Kategori
Uncategorized

Banditët që mbajnë peng politikën.

Banditët që mbajnë peng politikën

Nga Desada Metaj-

19, është numri i deputetëve të parlamentit shqiptar që kanë patur probleme me formularin e dekriminalizimit. Sigurisht që jo të gjithë kanë qenë të dyshuar për vepra penale, madje 5 apo 6 kanë marrë dhe pafajësinë për sa kohë bëhej fjalë për shkelje administrative. Por, gjithsesi mbetet i konsiderueshëm numri i atyre që kanë qenë apo dyshohet se kanë kryer vepra të rënda penale që nga trafiku i lëndëve narkotike deri tek vrasjet apo përfshirja në rrjetet e prostitucionit.

Nuk është aspak e vështirë të kuptohet se si përfunduan këto personazhe në karrigen e deputetit. Me një formim elementar në kufijtë e injorancës, të pasur dhe të fuqishëm në zonat periferike elektorale, ku blerja e votës është fenomen normal, të respektuar nga krerët e politikës dhe prezentë në tryezat e tyre, ata një ditë të bukur vendosën të ishin pjesë e vendimmarrjes politike, dhe pse jo, të ishin të rëndësishëm në vendimmarrje.

Jo rastësisht sot kemi një parlament gangsterësh, jo vetëm për spektaklin dhe fjalorin që shohim çdo të enjte, por sepse mirëfilli kemi deputetë të dënuar në Europë apo gjetkë dhe që sot bëjnë ligjet në Shqipëri. Ata janë pjesë e vendimmarrjes politike, të sigurt në pozicionet e tyre dhe të pafrikësuar. Sepse dhe gazetarët druhen të flasin për ta, kur shohin se deputeti që disktuohet ti hiqet mandati apo një tjetër që duhet të lerë shenjat e gishtërinjve, janë miqtë dhe të preferuarit e Qeverisë dhe Kryeministrit.

“Media e kazanit”, siç ndonjeherë i pëlqen Edi Ramës ta etiketojë, një pjesë e medias rrezikon të shndërrohet vërtet në të tillë për sa kohë një pjesë e financuesve të saj fshihen mes banditëve të parlamentit.

Nuk dihet me saktësi se kur nisi ky kriminalizim i politikës shqiptare, por pa dyshim si asnjëherë më parë sot kemi deputetë apo kryetarë bashkie për të cilët ambasadori amerikan bën thirrje që të mos votohen (edhe pse në fakt ata sërish janë rizgjedhur). Sot kemi ende kryetar bashkie në Kavajës, Elvis Roshin, në Krujë Artur Bushin, të dy nën hetim, të dy me rastësinë e çuditshme e përdorimit të shumë emrave, dhe po të dy të mbështetur publikisht ose në heshtje nga Qeveria dhe Kryeministri.

Si për rastësi edhe një deputet tjetër i PS, Armando Prenga ka përdorur disa emra, është pjesë e një procesi gjyqësor, i akuzuar për plagosje në Shqipëri dhe zyrtarisht i përjashtuar nga grupi parlamentar i PS. Por jo zyrtarisht, KQZ e drejtuar nga i përzgjedhur i PS po bën përpjekje maksimale që mos ti hiqet mandati, sepse pas tij vjen Kastriot Piroli një tjetër kandidat me dosje penale dhe i fundit në listën e PS për qarkun e Lezhës.

Këto lista dhe këta emra, të përzgjedhur direkt nga Kryeministri Edi Rama janë pa dyshim frika më e madhe për demokracinë në Shqipëri. Sigurisht që ai mund të ketë dështuar në shumë drejtime si drejtues i Qeverisë, në dhënien me koncensione të të gjithë vendit apo nivelin e lartë të korrupsionit, por kriminalizimi i politikës mbetet pa dyshimin më të vogel mëkati më i madh i Edi Ramës si politikan dhe drejtues i një forcë të madhe politikë. Ndaj kauza kryesore e opozitës në betejën e saj me keqqeverisjen pa dyshim që mbetet dekriminalizimi, mbajtja larg e banditëve nga politika.

Sigurisht që dhe opozita ka mëkatet e veta në këtë pikë, por vetëpastrimi dhe vënia e dekriminalizimit si shtyllë kryesore e kauzave të saj mund të mos sjellë shumë njerëz në sheshin e protestës, por automatikisht i jep asaj më shumë mbështetje tek pjesa qytetare dhe e ndershme e shoqërisë shqiptare. Tek ajo pjesë që duket e vogël në numër për shkak të zullumeve ku politika e çoi këtë vend për shume vite me radhë, por që ende beson se e keqja më e madhe mbetet banditizmi politik dhe nuk ngushëllohen me faktin që Vetingun e votuan Armando Prenga dhe shokët e tij të qelisë.

Kategori
Uncategorized

Banditët që mbajnë peng politikën

Kategori
Uncategorized

PERSE U RRAH RAMA.

1383765_445131432310028_1803463300747295421_n.jpg

Papërgjegjshmëria e ka bërë, që si një dashnor i vërtetë të marrë drejtimin drejt shtëpisë së gruas greke të një miku të tij me të cilin njiheshin prej kohësh. Ndoshta nuk do të ishte mirë që të japin detaje të hollësishme në lidhje me emrin dhe punën e saj, sepse nuk do të ishte etike sot. Ajo që mund të kujtojmë nga ajo grua e bëshme dhe më e madhe në moshë se Rama ishin dhe funksionet e saj në Shqipëri. Mbi të gjitha, ajo ishte bashkëshortja e mikut të tij.
Rama është goditur nga një person pikërisht, sepse bashkëshorti i saj është lënduar kur ka mësuar që miku i tij flirtonte me gruan e vet. Dhe këtë e ka zbuluar për banorët e lagjes edhe vetë Rama, i cili atë natë në gjendje të rënduar, para rrahjes, ka shkuar në lagje duke bërtitur dhe ulëritur në kërkim të gruas greke të mikut të vet. Kjo ka sjellë edhe sherrin dhe reagimin e dhunshëm, ku Rama është goditur me grusht me dorezë metalike në nofull.
Duhet shtuar edhe një detaj, Rama ka qenë në lokal atë natë, para incidentit edhe me bashkëshorten e radhës me emrin Delina F, mirëpo ai nuk ka vazhduar të qëndrojë me atë, por ka shkuar tek gruaja e mikut të vet.
Kjo është historia e vërtetë dhe e vetmja e asaj çfarë ka ndodhur atë natë.

Kategori
Uncategorized

Ose bëjmë zgjedhje të lira ose zgjedhje nuk do të ketë.

Lulzim BASHA

Nga Tirana dhe nga gjithë Shqipëria, shqiptarë të ndershëm, shqiptarë të lirë, bashkimi më i madh popullor që ka njohur ndonjëherë ky vend, është derdhur sot këtu në këtë shesh, sheshin e lirisë, sheshin e protestës, sheshin e vendimit të madh për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët.
Mirësevini!
Ne jemi mbledhur sot këtu, ju keni ardhur sot këtu, sepse kjo qeveri e ka çuar vendin në mjerim, në varfëri dhe kaos, dhe tani që ju ka vjedhur gjithçka nga xhepat dhe shtëpitë tuaja, do t’ju vjedhë edhe zgjedhjet.
Ju të gjithë e dini mirë këtë.
Ju, ne jemi mbledhur sot këtu për të thënë: Boll më! Boll kemi duruar ato që durojmë përditë që kur erdhën këta në pushtet.
Sot, ne nisim rrugëtimin drejt një fillimi të ri për të cilën vendi ka kaq shumë nevojë, për të cilin ka nevojë kaq shumë çdo shqiptar, për të cilin ka nevojë çdo fëmijë, i ri dhe e re.
Sot jemi këtu për ta shpallur këtë vendim me zë të lartë: Po, duam zgjedhje të lira dhe të ndershme!
Duam ndarjen e politikës nga krimi!
Duam dinjitet!
Duam drejtësi!
Duam punë!
Duam ta vëmë interesin e njerëzve të thjeshtë të parin!
Duam një të ardhme dinjitoze që na bën krenarë për vendin tonë!
Duam shpresën, shpresën që po lind, nga ky bashkim më i madhi në historinë e shqiptarëve.

Vendimi për të ndalur maskaradën e grabitjes së zgjedhjeve

Sot jemi të bashkuar në këtë shesh sepse nuk e pranojmë dot më këtë gjendje; jemi të bashkuar sepse kemi besim se mund të ndërtojmë një jetë dinjitoze; jemi të bashkuar nga alarmi kombëtar dhe ndërkombëtar se pushteti i korruptuar dhe kriminelët duan të vjedhin zgjedhjet e ardhshme.
Sot jemi bashkuar për të marrë një vendim të madh, vendimin për të ndalur njëherë e mirë maskaradën e grabitjes së zgjedhjeve.
Ose do të bëjmë zgjedhje të lira ose zgjedhje nuk do të ketë.
Rrugë të mesme nuk ka. Rrugë tjetër nuk ka.
Zgjedhjet për fasadë, zgjedhjet e njollosura nuk do t’i pranojmë.
Zgjedhjet e standardeve të krimit në vend të standardeve të Evropës nuk do t’i pranojmë.
Zgjedhje me kriminelë të veshur me pushtet nuk do t’i pranojmë.
Zgjedhje që shtrembërojnë vullnetin tuaj, vullnetin e shqiptarëve nuk do të ketë më në Shqipëri.
Partia Demokratike lindi në rrugë dhe në sheshe, me ju popullin në krah.
Partia Demokratike lindi sepse e deshët ju, qytetarët e këtij vendi.
27 vite më parë, shqiptarët kishin nevojë për një lëvizje të madhe demokratike.
Sot, ne prapë kemi nevojë për një lëvizje të madhe kombëtare dhe demokratike.
Kjo qeveri palaçosh ka dështuar! Ju e dini këtë!
Kjo mazhorancë është një dështim total! Ju e vuani këtë!
Ky kryeministër është turpi i vendit! Ju e shihni këtë!

Garanci që qytetarët të ndihen të mbrojtur

Sot, ne nisim kthimin e Shqipërisë, sot ne nisim kthimin e vendit tonë në rrugën e sigurtë drejt të ardhmes.
Unë jam këtu, me ju, sepse dua që ju, njerëzit e lirë, shqiptarët e lirë, të jeni të parët për qeverinë e re që duam të kemi për Shqipërinë tonë.
Unë dua që ju, të jeni krenarë për vendin tuaj. Unë dua që ju të jeni e të ndiheni të sigurtë. Unë dua që ju të jeni e të ndiheni të mbrojtur. Të mbrojtur nga arroganca. Të mbrojtur nga padrejtësia. Të mbrojtur nga varfëria. Të mbrojtur nga korrupsioni dhe krimi. Të mbrojtur nga propaganda. Të mbrojtur nga ky sistem i pashpirt e i padrejtë.
Po, jam sot këtu sepse dua t’ju mbroj nga politika që i shërben krimit dhe jo ju. Politikanët e lidhur me krimin po e shkatërrojnë vendin. Ata po ju shkatërrojnë jetën. Droga nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Korrupsioni nuk është e ardhmja e Shqipërisë.
Krimi i organizuar nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Papunësia nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Varfëria nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Emigrimi nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Kjo qeveri nuk është e ardhmja e Shqipërisë! Bashkëqytetarët e mi, Shqipëria po shkatërrohet. Shqipëria po shkatërrohet sepse ky sistem nuk punon. Shqipëria po shkatërrohet sepse kjo qeveri nuk punon për njerëzit. Ata punojnë vetëm për veten e tyre, vetëm për xhepat e tyre.
Ata dështuan për të sjellin një jetë më të mirë për shqiptarët. Një grusht pushtetarësh dhe kriminelësh, po gëzojnë gjithçka, ndërsa shqiptarët po marrin rrugët e botës. Shqipëria është bërë sot hambar i krimit dhe i drogës.
Ata dështuan dhe mashtruan me 300 mijë vendet e punës. Ata dështuan dhe mashtruan me shëndetësinë falas. Ata dështuan me demokracinë e vërtetë. Dështuan me lirinë e vërtetë.
Si mund të jenë të lirë njerëzit kur kanë frikë për të nesërmen? Frikë për të ardhmen e fëmijëve.
Frikë për shëndetin. Frikë se do të humbasin ose nuk do e gjejnë kurrë një vend pune.
Frikë nga taksidari që u vjen tek biznesi dhe ua mbyll. Frikë nga kriminelët e veshur me pushtet.
Frikë për të votuar të lirë.
Frikë se do t’ju duhet të lënë shtëpitë e tyre, për të nisur një jetë të vështirë, plot të panjohura në emigracion.

Qeveria Rama detyroi 300 mijë shqiptarë të braktisin vendin

Kjo qeverisje ka detyruar 300 mijë shqiptarë të braktisin vendin, kjo duhet të marrë fund!
Ne kemi qenë në pushtet dhe kemi qeverisur. E dimë sa e vështirë është. E dimë që duhet kurajo, për të marrë vendimin e duhur, çdo ditë. Ne u përpoqëm ta përmirësojmë jetën për njerëzit. Në fakt ne e bëmë këtë.
Ne e vendosëm Shqipërinë në vëmendjen ndërkombëtare, e futëm në NATO, hoqëm vizat. Ne punuam fort për të ruajtur vlerat tona, lirinë, taksat e ulëta, investimet madhore në infrastrukturë.
Ne punuam për të mirën e vendit tonë.
A bëmë mjaftueshëm? Jo. Por a e shkretuam vendin kështu? A lamë fatin tuaj në dorë të krimit dhe kriminelëve? Jo.
A jemi ne ndryshe nga këta? Po!
Sot, dua të ndaj diçka me ju dhe mendoj se ka ardhur koha ta dëgjoni. Unë jam gati!
Jam gati, t’ju udhëheq në rrugën që na nxjerr nga ky kaos- drejt së ardhmes. Jam gati të ndërtoj me ju, për ju, një shoqëri të re, një vend të ri, një të ardhme të re për çdo shqiptar të ndershëm.
Po, jam gati. Sot, më shumë se kurrë. Tani, kam një pyetje të thjeshtë për ju, për ju qindra, mijëra shqiptarë në këtë bashkim më të madhin popullor në histori dhe për shqiptarët anembanë vendit:
A jeni gati të luftojmë bashkë? Të luftojmë bashkë për Shqipërinë? Të ngrihemi bashkë për zgjedhje të lira?
Për të shporrur qeverinë e krimit, për të shporrur qeverinë e korrupsionit.
Bashkë për një qeveri të njerëzve? Bashkë për një qeveri të qytetarëve? Le të nisim sot, jo nesër. Sot, sot, sot, lëvizjen e madhe kombëtare dhe demokratike për të cilën Shqipëria ka kaq shumë nevojë. Sot, qëndroj këtu bashkë me ju për t’ju dhënë fjalën se do të punoj pa pushim për të përmbushur aspiratën tonë të përbashkët që gjithsecili prej jush të bëjë realitet ëndrrën e tij për një jetë më të mirë për veten tuaj dhe për familjen tuaj.
Sot është dita kur nisim marshimin drejt këtij qëllimi! Ky qëllim është më i madh se gjithsecili prej nesh. Më i madh se qëllimet e një partie politike. Më i madh edhe se qëllimet e koalicionit tonë. Shumë më i madh se rrotacioni politik i radhës nga e kuqe në blu apo nga blu në të kuqe.
Sepse ka të bëjë me vendin tonë. Sepse ka të bëjë me njerëzit tanë. Ka të bëjë me të ardhmen tonë. Ka të bëjë me vendimin që ne vetë, ne vetë dhe askush tjetër të mos vendosë për fatin tonë! Miqtë e mi, gjithçka në jetë varet nga vendimet që ne marrim.
Sot, bashkë do ta marrim një vendim të madh! Ky vendim është në dorën tuaj.
Kjo që po ndodh në Shqipëri nuk është fatalitet i pashmangshëm.
Ju, njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, e keni shkruar një herë historinë.
Unë e mbaj mend si të ishte dje, 8 dhjetorin 1990, atë ditë ne morëm një vendim, vendimin se nuk mund të vazhdonim më si më parë.
Vendimin për t’u ngritur kundër krimit dhe tiranisë shtetërore, vendimin për të zgjedhur lirinë! Sot unë dua që ju, të gjithë bashkë, të marrim një vendim tjetër të madh. Thellë brenda vetes, e dimë se kështu nuk mund të vazhdojmë më.
Sot, ne vendosim:
Ose vendi do të vazhdojë kështu, dhe ne do të zhytemi përditë e më shumë në varfëri dhe kaos;
Ose ne, do të hapim një derë të re drejt të ardhmes, një derë që na çon në një fillim të ri për vendin tonë, mundësi të reja për një jetë më të mirë. Ky është një vendim i madh, sepse është një vendim i vështirë.
Ky vendim kërkon nga të gjithë ne këtu në këtë shesh dhe anembanë Shqipërisë të zgjedhim mes frikës ose kurajos, mes indiferencës ose përgjegjësisë, mes oportunizmit ose sakrificës.

Në shesh deri në krijimin e një qeverie teknike

Unë kam vendosur të zgjedh kurajon! Unë kam vendosur të zgjedh përgjegjësinë! Unë kam vendosur të zgjedh sakrificën! Ka ardhur koha miqtë e mi. Ka ardhur koha të marrim vendimin e madh.
Vendimin për të bërë realitet ëndrrat tona. Vendimin për t’u ngritur bashkë! Vendimin për të vrarë frikën dhe për të zgjuar shpresën për të cilën Shqipëria sot ka nevojë. Vendimin për të caktuar vetë fatin e fëmijëve tanë.
Vendimin për të shpallur se ky vend i lashtë ka çfarë t’i ofrojë popullit të vet, ka çfarë t’i ofrojë Evropës.
Vendimin për të vënë punën e ndershme, mirëqenien, demokracinë e vërtetë, në themelet e reja të Shqipërisë.
Vendimin, miqtë e mi, për të bashkuar, për të bindur, të gjithë ata që e duan Shqipërinë me zemër.
Vendimin për të dekriminalizuar shtetin, vendimin për të zhdukur ekonominë e drogës, vendimin për t’u kthyer njerëzve fuqinë ekonomike, vendimin për t’iu kthyer njerëzve pushtetin.
Ne do të qëndrojmë këtu në këtë shesh derisa të sigurojmë njëherë e mirë zgjedhje të lira e të ndershme.
Ne do të qëndrojmë në këtë shesh dhe nuk do të lejojmë zgjedhje fasadë me këtë qeveri të kapur nga droga dhe krimi.
Unë do të qëndroj këtu në shesh. Ju ftoj të gjithëve të qëndrojmë së bashku!
Të qëndrojmë së bashku për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat vijnë vetëm përmes shporrjes së qeverisë së krimit dhe një qeverie teknike të zgjedhjeve të lira.
Ky është vendimi im.
A është ky vendimi i të gjithëve këtu sot?
Fitorja është në zemrën e gjithsecilit prej jush!
Kjo do të jetë fitorja më e bukur sepse do të jetë fitorja juaj!
Ne ngrihemi bashkë!
Ne fitojmë bashkë!
Shqipëria fiton me ne!
Zoti ju bekoftë ju!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Kategori
Uncategorized

Ramën: Tahirin mbaje për vete. Po ta mbajti, hajde ndeshemi e shikoje kush fiton.

Basha sfidon Ramën: Tahirin mbaje për vete. Po ta mbajti, hajde ndeshemi e shikoje kush fiton

Lulzim Basha e ka sfiduar hapur kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se është i gatshëm të ndeshjet me zgjedhje të lira e të barabarta dhe të shikohet se kush fiton.

Duke folur në “çadrën e lirisë” kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se Rama nëpërmjet mediave që ai kontrollon, sot ka ofruar kokën e Saimir Tahirit që opozita të ndalojë protestën.

Por këtë ofertë PD e refuzon, ndërsa Basha sfidoi Ramën për të bërë një përballje të barabartë.

Pjesë nga fjalimi i Lulzim Bashës:

Fati merret në dorë kur vota e çdo qytetari lexohet ashtu siç është hedhur. A ka njeri që beson se ky kryeministër dhe kjo qeveri do të organizojnë zgjedhje të lira? Se kjo qeveri që e ka lidhur fatin e vet politik dhe shumë raste ehe personal, do të organizojnë zgjedhje të lira?

Ne duam që qeveria e re të dalë si vullnet I votës së shqiptarëve. Ne I shteruam të gjitha mundësitë. Një vit me parë ne kërkuam votimin dhe numërimin elektronik, ligjin e demrkiminalizimi dhe lirinë e medias  dhe do të shkonim në zgjedhje edhe me këtë qeveri. Këta e zvarritën sepse mendonin dhe mendojmë se zgjedhjet e 18 qershorit do ti trajtojnë si nëj fasadë për tio hedhur hi syve të botës.

Këta në një vit premtuan e mashtruan dhe nuk e mbajtën fjalën. Tani nuk kanë përballë vetëm opozitën por një popull të tërë që ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe prêt zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rama Ik!

PD ka marrë një vendim dje në përputhje me zërin tuaj. PD me grupin e sa parlament do të zhvillojnë aktivitetin parlamentin të vërtetë këtu në sheshin lirisë me qytetarët. Ta harrojnë se mund të përdorin të njëjtat truke si paraardhësit e tyre.

Sot kanë afruar nga mediat e tyre kokën e Saimir Tahirit. Ai është peng i bandave. Pra, kërkojnë që të pranojmë zgjedhje të prishura. Mbaje Saimir Tahirin për vete, zgjidhja është largimi yt dhe I qeverisë tënde.

Dëgjoje zërin e qytetarëve. Hapi rrugën qeverisë teknike dhe në ta mban dil të ndeshemi e shih se kush fiton.

Nga përballja e PD me opozitën nuk shpëton dot.

Kategori
Uncategorized

“Kur thika arrin në palcë”/ 120 mijë “shuplaka” për Ramën: Lëvizja qytetare si përgjigje për arrogancën e mashtrimin qeveritar

 

Edhe vetë demokratët dhe stafi organizator i opozitës nuk e kishte pritur një pjesëmarrje me shifra kaq të mëdha të qytetarëve në protestën e sotme para Kryeministrisë. Përllogaritjet e para flasin për mbi 100 mijë persona në shesh, numër i cili tejkalon ccdo lloj shifre të pjesëmarrjes në prtotestes të paktën në dy dekadat e fundit. Por pse një pjesëmarrje kaq e gjerë? Mos ndoshta PD dhe opozita ka krijuar besimin e duhur tek qytetarët se tashmë mund të marrë në dorë fatet e vendit pasa ndëshkimit fatal që mori në 2013-ën? Sigurisht Që edhe kjo mund të jetë një arsye që mund të merret parasysh për numrin e lartë të pjesëmarrësve në protestë.

Por duket se një ndër arsyet kryesore të kësaj revolte të qytetëruar të shqiptarëve është në fakt vetë qeveria. Kjo e fundit ndonëse erdhi me shumë shpresë në shtatorin e 2013-ës, duke premtuar ndryshime të thella në vend si kundërpërgjigje ndaj qeverisjes 8-vjecare të së djathtës, nuk mundi të përmbushë as premtimet kryesore të fushatës. Shëndetësia dhe legalizimet falas sot janë të faktuara si tabu. Ekonomia nuk u rrit, madje varfëria e skamja ka prekur edhëe më shumë familjet shqiptare. Lëvizja emigratore mori përmasa gjigande në këto tre vite, aq sa u duke se u rikthyem në vitet ’90. Koncensionet në favor të klientelës u rikthyen në rutinë të praktikës qeveritare, aq sa edhe akuzat për to janë kthyer në klishe të ditës.

Megjithatë përtej mos përmbushjes së premtimeve, kjo qeveria ka çaluar thellë në dy pika kryesore të axhendës së një vendi që kërkon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Së pari tek kriminaliteti dhe çështje të trafikut të drogës. Në më shumë se 3 vite e gjysmë, prodhimi dhe shitja e lëndëve narktoike ka marrë përmasa të pamendueshme në Shqipëri, aq sa njerëzit po e quajnë “lule” situatën me Lazaratin para 2013-ës. Thuajse çdo ditë në vendet fqinje kapen me qindra kg drogë të ardhura nga Shqipëria e ndërkohë qeveria dhe ministria vazhdon me avazin e “ 99 % të pastrimit të territorit nga droga”.

Po ashtu ky mandat do mbahet mend edhe për numrin e lartë të personave me rekorde kruiminale të përfshirë në jetën parlamentare dhe administratë. U desh ligji i dekriminalizimit, i cili vazhdon të japë efete të forta edhe sot, për të kuptuar se në cfarë derexheje e kishte futur institucuionin kryesor ligjvënës në vend kryeministri Rama me njerëzit e zgjedhur prej tij për t’u përfshirë në jetën politike.

Nga ana tjetër ky mandat do të mbahet mend edhe për futjen e thelle të “duarve qeveritare” në zgjedhje. Faktet me video e pamje të shumë rasteve të blerjes, manipulimit apo tjetërsimit të votës duke nisur nga Korça e 2013-ës e deri tek zgjedhjet e Dibrës, i japin jo pak të drejtë opozitës në kauzën e saj për qeveri teknike si të vetmen zgjidhje për zgjedhje të lira e të ndershme.

Të gjitha këto arsyetime të sipërpërmendura kanë vetëm një kurriz mbi të cilin  peshojnë dhe ai është populli. Dhe ky i fundit në të tilla raste e ka një fjalë të urtë e cila pohon: “ nuk durohej më, i kishte shkuar thika deri në palcë”.

Qytetarët e këtij vendi i kanë vuajtur mbi supe të gjitha këto çështje. Keqqeverisja ka sjell pasiguri. Mos rritja e ekonomisë ka sjellë varfëri e skamje. Koncensionet  e klinetela kanë sjellë korrupsion. Tjetërsimi i votës ka sjellë mungesë demokracie. Krimi e droga kanë sjellë kthim mbrapa e rrezik të së ardhmes evropiane të vendit.

Dhe ënse do ti referoheshim një refreni të përdorur nga socialistët pas fitores së zgjedhjeve të 2013-ës ku folër për “ 1 milionë shuplaka”, sot mund të themi se kryeministri Rama ka marrë “120 mijë shuplakat” e para të një lëvizje qytetare e cila përditë e më shumë do intensifikojë aksionin e saj me qëllim kryesor: zgjedhjet të lira e të ndershme në 18 qershor.

Shkrimi analitik ekskluziv : Standard.al  ( foto H. Hatika)

Kategori
Uncategorized

‘Ju tregoj ç’ndodhi 26 vite më parë...’ Çfarë po paralajmëron Lulzim Basha?

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkuar përsëri në çadrën e protestuesve sonte në ditën e dytë të protestës, duke i dhënë një mesazh Qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Basha kujtoi se çfarë kishte ndodhur 26 vite më parë, më 20 shkurt. Në këtë datë, studentët rrëzuan bustin e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Kreu i PD paralajmëroi se edhe qeveria Rama së shpejti do të ketë të njëjtin fat, do të rrëzohet nga pushteti.

“Beteja që kemi nisur dje bashkë  është më e madhe se PD, sepse është beteja për gjithë Shqipërinë. Kushdo që dyshon në vendosmërinë tonë, gabon rëndë. Shqiptarët e ndershëm janë mbledhur e po mblidhen përditë me këtë uragan të ri. Kam nderin të jem bashkë me ju në ballë të kësaj lëvizje dhe jam sonte këtu sic isha mbrëmë e sic do të jem deri në plotësimin e kërkesave tona të drejta dhe legjitime. Ju jap fjalën se do të jem në krye të kësaj beteje dhe së bashku me ju dhe me ndihmën e kauzës sonë e me ndihmën e Zotit do t’ia dalim me fitore.

Afërsisht në këtë orë 26 vite më parë ndodhesha afër pallatit të sportit. Me zemër ndjeja një peshë. Nuk e dija cfarë do të ndodhte të nesërmen. E nesërmja provoi të ishte një vullkan i zgjimit popullor. E nesërmja është po kështu një ditë historike. Jemi të vendosur deri sa të rrëzojmë qeverinë fasadë. Qindra mijëra të tjerë do të na bashkohen nesër për 20 shkurtin. Kjo lëvizje do të vazhdojë të rritet”, deklaroi kryetari i PD Lulzim Basha.

Kategori
Uncategorized

Ylli Manjani – Edi Ramës: Turp e faqja e zezë, arrogant. Protesta e opozitës është legjitime!

Ylli Manjani – Edi Ramës: Turp e faqja e zezë, arrogant. Protesta e opozitës është legjitime!

Ish-ministri i LSI i Drejtësisë Ylli Manjani e ka quajtur tërësisht legjitime protestën e opozitës dhe kërkesën e saj kryesore, që më 18 qershor të  mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike.

I ftuar në “Ora News”, Manjani theksoi se kaq mjafton që opozita të ftohet nga mazhoranca për t’u ulur në një tavolinë dhe të diskutojnë për të zgjidhur ngërçin politik.

“Ka shumë socialistë sot që nuk janë me “Rilindjen” por janë të detyruar të bashkëjetojnë me të. Të ulemi në tryezë politike, ndërpartike. Duhet të ulemi. Opozita kërkon garanci për zgjedhje. Çfarë na duhet më shumë se kaq. Duhet të ulemi në tryezë. Nuk ka faj opozita që qeveria qeveris keq. E dëgjova dhe kryeministrin, krahasohemi me të shkuarën. Nuk është normale kjo”, u shpreh ish-ministri i Drejtësisë.

Ylli Manjani komentoi edhe deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, që sot tha se protesta e opozitës është për shkak të frikës nga reforma në drejtësi. Këtë tezë të Kryeministrit, Manjani e quajti një alibi të Ramës për t’iu shmangur realitetit dhe përdor justifikime që nuk janë normale.

“Pretendimet e opozitës duhen marrë seriozisht, duhen trajtuar një e nga një. Duke filluar nga kanabizimi i shoqërisë deri te reforma zgjedhore. Mos të ngatërrojmë temat. Se nuk ka faj reforma në drejtësi përse opozita nuk hyn në Parlament. Ka ikur frika e reformës në drejtësi. Është turp e faqja e zezë. Duhet ta pranojmë këtë gjë. Kjo është arrogancë, nuk është teori. Reforma në drejtësi ka filluar dhe nuk kthehet. Të ulemi në tryezë politike dhe të shpëtojmë opozitën nga bojkoti i parlamentit. A jemi të shqetësuar për reformën në drejtësi? Po si do ta bëjmë, pa opozitën? Po jo mo, duhet ta ftojmë dhe opozitën”, deklaroi ish-ministri Ylli Manjani. /SYRI.net/

Kategori
Uncategorized

Shkullaku në çadrën e protestës flet si opozitar: Rezistencë, të rrëzojmë qeverinë.

Shkullaku në çadrën e protestës flet si opozitar: Rezistencë, të rrëzojmë qeverinë

Gazetari Armand Shkullaku i është bashkuar protestës së opozitës. Nga çadra e protestuesve te sheshi përpara godinës së kryeministrisë, Shkullaku tha se protesta është “akt pa kthim” dhe se qëndresa e opozitës është “mbështetja më e mirë që mund ti japin qytetarëve”.

“Çdo kthim pas, do vriste çdo shprese të njerëzve që më fund do të ketë një ndryshim”.

Shkullaku tha se protesta mund të jetë më agresive:

“E vlerësoj zgjedhjen e opozitës për protestë paqësore, gandiste deri diku. Por kjo është e përshtatshme për qeverinë daneze. Protesta mund të jetë më e fortë, mund të jetë më agresive”.

“Sepse kjo qeveri është kundër tolerancës, konsensusit, kritikës kontruskrive, sepse e merr vlerën për dobësi”, shpjegoi ai, duke shtuar se në shumë raste ka shfaqur arrogancë të tepruar.

Nëse i shkojmë deri në fund do të kemi përmbysje”, përfundoi Skkullaku.

Kategori
Uncategorized

Nuk kishte si ndodhte ndryshe!

Nuk kishte si ndodhte ndryshe !

Pas nje burri te suksesshem qëndron gjithmonë nje grua e mire , e zgjuar .

Nuk do te mungonte bashkëshortja e Z Basha në protesten madhëdhtore ,si në cdo fushatë elektorale .

Nje familje e bekuar , për një shqiperi të bekuar .

Ketu fillon ndryshimi midis Kryeministrit ne ikje dhe Kryeministrit Basha . Familja ështe primare .Basha eshte nje burre i sukseshem me nje familje te bekuar .Shqiperia ka nevoje per kete bekim !

Kategori
Uncategorized

Aderholt-Bashës: Mbështetje në kauzën për zgjedhje të lira.

PROTESTA-KRYESORE1-696x464.jpg

Kongresmeni Robert Aderhold ka shprehur përmes një letre drejtuar kreut të PD Lulzim Basha dhe atij republikan, Fatmir Mediu mbështetjen e fuqishme ndaj popullit shqiptar në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Unë mbështes fuqimisht, hapat e qytetarëve shqiptarë dhe betejës së tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Populli shqiptar duhet ta dijë se ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në kauzën e tyre të drejtë për liri dhe demokraci, shtetin ligjor, si dhe lirinë individuale”, shprehet Aderhold. Duke iu drejtuar Bashës, kongresmeni shprehet i alarmuar nga raportimet zyrtare dhe mediatike mbi prodhimin masiv të drogës dhe trafikut të saj, si dhe nga ana tjetër fuqizimin e rolit të krimit në qeverisje. Korrupsioni i përhapur në të gjitha nivelet është gjithashtu një tjetër çështje që ngrihet nga kongresmeni amerikan. Duke përmendur fuqizimin e krimit të organizuar që sot ka kapur majat e qeverisjes, trafikut të drogës, si dhe korrupsionit, Aderhold shpreh shqetësimin serioz për Shqipërinë, e cila si një vend që meritoi përmes reformave të bëhet anëtar i NATO-s sot gjendet e rrezikuar përballë krimit në pushtet, pasigurisë, si dhe demokracisë së kërcënuar. “Unë jam i shqetësuar që Shqipëria si një vend anëtar i NATO gjendet në një situatë të brishtë. Informacione zyrtare dhe raportime nga mediat kanë konstatuar përhapjen masive të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Kjo situatë e vë Shqipërinë përballë një rreziku të madh për sigurinë, demokracinë dhe shtetin ligjor, duke rritur ndërkohë rolin e krimit të organizuar në qeverisje dhe jetën politike. Unë e kuptoj që korrupsioni ka pësuar një përhapje të gjerë dhe është shndërruar në një fenomen shqetësues”, thekson kongresmeni, i cili e mbyll letrën e tij duke shprehur mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj popullit shqiptar në të drejtën e tyre për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Letra e plotë

Vitet që udhëhoqën anëtarësimin e saj në NATO, Shqipëria kishte mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke u bërë anëtare me të drejta të plota në NATO. Kjo mbështetje erdhi nga reformat që Shqipëria ndërmori në luftën e saj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Sot, unë jam i shqetësuar që Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s gjendet në një situatë të brishtë. Informacione zyrtare dhe raportime nga mediat kanë konstatuar përhapjen masive të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Kjo situatë e vë Shqipërinë përballë një rreziku të madh për sigurinë, demokracinë dhe shtetin ligjor, duke rritur ndërkohë rolin e krimit të organizuar në qeverisje dhe jetën politike. Unë e kuptoj që korrupsioni ka pësuar një përhapje të gjerë dhe është shndërruar në një fenomen shqetësues.
Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen në Shqipëri më 18 qershor 2017. Unë e kuptoj që, asnjë masë konkrete nuk është marrë në implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, si dhe në përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit. Manipulimi i zgjedhjeve vendore dhe raporti i OSBE/ODIHR mbetet një shqetësim, sidomos në lidhje me dhunimin e mundshëm të së drejtës themelore të shqiptarëve për të votuar të lirë.
Unë mbështes fuqimisht, hapat e qytetarëve shqiptarë dhe betejës së tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Populli shqiptar duhet ta dijë se ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në kauzën e tyre të drejtë për liri dhe demokraci, shtetin ligjor, si dhe lirinë individuale.

Kategori
Uncategorized

Protesta e PD dhe ç’do bëjë Ilir Meta.

Blendi1Nga Blendi Fevziu –

Partia Demokratike ka vendosur ta vijojë protestën e sotme sipas njërit prej versioneve që kishte parashikuar edhe media. Pas një proteste ndër më të mëdhatë e saj, PD ka vendosur të qëndrojë në shesh deri në momentin që Qeveria Rama bie dhe zëvendësohet me një qeveri teknike. Argumentimi politik i PD nuk është i ri. Sipas saj, në kushtet kur reforma zgjedhore nuk ka mundësi të bëhet me sugjerimet e opozitës; në kushtet e një fuqizimi të krimit dhe botës së kanabisit; në kushtet e një parlamenti të mbushur me njerëz të lidhur me krimin, PD i sheh zgjedhjet me këtë qeveri të pamundura. Ajo mendon se e vetmja mënyrë për të kompensuar reformën e munguar zgjedhore është një qeveri teknike, garante për të gjithë.

Natyrisht, vendimi i PD nuk është i lehtë dhe në kalkulimin politik nuk mund të krahasohet me atë të PS në Prill 2010 kur ajo hyri në grevë urie. PS në atë kohë ishte në vitin e parë pas zgjedhjeve, ndërsa PD është vetëm 4 muaj prej tyre. Vendimi i Bashës për të radikalizuar situatën, për t’ju drejtuar protestës dhe për ta gjetur zgjidhjen përmes saj, ka një pikë të panegociueshme. PD nuk mund të dështojë sepse dështimi 4 muaj përpara zgjedhjeve është i parikuperueshëm dhe do të jetë fatal për të. Duke qenë fatal për PD, ai mund të bëhet shumë kollaj fatal edhe për zgjedhjet e lira dhe ballancën e nevojshme politike në vend. Në këtë kontekst Basha ka vënë një bast të vështirë, por edhe me një rrugë të vetme, atë të ecjes përpara. Ai nuk ka më kthim mbrapa dhe duhet të japë protestës përmasa masive që të arrijë objektivin e saj.

Por vendimi i PD për të qëndruar në shesh deri në krijimin e një qeverie teknike, shërben edhe si një ftesë në distancë për LSI. Tani është rradha e Ilir Metës. 7 muaj më parë ai u shpreh se ishte gati të mbështeste një qeveri teknike për t’i dhënë besueshmëri zgjedhjeve. Tani që PD e ka kthyer këtë në kushtin kryesor të 18 Qershorit, Meta duhet të pronocohet nëse i qëndron premtimit të tij apo e hedh poshtë atë. Pra nëse është dakort me kushtin e PD, apo do të vijojë të qëndrojë në qeverisje duke e konsideruar si një kusht radikal. Me procesin e dekriminalizimit numrat me gjasë janë trazuar sërish në parlament dhe qëndrimi i Metës mund të rezultojë këtë herë deçiziv.

Nuk dihet nëse LSI do reagojë dhe nuk dihet se sa Basha do ta ndezë zjarrin e protestës në vend. Por një gjë nuk duhet ta harrojmë. Pavarësisht suksesit apo jo të PD, protesta në vetvete është dinjitet. Sa më shumë të protestojnë shqiptarët aq më e mirë bëhet kjo shoqëri; aq më të kujdesshëm bëhen ata që qeverisin; aq më shumë e ndjejnë përgjegjësinë përpara publikut. Popujt dinjitozë dinë të protestojnë; popujt e nështruar duartrokasin. Midis të dyjave personalisht në çdo rrethanë do kisha zgjedhur të parën.

Blendi Fevziu

Kategori
Uncategorized

1 MILIONË SHQIPTARË KUNDËR RAMËS & KORRUPSIONIT

auto_cadra-para-km1487461072.jpgprotesta-e-pd.jpgimgres.jpg
nga Jakup Gjocaj/
Më 18 shkurt 2017 për herë të parë në historinë e re të Shqipërisë, në Historinë e Demokracisë shqiptare, 1 milionë shqiptarë u bashkuan dhe protestuan kundër qeverisë ” Rama”. 1 milionë protestues, nuk ishin vetëm anëtarët e PD. As të partive të tjera opozitare. Protestuesit, ata që takova, me ata që fola, ishin të paparti. Protestuesit ishin qytetarë, që Mjerimi, Papunësia, Padrejtësia, i nxorri në rrugë dhe i solli para Kryemistrisë për të protestuar. Qytetarët shqiptarë kanë 4 vjet nga Qeverisja e Kryeministrit Rama, që poshtërohen, sepse u mashtruan nga premtimet elektorale të Edi Ramës për një Qeverisje Ndryshe, ndërkohë që kryeministri Rama qeverisjen e shndërroi në një Klikë të mbyllur mafioze, ku ministrat u bënë dhënës koncensioni dhe deputetët socialistë u bënë përfituesit koncensionerë. Shqiptarët u varfëruan kaq shumë nga qeverisja e Ramës, saqë u shpërngulën me qindra mijëra nga Shqipëria si mjeranë e u bënë azilkërkues të bukës së gojës për një copë bukë, ndërkohë që u MASHTRUAN nga premtimi elektoral i Ramës në 2013 për një mirëqënie më të mirë sociale! 1 milionë shqiptarë protestuan sepse u është vrarë DREJTËSIA nga kryemistri Edi Rama, derisa qytetarët e pamundur ekonomikisht të blejnë Drejtësinë Gjyqësore dhe të dënuar me BURG qoftë edhe pse “vjedhin” dritat që të ngrohen fëmijët nga acari, vetëvriten në burg sepse nuk durojnë dot Padrejtësinë…. Ndërkohë që deputeti i Ramës blen aksione bankare me vlerë miliona euro, edhe pse ka deklaruar rrogë mujore 600 euro! 1 milionë shqiptarë protestuan sepse akoma kryebashkiaku socialist, të cilit KQZ i hoqi mandatin ngaqë është person me rekorde kriminale, akoma qeveris në bashki, sepse ai është Dora e Stërgjatur e Kryeministrit Rama në pushtet për të manipuluar edhe zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit 2017 në atë bashki. Kryeministri Rama po i përgatit zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017 me ata persona me rekorde kriminale, që i shpërbleu duke i bërë Deputetë & kryebashkiakë, sepse Edi Rama fitoret elektorale në 2013 & 2015 i mbështeti te financimet e Krimit, u mbështet nga “Të Fortët” e Botës së Krimit. 1 milionë shqiptarë Protestojnë Akoma, sepse e dinë që nëse zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017 do të bëhen me Kryeministër Edi Ramën, rezultati zgjedhor do të blihet në tavolinë. Shqipëria në 2016-n u shndërua nga kryeministri Rama në Republikë të Drogës, aq sa edhe ditën e 18 shkurtit 2017 në Kakavijë u kap 1 ton Kanavis Sativa, e cila “eksportohej” për në Greqi… Shqiptarët e dinë që kur 1 ton drogë “eksportohet” me kamionë, Mafia e Drogës është Qeveria, është Kryeministri Rama. Sepse vetëm në një Republikë të Canabis, sikurse është Gjenerata e Rilindjes Socialiste, mund të “eksportohet Droga me tonelata. Duhen mijëra dylym tokë që të prodhohen tonelata Canabis, ndërkohë që Qeveria e Ramës “nuk shikon kultivimin”. Duhen qindra mijëra metra katrorë sipërfaqe magazina që të thahet dhe ambalazhohen tonelatat e Canabis, ndërkohë që Qeveria e Ramës nuk “shikon” hiç magazinat e përpunimin të Canabis. “Eksportimi” i Tonelatave të Canabis i duhen Qeverisë së Rilindjes të Financojë zgjedhjet Elektorale të 2017, si i vetmi Sponsor Politik, ngaqë Qeverisja e Kryeministrit Rama i Zhgënjeu, injoroi, varfëroi 4 vjet Shqiptarët! 1 milionë shqiptarë Protestuan dhe vazhdojnë të Protestojnë edhe kundër Ambasadorëve Lu & Vllahutin, të cilët janë bërë Sponsor Politik të korrupsionit të Qeverisë së Korruptuar të Edi Ramës, derisa AKOMA kryeminustrin Rama e kanë Partner Politik dhe bëjnë Reformën në Drejtësi siç e do kryeministri Rama, derisa atë Reformë në Drejtësi e votuan (edhe) deputetët kriminelë, të cilët i bëri PS deputetë në 2013. 1 milionë shqiptarë Protestojnë kundër ambasadorëve Lu & Vllahutin derisa këta kërkojnë që ministrat e korruptuar të Qeverisë së Ramës të zbatojnë Reformën në Drejtësi, ku Prokuroria e Reformuar akoma nuk kërkon Sekuestrim të aksioneve bankare të deputetit socialist, në vlerë miliarda lekë dhe të blera me para të padeklaruara! 1 milionë protestues u kërkojnë Bashkimit Europian dhe SHBA të mos negociojnë më me Qeverinë e korruptuar të Edi Ramës për Reformë në Drejtësi, derisa në 4 vjet qeverisje nuk është dënuar asnjë korrupsion. Shqiptarët ndihen të kërcënuar nga Qeveria e Kryeministrit Rama se ky do të vjedhë Votat e zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit 2017 derisa nuk bën Reformë Zgjedhore dhe të ndalojë me Ligj financimin elektoral nga Bota e Krimit. Shqiptarët nuk mund të pranojnë më që Zgjedhjet Parlamentare të kryhen me Kodin Zgjedhor aktual, elektorati të votojë Listën e Mbyllur të kandidatëve për deputetë, të hartuar dhe monopolizuar nga Kryetari i Partisë, me të cilēn Edi Rama në 2013 bëri deputetë persona nga Bota e Krimit. 1 milionë protestues i dëftuan BE & SHBA që Qeveria e korruptuar e Kryeministrit Edi Rama e ka humbur VOTBESIMIN e qeverisjes. Në demokraci Mocioni i Mosbesimit nuk janë shuma e kartonëve në Parlament-
Kategori
Uncategorized

Vuçiç nxjerr zbuluar Ramën, tregon për dokumentin sekret që kanë rënë dakord.

Vuçiç nxjerr zbuluar Ramën, tregon për dokumentin sekret që kanë rënë dakord

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka folur për herë të parë për një dokument konkret që është arritur mes tij, Edi Ramës dhe kryeministrit boshnjak Denis Zvizdic, për krijimin e një tregu të lirë dhe bashkim doganar për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vuçiç e ka bërë të ditur këtë fakt gjatë një konference të përbashkët me homologun e Austrisë, Christian Kern, një prej shteteve që ka intersa të mëdha në Ballkanin Perëndimor.

Sipas kryeministrit serb, kjo lëvizje ka për qëllim që “të sjellë territoret tona më afër dhe të lehtësojë lëvizjen e mallrave”.

Ndonëse nuk dha shumë detaje, Vuçiç theksoi se kishte kryer konsultimet e para për dokumentin në gjuhën angleze, me kryeministrat Rama dhe Zvizdic.

“Ishte ideja ime për një treg të lirë dhe bashkim doganor që do të na bëjë një treg më të madh dhe më tërheqës. Sa më shumë të pasur të jemi, aq më mirë është për ne”, ka deklaruar kryeministri i Serbisë.

Në Tiranë nuk është dhënë asnjë informacion i tillë nga kryeministri Rama apo Ministria e Jashtme dhe nuk është përmendur ndonjëherë zhvillimi i bisedimeve për këtë çështje.

Vitet e fundit ka patur shumë ide të ngjashme për një bashkim doganar mes Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës, por asnjë herë nuk është folur për një dokument konkret, si ai të cilit iu referuara Vuçiç.

Kategori
Uncategorized

Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë protestën e opozitës, Reuters i kujton Edi Ramës kohën kur bënte…

Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë protestën e opozitës, Reuters i kujton Edi Ramës kohën kur bënte...

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë protestës së opozitës në Tiranës, e cila ka ngritur çadrat përpara Kryeministrisë duke vendosur si parakusht zgjedhje të lira dhe demokratike.

Agjencitë më prestigjioze të botës i kanë dhënë hapësirë protestës opozitare. Reuters, Washington Post, Associated Press, Fox News, ABCNEWS etj, shkruajnë se protestuesit kërkojnë nga Qeveria Rama zgjedhje të lira.

“Ndryshe nga tubimet e mëparshme, protesta e sotme ishte më e qetë, teksa protestuesit mbanin në duar flamujt e Partisë Demokratike dhe flamuj shqiptarë, postera e parrulla anti-qeveritare. Më vonë, ata dogjën tre dordolecë me fytyrën e Kryeministrit dhe dy ministrave”, shkruan “Associated Press”, e po në këtë linjë janë edhe mediat e tjera.

Kurse, Reuters i rikujton Kryeministrit Edi Rama se të njëjtën gjë bënte disa vite më parë, kur vet ishte në opozitë: “Shtatë vite më parë, Rama ngriti çadrat jashtë zyrës së paraardhësit të tij duke kërkuar rinumërim të votave. Shqipëria ka një histori të hidhur të sondazheve të kontestuara. Brukseli dëshiron të shohë zgjedhje pa probleme dhe një gjyqësor që lufton korrupsionin. Më shumë se10 mijë persona morën pjesë në protestën paqësore duke kërkuar zgjedhje të lira dhe qeveri teknike”.

1 / 4

Lexo edh

Kategori
Uncategorized

Protesta e PD, apo protesta e popullit?!…

Protesta e PD, apo protesta e popullit?!...

Nga Syri.net /

Protesta e opozitës ka prodhuar një zhgënjim të madh për kundërshtarët e saj të cilët besonin se ajo të të dështonte. Zhgënjimi i parë dhe më i madh që ka prodhuar kjo protestë sot, ishte pjesëmarrja e lartë.

Raportimet e kontrolluara të televizioneve informative rreth autobusëve që niseshin herët në mëngjes nga qytete të ndryshme, ishte preambula e një zhgënjimi të madh të atyre që kishin bërë gati statuset nëpër rrjetet sociale, se askush nuk i beson më opozitës.

Ora 12 e  mesditës ishte konfirmimi i zhgënjimit të parë, por jo të fundit që do të prodhonte kjo protestë për ata që qartazi kanë marrë një mesazh të qartë sot. Protesta e thirrur nga PD, mori përgjigjen e merituar nga populli.

Ashtu si edhe në ndeshjen me Serbinë, një dron që u ngrit në qiell dhe konfirmoi tejmbushjen e bulevardit nga Kryeministria deri në thellë në Sheshin ‘Skënderbej’ dhe i vuri vulën asaj që ndoshta Edi Rama kishte frikë. Në shesh kishte më shumë qytetarë sesa demokratë, në shesh ishin me shumë qytetarë që donin Shqipërinë sesa ata që donin partinë.

Ndoshta për këtë arsye, e vetmja gjë që Edi Rama i strukur pas celularit të tij, postoi video të protestës dhe më gjysmë zëri e kuptoi fuqinë e asaj që me cinizëm në postimin e tij e quajti “pakica” dhe u rrek të justifikohej se reformat kanë dhimbje por ashtu është një muhabet dhe duroni edhe pak. Nejse!…

Në një protestë që qartazi dhe dukshëm nuk i përkiste më vetëm asaj, si asnjëherë tjetër PD nuk gënjeu për orën e fillimit të protestës, përkundrazi ajo nisi 5 minuta më përpara. Fjalimi brilant të një aktori që i priu një serie fjalimesh kuptimplote që do të kulmonin me atë të Lulzim Bashës. Një tjetër zhgënjim që prodhoi protesta ishte se ndryshe nga herët e tjera, flamujt kuqezi (jo ata të Aleancës Kuqezi) ishin shumë më shumë se ato të PD-së.

Një protestë që u imponua deri edhe tek muzika që u përdor gjatë gjithë kohës. Jo më Uprising “kryengritje” nga MUSE, por Për ty Atdhe nga Mentor Xhemali, jo më Uprsing nga MUSE, por himnin e Flamurit të kënduar acapela nga një baritone dhe të gjithë qytetarët që ishin në shesh.

Dhe qershia mbi tortë fjalimi i Lulzim Bashës. 30 minuta fjalim me zë të plotë dhe pa asnjë çedim (një tjetër zhgënjim për lolot e Facebook-ut që ishin ngarkuar sot të talleshin me protestën). Kontrollojeni, fjalimin e tij. Në asnjë fjalë të tij nuk përmendet Edi Rama. Dhe për këtë e ka një arsye me shumë gjasë.

E keqja që ka pllakosur Shqipërinë është shumë më e madhe se një njeri që mbas 18 Qershorit me gjasë nuk do të jetë askush, drama që po përjeton vendi nuk mund të ketë autor vetëm Edramën (sic e qujanë me shpoti kritikët). Dhe për të gjithë ata që e dinë që zgjidhja është veç vota, dhe çlirimi vjen vetëm prej saj, Lulzim Basha e mbylli me këto fjalë…

Të qëndrojmë së bashku për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat vijnë vetëm përmes shporrjes së qeverisë së krimit dhe një qeverie teknike të zgjedhjeve të lira.

Ky është vendimi im.

A është ky vendimi i të gjithëve këtu sot?

Miqtë e mi,

Fitorja është në zemrën e gjithsecilit prej jush!

Kjo do të jetë fitorja më e bukur sepse do të jetë fitorja juaj!

Ne ngrihemi bashkë,

Ne fitojmë bashkë,

Shqipëria fiton me ne!

Zoti ju bekoftë ju!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Kategori
Uncategorized

Protesta, është fillimi.

Nga Andis Harasani/

Për protestën e 18 Shkurtit, është gjithnjë lajm i mirë kur dëgjon për protestë të opozitës. Kushdo qeveri, dhe ajo më e mira, ka nevojë për opozitën që të përmirësojë punën e saj, të zgjohet nga rehatia e pushtetit. Por në Shqipëri është më shumë se thjesht një lajm i mirë.

Është një hap i vonuar. Do mirëkuptoja këdo që punon në shtet të mos ishte në shesh në datë 18, por nuk do e kuptoja dot këdo tjetër që do mungonte. Sepse s’besoj se është njeri dakord me: Rritjen e borxhit publik, Rritjen e çmimeve, Çmimi i naftës nga më të lartët në botë. Qyteteve që u mbyllet fryma me ndërtime të reja dhe u derdhet beton e lyhen me ngjyra si të jenë plaka që u bëjnë make up. Rrugët që prishen çdo ditë ose fillojnë çdo 6 muaj si rruga e Arbrit. Të shohin në krye të Bordit të INSTAT atë që gjithë jetën u ka shitur cigare e alkool ndërsa sot u afron check up falas. Me palmat që mbillen vend e pa vend e hiqen si të jenë komça pantallonash. Me kryeredaktorë gazetash e deri në gazetarë kulture që hiqen nga puna. Me politikanë që janë dakord ta shkelin të huajt Kushtetutën. Me tonaleta drogë që kapen çdo ditë kudo. Me kazino e pika bastesh që aksioni “Fundi i Marrëzisë” i ktheu në erën e dashurisë. Me spitale ku ndërrohen perdet në zyrën e drejtoreshës, por jo çarçafët e të sëmurëve. Me ilaçe që u ndërrohet data e skadencës. Me vepra arkeologjike që varrosen për të vënë në vend ëndrrat e gjumit të drekës. E lista s’ka të sosur! Por dhe sikur 5 vetë të jenë në shesh, prapë asgjë të keqe nuk ka. Ne nuk jemi rumunë. S’kemi qenë kurrë. Por ama askush s’duhet të ndihet keq se pse nuk kishte më shumë në shesh. Do të ketë nesër, pasnesër. Është fillimi!

Kategori
Uncategorized

Pse u konsumove kaq shpejt o Ed Rama!

Pse u konsumove kaq shpejt o Ed Rama!

Nga Artur Zheji /

Isha një nga ata gazetarë që mendoja se Edi Rama kryeministër, do të dinte të bënte gjëra të bukura, të rëndësishme dhe alternative në shëndet të Shqipërisë. Si një person i kulturuar, ambicioz dhe shumë i shpërblyer nga jeta, që ai ishte dhe është. Sepse ka rëndësi kur je i shpërblyer nga jeta, 3 herë kryetar bashkie i Tiranës.

Kryetar i Partisë më të madhe të Shqipërisë. Aspak i varfër, aspak i refuzuar dhe shumë, po shumë i përkëdhelur nga jeta dhe sidomos nga shqiptarët, qofshin poshtë dhe qofshin lartë në shtresat shoqërore.

Ju dha mundësia e rrallë në vitin 2013, që të ishte në krye të një Super Shumicë qeverisëse, me numrat dhe mundësitë për të bërë Reforma të Vërteta për Shqipërinë që e përkëdheli me kaq poste, me kaq luks dhe me kaq besim të tepruar.

Praktikisht ai, mbas Sali Berishës ka patur më shumë ofiqe dhe pushtet, më shumë se askush tjetër. Ministër Kulture, 3 herë Kryetar i bashkisë së Tiranës, Lider i opozitës, Kryeministër.

Mirëpo gjithë këto shanse, gjithë këto pushtete dhe mundësira, nuk i mjaftuan për të qenë një burrë shteti modest, për tu shndërruar në një pikë referimi të një Poli Pozitiv. Për ti vënë fre abuzimeve dhe teprimeve, për të ndihmuar këtë popull që të bëjë një hop të Ri, edhe për të bërë një Shtet modern, për të goditur korrupsionin dhe zullumet dhe për të hapur horizonte të reja dhe perspektiva të reja, që shqiptarët meritojnë.

Por Rama, u mbyll në qerthullin e një Kupole të Fortësh dhe super të pasurish.

Ai u bë praktikisht Kryeministri i të pasurve dhe një përbuzës i popullit të vet të varfër, provincial e të pashkolluar, hera herës hileqar dhe të pa bythë, por sidoqoftë Populli yt mor derëziu kryeministër i Oligarkëve, të pajisur vetëm me talentin e madh për të vjedhur dhe grabitur dhe kaq!

U bëre Prijësi dhe Skllavi i këtyre Oligarkëve dhe shpërndave Koncesione e para, duke futur dorën pa teklif në xhepat e të gjithëve, si të ishin xhepat e tu dhe jo xhepat e këtij populli që ti, dukshëm nuk e do, përveç rasteve kur bën teatër të keq përpara kamerave televizive.

Dhe u konsumove kaq shpejt, duke bërë pazare dhe duke blerë biznesmenët e ish Pushtetit dhe duke fryrë në para shërbëtorët e tu, saqë sot, Sheshet e Tiranës u mbushën me Opozitarë, të prirë nga PD, një parti që ende nuk ka bërë një katharsis të vërtetë të mëkateve të saja, por që mëkatet e tua dhe mëkatarët që ke mbledhur në stanin tënd komandues e që të kanë zgjedhur KryeÇoban, e shndërruan sot në një alternativë politike të besueshme.

Sepse gënjeshtrat e tua të talentuara nga ana letrare dhe frazeologjike, nuk e mbulojnë dot, me magjinë e batutave, vargun e pafund të Dështimeve të tua dhe sidomos përdorimin e shëmtuar të një Peshoreje të Dyfishtë, një Peshore të ashpër për të Varfërit dhe të Dobëtit dhe një tjetër Peshore pazaresh ndaj të Fortëve.

Burgose në emër të Shtetit dhe Shtetformimit të rremë, fukarenj që nuk paguan apo vodhën energjinë dhe evaduan ca pak lekë dhe miliona eurot që ua mblodhe popullit me kamxhik, burg dhe policë, ja dhurove në pjatanca argjendi si një servil pa personalitet, Oligarkëve të vjetër e të rinj, që rekrutove në shpurën tënde.

Këtë mekanizëm nuk e fshehe dot! Dhe kjo e përmbyti sot Tiranën me njerëz të revoltuar, që ndoqën pas, përsëri Partinë Demokratike, që ti e rilinde me super zullumet e tua.

Ata janë sot në Tiranë, për të të hequr nga pushteti dhe për të të vënë në skrivaninë kryeministrore, faturën e kripur të mëkateve të tua që duhet të paguash, o kryeministër dritëshkurtër, egoist dhe në fund të fundit, fare mendjelehtë dhe fluturak, për të mos thënë diçka më të kripur.

Tani mblidhi të fortët dhe bazhibozukët që bëre me super para dhe kërkoju ndihmë, nëse nuk ju ke marrë pjesën. Por sidoqë të jetë edhe ata, kur shohin popullin në rrugë, të lenë shëndenë të parët.

Po se çdo të ndodhë me ty, nuk është më puna ime.

/360grade.al

Kategori
Uncategorized

Vangjel Dule ka një mesazh për LSI-në nga protesta e opozitës.

Vangjel Dule ka një mesazh për LSI-në nga protesta e opozitës

Kryetari dhe deputeti i PBDNJ Vangjel Dule i ka dërguar një mesazh Lëvizjes Socialiste për Integrim, pikërisht nga çadra e opozitës që është ngritur përpara godinës së Kryeministrisë.

Gjatë një prononcimi për News24, Dule tha se LSI duhet të vendosë nëse do të qëndrojë me Ramën në qeveri, duke pasur parasysh protestën e sotme ku morën pjesë mijëra qytetarë.

Sipas tij, LSI nuk duhet të përdoret nga Kryeministri për interesat e tij, por duhet të dalë nga koalicioni dhe të krijohet një qeveri teknike.

“Kemi një motiv që ka sjellë gjithë këta qytetarë. Është motivi i garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të barabarta.

U drejtohem kolegëve të PS se kur bëhet fjalë për zgjedhje, nuk mund të ketë standarde të dyfishta dhe nuk mund të kuptohen ata sot me heshtjen e tyre. Zgjedhjet e 2015 ishin të standardeve më të ulëta. Heshtja e tyre dëshmon fajësi. Qeveria teknike nuk është tashmë një dëshirë, është domosdoshmëri në kushtet kur asnjë nuk beson më.

Natyrisht që nuk mund të realizohet në parlament në raportet aktuale. Është LSI që unë besoj se nuk mund të komprometohen kaq rëndë për interesat e z.Rama. Por është tashmë shoqëria që nuk mund të pranojë t’i refuzohet fjala. Nuk mund të merremi me LSI, është në të drejtën e tyre që të marrin vendimin që mendojnë se është në interes të shoqërisë. Lëvizjes popullore nuk mund t’i dali kundër asnjë forcë politike”, u shpreh deputeti Vangjel Dule.

Image

Kategori
Uncategorized

SHBA: Mbështetje betejës qytetare për zgjedhje të lira.

Shtetet e Bashkuara mbështesin protestën e sotme të opozitës dhe inkurajojnë qytetarët shqiptarë në betejën për zgjedhje të lira. Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme për Europën në Kongresin amerikan, Dana Rohrabacher, i ka dërguar dje në prag të protestës një mesazh Kryetarit të opozitës shqiptare, Basha, ku e siguron se Shtetet e Bashkuara do të jenë në krah të popullit shqiptar. “I dashur Lulzim, ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e qytetarëve shqiptarë dhe betejën e tyre të drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Populli shqiptar duhet ta dijë se do të ketë gjithmonë mbështetjen tonë në kauzën e tij për liri dhe demokraci, shtet të së drejtës dhe liri njerëzore. Përzemërsisht, Dana Rohra”, shkruan Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme për Europën në Kongresin amerikan.
Rohrabacher është një nga zërat e fortë në Kongresin amerikan. Ai njihet si një nga mbështetësit e Presidentit Trump gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale. Ai ishte një nga tre emrat e preferuar të Presidentit amerikan për postin e Sekretarit amerikan të Shtetit së bashku me Tillerson dhe Romney. Zgjedhje e Trump ishte për Rajerson, ndërsa Rohrabacher vijon të drejtojë një nga komisionet kryesore në Kongresin amerikan me ndikim të drejtpërdrejtë edhe në Departamentin e Shtetit.
Për të parën herë në historinë e këtyre 26 viteve të fundit, një mesazh i tillë i fortë mbështetës vjen vetëm pak orë përpara një prej protestave më të mëdha të opozitës në Shqipëri. Kjo është një tregues domethënës që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë zhvillimeve politike në Shqipëri.
Rohrabacher është në të njëjtën kohë edhe denoncuesi i aferës 80 mijë euro të Ramës me Presidentin Obama. Ishte ai që denoncoi në zyrat e FBI këtë donacion të paligjshëm të Ramës për fushatën e ish-Presidentit Obama, gjë e cila çoi në një proces gjyqësor ku dy ndihmësit e Ramës janë dënuar nga drejtësia amerikane.

Dalja në protestë, detyrë qytetare

Protesta e sotme pritet të mbledhë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” një masë të pazakontë shqiptarësh. Askush nuk di të thotë numrin e saktë të atyre që do të jenë aty, por dinë që do të jenë shumë, vërtet shumë. Sepse shqiptarët kanë arsye të protestojnë… Do të jenë aty të gjithë ata që kanë vuajtur thundrën e sundimit shtetëror në këto 3 vite e ca qeverisje. Do të jenë aty ata që në shtëpitë e tyre nuk kanë dritë dhe fëmijët detyrohen të mësojnë nën dritën e qiriut si në Mesjetë, ata që u burgosën për tekat dhe marrëzitë e kësaj qeverie, ata që dhunohen çdo ditë nga taksidarët, ata që ky që duhet të ishte kryeministër i zhgënjeu me shëndetësi falas, me legalizime falas, por që u mori dhe qindarkën më të fundit. Dhe ata nuk janë vetëm të djathtë, ata janë gjithë Shqipëria.
Protesta e sotme është vetëm fillimi. Ky vend ka shpresë dhe s’mund të mbetet peng i një njeriu apo i një grupi të vogël hajdutësh. Shqiptarët janë zotët e këtij vendi, ky është vendi i tyre ku kanë lindur e janë rritur, ku duan të rrisin fëmijët si të barabartë mes të barabartëve. Këtu i rritën dhe s’ka asnjë arsye që t’i kenë larg. Do të jenë sot të gjithë ata të rinj që Rama padrejtësisht i privoi nga sistemi arsimor, duke u ngritur tarifat e studimeve dhe duke sajuar një skemë që t’i adresonte drejt klientëve të tij pronarë universitetesh. Do të jenë aty pensionistët, kjo shtresë që është robëtuar tërë jetën dhe shohin se si shteti i tyre tallet, duke i rritur pensionet në 3 vjet vetëm me 200 lekë. Do të jenë të varfrit që shteti i tyre i konsideron të pasur dhe i heq ndihmën ekonomike sepse u gjen ujë të ngrohtë në shtëpi. Do të jenë bujqit që mundin e një viti të tërë u detyruan ta flakin tutje, sepse nuk konkurrojnë dot me monopolet e klientëve të Ramës. Do të jenë ata që kanë provuar spitalet e Beqajt, ku të sëmurët janë të detyruar të jetojnë si në vendet e botës së tretë dhe shohin se si shton luksin Vilma e të tjerë me tendera e punë që nuk shihen kurrkund. E pra, kush mund të thotë, se kjo është vetëm protestë e Partisë Demokratike?
Partia Demokratike vetëm e ka thirrur, por ata që i japin zë asaj janë vetë qytetarët. Natyrisht burracaku kryeministër kush e di ku fshihet. Por kjo pak rëndësi ka, zërin e saj ai do e dëgjojë kudo që të jetë. Ai është zëri i të indinjuarve të këtij vendi. Është zëri i atyre që vranë veten nga varfëria, është zëri i vogëlushit Kristi Maze. Ata duhet të ishin sot mes nesh, por korrupsioni dhe padjeshmëria e atyre që qeverisin vendosën për jetën e tyre! Sot do të protestojmë ne dhe për ata! Kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin për të qeverisur. Kjo qeveri ka vjedhur e ka vrarë, dhe sot është dita për t’i thënë boll më! Ky vend është i shqiptarëve dhe s’kemi ndërmend që ta lëshojmë…. Edi Rama mund t’i fshihet protestës, por kurrsesi revoltës së një populli të zhgënjyer.

Kategori
Uncategorized

Arsim i pa rilindur apo rilindje e pa arsimuar.

Nga Dr. Albano ZHAPAJ

Çdo shoqëri, komb apo shtet mbart në vetvete një pasuri të madhe të ideve, vlerave dhe njohurive, të cilat ajo kërkon t`ia transmetojë  të gjithë atyre që janë pjesë e saj, sidomos brezit të ri, pavarësisht nga kastat, fashat apo klasat sociale të cilës i përkasin këta njerëz. Çdo brez që vjen trashëgiminë kulturore dhe dijet e shoqërisë ku jeton, i ka për detyrë t`ua transmetojë gjeneratave të ardhshme më mirë se ç`i ka gjetur, në rastin më të keq t`i lerë ashtu siç janë, por kurrsesi t`i degjenerojë apo përkeqësojë ato.

Nisur nga këto premisa jemi të aftë të kuptojmë se transmetimi i trashëgimisë kulturore, i dijes dhe i identitetit të një kombi, nuk mund të kryhet me efektivitet pa një arsim të zhvilluar, si nga ana e përmbajtjes ashtu edhe nga ana e strukturës, pra sistemit të menaxhimit të arsimit. Sistemi arsimor i një vendi mund të konsiderohet pa frikë si automjeti i udhëtimit të një populli, ku edukimi dhe arsimi përbëjnë motorin lëvizës së saj.

Arsimi i sotëm po krijon artificialisht shtresa sociale të privilegjuara.

Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 57, pika 1, përcakton qartë se “Kushdo ka të drejtën për arsimim”, pra çdo qytetar, çdo shtetas i këtij vendi, pa dallim moshe, gjinie, feje, apo prejardhje sociale, çka do të thotë se shteti nëpërmjet mekanizmave ligjorë dhe instrumenteve të sistemit arsimor të tij, të garantojë që kjo e drejtë kushtetuese të gjejë zbatim. Ajo që po ndodh sot është jashtë çdo logjike sociale e zhvillimore, pasi qeveria në detyrë ka cënuar qëllimisht këtë të drejtë, duke përcaktuar çdo vit mesataren ose pragun e notës hyrëse në universitet, e duke detyruar një masë të madhe të rejash e të rinjsh të “mësyjnë” me detyrim dyert e institucioneve arsimore të larta private. Është fakt që  Kushtetuta e Shqipërisë, po në nenin 57, tek pika 6, përcakton edhe se “nxënësit dhe studentët mund të arsimohen edhe në shkolla jopublike të të gjitha niveleve, të cilat krijohen e funksionojnë në bazë të ligjit”, pra nuk ka pikë dyshimi ose të duhet ndonjë aftësi juridike e veçantë për të kuptuar se Kushtetuta duke përmendur fjalët “mund të arsimohen”, e cilëson arsimin privat si alternativë, pra si e drejtë e kujtdo shtetasi që të zgjedhë midis publikut apo privatit, dhe kurrsesi si deturim.

Qeveria në detyrë qysh nga viti i kaluar i detyroi të rinjtë të studiojnë tek privati, duke bërë në këtë mënyrë që studentë nga shtresa më të privilegjuara ekonomike të përfitojnë nga degët më të mira, apo siç quhen ndryshe degët “elitë”, të cilat pozicionojnë në të ardhmen qytetarë të shoqërisë në pozicione kyçe, dhe shpeshherë në mënyrë jo meritokratike. Dihet qartazi dhe hapur se fëmijët e familjeve të pasura nuk mbeten kurrë në klasë dhe ne të gjithë e dimë se ku i ka rrënjët “pasuria” e shumë qytetarëve, në shumicën e rasteve. Edhe studentët që shkojnë në shtet, sidomos ata me merita dhe rezultate të padiskutueshme arsimore, fitojnë në ato degë që ndoshta e kanë profilin profesional të mirë, por kurrsesi nuk janë degë “elitare”, për të cilat një student mund të pretendonte të pozicionohej profesionalisht apo shoqërisht në majat politikbërëse apo pozicionet kyçe të cilat mund të përbëjnë lokomotivën shtytëse të një vendi. Pra, siç shihet, politikat arsimore jo kushtetuese të qeverisë po krijojnë artificialisht shtresa sociale të privilegjuara.

Arsimi i vetmi mjet që siguron zhvillim ekonomik dhe social.

Çdo shtet, sipas parimeve të vendeve të Bashkimit Evropian ku edhe Shqipëria synon të bëhet pjesë, është detyrimisht përgjegjës për mbarëvajtjen e arsimit.  Në një vend si ky i yni, arsimimi është i vetmi mjet që mund të ndihmojë për të parandaluar varfërinë dhe përjashtimin social, të sigurojë ruajtjen e vlerave njerëzore dhe civile dhe për të ndihmuar të luftuar të gjitha format e diskriminimit.

Masivizimi i arsimit dhe dhënia e mundësisë çdo qytetari të ketë akses në arsim në përgjithësi, arsimin e lartë në veçanti, si dhe edukimin e formimin përgjatë gjithë jetës, konsiderohen si baza më e shëndetshme për zhvillimin e një shoqërie të mirë. Mbyllja e hapësirave arsimore, reduktimi i kuotave të pranimit në universitetet publike, kontrollimi i tyre nga qeveria dhe përparësia abuzive që bën kjo e fundit ndonjë institucioni privat të arsimit të lartë përkundrejt universiteteve shtetërorë është tregues se arsimi jo vetëm që s`ka rilindur siç gënjeshtrohet përditë e gjithandej, por po rrënohet, zhvishet nga çdo vlerë, dobësohet, përgjunjet dhe skllavërohet epsheve për përfitime personalë individësh pranë kastave të qeverisë në detyrë. Asnjë qeveri serioze, në asnjë vend serioz të botës, sidomos asaj perëndimore, nuk mund ta kalojë as nëpër mendje që rritja e cilësisë në arsim dhe zhvillimi i vendit mund të kalojë nëpërmjet reduktimit të numrit të qytetarëve që hyjnë në universitet. Një shoqëri e mirë arsimuar ka natyrshëm në gjirin e vet njerëz me dije të nevojshme për të përmirësuar veten, familjen dhe ekonominë e tyre, pa lënë mënjanë faktin se si të mirë arsimuar janë edukuar me shpirtin e sipërmarrjes, sipërmarrje të cilat në çdo shoqëri normale konsiderohen si baza ekonomike e një vendi. Universiteti ynë duket se ka prirjen për të kompletuar studentët me kartonin e diplomës dhe me idenë që të mbarojnë sa më shpejt studimet, për të zënë ndonjë punë në shtet, natyrisht duke kaluar nëpërmjet oborreve të partive shtet. Kjo frymë regresive e të menduarit të ciklit të studimeve prodhon njerëz me kartonë dhe jo qytetarë të edukuar me shpirtin e sipërmarrjes.

Arsim i pa rilindur dhe rilindje e pa arsimuar.

Kuptimi i zhvillimit të arsimit shqiptar është i rëndësishëm, për të mos thënë jetik, në kuptimin dhe zhvillimin e identitetit tonë kombëtar, pasi paraqet pikën fillestare të analizimit të ndikimit të keqmenaxhimit të sistemit arsimor në shndërrimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve, të cilët, përgjatë një shekulli e ca, vazhdimisht kanë kultivuar arsimin si një instrument të vetëdijes kombëtare. Motoja e qeverisë në detyrë “Po bëjmë shtet”, nëpërmjet reduktimit të numrit të mësuesve dhe rritjes të tejskajshme të numrit të policëve, është prapësia më e madhe që mund të bëjë një qeveri, në rast se e bën me qëllim jetë zgjatjes së pushtetit të saj, por është marri akoma edhe më e madhe që mund ta bëjnë vetëm njerëz të pa arsimuar, në qoftë se e bëjnë nga padituria. Gjithsesi e paçin menduar, ky është treguesi më i qartë i dashakeqësisë së mirëqenies dhe mbarëvajtjes së një shoqërie.

Filozofi i lashtë Platon, kur fliste për qytetarin, njeriun social, thoshte se “njeriu është një kafshë e zbutur, të cilës po t`i japësh arsimin e duhur e shndërron në një qenie hyjnore, ndërsa po e le pa arsim shndërrohet në kafshën më të egër mbi tokë”. Tek libri “Republika”, i lashti Platon dikton se qeveria me ligjet e saj duhet të forcojë arsimin me një qëllim të vetëm , të formojë njerëz virtuozë, të dhuntuar me dituri dhe drejtësi , në mënyrë që të bëhen qytetarë perfektë, të cilët do të jenë të aftë dhe të sundojnë por edhe te sundohen drejt. Siç shihet leksionet e një republike na vijnë nga shumë larg, dhe janë ato nocione që fëmijëve, studentëve dhe qytetarëve u mësohen qysh herët, pra të dijnë sundojnë dhe të sundohen, dhe jo vetëm të sundohen siç po ndodh e si po edukohen brezat sot.

Kush qeveri nuk e kupton këtë ka gjasa që ose të jetë e pa arsimuar, ose të jetë e gjysmë arsimuar, sepse po të ishte e mirë arsimuar kjo qeveri, natyrshëm që këto probleme ekzistenciale të arsimit dhe shoqërisë nuk do të lindnin, kështu që varianti i mirëarsimimit bie dhe mbeten variantet e qeverisë së paarsimuar drejt, ose gjysmë të arsimuar. Në këtë aspekt latinët kishin një proverb edhe për njerëzit e pa arsimuar dhe gjysmë të arsimuar, e as më tepër prijësit, që në sintezë thoshte “timor hominis non indoctus, et non timor homo eruditionis, ma metum eos con medium erudites”, e cila e thënë në shqip do të thotë “frikohu nga njeriu i pa arsimuar, aspak nga njeriu tepër i arsimuar, dhe ruaju nga njeriu gjysmë i arsimuar”. Zot ruaje këtë popull nga “prijësit” e pa arsimuar.

Kategori
Uncategorized

Greqi, emigrantët shqiptar: Plotësoni kërkesat, ndryshe do vijmë në Tiranë.

16808451_1248336588547881_2084397945_n.jpg16790680_1248338055214401_135615368_n.jpg16790823_1248336478547892_1978858065_n.jpg16788253_1248337625214444_568944100_n.jpg16809220_1248338085214398_1548469365_n.jpg

Një grup emigrantësh nëpërmjet ambasadës sonë në Athinë i ka dërguar Kryeministrit, Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Kuvendit një letër. Ata janë pritur dhe kanë biseduar edhe nga amabasadori shqiptar Dashnor Dervishi, i cili i ka quajtur kërkesat e tyre të drejta. Letra është protokolluar nga sekretarja e ambasadës me nr.225 dat 15/02/2017.
Në peticion emigrantët shprehen të indinjuar nga mosplotësimi i kërkesave nga indiferentizmi i mosinteresimi i Qeverisë Shqiptare për problemet e tyre. Në mbyllje të kërkesave të tyre, emigrantët kërkojnë që peticioni t’u përcillet deikastereve përkatëse të Qeverisë Shqiptare, dhe njëkohësisht të shqyrtohen dhe të zgjidhen deri më 20 mars të 2017. Ata theksojnë vendosmërinë e tyre në kërkim të zgjidhjeve përfundimtare, deri në protesta masive e të vazhdueshme para ambasades sonë në Athinë, si dhe në mosplotësimin e kerkesave do të zbresin në Tiranë para Parlamentit Shqiptar dhe Kryeministrisë.

Ja kërkesa e plotë
LETËR

DREJTUAR AMABASADËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË GREQI
DHE NËPËRMJET SAJ:
Presidentit të Republikës z. Bujar Nishani
Kryeministrit z. Edi Rama
Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta

Z. AMBASADOR!
Ne një grup emigrantësh shqiptarë në Greqi, të indinjuar nga mosplotësimi i kërkesave tona të herë pas herëshme dhe nga indiferentizmi e mosinteresimi i Qeverisë Shqipare për problemet tona, ju drejtohemi edhe njëherë juve dhe, nëpërmjet jush, vetë Qeverisë, me këto kërkesa kryesore, në mes mjaft të tjerave, për shqetësimet tona të pazgjidhura:
1) Familjeve shqiptare, që paguan ndryshimin e pasaportave të fëmijëve të tyre për shkak të shkruarjes gabim të vëndeve të lindjes në Greqi nga punonjësit shqiptarë të shërbimit të paisjes me pasaporta, t’u kthehen lekët e paguara për fajet e të tjerëve.
Lidhur me këtë, kërkojmë edhe që çmimi i nxjerrjes së pasaportës në Ambasadë të jetë i njëllojtë me çmimin e nxjerrjes së pasaportës në Atdhe dhe jo si tani gati trefish më i shtrenjtë se atje.

2) Tarifat e shërbimeve konsullore në Ambasadën Shqiptare në Greqi për emigrantët shqiptarë, të mbetur papunë e pa përkrahje dhe që përballen me vështirësi të mëdha ekonomike si rezultat i krizës greke, janë shumë të larta dhe të pamundura të përballohen nga emigrantët. Kërkojmë uljen e tarifave të veprimeve konsullore në masën 90% të vlerës që janë tani.

3) Ne emigrantët shqiptarë në Greqi kërkojmë vendosmërisht që të marrim pjesë në votimet e qershorit 2017, duke votuar në mënyrë elektronike në vëndet ku punojmë e jetojmë. Për këtë, Qeveria Shqiptare të mundësojë marrëveshje me Qeverinë Greke dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Greqi, për të realizuar regjistrimin e njerëzve dhe infrastrukturën e nevojshme teknike elektronike të zgjedhjeve.
4) Ne emigrantët të mundësohemi të marrim pjesë aktive në jetën politike të vendit, ku të na jepet e drejta jo vetëm të zgjedhim, por edhe të zgjidhemi në të gjitha institucionet si përfaqësues të qindra mijë emigrantëve shqiptarë në Greqi.

5) Kërkojmë inerpelancë me Qeverinë në Parlamentin Shqiptar.

6) Duke parë vështirësitë e mëdha dhe të pakapërxyeshme që hasim vazhdimisht në proçesin e kërkimit dhe mbrojtjes së të drejtave tona si emigrantë në shtetin grek, kërkojmë që në Ambasadë të vendoset një përfaqësues ligjor (jurist), për të na mbrojtur dhe përfaqësuar në proçeset tona të përballjes me drejtësinë dhe shtetin grek.
Ju lutemi, kërkesat tona jo vetëm të përcillen në dikasteret përkatëse të Qeverisë Shqiptare, por edhe të shqyrtohen dhe zgjidhen ato në një periudhë kohore sa më të shpejtë dhe deri në 20 mars të 2017 të kemi përgjigjen dhe zgjidhjen e tyre. Ju konfirmojmë vendosmërinë tonë në kërkim të zgjidhjeve përfundimtare, deri edhe me protesta masive e të vazhdueshme, në rast vazhdimësie të indiferentizmit dhe mosplotësimit të kërkesave tona, gjithashtu do të protestojme para Parlamentit shqiptar dhe Kryeministrisë

Me konsideratë të lartë
dhe në pritje të zgjidhjes së kërkesave që ju parashtruam
NJË GRUP EMIGRANTËSH SHQIPTARË NË GREQI

Athinë, 15 shkurt 2017

Kategori
Uncategorized

Agolli nënës së Visar Zhitit të burgosur: Ti zgjidhte shokët! Do interesohem në Prokurori…

Agolli nënës së Visar Zhitit të burgosur: Ti zgjidhte shokët! Do interesohem në Prokurori...

Me të marrë haberin e keq se ma arrestuan djalin e vogël, thashë se luajta nga mentë. E kisha andej larg, në Kukës, më- sues maleve. Ç’heq tani korba unë o Zot, mos i lër të ma torturojnë, mbajua dorën! (I dridheshin buzët dhe zëri) Thashë të hidhesha nga dritarja a te rrotat e makinave. Po i duhesha shtëpisë, fëmijëve, djalit në burg.

Nuk na i ndanë burgjet, që u shofshin. As e dinim pse e arrestuan, dhe as na rrëfenin. Nga t’ia mbanim? Lushnja bënte sikur s’dinte gjë, beqim s’dinin vërtet, veç erdhën dhe na kontrolluan ca civilë… i dija të komunales!

I morën djalit 39 fletore dhe blloqe me vjersha e me ku di unë, seç shkruante, e zeza! Qysh jam gjallë! Prandaj do të ma kenë zënë, thashë. Të iknim në Kukës, po ku? Në Degën e Punëve të Përbrendshme, kalli flamën si i thonë, po ata s’bëjnë pa urdhrin e Tiranës. Dridhesha si purtekë. Qaja…

Kujtoja burgun e burrit, e njihte gjithë qyteti, i nderuar. E donin, shkruante dhe dilte në skenë në teatër. Po ku pyesin këta… luftë klase ulërijnë… duan gjak! I ka mësuar ai sojsëzi, Stalini, që ai nxjerrtë kockat qeni. Plaçkat e tim shoqi, që m’i kthenin, kur i çoja bukën, që s’ia jepnin… të poshtrit, gjë prej gjëje… i gjeja me thonj brenda me dhëmbë të përgjakur, të shkulur me darë, siç e torturonin, m’i tha më vonë ç’hoqi, por u bëri ballë. Kunatin ma vranë, dhe e hodhën shkallëve gjatë hetuesisë… arsimtar ishte… se ata të grupit të deputetëve do të lidheshin me të thoshin.

As varri s’i dihet… Atë që kisha si vëlla dhe si baba, që më rriti mua jetimen, e pushkatuan, prefekt në Gostivar dhe Tetovë kishte qenë. As varri s’i dihet, as atij. Po varr është kudo… Tani më morën djalin! Pse? Pse? Korba unë! Vjersha bënte, s’bënte gjëra të liga. Dhe ika me një frymë në Tiranë.

Po ai pse lajmëroi që t’ia hiqnin vjershat nga revista? Edhe mik… Pse kështu është miku? Se, po t’i dilnin, mbase ia lehtësonin dënimin. A ia bënin më të rëndë… e ku i dihet! Eh, desha t’u thosha shkrimtarëve, që donte djali im… që kishin emër, që ai… E ç’t’u thosha xhanëm. Ndritëronë e kam edhe kushëri, kryetar i shkrimtarëve është, i Partisë, me autoritet, i çqonjtur. I vete drejt e në shtëpi.

Tek ai pallati në qendër, kubist a ç’i thonë, me arkitekt në burg. Trokëlliva në derë herët në mëngjes… Sikur ndjeva hapat e Hatixhesë, s’ëmës së Ndritëroit. Më pritën mirë me pije, me kafe. “Rri”, më thanë. U qava hallin.

Ndritëroi mezi fliste… s’e di a e dinte, po u trondit. “Nuk të futin kot në burg, ¬më tha, – marrin informata. ¬Shokët t’i zgjidhte. Vjershat ia kam lexuar, më kanë pëlqyer, po ashtu janë vjershat, si të duash, të mira të këqija. Do të shkoj edhe te prokurori i Përgjithshëm, do t’ia them!”.

“Dritëroi përpiqet, po s’ka ç’bën, – tha Sadija, e shoqja, kur mbetëm vetëm – Ja unë kam një njeriun tim në burg, dhe ordiner po s’e nxjerrim dot… Ne ia dhamë dorën po ai…”. Cili? Ika e hutuar… ma bëni hallall shqetësimin u thashë. Të na vish sa herë të duash, – më thanë, – ne ju duam! Mora urbanin për në Kinostudio. Kisha Ilirjanin me vete, se ku i gjeja dot unë. Tirana është bërë e madhe. Kërkova Bashkim Shehun, të birin e Kryeministrit, shkrimtar në vërsën e djalit tim është… e donte im bir, pamvarsisht se Mehmeti na kallte datën, na shoi me Partinë.

“Ai është!” më thanë, sa zbriti nga autobusi e ndala. Ia thashë. I erdhi keq dhe u zbardh në fytyrë. “Atje ku ka hyrë tani, ai vazhdoi, unë s’bëj dot gjë. E kam të ndaluar, të pamundur. Po më pyetën do të flas mirë, ashtu siç e kam njohur!” Dhe u ligështua në fytyrë. Më përqafoi. Iu vra i ati, vetë a e vranë dhe e futën në burg. S’e di a është takuar me tim bir, i shkreti. Shkova prapë në Tiranë. Kërkoja Ismail Kadarenë. Më thanë kur vinte në kafenenë e shkrimtarëve, jo, klub a lidhje, se s’ia angllandis dot emrin, ku mblidhen dhe llafosen dhe pinin kafe… E dija at pallat, është martuar Mbreti aty. Prita ca më lart te sheshi… U ngjita më lart.

“Po vjen!” – më tha Ilirjani, që e kisha në krah. E ndala vetë dhe i thashë hallin. U ndjeva ngushtë. Më vuri dorën në sup…

“Mbahu!”, – më tha. “Ç’të mbahem, – i thashë, – dhe ku?”. U kthye nga e shoqja dhe i tregoi për mua! Se si më vështroi ajo, me dëshpërim, si ca ikona. “S’jam në gjendje ta ndihmoj dot, besomë, jam vetë keq, e s’e di kush mund ta bëjë tani, – po më thoshte ai. – E takove kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve? Unë s’mundem, se… ah s’ia mbaj dot mend fjalët… Kurajë! – dhe i bëri duart kështu.. bëftë Zoti!, më tha, më përqafoi edhe ai dhe u ndamë. Sa e donte djali im!

Përmes lotëve, pashë nga statuja e madhe e Skënderbeut t’i lutesha atij, ndoshta ishte më pak i ngurtë se njerëzit. Përse e mbante atë shpatë. Ngrita kokën nga qielli. Lëvizi.

M’u rrotullua. Sa larg është Zoti nga ne… na ka harruar. Po s’i i prishëm ne kishat dhe xhamitë, jo, po shteti i komunistëve, që u përmbystë dhe i zëntë nën vete… Zëvendësuam kishat dhe xhamitë me komitete Partie dhe komitete ekzekutive, dhe… na ekzekutojnë. “E ndihmoftë Zoti!”, – më kishte thënë Kadareja… mirë, mirë, po ku ta gjeja! E di që është i madh!

Aty kemi shpresa, ai është ngushëllimi ynë, por këta s’e lënë as Zotin… S’kanë… Jeta është e shkurtër e këta ta shkurtojnë më shumë… por unë s’do të vdes, po do të t’i lë mënjanë sëmundjet dhe kusuret e mia, do ta mbaj gjallë tim bir, çmosin do të bëj… dhe ai shkruan prapë në burg, fshehurazi. Ruama o Zot! Atë dhe vjershat e tij…

(Marrë nga Visar Zhiti, “Ferri i çarë”, fq.174¬176)

Kategori
Uncategorized

Doris Pack: Nëse do të jetoja në Shqipëri, do kisha frikë për fëmijët e mi.

Nga qyteti i Kukësit, Doris Pack nuk ka kursyer deklaratat e forta për Shqipërinë. Pas takimit e me kryetarin e bashkisë, Bashkim Shehu, i cili i akordoi Pack Medaljen e Mirënjohjes për mbështetjen e Shqipërisë në proceset integruese, ish-deputetja e BE theksoi se nëse do jetonte në vendin tonë, do kishte frikë se ku po i rriste fëmijët e saj.

Doris Pack, e cila ndodhet në Shqipëri me ftesë të Kryetares se Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, deputetes Albana Vokshi dhe po merr pjesë në aktivitetet për fuqizimin e statusit të grave dhe vajzave shtoi më tej se: “Jam e zhgënjyer që Shqipëria ndodhet në këtë situatë, pas marrjes së statusit të vendit kandidat në sajë të reformave të qeverisë së mëparshme. Nuk arrij ta mendoj se në Parlament keni deputetë, të cilët janë gjykuar për vepra kriminale nga gjykatat europiane. Prezenca në parlament e krimineleve nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër. Asnjë parti nuk duhet të lejojë kandidatë të tillë. Imagjino pak që shqiptarët të votojnë për njerëz të tillë. Kjo duhet të ndalet. Sistemi gjyqësor sot nuk është i pavarur. Presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane, eurodeputeja Doris Pack deklaroi nga Kukësi se Shqipëria duhet të reagojë për kriminalizimin e pushteteve dhe gjendjen e mjeruar ku ndodhet më shumë se gjysma e popullsisë.

I gjithë vendi është mbjellë me kanabis, ky është një turp ! Edhe vetë prindërit duhet të jenë të shqetësuar për rritjen e fëmijëve të tyre në këtë situatë. Nuk ia vë fajin, njerëzve, por qeverisë që nuk u jep mundësi se si të nxjerrin jetesën. Nëse do të jetoja në Shqipëri, do të kisha frikë për të ardhmen e fëmijëve të mi, ndërkohë që droga është bërë e frikshme. Keni shkallë të lartë papunësie, ndërkohë që keni shumë të rinj të arsimuar dhe të aftë për punë. Ata nuk gjejnë vend pune se janë anëtarë të PD-së. Njerëzit largohen se s’kanë si të jetojnë. Nga ana tjetër ka shumë pak investime që mund të krijonin vende të reja pune. Nuk është se s’ ka interes, por nuk ka besim te drejtësia dhe çështja e pronësisë nuk është zgjidhur.

Nëse dëgjoni ish-ministrin e Drejtësisë, kuptoni shumë. Nuk e kuptoj si qëndron në këmbë kjo qeveri! Mendoj se është një alarm. Nëse do të isha kryetare partie dhe do të kisha një ministër në këtë situatë, do të dija çfarë të bëja. Është ministri i Drejtësisë i kësaj qeverie dhe e di shume mirë se çfarë thotë. Dhe nëse i vetmi reagim i Kryeministrit Rama është shkarkimi i tij. Kjo nuk është praktika e duhur në një sistem demokratik. Kjo situatë duhet ta zgjojë qeverinë të ndihmojë njerëzit të ndërtojnë jetën e tyre këtu. Duhet të theksoj se ky rajon ka një peisazh atraktiv dhe duhet të investohet për turizmin natyror për të krijuar mundësi punësimi. Me një qeveri të tillë është vështirë të jesh optimiste. Shpresoj që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira, të mos manipulohet gjyqësori dhe demokracia të mund të lulëzojë me një parlament të dekriminalizuar.”

Kategori
Uncategorized

Mystery Oil-Like Substance Pollutes Macedonia and Albania’s Lake Ohrid.Ngrihu për liqenin e vjetër në evropë. Thesari i vërtetë është në rrezik

Residents of Ohrid, a touristic town in the southwest of the Republic of Macedonia, were shocked by view of the lake shores this week — a muddy beach covered in oil-like liquid replaced the once deep and clear waters of the oldest lake in Europe.

Lake Ohrid and the surrounding area is a UNESCO world heritage site and a biodiversity hotspot harboring more than 212 endemic species that exist in no place else on Earth. Due to its age scientists have also dubbed it a living evidence of evolution.

The citizen initiative OhridSOS, fighting against harmful urbanization on the lake shores, posted alarming photos of dry shores covered in an oily substance on February 13, 2017. This caused a strong discussion on social media in Macedonia. People demanded responsibility from the local and national authorities. Мr. Arnaudov from OhridSOS, who also lives in Ohrid, theorized what caused the pollution:

This is definitely caused by a human factor. Whether it is done consciously or by accident we cannot know. Our doubt is that somebody has been using the sewage system to discharge burned oil, to avoid paying to dispose of them adequately. A lot of people from a neighborhood located several meters from the lake have been complaining that they are feeling a strong smell of oil for the last couple of weeks.

State officials have kept quiet about the environmental disaster and there has been no official statement made so far.

Low water levels

This situation comes a month after the waters of Lake Ohrid hit their lowest level in residents’ memories — eight centimeters below the allowed legal limit. OhridSOS and locals suspect that state-owned electrical energy company ELEM – Macedonian power plants is to blame for this situation. ELEM controls the flow of water from the lake into the Drim River, which powers hydro plants on its way to Albania, and seems to have increased the flow in January, at a time when the snow had not melted yet and the springs were frozen.

господа од елем, од локална и разни други експерти, мајка природа заедно со трскава ви нацрта линија до каде треба да е нивото на езерото

Gentlemen from ELEM, the local government and various other experts: Mother Nature together with these reeds draws a line showing you how high the water level in the lake should be.

In the last week of January, the Public Scientific Institution Hydrobiological Institute of Ohrid issued an official request to ELEM to lower the outflow from the lake, because the alarmingly low water level directly endangers the survival of the species living in the shallows. ELEM issued a statement that “there’s no uncontrolled outflow of water from the lake” and that they’ve been adjusting the production in their power plants to the situation.

OhridSOS, however, alleged that the “main reason for this shockingly low level of the lake waters is ELEM. We are asking them to shut down the doors on the Drim hydro plants before it is too late to save the lake.”

Macedonia shares Lake Ohrid with Albania, so just a few days after ELEM’s statement residents and media from Pogradec, a city on the shore of Lake Ohrid’s Albanian side, posted videos and photos of the devastation caused by the low levels of the lake. They demanded responsibility.

World Heritage status in jeopardy?

The situation could threaten the UNESCO World Heritage status of Lake Ohrid. After the last UNESCO mission in Ohrid last year, officials expressed many concerns and requested actions be taken:

A number of large-scale infrastructure projects have been proposed within the property and that the conclusions of the impact assessments of the proposed Galičica Ski Centre, the A3 road, the Railway corridor VIII and Highway A2 demonstrate that these projects would be likely to cause significant potential impacts on the Outstanding Universal Value (OUV) of the property, and considers that these projects appear to represent a potential danger to the property.

A World Heritage Centre/ICOMOS/IUCN Reactive Monitoring mission has been announced to take place in March this year, at which point they can decide to either put Ohrid on the List of World Heritage in danger or delete it from the list.

Since it was inscribed on the list in 1979, Ohrid has proudly used the UNESCO status to boost tourism. The World Heritage Site designation has indeed lured many foreign tourists to the area. Since tourism is the primary source of income for Ohrid, loosing the UNESCO status could be devastating for the livelihood of the local population.

Kategori
Uncategorized

Kotzias: Qeveria shqiptare jo serioze, kujtonte se integrimi në BE ishte një shëtitje

Në një intervistë të gjatë në televizionin publik grek, ERT, ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se Athina kërkon t’i zgjidhë gjithë problemet me Tiranën, mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare dhe se Brukseli në raportin e fundit i ka përfshirë të gjitha problematikat mes dy vendeve.

I pyetur për qëndrimin që do të mbajë Greqia për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, ai tha se pala greke nuk e sheh të nevojshme vendosjen e vetos për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, pasi sipas tij mjaftojnë kushtet e vëna nga Brukseli.

“Qeveria e Shqipërisë mendonte se integrimi në BE do të ishte një shëtitje, kujtonte se do të merrte pa asnjë shkëmbim edhe hapjen e negociatave të anëtarësimit. Por nuk mund të luajë me nacionalizmin, të thotë gjëra të ndryshme jo serioze.

Ne këtë theksuam. Jemi një vend që duam t’i zgjidhim problemet tona, por mbi bazën e të drejtës europiane dhe ndërkombëtare. Prandaj dhe në raportin e fundit për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, u përfshin gjithë kushtet dhe çështjet që kemi vënë ne në dukje. Nuk është e nevojshme të vendosim veto, sepse kushtet që u vunë duhet të përmbushen. Po të mos përmbushen, shqiptarët do të kenë problem me Komisionin Europian dhe Këshillin Europian””.

Kotzias është ndalur edhe në temën e Shqipërisë, që ka ri dalë në skenë, pasi shtatë rekrutë shqiptarë u fotografuan duke bërë simbolin e shqiponjës. Kotzias ka kundërshtuar indirekt supozimin e gazetarëve se veprimi i rekrutëve është shprehje e “nacionalizmit shqiptar”, duke theksuar  se në rajon ka disa shtete që sipas tij po transformohen si shtete nacionale dy dekadat e fundit.

Sipas tij këto shtete kanë dhe një popullsi shumë të re dhe ndonjëherë kjo shprehet me një dinamizëm që mund të shpjerë te nacionalizmi.

Kategori
Uncategorized

Protestoj më 18 shkurt se nuk mund të pranoj… – Nga Flutura Açka

Protestoj më 18 shkurt se nuk mund të pranoj... - Nga Flutura Açka

Kur protestoj, e bëj për vete dhe për të tjerët, sepse jam në Opozitë me çdo të keqe e ulur këmbëkryq në Atdheun tim.

Nga Flutura Açka

Vendi më i errët në Ferr, u takon atyre që ruajnë neutralitetin në kohë krizash morale. Ndaj unë protestoj… si detyrë dhe si e drejta ime si qytetare, më 18 shkurt, dhe çdo ditë, sepse:

1. Nuk mund të pranoj që pas 25 vitesh demokraci, portretet e diktatorit shfaqen në mitingjet politike qeveritare, ende pa u kërkuar një ndjesë e thjeshtë për krimet dhe shfarosjen, burgosjen, dënimin dhe përdhunimin e mijëra njerëve nën një nga regjimet më të tmerrshëm mbi këtë dhé. Nuk mund të pranoj që faqet e parat ë gazetave ende hapen me intervistat e eksponentëve të diktaurës. Nuk mund të pranoj që media ende ka ekrane për cinizmin e së vesë së diktatorit.

2. Nuk mund të pranoj që në krye të shtetit tim të jenë narkopolitikanë, që e kanë kthyer Atdheun tim në hambar kanabisi, në qoshe të ndryrë të Europës ku strehohet dhe trafikohet drogë, në triller më të tmerrshëm të vjedhjeve të bankave, të bastisjes së aeroporteve, të vrasjeve të bankierëve dhe çerdhe kriminelësh, mes tyre edhe shpesh të veshur me pushtet.

3. Nuk mund të pranoj dhunën ndaj njeriut të thjeshtë që shet në rrugë, fermerit që i sekuestrohen perimet, njerëz të varfër e të ndershëm që përpiqen të nxjerrin bukën e gojës, kur e di me emër dhe mbiemër se cili ministër ka porositur 50 kostume pesëmijëeuroshe vetëm për veten e tij.

4. Nuk mund të pranoj që të shkatërrohet historia e Atdheut tim, siç po ndodh këto ditë në Durrës, i kërcënuar tashmë jo vetëm nga betoni i shtruar dhe montuar nëpër pallate të shëmtuara, por edhe ngrihet si kupola e strehë në emrin e projekteve kinse urbane. Shqipëria me diell pafund dhe e bukura e dheut nuk ka nevojë për kasketa betoni, siç duan të bëjnë njerëzit e paditur dhe shallvarexhinjtë turkoshakë që na drejtojnë. Nuk mund të pranoj që qytetet janë kthyer në fjetore, dhe fshatrat shqiptare tek e humbin identitetin duke u kthyer në qyteza. Nuk mund të pranoj një Shqipëri të tillë pa identitet.

5. Nuk mund të pranoj të shkatërrohet dhe të kthehet në kodër sheshi më i rëndësishëm i kryeqytetit tim, duke groposur miliona euro, pa menduar se para së gjithash, këta njerëz kanë nevojë për një shërbim publik transporti dinjitoz, kanë nevojë për çerdhe (dhe jo bojatisje çerdhesh), ka nevojë për bibliotekën e qytetit dhe një Bibliotekë Kombëtare dinjitoze, kanë nevojë për kinema të reja, për klinika mjekësore të reja, parqe të rinj, për trotuarë, për puseta, ujë e drita si qyetarë të dinjitetshëm.

6. Nuk mund të pranoj që në mënyrën më kriminale farmacive të Atdheut tim shiten shpesh barna të skaduara dhe të pakontrolluara, që në spitalet publike shqiptare edhe për shërbimin më të thjeshtë, madje edhe për të të pastruar nën shtrat, duhet të paguash, që edhe të parkosh në një parkim publik të spitaleve (falas), duhe të paguash, që edhe barnat e tua falas si pacient, duhet t’i blesh vetë nga jashtë spitalit.

7. Nuk mund të pranoj, që si kurrë në historinë shqiptare, dekrarime raciste të artikuluara nga eksponentë të lartë shtetërorë, janë bërë aq të shpeshta dhe aq hapur kundër një pjese të shqiptarëve, termat e përçarjes mes shqiptarëve në gegë e toskë, termat „çun tirone“ e „tosk i madh“, leqendisje e hargalisje publike ndaj qytetarëve të thjeshtë e që „të epërmve“ me pushtetu duken nën klasin me të cilën begenis të debatojë poltika, shpërvjelja e qytetarit të thjeshtë dhe tallja publike – kategori etike të papranueshme dhe të neveritshme për mua.

8. Nuk mund të pranoj që media shqiptare, e cila ka rolin më të madh në këta njëzet e pesë vite në shërbim të fjalës së lirë, është tani një e burgosur kombëtare, e shitur në të shumtën e saj si kurrë më parë ndaj pushtetit, kërcënimet, hedhjen në rrugë, denigrimin dhe intimidimin e gazetarëve të thjeshtë, kësaj armate dhe këtij pushteti në shërbim të publikut. Akuzoj censurën e gjallësuar dhe e ushqyer viteve të fundit, si kurrë më parë, si një dëshmitare personale dhe viktimë e saj.

9. Nuk mund të pranoj një administratë shtetërore të shpërfilluar, të ndarë politikisht, të përdorur dhe të keqpërdorur, të kërcënuar dhe të kthyer në shërbëtorë të politikës intelektualë të keqpaguar dhe të harruar, institucione që i shërbejnë artit, historisë, kulturës, edukimit të keqpaguar dhe të shpërfilluar nga politika dhe politikat shtetërore.

10. Nuk mund të pranoj që Opozita, e sotme, e djeshme dhe e nesërme, që përfaqëson në çdo kohë interesat e qytetarëve të thjeshtë, të jetë inaktive, të bëjë kinse protesta, të bëjë kompromise (si dukshëm një pjesë e deputetëve të opozitës së sotme, të cilët nuk kanë folur ende asnjë fjalë në Parlament) dhe të mos e ngrejë me protesta paqësore zërin dhe shqetësimin e qytetarëve, për çka edhe është votuar, qoftë edhe në minorancë.

Kategori
Uncategorized

Komandot që janë shndërruar në vrasës me pagesë.

Ushtria_shqiptare
Nga Flamur Vezaj/

Forcat e Armatosura, konkretisht efektivët e Batalionit “Komando”, që nderojnë Shqipërinë në vendet të ndryshme në konflikt apo misione paqëruajtëse, kanë edhe anën e errët!

Shumë efektivë të këtij batalioni ndër vite, të stërvitur vetëm me taktika ushtarake dhe operacione speciale, thënë ndryshe, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm stërviten për t’u bërë “vrasës”!

Kohët e fundit, disa prej këtyre efektivëve të liruar nga detyra (me arsyen e mbarimit të kontratës) janë bërë “vrasës” me pagesë ose dyshohen për të tillë në Shqipëri!

Sipas informacioneve operative të policisë, në disa raste dyshojnë se vrasjet pa autor dhe pa gjurmë në vendngjarje, janë kryer nga profesionist, të ish-forcave komando!

Disa të tjerë, janë bërë grabitës (si këta të fundit)! Por ajo që është më shqetësuese, është fakti se ka nga ata ish-ushtarë të forcave “Komando” që kanë përfunduar si “mercenar” me pagesë apo luftëtarë për shkak të besimit në konfliktin Sirian, emrat e disa prej tyre tashmë janë publikuar!

Fatkeqësisht, me arsye të ndryshme, Forcat e Armatosura çdo vit nxjerrin në lirim ushtar profesionist, të stërvitur, që nuk dijnë të bëjnë gjë tjetër, veç asaj çfarë kanë mësuar, të mbrohen dhe të vrasin!

Ata nxirren në rrugë të madhe, pa asnjë qindarkë, pa asnjë plan rehabilitimi apo integrimi në shoqëri, pa asnjë mundësi punësimi alternative (në polici duhet të gjesh mik) apo ndonjë asistencë psikologjike ndaj këtyre personave!

Dhe kështu, disa prej tyre që nuk arrijnë të gjejnë vetën në shoqëri, përfundojnë në vrasës me pagesë, grabitës ose mercenarë jashtë Shqipërisë!

Ka ardhur koha, që Forcat e Armatosura e Ministria e Mbrojtjes, të kthej syt nga kjo kategori njerëzish, potencialisht të prirur për krime të rënda me programe dhe politika sociale!

#Suksese_në_jetë_ushtarë#

#Vrasës_që_si_duam#

#RESPEKTE_FA#

Kategori
Uncategorized

Ka filluar rendi i ri botëror?

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih do të trajtohen shumë sfida aktuale në botë. Drejtuesi i Konferencës, Wolfgang Ischinger, shkruan në fjalën hyrëse, se siguria ndërkombëtare aktualisht është në gjendjen më të rëndë që nga koha e Luftës së Ftohtë. Kjo ka të bëjë ndoshta me tezën kryesore se ka përfunduar era perëndimore në dominimin e rendit liberal botëror. Autorët shohin si shkak për këtë dobësimin e unitetit brenda Bashkimit Evropian dhe riorientimin e politikës amerikane pas ardhjes së Donald Trump-it në postin e presidentit të SHBA-së.

Kthesa?
Trump-i në fjalën e tij inauguruese nuk i ka përmendur demokracinë, lirinë dhe as të drejtat e njeriut – vlerat kryesore liberale. Edhe drejtori i konferencës Ischinger i sheh në ofensivë kundërshtarët e shoqërisë së hapur. Njerëzit në Perëndim po e humbasin besimin tek modeli liberal i shoqërisë dhe vlerat elementare. Kështu thuhet në një prej studimeve për këtë konferencë. Në shumë vende – ndër to edhe në SHBA, Spanjë dhe Gjermani – njerëzit sot në dallim nga koha para 15 vitesh e konsiderojnë sundimin autoritar si një sistem më të mirë se sa demokracinë.

Asgjë nuk është e vërtetë dhe të gjitha janë të mundura
Një rol të rëndësishëm këtu luan përhapja e lajmeve të gabuara. Fake news paraqesin një sfidë të madhe për debatin e hapur – në veçanti ato në mediat sociale. Kjo është vënë re në fushatën paraelektorale në SHBA dhe po shihet edhe në luftën e Ukrainës. “Rreziku më i madh është humbja e besimit të qytetarëve tek mediat dhe politika”, thuhet në këtë dokument. Problemi është që edhe qeveritë e kanë shumë të vështirë të reagojnë, sepse ndalimi i këtyre burimeve të lajmeve do të ishte cenim i vlerave liberale.

Siria
Rreziqet për shoqërinë e hapur shihen edhe tek konfliktet e shumta, si për shembull në Siri. Prej vitit 2011, sipas OKB-së, kanë humbur jetën mbi 300.000 vetë atje. Ndërsa gjysma e popullit të Sirisë është në arrati. Lufta e Sirisë kaherë është shndërruar në një konflikt ndërkombëtar, thuhet në dokumentet e Konferencës së Sigurisë. Në këtë konflikt janë përzier edhe shumë vende të tjera të rajonit, ndërsa Perëndimi kryesisht po bën sehir. Epoka postperëndimore duket se ka filluar.

Sfidat e tjera
Sfida më e madhe vjen nga grupi xhihadist Shteti Islamik. Mbështetësit e tij po i shkelin me këmbë vlerat perëndimore. Disa atentate dhe sulme terroriste të kryera në Evropë dëshmojnë për përzierjen e tyre edhe këtu. Vendet e Evropës po reagojnë në forma të ndryshme. Franca ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Ndërsa Gjermania mjaftohet me aksione policore dhe bastisje. Në shtigje afatgjata, Evropa duhet të ketë një reagim të përbashkët dhe unik, thuhet në këtë dokument. Shkaku kryesor i shtimit të sfidave ëshë rekrutimi i luftëtarëve brenda Evropës. Propaganduesit e xhihadizmit i kanë shtuar aktivitetet, ndërkohë që ka dhe një ndërlidhje mes kriminalitetit klasik dhe terrorizmit.

Përgjigjet e Konferencës
Në 90 faqet e Munich Security Report, të përpiluar nga shumë think-tank, flitet për sfidat e shumta aktuale në botë, të cilat mund t’i japin fund rendit të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore. Në raport flitet për mospajtimet brenda aleancave të vjetra dhe konfliktet me pjesëmarrje ndërkombëtare, si dhe zhvillimet në vende të ndryshme.
Autorët nuk kanë formuluar ndonjë përgjigje, të cilat do të formulohen në fund të kësaj jave në Konferencën e Sigurisë. Ambasadori Ishinger shpreson se në konferencë “do të flitet hapur dhe sinqerisht për dallimet në mendime, interesat dhe vlerat e përbashkëta”.

Kategori
Uncategorized

Përgjimet italiane: Biznesi i Ramës me “Hakmarrjen”.

Kreu i Bandës së Lushnjës, Aldo Bare dhe krahu i djathtë i tij, Enver Dondollaku, për të kontrolluar të gjithë ekonominë e qytetit të Lushnjës përdornin të gjitha metodat, duke nisur me terrorin dhe duke bashkëpunuar me eksponentë të politikës së majtë, që ishte në pushtet dhe nëpërmjet tyre fitonin tenderat publikë. Në përgjimet e bisedave të tyre nga policia italiane, citohen emrat e shumë politikanëve të majtë shqiptarë figuron edhe ai i kryebashkiakut të Tiranës dhe njëkohësisht kryetari i PS, Edi Rama. Telefonata ku shfaqet emri i Ramës, është kryer në orën 13:08 të datës 22 shkurt 2003, në periudhën kur Kuvendi diskutonte ngritjen e një Komisioni parlamentar Hetimor ndaj kryebashkiakut, komision, i cili drejtohej nga deputeti Sokol Olldashi. Në atë kohë, në mjaft gazeta dhe media vizive, kreu i Bashkisë së Tiranës akuzohej publikisht për, “ndërtimet e disa pallateve në qendër të Tiranës nga njerëzit e ‘Hakmarrjes për Drejtësi’”. Edi Rama po kandidonte atëherë për një mandat të dytë në krye të Bashkisë dhe ky fakt ka zgjuar edhe vëmendjen e dy krerëve të Bandës së Lushnjës Aldo Bare dhe Enver Dondollaku, biseda telefonike të të cilëve janë përgjuar nga Prokuroria italiane.
Dondollaku, duke biseduar me Aldo Baren është shprehur se: “Edi Rama rrezikon të humbë mandatin, sepse po ndihmon ata të ‘Hakmarrjes’”. Hetuesit italianë kanë zbuluar se, “ata të Hakmarrjes” personifikonin anëtarët e organizatës kriminale “Hakmarrja shqiptare për Drejtësi”. Kjo bandë kishte hyrë në konflikt me Bandën e Lushnjës në këtë periudhë për tenderin e pastrimit të qytetit të Lushnjës. Një konflikt që shkaktoi pesë viktima në të dyja krahët, dhe pikërisht për këtë qëllim Banda e Lushnjës ishte e vëmendshme ndaj lidhjeve që kishte Edi Rama me njerëzit e “Hakmarrjes”.
Sipas dosjes së policisë italiane, citimi për Edi Ramën është kryer gjatë bisedës mes Enver Dondollakut me Aldo Baren që ndodhej në Turqi dhe fliste me celularin me numër 0090/5369646988. Fillimisht, Dondollaku ka sinjalizuar “Profesorin”, nofka e Aldo Bares, për faktin se Forcat Speciale të Policisë ishin nisur në Tropojë, një informacion që mund të thoshte se banda nuk do të kishte ndonjë shqetësim në bazën e saj. Më pas, Dondollaku shton edhe lajmin për Edi Ramën që rrezikonte të humbte mandatin. Kjo mund të ketë lidhje me faktin, se ngritja e Komisionit Hetimor, Olldashi kishte për qëllim edhe verifikimin e shkeljeve të dyshuara të kryebashkiakut Rama, sidomos në ndërtimin e pallateve nga njerëzit e organizatës kriminale, “Hakmarrja për Drejtësi”. Këtë konflikt interesi mes bandave, duket se Enver Dondollaku e ka parë me interes t’ia transmetojë Aldo Bares.

Konflikti Aldo Bare-“Hakmarrja…”

Përplasja e Bandës së Lushnjës me organizatën kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” nisi që në pranverën e vitit 2002. Shkak u bë fitimi i tenderit prej 1.2 milionë dollarësh për pastrimin e qytetit të Lushnjës. Njerëzit e bandës së Bares dhe ata të “Hakmarrjes për Drejtësi”, që sipas përgjimeve të bisedave nga Prokuroria italiane përfaqësoheshin prej Roland Shytit, i mbiquajtur prej bandës “Mustaqekuqi”, kërkonin që të siguronin këtë fond të majmë me një afat 5-vjeçar. Pas presioneve ndaj krerëve të bashkisë, të dyja bandat u gjendën duke matur forcën me njëra-tjetrën. Ky konflikt i ashpër solli edhe 5 të vrarë dhe 6 të plagosur. Në telefonatën numër 161 të shkëputur nga dosja e Prokurorisë së Torinos, e kryer në datë 25 mars 2003, vihet re një tjetër detaj për këtë shqetësim të bandës për organizatën “Hakmarrja për Drejtësi”. Dondollaku dhe Aldo Bare flasin për faktin që “Mustaqekuqi” (Roland Shyti) ,”kishte marrë një kapar prej 500 mijë eurosh për tenderin e pastrimit të qytetit të Lushnjës”. Fillimisht tenderi i pastrimit të qytetit u fitua nga firma që kishte pas saj njerëzit e “Hakmarrjes”. Por pas atentateve dhe vrasjeve nga të dyja krahët, tenderin e pastrimit të qytetit të Lushnjës e fitoi një firmë që zyrtarisht nuk kishte lidhje me asnjë krah të bandave. Pronari i firmës që fitoi tenderin e pastrimit deklaroi atëherë në një intervistë se jo vetëm që ishte marrë peng dhe kërcënuar, por kishin tentuar edhe ta vrisnin në momentin që kishte dashur të tërhiqte këstet e mëtejshme të tenderit.

Biseda e regjistruar nga Prokuroria italiane

Pjesë e materialit hetimor për bisedën e zhvilluar mes Aldo Bares (Alfred Shkurtit) dhe Nallbanit: “Më datën 11 prill 2004, në orën 22:53, në numrin 338/8837418, në përdorim të Alxhi Nallbanit, i quajtur Xhili, u kap një telefonatë drejt numrit turk 0090/5442172483, në përdorim të Alfred Shkurtit. Gjatë bisedës, ky i fundit e pyet Alxhin nëse i ka përfunduar “punët”, Alxhi përgjigjet se ka bërë “diskutimet”, vazhdonte duke sqaruar se do të qëndronte në Itali edhe për dy ose tre ditë të tjera. Më pas i rrefen Shkurtit për udhëtimin në Gjermani të bërë me Renardo Nallbanin, i quajtur Nardi, duke sqaruar: “shkova për të blerë 2 kamionë, me një rrugë, dy punë, e ke të qartë?” Alxhi më pas i sqaron Shkurtit se në Itali jetohet shumë mirë, por ky i fundit i përgjigjet se “në Itali ka shumë shqiptarë dhe të duket sikur je në Tiranë”. Shkurti tregon se ka patur një shkëmbim fjalësh me bashkëqytetasin e tij i quajtur “doktori”, i cili po i linte mënjanë interesat e grupit të tyre, pra Alxhi replikon se në momentin e rikthimit në tokën shqiptare “do të merrej me doktorin”. Shkurti, gjithnjë në kuadër të dialogut të mësipërm, përsëriste nevojën, nga ana e organizatës, për të “siguruar” garën e tenderit për ndërtimin e autostradës Fier-Lushnjë.

Përgjimi i Dondollakut: Rama ortak me Hakmarrjen për Drejtësi

Kreu i bandës së Lushnjës, Aldo Bare dhe krahu i djathtë i tij, Enver Dondollaku, për të kontrolluar të gjithë ekonominë e qytetit të Lushnjës përdornin të gjitha metodat, duke nisur me terrorin dhe duke bashkëpunuar me eksponentë të politikës së majtë që ishte në pushtet dhe nëpërmjet tyre fitonin tenderat publikë. Në përgjimet e bisedave të tyre nga policia italiane, citohen emrat e shumë politikanëve të majtë shqiptarë figuron edhe ai i kryebashkiakut të Tiranës dhe njëkohësisht kryetari i PS, Edi Rama. Telefonata ku shfaqet emri i Ramës, është kryer në orën 13:08 të datës 22 shkurt 2003, në periudhën kur Kuvendi diskutonte ngritjen e një Komisioni parlamentar Hetimor ndaj kryebashkiakut, komision, i cili drejtohej nga deputeti Sokol Olldashi. Në atë kohë në mjaft gazeta dhe media vizive, kreu i Bashkisë së Tiranës akuzohej publikisht për “ndërtimet e disa pallateve në qendër të Tiranës nga njerëzit e “Hakmarrjes për Drejtësi”. Edi Rama po kandidonte atëherë për një mandat të dytë në krye të Bashkisë dhe ky fakt ka zgjuar edhe vëmendjen e dy krerëve të bandës së Lushnjës Aldo Bare dhe Enver Dondollaku, biseda telefonike të të cilëve janë përgjuar nga Prokuroria italiane.
Dondollaku, duke biseduar me Aldo Baren është shprehur se: “Edi Rama rrezikon të humbë mandatin, sepse po ndihmon ata të “Hakmarrjes”. Hetuesit italianë kanë zbuluar se, “ata të Hakmarrjes” personifikonin anëtarët e organizatës kriminale “Hakmarrja shqiptare për Drejtësi”. Kjo bandë kishte hyrë në konflikt me bandën e Lushnjës në këtë periudhë për tenderin e pastrimit të qytetit të Lushnjës. Një konflikt që shkaktoi pesë viktima në të dyja krahët, dhe pikërisht për këtë qëllim banda e Lushnjës ishte e vëmendshme ndaj lidhjeve që kishte Edi Rama me njerëzit e “Hakmarrjes”.
Sipas dosjes së policisë italiane, citimi për Edi Ramën është kryer gjatë bisedës mes Enver Dondollakut me Aldo Baren që ndodhej në Turqi dhe fliste me celularin me numër 0090/5369646988. Fillimisht, Dondollaku ka sinjalizuar “Profesorin”, nofka e Aldo Bares, për faktin se forcat speciale të policisë ishin nisur në Tropojë, një informacion që mund të thoshte se banda nuk do të kishte ndonjë shqetësim në bazën e saj. Më pas, Dondollaku shton edhe lajmin për Edi Ramën që rrezikonte të humbte mandatin. Kjo mund të ketë lidhje me faktin, se ngritja e Komisionit Hetimor Olldashi kishte për qëllim edhe verifikimin e shkeljeve të dyshuara të kryebashkiakut Rama, sidomos në ndërtimin e pallateve nga njerëzit e organizatës kriminale, “Hakmarrja për Drejtësi”. Këtë konflikt interesi mes bandave, duket se Enver Dondollaku e ka parë me interes t’ia transmetojë Aldo Bares.

Hetimet nga Prokuroria italiane e seksionit të Shtatë të Antidrogës

Prokuroria italiane e seksionit të Shtatë të Antidrogës së Kuesturës së Torinos në vitin 2003 ka hapur dosjen me emrin e koduar “Bijoux 2” (Bizhu 2) kundër bandës së Lushnjes, për shkak se shumë element të kësaj bande operonin me qëllime kriminale në territorin e shtetit Italian. Afërmendsh një nga metodat kryesore që policia gjyqësore italiane përdor për të hetuar dhe gjetur fakte e prova për dosjen kriminale është përgjimi i bisedave telefonike mes të dyshuarve. Në rastin tonë të dyshuarit kryesorë janë Alfred Shkurtit, përndryshe Aldo Bare dhe krahu i tij i djathtë Enveri Dondollaku i njohur me nofkën “Goni”. Ky fundit përdorte numrin e celularit 350642073479560 për të kontaktuar dhe akorduar pazare me shefin e tij, Aldo Bare.
Prej interceptimeve të policisë italiane kuptohet vetiu se kreu i bandës së Lushnjës dhe krahu i djathtë  Dondollaku edhe pse ishin larg Shqipërisë (i pari në Turqi dhe tjetri në Itali) përdornin të gjitha mjetet dhe metodat për të menaxhuar ekonominë e qytetin e Lushnjes duke lidhur “miqësi” me eksponentë të politikës lokale dhe figura të larta të Partisë Socialiste, që ishte në pushtet dhe në saj të tyre gllabëronin tenderët publikë. Në interceptimet telefonike policia italiane konstaton në materialin e mbledhur prej 430  shpeshtësinë e emrave të shumë politikanëve të majtë shqiptarë në Pushtet. Telefonata ku shfaqet emri i Ramës është e cikluar si e 145-ta dhe është kryer në orën 13.08 të datës 22 shkurt 2003, në periudhën kur Kuvendi pa shih pa shih diskutonte ngritjen e një Komisioni parlamentar Hetimor ndaj kryebashkiakut, komision, i cili drejtohej nga deputeti Sokol Olldashi.  Fokusimi i komisionit hetimor përqendrohet tek ndërtimet e disa pallateve në qendër të Tiranës nga njerëzit afër organizatës terroriste “Hakmarrjes për Drejtësi, të drejtuar nga bijtë e Haredin Shyti-t, Zv/Ministri i Sigurimit gjatë viteve në 90.

Kategori
Uncategorized

Letra e Llallës: Pse i duheshin Donald Lu-së 6 deputetët e lidhur me krimin.

 

Kërkesa e prokurorisë për t’i hequr mandatin 6 deputetëve, që preken nga “dekriminalizimi”, përshkallëzoi konfliktin mes Adriatik Llallës dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu.

Në 4 shkurt, të dy u përplasën fort me akuza për shantazh dhe lidhje me krimin, përplasje që krijoi një precedent të konfliktit mes ambasadës amerikane me prokurorinë shqiptare. Në letrën që i dërgoi presidentit, Adriatik Llalla dha dy raste kur u ndje i shantazhuar personalisht nga ambasadori amerikan. Rasti i parë kishte të bënte me çështjen e Bankers Petroleum, një dosje që, siç la të kuptohej Prokurori i Përgjithsëm u mbyll nga presioni i Donald Lu. Rasti i dytë, ishte pikërisht “bomba” që lëshoi dje prokuroria, për heqjen e mandatit të deputetëve Artan Gaçi, Armando Prenga, Gledion Rehovica, Aqif Rakipi, Omer Mamo dhe Mhill Fufi.

Heqja e këtyre mandateve rrezikon numrat e mazhorancës, në momentin kur pritet të votohen organet e reja të drejtësisë. Sipas Llallës, këto deputetë të lidhur me krimin janë shantazhuar dhe përdoren nga ambasada amerikane për të votuar reformën në drejtësi.

Ambasada Amerikane në Tiranë u ka revokuar vizën edhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë të Prokurorisë, të cilët kanë nën hetim persona me pushtet në Shqipëri, të cilët njihen publikisht si faktorë bashkëpunues të Ambasadorit Amerikan në Tiranë, z. Donald Lu. Këta persona, të cilët gëzojnë mbështetjen e Ambasadorit Amerikan, janë pjesë e segmenteve të caktuara të politikës, por që ka dyshime që janë të lidhur edhe me botën e krimit të organizuar, të cilët po tentojnë në çdo formë për të deligjitimuar, shantazhuar dhe paralizuar institucionin e Prokurorisë. Kjo sjellje kundër institucionit të Prokurorisë, e cila po agravohet edhe me ndërhyrjen aspak diplomatike të Ambasadorit Lu, është në vijim të sulmeve të hapura kundër të gjithë trupës së prokurorëve gjatë dy viteve të fundit, kohë në të cilën është diskutuar mbi Reformën në Drejtësi” shkruante Llalla.

Madje emrat e tyre, u bënë shkak për heqjen e vizës së Rovena Gashit, drejtuese e strukturës së “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme.

“Kjo strukturë po vijon me veprimet e saj dhe rezultatet do të prekin edhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë, kryesisht persona të cilët Ambasadori Amerikan në Tiranë i ka shantazhuar publikisht dhe privatisht për të siguruar vota parlamentare për kalimin në parlament të projektit të mbështetur prej tij për Reformën në Drejtësi, ku, mesazhe telefonike të dërguara nga kjo Ambasadë, janë bërë publike edhe në media” shkruhej në letrën që publikoi Adriatik Llalla në datën 4 shkurt.

Në të njëjtën ditë që doli lajmi për heqjen e mandateve të 6 deputetëve, ambasadori amerikan takoi deputetët e PS. Sipas lajmit të Top Channel, ambasadori hapi edhe njëherë temën e heqjes së vizave për prokurorët dhe gjykatësit.

“Ky ishte një urdhër dhe unë nuk kisha opsione ta zbatoja apo jo. Për njerëzit që u është hequr viza, kishte dyshime se qëllimi i tyre është të ikin nga Shqipëria bashkë me pasuritë e vëna nga korrupsioni, dhe në Shtetet e Bashkuara nuk e pranojnë këtë”ishin fjalët e Donald Lu, që me këtë rast duket se dha një kërcënim direkt, për ata që po i vendosin shkopinjtë nën rrota për reformën në drejtësi.

Kategori
Uncategorized

Kënga e rrallë luftarake ilire në librin francez.

Kënga e rrallë luftarake ilire në librin francez

Në librin e autorit dhe kryemurgut francez, Pierre Bauron, me titullin “Les Rives Illyriennes – Brigjet Ilire”, botuar në Paris në vitin 1888, gjejmë, në faqen e tij të 350, një këngë të rrallë luftarake ilire.

Nga Aurenc Bebja, Francë

Kënga vë në dukje trimërinë e paraardhësve tanë, dashurinë për atdheun dhe në një farë mënyre dëshmon se kemi qenë gjithnjë një popull paqësor me fqinjët, se u jemi përgjigjur si kurdoherë sulmeve, por kurrë nuk kemi sulmuar të parët.

Image

Ja kënga në vijim:

Vëllezër, përpara, përpara, luftëtarë,

Këmbësoria e djem mbi kuajt tuaj të fortë!

Të mprehim kosat, të mprehim shpatat!

Të shporrim armikun nga këto toka!

Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë

Atdheut të heronjve!

Me kosë të vrasim këtë grabitës,

Mjaft arrogant për të sunduar racën e shtëpitë tona!

Oh !  Le të rrëzohen duke u çarë prej qindra rrufeshë

Këta të pabesë që shkelin të drejtat tona!

Që secili…(Refren)

Nëse bisha çel kthetrat e saj,

Iliri me grusht e shtrin për tokë ;

Nëse gjarpëri krenar e ngren kokën ndaj tij,

Iliri, këmbëzbathur, e shkel.

Që secili…(Refren)

Kur era e veriut, e tërbuar,

Copëton lisin e vjetër,

Zemra shtendoset në gjoksin tonë!

Ne jemi Ilirët, vëllezër të dashur!

Që secili…(Refren)

Kur dridhen skajet e botës,

Kur shkëndijat e rrufesë vallëzojnë në qiell,

Dhe kur toka hap barkun e saj,

Iliri i lumtur këndon këngën e luftës.

Që secili…(Refren)

Iliri, të huajin e sulmon me thikë,

Vetëm kur duhet të mbrojë vëllain e tij!

Kurrë frika nuk ia ul kokën,

Dhe sikur bota të copëtohet, ai mbetet gjakftohtë!

Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë

Atdheut të heronjve! / Syri.net/

Kategori
Uncategorized

STOP/ Drama e gruas që shiti gjithçka për djalin dhe u braktis nga i shoqi.

Grupi i xhirimit i emisionit “STOP” ka udhëtuar në Goricaj të Divjakës për një rast të pazakontë. E moshuara Vangjelina Stambollxhiu i ka dhënë avokatit Perlat Koçillari 25 milionë lekë të vjetra, për t’i nxjerrë djalin nga burgu. Por avokati mashtrues, as djalin nuk e liron dhe as paratë nuk ia kthen. Në këtë moment për Vangjelinën nis një kalvar ligjor, por edhe një dramë sociale.

“ Kam pasur nevojë për një avokat për mbrojtjen e djalit se kishte probleme ligjore. Në vitin 2009 dy të njohurit tanë më sygjeruan një avokat që quhet Perlat Koçillari. Kur më kërkoi lekë më kërkoi një shumë të madhe.

Sa ju kërkoi?

Si fillim më tha rreth 70 milion lekë. Unë i thashë ku t’i gjej unë këto lekë dhe më tha që shit çfarë të kesh, dyqane, shtëpi, toka çfarë të kesh. Pastaj u detyrova pa e pyetur as burrin shita pronën në vlerën e 27 milion lekë. Ndërkohë 25 milion lekë ia kam dhënë kokërr më kokërr avokatit.

Ju nuk morët asnjëlloj dokumentacioni që vërteton që ju i keni dhënë shumë e parave avokatit Koçillari?

As prokurën që kam marrë avokat sepse me idenë që do t’i sillte ai të nesërmen. U detyrova dhe bëra edhe një prokurë që ia kam dhënë këto lekë borxh sepse nuk më kishte dhënë 4 vjet as prokurë si avokat, as prokurë që më ka marrë kaq lekë.

Pas 4 vjetësh ju bëni një prokurë sikur ia jepni këtij zotërie lekët borxh. Çfarë lidhje keni më këtë avokat?

Nuk kam asnjëlloj lidhje, vetëm për mbrojtjen e djalit. Këtë prokurë e kam bërë në 10 qershor të 2014 duke më thënë edhe djali, që të paktën të kemi një prokurë që na i ka marrë këto para sepse mund të mohojë edhe këtë. U detyrova e bëra prokurën për katër muaj afatin.

Pasi çuat çështjen në Krimin Ekonomik çfarë u arrit? Pse nuk u kthyen lekët?

Premtoi që do më jepte 30 metra katrorë dyqan në Durrës, tek pallati që kishte ndërtuar ose këto ishin si garanci që gjoja të isha bashkëpronare me të. Unë këtë e kisha më shumë si garanci. Më pas bëra ankim në Prokurorinë e rrethit të Tiranës dhe atje u hetua ku sërish ishte në favorin e tij dhe fajtore isha unë.

U mbyll çështja?

U mbyll çështja dhe unë më pas kam bërë ankim tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Më pas shkova në një avokat tjetër në Tiranë për t’i kërkuar ndihmë për Perlat Koçcillarin. Dhe këtu fitova, që ai duhet të më kthejë paratë dhe jam gjykuar nga Ervin Pollozhani. Më ka lidhur avokati me një përmbaruese, e cila më thotë se nuk kemi se çfarë t’i marrim pasi nuk ka pasuri të regjistruara në emrin e vet.”

Sikur të mos i mjaftonte mashtrimi nga avokati Koçillari në shtëpi nuk e pranon as i shoqi. Ai e përze nga shtëpia, pasi mëson se paratë për avokatin janë përfituar nga shitja e tokës, pa lejen e tij. Gazetari i “STOP” arrin pas përpjekjeve, të pajtojë dy të moshuarit.

“Mua nuk më pranon as burri në shtëpi.

Për çfarë arsye?

Që prej kësaj historie me Perlat Koçilarin.

Nuk ju pranon në shtëpi?

E fundit është përzënia nga shtëpia.

Po ku flini?

Tek kunatat, te motra, vëllai tek të gjithë.

Sa kohë keni që vazhdoni kështu?

Pothuajse dy vjet.

A e provojmë sot që të shkojmë në shtëpinë tënde dhe t’i themi bashkëshortit tuaj që t’iu pranojë në shtëpi?

Shkojmë!

Si je? Ne nuk na njeh po zonjën e njeh!

Burri i Vangjelinës – Të kam thënë nuk vjen më këtu ti. Këta do t’i marr unë.

Sa vjeç je?

70 vjeç jam pensionist. Ajo nuk më pyeti, më mori tokën për gjysmë çmimi.”

Ndërkohë në lidhje telefonike i biri që është në burg kërkon ndihmë për zgjidhjen e kësaj çështjeje, që i ka shkatërruar jetën dhe i ka ndarë edhe prindërit.

Si ta thotë zemra?

Meqenëse m’u lutët kaq shumë, me mundim do ta jap fjalën.

Kategori
Uncategorized

Cili jeni Ju, zoti Donald Lu, derisa talleni me shqiptarët?

Ju zoti Lu dhe kryeministri Rama, jeni si dy duar e një trupi, që “lani” njëri-tjetrin dhe të dy bashkë, Ju dhe Rama “lani” në Tiranë interesat politiko-ekonomike të Soros!

Nga Jakup B. GJOÇA/

Zoti Donald Lu. Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë ju ka akuzuar dhe denoncuar publikisht para disa javësh, se i keni ushtruar presion që Prokuroria të mos hetojë skandalin ekonomik të kompanisë Bankers Petroleum. Ju, zoti Donald Lu deri më sot nuk e keni përgënjeshtruar, përkundrazi. Heshtni, i rënduar nga pesha e Fajit dhe mëkatit!
Zoti Donald Lu, Ju me çfarë cilësie i kërkuat Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë të mos hetojë akuza për korrupsion një kompani të huaj në Shqipëri?
-Si ambasador i SHBA-zë? Mos vallë, Kompania Bankers Petroleum është kompani e shtetit SHBA-së me interesa strategjike, që ju ta mbroni nga hetimet e prokurorisë me kompetencat e përfaqësuesit të Presidentit të SHBA në Tiranë?
– Apo si misionar i Soros, i cili NDOSHTA ka interesa ekonomike me këtë kompani në Shqipëri?
E dini Ju, zoti Lu, që avokatët amerikanë zbuluan dhe hetuan edhe skandalin e madh të SIEMENS në Gjermani dhe Greqi?
E dini Ju, zoti Lu, që drejtësia Amerikane tani heton edhe Kompaninë e madhe amerikane Novartis për skandale dhe korrupsion në Greqi dhe gjektë?
Natyrisht, që i dini, sepse Drejtësia në SHBA është e pavarur nga Politika dhe SHBA dhe ambasadorët e saj, por edhe Presidenti i SHBA kurrë nuk mund të mbrojnë asnjë korrupsion të asnjë kompanie biznesi amerikanë kudo që veprojnë nëpër botë.
Ju, zoti Lu, duhet të kishit dhënë DORËHEQJEN si ambasador I SHBA dhe përfaqësues I Presidentit të SHBA në Tiranë, derisa nuk përgënjeshtruat publikisht denoncimin ndaj jush të prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë!
Ju, zoti Donald Lu, u zotoheni shqiptarëve, se po punoni dhe lodheni ditë e natë që (edhe) në Shqipëri, jut ë bëni Reformë në Drejtësi.
Veçse, ju zoti Donald Lu, punoni në prapaskenë dhe në dritëhije, si puna e urithit, duke bërë ecejake nëpër zyrën e kryeministrit Rama!!!
Zoti Lu, kë reformë në drejtësi kërkoni nga Kryeministri Rama?
Ju, zoti Lu, a keni vajtur ndonjëherë në Surrel, qoftë edhe nga kurreshtja, që të shikoni në çfarë vile jeton kryeministri Edi Rama?
E dini, ju, zoti Lu, që vila e kryeministrit Edi Rama në Surrel u ndërtua 2 vjet, pasi Rama u zgjodh kryeministër?
E keni pyetur ndonjëherë vetveten, ju zoti Lu, ku i gjeti milionat euro kryeministri Edi Rama, që ndërtoi vilën në Surrel? Apo, edhe ju, zoti Lu, u bindët nga Rama, se atë vilë e ndërtoi gruaja e tij me bizneset e saj?
Barak Obama, pas 8 vjetësh në Presidencën e SHBA, do të jetojë në një shtëpi me qira!!! Ju, e dini, zoti Lu, që kurrë një kryeministër nuk mund të kursejë miliona euro me rrogën e detyrës!
Alfred Peza për 3 vjet, që është deputet i përzgjedhur nga Edi Rama arriti të blejë aksione bankare me vlerë 1 milionë dollarë!
Lindita Nikolla, që para 2013 banonte në një hyrje në pallat, tani, pas 4 vjetëve që është ministre e Arsimit e qeverisë së Kryeministit Rama, ka blerë dhe jeton në një vilë shumëmilionë euro!!!
Ju, zoti Lu, a keni vilë shumëmilionëshe në SHBA, edhe pse keni vite pune më shumë, edhe pse jeni shpërblyer me rrogë më shumë se kryeministri Rama, që të bindeni se nuk ka korruptuar?
Atëhere, një kryeministër dhe një ministre që ndërtojnë vilë me lekët e korrupsionit, E KANË TË VËSHTIRË QË TË BLEJNË EDHE VOTAT NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE?
Ju, zoti Lu, a keni blerë aksione bankare me vlerë 1 milionë , siç ka blerë deputeti socialist i Kryeministrit Rama, që ju të bindeni që as ky nuk ka kurruptuar? Atëhere, A KA VLËRË VOTA E DEPUTETIT TË KORRUPTUAR PËR REFORMËN NË DREJTËSI?
Atëhere, zoti Lu, si mundet ju, me cilësinë e ambasadorit të SHBA të kërkoi nga një kryeministër, si Edi Rama, që ai dhe ministrat dhe deputëtët e tij haptazi korruptojnë, një reformë në Drejtësi?
Ju, zoti Lu, në nëntor 2015 denoncuar publikisht dhe SHQIP, që reformën në drejtësi e pengojnë ministrat e korruptuar (të qeverisë së kryeministrit Rama). Kryeministri Rama – e them SHQIP- nuk u PORDHI hiç juve, SEPSE deri më sot asnjë ministër i korruptuar nuk është shkarkuar!
Dhe e dini pse kryeministri Rama nuk ju dëgjoi, juve zoti Lu? Sepse, Kryeministri Rama e di, që ju, zoti Lu nuk jeni në Tiranë si përfaqësues i Presidentit të SHBA-s, por jeni një misionar i Soros dhe Edi Rama vetë është produkti politik i Soros.
Pra, zoti Lu, Ju dhe kryeministri Rama, jeni si dy duar e një trupi, që “lani” njëri-tjetrin dhe të dy bashkë, Ju dhe Rama “lani” në Tiranë interesat politiko-ekonomike të Soros!
Ju, e dini, zoti Lu, që nëse ju do të denonconit në Tiranë me cilësinë e Ambasadorit të SHBA-s korrupsionin e ministrave, atëhere Qeveria e korruptuar do të kishte rënë brenda ditës! Sepse ju, zoti Lu u premtuatt shqiptarëve që do të publikoni me emra dhe fakte ministrat e korruptuar!
Por deri tani, ju heshtni zoti Lu! Përse nuk i denonconi ministrat e korruptuar me emra?
Mos vallë, ju zoti Lu, jeni PENG i kryeministrit Rama, që trembeni të heshtni? Apo ju urdhëroi Soros, që të heshtni? Sepse një ambasador i SHBA, kurrë nuk trembet të denoncojë me emra ministrat e korruptuar!
Zoti Lu, nëse keni kurajo qytetare, u thoni tani shqiptarëve, ose emrat e ministrave të korruptuar të qeverisë së Ramës!
Ose, kurrë një ambassador i SHBA nuk denoncon Publikisht ANONIM ministrat e një qeverie për korrupsion!!!
Ju, zoti Lu, me çfarë cilësie denoncuar ministrat e korruptuar në nëntor 2015?
-1. Si ambasador i SHBA dhe përfaqësues i Presidentit Obama?
Nëse do të përgjigjeshit “Po”, atëhere ju si ambassador i SHBA nuk do të vazhdonit të kishit partner politik për kryerjen e reformës në drejtësi kryeministrin e korruptuar! Ju, zoti Lu, si ambassador I SHBA dhe përfaqësues i Demokracisë Amerikane, do t’I ishit drejtuar popullit shqiptar HAPTAZI, që të çohet dhe të kërkonte rrëzimin e qeverisë së korruptuar dhe pastaj, nga ajo qeveri e re, e dalë me vota nga popullit, të merrte misionin politik të bënte reformë në drejtësi.
Ju, zoti Lu, e dini mirë që një kryeministër që mban në qeveri ministrat e korruptuar KURRË NUK MUND TË BËJË REFORMË NË DREJTËSI.
Reforma në Drejtësi bëhet kur dënon SË PARI ministrin e korruptuar!
Ju, zoti Lu, edhe këto ditë po bëni Pasarelë Politike në selinë e kryeministrit Rama dhe po diskutoni për reformë zgjedhore.
Ju, zoti Lu, denoncuat në nëntor 2015, që deputetët kriminelë pengojë reformën në Drejtësi. Besoj, ju zoti Lu, me përvojën diplomatike që keni, jeni i bindur, që këta deputetë kriminelë nuk u futën në parlamentin e Shqipërisë me tank! Por këta kriminelë, që ju denonconi, i bëri deputetë me Listat e Mbyllura në zgjedhjet parlamentare të 2013-s kryetari i PS Edi Rama, sepse fitoren elektorale e mbështeti te financimet e krimit dhe jo me programe elektorale!
Deri më sot, kryeministri Edi Rama ka mohuar që të bëjë reformë zgjedhore për të zhbërë Listat e Mbyllura, si nja faktor kryesor i kriminalizimit të parlamentit!
Atëhere, ju zoti Lu, çfarë reforme zgjedhore kërkoni të diskutoni me kryeministrin Rama, derisa ky mohontë zhbëjë atë Kod Zgjedhor që faktorizoi kriminalizimin e Parlamentit?
Ju, zoti Lu, si ambasador i SHBA keni raportuar në Departamentin e Shtetit, që në zgjedhjet e 21 qershorit 2015 vota u vodh dhe u shitble!
Vota në zgjedhjet në Shqipëri vidhet dhe shitet, sepse KQZ dhe Administrata Zgjedhore është tërësisht e partizuar dhe votat i numërojnë militantët partiakë. Ju, zoti Lu, e dini që 95 % e numëruesve të votave dhe komisionerë socialistë në zgjedhjet e 2013-2015 janë emëruar nëpunës në Administratën Publike të qeverisë së Ramës, si shpërblim për kontributin që i dhanë Partisë në fushatën zgjedhore.
Zoti Lu, ju derisa nuk kërkoni DEPOLITIZIMIN e KQZ, mund të pretendoni nga Kryeministri Rama reformë zgjedhore?
Zoti Lu?
Cili jeni Ju, që bëni përditë pasarelë politike në selinë e kryeministrit Edi Rama?
Që ju, zoti Lu, paradite të takoheni me kryeministrin Edi Rama dhe në mesditë të denonconi publikisht për ministra të korruptuar dhe deputetë kriminelë të qeverisë së kryeministrit Rama, dëshmon, që ju talleni me shqiptarët!
Zoti Lu!
Të paktën, të mos i tallni dhe mos i trajtoni Lolo, kaq shumë shqiptarët, duke u thënë, duke u ushqyer shpresa se përpiqeni për të mirën e tyre, DERISA KENI PARTNERË POLITIKË KRYEMINISTRIN QË KA MINISTRA TË KORRUPTUAR DHE FAKTORIZOI KRIMIN NË PARLAMENT!
Zoti Lu!
Tregohuni një herë të sinqertë me shqiptarët!
Braktisni pasarelat Politike të prapaskenave me kryeministrin Rama!
U thoni shqiptarëve SHQIP:
-Me qeveri të korruptuar, me parlament të kriminalizuar NUK KA REFORMË NË DREJTËSI!
– Me qeveri të korruptuar, me parlament të kriminalizuar NUK KA REFORMË ZGJEDHORE!

Kategori
Uncategorized

Rrëfimi ‘sekret’ i Nexhmijes: Vetëm një herë jam veshur fashiste, daja im ishte ballist u vra nga partizanët Maqedonas.

Ish drejtori i Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka botuar sot një dokument, ku sipas tij nxjerr edhe më shumë fakte se ish bashkëshortja e ish diktatorit, Enver Hoxha.
Në këtë dokument ajo ka treguar nga jeta e saj e vështirë si dhe vrasjen e dajës nga partizanët maqedonas.

Reagimi

“Vetëm një herë jam veshur fashiste, daja im ishte ballist, u vra nga partizanët”

Fakti që Nexhmije Hoxha ka qenë anëtare e Partisë Fashiste tani përforcohet nga fakte të tjera. Deri më tani kemi dhënë prova që i përkasin dokumenteve nga koha e luftës si dhe tjera të kohës kur sundonin komunistët. Ky deklarim i përket 8 janarit 1952. Në të gjithkush mund të shikojë se si e pranon vetë e përmendura lidhjen e dikurshme me Partinë Fashiste, origjinën familjare, por edhe faktin se dajën e kishte pasur ballist dhe që ia kishin vrarë partizanët. Janë të lutur enveristët apo kategoria që rrjedh nga “njeriu i ri” i epokës së socializmit të paraqitur si avokatë vullnetarë të Nexhmije Hoxhës, ta pyesin kur të duan e si të duan, në janë apo jo fjalët e saj, këto që përmban ky dokument. Sigurisht ka edhe të tjera. Më poshtë një pjesë e përzgjedhur nga deklarimi i N. Hoxhës.

Nexhmije Hoxha: Këto tre-katër ditët e fundit mua më ka dalë një çështje në lidhje me origjinën. Në autobiografinë e vjetër dhe të re unë kam shënuar nëpunëse e vogël dhe këtë e bazoj se babai im për një kohë të gjatë ka qenë magazinier me 5 napolona në muaj dhe unë në familje një të këtij niveli kam bërë. Por po të shohësh të kaluarën e babait ajo ka qenë e një nëpunësi të vogël. Gjyshërit e babait kanë qenë qiraxhinj dhe në ekonominë e tyre kanë mundur të blejnë ca tokë. Ata ishin 7 vëllezër dhe kanë vënë kështu çiflig. Mirëpo pas luftës ballkanike ata janë shkatërruar dhe shkruan në Turqi. Pas luftës së përgjithshme ne u shpronësuam, fshatarët nuk jepnin më nga toka që punonin nga tona, taksat e tokës u shtuan dhe u ndanë nga babai.

Babai erdhi në Tiranë dhe këtu kemi jetuar me një rrogë pa asnjë të ardhur tjetër, kështu që jetën e kemi bërë me privacione të mëdha.

Në bazë të instruksionit të KQ si origjinë duhet marrë për bazë çfarë jete ka bërë anëtari i partisë. Për sa i përket edukacionit që kam marrë unë në familjen time, nuk ka qenë ai i një familje agallarësh, pse vetë babai tim është një tip tjetër, ai ka qenë nëpunës, arkëtar komune, ka qenë me pikëpamje liberale, në kundërshtim me gjithë qëndrimin e dibranëve të tjerë mua nuk më mbuloi me çarçaf, më dërgoi në shkollë, me një fjalë edukacionin që kam marrë nuk ka qenë ai i një familje agallarësh. Kështu e kam shënuar në autobiografinë time edhe në fletëanketën. Mirëpo na doli një gjë me vajzën e xhaxhait, ajo në të parën e ka vënë qytetare e mesme kurse tani e kishte vënë çifligare në biografinë e saj. Tani unë nuk di si të them për vete, unë sigurisht do ta vë si të jetë nevoja, po vete kështu e kam gjykuar, mendimi tim personal është që se kështu ka qenë situata. Pastaj duhet pasur parasysh se familja e babait tim nuk ka qenë den babaden çifligar.

Një çështje tjetër në biografinë time është se jam regjistruar në “xhioventu fashista”, por këtu kam vetëm një herë kostumit që e kam veshur vetëm një herë, po në manifestime nuk kam marrë pjesë. Nga grupi tonë disa donin të venin në Itali, po me iniciativën time nuk kemi bërë gjë.

Më pas zhvillohet një debat, në të cilën del edhe çështja e dajës. Debati është si më poshtë:

Fiqret Shehu: E ka vënë në autobiografi vrasjen e dajës së saj në luftë me partizanët?

Nexhmije Hoxha: Po e kam vënë. Gjatë luftës ai ka qenë në Dibër. Dibranët organizonin të bënin roje natën me njerëz të grumbulluar nga populli. Edhe ky ka bërë roje një natë me ballistët e Dibrës dhe është vrarë atë natë në një përpjekje me partizanët maqedonas, po ndonjë aktivitet ky nuk ka pasur kundër nesh.

Kategori
Uncategorized

Kapri: Jam i pastër, thashetheme në media janë të pavërteta.

Kapri: Jam i pastër, thashetheme në media janë të pavërteta

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media, lidhur me të shkuarën e tij.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kapri, sqaron se ai është një figurë e pastër dhe i papërlyer, duke shtuar se gjatë kohës që ai ishte kandidat për kreun e Bashkisë së Pogradecit, ka qenë në fuqi dhe ligji i dekriminalizimit.

Ndërkohë thekson se ai është i zgjedhur nga populli i Pogradecit për detyrën që ka dhe është një figurë politike që i përket PD-së, dhe nuk ka qenë asnjëherë në të shkuarën pjesë e LSI-së.

Ja postimi i Plotë i Kaprit:

‘Dua të komunikoj me publikun, në lidhje me një lajm të pavërtetë që po shpërndahet në media pa u ndalur, edhe pse nuk ka asnjë fakt, dhe asnjë bazë ku të qëndrojë.

Unë si i zgjedhur në këtë detyrë të lartë, jam i hapur dhe respektoj çdo ligj të vendit, dhe madje e vlerësoj shumë atë të dekriminalizimit. Kur kam vendosur të kandidoj për kryetar bashkie në Pogradec, ligji ka qenë në fuqi, dhe sigurisht nuk ka qenë pengesë për mua. Jam i hapur për çdo verifikim ndërkohë që KQZ ka konfirmuar vërtetësinë e çdo të fakti në formular. Nuk kam pasur asnjë problem në të kaluarën time, dhe me besim të madh jam se s’do kem as në vazhdim, sepse e kam vendosur të mos bëhem asnjë ditë pjesë e asnjë krimi. Ajo për të cilën nuk jam i hapur, janë mashtrimet, trillimet dhe intrigat politike. Unë kam fituar zgjedhjet si kandidat i Partisë Demokratike dhe politikisht i përkas kësaj force politike. Nuk kam qenë kurrë pjesë e LSI. Redaksia e lajmeve në Top Channel ka reflektuar duke korrigjuar lajmin. Qytetarët e Pogradecit sot kanë nevojë për punë, për zhvillim, për mirëqenie. Përpara kemi protestën e datës 18 Shkurt ndaj është detyra e të gjithëve ne dhe çdo qytetari të protestojmë kundër padrejtësive, kriminelëve të vërtetë në pushtet, varfërisë dhe kaosit që po përjeton sot vendi’.

Kategori
Uncategorized

Sulmon Respublica: Erjon, sinqerisht: Merr ca ditë-lajme pushim! Edhe ty të vjen fundi.

Gazeta “Tema” njofton sot se kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj sugjeron ndryshimin e orarit të administratës për të eliminuar trafikun.

Si qëndron puna?

Po të lexojmë atë që thotë Veliaj, “fluksi i orës 07:30 – 08:00 është një fluks I cili për qytetin tonëë, paraqet një problematike që mund të zgjidhet vetëm duke shtuar numrin e autobuzëve. Po mendojmë edhe për zgjidhje të tjera, pra si mundet që me disa nga institucionet  punëdhënëse të koordinojmë oraret, ku jo çdo institucion të fillojë punë në të njëjtin orar. Kjo na jep mundësi të s’fazojmë pak fluksin e mëngjesit duke e ndarë në disa fasha orare”.

Populli ka një fjalë për këta invadues të heshtur të hapësirës së tjetrit: Molë e butë. Molën e butë e nënvlerëson, nuk e sheh, nuk e dëgjon dhe mbi këtë indiferencë dhe shpërfillje, mola ecën e grin të gjithë strukturën. Si molë e butë operon edhe ky person që nuk ka ditë të mos shfaqet në media me gjithfarë budallallëqesh, i aftë t’ia lejojë vetes vetëm ai. Javën që shkoi na ikën ditët duke parë përditë foto të sheshit “Skënderbej”, sesi ai po ndryshon, sesi një pemë po vihet në një gropë, sesi një pamje nga lart e tregon bukur. Një ditë tjetër e pamë në shi, një ditë tjetër në autobus…

Qetësohu mor zotëri! Qetësohu pak! Se edhe Zoti bëri pushim ditën e shtatë, jo më ti, që e meriton pushimin se po lodhesh kaq shumë. Zbrit një ditë nga autobusi, shkëputu pak nga sheshi, mos u duk nga tregu fshatar për të folur për standardet higjenike të leshit të dhisë, lëre njëherë periferinë halleshumë dhe freskoje pak me qetësi veten.

Mendjen, shpirtin proletar që kaq shumë të trazon! Dil një xhiro nga Peza, ditën jo natën dhe qëndro aty në vilën e Konferencës, anës barit. Dhe pash Zotin, dil njëherë të vetme nga Lajmet, bëhu burrë o derëbardhë: Kërko që mos të ta pasqyrojnë një aktivitet. Ose mos njofto! Nuk i zë vend njeriu më, se nuk është letër. Bite interneti janë, fjalë pa vend, punë për dukje, erë, vetëm erë o Eri.

Jo çdo gjë mund të ndryshojë e të bëhet pse ti zotëri do të jesh në lajme. Orari i administratës është zyrtar, njerëzit kanë një jetë që lëvizin në këtë ritëm dhe nuk po ankohet kush kaq shumë. Edhe mund ta bësh të mundur këtë “ide gjeniale”, por është e sigurtë se fundi i saj e bashkë me të edhe yti, fundi i pushtetit, i këtyre budallallëqeve me okë që janë karakteriale te ty e që na detyron t’i dëgjojmë e t’i shikojmë, do të vijë.

Do vijë bashkë me barsaletat që do të jenë biografia jote politike. Sepse për një njeri kaq të shtirur dhe hipokrit, barsaletat nuk janë ironi, as tallje, por alternativa e sinqeritetit që përshkruan më mirë se çdo gjë këtë marrëzi për të ndërtuar nje realitet që nuk ekziston.

Sepse suksesi yt nuk ekziston, ai i vërteti, ai që edhe sikur mos ta kesh fare qejf tjetrin, do ta duartrokasësh. Ky i yti është suksesi i pleshtit që paraziton mbi trupin e huaj dhe shpërndan sëmundjen me pickime, gjithnjë nëse ja del pa ngrënë një dackë asgjësuese që shpërthen atë gjakun e keq.

Të habit pa masë kjo arrogancë për të kërkuar kaq shumë nga koha e njerëzve, ky pretendim që ke ti mor zotëri për të të parë fytyrën dhe dëgjuar zërin, ndërkohë që edhe në atë moment do të na gënjesh duke na shpikur punët pas të cilave gjoja fshihesh.

Erjon, ndryshoje pak orarin të paktën nëse nuk ja del të na hiqesh nga media për ca ditë. Dil o zotëri pas orës 24:00, hap një tv selfie si shefi yt, posto në Facebook- tënd, po vallahi na ndihmo të gjithëve me mosqenien tënde ca kohë. Eja në terezi!

Marrë nga Respublica

Image

Kategori
Uncategorized

Të kesh frikë Lulëzim Bashën.

Të kesh frikë Lulëzim Bashën

Është një frazë që nuk qëndron: “Të kesh frikë Lul Bashën!” Mirëpo ka shenja frike reale në debatin dhe ndjeshmërinë politike, në lidhje me demostratën e 18 Shkurtit. Deputetë socialist i kërcëllasin dhëmbët kryeopozitarit dhe si Erion Braçe përshembull, kërkojnë që të moë përdorë hunj e gurë më 18 Shkurt, por të ketë besim te vota e lirë…

Sepse vota nuk do të shitet e nuk do të blihet, premtojnë deputetët socialistë, ndërkohë që tonelatat e drogës që nuk kapen, vijojnë trafikun e tyre të paqmë, nën hundën e policisë apo edhe me hundën e policisë hera herës.

Ndërkohë të fortët apo ish vrasësit, apo vrasësit e kurrë dënuar, por që të gjithë e dinë që kanë vrarë dhe janë edhe në Kuvend, edhe në periferi apo edhe në qendër, janë të grumbulluar si tufa ujqërish, të gatshëm për të shqyer llokmën e ardhshme elektorale.

Përderisa mbrrin edhe Koço Kokëdhima, një ish lider socialist, që të nënvizojë banditizmin e ri strukturor që ka pushtuar Partinë Socialiste, ska më asnjë dyshim që kështu është tashmë.

Sepse Partia e sotme Socialiste, dukshëm nuk frymëzon më, për të patur në rradhët e saja, ushtarë, misionarë ambiciozë apo qoftë edhe të rinj karieristë, sepse karierat janë të paravendosura nga kryetari në tavolinë dhe asnjë parim meritokratik nuk qëndron më në këmbë aty, në selinë rozë të PS.

E kështu, Partia Socialiste e Ramës, e thotë edhe Kokëdhima majtist kuqo e kuqalash deri në palcë e në shumë breza dhe këmbë e kokë, është sot mbushur me mercenarë me sy të kuq, që do të thotë njerëz nën pagesë, në natyrë ose me të thata, pa kode dhe pa rregulla politike por vetëm banditeske. E që do të thotë, që janë Skuadrone të Zeza, të përbetuara të rrëmbejnë e të marrin me forcë e me cdo çmim, llokma pushteti si zagarë dhëmbëpërgjakur gjahu, e ti bien këto llokma votash, në këmbët e kryeshefit, që të bëjë përmes tyre, bilancin e rremë të vullnetit të lirë popullor, nëpër ekrane dhe asamblera publike.

E pra, në të vërtetë askush nuk e ka frikë Lulëzim Bashën! Por po mblidhen te Lulëzim Basha, edhe nga frika e madhe e teprisë së zullumit që po shohin në krahun tjetër. Sepse arroganca dhe zullumi nuk po ndalon, por është bërë trend i të përditshmes.

Dhe shpesh e më shpesh në Partinë Socialiste të dikurshme, Partinë e debatit dhe të sherreve të shëndetshme demokratike, mbretëron një qetësi e frikës dhe jo e arësyes apo e paqes.

Tanimë socialistët vip e dinë, se kariera e tyre kalon nga këmbët e Ramës, nga ledhatimi i tyre, nga larja e tyre më pështymën e fjalëve pështirësisht të ëmbla dhe servile, se vetëm kështu shpërblehesh, ndryshe flakesh jashtë dere.

Frika pra, që një i plotpushtetshëm, pa filtra, pa kushte, pa pengesa brenda llojit, i është dhënë tagri dhe liria e rrezikshme për të shkelur me këmbë këdo, mbledh njerëzit bashkë, në një front të madh, që kërkon vendosje ekuilibrash të reja, në këtë shoqëri varfanjakësh e mjeranësh që është ende sot shoqëria shqiptare.

Frika nga demostrata e Lulëzim Bashës dhe e PD, është në të vërtetë një vetdije, që zullumi dhe teprija ndaj të tjerëve, që ky pushtet ushtron, ka zgjuar shumë njerëz nga iluzionet se “çunat dhe gocat’ e lezetshme të qeverisë Rama, nuk janë e vërteta e kësaj qeverie, por thjesht kopertina.
Nuk është më mister për askënd se telefonatat e të fortëve, me ose pa mandate deputeti, janë përcaktuese në shumë vendimmarrje Ministrash apo drejtorësh të rëndësishëm, që lidhen me paranë, tenderat, koncesionet dhe për të cilat kryeshefi ka paravendosur dhe ka ndarë paraprakisht llokmat dhe se kush do ta shqyejë llokmën.

E pra Çunat dhe Gocat ministre apo drejtoresha, janë shpesh fasadë dhe firmavënës të vendimeve të të tjerëve dhe vlejnë veçse për ca fjalime.
Sepse kalbja është e thellë dhe çmimi publik që paguan faturën e kësaj kalbjeje, është shumë i lartë për çdo familje shqiptare.

Dhe thonë pastaj se kanë frikë nga Lulëzim Basha, që do të sulmojë shtetin dhe kryeministrinë më 18 Shkurt, për tu rrëmbyer pushtetin legjitim, që sot ruhet me të fortë.

Nuk kanë frikë nga Basha në këtë rast, që akuzohet si krijesë e butë dhe shumë e sjellshme nga të vetët, ndërkohë që përballja ndërshqiptare vijon të mbetet e egër, ata në të vërteë kanë frikë nga Zgjimi i Popullit që merr shkëndijë nga demostratë e Opozitës më 18 Shkurt. Dhe kjo shkëndijë u ve zjarrin shpresave të rreme që janë nanurisur këto pothuajse 4 vite keqqeverisjeje. Dhe populli, fillon e pasionohet përsëri me rrugën e bulevardin, si e vetmja mënyrë për të dhënë një provë që egziston dhe që të japë sinjalin e madh, se është kaluar “Caku” dhe Kufiri i durimit. 360grade.al

Kategori
Uncategorized

Amerika mbetet në Ballkan, s’ka marrëveshje me Rusinë.

Në një intervistë për mediat serbe, ai mohon pretendimet se ka marrëveshje mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin, që Ballkani të mos jetë më sferë e ndikimit të SHBA-ve

“Gjithçka është spekulim fiktiv”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

“Qëllimi ynë në Evropë janë liria dhe paqja, e këto nënkuptojnë integrimin e shteteve të Ballkanit perëndimor në institucionet evropiane. Qëllimi jonë është që Serbia të jetë anëtare me të drejta të plota në BE, dhe këtë e mbështet SHBA. Normalizimi i raporteve me Kosovën është pjesë e këtij qëllimi. Duhet të ketë përparim te dialogu i Brukselit, që të ketë përparime në eurointegrime”, ka thënë ai, duke shtuar s’ka asnjë arsye të besohet se do të ketë ndryshim të politikës amerikane.

I pyetur a është e mundur të anëtarësohet Serbia në BE pa e njohur Kosovën, ai tha se kjo është çështje për BE-në.

“Ajo që bëjmë ne është të mbështesim procesin e normalizimit të raporteve të Beogradit dhe Prishtinës. Momentalisht nuk shohim përtej kësaj”, ka shtuar zyrtari amerikan.
/Telegrafi

Kategori
Uncategorized

‘Hakmarrja për drejtësi’ e lirë, flet vajza e Bujar Kaloshit: Ma vranë për herë të dytë babanë.

‘Hakmarrja për drejtësi’ e lirë, flet vajza e Bujar Kaloshit: Ma vranë për herë të dytë babanë

Vendimi për ti dhënë lirinë organizatës terroriste “Hakmarrja për drejtësi” ka sjellë reagime të shumta mes qytetarëve. Por sigurisht që ky vendim ka goditur më shumë familjen e Bujar Kaloshit, drejtorit të burgjeve të vrarë në vitin 1996, vetëm pak metra larg banesës së tij.

E për këtë vendim, nuk mund të mungonte një reagim nga familja e tij. Është vajza e Bujar Kaloshit, Viola e cila ka lënë një shënim në profilin e saj në Facebook e cila shkruan se vendimi i gjykatës e vrau për herë të dytë atë.

Ja çfarë shkruan në Facebook, Viola Kaloshi:

Krimi ende i lirë edhe sot pas 20 vitesh…

Me dhimbje të thellë mësova lajmin e vrasjes për herë të dytë të babait tim Bujar Kaloshi. Këtë lajm për herë të parë e përjetova 20 vite më parë, në moshën 13-vjeçare.

Ndërsa mes lotëve dhe dhimbjes vrapova drejt makinës së tij për ta përqafuar ashtu siç bëja çdo mëngjes, pasi mëngjesi ishte i vetmi moment kur unë mund te lumturohesha me prezencën dhe dashurinë e tij. Kjo, për shkak të orëve të tij të gjata në punë, për të ndërtuar një shtet ligjor, të ndershëm, të meritokracisë dhe vlerave.

Por, atë mëngjes gjithçka u pre në mes. Dora kriminale ma kishte gjakosur tani me përqafimin tim, ashtu siç beri edhe sot. Ndërsa, duart e mia, të një fëmije të mitur u mbuluan nga gjaku i pafajshëm i babait tim Bujar Kaloshi.

Si mundet të rivrasësh një njeri si Bujar Kaloshi, që jo vetëm punoi me devotshmëri, përkushtim, e besnikëri, por dha edhe jetën për vendin e tij, deri në ditën e fundit, duke lënë pas tek në fëmijët e tij një plagë të madhe.

Ai shpesh thonte se “jap edhe jetën për shtetin”. Dhe e dha jetën si zyrtar i shtetit. Por, pavarësisht kësaj, krimi mbetet ende i lirë.

Orët e drejtësisë janë mbuluar tani më, nga orteku i madh i padrejtësive, etjes për pushtet të çakejve, krimi i organizuar, korrupsioni, droga etj. Madje, madje i tejkalojnë edhe ato të diktaturës famëkeqe.

I dashur babi im, askush nuk mund të përgjakë më tej rrugëtimin tonë të përbashkët drejt se vërtetës. Sikurse, s’do mund të përballtë kurrë vlerat dhe virtytet më të mira si; ndershmëria, krenaria, fisnikëria, bujaria, drejtësia, etj., që ti rrënjosë tek ne.

Sot, emri dhe gjurmët që ti ke lënë pas janë të gjalla. Ne të takojmë çdo dite, tek të njohur apo të pa njohur, të cilët përloten dhe përulen me respekt teksa flasin për ty.

Të dashur miq,

Bujar Kaloshi ishte Gladiatori që e fitoi betejën me ju dhe për ju. Falë mbështetjes dhe besimit tuaj të palëkundur, ai luftoi për shtetin e së drejtës, një Shqipëri Euro-Atlantike dhe Kosovën e pavarur.

Në emër të vlerave tona të përbashkëta ju lutem pranoni, mirëkuptoni këto rreshta dhe mbështesni më tej në rrugëtimin drejt së vërtetës.

Image

Kategori
Uncategorized

Kjo është thjesh hipokrizi.

Blendi1

Nga Blend Fevziu –

Një prej hetuesve të qytetit të Rrëshenit kishte thirrur në zyrën e tij një burrë, familje e prekur nga regjimi komunist, i cili kish guxuar të lajmëronte 5 – 6 vetë në qytet, për vdekjen e një pastrueseje të vetmuar, e internuar. Sipas një kodi të lashtë sa jeta, ai i kishte ftuar ata pak “miq” ta shoqëronin bashkë për në banesën e fundit. Një traditë e vjetër në Shqipëri, që s’është tjetërsuar kurrë, nga asnjë regjim apo tiran. Ishte gusht i vitit 1983. Hetuesi kërciti dhëmbët, e etiketoi armik dhe i deklaroi se nëse do të merrte pjesë në varrim, do ta arrestonte që atë ditë.

– Në burg do të përfundosh qen, i kishte thirrur, duke e shtyrë jashtë pas paralajmërimit kërcënues.

Gruaja 66-vjeçare qe dërguar në varreza e vetme, me karrocën e komunales, shoqëruar nga varrmihësit, asnjë prej të cilëve s’e kishte dëgjuar emrin e saj. Quhej Musine Kokalari, e diplomuar në Romë, një prej emblemave të femrës intelektuale dhe të emancipuar shqiptare të viteve ’40 – të. Antikomuniste e vendosur, ajo kishte humbur dy vëllezërit e pushkatuar nga regjimi komunist dhe gjithë jetën, pas vitit 1945, e kishte kaluar në burg dhe internim. Kortezhi i vetmuar, ose më mirë i munguar, ishte çnderimi i fundit që regjimi komunist i bënte asaj edhe në rrugën për në varr.

Rreth 15 vjet më vonë, i njëjti person që kishte tentuar të mblidhte pak njerëz për varrimin e Musinesë, trokiti në derën e Gjykatës së Apelit për të ndjekur një problem prone, si shumë shqiptarë këto vite. Gjykimin e çështjes e kishte i njëjti hetues që e kishte kërcënuar atëherë, i konvertuar tashmë në gjykatës dhe me një karrierë për t’u pasur zili, në majat e drejtësisë së re shqiptare.

M’u kujtua dje ky detaj, që e kam lexuar në një prej gazetave kryesore diku në vitin 2003, me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së Musine Kokalarit. M’u kujtua që e kam përmendur historinë në një shkrim për ambasadorin Uithers në vitin 2008 kur bëhej fjalë për ligjin e lustracionit dhe daljen jashte drejtësisë të atyre qe kishin përgjegjësi për te shkuarën komuniste. Atyre gjykatësve dhe prokurorëve që kishin qenë pjesë e sigurimit të shtetit apo hetuesisë në vitet e diktaturës. Një ligj që s’u zbarua kurrë dhe ju lejoi me qetësi përgjegjësve direkt të atij sistemi, të ishin edhe arbitra te sistemit të ri. M’u kujtua sërish sot, ndërsa dëgjoj zhurmën që bëhet rreth Musine Kokalarit me rastin e 100 vjetorit te lindjes se saj.

Në vitin 2008 nuk i kisha ndeshur ende arkivat personale të Hoxhës, në një dokument të të cilave, kur e venë në dijeni se Pen Club International kishte kërkuar lirimin e Musine Kokalarit si një shkrimtare e burgosur për bindjet e saj, diktatori përgjigjet: ende gjallë rruspia?!

Nuk i kam dhënë dot kurrë përgjigje urrejtjes së Hoxhës dhe drejtuesve komunistë për Musine Kokalarin. Një urrejtje që nuk u shua as në ditët kur ajo nuk përbënte më asnjë rrezik, nuk kishte asnjë zë publik, ndërsa komunistët ishin në kulmin e pushtetit të tyre. As në kohën që u diagnostikua me kancer dhe kishte fare pak ditë jetë, por edhe atëherë ja ndaluan mjekimin në Tiranë. Në ditët e fundit para vdekjes ajo shkruajti këto fjalë të trishta, që ngjajnë edhe si testamenti i saj:

“Njoha kulturën demokratike, njoha tragjedinë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Njoha një gjyq special. Njoha 18 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje andej-këndej. Njoha punën e punëtorit me normë individe, njoha punën e krahut me normë kolektive në bujqësi e ndërtim. Njoha vetminë e vetëkërkuar, shoqërinë e rastit në burg dhe gjithë ndryshimet që pasojnë nga ky tërmet i pandërprerë për të konsoliduar diktaturën e proletariatit. Nganjëherë them me vete se nuk fitova gjë që mbeta gjallë. Kam 38 vjet që nuk e di ç´domethënë familje. Ndoshta do të ishte mirë të kisha mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë. Kështu merrnin fund edhe vuajtjet, me gjithë gjendjen tragjike…”.

Kokalari ndërroi jetë duke lënë fjalë që ato pak gjëra personale që mund të vlenin t’i jepeshin muzeut të Gjirokastrës. Ashtu siç kishte lënë testament Mithat Frashëri që gjithë pasuria e tij të kalonte për Institutin e Albanologjisë kur të ngrihej.

Sot 100 vjet nga lindja e saj, nderimi ndaj Musine Kokalarit është nderim ndaj gjithë atyre që e deshën këtë vend. Që e deshën me gjithë shpirt dhe e deshën të lirë. Por nderimi i Kokalarit apo kujdo tjetër, është i paplotë, kur shumë nga masakruesit e saj nuk janë ndëshkuar kurrë. Si në rastin që rrëfeva në fillim të shkrimit ata mund të jenë ende në sistemin e drejtësisë, mund të kenë qenë në parlament e mbase edhe në qeveri. Pra kanë qenë persona të nderuar. Një vend nuk mund t’i nderojë të dyja palët njësoj. Edhe të persekutuarit edhe persekutorët. Një vend dhe një shoqëri e tillë është thjeshtë një shoqëri hipokrite. Një shoqëri që s’do mësojë kurrë nga e shkuara e saj dhe as nga momentet e errëta që e kanë shoqëruar.

Nëse nuk keni kurajo ta bëni këtë; nëse nuk e kuptoni që përgjegjësit apo ndihmësit e një sistemi kriminal janë ende mes nesh dhe qëndrojnë gjithë aty, me po atë respekt, atëherë mos e shqetësoni më Musinenë. Lëreni të prehet e qetë. Kur nuk ditëm ta respektonim në gjallje, mos e vdisni për së dyti, duke vënë të flasin për të e ta kujtojnë ata që e vranë dikur…

Blendi Fevziu

Kategori
Uncategorized

Bashkim qytetar në protestën e së shtunës.

Protesta e thirrur e 18 shkurtit, pritet të mbledhë një numër të pazakontë njerëzish, ku priten t’i bashkohen të majtët e të djathtët e këtij vendi. Pritet t’i bashkohen dhe ata që prej kohësh kanë ndenjur larg nga politika. Njerëz të të gjitha kategorive atë nuk e shohin thjeshtë si protestë të opozitës, apo ashtu siç mundohen ta paraqesin shërbyesit e devotshëm të Edi Ramës, nëpër fletushkat e tyre. Shqiptarët janë ndërgjegjësuar, se kjo protestë është mënyra e shprehjes së dufit të akumuluar në këto tre vjet e ca të qeverisjes së Ramës. Eshtë mënyra për t’i thënë ndal, këtij abuzimi dhe propagande të shfrenuar, që po vret përditë e më shumë jetë shqiptarësh. Eshtë mënyra për t’i thënë ndal hajdutërisë në çdo qelizë, shtypjes dhe përçudnimit që i është bërë pjesës më të margjinalizuar dhe jo vetëm. Eshtë mënyra për t’i thënë ndal shterimit të resurseve dhe hapësirave që po mbyllen çdo ditë, dhe po ndajnë bijtë nga nënat, vajzat nga baballarët. Eshtë mënyra për t’i thënë ndal, vjedhjes së parave nga xhepat e gjithsecilit qytetar të këtij vendi, me anë të taksave, rritjes arbitrare të çmimit të mallrave të jetës. Eshtë mënyra për t’í kujtuar Edi Ramës, dhe sojit e sorollopit të tij se, në rast se ai jeton me të shkuarën, si bir i denjë i nomenklaturës, shqiptarët e kanë flakur tutje atë sistem pervers dhe nuk duan më t’i rikthehen më asaj situate, ku jeta e tyre varej në dorën e një tufe dallkaukësh. Njësoj si sot ku në emër  të “të bërit shtet”, bijtë e këtij vendi po shkojnë drejt vetëvrasjes dhe asokohe shqiptarët çoheshin para skuadrave të pushkatimit në “emër të komunizmit”. Ngjashmëria është tronditëse.

Depresioni

Në vitin 2015, kur qeveria Rama ishte në kulmin e delirit të saj, kur TV ishte mbushur me pamje të Kryeministrit tonë teksa rendte për të treguar forcën ndaj njerëzve të varfër të këtij vendi, Instituti i Shëndetit Publik do bënte një anketim ku publikoi disa fakte rrënqethëse. Pas një anketimi të bërë rezultoi  se 5 mijë prej tyre deklaruan se ndjeheshin të “pashpresë”. ISHP do të shpjegonte se të gjithë këta bëjnë pjesë e kontigjentit të vetëflijimit. Statistikat e këtij viti flasin për 200 vetëvrasje në vit, dhe 400 të tjera të mbetura në tentativë. Për vitin 2016, këto shifra mendohet të jenë dhe më alarmante, dhe pjesa dërrmuese e tyre kanë si shkak varfërinë. Atëherë çfarë mbetet të themi. Nga një sondazh ku marrin pjesë jo më shumë se 7 mijë persona, 5 mijë prej tyre deklarohen se nuk e gjëjnë të ardhmen në vendin e tyre, dhe si zgjidhje kanë vetëm braktisjen e tij. Kjo shifër tregon se jemi një shoqëri depresive dhe fajtor për këtë ka vetëm një Edi Rama, me politikat e tij që çdo ditë e më shumë vret shpresën e njerëzve në këtë vend. E pra 75 për qind e popullsisë është shumë dhe vizaton një vend ku mungon thuajse gjithçka. Një vend, nga i cili duhet të ikësh një orë e më parë, të majtë dhe të djathtë, skeptikët dhe ata që besuan tek premtimet boshe të njeriut që do të hapte 300 mijë vende pune, do të rimëkëmbte shëndetësinë, do të zgjidhte strehimin e të tjera si këto. Premtime që sot ngjajnë si tallje në veshët e gjithsecilit.

Vetëvrasjet

Klajdi Muça, Arif Doda, Barbulla Pepa, Resmie Alla, Qamil Zela, Llazar Nasiti, Altin Myftari, Gjovalin Gjini, janë disa nga emrat që duhet të ishin sot mes nesh. Të gjithë këta kanë vrarë veten se s’kishin të paguanin energjinë elektrike. Sot, ata duhet të ishin mes nesh, duhet t’i gëzoheshin familjeve të tyre, fëmijëve të afërme. Por sot ata mungojnë, mungojnë se një mendje perverse që duhet t’i mbronte i kërkoi të pamundurën. Ai që duhet t’i jepte shpresë i tregoi derën e burgut, i preu energjinë, duke i prerë njëkohësisht dhe fillin e jetës. Vetëvrasja nuk ishte vetëm si pasojë e varfërisë, por ishte dhe reagim ndaj zhgënjimit… Ata s’kishin nga ta dinin se vota e tyre për Ramën, ishte vota që do i çonte drejt vdekjes. Ata janë njerëz të thjeshtë që luftojnë çdo ditë për shpresën se e nesërmja do të jetë ndryshe, janë njerëz të këtij vendi, e ç’rëndësi ka çfarë force i përkasin. Këtyre u shtohen dhe ata mijëra të tjerë që provuan qelitë e ftohta të burgut, për fajin e vetëm se ishin të varfër. Për fajin e vetëm, se nuk kishin të paguanin Ramën që paratë i duheshin për të shtuar luksin e tij. U shtohen dhe dy vogëlushët nga Kavaja, që malli për babain e burgosur padrejtësisht për një çati që kërkonte të ndërtonte për ta i kushtoi burgun. E burgosi Rama me qehajain e tij përdhunues, që sot mban ende me dhunë Bashkinë e Kavajës, si dëshmi se Rama nuk mund të drejtojë pa pasur mbështetjen tek llumi i shoqërisë.

18 shkurti, revolta e një populli që rrëzoi diktaturën

Protesta e këtij 18 shkurti është një kushtrim! Eshtë një revoltë e çdo njeriu që ka provuar në kurriz padrejtësitë e këtij sistemi të instaluar brutalisht. Eshtë një revoltë e biznesmenit të dhunuar nga taksidarët, është revoltë e pensionistit që numëron qindarkat, pasi ka dërguar paratë tek ata që jetojnë në luks, është protestë e babait që sheh fëmijën tek vuan në spitalet e Beqes, është protestë e nënës teksa sheh Shukrinjtë e Rilindjes që i nëpërkëmbin vajzën për një vend pune, është protestë e bujkut që i kërkojnë faturë tatimore dhe për domatet e bahçes, është protestë e të majtit e të djathtit që është detyruar të çojë fëmijët në klasat frigoriferike që ofron rilindja e arsimit, është protestë për Kristi Mazen, vogëlushit që priti një vit vëmendjen e shtetit. Eshtë revolta e të gjithë atyre që provuan kampet e pritjes të refugjatëve si në një vend lufte. Eshtë protestë për këtë realitet të zi, ku Rama e futi vendin me mashtrimet e tij. Eshtë revolta e një populli, i cili e ka provuar çdo të thotë marrëzia në pushtet. Një herë gaboi para shumë vitesh, e dyta herë do të ishte shkatërruese!

Kategori
Uncategorized

Dossier nga ‘Lapsi’/ Të fortët e pafajshëm të ‘Rilindjes’.

Dossier nga ‘Lapsi’/ Të fortët e pafajshëm të ‘Rilindjes’

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda liroi nga burgu Domart Konjarin. 43 –vjeçari, një anëtar i bandës së “Rrugës Bardhyl”, është i dënuar me 10 vjet burg në Francë, si kreu i një rrjeti ndërkombëtar të kokainës.

Ai u kap në nëntor të vitit 2015 në Kapshticë, duke u larguar për në Greqi, me një pasaportë që rezultonte e lëshuar në mënyrë të rregullt nga autoritetet, por që kishte të dhëna të një personi tjetër. Të dhënat për pasaportën ishin lëshuar nga Policia e Tiranës.

Me arsyetimin e kalimit të afateve proceduriale, gjykata ia ndryshoi masën nga burg në detyrim paraqitje edhe pse prokuroria kërkoi t’i caktohej një tjetër masë nën akuzën e korrupsionit, nën dyshimin se Konjari ka tentuar të korruptojë prokurorë dhe gjyqtarë të Korçës gjatë qëndrimit në burgun e Drenovës.

Ambasadori francez në Tiranë reagoi ashpër. Ai u dërgoi një letër autoriteteve duke u kujtuar dosjen voluminoze të sjellë në kohë rekord në Shqipëri për grupin prej 20 personash që drejtonte Konjari.

Në dosje, thuhej se Konjari dyshohet edhe për një sërë ngjarjesh të tjera kriminale, të ndodhura në Francë, Spanjë, Itali dhe Holandë, që kanë të bëjnë me trafikun në sasi të mëdha të kokainës.

Ndryshe nga sa kishte bërë për lirime nga burgu të kriminelëve ordinerë, duke përmendur me emra gjyqtarët, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri heshti. Ai nuk pati asnjë reagim për Konjarin.

Më 23 mars 2016, një javë pas lirimit nga burgu, inspektorët e ministrisë së Drejtësisë nisën një verifikim për procedurat që ndoqi Apeli i Krimeve të Rënda. Deri më sot nuk ka asnjë rezultat.

Ai ka qenë i dyshuar edhe për disa vrasje në Shqipëri e Francë.

Sot Domart Konjari lëviz i lirë.

5 dhjetor 2016. Gjykata e Apelit në Durrës liroi nga burgu Lulzim Berishën, kreun e një prej bandave më të rrezikshme në vend, i cili u kap në prill të vitit 2006 në Tetovë. Vetë Berisha ishte akuzuar për të paktën 5 vrasje.

Ishte dënuar me burg përjetë, por ky vendim i Krimeve të Rënda u prish nga Gjykata e Lartë. Pëfundimisht u dënua me 15 vjet burg, por u lirua vetëm pas 10 vjetësh. Kishte përfituar ulje dënimi disa herë dhe duhet të kryente edhe 5 vjet burg.

Në lirimin e tij dyshohet të jetë implikuar dhe Bashkia e Durrësit, e drejtuar nga socialisti Vangjush Dako. Bashkia kishte garantuar se do ta punësonte si pastrues plazhi kreun e një prej bandave më të fuqishme në vend, që mendohet se ka xhiruar dhjetëra miliona euro nga trafiku i drogave të forta.

Për lirimin e Lulzim Berishës ka nisur një hetim, ecuria e të cilit s’dihet. Lulzim Berisha po i gëzohet lirisë, por nuk është paraqitur në Bashkinë e Durrësit për të punuar, siç thuhet në kushtin e tij për t’u liruar nga burgu.

13 shkurt 2017. Sot Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e përbërë nga disa gjyqtarë të Apelit të rrethit të Tiranës dhe të Korçës i dhanë pafajësinë “Hakmarrjes për Drejtësi”, një prej bandave të akuzuara për dhjetëra krime, si vrasje, rrëmbime, pengmarrje, grabitje etj.

Leart dhe Orik Shyti, Altin Arapi, Dritan Hate, Gent Caka, Nikolin dhe Pasho Novruzaj tani mund të kthehen në Shqipëri të lirë. Ata jetojnë në Belgjikë e Zvicër, ku kanë statusin e azilantit politik.

Arsyetimi i Gjykatës nuk është zbardhur.

25 janar 2017. Kreu i bandës famëkeqe të Lushnjës, Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare troket në Gjykatën Kushtetuese. Ai kërkon prishjen e dënimit me burg përjetë dhe shpalljen e tij si antikushtetues të 4 vendimeve të dhëna nga drejtësia shqiptare kundër tij.

Ai u arrestua në mars të vitit 2006 në Ankara të Turqisë dhe u ekstradua më 25 nëntor të vitit 2009 në Shqipëri pas shumë peripecish.

Aldo Bare është dënuar me burg përjetë në vitin 2011 për 4 vrasje. Ky dënim iu rikonfirmua pasi ai e ankimoi. Në Gjykatën Kushtetuese ai ka dërguar këtë procedurë.

Nëse Kushtetuesja do të vendosë në favor të tij, rruga që ai të fitojë edhe njëherë lirinë nuk do të jetë më e pamundur. Ish kryeministri Sali Berisha paralajmëroi sot lirimin e tij. “Pritet qe kryebanditi Edvin Kristaq Rama të lirojë, në përputhje me detyrimin e tij, Aldo Baren dhe bandën e tij, për të plotësuar kështu radhët e banditëve që i mungojnë atij”, shkruajti ai pas pafajësisë së dhënë për “Hakmarrjen për Drejtësi”.

2 shkurt 2017. Gjykatën Kushtetuese e sheh si mundësi për të fituar lirinë edhe Endrit Dokle, ish anëtari i bandës së Durrësit, i dënuar me burgim të përjetshëm nga të tre shkallët e gjyqësorit. Ashtu si Aldo Bare edhe ai kërkon shpalljen e vendimeve si antikushtetuese.

Nga bashkëpunëtor i Lulzim Berishës, Endrit Dokle u bë armik i tij.

Banda e Durrësit akuzohet për vrasjen e Dritan Sallakut, Viron Currit, Arjan Pajës, Marsel Sotirit, Dritan Dishës, Ervin Lames, ish kreut të saj Klodian Saliu e Avni Gashit.

Endrit Dokle akuzohet edhe për vrasjen e Ilir Koldashit.

Në vetëm 1 vit, vendimet e gjykatave kanë hapur shumë dyer burgjesh, por ndryshe nga një dekadë më parë, jo për t’i vënë pas hekurave kriminelët më të rrezikshëm në vend, por për t’u dhënë atyre përfundimisht lirinë. /Lapsi.al/

Kategori
Uncategorized

New Europe: Aleatët e fuqishëm të Edi Ramës

 

1198-kass
Pas raportimit të javës kaluar në lidhje me korrupsionin e dyshuar me fondet e BE-së në Tiranë, tani kemi zgjeruar hetimin tonë, duke zbuluar detaje edhe më të çuditshme dhe interesante në lidhje me atë që po ndodh në Shqipëri.

Shqipëria ka pasur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm të demokratizimit pas rrëzimit të regjimit komunist rreth 25 vite më parë.

Pavarësisht nga plagët që regjimi totalitar i shkaktoi vendit, Shqipëria ka bërë arritje relativisht  të mira në përpjekjet e saj për t’u bërë një shtet demokratik dhe modern.

Sistemi pluralist politik funksionon dhe Parlamenti i zgjedhur në mënyrë demokratike voton ligjet. Të drejtat civile dhe të njeriut respektohen zyrtarisht.

Vetëm për këtë, vendi është anëtar i NATO-s, i vetmi vend me shumicë myslimane pas Turqisë dhe është gjithashtu një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Por lajmi i mirë mbaron këtu!

Partia në pushtet dhe kryetari i saj, Edi Rama, është akuzuar për korrupsion të lartë dhe bashkëpunim me trafikantët e drogës. Partia Socialiste është akuzuar gjithashtu për përdorimin e metodave jodemokratike për të qëndruar në pushtet. Kohët e fundit reforma e diskutueshme e sistemit gjyqësor u votua unanimisht në Kuvend, pas rezistencës së ashpër nga partitë opozitare që merren me pasojat për fushën e drejtësisë.

Sipas dy artikujve të botuar në “Huffington Post” dhe “The Washington Times”, si dhe disa burime të tjera, duket se në Shqipëri ka një përpjekje të përbashkët “interesash të veçanta” për të mbështetur kryeministrin e tanishëm, Edi Rama, në zgjedhjet e  përgjithshme të qershorit. Nuk është më një sekret që qeveria e Ramës përdor këshillat e çmuara të “Fondacionit Shoqëria e Hapur (Soros)”. Por ka më shumë se kaq: Duket se është vendosur edhe një bashkëpunim i dyshimtë mes qeverisë dhe ambasadorit amerikan në vend Donald Lu.

Qeveria e Edi Ramës është akuzuar për marrëdhënie të errëta me trafikantët e drogës. Institucionet Drejtësisë në Shqipëri kanë hapur një hetim, të cilin partia në pushtet dëshiron ta bllokojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Duke qenë se ka një numër të konsiderueshëm gjykatësish që përpiqen të rezistojnë dhe të kryejnë detyrën e tyre, përpjekjet e qeverisë për të bllokuar ose devijuar hetimin, deri më tani, kanë dështuar.

Në këtë pikë hyri në lojë Ambasadori amerikan!

Me një lëvizje dërrmuese ai bllokoi vizat për rreth 70 gjyqtarë dhe prokurorë, të gjithë gjoja të afërt me partinë kryesore opozitare, atë Demokratike.

Shpjegimi zyrtar i Ambasadës së ishte se zyrtarët në fjalë “nuk janë më të kualifikuar për vizën amerikane”.  Është interesante, megjithatë, se asnjë nga gjyqtarët dhe prokurorët afër Partisë Socialiste, nuk kanë “përjetuar të njëjtën çështje”.

Ndërhyrja e Ambasadorit të SHBA-së nuk u ndal këtu. Haptazi, ai akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për pengimin e reformës gjyqësore. Sipas një letre që Prokurori i Përgjithshëm i dërgoi Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Parlamentit, ambasadori amerikan e kishte kërcënuar me “pasoja personale dhe institucionale”.

Është me të vërtetë e çuditshme që të dy ambasadorët e BE-së dhe SHBA– së në Tiranë, Romana Vlahutin dhe Donald Lu, heshtin vazhdimisht, kur bie fjala për plantacionet e drogës, trafikimit dhe korrupsionit.

A janë të vërteta dyshimet e lidhjes së supozuar mes Sorosit, qeverisë dhe këtyre ambasadorëve? Nuk është një sekret që bashkëshorti i Romana Vlahutin është gjithashtu pjesë e bordit të  “Fondacionit Soros” në Bosnjë duke qenë gjithashtu aktiv në fushatën kundër Donald Trump. Thuhet se  Soros ka përfituar edhe nga BE-ja dhe tenderat qeveritare në Shqipëri.

Disa diplomatë të huaj në Tiranë, (duke folur në kushte anonimiteti për NE) kanë shprehur pakënaqësi ndaj Romana Vlahutin mbi mungesën e transparencës në menaxhimin e fondeve të BE-së të alokuara dhe të shpenzuara në Shqipëri.

Lajmi i mirë në gjithë këtë situatë është se shefi i shtabit të Euralius në Shqipëri (Misioni i Asistencës Evropiane për Sistemin Shqiptar të Drejtësisë) është hequr kohët e fundit nga posti i tij dhe është kthyer në shtëpi pasi kishte bërë një “gabim” në përkthimin e Ligjit të Vetingut

Në qoftë se “gabimi” nuk do të ishte raportuar nga opozita dhe lideri i saj Lulzim Basha, komuniteti ndërkombëtar do ta kishte miratuar zbatimin e reformës së sistemit gjyqësor në një mënyrë që do t’i kishte dhënë Edi Ramës pushtet absolut.

Përkthimi është realizuar nga Syri.net.

https://www.neweurope.eu/article/powerful-allies-edi-rama/

 

Kategori
Uncategorized

Ambasadori Lu mbledh ministrat e PS në vend të RamësAmbasadori Lu mbledh ministrat e PS në vend të Ramës.

Ambasadori Lu mbledh ministrat e PS në vend të Ramës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ka zhvilluar një mbledhje jo të zakontë ditën e sotme me anëtarë të PS të kabinetit të Qeverisë.

Takimi u zhvillua në godinën e Kryeministrisë, ku të pranishëm ishin zv/Kryeministri Niko Peleshi, ministrat Saimir Tahiri-Mimi Kodheli-Ditmir Bushati-Arben Ahmetaj-Ermonela Felaj, si dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gentian Sejko.

Takimi i ambasadorit Lu me ministrat e PS dhe guvernatorin e BSH zgjati rreth 45 minuta.

Në këtë takim Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm. Tema e diskutimit mes tyre nuk dihet.

Kategori
Uncategorized

The powerful allies of Edi Rama.

Albania has had a long and painful democratisation process since the communist regime collapsed around twenty-five years ago.

Despite the wounds inflicted on the country by the toughest totalitarian regime in Europe, Albania did manage relatively well in its efforts to become a modern democratic state.

The pluralistic political system works and democratically elected Parliament votes the laws. Civil and human rights are officially respected.

Just for that, it is a member of NATO, the only other country after Turkey with a Muslim majority. It is also a candidate for membership into the European Union.

But the good news ends here!

The ruling Socialist party of Edi Rama is accused of high corruption and of dealing with drug traffickers. The party is also accused of using undemocratic methods to remain in power. Recently the controversial reform of the judicial system was voted unanimously in the Parliament after tough resistance by the opposition parties concerned with the consequences for the field of justice.

According to two articles published in The Huffington Post and The Washington Times as well as several other sources, it appears there is a concerted effort in Albania by specific interests to support the current Prime Minister Edi Rama in the next general elections of June 2017.

It is not a secret that Rama’s government uses the valued advice of the Open Society Foundation. What is more is that it seems a questionable cooperation is established between the government and the US Ambassador in the country Donald Lu.

The government of Edi Rama is accused of dark relations with drug traffickers. The Albanian Justice services have opened an investigation, which the ruling party wants to stop.

Since there is a considerable number of judges attempting to resist and carry out their function, the Government’s efforts to block or deviate the investigation had failed so far.

At that point the US Ambassador entered the game!

With a sweeping movement he revoked the non-immigrant visa for approximately 70 judges and prosecutors, all of them supposedly close to the main opposition Democratic party.

The official explanation of the Embassy was that the officials are no longer qualified for an American visa. It is interesting, however, that none of the judges and prosecutors close to the Socialist party having a US visa have experienced the same issue.

The US Ambassador’s interference didn’t stop here. He openly accused the General Prosecutor Adriatik Llalla of obstructing judicial reform. According to a letter the General Prosecutor sent to the President of the Republic and the President of the Parliament, the American Ambassador threatened him with ‘personal and institutional consequences’. ‘

It is really strange that both EU and US ambassadors in Tirana, Romana Vlahutin and Donald Lu, are being silent when it comes to drug plantations, trafficking and corruption.

Are the alleged suspicions of Soros being the link between the government and these ambassadors true? It is not a secret that Romana Vlahutin’s husband is also in the board to Soros’ foundation in Bosnia while being also active in campaigning against Donald Trump; reportedly, Soros has also benefited from EU and governmental tenders in Albania.

Several foreign diplomats in Tirana, (speaking on the condition of anonymity to NE) express dissatisfaction with Romana Vlahutin siting lack of transparency in the management of EU funds allocated and spent in Albania.

The good news in this entire situation is that the Euralius (European Assistance Mission to the Albanian Justice System) chief of staff in Albania has been recently moved from his position and returned home after having made a “mistake” in the translation of the Vetting law.

If that “mistake” wouldn’t have been reported by the opposition, and its leader Lulzim Basha, the international community would have had endorsed the implementation of the reform of the judicial system in a way that would have granted Edi Rama absolute power.

Yet, there is still hope.

Kategori
Uncategorized

Publikohen emrat dhe veprimtaria e njerëzve të Soros në Tiranë

Fenomeni Soros, ose më mirë i ndikimit të tij në politikat e vendeve të Ballkanit, veçanërisht Shqipërisë, jo vetëm ka mbërthyer një pjesë të madhe të debatit politik e mediatik në këto anë, por është duke kapur kufijtë e paranojës.

Sot, një nga mediat e njohura maqedone, Republika.mk ka botuar një analizë të gjatë që merret deri në detaje me oragnizatat joqeveritare dhe individët që sipas saj financohen nga fondet e miliarderit hungarezo- amerikan.

Sipas saj, edhe fonde të tjera nga SHBA dhe BE, kontrollohen nga ky rrjet me qëllim ndikimin në politikën dhe vendimarrjen në Shqipëri.

Analiza pretendon se edhe reforma në drejtësi është kontrooluar nga ky rrjet me qëllim vënien e saj në duart e kryeministrit Rama. 

Republika.mk ka botuar dhe një listë të individëve dhe oragnizatave që sipas saj përbëjnë të ashtuquajturin sektori i tretë që vepron në sinkron me rrjetin e Sorosit në Shqipëri.

Kjo analizë i shtohet etheve në kufijtë e paranojës që kanë mbërthyer Shqipërinë e Ballkanin, duke anashkaluar kështu problemet e brendshme dhe duke e projektuar problemin që kemi me demokracinë tek një komplot i madh dhe i mistershëm ndërkombëtar.

Më poshtë shkrimi i plotë i republika.mk:

Sektori i tretë dhe rrjeti i Soros në Shqipëri nuk duhet të konsiderohen si sektor me ndikim lokal vetëm në Shqipëri, për dekada me rradhë Soros në tokën shqiptare ka krijuar një rrjet të gjërë i cili ka ndikim edhe në Maqedoni.

Sipas analistit Ilir Kulla, fajtori kryesor për prishjen e koalicionit në mes BDI-së me VMRO- DPMNE është pikërisht Soros, i cili nëpërmjet mediave që janë nën kontroll të tij ka dërguar mesazhe të qarta për Ali Ahmetin se do të ishte vetëvrasje politike nëse ata pranojnë një koalicion të ri me partinë e Gruevskin.

👉🏽Nga ana tjetër, ish- gruaja e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Delina Fico, deri në vitin 2021, si drejtore e programeve për shoqërinë civile në nivel global dhe përgjegjëse për rajonin e Evropës Juglindore, do të ketë fjalën kryesore në shpërndarjen e rreth 9,5 milionë dollarëve, ku nëpërmjet agjencisë amerikane USAID do t’ua ndajë kryesisht organizatave që janë të afërta me Sorosin në Maqedoni që fshihen nën kupolën e “Organizatave Joqeveritare”.

Një mundësi të tillë ajo e ka marrë në bazë të tenderit të përfunduar në shtator të vitit të kaluar, ku e gjithë kjo ishte bërë për shkak të një ndryshimi të mundshëm të administratës në Shtetet e Bashkuara.

Pse është e rëndësishme të fokusohemi në rrjetin e Sorosit në Shqipëri?

Rrjeti i njerëzve dhe organizatave të prekura, të financuara dhe të kontrolluara nga George Soros në Shqipëri ka kontroll pothuajse të plotë të institucioneve qeveritare dhe shtetërore, duke filluar me Kryeministrin Edi Rama e deri te kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Gjatë dekadave të fundit, kontrolli i pakufizuar, i pakontrolluar dhe pothuajse i padiskutueshëm i rrjetit të Sorosit për të financuar atë që konsiderohet si “shoqëria civile” në Shqipëri, ndikimin e tij të fshehtë nëpërmjet fondeve të dhuruara nga populli amerikan në Shqipëri, me gjithë mbështetjen e hapur të George Soros për qeverinë e majtë të Edi Ramës, në masë të madhe ka kontribuar në rritjen e tjetërsimit të shqiptarëve kundrejt politikës së jashtme të SHBA-së dhe objektivave të saja.

Platforma serioze e fuqisë dhe ndikimit

Rrjeti i organizatave të Sorosit, politikanë, figura publike dhe punonjës lokalë që punojnë në agjencitë për donacione në dhe rreth Shqipërisë, kanë një qëndrim të qartë se duhet financuar qeveria Rama për të ndikuar ndërkombëtarisht dhe në nivel lokal, përmes Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe përmes kontakteve dhe ndikimit të tyre në Departamentin e Shtetit.

Anëtarët vendorë të këtij rrjeti janë përfituesit tradicional të privilegjuar të granteve dhe projekteve nga USAID-i dhe BE, të cilët në Shqipëri janë planifikuar dhe implementuar nga një klub ekskluziv i individëve dhe OJF-ve, të cilët zakonisht quhen “shoqëri civile”, “OJQ” ose “sektori i tretë “.

Gjatë dekadës së fundit, “sektori i tretë” është bërë në masë të madhe rrjet kryesisht identik me rrjetin e Sorosit. Deri në vitin 2015, të dy termat mund të përdoreshin si të pandarë.

Aktivitetet kryesore

Rrjeti kishte lobuar në mënyrë aktive për kalimin e reformave gjyqësore në Shqipëri, që ishte një përpjekje e qartë për të sjellë sistemin gjyqësor shqiptar nën kontrollin e qeverisë Rama.

Në vitin 2015, USAID miratoi një projekt me vlerë 9 milion dollarë  për reformat në sistemin ligjor shqiptar. Ky projekt është i një rëndësie strategjike dhe është implementuar nga një OJQ, e kryesuar nga Delina Fico, anëtare e bordit të “Shoqërisë së Hapur” për Shqipërinë, gruaja e ministrit të qeverisë dhe ish partnerja e premierit Edi Rama.

Për ndikimin e Sorosit në sistemin gjyqësor të Shqipërisë, flet analisti dhe eksperti për politikë ndërkombëtare Ilir Kulla, i cili thotë se ndikimi i Fondacionit Soros në Shqipëri është i lartë dhe se thelbi i këtyre reformave është sundimi i njërës parti mbi të tjetrat.

Kulla në emisionin politik “Komiteti” kujton rastin e shkarkimit të ministrit të Drejtësisë së Shqipërisë Manjani, i cili para dy javëve kishte thënë publikisht se reforma në gjyqësorin e Shqipërisë po shkon siç thonë ata të Sorosit.

Ai gjithashtu na kujtoi se çfarë problemesh u krijuan në vend për shkak të pranisë të ambasadorit të SHBA-së dhe ndikimit të Sorosit.

Pavarësisht reformave në sistemin ligjor, Soros e ka financuar dhe ka kontrolluar projektin kyç “Zhvillimi në Shqipëri” në fushën e politikave ekonomike, që realizohet nga Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar në Universitetin e “Harvardit”, të udhëhequr nga Ricardo Haussmann.

Qendra i kryen të gjitha reformat ekonomike në Shqipëri, duke përfshirë edhe reformat në sektorin bankar, reformat në privatizim, mikro- financimit dhe të partneritetit publiko- privat. Pavarësisht kontrollit pothuajse të plotë dhe ndikimit mbi pjesën më të madhe të ndihmës së huaj në Shqipëri, e cila përfshin fondet e USAID-it dhe kredi nga Banka Botërore, George Soros  konsiderohet se mund të jetë në gjendje për të ndikuar në qëndrimin e Departamentit të Shtetit Amerikan për Shqipërinë, poashtu edhe tek ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe veçanërisht tek ambasadori Donald Lu.

Një vërtetim i kësaj vjen edhe nga Uashingtoni. Analisti politik Ted Wood në kolumnën e tij në “Washington Times” pyet nëse është në rregull që ambasadori amerikan në një vend të huaj të shantazhojë një parti politike në mënyrë që të sigurojë një avantazh për partinë tjetër.

🔻”A është ambasadori amerikan në rregull për të diktuar rrjedhën e politikës në një vend të huaj, dhe në këtë mënyrë të drejtojë kërcënime në formën e pasojave që do të ndjekin ata që nuk do të punojnë sipas diktatit.

🔻A është e pranueshme që ambasadori amerikan të zbatojë agjendën e miliarderit hungarezo- amerikan dhe fondacionit të tij, e jo interesat e SHBA, shkruan në “Washington Times”, analisti politik dhe eksperti i sigurisë Ted Wood.

Sqarimet në lidhje me pozitën e fuqishme të George Soros në raport me ndikimin në politikën e jashtme të Shqipërisë janë të ngjashme me ato që shpjegojnë ndikimin e tij në vendet post- komuniste, si Armenia dhe Gjeorgjia.

Disa fakte i konfirmojnë këto argumente, veçanërisht në lidhje me disa individë të cilët ishin avancuar në pozita të pushtetit në Shqipëri. Ndërsa është e qartë se shumë zëra në lidhje me ndikimin e George Sorosit në politikën e jashtme amerikane, ambasadat amerikane dhe vendimmarrësit shqiptarë po e dëmton së tepërmi reputacionin e SHBA-së në Shqipëri.

Personat kryesorë

Çelësi i George Soros në Shqipëri dhe në Ballkan është Xhonas Rolet.

Personat kyç që janë të lidhur direkt me rrjetin Soros janë:

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë,

Andi Dobrusha, drejtor i fondacionit të “Shoqërisë së Hapur” në Shqipëri,

Valdete Sala, ish drejtore i bordit të fondacionit “Shoqëria e Hapur” dhe ish sekretare e përgjithshme e Rinisë Komuniste të Shqipërisë,

Delina Fico (ish partnere e kryeministrit dhe anëtare e bordit të fondacionit “Shoqëria e Hapur”),

Linda Basha Rama (gruaja e tanishme e kryeministrit Rama dhe ish anëtare e bordit në këtë fondacion),

Milva Ekonomi (Ministre e Ekonomisë dhe ish anëtare e bordit të fondacionit të lartëpërmendur),

Ditmir Bushati (Ministër i Punëve të Jashtme, ish drejtor i një organizate joqeveritare e financuar nga fondacioni), Erion Veliaj (kryetari i bashkisë Tiranë, një ish udhëheqës i OJQ-së “Mjaft”, e themeluar nga “Shoqëria e Hapur”),

Arbjan Mazniku (zëvendës kryebashkiak i Tiranës, njëri nga udhëheqësit e “Mjaft”), Endri Fuga (kreu i marrëdhënieve me publikun në Kryeministri, ish kreu i marrëdhënieve publike të “Mjaft”),

Valentina Leskaj (deputete, ish anëtare e bordit të “Shoqëri e Hapur”),

Eglantina Gjermeni (ministre e planifikimin urban dhe turizmit, ish drejtore e një organizate joqeveritare të financuar nga “Shoqëri e Hapur”),

Henri Çili (ish anëtar i bordit të “Shoqëria e Hapur” dhe pronar i një universiteti privat).
Kurse aktorët më me ndikim në sektorin e medias në Shqipëri që janë të lidhura direkt me rrjetin e Soros janë:

Remzi Lani (gjithashtu një ish sekretar i Rinisë së Partisë Komuniste Shqiptare), Lutfi Dervishi, Iris Luarasi, Albert Rakipi, Piro Misha, Besar Likmeta, Arjan Vasjari, Alfred Lela, Aranita Brahaj, Jonila Godole dhe Afrim Krasniqi.

Shtyllat e arkitekturës të OJQ-ve të Sorosit në Shqipëri

OJQ-të kryesore, të cilat tradicionalisht janë të financuara nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur” në Shqipëri, në bashkëpunim me USAID-in dhe NED, shumica e të cilëve tradicionalisht operojnë si degë të Partisë Socialiste në shoqërinë civile, (me disa përjashtime të dy ose tre organizatave joqeveritare që janë të lidhura me përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë), janë këto:
BIRN Albania, “Balkan Insight”, “Reporter.al”, “Albania Open Data-it,” Lëvizja europiane- Shqipëri, qendra për studime parlamentare, Mjaft, Partnerët e Shqipërisë, Instituti për demokraci dhe ndërmjetësim, Këshilli Zgjedhor i Shqipërisë “Respublika”, Instituti i mediave shqiptare, Instituti shqiptar i studimeve ndërkombëtare, Instituti shqiptar për studime bashkëkohore, Komiteti shqiptar i Helsinkit, Aleanca gjinore për zhvillim, Shoqata  “Refleksione”, Shoqata për popullsinë dhe zhvillimin, Qendra për përparimin e zhvillimit njerëzor (CUCHR), platforma shqiptare për avokim të politikave, “Transparency International”- Shqipëri, Instituti “Agenda”, Instituti për menaxhim Lindje-Perëndim.

Ndikimi i rrjetit të Sorosit në Partinë Demokratike të Shqipërisë

Edhe pse rrjeti është 99% i kontrolluar nga persona të lidhur me Partinë Socialiste të Shqipërisë, të cilat janë klientët e saj kryesore politike dhe përfituesit më të mëdhenj financiarë, ajo ka hyrë edhe në krahun të djathtë. Partia Demokratike e Shqipërisë aktualisht ka disa persona të rëndësishëm të cilët kanë përfitime direkte nga investimet strategjike nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur” për karrierën e tyre politike.

Këta pak liderë të Partisë Demokratike kanë kontakte të drejtpërdrejta dhe punojnë me projekte apo fonde të mirëfinancuara, ose me mjete nga ky fondacion apo nga OJQ dhe partnerë ndërkombëtarë që janë të lidhur me këtë Fondacion. Zakonisht ata marrin shuma të ngjashme të larta, me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, për raporte apo studime që nuk kalojnë vetëm disa faqe me një vlerë të vogël ose pavlerë fare. Ky fenomen ka prekur edhe këshilltarët shtetërorë të Partisë Demokratike kur ajo ishte në pushtet. Dhe tani vazhdon të ndikojë edhe kur partia është në opozitë, por efektiviteti i veprimit të saj është reduktuar në masë të madhe por dhe kërcënon kredibilitetin e partisë dhe shanset e saja për të fituar në zgjedhje.

Rekomandimet

Edhe pse është e vështirë për të dhënë rekomandime të përgjithshme për një rrjet të tillë me pasoja lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, një gjë është mjaft e sigurtë se konsolidimi i saj në një strukturë serioze, e aftë për të patur një fuqi dhe ndikim, nuk është i dobishëm as për Shqiperinë e as për marrëdhëniet amerikano- shqiptare.

Është e qartë se ekzistenca e rrjetit lokal të Sorosit dhe veprave të saja negative, nuk mund t’i atribuohet plotësisht George Soros, pavarësisht nga përfshirja e tij e drejtpërdrejtë në politikën shqiptare në disa raste. Për këtë arsye është e rëndësishme që të zbulohet natyra lokale e rrjetit për t’u izoluar në masë të mundëshme që të mos ketë pasoja negative në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në veçanti, më shumë vëmendje i duhet kushtuar reduktimit të ndikimit të këshilltarëve lokalë dhe punonjësve lokalë që janë të përfshirë në strukturën e USAID-it, Ambasadës së SHBA dhe organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri, duke u bazuar në rrjetin e bashkëpunimit të hapur dhe të fshehtë të Sorosit.

Shpërndarja dhe efektiviteti i përdorimit të fondeve të dhuruara nga populli amerikan në Shqipëri duhet që të shpalosen plotësisht. Shqiptarët deri tani nuk i kanë njohur rastet e keqpërdorimit dhe shpërdorimit të fondeve nga Shtetet e Bashkuara, edhe pse ajo është mjaft e qartë se të njëjtët njerëz, kryesisht të lidhur me Fondacionin “Shoqëria e Hapur” dhe Partinë Socialiste, ose në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë përfituar prej tyre, ose drejtëpërdrejtë i kanë kontrolluar. /republika.mk/

Kategori
Uncategorized

Grupe çetnike serbe, ja shqiptarët që kryen masakra kundër popullatës shqiptare.

 

Grupe çetnike serbe, ja shqiptarët që kryen masakra kundër popullatës shqiptareqetnikt2.jpgFadil Kajtazi, ekspert i sigurisë dhe njohës i zhvillimeve në vend, në faqen e tij në facebook, ka postuar dy fotografi, ku shihen grupe çetnike, të cilët kishin kryer maskara kundër popullatës civile shqiptare.

“Grupe çetnike: grupi i Voja Tankosiqit ku gjindet edhe një shqiptar dhe grupi i Jovan Babujnskit që ka tre shqiptar. Keto grupe nga viti 1904 deri 1912 kanë operuar në Kosovë dhe Maqedoni. Gjatë viteve 1912 deri 1914 kanë kryer masakra të llahëtarshme kundër popullatës civile shqiptare. Natyrisht që udhërrëfyes të këtyre grupeve kanë qenë këta burra me plisa që po pozojnë me krenari me patronët e tyre”, shkruan Kajtazi, përcjellë “Bota sot”.

Sipas Kajtazit edhe tash, fara e tyre endë është në shërbim të padronëve të njëjtë.

“Fatkeqësisht edhe pas 100 viteve fara e tyre është në shërbim të padronve të njejtë të cilët po i vështirsojnë jetën shqiptarve”, ka shkruar Kajtazi.

Kategori
Uncategorized

Kush e vërtetoi vrasjen e 500 mijë shqiptarëve nga serbët, si u gjet libri i austriakut?

Sipas Leo Freundlih, hebreu austriak qe botoi librin Golgota Shqiptare, liber qe protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913, e njejta ushtri vrau mbi gjysem milion shqiptare. Libri i tij “Akuza që ulërijnë” eshte dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës e vitit 1912. Kopja e vetme e librit të Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrotje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të mëdhe të popullit shqiptar në Ballkan, qe gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiuesja Safete Juka, me banim në Amerikë. Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913. “Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ata ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mbildhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. – kështu i përshkruante maskrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlich në librin: Albanienes Golgotha, Wien, 1913 (“Golgota shqiptare, Vjenë 1913”) të kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloj lufta e parë ballkanike) deri në mars 1913. Më 12 nëntor të 1912-ës, gazeta “Daily Chronicle” (Kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i mijëra shqiptarëve i kryer nga serbët ishte fakt i pamohueshëm. Afër Shkupit – 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan. Shumë fshatrave u ishte dhënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjesht, edhe pse kurrfarë arme nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duhet zhdukur dhe çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin.” (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Wien, 1913, f. 8-9).Në një artikull të publikuar në “Crusading”, profesori Shiman (Schiemann), konstaton se “serbët janë duke bërë një luftë gjenocidi kundër shqiptarëve. Ata duan që ta shfarosin tërë kombin – me rrënjë dhe degë”. (L.Freundlich, po aty) Një mjek rumun, dr.Leonte, më 6 janar 1913 kishte raportuar në “Adeverul” të Bukureshtit se mizoritë të cilat i kishte bërë armata serbe mbi shqiptarët e të cilat i kishte parë vetë, kishin qenë shumë më të trishtueshme sesa mund t’i imagjinojë ndonjë njeri. Dr.Leonte në një përshkrim të dëbimit të qindra shqiptarëve të zënë robë, shkruan: “…këta njerëz të shkretë duke ecur rrugëve nga rraskapitja, uria dhe etja rrëzoheshin për tokë, kurse ushtarët serbë në ato çaste ua ngulnin bajonetat në fyt duke shkuar currili i gjakut dhe duke mbetur përplot kufoma të tyre të pavarrosur rrugëve. Edhe fushat, ishin mbulur me kufoma të trupave të vrarë, duke përfshirë të rinj, gra po edhe fëmijë.” (Po aty) “Një vajzë shqiptare 15 vjeçare” – shkruan dr. Leonte – “ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit. Ajo ishte e dyshmitë se ka hudhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj. E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim iu dorëzua ushtarëve serbë në vend se të dërgohej në gjyqin ushtarak. Ushtarët i mëshuan në kafkë me dajak derisa ia thyen kokën grimca – grimca”! (Po aty) Dr.Leonte, ngjashëm me këto i përshkruan edhe masakrat e bëra nga serbët në Kumanovë, Prizren e gjetiu. Gazeta “Humanite” e Parisit publikoi një shpjegim zyrtar i cili ishte komunikuar në Konsulatën e Selanikut, ku tregon lidhur me mënyrën se si serbët kishin vepruar në Shqipëri – për grabitjet e tyre, shkatërrimet dhe masakrat. Aty vihet në pah shkatërrimi i 31 lokaliteteve shqiptare, plaçkitja e të gjitha lokaliteteve në rajonin e Kratovës dhe Koçanit si dhe djegjjen dhe vrasjen e popullatës shqiptare. Në këtë kronikë, gazeta shkruan, se në “rajonin e Kavadarcit (Kavadar), nga gjithsej 98 fshatra, u dogjën dhe u shkatërruan 34 prej tyre… ndërkaq në Drenovë, të gjithë banorët ishin vrarë. Midis këtij vendi dhe Palikurës ishin zbuluar me radhë shumë varreza, ku dukeshin prej disave kokat e nxjerra jashtë. Të fundit ishin varret e martirëve të cilët ishin varrosur për së gjalli.” (L.Freundlich, po aty) ettj .
img_9909-600x330.jpg

Kategori
Uncategorized

Pas perplasjes mes Prokurorit dhe Ambasadorin Amerikan, qendron Soros.

FOTO/ Shqipëri, përplasje mes Prokurorit dhe Ambasadorit Amerikan. Pas kuintave është Soros
FOTO/ Shqipëri, përplasje mes Prokurorit dhe Ambasadorit Amerikan. Pas kuintave është Soros

15:19, 11/02/2017
Debati i ashpër ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla dhe Ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, tashmë është kthyer në një çështje në median ndërkombëtare. Pas disa mediave amerikane, në datën 11 Shkurt, gazeta italiane “Il Giornale” i ka kushtuar një hapësirë të gjerë përplasjeve publike, duke e vënë theksin tek lidhjet e Soros-it, të cilat tashmë janë bërë pjesë e diskutimit politik në vendin tonë.

Më poshtë është shkrimi i plotë i “Il Giornale”

Përplasje ballore ndërmjet Prorkurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu, i akuzuar se është një agjent i Soros-it që synon të manipulojë politikën e brendshme shqiptare.

Nga Giovanni Giacalone

E akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla se është kundër Reformës në Drejtësi në Shqipëri, e cila është iniciuar nga Soros dhe ish-qeveria e Obamës. Kjo është një ndërhyrje tërësisht jashtë vendit e ish-estabilishmentit amerikan, të cilën, edhe ne në Itali jemi mësuar dhe për këtë mjaftton të kujtojmë ish-ambasadorin amerikan në Romë, John R. Philips, i cili u rreshtua në favor të votës “Po” në referendumin e dëshiruar nga Mateo Renzi, duke deklaruar se vota “Jo” do të ishte një hap pas për Italinë.

Në Shqipëri, çështja është akoma më serioze. Për ta kuptuar situatën, mjafton të përmendim akuzat e Prokurorit të Përgjithshëm kundër ambasadorit Lu.

“Prokuroria e Përgjithshme ia bën të qartë zotit Lu se, nëse është mësuar të luajë rolin e Zotit në politikën shqiptare, këtë nuk mund ta bëjë në Prokurori”

Dhe, më tej: “Zoti Lu mendon se ka në dorë fatin e Prokurorisë kur shantazhon institucionet ose u heq vizat, me qëllimin për të mbyllur hetimet. Ai dhe kushdo tjetër duhet ta ketë të qartë se për të zhvilluar hetimet sipas detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, prokurorët nuk kanë nevojë për vizë. Këto lloj presionesh nga ana e ambasadorit amerikan në Tiranë janë të ngjashme me tipologjinë e përdorur nga Soros, me qëllimin për të manipuluar opinionin publik dhe për të zhvlerësuar rolin e institucioneve”.

Prokurori, më tej, vijon: “Duke qenë një mbështetës i hapur i Reformës në Drejtësi në Shqipëri, zoti Lu i ka bërë presion Prokurorit të Përgjithshëm që të përkrahë publikisht paketën e drafteve ligjore edhe kur ato ishin në kundërshtim me Kushtetutën dhe të drejtat e njeriut, siç u deklaruan edhe nga Komisioni i Venecias”

Prokurori Llalla akuzoi më tej Lu-në se ka kërcënuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë nëse nuk mbështetet publikisht reforma në drejtësi, por jo vetëm kaq: “Në më shumë se një rast, ambasadori Lu ka ushtruar presion ndaj Prokurorisë së Përgjithshme për mbylljen e hetimeve ndaj disa shoqërive, të cilat dyshohej se kishin shkelur ligjet shqiptare”

Ndërhyrja më flagrante duket se është ajo për Bankers Petroleum, një shoqëri kanadeze, e cila në mars 2016 iu shit shoqërisë kineze Geo-Jade.

Image

Në Shqipëri, Bankers Petroleum prodhon rreth 200 mijë fuçi me naftë në ditë, por është akuzuar nga mediat lokale dhe banorët për dëme të pariparueshme në shtëpi, tokë e ujëra, si edhe për shëndetin e atyre që jetojnë në atë zonë naftëmbajtëse.

Prokurori i Përgjithshëm citon, ndër të tjera, një letër që i është dërguar nga ambasadori Lu, në lidhje me hetimet ndaj Bankers Petroleum për disa raste të ndotje të zonës Patoz-Marinëz. Letra, e cilësuar si e dyshimtë si nga Prokuroria, ashtu edhe nga disa media shqiptare, shkruan në mënyrë të veçantë: “Presim që qëllimet politike dhe presionet publike të mos ndikojnë në vendimmarrjen e Prokurorisë”

Kjo çështje mori përmasa të tilla, aq sa ambasadori amerikan Lu u vendos në mënyrë ironike në kopertinën e gazetës së përditshme ‘Dita”, duke treguar letrën.

Përplasja ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë dhe ambasadorit amerikan është pasqyruar edhe nga Washington Times, ku janë prezantuar disa detaje interesante.

Kjo gazetë, përveçse ngre gishtin kundër ambasadorit Lu, i cili akuzohet se ka ndjekur axhendën e Soros-it në Shqipëri, thekson edhe faktin që administrata Obama ka mbështetur fuqishëm Partinë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit është identifikuar si një prej të ftuarve në dasmën e Xhorxh Sorosit, në vitin 2013

“Washington Times” bën të ditur gjithashtu se, rreth 70 anëtarë të opozitës u janë revokuar vizat nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Motivet nuk janë të qartë, pasi edhe selia diplomatike ka konfirmuar se nuk mund të komentojë raste individuale.

Image

Lexo edhe

‘8 ton drogë kalojnë në Durrës, grabitje në rrugë, banesa e kudo, Edi Ramës nuk i bëhet vonë’LISTA e çmendur: Këta janë njerëzit e Xhorxh Sorosit në Shqipëri dhe organizatat që financonDurrsakët rebelohen ndaj betonit të Vangjus Dakos, të dielën në orën 12.00 protestë masive në qytetKomentet
Shto koment