Rruga e lirisë” u bë pjesë e kësaj aleance?
Lidhur me sa më sipër neve na lindin këto pyetje:
A do të kërkojnë dënimin e diktatorit Enver Hoxha?
A do të kërkojnë rishikimin e datave simbol të sistemit komunist që shënojnë instalimin e diktaturës komuniste në Shqipëri? A do të kërkojnë bërjen publike të gjitha dokumentave që dëshmojnë krimet komuniste? A do të kërkojnë hapjen e dosjeve të ish-bashkëpuntorëve të Sigurimit të Shtetit?
A do të kërkojnë heqjen nga të gjitha funksionet qe kanë sot në nomenklaturën shtetërore ish- prokurorët, ish-gjykatësit dhe ish-drejtuesit e lartë të organeve të diktaturës? A do të kërkojnë gjetjen dhe rivarrosjen e gati pesëmijë të rënëve për liri dhe demokraci, kundër diktaturës së egër komuniste? A do të kërkojnë rishikimin e librave shkollore, rikthimin në muze të burgjeve politike, si dhe ngritjen e memorialeve në nderim të shqiptarëve të rënë për liri dhe demokraci?
A do të kërkojnë organizimin e një konference kombëtare me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të parlamentit, qeverisë, partive politike, shoqatave të të persekutuarve si dhe të ekspertëve të OJQ-ve, për krimet e kryera nga regjimet totalitare?
Ne kemi bindjen se, duke u nisur nga veprimet e tij të deritanishme nuk do të ketë kurajon të kërkojë një gjë të tillë. Po mundët na ktheni përgjigjen tuaj për të gjitha këto pyetje.
Ne u bëjmë thirrje të gjithë të përndjekurve politikë, të mos marrin pjesë në këtë lëvizje sharlatanësh pasi ajo është kuvendi i hipokritëve, është kuvendi i servilëve të regjimit të perënduar komunist dhe sundimtarëve të sotëm, që nuk kanë asnjë lidhje me të përndjekurit politikë të vërtetë. U bëjmë thirrje të mos bini pre e manevrave të ulta politike të ideatorit të kësaj lëvizje të re, Kryeministrit Rama, që ka si qëllim përçarjen e të përndjekurve politikë të vendit gjë që nuk do të mund ta realizojë kurrë.
Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve
Politikë Demokratë të Shqipërisë Unioni Mbarekombetar i Integrimit të Përndjekurve Politikë
Shoqata e të Përndjekurve Politikë Shkodër

Kategori
Uncategorized

Guidi: Si e transportoja drogën e narkosve shqiptarë. Njëri i afërt i një politikani të njohur. Kush është Çakalli?

Guidi: Si e transportoja drogën e narkosve shqiptarë. Njëri i afërt i një politikani të njohur. Kush është Çakalli?

Guido Andrea Guidi, 68 vjeç, u arrestua në Shqipëri pasi avioni i tij ra në Ishëm. Pak ditë më parë atij iu dorëzua pasaporta dhe me avionin e parë për Bolonja, ai iku nga Tirana. Pas arrestimit në Shqipëri, ai nisi të bashkëpunojë me policinë dhe duke treguar emrat e trafikatëve të drogës nga Shqipëria për në Itali.

Por kur ai nisi të tregojë emrat e njerëzve që e kishin punësuar, jeta e tij u rrezikua. Prokuroria vendosi që ti marrë pasaportën dhe e strehoi në vende të sigurta pasi trafikantët ishin gati për ta vrarë.

“Fillimisht i mohova të gjitha më pas vendosa të tregoj. E nisa duke transportuar 200 kilogramë kanabis. Por duke transportuar drogën me avionin turistik u rrëzova në Ishëm të Durrësit”, ka thënë Guidi për gazetën italiane Corriere Della Sera.

Tani menaxheri nga Milano ka vendosur që të “pushojë së foluri”. Rrezikon, rrezikon shumë Guido, një aventurë me probleme me drejtësinë, për lidhjen e tij me “narkot e Ballkanit” që i kishte nisur për shkak të disa problemeve të tij ekonomike.

Kontrata parashikonte transportin e drogës nga Shqipëria drejt Lombardisë, me destinacionin final Milanon. Çdo udhëtim paguhej nga 20- deri në 25 mijë euro dhe udhëtimi do të bëhej me avionë që fluturonin ultasi në mënyrë që të eliminonim kapjen nga radarët. Synimi ishte që të përdornim avionët turistikë dhe më pas të tjerët të bënin transportin.

Fillimisht ishte parashikuar që të transportohej deri në 200 kilogram marihuanë nga Ishmi i Durrësit drejt Italisë. Guifo Gudi 68 vjeç nga Milano ka treguar se çfarë ndodhte në Shqipëri.

Gjithçka ishte e lehtë, por me kusht që të mos zbulohej. Dhe me atë incident të shtatorit, megjithëse ka ndodhur në një zonë të izoluar, por të arritshme nga trafikantët, menaxheri e kishte shkatërruar plotësisht mbulimin.

Policët e kishin parashikuar ardhjen e Guidit. E kapën dhe e shoqëruan për ta marrë në pyetje, ndërkohë që e kishin sistemuar në një hotel. Ndoshta milanezi kishe menduar të organizonte arratinë, por ndoshta nuk gjeti përkrahjen e duhur. Ashtu i braktisur nga organizata, ndoshta ishte i sigurt se me kohën do ta kishin liruar ose të paktën do të mbyllnin çështjen.

Por, gjërat u përkeqësuan shpejt, edhe për zbulimin e një axhende, në xhepat e menaxherit, që mban mbiemra “të nxehtë”, me sa duket të njerëzve me ndikim në jetën publike shqiptare.

Nga hoteli, Guidi u fsheh në ambientet e prokurorisë. Shumë e pakëndshme, shumë delikate pozicioni i tij. Më mirë ta marrësh në dorëzim dhe të punosh me qetësi. Fakti është se, gjeti besim në vete apo te hetuesit, dhe 64-vjeçari nisi të “këndonte”.

Së pari, duhet të mbyllet hetimi. Një nga të shumtët në fakt, mes Adriatikut dhe ardhjes së pandërprerë të gomoneve me drogë, sidomos në Salento. E kjo pavarësisht dimrit dhe detit të trazuar.

Skafistët nuk njohin armëpushim. Pyetja është këmbëngulëse dhe oferta nuk mund të mbetet pas. Sipas vlerësimeve jozyrtare të Guardia di Finanza, të ardhurat nga marijuana janë sa 1 e 4 e PBB-së në Shqipëri.

Ka pasur kriminelë që janë pasuruar me transportin e emigrantëve në vitet e dëshpëruara të viteve 1997-98 që kanë blerë shtëpi dhe hotele në Vlorë. Ata janë relaksuar duke i shpenzuar fitimet në festa, makina luksi, kokainë dhe prostituta, por që në fund nuk kanë mundur ti rezistojnë pasionit kriminal.

Ata janë kthyer plotësisht në profesionistë. Një nga më aktivët, thonë, ka një pseudonim të krijuar me “meritë” në fushë: E quajnë Çakalli.

Marrë nga Corriere Della Sera

Kategori
Uncategorized

Muça vrau veten për faturën e energjisë në ditëlindjen e djalit.

 

Armand MAHO/

Atë të martë Klaudio Muça kishte ditëlindjen e djalit. “Qëndroi me mua deri në orën 11:00, më pas u largua për të mos e parë më. I thashë të qëndronim dhe pak, por më tha që e kish marrë malli për djalin. Në fakt, mërzia i kish ardhur ngaqë nuk kish se çfarë t’i blinte. Ishte hera e fundit që e pashë gjallë tim vëlla”, tregon Elvisi vëllai i të ndjerit.

Mjerimi

Shtëpia e Klaudio Muçës 31-vjeçarit gjendet vetëm 100 metra larg zyrave të OSSHEE, ose ajo që ai përdorte si banesë. Tek dera qëndronin dy persona të afërm të tij, të cilët tregohen të gatshëm për të na shoqëruar. Në hyrje të një llamarine që ishte improvizuar si derë shihje dhe lajmërimin për vdekjen e tij. Sapo kaloje pragun e hyrjes, trishtimi që sjell varfëria të kaplonte menjëherë. Gjithçka dukej sikur do rrënohej nga çasti në çast, dhe rrugica që gjarpëronte mes për mes oborrit të jepte përfytyrimin e asaj që do të gjeje brenda. Muret ngado ishin të lagësht e të ftohtë. Ajo që Klaudio kish përdorur si banesë vetëm e tillë s’mund të quhej. Pa dritare, pa shtresa pa asgjë. Tavane dhe mure të lagësht! Në mes të korridorit një tavolinë, disa orendi të falura në atë që  shërbente si dhomë gjumi që dukeshin sikur do rrënoheshin nga çasti në çast… Ajo çka reflektonte aty ishte një varfëri e tejskajshme që tregonte vuajtjet e njeriut që mbijeton çdo ditë e nga pak. Të atij që jeta i është kthyer në vuajtje e dëshpërim, të atij që shpreson që gjumi që e ka zënë në mbrëmje të vazhdojë gjatë, sa më gjatë deri në amëshim… E vetmja gjë e re në atë shtëpi ishte matësi i dritave, i vendosur në dhjetor pak metra larg vendit ku i ndjeri kish lidhur litarin për t’u vetëvrarë. Ai matës energjie, si shkaktari dhe dëshmitari i kësaj tragjedie…

Fatura në shumën e 800 mijë lekëve

Ajo që duhej të ishte një ditë gëzimi për të, si datëlindja e djalit të vetëm u kthye në mort. Ljubjana gruaja e tij tregon: “Atë ditë më mori në telefon dhe më tha se do vinte ta merrte djalin për një shëtitje. Por më parë ishte kthyer për tek zyrat e OSSHE. Kishte rreth dy vjet që na kanë prerë dritat që kur qeveria ndërmori një aksion, dhe na i kanë sjellë në dhjetor. Klaudio ishte pa punë, unë gjithashtu dhe problemi i dritave na ish kthyer në hall më vete. Atje i kishin thënë që kemi harxhuar 800 mijë lekë në një muaj. Po siç e shikoni këtu ska asgjë. Të vetmet gjëra që punojnë me energji janë ky TV i vjetër dhe këto dy llampa elektrike. Si mund të harxhojnë këto 800 mijë lekë energji. Nga zyrat u kthye në shtëpi dhe vetëm kur na lajmëruan se ka varur veten. E gjetën fqinjët!”, na thotë Ljubjana. Mjekësia Ligjore, ka dhënë si shkak të vetëvrasjes depresionin. Vëllai i tij Elvisi, tregon se atë ditë kishin qenë bashkë, por ishte ngritur, duke nxjerrë si arsye djalin. “Sapo u nda nga unë shkoi drejt e tek zyra e faturave. Ne nuk kemi qenë po na thanë se atje kish patur debat me punonjësin për shkak të faturës. Teksa vinte një fqinja jonë e kish pyetur se çfarë kishte, pasi e kish parë të prishur në fytyrë. “Ja kam ca probleme ashtu”, kaq i kish thënë. Ky ishte dhe personi i fundit që e ka parë, më pas ka hyrë dhe ka varur veten. Ja tek ai vendi aty”, na tregon me gisht Elvisi, drejt një trau në tavan, ku shiheshin qartë dy viza të kuqe, sikur i ndjeri ta kish shenjuar më parë vendin ku do flijohej. “Sot ka dalë OSSHE dhe ka thënë që vetëvarja nuk ka ardhur nga dritat. Vëllai im vërtet është rritur fukara bashkë me mua. Prindërit na kanë vdekur që kur ishim të vegjël, dhe jemi rritur tek të afërmit. Por ama, vërtet skemi marrë gjë nga asnjë sistem, por të rrosh pa drita është vuajtje e madhe. Sepse për të ngrënë do bëjmë si do bëjmë. Që kur ja preu OSSHE dritat përpara dy vjetësh, vëllai im ka jetuar pa familjen e tij, e nisi gruan dhe djalin tek prindërit e saj. Kur mori vesh dhe për një faturë prej 800 mijë lekësh, ajo ka qenë goditja e fundit që i ka dhënë. E ku t’i gjente, ju mërzit dhe shpirti… të paktën ai pati guximin ta bënte!”, thotë mes lotëve Elvisi.

Braktisja e shtëpisë nga bashkëshortja

Lubjana bashkëshortja e tij ka filluar të mbledhë ato pak gjëra që kanë mbetur, Ndonjë enë guzhine, a ndonjë plaçkë. Do e braktisë një herë e përgjithmonë shtëpinë ku hyri nuse 11 vjet më parë. “Nuk dua të jetoj më pa energji, unë s’kam t’i paguaj ato 800 mijë lekë për të cilat im shoq vari veten… Shtëpia le të rrënohet, le të bëjnë çtë duan me të”. Klaudio është përcjellë për në banesën e fundit rreth orës 12:00 dhe skanë kaluar më shumë se tre orë që ai është varrosur, por Ljubjana duket se e ka me ngut. Do të largohet sa më shpejt nga ai vend që i solli vetëm mjerim”. Më thanë se OSSHE kish thënë që Klaudio se vrau veten nga faturat… Por nga çfarë e vari veten im shoq?. E vari nga varfëria se ky shtet si dha kurrë një dorë?. Çdo ditë në errësirë, dhe atëherë kur t’i sjellin të thonë se ke harxhuar aq para sa ne si kemi parë ndonjëherë me sy. Unë nuk e di se çfarë bëjnë ata me shifrat që kanë aty dhe tani mund t’i manipulojnë si të duan. A mund të rrijë një fëmijë në errësirë, sepse prindi ska të paguajë, a mund të rrijë një fëmijë pa ngrohje në mes të dimrit. Ju e shikoni vetë a jetohet në këtë mënyrë”, shprehet gruaja e irrituar. Nuk ka lot, ndoshta ka qarë aq shumë sa lotët i janë shterur ndër vite…

Viktimë e rilindjes

Historia e Klajdi Muçës nuk është shumë ndryshe nga ajo që përjetojnë shumë shqiptarë, që fati i zgjodhi të jetojnë në këtë vend. Eshtë e ngjashme me ato të qindra e mijëra të tjerëve, të cilët rrijnë me frikë se mos kamikazët e Ramës, i sjellin ndonjë faturë. Po nuk qe energjia do jenë taksat e tjera, sepse filozofia e Rilindjes kjo është. Historia e Klajdi Muçës i përngjason tmerrit që duhet të përballemi të gjithë ne, kush më shumë e kush më pak. Dhe i ndjeri ishte përpjekur, duke u munduar të bënte punë nga më të rëndomtat, por nuk ja kishte dalë. Në vendin ku u premtuan 300 mijë vende pune, sot jo vetëm që s’janë hapur, por njerëzit po shtyhen drejt vetërasjes. Dje e kishte radhën Klajdi nesër kush e di kush tjetër. Ashtu siç iku Lazri nga Lezha baba i katër fëmijëve, ose Hari nga Tirana 50 vjeç që vrau veten menjëherë sapo inspektorët e OSSHE i prenë energjinë, Llazari nga Vlora e kështu me radhë. Duket sikur shteti i ka hapur luftë qytetarëve të tij, dhe në veçanti atyre që janë më të varfër. Largohemi nga shtëpia e Klodianit, me ndjesinë e trishtë që na la mjerimi që gjetëm aty. Anxhelo djali i tij 11-vjeçar na ndjek me sy teksa largohemi. Prej ditës së martë ai është jetimi i radhës nga varfëria. Babai i tij vari veten, sepse nuk duroi me të jetonte pa të. Nuk duroi të ngrihej çdo mëngjes e mos ta shihte në shtratin e tij, sepse ishte i pafuqishëm që ta rriste. Nuk duroi dot që ta rriste në errësirë, në të ftohtë dhe pa asnjë të ardhme. Që nga dje, Shqipëria do të ketë dhe një jetim më shumë. Dhe kjo jo për hir të fatit… Klajdi Muça është një tjetër viktimë që prodhon varfëria, mjerimi dhe hajdutëria me emrin Rilindje

Kategori
Uncategorized

Rilindja që vret.

Jakup B. GJOÇA/
Viktima e fundit e qeverisjes së Rilindjes Socialiste, ishte një 31 vjeçar, që u vetvar, ngaqë ai dhe familja e tij është në mjerim të plotë, i papunë, i pandihmë nga shteti, dhe i pamundur që të paguante energjinë elektrike. Viktima, në momentin e fundit të jetës, kishte përballë këto rrugëzgjidhje:1. -Nëse nuk pagunte energjinë elektrike, SHTETI POLIC do t’i priste energjinë elektrike dhe djali i tij i vogël do të vdiste më shpejt nga të ftohtit, sesa nga uria.2. – Nëse do të rilidhte energjinë elektrike, atëhere SHTETI POLIC do ta rraste në burg atë dhe fëmija i tij i vogël, sërish do të vdiste më shpejt nga të ftohtit, sesa nga uria.3. – Si prind, viktima nuk kishte dot kurajo dhe zemër, që të shikonte fënijën e tij të vogël të vdiste nga të ftohtit…. Ndaj gjeti kurajo te vetvetja, që të vetëvarej, që të mos shikonte dot vdekjen e të birit të vogël për shkak të të ftohtit, për shkak të Mjerimit!!!Edhe pse 31 vjeçari, protestoi pak minuta më parë, se të vetëvarje, te SHTETI POLIC, që t’i falnin pagesën e energjisë elektrike, klithmat e tij për ndihmë QË TË MBIJETONTE NDAJ MJERIMIT, nuk u dëgjuan dot nga SHTETI POLIC!SHTETI POLIC i Rilindjes Socialiste, që qeveriset nga Edi Rama, dhe i bojatisur si qeveri e MAJTË, nuk dëgjoi dot klithmat e 31 vjeçarit, për mëshirën që i kërkoi, për t’I falur pagesën e energjisë elektrike, e 100.000 lekëve të vjetra, që ai, djali i tij i vogël, TË KENË TË DREJTËN TË MBIJETOJNË, sepse Kryeministri Edi Rama ka në veshët e tij kufjet e muzikës të Dolit, të cilin para 22 ditësh nga vetëvarja e 31 vjeçarit, e pagoi me 200 milionë lekë për 2 orë koncert në Tiranë!!! Kjo është Rilindja Socialiste!-QEVERI E MAJTË, QË VRET SHQIPTARËT E VARFËR, PËR 100.000 LEKË VJETRA BORXH!!!- Qeveri e Majtë, që lë në mjërim të plotë shqiptarët!- Qeverie Majtë, që nuk guxon KURRË, të përcaktojë NIVELIN MINIMAL JETIK TË SHQIPTARËVE…-Qeveri e Majtë, që nuk u jep falas as energjinë elektrike të papunëve, familjeve që nuk kanë as bukë të hanë, Ndërkohë, që është -Qeveri e Majtë, që u jep koncensionarëve MILIONA EURO NË VIT,- Qeveri e Majtë, që jep Shqipërinë me koncension për 99 vjet!!!Ndërkohë, që ….-ËSHTË Qeveri, që paguan 200 milionë lekë, disa sazexhinj nga Vjena, për 2 orë koncert në Tiranë, sikurse paguajnë mbretërit lolot e oborrit mbretëror, që t’i argëtojnë në Vit të Ri!!!NDËRKOHË, që… -Konet e kryeministrit Rama, TË CILËT Edi Rama, si kryetar i PS, i shpërbleu duke i bërë edhe deputetë, ngaqë i servilosen si KONE,blejnë aksione bankare me miliarda lekë në vlerë, ngaqë kanë “kursyer” në 3 vjet honararet e shpërblimit, për papagallizmin në shërbim të demagogjisë së kryeministrit Rama dhe disinformimit që i kanë bërë shqiptarëve!!!Shqipëria e sotme, është katandisur në GJENERTATË TJETËR, ku shqiptarët në Mjerim dhe Varfëri të plotë vetëvriten ngaqë nuk kanë as 100.000 lekë të vjetra të paguajnë energjinë elektrike,Ndërkohë, që deputetët e Ramës blejnë aksione bankare me miliardat lekë, që përfitojnë si ….honarare!!!

Kategori
Uncategorized

Tre maskarenjtë e Shqipërisë.

 Nga Artan Fuga/

I duan komisionet në qendrat e votimit sepse duan të manipulojnë votat?

Po, sigurisht! Por, kaq është shumë pak.

Cfarë tregon sociologjia e këtyre komisioneve shumë më tepër sesa kaq?

Aty përqendrohet pabesia e forcave politike karshi njera tjetrës. Pabesia përmbi besën e shqiptarit që i këndojmë me lahutë, cifteli dhe gajde.

Aty ngjizet militanti që pasi bën krimet elektorale, është gati të bëjë pastaj cdo gjë që ja kërkon bosi politik.

Aty militanti nis të ngjisë shkallët e karrierës sepse e ka të bazuar atë te besnikëria në manipulimet e votave.

Aty takohen dhe bëhen solidarë, njihen me njeri tjetrin tre personazhet që shkatërruan Shqipërinë :

i forti i lagjes dhe i katundit,
pisnesmeni që bën tregti me paret e politikanit,
militanti që dëshiron të bëhet nëpunës për ta bërë qytetarin shërbëtor të tij.

Këta janë tre maskarenjtë e Shqipërisë së sotme. Demaskoni këta, dhe keni çjerruar maskën së keqes, keni shpëtuar veten tuaj ose çiliminjtë tuaj që nuk ju a kanë për borxh të vuajnë sepse ju jeni gjumasha, frikacaka, bullafiqa.

Aty dallohen pisnemenët e partisë që do të privilegjohen me tendera dhe bisnesmenët kundërshtarë që do të falimentohen.

Aty përqendrohet gjithë Shqipëria e këtyre viteve.

A do të ndryshohet?

Unë ende kam edhe një fije shpresë këtë herë. Përndryshe duhet të vijë NATO ta ndryshojë ose z. Trump.

A mund të ndryshohet? Po, ka njëqind mundësi. Mjafton të pyesin dhe e kanë gati zgjidhjen.

A është zgjidhje zëvëndësimi i antarit të komisionit me një robot idiot si votim elektronik? Jo.

Pse?

Sepse nuk ka gjë më të lehtë sesa të manipulosh robotin.

Kategori
Uncategorized

TURP/ Rea me kancer kërkon të jetojë një ditë më shumë, Rama paguan kurat e Bashkim Finos.

Një vajze të vogël, e cila quhet Rea, është vetëm 12-vjeçe dhe vuan nga “Karcinoma”, një lloj tumori i rëndë, i cili ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme jashtë shtetit, qeveria ka miratuar përmes një VKM-je, fondin për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve mjekësore të Bashkim Finos.

Po për Rean e gjorë, e cila sapo ka filluar jetën dhe do t’i fikë derën familjarëve nëse nuk merr kurimin e nevojshëm shumë shpejt, çfarë ka bërë qeveria dhe konkretisht kryeministri, i cili është vënë në dijeni të sëmundjes së rëndë të vajzës?

E ëma, Enkelejda i ka kërkuar ndihmë kryeministrit, por çfarë ka marrë si përgjigje ka qenë një “Block”, e cila është edhe një goditje akoma edhe më e rëndë për të voglën.

Absolutisht nuk mund të dalim kundër shpëtimit të një jete, qoftë kjo e politikanit Bashkim Fino, qoftë e Reas, apo e kujtdo tjetër. As nuk po themi se jeta e Reas vlen më shumë se e zotit Fino, por nëse vëmë në peshë mundësitë për të përballuar këtë problematikë dhe njëkohësisht nevojën për ndihmë, kush e ka më të madhe: një politikan si Fino, apo Rea pa mbështetje dhe që është vetëm 12 vjeçe?

Ky është shteti social që mendon për njerëzit? Kjo është rilindja e Ramës? Rilindin politikanët e xhepat e tyre dhe vdesin fëmijët si Rea? Mos qoftë nëse është kjo!/JOQ

Kategori
Uncategorized

Injoranca nuk është virtyt zoti Ministër!

Injoranca nuk është virtyt zoti Ministër!

Letër publike për Ministrin Grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos

I nderuar zoti Ministër,

Jam tejet i befasuar nga një seri lajmesh sipas të cilave ju kërkoni dënimin maksimal për 7 rekrutë të ushtrisë greke me kombësi shqiptare, që në grumbullimin e tyre të parë ushtarak, kanë pozuar me shënjën e shqiponjës, një simbol i kombit shqiptar dhe një stilizim i flamurit tonë.

Sipas të përditshmes Kathimerini ju keni thënë:

“Ngjarje të tilla nuk tolerohen nga forcat e armatosura. Kushdo që e ndjen veten jo grek, të kthehet në shtëpinë e tij dhe të lërë shtetësinë greke“.

Personalisht nuk i njoh rregullat e ushtrisë greke, por gjithnjë kam besuar se civilizimi ka disa rregulla universale që diktojnë ligjet që zbatohen në vendet demokratike. Duke besuar se zhurma zullumqarëve nacionalistë ka dominuar mbi gjuhën e arsyes po tentoj të sjell disa argumenta kundër deklaratës suaj.

E para, kryqëzimi i dy pëllëmbëve nuk është “simbol i Shqipërisë së madhë”, as një simbol nacionalist dhe aq më pak luftënxitës. Eshtë një stilizim i shqiponjës, shpendit që prej shekujsh identifikon shqiptarët, madje prej atëherë kur nuk kishte as Shqipëri e aq më pak Shqipëri të madhe apo të vogël.

E dyta, Shqiponja s’ka të bëjë me atë që ju e quani “Shqipëri e madhe”. Shqipëria e madhe, konsiderohej në fillim të shekullit të XX bashkimi i 4 vilajetëve me shumicë shqiptare të Perandorisë Otomane. Që nga ajo kohë, kjo fjalë nuk dëgjohet më. Do ishte harruar, po të mos ishte përsëritur nga një bandë artikullshkruesish injorantë serbë e më pas grekë, që më shumë se sa realitetit i drejtohen paranojave që me vite janë ushqyer mes popujve tanë. Shqiponja që ne kemi në flamur, ka qenë simbol i Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, një luftëtari të krishterë që është sot, heroi kombëtar i Shqiptarëve.

E treta, 7 të rinjtë me kombësi shqiptare dhe gjithë të rinjtë e tjerë që kanë pozuar me atë simbol, kanë një lidhje të fortë me të. Ata kanë nënshtetësi greke, por kombësi shqiptare. Ata mund të jenë lindur dhe rritur në shtetin helen, por ata kanë prindër. Pak rëndësi ka nëse dinë ta flasin rrjedhshëm apo me probleme gjuhën e nënës ata padyshim kanë të drejtë të identifikohen me vendin prej nga rrjedhin.

Po ju kujtoj se identifikimi me origjinën, është gjëja më normale sot në botë. Ju mund të shihni në TV, futbollistë, atletë apo boksierë të famshëm, që ndërsa garojnë për një shtet tjetër, shpalosin edhe simbolet e vendeve të tyre të origjinës. E bëjnë këtë me aq krenari dhe marrin edhe duartrokitjet e vendit të cilin përfaqësojnë.

Mos harroni që në SHBA ka shumë afro – amerikanë mbajnë simbolet e vendeve prej nga mendohet se kanë ardhur të parët e tyre 200 vjet më parë. Kur ato vende as ekzistonin dhe as kishin simbole. Njeriu gjithnjë duhet të jetë krenar për rrënjët e tij dhe një njeri pa rrënjë, është si një njeri që ka humbur kujtesën. Në BE, shumë familje emigratësh po lejohet të mbajnë kodin e veshjes dhe rregullat e jetesës së vendeve prej nga vijnë. Ky është civilizim dhe bazë e bashkëekzistencës në një shoqëri të civilizuar.

Meqë jemi tek mbrojtja, në ushtrinë e SHBA, ushtria me e fuqishme dhe më e rregullt e botës, rekrutët kanë të drejtën të mbajnë jo vetëm simbolet e vendeve nga vijnë në qafë, apo në trup, por edhe të flasin gjuhën e tyre. Në 2004, kur bashkë me presidentin Moisiu mbërritëm në Aeroportin e Mosulit, bashkë me gjeneralin Amerikan na u afrua një marins shqiptar i regjimentit 101, që na paraqiti forcën me një shqipe të kulluar. Ishte një emigrant shqiptar, që po bënte karrierë në ushtrinë amerikane dhe që ndihej krenar për origjinën e tij.

Në Shqipëri, shtetasit shqiptarë me kombësi greke, as e kanë fshehur dhe as persekutohen për identifikimin e tyre me origjinën. Ata mbajnë lirshëm simbole kombëtare dhe shtetërore greke, stolisin me to rrugët apo banesat. Vetëm në emisionin tim, sa herë gjenden e deklarojnë me krenati kombësinë e tyre dhe deri më sot, askush nuk ju është hakërruar dhe as ju ka kërkuar të kthehen andej nga kanë ardhur. Kjo do të ishte marrëzi.

E katërta, ata 7 të rinj nuk kanë pozuar me simbolin e ndonjë shteti armik të Greqisë. Kanë pozuar me simbolin e një shteti fqinjë, prej nga vijnë. Një shteti me të cilin Greqia ka nënshkruar që në Mars 1996 një traktat Miqësie dhe Bashkëpunimi, dokumenti më i lartë dhe më i rëndësishëm mes dy vendeve. Me simbolin e një vendi që ashtu si Greqia, është anëtar i NATO -s dhe që në rast rreziku, sipas rregullit të kësaj organizate do të renditet në luftë në krah të Greqisë.

E pesta ata janë të rinj që jetojnë në botën e internetit dhe rrjeteve sociale. Kanë pozuar sepse ashtu e kanë ndjerë, me siguri pa e ditur, që një foto instagrami, mund të lexohej si shpallje lufte apo platformë e Shqipërisë së Madhe. Behuni serioz zoti ministër, ky alarm është më shumë se qesharak.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, është deklarata juaj se: “Kush nuk ndihet grek, të kthehet në shtëpinë e tij”. Zoti Ministër, ata të rinj janë nënshtetas grekë. Ata mund të ndihen grekë, po aq sa mund të ndihen shqiptarë. Nuk ka ndonjë shtet në botë që i klasifikon qytetarët e tij mbi bazën e ndjenjave, por mbi bazën e zbatimit të ligjeve të atij vendi. Dhe me sa di unë, nuk ka ndonjë ligj në Greqi që i ndalon qytetarët të dalin fotografi me pëllëmbët e kryqëzuara.

Po ju them edhe diçka përpara se sa ta mbyll. Ata të rinj ose prindërit e tyre kanë emigruar në Greqi për një jetë më të mirë. Kanë qenë njerëz në nevojë, të terrorizuar nga një regjim diktatorial dhe nga varfëria ekstreme. Ata janë mirëpritur nga Greqia dhe për këtë ju jemi mirënjohës. Por zoti Ministër, ata nuk janë skllevër dhe as mos guxoni t’i trajtoni si të tillë. Janë njerëz me dinjitet, që kanë ndërtuar me duart dhe djersën e tyre kaq shumë vepra në Greqi; që kanë punuar me mallin për të afërmit apo fëmijët e lënë në Shqipëri, që kanë sakrifikuar, që kanë kursyer, kanë paguar taksa dhe kanë sjellë prosperitet në vendin tuaj. Ata janë pjesë e suksesit dhe dështimit të atij vendi, ndaj mos i trajtoni si qytetarë të dorës së dytë. Ata janë krenarë që gjithçka e kanë arritur me punën e tyre, madje shumë herë më me vështirësi se sa vendasit, siç ndodh gjithnjë me emigrantët. Tani ata janë pjesë e Greqisë, madje një pjesë krenare e saj. E dini përse? Sepse ata nuk i kanë fshehur taksat; ata nuk kanë bërë bilance fallco; ata nuk kanë përfituar asnjë benefit të BE, por kanë bërë shumë sakrifica. Nuk kanë ngritur zërin kur i kanë përzënë nga puna, por kokëulur kanë gjetur një punë tjetër për t’ju siguruar shkollimin dhe të ardhmen fëmijëve të tyre. Atyre fëmijëve që ju doni t’i përzini sot sepse kanë pozuar me simbolin e vendit të origjinës. Por ata janë padyshim pjesa më e mirë e Greqisë, madje ajo pjesë që ka sakrifikuar për të, më shumë se sa ju që jeni lindur dhe rritur prej brezash aty.

Së fundmi duket se injoranca është kthyer virtyt në shumë vende të Ballkanit, por do uroja, që ajo të mos bëhej kredo e punës suaj zoti Ministër… /opinion.al/

 

Kategori
Uncategorized

Halil Matoshi – Mustafa Nanos: Je komunist dhe matrapaz. Ndërhyn Robelli: Pse nuk ja japim Korçën, Greqisë?

Halil Matoshi – Mustafa Nanos: Je komunist dhe matrapaz. Ndërhyn Robelli: Pse nuk ja japim Korçën, Greqisë?

Halil Matoshi ka replikuar me Mustafa Nanon, i cili në një shkrim të një dite më parë, thoshte se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, është një ide e mirë.

“Disa publicista me mendesi matrapazesh tygjar edhe shtetin, kombin e atdheun i shohin si mallna tregu – pra te kembyeshme lehtesisht – si ky M. Nano, i cili me lehtesi te padurueshme po ban pazare edhe me tokat e Kosoves, si me i pas pase toka t’babes! Per tokat dhe kokat e Kosoves vendosin vetem kosovaret dhe askush tjeter! Pra Zoti Nano & te tjeret – patriota te vonuem n’histori – duhet me e dite se shteti i Kosoves ne tanesine e territorit kushtetues asht projekt I pakthyeshem dhe i perhershem si vepra ma kulmore e atdhetarise shqiptare! Kta u sugjerojne kosovareve merrni ca probleme (ne shekullin 21 perferohen zgjidhje sovjetike – bartje humane te popullesive dhe nderrim territoresh!???) e jepni resurset kombetare te Kosoves, ujin, minierat dhe pyjet! Kosova si projekt i doktrines amerikane te ‘Nation-Building” asht kriju duke u mbeshntet ne tre parimet e panegociueshme te Grupit te Kontaktit (Fuqite e Medha):

1) Nuk ka kthim në gjendjen para vitit 1999;

2) Nuk ka ndarje të Kosovës dhe

3) Nuk ka bashkim me ndonjë shtet tjetër; parime këto të adoptuara në Kushtetutën e Kosovës, në nenin 1 dhe 3. Neni 1 (Përkufizimi i Shtetit) thotë: 1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm; Ndërsa Neni 3: Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.

Tipat si Qosja e si ky Nano, tuj qene te brymosun me idete dhe zgjidhjet sovjetizuese te cashtjeve etnike, u thone kosovareve: “Baneni te pajetueshme dhe shperbajeni REPUBLIKEN – ne kembim te ideve etnike te shekullit 19 dhe kembim te andrrave dhe folklorit”!? Kosovarët nuk kanë atdhe rezervë – po asnjëri nuk ia di vlerën e vërtetë – si në poezinë e Robert Allen Zimmerman alias Bob Dylan (Poezia: Në Kullën e vrojtimit” – shqipnue e kthjellue p’ej Fadil Bajrajt. “Duhet të ketë ndonjë dalje nga këtu” i tha shakaxhiu hajnit “Eshtë pështjellim i madh, smund të gjej kurrfaë ngushëllimi Biznismenët po ma pinë verën, lëruesit po ma shfrytëzojnë tokën Asnjëri prej tyre nuk ia di vlerën e vërtetë””, shkruan Matoshi.

Atij i është përgjigjur gazetari tjetër i njohur kosovar, Enver Robelli. “Lugina e Medvegjes… Ky keshtu e ngaterron edhe Gjakoven me Gjilanin, Muçibaben me Malisheven. Etj. Etj. Le t’ia japin more Korçen Greqise – edhe ashtu ka vite qe helenizohet ndersa keta heronjte e gazetarise shqiptare duan te ndajne territorin e Kosoves”, thotë Robelli.

Kategori
Uncategorized

– Cili është Atdheu i fëmijve të mi? Ndodhia e familjes time

– Cili është Atdheu i fëmijve të mi? Ndodhia e familjes time

Edi Rama, ti si kryeministër, u mohove fëmijve tanë Shqipërinë!!!

Jakup B. GJOÇA

Në gushtin e 2016-s unë isha në Tiranë dhe prisja familjen time nga Athina, ku jeton 24 vjet,  të vinte edhe ajo për pushime në Shqipëri. Fëmija i madh (punon në Zvicër, pasi mbaroi studimet universitare në Tiranë) mbërrin në Athinë për pushimet verore, por nuk pranoi që të vinte në Shqipëri. Edhe pse mamaja këmbënguli që fëmija të pranonte të vinin të gjithë  familjarisht për pushime në Shqipëri, fëmija kundërshtoi me forcë.

-Nuk dua më të shkoj as për vizitë në Shqipëri. Atë turp që më bënë  qeveritarët në Tiranë, duke më mohuar edhe praktikën mësimore, nuk do ta harroj tërë jetën time, – ishte përgjigja e prerë e fëmijës.

Dhe familja ime nuk erdhi për pushime në Shqipëri, sepse ndënji me fëmijën në Athinë. Unë, nuk munda ta takoj fëmijën, ngaqë isha në Tiranë.

Ndjeva boshllëk, hidhërim shpirtëror, jo aq për mallin, që nuk munda ta takoj atë gusht fëmijën, por  nga turpi ndaj atyre që qeverisin Atdheun tim.

Jo aq, që nga sjellja e keqqeverisjes së tyre, po na detyrojnë, që të ndahemi nga familjet tona, duke na detyruar të marrim rrugët e kurbetit, sepse në Shqipërinë e qeveritarëve tanë, nuk kemi më shpresë as për të mbijetuar përballë Mjerimit!!!

U ndjeva keq, përballë mohimit të fëmijës tim, që nuk do më të vijë as për vizitë në Atdheun vet.

U ndjeva keq, jo kaq sepse nuk mundesha, si prind, ta kundërshtoja, ngaqë fëmija im ka plotësisht  TË DREJTË, dhe unë nuk kam as të drejtë morale, as si prind, ta kundërshtoj dot.

Si prind ndjeva hidhërimin e madh, që pushtetarët tanë i mohuan fëmijës tim Atdheun e vet!!!

Fëmija lindi në Shqipëri, kur unë isha emigrant dhe e pashë fëmijën e parë, kur u ktheva në Atdhe, për herë të parë, kur fëmija ishte 3 muajsh. Fëmija, u rrit  2 vjet me gjyshin dhe gjyshen, sepse ne prindërit e foshnjës së porsalindur, emigruam dhe nuk kishim mundësi ta merrnim foshnjë.

Fëmijën e mora në emigrim, kur ishte 2 vjeç. Mbaj mend, që fillimisht fëmija nuk më njihte, që unë isha babai i saj. U rrit, mësoi në emigrim. Kur erdhi çasti të zgjidhte për profesionin që do studionte në universitet, kishte dëshirë të studionte për ushtarak. Në tërë ciklin shkollor arriti rezultate të shkëlqyera, por i mohuan të drejtën të ndiqte studimet në universitetet ushtarake, sepse nuk kishte shtetësinë e vendit ku jemi emigrantë. Fëmija, nuk mund ta pranonte, që vetë Shteti ta diferenconte nga shoqet  në shtetin që u rrit, u shkollua, dhe t’i privojnë  TË Drejtën e Studimit për çfarë dëshiron, vetëm e vetëm nga përkatësia kombëtare, ndaj nuk pranoi që të studionte në asnjë Universitetet tjetër, këtu, në shtetin që jemi emigrant.

E bindëm fëmijën, që të vazhdonte studimet në Tiranë, në vendlindje.

Fëmija u diplomua në universitet në Tiranë me rezultate të larta dhe bëri kërkesë në një universitet të Hollandës, për studime pasuniversitare të specializuar në profesionin që kishte zgjedhur. Universiteti i Hollandës, veç notave, i kërkon kriter edhe ushtrimin e praktikës.

Fëmija bëri kërkesë  në 2015 për të bërë praktikë në një institucion shtetëror në Tiranë. Drejtori i Përgjithshëm i institucionit nuk iu përgjigj kërkesës së fëmijës për praktikë, pa dhënë shpjegim. Takova Zvdrejtorin e  përgjithshëm i atij institucioni me ndërmjetësinë e zvministrit përkatës dhe ky premtoi të ndihmote. Por më vonë, edhe zvdrejtori i Përgjithshëm, nuk na përfilli, duke mos miratuar kërkesën për praktikë, por na tha, që  mund të ja jepte dokumentin që fëmija e bëri praktikën në institucionin përkatës. Fëmija nuk pranoi dokumentin, ngaqë donte të ushtrohej në praktikë.

Në një moment dëshpërimi, fëmija më thotë:

-Babi, përse më detyruat të vija të studioja në Shqipëri, kur këtu më mohojnë  edhe të drejtën të bëj një praktikë, për t’u pranuar për master në universitetin e Hollandës?

Nuk dija çfarë përgjigje t’i thosha fëmijës, por ndjeva fajësi prindërore, që solla fëmijën tim të studionte në Vendlindjen e vet, sepse ky faji im prindëror, po i bëhet pengesë për t’u arsimuar në jetën e tij. I ngarkuar me peshën e këtij faji, i dërgoj deputetit Fatmir Xhafa një mesazh në telefon, duke përfituar nga njohja personale që kisha, si gazetar, me këtë përmbajtje: “Zoti Xhafa, ju na premtuat Rilindjen e Shqipërisë! Si mund t’ju besojë fëmija im, të cilin e solla nga Athina të studiojë universitet në Tiranë, që qeveria juaj socialiste do të Rilindë Shqipërinë, kur drejtorët tuaj i mohojnë fëmijës të drejtën e një praktike pasuniversitare (pa kërkuar shpërblime financiare, as punësim) në një institucion shtetëror, e cila i duhet për t’u pranuar në Universitetin e Hollandës për Master? Zoti Xhafa, ju lutema na thoni: Ta çojmë në Athinë të bëjë këtë praktikë, sepse këtu në Shqipëri këtë të drejtë ia mohojnë drejtorët tuaj?”

Pas disa orësh, më telefonon ai zvdrejtori i Përgjithshëm i institucionit, i cili fillimisht, edhe pse na premtoi, më vonë nuk e dha autorizimin  për kryerjen e praktikës.

-Sapo më telefoi zoti Xhafa. Nesër hajdeni të merrni autorizimin për praktikë.- më thotë zvdrejtori i Përgjithshëm, i cili është emëruar nga PS në atë institucion.

– Po ju deri tani, na i mohuat këtë të drejtë, pa na dhënë shpjegime, – i them me një ton ironie.

– Derisa më urdhëroi zoti Xhafa, të vini nesër e ta mirrni autorizimin dhe të filloni praktikën.

Të nesërmen, pasi morëm autorizimin e firmosur nga drejtori i Përgjithshëm i institucionit, shkojmë me fëmijën te drejtoria përkatëse. Dorrëzuam autorizimin dhe prisnim që fëmija të pranohej aty për të filluar praktikën.

Pas disa orësh, na telefonon një nëpunës, Ii cili na pohoi që është përgjegjës për edukimin në drejtori (subjekti i praktikës).

-Fëmija juaj nuk do të bëjë praktikën këtu. Unë nuk e pranoj, sepse nuk dua ta njoh firmën e drejtorit të Përgjithshëm të institucionit!

Sado u mundova të sqarohesha, nëpunësi që më telefonoi, ma bëri të qartë. Ai vendos në atë drejtori kush do bëjë praktikë dhe jo drejtori i Përgjithshëm, madje as ministri vetë, po ta urdhërojë!!!

I telefonoj drejtorit të Përgjithshëm të institucionit. Ai nuk e hap telefonin, edhe pse e njihte numrin tim. I dërgoj mesazh foton e shkresës,  dhe e pyes, a është firma e tij në shkresën që më dhanë, apo u tall me ne, derisa vartësi i tij, nuk ia njeh firmën dhe shkresën e vulosur nga ai. Sërish drejtori i Përgjithshëm nuk kthen përgjigje!!!

Fëmija, duke parë, që nuk e pranojnë të bëjë praktikën, edhe pse kemi në dorë shkresën e Drejtorit të Përgjithshëm të institucionit, më thotë:

-Babi, vërtet akoma do të më thuash, që unë të punoj këtu në Shqipëri? E kupton, sa më fyejnë tani këta që qeverisin Shqipërinë sot, duke mos më pranuar të bëj as praktikën, që më kërkon universiteti në Hollandë???

Të nesërmen kërkuam që fëmija të bënte praktikë në një institucion tjetër shtetëror që ka lidhje me specializimin pasuniversitar që do të studiojë fëmija. Drejtori i Klinikës e pranoi kërkesën. Pas 15 ditëve praktikë, drejtori i Klinikës na thotë, që të bëjmë një kërkesë në drejtorinë e Institucionit, që ata të miratojnë praktikën e fëmijës, për ta dhënë më vonë vlerësimin në mënyrë zyrtare, siç e kërkon procedura. Pas 10 ditëve nga kërkesa që bëmë në drejtorinë e Institucionit, përgjigja që dha drejtoresha e institucionit është refuzim i kryerjes së praktikës, me arësyetimin, që ky institucion nuk ka marrëveshje me universitetin, ku është diplomuar fëmija im.

E sqarojmë drejtoreshëm, që fëmija është diplomuar nga Universiteti, por praktikën ia kërkon universiteti i Hollandës, si kriter pranimi për studime pasuniversitare. Drejtoresha e institucionit nuk pranoi më, as të na dëgjonte, as të na sqaronte më!!!

I dërgoj një mesazh ministrit Ilir Beqaj, si ministri që ka në varësi institucionin, duke i thënë: “Zoti ministër. A mund t’i jepni ju fëmijës tim, motiv, arësye, që të kthehet nga emigracioni ku jeton dhe studion, e  të punojë e jetojë  në Shqipëri, kur në Shqipëri drejtoresha juaj tani i mohon edhe të drejtën që të  kryejë një praktikë, për të përmbushur kriterin e pranimit për studime pasuniversitare në një universitet të Bashkimit Europian? Po të ishte fëmija juaj dhe kjo drejtoreshë t’i mohonte të drejtën të kualifikohet në institucionin shtetëror, ju, si prind, çfarë do të bënit?”.

Ministri Beqaj më kthen përgjigje: “Derisa drejtoresha ju ka thënë “JO”, unë nuk e detyroj dot. Por, ju çoj në këdo tjetër institucion që të doni ju”.

Mirëpo, praktika nuk mund të bëhej në tjetër institucion, për shkak të specializimit pasuniversitar që dinte fëmija të kryente.

Në ndërkohën që fëmija studionte në universitet në Tiranë, i jepet edhe shtetësia greke, ngaqë, si fëmijë emigrante, plotësoi të gjitha kriteret e ligjit.

Derisa në Tiranë fëmijës i mbyllën çdo portë në institucione shtetërore, për të bërë praktikë specializimi për studime pasuniversitare, i telefonoj zvministrit grek R.S, dhe i kërkojmë ndihmë që fëmija im, ngaqë tashmë ka edhe shtetësinë greke, të bëjë praktikën në një institucion shtetëror në Athinë. Zëvendësminsitrit grek i kërkuam ndihë, duke përfituar nga njohja familjare që kemi, sepse unë dhe vëllezërit e mi emigrantë kishim punuar 4 vjet në fermën e familjes së tij. Zëvendësministri grek, më kujton  që e mban mend fëmijën tim, që kur  hidhte hapat e para atje në fermën e tyre, më thotë që gëzohet tani, që fëmija im ka mbaruar universitet  dhe i premton çdo ndihmë të menjëhershme për studimet pasuniversitare.

Viti akademik 2016 u “dogj” për studimet pasuniversitare për fëmijën tim, ngaqë drejtorët e Përgjithshëm të institucioneve shtetërore në Tiranë, ia mohuan fëmijës të drejtën të kryejë praktikë të specializuar, për të përmbushur kriteret  e universitetit të Hollandës për studime  të specializuara pasuniversitare!!!

Asnjë nga drejtorët e Përgjithshëm të Rilindjes Socialiste nuk i arësyetoi  rrefuzimin fëmijës, të bazuar në  ndonjë ligj, që i mohuan të drejtën e praktikimit për studime pasuniversitare, në institucione shtetërore. Përkundrazi. Po këta drejtorë të Përgjithshëm të Rilindjes Socialiste, pamë që  nuk pyeteshin fare nga vartësit e tyre, edhe kur u jepnim vartësve shkresat e vulosura nga drejtorët e tyre. Dhe, po kështu, këta drejtorë të Përgjithshëm të Rilindjes Socialiste, ndryshonin urdhërat e tyre që firmosin dhe vulosin, nëse  u telefononte  ministri dhe deputeti “I fortë”, dhe, në raste të tjera, ata vetë  nuk pyesnin fare, as ministrin që kanë epror!!!

Asnjë nga shqiptarët, nuk emërohen në Shtetin e Rilindjes Socialiste, ngaqë ka studiuar dhe është specializuar në universitetet e Europës, apo të Botës. Asnjë shqiptar, nuk mund të emërohet në Administratën Publike të shtetit që qeveriset nga Rilindja Socialiste, me kriteret e MERITOKRACISË, Intelektualizmit, Personalitetit!!!

Në Shtetin ku qeveris Rilindja Socialiste, shqiptarët mund të punësohen vetëm nëse katandisen puthëdorë dhe servilë të kryeministrit socialist, nëse financojnë fushatat zgjedhore të kryetarit të Partisë Socialiste.

Në realitetin e Shqipërisë, që qeveriset nga Rilindja Socialiste, nëpunësit e Administratës Socialiste nuk u shërbejnë as shqiptarëve, as Shqipërisë, por janë shërbëtorë të interesave personale dhe partiake të kryeministrit Edi Rama!!!

Ju, ED, si kryeministër, me Partneritet Publik Privat, u vodhe shqiptarëve, jo vetëm Tokën, Ujin, Ajrin e Shqipërisë, por u vodhe, edhe fëmijve tanë, edhe universitetet Publike!!!

Atëhere, ju pyes, zoti Ed, kryeministri i Rilindjes Socialiste:

-Cili është Atdheu i fëmijës tim? Ai Atdhe, që qeveriset nga ju, dhe i mohoni fëmijës tim edhe dëshirën, edhe përpjekjet për t’u arsimuar?

Ju, kryeministri Ed, i keni marrë peng fëmijës tim, Atdheun e tij, sepse me (keq)qeverisjen tuaj, Atdheun, ku lindi fëmija im, e trajtoni plaçkë, që e shitni dhe e bleni në tregun e Korrupsionit.

Ju, kryeministri Ed, me keqqeverisjen tuaj, e fyeni, e injoroni fëmijën tim, edhe ndaj dëshirës që ka për t’u arsimuar në Atdheun e vet, saqë fëmija im të mos dojë të shkelë më në Atdheun e poshtërsuar nga keqqeverisja juaj!!!

Ju, kryeministri Ed, duke e trajtuar Shqipërinë, si një copë tokë, që e shisni për të bërë miliardat  euro që depozitoni nëpër OFSHORET e Panamasë, u vrisni fëmijve tanë, që lindin dhe rriten në emigracion, edhe ndjenjën e atdhedashurisë, edhe krenarinë për Atdheun, sepse turpërohen, kur qeveritarët si Ti, i mohojnë të DREJTËN E SHKOLLIMIT në Atdhe!!!

Ju, kryeministri Ed, a keni lënë më ndonjë copë nga Shqipëria, pa e dhënë me koncension, që fëmijët tanë, ta ndjejnë se është akoma Atdheu i tyre?

Ju, kryeministri Ed, u mohoni fëmijëve tanë në emigrim Atdheun e tyre, u keni vrarë  fëmijëve tanë emigrantë edhe dëshirën  të vinë në Atdhe një vizitë te gjyshi dhe gjyshja, ngaqë ua bëni shtetin, ku ju qeverisni, një vrasës të ëndërrave, të dëshirave të tyre, sepse realtiteti juaj qeverisës është jashtë çdo imagjinate të tyre.

Sepse  shteti që ju qeverisni,  kryeministri Ed, është FRIKA e fëmijve tanë emigrantë.

Ju, kryeministri Ed, i trajtoni fëmijët tanë emigrantë, si të jenë armiqtë tuaj të klasës, ngaqë NUK JANË  pagëzuar si fëmijët e FRESSH-it dhe NUK JANË militantëe e tu partiakë.

Ju, kryeministri Ed, i detyroni shqiptarët, të shpëngulen nga Atdheu -Shqipëri dhe të katandisen azilantët e bukës së gojës nëpër Botë, sepse keni vrarë edhe shpresën për të mbijetuar nga Mjerimi dhe Varfëria e madhe që kultivojnë korrupsionet, tenderimet e pasurisë së Shqipërisë nga qeverisja juaj.

Ju, kryeministri Ed, e qeverisni Shqipërinë, jo sepse jeni, apo ndiheni patriot! Jo, sepse jeni atdhetar! Jo, sepse ndiheni shqiptar!

Ju, kryeministri Ed, e qeverisni Shqipërinë, që ta vidhni, duke detyruar parlamentin që të votojë koncensionet, me të cilat u shisni klientëve pasuritë e Shqipërisë për 30 vjet, për 99 vjet! Ju, kryeministri Ed, që mandatin e qeverisjes e keni 4 vjet, ndërkohë, që Shqipërinë e jepni koncension për 99 vjet!!!

Atëhere, cila Shqipëri është Atdheu i fëmijve tanë?

Kategori
Uncategorized

Eshtë vetëm një foto të rinjsh or budallej.

Eshtë vetëm një foto të rinjsh, o budallenj

 

Mentor Kikia/  Fotografia e një grupi të rinjsh shqiptarë, që shërbejnë në ushtrinë greke për shkak se gëzojnë edhe nënshtetësinë greke, ka alarmuar si politikën ashtu edhe median e këtij vendi. Fotoja me simbolin e shqiponjës, është konsideruar një provokim i rëndë. Reagimet nuk ka qenë vetëm të medias ekstremiste apo qarqeve politike ekstremiste, por deri në majat më të larta të qeverisë, të cilat një xhesti krejt naiv, në vend që ta trajtonin me sportivitetin dhe modestinë e disa 18 vjeçarëve, i dhanë përmasat e një plani konsiprativ me nuanca të forta nacionaliste, të thurur nga qeveria e Tiranës.
Thirrjeve të disa gazetave për ti dëbuar të rinjtë me origjinë shqiptare nga Greqia, iu bashkua deri dhe ministri i mbrotjes. “Kushdo që nuk ndjehet grek- deklaroi ministri Kammenos – të kthehet në vendin e tij“. Ai nuk hezitoi ta cilësojë foton e të rinjve një plan i gjerë për të ringjallur nacionalizmin që sipas tij ka nisur me deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për çështjen çame. Dhe për këtë ai ka urdhëruar një hetim të thellë, nga i cili të rinjtë me origjinë shqiptare mund të marin dënime jo të lehta.
Ne Greqi kanë marrë nënshtetësinë shumë shqiptarë, të cilët janë nënshtetas shumë të rregullut, që paguajnë taksat, punojnë me ndershmëri dhe i përgjigjen edhe thirrjes për të kryer shërbimin ushtarak. Ata të rinj kanë veshur uniformën e ushtrisë greke e stërviten sëbashku me bashkështetas grekë. Simboli i shqiponjës që kanë ndërtuar me duar është thjeshtë një dëshirë e tyre për të treguar se nga e kanë origjininën dhe nuk meritonte fare këtë vëmendje që i dhanë media e politika greke, të cilat e trajtuan si të kishin zbuluar Kalin e Trojës në ushtrinë e tyre.
Ky është tregues i një shoqërie vërtet të sëmurë, të sëmurë rëndë nga koka tek këmbët, nga makthi prej fqinjit, nga urrejtja dhe fobia për gjithëçka që mund të lidhet me fqinjin. Kryqëzimi i gishtave nga disa të rinj, nuk do të thotë se ata kërkuan ndryshimin e kufinjve, e aq më shumë ta kenë bërë këtë nën urdhërat e qeverisë shqiptare.
Kjo tregon se ekstremizimi nuk është një sëmundje periferike dhe e lokalizuar, të cilin trupi i shëndoshë i një shoqërie mund ta mposhtë. Por prej saj është prekur vetë truri i shoqërisë, politika dhe media
Kategori
Uncategorized
Eshtë vetëm një foto të rinjsh, o budallenj

 

Mentor Kikia/  Fotografia e një grupi të rinjsh shqiptarë, që shërbejnë në ushtrinë greke për shkak se gëzojnë edhe nënshtetësinë greke, ka alarmuar si politikën ashtu edhe median e këtij vendi. Fotoja me simbolin e shqiponjës, është konsideruar një provokim i rëndë. Reagimet nuk ka qenë vetëm të medias ekstremiste apo qarqeve politike ekstremiste, por deri në majat më të larta të qeverisë, të cilat një xhesti krejt naiv, në vend që ta trajtonin me sportivitetin dhe modestinë e disa 18 vjeçarëve, i dhanë përmasat e një plani konsiprativ me nuanca të forta nacionaliste, të thurur nga qeveria e Tiranës.
Thirrjeve të disa gazetave për ti dëbuar të rinjtë me origjinë shqiptare nga Greqia, iu bashkua deri dhe ministri i mbrotjes. “Kushdo që nuk ndjehet grek- deklaroi ministri Kammenos – të kthehet në vendin e tij“. Ai nuk hezitoi ta cilësojë foton e të rinjve një plan i gjerë për të ringjallur nacionalizmin që sipas tij ka nisur me deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për çështjen çame. Dhe për këtë ai ka urdhëruar një hetim të thellë, nga i cili të rinjtë me origjinë shqiptare mund të marin dënime jo të lehta.
Ne Greqi kanë marrë nënshtetësinë shumë shqiptarë, të cilët janë nënshtetas shumë të rregullut, që paguajnë taksat, punojnë me ndershmëri dhe i përgjigjen edhe thirrjes për të kryer shërbimin ushtarak. Ata të rinj kanë veshur uniformën e ushtrisë greke e stërviten sëbashku me bashkështetas grekë. Simboli i shqiponjës që kanë ndërtuar me duar është thjeshtë një dëshirë e tyre për të treguar se nga e kanë origjininën dhe nuk meritonte fare këtë vëmendje që i dhanë media e politika greke, të cilat e trajtuan si të kishin zbuluar Kalin e Trojës në ushtrinë e tyre.
Ky është tregues i një shoqërie vërtet të sëmurë, të sëmurë rëndë nga koka tek këmbët, nga makthi prej fqinjit, nga urrejtja dhe fobia për gjithëçka që mund të lidhet me fqinjin. Kryqëzimi i gishtave nga disa të rinj, nuk do të thotë se ata kërkuan ndryshimin e kufinjve, e aq më shumë ta kenë bërë këtë nën urdhërat e qeverisë shqiptare.
Kjo tregon se ekstremizimi nuk është një sëmundje periferike dhe e lokalizuar, të cilin trupi i shëndoshë i një shoqërie mund ta mposhtë. Por prej saj është prekur vetë truri i shoqërisë, politika dhe media
Kategori
Uncategorized

Rilindja e pafytyrësisë: Drejtësi për 21 janarin…Ilir Meta, kandidat i përshtatshëm për president?!

“Është një njeri me kontribute politike në jetën e Shqipërisë…Është një figurë politike shumë e rëndësishme e Shqipërisë, kështu që si shumë figura të rëndësishme politike të Shqipërisë, mund te jetë kandidat”.

Ky koment është i ministres Milena Harito në një intervistë televizive dhe ai përshkruan vlerat politike të Ilir Metës. Sigurisht, Harito thotë atë që duhet, jo atë që beson. Mendojmë se është kështu për të ruajtur një minimum konsiderate për këta lloji politik, pasi përndryshe përçmimi do të ishte e vetmja marrëdhnie publike. Të flasësh për Ilir Metën në këtë mënyrë, kur pak ditë më parë, kolegët e tu dhe Edi Rama vetë, janë përbetuar për drejtësi për 21 janarin për të gjashtyin vit radhazi, kjo është diçka më shumë se pafytyrësi. Këtë lloj gramatike politike e asimilojnë vetëm ata që bëhen bashkë për Shqipërinë Europiane.

Nuk është akuzë për ministren Harito që në thelb është zëdhënëse në këtë proces, por për një moral që fëlliq çdo koncept normal mbi etikën dhe moralin në politikë. Ilir Meta ishte subjekti i videos, padroni politik i Haritos, Edi Rama, cilësoi publikisht se ai vidhte me bllok në dorë, e ndaj shqiptarët duhet të ngeriheshin për “zgjidhjen e re politike” që “Saliu do ta pranojë”. Si vallë sot Ilir Meta na qenka njeri me kontribute? Jepni një përgjigje të paktën për këtë se nuk janë të gjithë kaq delenxhinj që ta kuptojnë.

Kategori
Uncategorized

Kotzias: Qeveria shqiptare jo serioze, kujtonte se integrimi në BE ishte një shëtitje.

Në një intervistë të gjatë në televizionin publik grek, ERT, ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se Athina kërkon t’i zgjidhë gjithë problemet me Tiranën, mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare dhe se Brukseli në raportin e fundit i ka përfshirë të gjitha problematikat mes dy vendeve.

I pyetur për qëndrimin që do të mbajë Greqia për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, ai tha se pala greke nuk e sheh të nevojshme vendosjen e vetos për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, pasi sipas tij mjaftojnë kushtet e vëna nga Brukseli.

“Qeveria e Shqipërisë mendonte se integrimi në BE do të ishte një shëtitje, kujtonte se do të merrte pa asnjë shkëmbim edhe hapjen e negociatave të anëtarësimit. Por nuk mund të luajë me nacionalizmin, të thotë gjëra të ndryshme jo serioze.

Ne këtë theksuam. Jemi një vend që duam t’i zgjidhim problemet tona, por mbi bazën e të drejtës europiane dhe ndërkombëtare. Prandaj dhe në raportin e fundit për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, u përfshin gjithë kushtet dhe çështjet që kemi vënë ne në dukje. Nuk është e nevojshme të vendosim veto, sepse kushtet që u vunë duhet të përmbushen. Po të mos përmbushen, shqiptarët do të kenë problem me Komisionin Europian dhe Këshillin Europian””.

Kotzias është ndalur edhe në temën e Shqipërisë, që ka ri dalë në skenë, pasi shtatë rekrutë shqiptarë u fotografuan duke bërë simbolin e shqiponjës. Kotzias ka kundërshtuar indirekt supozimin e gazetarëve se veprimi i rekrutëve është shprehje e “nacionalizmit shqiptar”, duke theksuar  se në rajon ka disa shtete që sipas tij po transformohen si shtete nacionale dy dekadat e fundit.

Sipas tij këto shtete kanë dhe një popullsi shumë të re dhe ndonjëherë kjo shprehet me një dinamizëm që mund të shpjerë te nacionalizmi.

Kategori
Uncategorized

Athina mbyll radion në gjuhën shqipe.

Athina mbyll radion në gjuhën shqipe

Në prag të 25-vjetorit Radio “Athina 9.84” në vartësi të kësaj bashkie ka bërë të mundur mbylljen në gjuhën shqipe njëkohësisht dhe në 15 gjuhë të tjera. Radio Athina 9.84 për emigrantët në Greqi u hap më 2003 për të informuar komunitetet më të mëdha të këtij vendi me gjuhën e tyre, duke i lënë në dispozicion 2 orë në ditë.
Por që nga fillimi i Janarit të 2017, Bashkia e Athinës ka ndërprerë transmentimet në gjuhët e huaja pas zbulimit të një skandali ekonomik, ku para drejtësisë pritet të dalin para gjykatës së Athinës 15 ish kryetarë dhe anëtarët e Bordit e “Athina 9.84” dhe drejtorë të përgjithshëm. Në dhjetor të vitit kaluar gazetarët e huaj ishin lajmëruar për një gjë të tillë përfshi këtu edhe atë shqiptarë.

Aktakuza është hartuar për keqmenaxhim dhe humbje të panevojshme në radio stacionin “Athens 9.84”, 2003-2010. Sipas mediave vendase rreth 37 milionë euro janë zhdukur nga fondet e këtij stacioni pasi ishin përdorur për udhëtime jashtë vendit me vlerë 350.000 euro, shpenzime në blerje çantash 500 euro, telefona celularë me vlerë 2500 euro, si dhe parfume, korniza, orë, mansheta, lule etj.
Shpërdorime këto që kapin vlerën e 37 milionë euro, që fatkeqësisht ndikuan në mbylljen e radios në gjuhën shqipe si edhe në 15 gjuhë të tjera ku informonte emigrantët për rreth 2 orë në ditë. Mbyllja është konfirmuar edhe nga vetë gazetarët që kanë punuar në Radio “Athina 9.84”, një mbyllje që bëhet pikërisht për emigrantët në prag të 25-vjetorit të inagurimit të saj.

Kategori
Uncategorized

Korça që nuk e keni parë.

Nga Ledina Aliolli./

Kjo eshte nje LagJe o te qytetit te Korces(tek rruga e Fajances), atje ku varferia, mjerimi dhe dhimbja bashkejetojne.

Bashkia dhe qeveria ka braktisur njerezit e varfer te pastrehet, te papunet endacaket, duke i diskriminuar komunitetet e pambrojtura.

Ne kete zone jetojne ne kushte mizerabel shume familie. Ata jetojne ne baraka derrase te sajuara prej tyre. Ne familjen ku shkova jetonin 9 vete, midis tyre 2 te mitur, te papune, pa buke, te pastrehe, pa asnje lloj ndihme sociale, Jetojne me nje kemp te kryefamiljarit te cilit nuk i dalin as per te blere ilacet.

Keta njerez mbijetojne ne kufijte e mbijeteses. Acari i dimrit e ka bere te pamundur jeten e ketyre banoreve, qe nuk i perfill kush per ndihme.

Bashkia flet sot per buxhet 1.48 miliard lek, por ne fakt ky eshte buxheti i luksit te pushtetaréve dhe jo i nevojave qytetareve, eshte buxheti i fasadave dhe i dekorit.

Nga kjo zone, i bera thirrje, Bashkise Korce dhe te gjithe atyre, té cilet mezi presin te bejné show-n e rradhés dhe te trumbetojne studiove televizive arritjet e qeverisjes se tyre ne nivel lokal, te marrin masa tä menjehershme per ti ardhur ne ndihme ketyre banoreve fatkeqe. Realiteti flet shume me ndryshe se sa retorikat boshe.

Per fat te keq Bashkia dhe Qeveria do te tentoje t’i bleje me nje thes me miell keta njerez apo me 20 mije lek Shpetimi i ketyre njerezve   dhe alternativa e zhvillimit eshte programi i Partise Demokratike, shkruan deputetja e PD_se.

Kategori
Uncategorized

Dokumenti sekret i CIA-s : SHBA frikë për destabilizimin e qeverisë shqiptare proamerikane, nga Greqia.

Dokumenti sekret i CIA-s : SHBA frikë për destabilizimin e qeverisë shqiptare proamerikane, nga Greqia

Një dosje gjigante e shërbimeve sekrete amerikane për Greqinë është deklasifikuar së fundmi dhe së shpejti pritet publikimi I saj. Bëhet fjalë për një periudhë më shumë se 50 vjeçare ku raportohen zhvillimet në vendin tonë fqinj, ku nuk ka se sit ë mos mungojë edhe Shqipëria.

Nga roli i Andreas Papandreu, menaxhimi ekstrem i negociatave për bazat amerikane, mundësia e konfliktit greko turk në Thrakë, Egje dhe Qipro, madje edhe gjendja e dobët e ekonomisë greke në mes të viteve 1980, përfshihen në 12 milionë dokumentet  e deklasifikuara të CIA-s që pritet së shpejti ti vihen në dispozicion publikut. Gazeta e madhe greke “Kathimerini” thotë se në këtë bazë të dhënash përfshihen analiza, fakte dhe vlerësime nga për situatën nga viti 1940 deri në vitet 90′.

Dokumenti i fundit në lidhje me Greqinë në këtë dosje voluminoze është ai i datës 30 Qershor 1994 dhe merr në analizë tensionin mes Athinës dhe Tiranës për minoritetin kombëtar grek në jug të Shqipërisë. Autori i këtij memorandumi ka shprehur frikën se, “një krizë bilaterale në çështjen e pakicës greke, e cila do të çojë në hakmarrjen greke, mund të destabilizojë qeverinë pro-amerikane (në Tiranë) për të mirën e ish-komunistëve dhe ndikimin më të gjerë rajonal”.

Image

Tensionet në atë kohë kishin të bënin me gjyqin ndaj 5 minoritarëve, anëtarë të Organizatës Omonia, të arrestuar nga ish-SHIK-u për veprimtari antikombëtare.

Ndërkohë gazeta jep edhe të dhëna të tjera se çfarë përmbajnë këto dokumentet të CIA-s për Greqinë, veçanërisht për marrëdhëniet delikate të saj me Greqinë.

Në letrën e tij të 10 maj 1983, Milton Kovner, drejtues i Agjencisë përgjegjëse për Evropën Perëndimore, thotë ndër të tjera, se SHBA është duke shqyrtuar “alternativat” për vendosjen e bazave amerikane jashtë vendit “, veçanërisht në Turqi. Por sipas tij, kjo do të çonte në përkeqësimin e situatës dhe do të shtojë mbështetjen e mëtejshme të qeverisë në mbrojtjen e interesave kombëtare greke. ” Kovner kishte vlerësuar se në qoftë se amerikanët nuk do të lëshojnë pe (në dokument janë lënë jashtë disa paragrafë të cilat ndoshta përshkruajnë natyrën dhe aftësitë e bazave ushtarake të SHBA), atëherë Papandreu do të kishte një sërë opsionesh, ndër të cilat t’i drejtohej Presidentit të Republikës Konstantin Karamanlis dhe të kërkonte referendum kombëtar mbi këtë çështje.

Që nga vitet ’50 amerikanët duket se e dinin shumë mirë brishtësinë e marrëdhënieve turko-greke, ndërsa kishin përpiluar të dhëna të plota të forcës ushtarake të Qipros. Njohuritë shumë të mira që kishin  për statusin e Qipros u dha mundësinë të parashikojnë atë ndodhi në vitin 1974 se Greqia nuk mund të bënte asnjë rezistencë në një pushtim eventual turk të ishullit. Dokumentet flasin edhe për krizën greko-turke të vitit 1987 ku thuhet se Greqia ka avantazh në ajër  dhe në det, diçka që sipas analistit arsyeton kapadaillëkun grek  në krizën e marsit 1987.

Kategori
Uncategorized

Këlyshët e kurvit.

Kelyshet e kurvit.

Kurvi dashuronte natën, atullat, dhe ligësitë, ai rrinte apo ecte fshehur nen dritare,ferra, gemusha, fshihej neper tavane dhe nen divane,shtrihej neper kanale, dhe i gatshem kudo ku e therriste kryekurvi.

Kurvi shkonte edhe ne degen e brendeshme, por jo si te tjeret, ai futej nga deriçka e pasme.Kurvin e kishin frikè dhe vet ata qe punonin atje.

Kurvi ishte kudo i kundndodhur dhe i pari..

Megjithe fukarallekun kurvi breket e çqyera i linte neper ferra, ne dac duke u penguar, kacafytur, apo dhe duke pergjuar. Ky ishte zakon kurvish.

Kurvin e donin te gjithe….Brigadieri, pergjegjesi, sekretari, operativi, ata kurvin e vinin ne prove pse jo e merrnin dhe ne provim,,,,dhe po ti kalonte me sukses keto.
Kurvi ngrihej ne detyre.
Kurvi zbukurohej, mbasandaj rrumbullakosej dhe mbas rrumbullakosjes nga kryekurvi, Kurvit, Kryekurvi i  gjente shokun e çiftëzimit tè Kurvit.

Kurvi te bente gjemen, kurvi kishte pese a gjashte ne lagje a fshat.

Kurvi fillonte te pillte, pillte dhe vetem pillte, por jo si te tjeret.
Nga perdorimi i shume vajrave lubrifikuese, kurvit nepermjet kembeve i dilnin jo femije, por xhapike, urithe, neperka me helm,,, qe me vone i merrte ne ruajtje  Kryekurvi si kelyshet e kurvit te saj.

Koha kalonte, kurvi plakej, xhapiket rriteshin, ferrat perseri plot me breke te grisura dhe eren e tyre te ndyre, por Kryekurvi  ndiente kenaqsi, nga ferratdhe era.
Kurvit tanime ishin ata qe vendosnin per gjithshka, edhe per ajrin apo  jeten e te tjereve.

Kryekurvi dilte dhe mbante fjalime ne popull,  syte e kuq dhe jarget e tij tmerronin ata qe ishin mbledhur per ta degjuar. Kurvit e tjere shikonin se cili duartrokiste Kryekurvin plak dhe cili jo, Kurvi pergjonte gjithshka,  ne mbremje Kryekurvi donte raportin.

Zgjati shume kjo kohe dhe jo vetem Kryekyrvi por edhe Kurvi filluan te mendonin per pafundesine.

Nje dite gjithshka u shkermoq nder kembet e Kryekurvit dhe Kurvit, gjithshka u prish, askush nuk i degjonte me, askush nuk i fliste ne rruge, askush nuk ja kish me friken.

Kurvi u terbua, mori malet, iku larg.
Njerzit thane se shpetuan nga kurvi, dhe filluan ti gezoheshin jetes, por nuk ishte e thene.
Kurvi vertet kish ikur larg, por kelyshet e kurvit vertiteshin ferrave, diten dhe naten, me dhe pa breke.
Kurvi kishte gjak te lig, nga ai gjak dilnin vetem zhapike me te ndyre se kryekurvi zhapik.

ADN_ja e kurvi ishte i perzier nga shume vajra dhe fabrika te ndyra.
Kurvi u harrua, ai nuk dallohej, askush se preku, askush nuk u mor me te, te gjthe nga gezimi i fitores jo vetem qe e harruan por menduan se kurvi vdiq.

Por Kurvi i ri filloj te rigrumbullohet perseri tek vendet e vjetra, neper ferra, aty dhe vetem aty ata e ndienin apo ndiejne kenaqsine e eres se ndyre dhe brekeve te grisura te ish krye kurvit te pare dhe kurvit te ri.

Kurvkelyshi  u bojatis, ai ndrroi emer, fe dhe atdhe, kurvkelyshi ndrroj gjithshka, por jo ferrat ku ishte mesuar te jetonte pa breke,…..pa brekesia per te ishte kenaqesia me e madhe.

Kurvi sot i ka te gjitha ngjyrat, kurvi eshte dhe  ka miq ne parti, ai ka miq ne qeveri, por ai ka miq edhe atje ku dikur i helmatisi me helmin e tij, sepse kurvi eshte kurv.
Kurvit sot diçka i mungon, atij i mungon nje vend ku ta presin dhe zeri i tij te kumboje, te degjohet.
Kurvi ndjen dhimbjen qe askush nuk e repekton me, kurvi ndien dhimbe per mos vuajtjet e te tjereve.
Kurvi ishte mesuar te te pushkatonte, fuste ne burg, te interrnonte, te cnderonte te tjeret, pamvaresisht se vete kurvi neper ferra ishte zene dhe neper ferra ishte pjelle.
Kurvi ishte mesuar qe gjithe mashtrimet e tij te besoeshin nga te tjeret, kjo sot i dhemb.
Megjithe se Kurvi sor ka gjithshka, atij i mungojne tmerresisht ferrat, prandaj dhe ai terbohet.

Kurvit i mungon fjala ” mirmengjesh shoku kurvi”.
Si jeni. Dite qe nuk ju kemi pare. Ne juve ju kemi drite, ne eeeeee, dhe kurvi prandaj hidherohet, terbohet, mallkohet.

Kryekurvi sot ka gjetur nje menyre, ai ka mbledhur gjith kurvit per ta duartrokitur dhe aprovuar ato qe thote Kryekurvi

Kurvit nga goja nuk i dalin fjale por nje leng i zi i peshtire si vete kurvi, sepse kurvi eshte i bastarduar, ai ashte prodhim baltrash, ferrash dhe i shume vajrave.

Kryekurvi dhe Kurvi sado kohe te kaloje, ai nuk ndryshon, nuk ndryshon sepse Kurvi eshte prodhim ferrash.

Prandaj or miq Kryekurvit dhe Kurvit i thone kurvi.

Ruhuni nga kurvi, sado dhe sido qe te jete, ai eshte i peshtire.

 

Kategori
Uncategorized

Ja pse ministri Bushati largoi ambassador Dervishin dhe emëroi vajzën e tezes së vet.

Ja pse ministri Bushati largoi ambassador Dervishin dhe emëroi vajzën e tezes së vet

Në Ambasadën Shqiptare në Athinë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati më 20 Mars të 2016, bëri një takim me përfaqësues të emigrantëve shqiptarë, një takim që më pas ka indinjuar edhe vetë ministrin Bushati. Ky indinjim ka ardhur pasi ambasadori Dervishi nuk ka mbajtur anën e Bushatit, por ka mbajtur atë të emigrantëve, suke mos i mbajtur ison atij, ashtu siç jemi mësuar të shohim në takime të tilla.
Pa humbur kohë me tu kthyer në Tiranë, Bushati i ka kërkuar kryeministrit largimin e tij me justifikimin për ta shlodhur atë pasi është në prag të pensionit, duke e punësuar pranë dikasterit të tij, nga ku Dervishi ka filluar karierën e tij si diplomat në moshën 26-vjeçare.
Por e verteta qendron ndryshe, largimi i tij ka të bëjë me një hakmarrje, një hakmarrje që nuk mujnd të mohohet dot më…
Rama miraton kërkesën kur ministry nga ana e tij i propozon jo vetëm largimin e ambasadorit me një karierë shumë vjeçare, por edhe zëvëndësimin me vajzën e tezes së vet, me zonjën Adriana Hodbari.
Bushati më 21 Mars të 2016 ka zhvilluar edhe një takim edhe me presidentin grek Pavlopoulos, në një kohë kur marrëdhëniet midis dy vendeve ishin dhe jo aq të mira, në një kohë që Dervishi nga ana e tij dipllomatike ka mbajtur një qendrim miqësor dhe ka luajtur rolin e një zjarrfikësi.
Por puna e tij e sukseshme mesa duket nuk ka bindur kreun e dikasterit dhe shefin e tij, pasi për emocione të çastit ka larguar dipllomatin më të sukseshëm ndër 22 të akredituar në Greqi. Siç Dihet Dervishi është një diplomat me karierë të gjatë, por largimi i tij duket se nuk është pritur mire edhe nga kreu i Parlamentit Ilir Meta, që deri tani duket tej i rezervuar.
Rokada pritet të bëhet në fund të Janarit 2017
Dervishi është zëvëndësuar nga vajza e tezes se ministrit Bushati, kush tjetër mund ta zevendësonte në një kohë që këto vende jane vetem per njerezit e tyre dhe jo për ata femijë që mbarojnë për dipllomaci në vendet europiane.
Urojme qe nepotizmi të vazhdojë pasi kështu ndërtohet edhe shteti për të cilën ja dedikojmë qeverisë Rama.

Kategori
Uncategorized

Zbulimi i Kosovës identifikon spiunen ruse: Dragana drejton rrjetin.

auto_Dragana-Trifkovic1484781206Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka siguruar të dhëna, të cilat ishin bërë publike në fund të vitit 2016, se në Kosovë ka një rrjet të bashkëpunëtorëve të shërbimeve të inteligjencës së Federatës Ruse, të cilët udhëhiqen nga Dragana Trifkoviqi, e cila dyshohet se është agjente e nivelit të lartë.

DT është është drejtore e Qendrës për Studime Gjeostrategjike dhe njëkohësisht vepron edhe në kuadër të Qendrës Euroaziatike për Hulumtim dhe Zhvillim. Njëkohësisht, ajo ka qenë edhe një nga figurat e larta të Partisë Demokratike të Serbisë (Demokratska Stranka Srbije), e themeluar nga Vojisllav Koshtunica.

Me vullnetarë serbë në Ukrainë, e maskuar si vëzhguese e zgjedhjeve

DT në zgjedhjet e fundit në Serbi ka qenë e 14-ta në listën për deputetë, gjersa koalicioni me të cilin ka konkurruar i ka fituar vetëm 13 mandate. Në kuadër të veprimtarisë së saj kundër Republikës së Kosovës, DT ka rrjet shumë të gjerë bashkëpunëtorësh të cilët veprojnë jo vetëm në Kosovë e Serbi, por edhe në shumë shtete perëndimore.

Zyrtar i lartë i SRPSKA-s, i cili me organizimin e Dragana Trifkovicit, ka qenë në të ashtuquajturën Qendra Humanitare Ruso-Serbe në Nish, e njohur si Qendër e Spiunazhit Rus ne Ballkan

Ajo është ndër kultivueset më të mëdha të propagandës që ka për qëllim diskriminimin e shqiptarëve në përgjithësi, duke shtrirë rrjetin në medie e politikanë që nga Moska e deri në Berlin, Paris, Romë e Bruksel. AKI ka evidentuar raste kur ajo e ka vizituar Kosovën, por në të gjitha rastet asnjëherë nuk është regjistruar në kufi, qoftë në pikat veriore 31 dhe 1, qoftë në Merdar.

Material propagandistik i shkruar nga agjentja ruse

Në vitin 2014, së bashku me një shtetas gjerman, me profesion gazetar, ka vizituar disa qytete në Kosovë (Mitrovicën Veriore, Rahovecin, Pejën, Prizrenin), duke krijuar kontakte të reja dhe njëkohësisht duke krijuar propagandë mediale në mediet gjermane kundër Kosovës dhe liderëve të saj.

Sipas konstatimeve, DT dëmin më të madh Kosovës ia bën duke rekrutuar serbë të Kosovës nëpër seminare e takime të ndryshme që i organizojnë institutet e ndryshme ruse në Serbi.

Në këtë foto shihet edhe me kriminelët Sllavko Simiq (në uniformë), pjesë e ish-Shërbimit Shtetëror të Jugosllavisë, që ka shërbyer në Prishtine dhe me ish-udhëheqësin ushtarak të Armatës Jugosllave i ngarkuar në Koshare gjatë luftës me 1999, Lubinko Gjurkoviq

Një rast shqetësues për Kosovën, është dyshimi se ajo mund të ketë rekrutuar njerëz të strukturave të larta të Listës “Srpska” e të cilët janë të përfaqësues në institucionet e Republikës së Kosovës. Në kuadër të bashkëpunëtorëve më të mëdhenj të DT janë ushtarakë e kuadrat ë shërbimeve serbe të inteligjencës të cilët kanë vepruar në Kosovë para vitit 1999, e të cilët kanë qenë në maja të atyre strukturave, siç është rasti i kolonel Lubinko Gjurkoviqit – komandant i forcave serbe në Koshare, pastaj Sllavko Nikiqit – pjesëtar i RDB-së (Resori i Sigurisë Shtetërore – pasuese e UDB-së) dhe autor i disa librave diskriminues ndaj figurave kryesore të UÇK-së, Marko Jakshiqit dhe Slavisha Ristiqit – liderë të nacionalistëve serbë në komunat veriore, Zvonko Mihajlloviqit – lider i strukturave radikale serbe në Shterpcë, Bozhidar Delliq – gjeneral serb i lindur në Gjakovë dhe B.N. gazetar serb i njohur në Kosovë nga Graçanicës që vjel fonde edhe nga shtete perëndimore në Kosovë etj.

Në Mitrovicën e Veriut, me kriminelin Marko Jakshiq

AKI ka të dhëna se DT është e martuar dhe posedon njohuri për familjen e saj, megjithëse këtë e mban shumë të fshehtë. Familja e ngushtë e saj jeton në Moskë, ku vet DT e kalon një pjesë të madhe të kohës. Përveç veprimtarisë së saj e cila dëmton rëndë Republikën e Kosovës, AKI ka në dispozicion prova të tjera të cilat e rrisin dyshimin e bazuar se ajo është pjesë e shërbime ruse të inteligjencës.

Me vullnetarin serb në Ukrainë, snajperistin Dejan Beriq, i cili ka marrë pjesëedhe në luftën e Kosovës 1998 – 1999

DT ka qenë e angazhuar, tërthortë apo direkt, edhe në nxitjen e pjesëmarrjes së serbëve në kuadër të forcave separatiste proruse në Ukrainë dhe ka raport shumë të mira me shumë prej vullnetarëve serbë atje. Madje, ajo vet ka qenë e pranishme në vijat e frontit në Ukrainë. Për këtë ajo është akuzuar si spiune edhe nga qeveria e Ukrainës.

Përfundimisht, një rrjet i bashkëpunëtorëve të mundshëm të DT ka ndërhyrë edhe në Malin e zi, me 16 tetor 2016, ne diten e zgjedhjeve parlamentare, ku Aleksandar Sinxhelliqi se bashku me ish-komandantin e xhandarmerise serbe Bratislav Dikiqin, u akuzuan per grushtetet. Menjehere me pas, kryeministri I Serbise Vucic pati thene se me vjen keq nese Mali i Zi mbeshtetet ne te dhenat e komandantit te policies se Kosoves Selimajt, duke e injoruar keshtu dhe mos njohur Republiken e Kosoves, perkatesisht AKI-ne dhe drejtorin Agron Selimajn. /RTK

Kategori
Uncategorized

Fjalimi i rrallë i Gjergj Kastriotit në shtratin e vdekjes, botuar në Gjermani 238 vite më parë.

Fjalimi i rrallë i Gjergj Kastriotit në shtratin e vdekjes, botuar në Gjermani 238 vite më parë

Si sot 549 vjet më parë vdiq Heroi Kombëtar i Shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ai lindi në vitin 1405 dhe ishte fëmija i parafundit në familjen me shumë fëmijë të Gjonit e të Vojsavës. Këta kishin katër djem (Stanishën, Reposhin, Konstandinin e Gjergjin) dhe pesë vajza (Marën, Jellën, Angjelinën, Vlajkën e Mamicën). Kur lindi Gjergji, i ati Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës në lindje, deri në detin Adriatik në perëndim. Qendra administrative e tij duhet të ketë qenë Prizreni. Për ditën e vdekjes së Gjerg Kastriotit ka shumë legjenda dhe pak burime historike serioze. Gjithsesi studiuesi i kësaj periudhe veçanërisht i jetës së Skënderbeut, Aurenc Bebja që jeton dhe punon prej vitesh në Francë ka mundur të zbulojë vitin e shkuar, një tekst të botuar 238 vite më parë në Gjermani ku përshkruhen fjalët e fundit të Gjergj Kastriotit në shtratin e vdekjes. Syri.net po ju sjell të plotë atë çfarë na ka publikuar me këtë rast Aurenc Bebja në faqen e tij, © Dars (Klos), Mat – Albania:

Fjalimi i më poshtëm është marrë nga libri i autorit Stephan Zannowich, me titullin “Le Grand Castriotto d’Albanie, Histoire”. Teksti prej 131 faqesh është botuar në vitin 1779 nga shtëpia botuese J. J.Kesler, Frankfurt. Gjergj Kastrioti, i sëmurë, nuk mund ti shmangej vdekjes dhe për këtë arsye fton në vatrën e tij princat, ambasadorët, gjeneralët, dhe drejtuesit kryesorë të vendit që tu lë amanetet e fundit ashtu siç i ka hije një luftëtari të madh. Para se heroi ynë të fillonte fjalimin, urdhëron që djali i tij i vetëm, Gjoni, asokohe dhjetë vjeç, të ndodhej mes të ftuarve. Fjalimin e Princit të Matit dhe mbretit të shqiptarëve e gjejmë në faqet 70 – 89 të librit, i shkruar në gjuhën frënge. Sipas autorit të veprës, ja si është shprehur Gjergj Kastrioti:

“Jam në prag të varrit. Po ju lë një mbretëri me forca të afta për ta mbrojtur, por me një pasardhës të paaftë nga mosha për ta drejtuar. Megjithatë, në qoftë se në të ardhmen ju bëheni trima dhe të virtytshëm, ju mund të përballoni të gjitha sulmet e armiqve tuaj. Nuk është sipërfaqja e vendit ajo që bën një fron të respektueshëm, por aftësia e atij që ulet mbi të. Në qoftë se ju jeni i djallëzuar, shërbëtor i ministrave tuaj, dhe naiv i lajkave të oborrtarëve tuaj, atëherë asgjë nuk do të jetë më e lehtë sesa përmbysja nga maja më e lartë ku ju ndodheni. Duhet të jetë virtyti themel i fronit. Virtyti nuk është fantazi. Ndoshta do ju a thonë një ditë, por mos harroni se ai që do ju a thotë, është një tradhtar, një dinak, që për të mbretëruar në vendin tuaj, do ju sugjerojë maksima të rreme, të cilat herët a vonë do të shkaktojnë përmbysjen tuaj. Duke pasur virtytin si udhërrëfyes, lajkatarët dhe të pabesët do të largohen prej jush…Të virtytshëm, ju mund të mbani lehtë perandorinë që po ju lë të tronditur nga lufta e vazhdueshme ; ta përforconi, ta rimëkëmbni nëpërmjet pushimit dhe qetësisë…

Krijoni vendshkrime të paçensuruara në të gjithë sipërfaqen e mbretërisë ku mund të publikohen të gjitha padrejtësitë dhe dhuna që mund të ushtrohen nga drejtuesit e krahinave tuaja. Bëni këtë edhe për miqtë apo familjarët e tyre që jetojnë në oborrin tuaj, të cilët i fshehin këto shkelje apo i përdorin nën pretekstin e drejtësisë dhe të domosdoshmërisë. Shqyrtoni gjithçka nga ju vetë, dhe nëse magjistrati, ushtari apo kleriku janë mashtrues dhe të padrejtë, atëherë pa mëshirë varini në shtyllë në vendin e krimit : ju do të vini re se pasardhësi i tij do të bëhet i drejtë dhe i njerëzishëm…Kur sapo të keni marrë drejtimin e pushtetit, ju do të kujdeseni për Drejtësinë, e cila është themeli i të gjitha virtyteve. Ju do të mbroni artizanët, si njerëzit më të dobishëm të zonave të pushtetit tuaj, dhe do të parandaloni shtypjen e tyre nga pasanikët. Krenaria dhe luksi i bën pasanikët të pandjeshëm ndaj fatkeqësive të varfërve, të cilët nuk kanë as tituj (grada) e as mbështetje. Duhet të jeni të butë dhe të dashur me njerëzit tuaj ; dukuni shpesh mes tyre, bisedoni me ta, pyesni ata nëse dëshirat tuaja për drejtësi janë ekzekutuar nga ministrat tuaj. Princi që qëndron i mbyllur me oborrtarët e tij shikohet nga populli i tij si armik dhe tiran…Dëgjoni ankesat dhe kërkesat e popullit tuaj me qetësi sa që ti frymëzoni besim atij për t’ju ndihmuar të korrigjoni abuzimet dhe fatkeqësitë e shtetit.

Kujdesuni që Kombi juaj të rritet nëpërmjet fesë katolike, por mos persekutoni asnjeri që ta ndjekë atë me detyrim. Dielli, që është shëmbëllimi i Perëndisë, shkëlqen pa dallim për turkun ashtu si për të krishterin. Kushdo që këshillon për të luftuar për hir të Perëndisë është një mashtrues i cili dëshiron të sakrifikojë të vërtetën për interesat e tij. Zoti është i fuqishëm, ai mund të bëjë gjithçka vetë, pa ndihmën e askujt…Në qoftë se fati ju bën endacak, të varfër apo nevojtar kurrë mos e ndryshoni fenë për interes…Mbyllini që në origjinë mosmarrëveshjet e teologëve dhe hipokritëve, të cilat janë më të rrezikshmet për lumturinë e një shteti. Kemi parë perandoritë më të lulëzuara të përçahen dhe të tronditen nga këta fanatikë…Shihni Perandorinë e Konstandinit të rrënuar nga Muhamedi, dhe princin Jean Paléologue (Gjon Paleologu) i shkelur nga kuajt e Arabëve. Ai ishte supersticioz, priftërinjtë e tij ambiciozë dhe injorantë, oborrtarët e tij të rremë dhe të shthurur nga luksi, dhe tani princi, priftërinjtë dhe oborrtarët kanë vdekur dhe po vdesin në skllavëri.

Nëse keni fat të mjaftueshëm për të pasur filozofë në vendqeverisjet tuaja, të cilët janë të ndriçuar nga drita e arsyes dhe jo nga sistemet e rreme, le të shkruajnë në paqe dhe të reagojnë ndaj paragjykimeve dhe makinacioneve të kujtdo që flet në emër të Zotit me qëllim për të heshtur mbretin dhe drejtësinë. Ju do t’i mbroni ata kundra zellit të tepruar të drejtuesve hipokritë duke i shpërblyer me vende pune në gjykatat dhe oborret tuaja.

Kur të ju flasin keq për dikë, ju do ta dëgjoni me gjysmë veshi… Ju do të jeni të sjellshëm me të gjithë shtresat popullore. Si arsye e dallimit të gradës që do të keni së shpejti në shoqëri, ju duhet të dalloheni nga të tjerët nëpërmjet bujarisë, i cili është karakteri dallues i princave. Një monark, edhe i varfër, duhet të jetë bujar…

Mbroni meritën dhe shpërblejeni atë kudo që ajo ndodhet. Mirësia duhet të shoqërohet me një zemër bujare. Njeriu ndërton tempuj, ngre altarë për Zotin falë mirësisë së tij. Evitoni për gjithmonë shekullit, rrethit dhe racës tuaj turpin për të pasur njerëz të dëshpëruar nga mizoria, krenaria apo injoranca juaj. Mos harroni se njeriu lind për lumturinë e njëri-tjetrit…

Armatosuni nga guximi dhe vendosmëria në mjerim, me maturi në mirëqenie. Mos u zhytuni në përtaci, ajo është nëna e të gjitha veseve…Mos mbyllni sytë ndaj fqinjëve dhe traktateve të tyre : ata do të presin momentin kur ju do të jeni të brishtë për t’ju akuzuar dhe do të pohojnë pretendime të rreme mbi trashëgiminë që po ju lë. Mos përdorni spiunë për të ditur se çfarë thonë njerëzit në lidhje me administrimin tuaj. Bëni punën tuaj ashtu si duhet, njerëzia le të flasin dhe të shkruajë çfarë të dëshirojë…

Ti jepet mundësia gjithsecilit prej rrethit tuaj që të ju shkruajë ; Ju do të punësoni sekretarët tuaj që të përgjigjen për çështje të ndryshme ose publike, por sekretet e shtetit duhen të mbeten mes jush…

Mos përbuzni askënd ; më i vogli dhe më i varfëri mund të ju rrëzojë, ashtu si dhe mund të ju ndihmojë me këshillat dhe kurajon e tij.

Jeni të durueshëm në çështjet e luftës, të patrembur në rreziqe, të butë dhe humanë, kurrë mizorë dhe gjaknxehtë. Fshihni dhimbjen që fatkeqësitë tuaja mund të ju shkaktojnë. Armiqtë tuaj do të jenë gjithmonë të gatshëm të ju fyejnë për fatkeqësitë, dhe ministrat të ju tradhtojnë. Ftoni mes jush të huaj të arsimuar duke u dhënë një rol këshilltari edhe në rast kur ata nuk janë fisnikë e të pasur. Kompetencat që i akordohen fisnikërisë janë prodhim i politikës. Ju mund të përdorni fisnikët si të dëshironi. Pasanikët injorantë do t’i ledhatoni, kështu do të kurseni pasurinë tuaj për mirëmbajtjen e ushtrisë, dhe do të keni një oborr të shkëlqyeshëm falë krenarëve por dhe budallenjve, që nuk kanë asnjë lloj virtyti përveçse floririt.

Mos jeni të ndrojtur ndaj ndjenjave tuaja. Deklaroni haptazi oborrtarëve tuaj, se ai që do të ju gënjejë dhe do të ju dërgojë në rrugën e gabuar në administrim, pa asnjë falje do të varet në shtyllë. Poetëve që do të ju thurin vargje, për të ju bindur se jeni më i madhi, më bujari, më i mrekullueshmi, luftëtari më i madh ndër të gjithë mbretërit, u dërgoni në këmbim një copë letër, bojë dhe një pendë nga një oborrtar i panjohur, me urdhrin për të dëshmuar të vërtetën e asaj që shkruajnë, dhe në qoftë se nuk mund të bëjnë një gjë të tillë, të kufizojnë veten në dhënien e këshillave, duke u lënë të kuptohet së nëse vazhdojnë të shkruajnë marrëzira të tilla të rrezikshme, ata do të mbyten nga vetë ju si person i shenjtë i të vërtetës.

Kujdesuni që të keni gjithmonë ushtarë të mirë dhe të disiplinuar ; që ushtarët tuaj të mos bëhen përtacë, ti stërvitni dhe ti trajtoni jo si skllevër por si shokët tuaj. Kur të jeni në luftë, ju do të udhëhiqni ushtrinë si gjeneral dhe në betejë do të luftoni si ushtar. Emri i mbretit është një titull shumë i nderuar, por ky titull ka peshë të madhe dhe detyra të vështira për të realizuar. Kryesorja është të pranohesh dhe të respektohesh në rrethin tënd. Zoti nuk ka dhënë fuqinë supreme për të na zhytur në qullësi, për që të jemi mbrojtës të çështjes publike. Për një zemër të butë dhe një shpirt të virtytshëm, mirëqenia e përgjithshme e popullit tënd është kënaqësia më e madhe që mund të përjetohet. Neglizhenca dhe një lloj mirësie që e thërrasim « mendjelehtësia e një princi », u shkaktojnë dëme njerëzve ; dhe ju e dini se roli i mbretit është t’i mbrojë

Dëboni larg jush astrologët gjykatës dhe kimistët prodhues ari dhe diamantesh. Një princ është gjithmonë i pasur, kur ai është i mençur dhe i lartësuar shpirtërisht. Emri juaj do të jetë i shkruar në një pllakë prej mermeri të bardhë me shkronja të zeza mbi dyert e kështjellave tuaja të destinuara për të burgosurit. Mjerim për guvernatorin që i fshehu mbretit pafajësinë, që përkeqësoi nga koprracia dhe zelli i tij dënimin e fajtorëve…Mbroni njerëzit e dashur dhe të mirë, ndëshkoni shpirtrat e këqij. Jeni të ndjeshëm ndaj lëndimit, por akoma dhe më shumë ndaj shërbimit të popullit tuaj dhe miqësisë të njerëzve të ngjashëm me ju.

Pika kulmore e një lufte është çorientuese, duhet ndjerë pasiguria (rreziku). Atëherë kujdesi dhe guximi do të ju shërbejnë më mirë se sa pasuria. Duhet të dish të fitosh, por mos harroni se edhe mund të mposhtesh. Sfidoni veten tuaj : mos e humbisni toruan nga zemërimi, sepse atëherë i thjeshti bëhet i keq dhe mbreti një përbindësh…

Mos harroni se politika turke është për të mbjellë përçarje mes princave të krishterë ; e gjithë madhështia e tyre gjendet në këtë politikë të shkëlqyeshme, e cila bën me shumë pushtime sesa armët e tyre. Së fundi, në qoftë se jeni xheloz se po ju lë një trashgimtar që ju pengon për të marrë fronin, mos harroni se kam qenë babai juaj, dhe shpatën do e përdorni vetëm për të rrëzuar armikun.

Ju do të keni lidhje të shumta me oborrin e Romës, që unë kam qenë deri tani mbështetës dhe mbrojtës. Interesat e mia më kanë detyruar të përshtas politikën time me të sajën. Rrethanat në të cilat jam gjetur veten nuk më kanë lejuar të luftoj uzurpimet turke dhe pretendimet e papës. Për të mirën e krahinave të mia kam qenë gjithmonë i lumtur me veprimet që kam ndërmarrë. Roma është fodulle vetëm me princat e dështuar. Roma, duke më pasur frikë, më ka bërë gjithmonë lajka. Ajo ndryshon maksimat dhe pozicionet sipas rasteve, por frika se humb tokat e saj ndaj sulmeve të Muhamedit, e ka detyruar atë të qëndrojë modeste ndaj meje, duke më njohur të gjitha të drejtat, titujt, dhe zotërimet e realizuara gjatë betejave të mia. Papët nuk kanë arritur kurrë të manipulojnë një ushtar të vjetër si unë, por nuk do të hezitojnë të bëjnë një gjë të tillë ndaj jush si arsye e moshës së re dhe mungesës së eksperiencës për të qeverisur, për të shërbyer. Mos harroni, se me praktikat e shumta që ata përdorin për të arritur qëllimet e tyre, më e forta, është rrëfimi. Por është e lehtë ta kuptoni : kur prifti do të dojë të dijë më shumë sesa mëkatet tuaja, kthejeni si një mashtrues në vendin e tij, dhe dënojeni si të tillë, që të shërbejë si shembull për pasardhësin e tij.

…Megjithatë, është shumë e rrezikshme të kundërshtosh hapur Papën, këtë idhull të madh të fesë sonë. Ai është një njeri si të tjerët, me pasionet dhe dobësitë e tij… Nëse Papa ju dërgon faljet, reliket, bekimet, merrni ato me respekt, dhe i nderoni me njerëzit tuaj duke e dhënë ju shembullin kryesor… Por në qoftë se Papa përpiqet të rrisë numrin e priftërinjve dhe murgjve për të nxjerrë para nga krahinat tuaja…ose ju nxit që të hapni luftëra në emër të Zotit, rrufeja hakmarrëse qëlloftë mbi ju dhe pasardhësit tuaj në rast pranimi. Zoti hakmerret ndaj fyersve të tij, pra nuk ka nevojë për ndihmën e njeriut. Mos kërcënoni Romën, kur ajo nuk ju kërcënon. Por shpallni luftë ndaj kujtdo që mundohet të prishë harenë e popullit, dhe legjitimitetin e fronit.

Ju do të ndaloni çdo banor i cili ndodhet nën qeverisjen tuaj, që të mos bëhet as prift e as murg pa arritur moshën dyzet vjeçare. Për tu ushqyer nga puna e të tjerëve, duhet më parë që njeriu (mashkulli) të ketë kontribuar në mbështetjen e komunitetit, prej të cilit dëshiron të ndahet për të shijuar jetën e tij… Këta priftërinj dhe murgj duhet të ju ndihmojnë të mbroni kombin në kohë lufte, sepse në kohë paqeje po ky komb i ushqen pa i përdorur. Nëse Papa kundërshton, bindeni atë me butësi, dhe vetëm në qoftë se është e nevojshme përdorni shpatën… Një politikë e tillë do të ju pajtojë me dashurinë atërore të pasardhësve të tij, dhe do të bëheni shembull dhe lider për të gjithë mbretërit, të cilët frikacakë, të dobët, injorantë, budallenj, u uzurpohet nga Papa dhe ministrat e tyre, fuqia që Zoti u ka dhënë për të përhapur lumturinë e Kombeve, ku ata duhet të jenë zotërit dhe etërit.

Marrë nga blogu i Aurenc Bebjas

Kategori
Uncategorized

Teatri i Veliajt me të pastrehët dhe e vërteta shokuese e qendrave sociale në Tiranë (FOTO).

auto_teatri_veliaj1484220239

Para disa ditësh kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në hapjen e mensës sociale për dhjetëra të pastrehë në qendrën rezidenciale në Njësinë nr. 11 në Laprakë.

Nuk ka nevojë të themi që kryebashkiakun e pamë në çdo kanal apo platformë mediatike duke shpërndarë mëngjesin buzagaz për dhjetëra të pastrehë të cilët tashmë konsumojnë ushqim dhe qëndrojnë në këtë qendër për të përballuar ditët e ftohta, njofton revista “Shije“.

Po përtej shkëlqimit që teleshikuesit janë mësuar të shikojnë çdo javë në televizion nga montazhet e gatshme që nëpunësit e bashkisë u dërgojnë mediave, realiteti shfaqet egërsisht.

Gjatë një vëzhgimi që Revista Shije bëri sot në këtë qendër, zhgënjimi nuk ishte i papritur…

Sapo hyn në qendër, hundët të bllokohen nga era e rëndë e lagështirës, mungesës së ajrosjes nga dyert dhe dritaret e mbyllura dhe njerëzve të cilët mund të kenë disa javë pa bërë një dush.

Një hapësirë e madhe boshe, me disa kolltukë që mesa duket i kishin rezistuar propagandës, një grup njerëzish ishin mbledhur kruspull nga të ftohtët. E vetmja ngrohje ishte ajo trup më trup.

qendra_sociale_91484220201.jpg (800×533)

Diku në një qoshe, në një dyshek të hollë ishte ulur një burrë të moshuar i cili mbuluar me batanije dridhej nga i ftohti. Teksa po ecja nuk mund mos të mendoja për pamjet e servirura në televizion.

Kryetari me jelekun e “supermen-it”, mbulesat e bardha të tavolinave, pjatat e bardha të porcelanit, brioshët, pijet dhe supa e ngrohtë u zhdukën në çast.

qendra_sociale_71484220198.jpg (337×600)

Në atë qendër gjendeshin njerëz të uritur të cilët hanin fasule në pjata plastike, dhe buka iu jepej në dorë, pa mbulesa, pa pjata, pa gota…

Nuk mund të mos përqendroheshe tek pisllëku që të pushtonte çdo shqisë dhe të paralizonte frymëmarrjen. Të gjithë të pastrehët hanin mbi dyshekët e shtruar në dysheme, të cilët në fakt për ta janë vendi ku hanë drekën, ku flejnë gjumë… vendi ku nis dhe mbaron dita.

Por gjëja më e veçantë dhe më vrasëse e këtij vendi është kontrasti. Operatorët socialë të bashkisë kishin nxituar të vinin në dijeni drejtoreshën e qendrës.

Dera u hap dhe para syve mu shfaq një femër e mbajtur, e parfumosur dhe flokët e krehura. Përveç shmangies nuk mundëm të merrnim asnjë informacion shtesë.

Ndoshta rastisëm në një moment të papërshtatshëm dhe të padenjë për t’iu shfaqur publikut…

qendra_sociale_111484220203.jpg (337×600)

Dy botë paralele, dy kategori sociale të ndryshme, punonjësit e Bashkisë dhe njerëzit e pastrehë të cilët fati, politikat, dhe tranzicioni i gjatë i ka lënë në mes të katër rrugëve.

Ata kërkonin të drejtat të cilat çdo qytetar tjetër jashtë Shqipërie i ka me ligj.

qendra_sociale_21484220191.jpg (337×600)

Por nëse një njeri jeton në një “magazinë” të përshtatur në qendër sociale, pa kushtet më minimale të jetës, pa dushe, pa lavanderi, pa ndihmë mjekësore, atëherë cili është humanizmi dhe përkrahja e kësaj shtrese në Shqipëri?

Në secilën anë të qendrës shikoje njerëz të cilët përpëliteshin nga të ftohtit. Në një hapësirë jo më të madhe se 140 metra katror kalojnë ditën 140 njerëz.

qendra_sociale_61484220197.jpg (337×600)

A është mjaftueshëm të rrosh, të flesh e të hash në 1 metër katror?!

Kur në muret e qendrës lexoje parullat e dikurshme bolshevike dhe në të njëjtën kohë një fëmijë me temperaturë nuk kishte asnjë mundësi mjekimi, a quhet kjo përkrahje sociale?

qendra_sociale_101484220202.jpg (800×532)

Tek afrohem për tek dera një zë më detyroi të kthehem: “Goca të lutem dy minuta, kam nevojë të flas me ty! Kam nevojë për ndihmë!”

U ktheva dhe shkova drejt saj, një grua në moshë me 2 fëmijë të vegjël, njëri prej të cilëve ishte mbështjellë në krahët e të ëmës. “Është me temperaturë, ka disa ditë”…

qendra_sociale_31484220193.jpg (337×600)

Nëna e këtij fëmije më tregoi  se ishte shtatzënë, me dy fëmijë dhe ishte e dhunuar nga bashkëshorti.

Dhuna e kishte detyruar të shkonte tek qendra më e afërt sociale, por mungesa e një shtëpie dhe e një pune e detyronte këtë grua ta mbajë fëmijën në këtë qendër.

qendra_sociale_11484220189.jpg (800×533)

“Kërkoj një vend të përshtatshëm për të jetuar, një punë, një mundësi për të jetuar ndershëm…”

Asnjë nga punonjësit nuk mund të na thoshte se çfarë iu ofrohej këtyre njerëzve përveç një copë buke dhe një vendi për të fjetur.

Dhe të gjithë bashkë, në të njëjtin vend…Por kjo nismë kaq e ka mundësinë, aq sa për t’i mbajtur gjallë fatkeqët…

qendra_sociale_41484220195.jpg (800×532)

Dhe aty në të ftohtë, ku më së shumti dëgjohej kërcitja e dhëmbëve se sa përtypja e shpejtë e dhjetëra të uriturve, vetëm një pyetje të rrotullohet në kokë: Në çfarë vitesh ka jetuar Migjeni?!

qendra_sociale_51484220196.jpg (337×600)

Kategori
Uncategorized

/ ‘Forcat serbe bëhen gati të futen në Kosovë, 2 mijë trupa zbarkojnë në brezin kufitar’

FOTO/ 'Forcat serbe bëhen gati të futen në Kosovë, 2 mijë trupa zbarkojnë në brezin kufitar'

Preshevë, 15 janar – Siç u pa, treni i cili u nis nga Beogradi drejt Mitrovicës së Veriut në Kosovë, është ndalur në qytetin serb Rashkë, siç kane raportuar  edhe mediat serbe Treni është kthyer, por duket se  nuk janë kthyer forcat serbe. Sipas “Presheva Jonë” këto 48 orët e fundit mbi 2 mije forca serbe kanë  zbarkuar në brezin kufitar me një makineri të rëndë luftarake.

Burime të agjencisë se lajmeve “Presheva Jonë” në terren kanë mësuar se kufiri Serb i -Kosovë prej 117 km nga karadaku i Preshevës (Mucibabë) deri ne Medvegjë (Mutivode) pothuajse  është blinduar nga forca të mëdha serbe.

Sipas dëshmitarëve, në Preshevë drejt Mucibabes dhe në  Bujanoc drejt Konculit (Dheut te Bardhe ) orët e fundit kanë lëvizur qindra makina ushtarake  luftarake te forcave serbe, si xhipa, kamion, pizgauer..drejt kufirit me Kosovën.

Bëhet fjalë këtu për mbi dy mijë trupa, te përqendruar kryesisht ne bazën ushtarake te Livadhi i Sherit, mbi Presheve, afër kufirit me Gjilanin dhe ne ish-bazen ushtarake te UCPMB-së ne Dobrosin.

1 / 2

Ne këto vendbanime shqiptare ne kufi me Kosovën me shtimin e lëvizjeve te  forcave serbe ne të gjitha anët edhe paniku dhe frika është shtuar tek banorët e këtyre fshatrave ne brezin kufitar sidomos tek blegtorët dhe fëmijët qe ndjekin mësimet ne orët e hershme te mëngjesit apo kur kthehen ne mbrëmje. Lidhur me këtë dyndje te madhe te forcave serbe ne vendbanimet shqiptare ne Lugine,  liderët e Preshevës ende nuk kane dalë me ndonjë reagim apo te japin shpjegime se çfarë po ndodh.

Mobilizimi i forcave serbe dhe zbarkimi i tyre drejt kufirit me Kosovën vjen menjëherë pas deklaratave kërcënuese te Vuçiç drejtuar Kosovës me një lutje te fundit drejtuar shqiptareve qe “askënd nuk do ta tolerojmë të vrasë serbet”  (“Poslednja molba Albancima, nikome nevemo dozvoliti da ubija Srbe“).

Në fakt kjo deklaratë s’është e para e Vucicit nëse kujtojmë atë te vitit 1995 kur kishte thënë se “për një serb të vrarë, Serbia do të vriste 100 muslimanë!”

Veç kësaj edhe deklarata e radhës e  Vuçiç se “nuk mundi ta besojë se Kosova pa pyetur as NATO-n, dërgoi ROSU-n në veri” nënkupton se mund te ndodhë gjithçka edhe forcat serbe te futen ne Kosovë ne emër të “mbrojtjes së popullatës serbe ne provincë” me arsyetimin se edhe “shqiptarët nuk pyeten askënd që nxorën forcat e veta drejt kufirit..”

Ndryshe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarë, tha se vendimi për të ndalur trenin në Rashkë ka qenë i tij me qëllim siç tha “shmangien e konfliktit”.  Sipas  tij “Prishtina ka dërguar 18 autoblinda në veri të Kosovës, me qëllim që të krijohet konflikt.”

Treni laraman me flamuj e freska ortodokse është vlerësuar si njëri nga provokimet e radhës të Serbisë, pas murit, kodit të, telefonisë, car dushanëve, flamujve serb ne Gracanice dhe Veri

Kategori
Uncategorized

Kush urdhëroi lirimin e tre agjentëve te FBS-së Ruse të cilët u arrestuan në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë.

Tre agjent të FBS-së Ruse të maskuar si gazetarë pasi që kanë fotografuar e incizuar bazën e Ushtrisë Shqiptare të ‘Pashalimanit’ në Vlorë, janë ndaluar dhe liruar menjëherë nga zyrtarë të policisë dhe ushtrisë së Shqiptare, kanë njoftuar burime të gazetës infojeta.net.

 pasha2

Ndalimi i tre agjentëve Rus në mesin e të cilëve ka qenë edhe Sergej Belous nga gazeta ‘Noboctnoi Front’, ka ndodh në fillim të muajit tetor të viti të shkuar ka thënë burimi i infojeta.net.

Në anën tjetër më 15 shtator 2016 në fshatin Hoçë të Madhe të qytetit të Rahovecit policia e Kosovës ka ndaluar e arrestuar dy gazetarë rusë të ‘Noboctnoi Front’, Oksana Sazonova dhe Sergej Belous, të cilët dyshohen se janë agjent të FSB-së, të cilët ne rajon gjenden me mision të caktuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy nga gazetarët rus janë dëbuar nga Kosova dhe janë gjobitur për arsye se kanë kaluar kufirin për të hyrë në Kosovë, pa dokumente përkatëse. Policia e Kosovës shtetasve rusë u ka ndaluar hyrjen në Kosovë për 5 vite.

Sergej Belous, pak ditë pas depërtimit nga Kosova, me dy shokë të tjerë ‘viziton’ Muzeun ushtarak në bazën e Pashalimanit në Vlorë.

Diku mese datës 10-15 tetor, pasi që kishin vizituar Muzeun ushtarak në Bazën e ‘Pashalimanit’ në Vlorë, policia dhe ushtria Shqiptare kishte ndaluar tre persona të cilët ishin prezantuar si gazetar Rus e në mesin e të cilëve ishte dhe Sergej Belous, kanë njoftuar burimi të Infojeta.net nga SHISH dhe SHIU, me kushte të anonimitetit.

Sipas burimeve, agjentët Rus të maskuar si gazetar pasi që iu janë kontrolluar dokumentacioni dhe pajisjet e tyre, është parë se ata kanë fotografuar tërë bazën ushtarake të Pashalimanit, edhe në vendet ky është i ndaluar fotografimi.

“Pas rreth 3-4 orë ndalim të Rusve e pas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, nga Tirana përkatësisht nga MM-ja vjen një urdhër “gazetarët e ndaluar Rus duhet të lirohen menjëherë dhe të gjitha pajisjet e tyre duhet t’iu kthehen, pra bëhet fjalë për aparat fotografik dhe kamera digjitale” ka thënë burimi.

Urdhërim ishte shumë i qarë thotë burimi “agjentët-gazetarët Rus, duhet të lirohen, aparatet e tyre duhet të kthehen të pa prekur, por ata duhet të depërtohen nga territori i Shqipërisë”.

pasha1

 

Agjentët-gazetarët Rus nga Vlora nënë përcjellje të Policisë Shqiptare janë depërtuar në Malin e Zi nëpërmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, ka thënë burimi.

Rusët patën një mik në Ministrin e Mbrojtjes, nuk na lejuan që ti arrestojmë e t’iu konfiskojmë pajisjet e as t’iu fshijmë filmimet e fotografimet  që i kishin bërë bazës ushtarake kanë thënë burimet e Infojeta.net. /infojeta.net/

Kategori
Uncategorized

Lirimi i Haradinajt, Berisha: Një vendim gjysmak i autoriteteve gjyqësore të Francës.

Lirimi i Haradinajt, Berisha: Një vendim gjysmak i autoriteteve gjyqësore të Francës

“Sot një gjykatë franceze urdhëroi lirimin me kusht të ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj, të arrestuar në mënyrë absurde nga policia franceze në aeroportin e Bazel-Mulhouse mbi bazën e një urdhër-arresti kryekëput politik të lëshuar vite me parë nga xhelatët e Beogradit.”

Nga Sali Berisha

Urdhër-arresti i Beogradit për ndalimin e Ramush Harajdinajt dhe paraqitja këto ditë e kërkesës për ekstradim, dëshmon edhe një herë se ora e udhëheqjes aktuale të Beogradit për Nikoliçin ka mbetur në kohën e Sheshelit, kurse Vuçiç në kohën e nismës së tij “një shtëpi për Ratkon”.

Ky akt konfirmon dhe një herë, jo vetëm albanofobinë e verbër të Beogradit ndaj shqiptarëve, por dhe hipokrizinë e plotë të dyshes Nikoliç-Vuçiç në procesin e dialogut me Kosovën, përpjekjen e tyre për destabilizimin e rajonit duke besuar se nëpërmjet konfliktualitetit dhe destabilizimit do mund të rigjallerojnë ëndrrën e tyre makabre të Serbisë së Madhe.

Unë i bëj thirrje autoriteteve gjyqësore franceze të heqin menjëherë kushtin e bazuar jo në të drejtën ndërkombëtare, por në mandat-arrestin politik të xhelatëve të Beogradit.

Iu rikujtoj me këtë rast atyre, se takspaguesit francezë paguajnë një gjykatë të veçantë ndërkombëtare për verifikimin e akuzave për krime lufte në Kosovë, por edhe se ata që kanë firmosur mandatin e arrestit politik për ish-kryeministrin e Kosovës, kanë bërë të njejtin akt në verbërinë e tyre ndaj udhëheqësve politikë të vendeve anëtare të BE.

Madje nuk kanë ngurruar të dënojnë me dekada burg në mungesë, udhëheqësit kryesorë të këtyre vendeve, përfshirë këtu dhe ish-presidentin e Francës, Zhak Shirak.

Une i bëj thirrje Bashkimit Europian të dënojë me ashpërsi, mandatin e arrestit dhe kërkesën për ekstradim për ish-kryeministrin e Kosovës dhe të rivlerësojë qëndrimin e Serbisë në procesin e negociatave me Kosovën dhe me Bashkimin Europian, jashtë çdo impresioni të lojës kongentiale me dy porta të “Rusisë së vogël” në Ballkan!”

Kategori
Uncategorized

Letra e luftëtares së UÇK: Ju nuk arrestuat Ramushin, por Komandantin, zemrën e UÇK-së.

Arrestimi i ish-komandantit të UÇK-së në zonën e Dukagjinit, aktualisht lider i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nxitur reagime të shumta.

Të prekur nga momentet e vështira që po kalon Haradinaj, janë në veçanti ish-ushtarët e tij besnikë, të cilët edhe në këtë betejë siç e quajnë ata, i japin përkrahje prijësit të tyre.

Përmes një letre publike, reagim në kundërshtim me arrestimin e Haradinajt, ish-ushtarja e UÇK-së, Brigada 138 Gjakova, sot veterane e luftës, Shkëndije Hoda, tregon për shkeljen që ndër vite iu bë popullit tonë, e të cilëve në ballë gjithmonë i dolën djem e vajza që e deshën atdheun.

“Lirinë nuk e blemë dhe nuk na solli askush, lirinë e fituam me gjak, me mund e vlera. Jemi goditur e fyer, jemi arrestuar e maltretuar ndër shekuj me bisha e kasapë, e lirinë nuk na solli as nuk na fali askush. Shpesh na fyen Skënderbeun, Nënë Terezën, Shotën e Azemin, na fyen historinë, duke pas frikë nga shqiptarët. Megjithatë, mbetëm stoik dhe të paluhatshëm në arritjen e qëllimit tonë, Lirinë.

…

Ju sot po na nëpërkëmbni prapë, por po na bashkoni më shumë se kurrë, po i bashkoni idealistët e lirisë, të ndershmit dhe të ndërgjegjshmit, atdhetarët dhe liridashësit, po i bëni bashkë kundër mashtrime dhe abuzimeve, kundër hajnisë dhe korrupsionit. Ju po na bëni më të fortë ta ruajmë këtë liri.

Sot ju arrestuat një pjesë të lirisë sonë, arrestuat Komandantin dhe jo individin, ju prekët zemrën e UÇK-së jo Ramushin, ju po dëshironi që vlerat e Veteranëve dhe Invalidëve, Dëshmorëve dhe Martirëve ti prangosni, por jo, ju lirinë s’na sollët, lirinë e sollën gjaku, gjymtyrët dhe mundi i sajë.

Prandaj, lirinë mos na prekni se do na zhgënjeni, do na dëshpëroni dhe mos na bëni të ndihemi fajtorë, që do e zgjojmë prapë ndjenjën e saj. Mos na bëni të përsërisim dhembjet e kujtesës së qindra njerëzve ende me plagë të therura.

Heronjtë e historisë mos i gjuani mbrapa supeve, se as për hak tradhtinë se kishin, andaj mos gjuani mbi vlerat e lirisë se kemi trashëguar besën dhe nderin. Historinë nuk na bëri Franca, po as perëndimi, historinë e bënë trimat  dhe trimëreshat e kombit, ata që dhanë dhe vazhdojnë të japin më të vlefshmen e tyre, jetën.

Ju e lejuat në duart e Serbisë pa mëshirë luftëtarët e lirisë, lejuat të humb rininë Anton Lekaj –Pinqo, Kelmendin e shumë e shumë të tjerë. Ju jeni bërë faqja e zezë, duke përkrahur  pritat dhe pusit ndaj komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, të rrjetëzuara nga Serbia.

Ju ‘Aleatët’ që thirreni në emrin e lirisë që na” sollët”, ju sot po na rrezikoni atë, ju po bëheni anti-perendimor dhe anti-liri, sepse ju vetë po mundoheni ta dështoni perspektivën e shqiptarëve në Kosovë. Heshtja juaj dhe forca juaj e dobësuar po më bën të bindem, që ju jeni krah një diktatori si Serbia, nuk di nëse po i keni frikë, apo po i  keni frikë Rusisë. Unë e kuptojë kapsllëkun e qeverisë sonë, që vetë Serbia ia bëri sëmundje, por ende s’po mundë të kuptoj sëmundjet e juaja mentale, si njerëz të zgjuar.

Një qëndrim i juaj karshi Serbisë më bind në fjalën popullore ‘për inat sime vjehërr vdektë im bir’, një handikap i madh i BE-së. Edhe kjo më bindi që ju po i  nënshtroheni diktatorëve, regjimeve duke bërtitur me nocione mashtruese “ Demokraci liberale”. Mënyra e etiketimeve të juaja perëndimore ndaj arrestimit të vlerës së UÇK-së dhe Komandantit të saj Haradinaj, janë të ndryshme, edhe sikur të zgjohen gjithë Millosheviqianët këndej dhe andej, edhe sikur të zgjoheshin gjithë Daçiçët, këndej dhe andej, edhe sikur të ju përmbysin Evropën e lodhur, ju ambasadorë e shëtitore të botës do mbeteni njësoj para këtyre kasapëve.

Në fund e them se tradhtia që vjen mbrapa, nuk e gjunjëzon Ramushin ajo veç që e forcon, e forcon aq shumë, sa po i forcon vlerat e luftës së lirisë. E kjo po na bind se Qeveria bashkë me misionarët e tij evropian, janë bashkuar ndaj një  kauze antidemokratike, antikombëtare, dhe krejt në fund kundër vlerave të UÇK-së.

Dhe kushdo mund ti burgos, kushdo mund të etiketoj, kushdo mundë të abuzojë me vlerat e luftës, sepse kjo qeveri nuk ka etikë dhe as moral për këta njerëz, arsyen besoj që tashmë e dini.

Andaj këto ‘lojëra me zare’, nuk mundë të më bindin që të na marrin lirinë, liria do të mbrohet sa herë rrezikojnë atdheun, vlerat dhe njerëzimin, liria tashmë është bërë frymëmarrje e jetës sonë. E nostalgjikët e Serbisë duhet ta dinë, se ky arrestim mundë të sjell pasoja, mundë të sjell zhgënjim, dëshpërim dhe dhembje”.

Kategori
Uncategorized

‘Mjaft u talle, njerëzit po i mbyt varfëria’.

Kryeministri i vendit Edi Rama gjeti kohë mbrëmë në mesnatë, ti përgjigjej duke u tallur në Facebook shqetësimit dhe akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha, sipas të cilit qeveria ka falimentuar me marrjen e masave për krijimin e kushteve për funksionimin e jetës normale gjatë dimrit.

“Lulëzimi thotë Qeveria po i le punonjësit e OSHEE nëpër shtylla që të ngrijnë! Në programin e PD parashikohen kaloriferë në çdo shtyllë”, shkruante Rama mbrëmë kushedi nga cila qoshe e ngrohtë.

Por ka mjaftuar kjo fjali qesëndisëse e Ramës, që shumë ndjekës të tij të shpërthejnë me komente ku ka shumë zemërim.

Komentuesit i kërkojnë Ramës të lërë talljet në facebook, të shohë se ku është katandisur vendi vetëm pas pak ditësh me mot të ftohtë dhe të ndihmojë qytetarët në nevojë, për shkak të kësaj situate.

Shumë të tjerë, janë më konkret duke i kërkuar Ramës të lërë komentet ironike me PD dhe Bashën, por të ndërhyjë për vendosjen e ngrohjes në shkolla.

Ashtu siç bën zakonisht, edhe këtë herë kryeministri në vend që të flaës për zgjidhje është përfshirë në replica të ashpra me këdo që e kritikon apo I kërkon që të jetë në krye të detyrës.

Disa nga replikat e kryeministrit me komentuesit

Qytetari: Po cdo parti ate pune ka, po na vendos ndonje kalorifer neper sholla leri shtyllat!?

Qytetari: Bravo ashtu eshte

Rama: Ke te drejte shume te drejte, por hap pas hapi

Qytetari: Faleminderit z. Kryeminister, por do doja pak me shpejt se po kalon dimri.

Qytetari: Zoti Edi Rama ne europe kur do hym ..te jet populli i lire te punoje ku te doje mos tallet xhdo lloj njeriu me ne ..

Qytetari: Edi si ka mundesi qe po te ra halli nuk gjen dot zgjidhje dhe me e keqa eshte qe punonjesit thone: ankohu ku te duash. Ankesa nuk mere fare per baze.

Qytetari: S’eshte momenti per tallje. meru me hallet e njerezve se po i mbyt varferia extreme dhe ky acar i tmerrshem qe ka mberthyer vendin !

Rama: Tallje? S’ka asnje tallje ketu, ky eshte realiteti i dhimbshem opozitar! Sa per vendin mos u shqeteso ti Ai Djali se vendi ka zot!

Qytetari: Po te kishte zot vendi nuk do ishte kshu ani pini e kendoni ju qe mereni me politik te tjeret ca ne burg ca te hajne buk te thate.

Kategori
Uncategorized

Çfarë po `ngatërrojnë` serbët në Bosnjë? Gjermanët: Nëse krijohet Serbia e madhe, s’mund të ndalojmë Shqipërinë e madhe.

Çfarë po `ngatërrojnë` serbët në Bosnjë? Gjermanët: Nëse krijohet Serbia e madhe, s’mund të ndalojmë Shqipërinë e madhe

Në Bosnjë dhe Hercegovinë serbët dëshirojnë të përfundojnë bashkëqeverisjen me myslimanët  dhe kroatët. Një rrezik për Ballkanin, shkruan analisti Stefen Honig për median gjermane volksstimme.de. Nuk është më tabu, se kufijtë e Europës mund të ndryshojnë në të ardhmen.

Rusia e Vladimir Putinit tregon fakte për pushtimin e Krimesë, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, flet për Turqinë e madhe dhe vë në pikëpyetje pronësinë e ishujve grekë. Milorad Dodik është gjithashtu president.

Ai udhëheq me Republikën Srpska, zyrtarisht pjesë e Bosnjës dhe Hercegovinës. Prej vitesh ai lufton për pavarësinë e territorit me rreth 1.2 milion banorë. Në gjysmën e parë 2017, siç ka paralajmëruar presidenti, do mbahet referendum për pavarësinë. Plani i Dodikut është pavarësimi i Republika Srpska dhe më pas bashkimin e saj me Serbinë.

“Kjo ide për bashkimin tonë me Serbinë është mjaft e bukur,” tha Dodik për të përditshmen e Beogradit “Kurir”. Sipas Marrëveshjes së Daytonit 1995 u krijua një status i vlefshëm mes federatës boshnjake-kroate, Republikës Srpska dhe territorit të veçantë Bërçko. Sipas demografisë rreth 50 përqind e popullatës janë myslimanë, 35 për qind janë serbë ortodoksë, dhe 15 për qind kroatë katolikë.

Vetëm boshnjakët duan një republikë të bashkuar. Kroatët duan të bashkohen me Kroacinë, ndërsa serbët unanimisht kërkojnë bashkimin me Serbinë, raporton Botasot. Administrata qendrore ndodhet në Sarajevë, ku presidenca shtetërore ka tre përfaqësues: një boshnjak, një kroat dhe një serb. Ekonomia e Bosnjës mezi qëndron në këmbë.

Pavarësisht se rritja ekonomike vjetore është mes 2 deri në 3 për qind, megjithatë papunësia arrin në 30 përqind, ndërsa te të rinjtë kjo shifër është deri në 60 për qind. Beogradi nuk dëshiron të ndihmojë. Punëdhënësi më i madh është administrata e stërmbushur. Rroga mesatare mujore në vend është 430 euro, ndër më të ulëta në Europë.

Brukseli ka financuar ekonominë boshnjake, ku në intervalin 2014 deri 2017 janë parashikuar të dërgohen 168 milion euro nga Brukseli për Sarajevën.

Milorad Dodik ka vendosur gardh për këto financime, ai merret me problemet e shtetit të tij të ri. Për mbështetje nga Beogradi ai nuk mund të shpresojë, për shkak se Serbia nuk mund ti rrezikon ambiciet e saj për anëtarësim në BE. Kjo mund të merrej si pretekst për pavarësinë e Kosovës.

Krijimi i një Serbie të madhe do ndryshonte balancat në Ballkanin perëndimor, sepse ndër shqiptarët ngjashëm do mund të bashkohen Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova. Në fakt Dodik mund të presë mbështetje nga vëllezërit sllavë në Rusi, plus që Rusia e ka ëndërr të ketë një kryeurë mbi Ballkanin.

Kategori
Uncategorized

Presidenti Nishani ngre alarmin: Krimi i organizuar do të tentojë të kapë zgjedhjet parlamentare.

Presidenti Nishani ngre alarmin: Krimi i organizuar do të tentojë të kapë zgjedhjet parlamentare

Presidenti i vendit Bujar Nishani ka ngritur shqetësimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në 18 qershor 2017.

Sipas kreut të shtetit, krimi i organizuar do të tentojë të influencojë në zgjedhje përmes shit/blerjes së votave.

“Viti i ardhshëm është një vit zgjedhor.  Standardet e zgjedhjeve të ardhshme janë shumë të rëndësishme për të gjithë ne. Por më duhet të them edhe shqetësimin tim pasi evidenca serioze tregojnë se grupe të caktuara të botës së krimit do tentojnë të influencojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

I bëj thirrje partive politike, lidershipit që me përgjegjësinë që ka të adresojë me shumë kujdes këtë sfidë. Krimi nuk ka ngjyrim, ai është vetëm i zi dhe kthehet në një dëm të madh për këdo”, deklaroi Presidenti gjatë pritjes së përvitshme me përfaqësuesit e mediave në vend.

Përveç partive politike në vend, Nishani kërkoi nga edhe mediat që të denoncojnë rastet kur krimi i organizuar do të tentojë të kapë zgjedhjet.

“Është përgjegjësi e madhe e aktorëve politikë në radhë të parë, por edhe aktorëve të tjerë, media ta monitorojë me kujdes çdo rast që bota e krimit do tentojë të influencojë. Le të dalim nga retorika, të shkojmë drejt realitetit”, u shpreh Presidenti Bujar Nishani.

Gjatë pritjes me përfaqësuesit e mediave, kreu i shtetit vlerësoi rolin e tyre dhe rëndësinë që kanë si pushteti i katërt.

Kategori
Uncategorized

Aleanca kundër Greqisë dhe gabimi i Shqipërisë me provën e forcës.

Teodoros Pangalos/

Rrugëtimi i gjatë i Shqipërisë drejt demokracisë postkomuniste filloi më 11 prill 1985. Atëherë vdiq dhe u varros me nderime të mëdha Enver Hoxha, lideri i komunizmit shqiptar, i veçantë në llojin e vet dhe përkrahës i idesë së ndërtimit të socializmit në një vend të vetëm, megjithëse Shqipëria kishte shumë veçanësi dhe ishte jashtëzakonisht e vogël.

Enver Hoxha kishte zhbërë shumë prej strukturave dhe zakoneve shoqërore mesjetare të shqiptarëve dhe kishte kryer shtetëzimin e bujqësisë, aktiviteti kryesor prodhues i popullsisë së vendit. Që prej vitit 1970 e në vazhdim, tirania që ai ushtronte, merr një karakter krejtësisht personal. Pushtohet prej një manie të theksuar persekutimi, sipas së cilës do ta sulmojnë “monarkofashistët” grekë dhe e mbush vendin me bunkerë krejtësisht të panevojshëm nga çdo pikëpamje, në mënyrë që “çdo shqiptar të mbrohet pranë shtëpisë së vet”.

Njëkohësisht, torturat, ekzekutimet dhe përndjekjet sistematike policore nga “Sigurimi” famëkeq, e bënin jetën në atë vend, gjithnjë e më të vështirë. Me gjithë këto, dhe pavarësisht faktit se Shqipëria, si aleat i Italisë, do të konsiderohet botërisht si një anëtar agresor i Boshtit, me gjithë izolimin e regjimit shqiptar, i cili, edhe në kampin socialist ishte përplasur me Titon e Jugosllavisë fqinje, me revizionistët rusë që prej Kongresit të 20-të dhe në vazhdim me Kinën, Greqia tregoi një interes aq të madh për rivendosjen e marrëdhënieve, saqë në vitin 1987 Këshilli i Ministrave vendosi të heqë gjendjen e luftës midis dy vendeve.

Në vitin 1989, pasardhësi i Hoxhës, Ramiz Alia, pavarësisht pritshmërive të tij, nënshkroi marrëveshjen e Helsinkit, duke njohur në këtë mënyrë ekzistencën e të drejtave të njeriut dhe nevojën e mbrojtjes së tyre. Sigurisht që Shqipëria nuk u bë demokraci nga njëra ditë në tjetrën, dhe as që ishte ndonjëherë demokratike në të kaluarën. Por a ishte e nevojshme vallë që shoqëria dhe populli i saj fatkeq të përjetonin atë regjim, që u krijua nga pakica për pakicën, para se ai të transformohej dhe të kërkonte votën e çdo qytetari si dhe shumicën, si bazë legjitimiteti të pushteteve?

Në shumë zona të vendit, regjimi komunist filloi të shkërmoqej dhe kjo gjë pati pasoja të tërthorta për sa i përket mënyrës se si funksionin disa mekanizma represioni të së kaluarës. Për shembull, rivendosen kontaktet midis fshatrave greqishtfolës që ndodheshin në të dyja anët e kufirit. Në përmasa të vogla në fillim, por në mënyrë të vrullshme më vonë, shfaqet tendenca e largimit drejt Greqisë, e cila që nga viti 1991 merr përmasa masive. Llogaritet se në vitin 1992, në një total prej dy milionë banorësh nga popullsia aktive e Shqipërisë, një milion prej tyre, domethënë 50%, kishin kaluar në Greqi.

Në atë periudhë, Antonis Samaras viziton Derviçanin, kryeqendrën e Dropullit, domethënë të zonës më të pastër nga ana e përbërjes së popullsisë, në minoritetin grek. Ndërkohë që sazet popullore vijonin të luanin, z. Samaras i fton banorët që të vizitonin vëllezërit e tyre në Greqi, të cilët i prisnin krahëhapur. Kjo “krahëhapur” meriton një diskutim tjetër. Por është fakt se, përpara se të niste ajo valë imponuese në përmasa e emigrantëve, ushtarët e armatosur të regjimit nuk po u qëllonin më me armë të gjithë atyre që e kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

“Shooting borders” e regjimit shqiptar nuk po i mbanin më të veçuar të dy popujt, të cilët, për shekuj me radhë kishin përjetuar së bashku dhe të përzier me njëri-tjetrin peripeci të shumëllojshme. Zgjedhjet e para, të cilat u zhvilluan në një nivel minimal lirie, i fiton Partia Socialiste, vazhdim dhe zgjatim i regjimit të mëparshëm. “Free but not fair” (të lira por jo të drejta) i karakterizon Këshilli i Europës ato zgjedhje. Ky etiketim ishte i saktë.

Nuk ekzistonin, p.sh., në atë periudhë, automjete private dhe ndërtesa private, kështu që kandidadët e opozitës duhej të përballeshin me kundërshtarë që lëviznin me automjete të shtetit dhe i kishin zyrat dhe selitë e tyre elektorale brenda ndërtesave shtetërore. Në vitin 1992, në zgjedhjet e dyta, fituese shpallet opozita liberale me liderë Sali Berishën dhe Gramoz Pashkon.

Në vitin 1996 realizon vizitë zyrtare në Tiranë Presidenti i Republikës së Greqisë, Kostis Stefanopoulos. Ministrat e jashtëm të të dy vendeve, Pangallos dhe Serreqi, nënshkruajnë “Traktatin e Miqësisë, të Bashkëpunimit dhe të Fqinjësisë së Mirë”. Dy vjet më vonë, ky Traktat ratifikohet nga Parlamenti grek. Ajo që kërkon z. Rama është diçka krejtësisht e pakuptimtë, sepse vendos karrocën para kuajve.

Kërkon që të ratifikohet aposteriori në Parlament vendimi i Këshillit të Ministrave i vitit 1987, në një kohë që ekzistenca e Traktatit të Miqësisë presupozon se marrëdhëniet midis dy vendeve janë rivendosur dhe gjendja e luftës i takon së kaluarës. I gjithë ky diskutim ka karakter propagandistik. Zoti Rama nuk na e thotë se çfarë dëshiron konkretisht, që ngre këtë çështje inekzistente dhe e përfshin në një paketë çështjesh, prej të cilave, disa ekzistojnë realisht dhe meritojnë një trajtim serioz, ndërsa disa të tjera janë inekzistente, rrjedhimisht krijohen artificialisht.

Por edhe vetë ideja e paketës si e tillë, është e frymëzimit turk dhe ka të bëjë me faktin se Turqia dëshiron “negociata” që nuk do të kenë kuadër të qartë ligjor, por do të mbështeten te raporti i forcave. Por a e ka siguruar me të vërtetë Shqipëria e zotit Rama një raport të tillë? Apo ndoshta mbështetet te premtime marrëdhëniesh të paligjshme që mund të rezultojnë të kota dhe fatale? Hera e fundit që Shqipëria lidhi aleancë kundër Greqisë, ishte me Italinë e Musolinit.

*Ish-ministër i Jashtëm i Greqisë. Artikull i botuar në gazetën greke “TO VIMA”.

*Titulli eshte redaksiona*

Respublica.