Kategori
Uncategorized

A eshte krim te duash te mbash familjen me buke?

Por a eshte krim te duash te mbash familjen me buke?                                           l jam lutur zoterinjve, por ata thone se kryejné detyren e tyre, i pyes:                 Perse nuk na japin njö mundesi qe dhe ne te hame e te fleme si njerezit e tjere? A dua une te bredh me karrocen time gjithe diten per te shitur dicka?             Une nuk e bej se dua, e bej sepse duhet. Shyqyr na ndihmojne disa njerez tjere,te mire qe i falenderoj cdo dite.

Prej tri vitesh vij cdo dite me autobuz nga fshati Fushe Mbret i Elbasanit. Nga ora tete e per te shitur djathe ne dimer dhe zarzavate né vere.

Cdo dite.                                                         Keto bej me ane te kesaj karroce te vogel e pak te ndryshkur qe e kam gjeturné nje goshe rruge. Eshte sendi me i dashur per mua.                                                                    E kishin lené aty dhe ne ate moment mu duk vetja me fat pasi mendova té nisja kete tregtin qe mund te me sillte fitim.   E te dyja bashke ecim rrugeve te Tiranes dhe ja dalim te ushqejme familjen.   Burrin e kam me aftesi te kufizuara, dy femije per te rritur e shkolluar dhe me 150mije lekshin e kempit burrit nuk po mundemi te jetojme.                                 Nuk na del, jemi kater veta. Po ilacet? Dritat, uji?                                                        Po shkolla e femijeve? Rroba, kepuce? Po ushqimet?                                                Ah, sa shume gjera jane ndaj mua dhe karroces, na duhet te ecim perdite. Prapeseprapé i them faleminderit Zotit edhe per kaq sa fitoj, me ane te kesaj karroce.

Dalim edhe ne keto dite te acarta.         Hap cdo dere dygani dhe pyes nese duan pak djathe. Kam filluar nuk mendoj per asgje tjeter vetem té coj leke ne shtepi. Shteti nuk na ndihmon.

Me shume na demton me policine, qe edhe pse une nuk kam nje vend statik ata me kane fiksuar dhe shpeshhere me kane ndaluar dhe bere presion. Ce ke kete djath, ku e shpie ku e ke faturen, ku e ke license.                                                   Jam ndier si kriminele.                                 Por a eshte krim te duash te mbash familjen me buke?                                           l jam lutur zoterinjve, por ata thone se kryejné detyren e tyre, i pyes:                 Perse nuk na japin njö mundesi qe dhe ne te hame e te fleme si njerezit e tjere? A dua une te bredh me karrocen time gjithe diten per te shitur dicka?             Une nuk e bej se dua, e bej sepse duhet te mbijetoj.                                                     Shyqyr na ndihmojne disa njerez tjere,te mire qe i falenderoj cdo dite.               Vendi ku marr djathin ne mengjes, ma jep pa leké dhe késhtu une dorezoj ne darke até cka eshte shitur Fus ato pak leke ne xhep, puth karrocen e me pas marr autobuzin e fundit, ne 8 pa 20, dhe kthehem ne shtepi te familia.                   Kur fitoj, jam e gezur dhe asnjecik se ndiej  lodhien

Kategori
Uncategorized

Kosova është Jeruzalem, aq sa Stambolli është Serbi…

Ilir Mborja/

Në çdo 7 janar, disa nga besimtarët ortodoksë (ata më fanatikët e riteve sipas Kalendarit të Vjetër) festojnë Krishtlindjen. Siç ka bërë për çdo rast të festave fetare edhe këtë herë kryepeshkopi serb Irinej iu drejtua të tijve me këto fjalë: “Derisa të ketë serbë, do të jetë edhe Kosova, për arsye se Kosova do të jetë dhe do të mbetet atdheu ynë, sepse aty janë Golgota dhe Jeruzalemi ynë”.

Duke përmendur “Golgotë dhe Jeruzalem” në ditën e Krishtlindjes, në mënyrën më afetare, kryepeshkopi serb, evokoi historinë e ndasive dhe të përçarjeve. Kush e njeh sado pak patriarkun e kishës serbe, nuk çuditet shumë nga zelli i tij për të provokuar me teza të tilla luftënxitëse mes sllavëve të Jugut dhe shqiptarëve të atjeshëm… Edhe në rastin e kësaj feste të madhe fetare (më e madhja në fakt) ku domosdoshmërisht kërkohet të përçohet mesazhi i paqes dhe i harmonisë mes njerëzve, Irinej bëri krejt të kundërtën. Kushdo që e dëgjon “urimin” e tij, e kupton se sa larg mirësisë dhe mëshirës së krishterë është ky serb i paudhë. Zoti e faltë!

Unë nuk do të merrem me të, se nuk pretendoj të ndreq të pandreqshmin, por do të analizoj gramatikisht frazën e tij. Periudha e ndërlikuar sintaksore fillon me pjesën e nënrenditur me nuanca të përziera rrjedhimore, shkakore dhe kohore: “Derisa të ketë serbë”. Ndërsa pjesa kryesore “do të jetë edhe Kosova” renditet e dyta. Pastaj vijojnë pjesët e tjera që, në vend se ta ftillojnë kuptimin, e çoroditin më shumë atë. Megjithatë, në këtë çorbë sintaksore, ajo që kuptohet është kumti që përcjellin “Kosova, Golgota dhe Jeruzalemi”. Ajo që i bashkon këto tre toponime është vetëm simbolika e gjakderdhjes. Ndërsa, ajo që i ndan, është e vërteta historike e kauzës së ndryshme të atyre luftrave. Asnjë lidhje tjetër nuk ka mes qëndresës së shqiptarëve autoktonë të Kosovës nga njëra anë, dhe, përfytyrimi mistik për atë ç’ka mund të ketë ndodhur në Golgotën e Jeruzalemit në vitin zero. Por një vështim gjuhëor i kësaj fjalie e nxjerr zbuluar Irenej-in, jo vetëm nga petku i atij që merret me punët e Zotit, por edhe nga ai i një njeriu me arsye normale…

Megjithë përkushtimin e jashtëzakonshëm e të përbashkët të (pseudo)historianëve, politikës dhe kishës, serbët ende nuk kanë zënë karar me emërtimin e Kosovës. Dmth, brenda në më pak se 100 vjetësh, serbët ia kanë ndryshuar shtatë herë emërtimin Kosovës. Krahasimi me “Golgotë dhe Jeruzalem” që në “urimin” e tij këto ditë të para të 2017-s kryepeshkopi Irinej rreket t’i japë një nuancë kuptimore të tetë, toponimisë së Kosovës.

Në të gjitha shkrimet historike dhe materialin hartografik të historiografisë serbe nga shekulli XIX e deri sot për Kosovën hasim këto emërtime: 1.“Kosovë”, 2. “Serbi e Vjetër” fillim i shekullit XIX deri më 1920-n), 3. “Serbia e Re” ( Nga vitet 1920 e deri në vitin 1940), 4. “Serbia Jugore” (po rreth atyre viteve 1920 – 1940, ku përveç territorit të sotëm të Kosovës, përfshihej dhe territori i Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë së sotme, si edhe Lugina e Preshevës, Metvegjë e Bujanovc), 5.“Kosovë e Metohi” (nga 31 janari i 1946-ës, kur u miratua Kushtetuta e RFPJ, deri më 7 prill 1963, kur u miratua Kushtetuta e ndryshuar nga “Popullore”, në “Socialiste” RSFJ), 6. “Kosovë/a” ( nga 1968 deri më 28 mars të 1998 kur qeveria e Beogradit anullon forcërisht autonominë që i njihte Kosovës Kushtetuta e RSFJ-së së 1974-s. 7. “Kosovë dhe Metohi” u riquajt edhe një herë, që më 1998-ën nga Serbia e Milosheviç-it e deri tek Serbia e sotme)

Me të njëjtën logjikë antihistorike (të ngjashme me këtë të Irinej-it), Tito-ja, në janar të 1946-s, bëri dhe emërtimin e Republikës së Maqedonisë. Këtë radhë, gjithnjë në kurriz të shqiptarëve, djallëzisht u sajua një faktor kinse “historik”. Ndërsa politika titiste, për uzurpimin e Kosovës edhe në kuptimin toponimik, do të thërriste në ndihmë “historinë” e një kishe në Rrafshin e Dukagjinit. Që atëherë, më 1946, u shpik emërtimi “Kosovë e Metohi”. Me këtë veprim antishkencor dhe antishqiptar, Tito plotësonte dëshirën e serbëve për “Serbi të Madhe” dhe njëkohësisht i ndihmonte ata të mos e vuanin sindromin e ardhacakut në Kosovë.

Le ta shpjegojmë se çdo të thotë “Metohi”: “Me” – është parafjala jonë (dhe e greqishtes) e rasës kallëzore, “to” – në greqisht është nyje shquese e shumësit të emrave në gjininë asnjanëse në këtë rast, dhe “hi”- në shqipen dhe greqishten e vjetër do të thotë “kishë”… Pra, “Metohi” dmth: “ me kishat”. Kështu, kur thuhet “Косово и Метохија”, në shqip do të thotë: “Kosova dhe me kishat”.

Pra kemi emrin e vendit (toponimin) që quhet “Kosovë”, në mes lidhëzen bashkërenditëse “dhe”, dhe, pas saj, përcaktorin “me kishat”. Logjika e këtij togu të sajuar fjalësh, sipas atyre që e përdorin, do të thotë se, meqenëse kur u dyndën serbët, ngritën edhe ca kisha apo manastire diku aty në Rrafshin e Dukagjinit, Kosova u bë Serbi?! Sipas kësaj logjike, meqenëse në Stamboll ndodhet kisha ortodokse më e madhe në botë, ajo e Shën Sofisë,.. edhe Stambolli duhet t’i takojë Serbisë(?!). Ndërsa sipas Irinej-it, meqenëse Kosova qenkërka Golgota dhe Jeruzalemi i tij, edhe Krishti qenkërka serb(?!).

Por serbët harrojnë faktin tjetër historik, se shumë nga kishat e tyre ortodokse u konvertuan si të tilla mu mbi ngrehinat e kishave katolike të shqiptarëve që gjetën aty. Kështu psh, kisha më e madhe ortodokse në Kosovë, pikërisht ajo e Deçanit në Rrafshin e Dukagjinit, dokumentohet se është ndërtuar mu mbi mbi ngrehinat e kishës katolike të shqiptarëve.

Edhe sot, po të shkosh në Nikaj e Mërtur, do të gjesh malësorë katolikë që, kur betohen, përdorin shprehjen e trashëguar në shekuj “Për kishë të Deçanit”, ç’ka provon origjinën e parë katolike të asaj kishe. Gjithashtu, nëse në shqip tema e fjalës “hi” – (kishë) është konservuar dhe ne kemi sot në shqip, fjalë të prejardhura prej saj, si p.sh kur i drejtohemi autoriteteve kishtarë: “hirësi/a”, mbiemri “i/e hirshëm(e), apo shprehja me modalitetin detyrues: “me hir ose pa hir”, që në kuptimin fillestar shpjegohet “me kishë apo pa kishë”, ky zhvillim i kësaj rrënje “hi” nuk ka ndodhur në gjuhët sllave.

Ky fenomen gjuhësor i munguar tek serbishtja, tregon edhe se sa e vonëshme është ajo në krahasim me gjuhët e banorëve të lashtë dhe autoktonë të Ballkanit, shqiptarëve dhe grekëve. Në greqishten e re, lidhja e emërtimit nga shqip – greqishtja e vjetër, ruhet tek lidhja mes emrave “kishë” (κυ) – [h(q)i] me “e dielë” (κυριακι) [h(q)iriaki]. Lidhja mes këtyre dy emrave “kishë”dhe “ e dielë” (e diela është dita që shkohet në kishë) ka të njëjtin rrugëtim etimiologjik me emërtimin “xhami” dhe “[xhuma]”.

E premtja, [e xhuma] tek arabët është dita që shkojnë në xhami dhe prej andej ka rrjedhur emërtimi i ditës së javës. Por në familjen e gjuhëve arabe, emri, gjatë lakimit të tij, ndryshimet e rasave i bën brenda temës. Ky është një fakt tjetër gjuhësor që provon se feja myslimane e shqiptarëve në Ballkan është shumë më e vonë nga autoktonia e tyre. Ishte pikërisht ndryshimi i sistemit gramatikor mes gjuhëve të shqiptarëve të moçëm dhe turqishtes, që i përkiste një familjeje tjetër (guturale), që bëri të pamundur asimilimin e shqipes.

Gramatika e shqipes, falë Zotit!, ishte kalaja e vetme që nuk ra për asnjë çast përgjatë pesë shekujve të pushtimit osman. Pikërisht për këtë, çdo analizë gjuhësore e atyre që duke “uruar” për Kosovën, duan ta përziejnë autoktoninë e saj me kishat dhe xhamijat, apo ta krahasojnë me Golgotë e Jeruzalem, ku presupozohet se është kryqëzuar Krishti, veç anës tragjike të mesazhit për gjakderdhje, dëshmon edhe anën qesharake të mendjeve të çoroditura… Pasi nxorrën Stambollin Serbi, këtë vit Irinej na la të kuptonim se Krishti paska qenë serb?! Zoti e faltë!..

Kategori
Uncategorized

Vitet e inkriminuara të Korçës: spiunë të paguar, kontrabandistë, falsifikatorë, kumarxhinj dhe vrasës.

Nga Vepror Hasani

Më në fund edhe francezët ikën nga Korça. Njerëzit morën frymë lirisht, që nga ai çast do të ishin zot në shtëpinë e tyre, e kishin ëndërruar shumë këtë ditë, Korçën do ta qeverisnin vetë, ashtu siç e dëshironin, nuk do t’u ndërhynte askush në punët e tyre. Por nuk qe e thënë të ishte kështu. Në Korçë po vinin kriminelët e Greqisë; ata që kishin vrarë e prerë burra, gra, fëmijë e foshnja në barkun e nënës; nuk ua bënte syri tërr fare, kapardiseshin mes qytetit sikur të ishin në fshatin e tyre; tundeshin e shkundeshin sikur të ishin heronjtë e Korçës dhe jo vrasësit e saj. Nga qeveritarët e Korçës nuk kishte asnjë reagim; askush nuk e shpjegonte dot heshtjen e tyre. Shqetësimi i njerëzve zuri vend në faqet e gazetave:

“Ka disa ditë që Korça po mbushet me “miq” nga Greqia, gjithë ata “vëllezër të sotëm”, që  në kohët e shkuara luajtën rolin tradhëtor dhe që u bënë shkak të derdhej aq gjak vëllazërie, po dredhin mustaqet dhe po tunden në Korçën shqiptare”.

Kriminelët grekë priteshin si miq, kurse në Greqi emigrantët shqiptarë trajtoheshin si kriminelë, shkruan më tej artikulli:

“Dy shqiptarë janë në Korfuz dhe spiunët e Greqisë si lënë të qetë asnjë orë. Ç’bën qeveria jonë? A mund të na thotë për ç’qëllim kanë ardhur këta këtu? Apo pret gjersa të jetë vonë?” (Gazeta “Koha”, e shtunë, 24 korrik 1920)

Grekët e ardhur dhe grekomanët propogandonin në dëm të kombit shqiptar:

“Qëkurse ikën frëngjit që këtejmi dhe qarku tonë u bashkua me Qeverinë e Tiranës, populli i këtushëm shijon një liri kaq të madhe sa kurrë nuk e kishte shijuar në kohërat e sundimeve të huaja. Çdo njeri është i lirë të shfaqë botërisht mendimet e tij, edhe kundër qëllimit kombëtar në qofshin ato. Kurrë, në çdo shtet nuk është i lirë njeriu, që të bëjë propagandë për fitim (në dobi) të armiqve të kombit. Këta, le qe nuk i trazon, por qeveria po pranon të dëgjojë edhe ngjatjetime për ta. Spiunët e armiqve tanë gjetën këtu liri të pabesuar për të realizuar qëllimet e tyre në dëm të kombit tonë”.

Më poshtë, artikulli shpjegon:

Në kohën e sundimit grek, le ata që punonin për çështjen kombëtare që nuk mund të jetonin në Korçë se i priste arratia, por edhe ata që dëgjoheshin të thoshin vetëm një mirëmëngjes ose mirëmbrëma, dërgoheshin menjëherë në Gjyqin Ushtarak”.

Të gjitha këto ndodhnin në vitin 1920, kur Korça ishte e lirë!

“Por neve këtu sot, le që nuk i kemi ndaluar këto, po durojmë që të shohim të shëtitin të lirë nëpër qytet edhe ata që na therë, na dogjë dhe na bënë të njëmijë-e-njëtat më 1914… Tërë kjo liri që është këtu do të na hajë kokën gjer më në fund. Duhet të veprojmë dhe ne si të tjerët. Le të kuptojmë ngjarjet e shkuara dhe të këshillohemi pak nga ato”.  (Gazeta e Korçës, e mërkurë, 13 tetor 1920).

Korça u bë strehëz e krimit. Të inkriminuarit krijuan postën e tyre të fshehtë, e cila shkëmbente letrat në të dy anët e kufirit, Shqipëri – Greqi. Prej falsifikimit të  pasaportave siguroheshin të ardhura të mëdha:

“Këtë javë kishte ardhur nga Follorina një njeri për të nxjerrë këtu katër pasaporta për në Amerikë për katër djem nga Follorina, dhe jepte 500 drahme për të nxjerr një pasaportë. Nuk dimë a është në dijeni të Prefekturës kjo gjë…”

Artikulli bënte fjalë edhe për postën e fshehtë që ishte vënë në veprim:

“Dje policia zuri një tregtar që shpinte në Follorinë 60 letra të pavulosura..” ( “Gazeta e Korçës”, e shtunë, 4 dhjetor 1920).

Tregu i falsifikimit të pasaportave ishte në rritje. Banorët dyshonin se në këtë aktivitet kriminal kishin gisht edhe qeveritarët e Korçës:

“Prej shumë kohësh po pëshpëritet sikur djem që janë në moshën e ushtrisë e ndënjës në Greqi, nxjerrin pasaporta false këtu në Korçë, duke bërë vetveten nënështetas shqiptarë dhe kalojnë për në Amerikë. Për të tilla pasaporta flitet se japin ryshfet 3-4 qind drahme. Këtë paudhësi ia kemi kallëzuar Prefekturës dyke ia treguar dhe njerëzit që bëjnë këtë falsifikacie kundër qeverisë, po gjer tani nuk shohim të jetë marrë ndonjë masë, flitet se janë bërë gjer 400 pasaporta. Duke qenë një shumicë e tillë çuditemi qysh nuk i ka kapur Prefektura. Mos ka njeri gisht?…” (Gazeta e Korçës, e mërkurë 15 dhjetor 1920).

Edhe pse Korça nuk kishte patur kurrë grek, gazetat greke pyesnin gjithë arogancë: Kush i vrau grekët e Korçës?!

“Me gjithë që bota e di, si edhe vetë grekët, që në Korçë nuk ka as për ilaç ndonjë grek, berihajet si të çakenjve, ulërimat prej krokodili, edhe shpifjet pa bisht të shtypit grek, vijnë t’u heqin vërejtjen edhe pyesin, që vërtet u therrë si shqerat prej shqiptarëve, grekët e Korçës?!!!”  (Gazeta “Koha”, e shtunë 4 qershor 1921)

E heshtur qëndronte edhe Qeveria Shqiptare. Numri i spiunëve me pagesë po rritej:

“Të huajt që interesohen mbi vendin tonë për të mbushur qëllimet e tyre të ditura, mbajnë me rrogë këtu një numër të madh spiunësh, me anë të të cilëve shqetësojnë frymët e popullit me ç’tyrlish shpifjesh. Këta spiunë Prefektura i ka nën shënim dhe ka kërkuar prej Ministrisë urdhër që t’i internojë bashkë me familjet e tyre në malësi. Ky mejtim na duket tepër i pëlqyer dhe Ministria nuk duhet të vonojë aspak të autorizojë Prefekturën që të spastrojë vendin nga disa mikrobe të dëmshme”.  (“Gazeta e Korçës”, e martë, 1 prill 1924)

Korça ishte shndërruar me kohë në qendër spiunazhi nga palët ndërluftuese:

“…në ritiratën e saj ushtëria serbe la disa oficerë në Korçë për shërbimin informativ. Autoritetet greke mbanin një qëndrim neutral dhe nuk guxonin të sillnin ndonjë pengesë në veprimin e agjentëve që merreshin me çëshje spiunazhi e propagande, dhe si të tillë ishin instaluar mjaft në Korçë nga palët ndërluftuese”. (Sejfi Vllamasi, “Ballafaqime politike në Shqiperi, kapitulli IV)

Paratë e krimit e bënë Korçën edhe qendër kumari:

“Prej dy-tre muajve përpara, kumari mbretëron në qytetin tonë, por më shumë në një klub në lagjen “Varosh”. Duan të thonë se në atë klub. ose më mirë në atë shtëpi, një djalë tregtari paska humbur 80 napolona ar dhe tani vuan nga mendja për dënimin e rëndë që e gjeti. Gjithë kështu duan të thonë se në atë shtëpi janë bërë shumë zije dhe shamata, por asndonjë masë nuk është marrë nga Policia për t’u ndjekur kjo fole e kumarit”. (Gazeta “Koha:, 8 nëntor 1924)

Pas pesë vjet heshtjeje u bënë disa arrestime:

Para disa ditësh Gjindarmëria zbuloi se disa njerëz falsifikojnë pasaportat amerikane dhe burgosi disa veta. Falsifikimi bëhej në këtë mënyrë: bliheshin pasaporta, u hiqej fotografia e sjellësit dhe u ngjitej fotografia e re; pastaj duke paguar dhjetë napolona në një njeri, u vihej vula amerikanë dhe kështu fitohej një pasaportë për të vajtur në Amerikë”. (“Gazeta e Koçës”, e martë 1 dhjetor 1925)

Aktiviteti kriminal i kontrabandës së mallrave e kishte qendrën në Selanik:

“Prej disa ditësh autoritetet kompetente po bastisin disa magazina tregtarësh ku kanë dyshim për të zbuluar sende që hyjnë kontrabandë para disa muajve nga ana e Pogradecit”.  (“Gazeta e Korçës”, e martë 13 korrik 1926)

Informacionet vijonin:

“Hetimet mbi kontrabandën e zbuluar, që bëhej nga ana e Pogradecit, po vazhdojnë. Dyqani i tregtarit Thoma B (po shënojmë vetëm inicialet) u vulos dhe u morën në pyetje disa tregtarë që kishin blerë sende kontrabandë. Kontrabandisti Neim S, si dhe një tetar i Gjindarmërisë së rrethit Pogradec u arratisën në Serbi. Autoritetet kompetente kujtojnë se janë duke zbuluar një organizatë të madhe kontrabandistësh me çerdhe Selanikun”. (Gazeta e Korçës, e mërkurë, 21 korrik 1926)

Qeveria greke paraqiti kërkesën për gjetjen e varreve të ushtarve të saj të vrarë në Shqipërinë e Jugut:

Këto ditë arriti këtu majori grek z. Ilias Lukaris, i shoqëruar prej një tetari e një ushtari grek që ndohen në qarkun tone”. (Gazeta e Korçës, 30 gusht 1927)

Duket se qeveria e asaj kohe nuk lejoi ngritjen e vorrezave brenda territorrit shqiptar.

Kumarit preku edhe fëmijët e vegjël:

“Gjithashtu është vënë re se shumë fëmijë  të vegjël sapo dalin prej shkolle grumbullohen nëpër qoshet e rrugëve dhe lozin kumar me zare e të tjera. Me qenë se lodrat kësidore janë të dëmshme për fëmijët e vegjël sepse i stërvitin në një rrugë fatkeqe dhe i lënë pas nga pikëpamja e mësimeve dhe e moralit, Prefektura urdhëroi të ndalohen kategorikisht e të mos përsëriten lodra të këtilla”.   (Zëri i Korçës, e shtunë, 14 janar 1928)

Përmasat e kumarit ishin bërë të frikshme:

“Një sëmundje e keqe është përhapur prej kohësh: lojtja e kartave me të holla që bëhet në sytë e gjithë botës. Luajtësit as skuqen, as verdhen kur i shikon bota; ata lozin me të holla ditën në drekë dhe në qendrat ku njerëzia mblidhen. Kjo lodër e këtillë shkakton prishjen e moralit të çdo njeriu që viziton kafenetë…”. (“Zëri i Korçës”, e shtunë, 14 prill 1928)

Grekët e inkriminuar silleshin në Korçë si në shtëpinë e vet:

“Këtu në Korçë kërcet greqishtja. Dhe po të interesohesh, që të mësosh se cilët janë këta “bukuroshë”, do të mësosh që janë grekë të ikur prej Greqie për ndonjë faj, për ndonjë krim ose për ndonjë punë të errët. Këta njerëz nuk mund t’i sjellin vendit tonë asnjë dobi, përveçse dëmit se do të na stërvitin edhe neve me të metat e tyre. Këta “bukuroshë” na duket se nuk e kanë vendin këtu dhe duhen dëbuar një orë e më parë”. (“Gazeta e Korçës”, 19 maj 1928).

Pas kaq vitesh, duket se Qeveria e Tiranës vuri dorë për të shpëtuar Korçën nga inkriminimi. Por, a  nuk ishte vonë?

Shqiptarët nuk dinë dhe një gjë tjetër, sepse ka mbetur e pathënë. Qeveria Shqiptare e vitit 1926 pati edhe një ministër grek. Ai ishte ish-koloneli Konduli, njeriu që vrau e therri fëmijë, bura e gra dhe dogji fshatra të tëra në krahinën e Korçës. Prania e tij në qeverinë shqiptare nuk ka dyshim që nxiti më tej inkriminin e Korçës. Por, nëse doni të dini më shumë për këtë ministër të huaj, na ndiqni fundjavën që vjen. /tesheshi.com/

Kategori
Uncategorized

Turp për ty. Dy shtete shqiptare dhe tre kryeministra sërbë.

image

Nga Seferina Serani Selenica/

Serbi, kurre nuk do te jete miku i shqiptarit!
Nese nje dite Serbia arrije te mesoje te respektoje vehten, e shumta, mund te behet vetem nje “fqinje”, qe duhet te shohe punen e vet dhe te mos i fuse hundet, ne punet e fqinjeve te hershem, ne shqiptareve sikurse, edhe per sejcilin “fqinje”, me te cilin ai vend, kufizohet, sepse Serbia, nuk eshte armike, vetem per Shqiperine, por edhe per te tjere!
Ne shqiptaret, as duhet te behemi, argetues te serbit, por, as ai te argetohet me ne! Lendimet shekullore te Serbise, ndaj nesh, nuk fshihen, me gome, as me serenata, as me raki…!!!

Aleksander Vucic, po kerkon “te ta kaloje” zoti Kryeminister, i Shqiperise qe “re si fik i pjekur”, ne kurthin serb! Ai kerkon te ngreje personalitetin e tij te rrezuar, prej teje, tek Angela Merkel dhe BE, qe te marre ai “timonin” qe t’u besua ty nga Kancelaria e hekurt gjermane, per te zbatuar programet e zhvillimit ne Ballkan. Kuptohet se si “serb”, brenda vehtes, ka plasur (si veza e zier ne finje), qe ishe ti, para tij!
Ti shqiptari, dmth, per ta, “hici” dhe pas teje vinte ai, “serbi i llastuar” i Frances, Kesaj France qe arreston nje udheheqes Partie Politike ne Kosove dhe funksionar i larte shteteror, pra, nje ish-Kryeminister. Si do te te vinte ty, sikur nje dite edhe ti, kur te mos jesh me, ai qe je sot, te gjendesh ne situaten e tij, i arrestuar dhe i braktisur, nga homologu shqiptar i rradhes, i cili hesht?! Dhe ti po te gjendesh ne situaten e Ramushit, ti merr fund menjehere, sepse ti je i forte vetem me “katunaret”, qe shesin veze ne rruge, por Ramushi, ishte Komandant ushtrie ne lufte reale shoku, perballe vellezerve te Vucicit qe i digjnin dhe i piqnin shqiptaret, me Arkanin e tyre famekeq, jo ne nje “zbor”, ku benim gallate, me kalu oren! Turp!

Ti vetem “hesht” Zoti Kryeminister “i te gjithe shqiptareve”, pervec, Ramush Haradinajt dhe Seferina Seranit, e cila, qe, prej 7 vjetesh, torturohet nga Franca si kriminele dhe mbahet e izoluar. Pas nje tentative te trete per ta eleminuar fizikisht, nga Franca antishqiptare, gazetarja, (ka tre muaj qe te kerkon ndihme) dhe ti vetem “hesht” dhe mashtron shqiptaret, se je Kryeministri i tyre?!
Kjo France fashiste, serbo-adhuruese, vret shqiptaret e ndershem si une, per te njenjtin qellim, thjesht, se funksionet tona (te miat dhe te Ramushit), jane patriotike-atdhetare dhe, si Serbia, ashtu edhe Franca, urrejne atdhetaret shqiptare, qe te realizojne qellimet e tyre, “shfarosese” kunder cdo shqiptari, qe punon me nder dhe ngre lart emrin e Shqiperise, per tju “akredituar” globalisht, vendit tone, “mosbesimi” tek emri dhe faktori shqiptar, qe ky emer, te sintetizohet kudo, me ate te i “hajdutit”, “kriminelit” dhe “prostitutes”.

Me heshtjen tende, ti Edi Rama Kryeminister i “ca” shqiptareve, “po con uje” ne mullirin e “dashnores se serbeve Frances, kunder meje (dhe po deshe, do te ta publikoj edhe proven, “perveluese” per ju), se c’fare skandali me punuat, mua, ne muajin Tetor 2016, ne Ambasaden shqiptare te Parisit, per te ndihmuar (jo mua shqiptaren tuaj), por Francen dhe Serbine ne kurriz te jetes sime, pra, vetem dy muaj me pare.

Dihet prej meje, (qe nga ajo dite), se ju nuk punoni, per vendin dhe popullin tuaj, por, per interesat Serbe! Edhe per Ramushin dy dite plot heshte dhe vec sharjet e popullit, neper rrjete sociale te detyruan te marresh pozicion dhe kjo eshte edhe “prova gjigande”, qe ne jemi te braktisur prej Shtetit ame.

Prova e zjarrit jemi ne, dy patriotet qe kemi te njenjtin gjak shqiptar, nder deje dhe nuk behemi aq lehte si ti, “miq” me serbin, as Ramush Haradinaj, as un’…!
Turp per ty

Kategori
Uncategorized

Luftë e re nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi. Paralajmërimi i Ish-prokurorit të Hagës

Luftë e re nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi. Paralajmërimi i Ish-prokurorit të Hagës

Nëse Haradinaj nuk lirohet dhe nëse ai vazhdon të mbahet në paraburgim në pritje të procedurave të ekstradimit në Serbi dhe mbase edhe më keq, nëse ai ekstradohet në Serbi për t’u përballur me gjykim atje, efekti në çfarëdo paqeje që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të ndikohet rrënjësisht. Dhe, këtë e di secili”, ka deklaruar Geoffrey Nice.

Ish-prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Geoffrey Nice, i tha Radios Evropa e Lirë se rasti Haradinaj “është më shumë politik” dhe vetëm përmes një “presioni ndërkombëtar mund të lirohet” që , siç tha, “të mos ndikohet paqja që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Geoffrey Nice, ish-prokuror në rastin Milosheviq, tha se është i bindur se Serbia, në kërkesën e saj për ekstradim të Haradinajt, do të paraqesë “akuza thelbësisht të tjera nga ato me të cilat është përballur Haradinaj në Hagë” duke ia “vështirësuar kundërshtimin e tij që të përballet me një gjykim të ri”.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën, në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze, ndërkohë që një Gjykatë në Francë vendosi ta mbajë në paraburgim deri në paraqitjen e kërkesës së Serbisë për ekstradim.

Nice tha se pret që Haradinaj të lirohet shpejt “marrë parasysh të gjitha rreziqet dhe njëkohësisht edhe objektivat që bashkësia ndërkombëtare dëshiron t’i arrijë”.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Nice, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është arrestuar në Francë mbi bazën e një urdhër-arresti të Serbisë. Zoti Haradinaj është liruar nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë për akuzat për krime lufte. A janë vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi obligative për të gjitha shtetet?

Geoffrey Nice: Jo domosdo. Por, shumica e shteteve, mendoj unë, nëse gjejnë se dikush ka qenë i gjykuar në mënyrë të drejtë dhe është i liruar nga akuzat e njëjta, me të cilat mund të përballet në një shtet të caktuar, do ta marrin parasysh atë lirim. Problemi këtu dhe pothuaj gjasat më të mëdha këtu janë se akuzat që Serbia do t’i paraqesë kundër Haradinajt, do të jenë të ndryshme nga ato, me të cilat ai është përballur në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi (ICTY). Ato mund të paraqiten ose të argumentohet se janë një lloj shtese, por jam shumë i sigurt se Serbia do të provojë që të paraqesë gjëra të tjera ose thelbësisht gjëra të tjera nga ato, me të cilat është përballur ai në Hagë. Nëse kështu ndodh, atëherë do të jetë shumë më e vështirë për Haradinajn që të thotë se nuk mund të gjykohet në Serbi. Pavarësisht nga të gjithë këta faktorë, unë s’kam dyshim se Kosova do të bëjë presion mbi Francën që ta lirojë atë ose mbrojtja e Haradinajt do të kundërshtojë ekstradimin nëse Franca nis një proces zyrtar të ekstradimit.

Radio Evropa e Lirë: Por, në çfarë rrethanash një gjykatë nacionale mund të rihapë akuzat ndaj zotit Haradinaj, që është liruar nga Gjykata e Hagës?

Geoffrey Nice: Nuk flitet për hapjen e rastit. Do të jetë, mendoj unë, një përgjigje ndaj kërkesës së Serbisë për ekstradim. Mund ta kem gabim, por unë kështu e kuptoj. Prandaj, nëse shikoni akuzat dhe nëse ato janë të njëjtat me ato që kanë çuar në lirim, unë mendoj se për ligjin francez kjo do të jetë një pengesë që ai të ekstradohet në Serbi. Ka mbase edhe shumë arsye të tjera se pse një proces i ekstradimit, bazuar në ligj, mund të bllokohet nga Haradinaj dhe mbase edhe vetë Kosova në emër të tij. Jam i sigurt se ka shumë hapa për të kaluar, por unë supozoj dhe nuk mund të jem shumë i sigurt përtej kësaj, se bashkësia ndërkombëtare do të bëjë presion të madh mbi Francën, në njërën ose mënyrën tjetër, që t’ia mundësojë Haradinajt të lirohet. Nëse ai nuk lirohet dhe nëse ai vazhdon të mbahet në paraburgim në pritje të procedurave të ekstradimit në Serbi dhe mbase edhe më keq, nëse ai ekstradohet në Serbi për t’u përballur me gjykim atje, efekti në çfarëdo paqeje që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të ndikohet rrënjësisht. Dhe, këtë e di secili.

Radio Evropa e Lirë: Pra, ju thoni se kjo është tani çështje politike?

Geoffrey Nice: Do ta cilësoja si të tillë. Shumë raste të ekstradimit kanë kënde politike në vetvete. Dhe, megjithëse, shtetet duhet të provojnë që të zbatojnë sundimin e ligjit në mënyrë publike, mund të ndjeni prapavijat politike. Dhe, gjithashtu, mund të gjeni edhe shembuj ndonjëherë kur disa shtete duan të dëshmojnë anën e tyre sovrane duke kthyer dikë prapa, p.sh në Kosovë, dhe kështu ka mundur të ndodhë në këtë rast. Prandaj, është e formësuar të jetë shumë e politizuar. Unë personalisht, në këtë moment, pa i parë akuzat që Serbia do t’i paraqesë kundër tij (mund të jenë akuzat për vitet ‘90), do të isha shumë i befasuar nëse Haradinaj nuk lirohet nga Franca shumë shpejt.

Radio Evropa e Lirë: Por, çfarë mund të bëjnë autoritetet e Kosovë në këtë rast, marrë parasysh se Kosova nuk është pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë të sigurisë dhe marrë parasysh se ky është urdhër-arrest i lëshuar nga Serbia përmes Interpolit?

Geoffrey Nice: Mendoj se atë që kanë bërë deri tani është të provojnë ta bindin Francën se Serbia nuk ka më juridiksion mbi ngjarjet që ndodhin në Kosovë dhe kurrë nuk ka pasur dhe do të provojnë të thonë se Serbia nuk ka pasur juridiksion mbi ngjarjet që kanë ndodhur në vitet e ‘90. Unë dyshoj nëse ky argument do të jetë posaçërisht i suksesshëm. Do të isha, gjithashtu, shumë i befasuar nëse Kosova do të vepronte e vetme kur bëhet fjalë për zbatimin e presionit politik. Ka shumë më shumë interesa të evropianëve dhe SHBA-së për të mbajtur tensionet në nivel të ulët. Në kohën kur ka çështje që rrisin tensionet në Bosnjë dhe kur e gjithë pozita e anëtarësimit të Kosovës në OKB është në pritje, mendoj, megjithëse mund të jem në gabim, që këto forca ndërkombëtare do të veprojnë që ta zgjidhin këtë rast sa më shpejt të jetë e mundur, pa rrezikuar që ish-kryeministri i Kosovës të përballet me një gjykim serb, kësaj radhe në territorin e armikut.

Radio Evropa e Lirë: Pra, ju prisni që zoti Haradinaj të lirohet shpejt?

Geoffrey Nice: Është një lloj supozimi, por ky do të jetë parashikimi im. Ka gjithnjë një mundësi të zgjatjes së arrestit shtëpiak, sikur edhe në një rast të një boshnjaku, Ejup Ganiq, si një subjekt i një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia me kërkesë të ekstradimit kur ishte në Londër. Procedurat zgjatën, por ai u lirua dhe urdhër-arresti nuk u zbatua dhe ai nuk u dorëzua në Serbi. Supozoj se krejt kjo mund të përsëritet këtu; një proces i zgjatur sipas ligjit francez. Por, supozimi im është se, marrë parasysh të gjitha rreziqet e tjera dhe të gjitha objektivat e tjera që bashkësia ndërkombëtare dëshiron t’i arrijë, pres që të gjenden rrugë që ai të lirohet shpejt.

Radio Evropa e Lirë: Dhe, më lejoni t’ju pyes; cila është mënyra që të hiqen urdhër-arrestet e lëshuara nga Serbia për qytetarët e Kosovës?

Geoffrey Nice: Ky është një problem i madh dhe unë nuk e di përgjigjen. Natyrisht nuk e dimë se sa urdhër-arreste, përveç këtij, janë ende. Në mungesë të një modeli të përgjithshëm të vendeve të tjera që provojnë të zbatojnë urdhër-arrestet e hapura që përmbajnë krime të dyshuara të individëve në konfliktet e viteve 1990, unë do të thosha se duhet sërish një presion ndërkombëtar mbi Serbinë, e cila synon anëtarësimin në Evropë për dallim nga disa të tjera që duan të dalin nga Evropa, duhet të bëhet presion mbi të që të heqë dorë nga praktika për të arrestuar secilin

Kategori
Uncategorized

Pse dhe si e ndava Mitrovicën.

0
Komandanti i forcave speciale franceze, të cilat kishin hyrë në Kosovë me forcat e NATO-së në qershor të vitit 1999, Zhak Hogar dhe që ka pranuar se ishin trupat franceze ato që e ndanë Mitrovicën në vitin 1999, ka vazhduar me zbulimin e “sekreteve” të tjera gjatë misionit të tij në Kosovë. Ai, duke dalë në mbrojtje të serbëve, ka fajësuar aleatët e Francës për bombardimet e caqeve serbe dhe ndërhyrjen e misionit paqeruajtës ndërkombëtar duke thënë se Franca ishte në anën e serbëve.

Njeriu që, sipas dëshmisë personale, e ka ndarë Kosovën dhe që ka publikuar një libër në Beograd me titull “Evropa vdiq në Prishtinë“, thotë se e kishte kuptuar se “gjatë tërë kohës ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë qenë nën kontrollin e shërbimeve ushtarake të Britanisë dhe Gjermanisë, gjatë operacioneve të ndryshme të sulmeve mbi kolonat e serbëve që po iknin dhe mbi objektet serbe, pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s”.

“Britanikët ishin në bashkëpunim të ngushtë me UÇK-në. Ushtarët e njësitit 20 të SAS, faktikisht ishin të angazhuar në anën e UÇK-së. Ata u kanë ofruar ndihmë logjistike dhe i kanë stërvitur. Këtë e kam zbuluar në raste konkrete në terren”, rrëfen Zhak Hogar.

“Kur pjesëtarët e UÇK-së e sulmuan nga një pritë kolonën me serbët që po iknin, e ly sulm u krye me përkrahjen e britanikëve, e kam thirrur një brigadë serbe që po tërhiqej që të kthehej dhe të ndalte agresionin e shqiptarëve, gjë që edhe e bënë. Kur civilët serbë ikën nga Peja, edhe ata u sulmuan nga ushtarët shqiptarë. E kam ngritur një helikopter, i cili nga ajri me rafale i ka shpërndarë ata. Pak minuta pas aksionit më ka thirrur gjenerali britanik Mejson dhe më ka pyetur se si është e mundur që të jetë shtënë në ushtarët e tij. I jam përgjigjur: ‘Nuk po mund ta besoj se ushtarët tuaj të njësitit special bashkë me ata banditë që po gjuajnë në civilët serbë’. Mejson heshti”, ka thënë Hogar për revistën serbe Ndeljnik, i cili do të mbahet mend si oficeri që ka krijuar vijën ndarëse mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Hogar thtë se si fëmijë nga një familje oficerësh është rritur më rrëfime për heroizmat nga Fronti i Selanikut, ku kishte rënë gjyshi i tij, dhe se gjithmonë e kishin mësuar se Serbia është mik i madh i popullit francez. Prandaj, tregon se para se të shkonte në misionin e NATO-s në vitin 1998, kishte dilemë nëse duhej të mënjanonte detyrën në të cilën do të mund të kishte përballë ushtrinë serbe.

“Kam shkuar që për misionin në Kosovë të bisedoj më babanë tim, sepse gjyshi tashmë ishte i vdekur. Babai im ishte gjeneral në pension dhe po vdiste nga kanceri. Ai më tha: ‘Nëse shkon atje, mos u bëj shumë i ashpër ndaj serbëve’. Më ka thënë edhe: ‘Nuk guxojmë ta vëmë në pikëpyetje të ardhmen, duke harruar të kaluarën tonë’”, ka thënë Hogar.

Ai më tej ka rrëfyer se si në karrierën e tij ushtarake do të mbahet mend mbrojtja e Manastirit të Deviqt, për çka ishte dekoruar nga Kisha Ortodokse Serbe më dekoratën “Sveti Sava”.

Kategori
Uncategorized

Ja kush është ambasadorja e re e Shqipërisë në SHBA Floreta Faber-Luli.

Ja kush është ambasadorja e re e Shqipërisë në SHBA Floreta Faber-Luli
Ja kush është ambasadorja e re e Shqipërisë në SHBA Floreta Faber-Luli

I tillë është serioziteti i Dhomës Amerikane të Tregtisë san ë faqen zyrtare online të saj figuron ende si drejtoreshë ekzekutive emri i ambasadores së Shqipërisë në SHBA! As në faqen zyrtare online të Kuvendit të Shqipërisë, në ndarjen e komisioneve parlamentare, ku publikohen transkriptet e mbledhjeve të komisionit, mungon transkripti i mbledhjes në të cilën komisioni ka dëgjuar zonjën Floreta Faber-Luli. Kjo nuk duket të jetë një harresë, meqënse CV e saj mungon gjithandej ku supozohet që të jetë. Merret vesh, zonja ka turp nga CV e vet.  Karriera e Zonjës Faber (Luli) lidhet me emrin e ish-ambasadorit amerikan në Shqipëri Joseph Limprecht, i cili erdhi në Tiranë në vjeshtën e vitit 1999. Limprecht mbahet mend për atë se vdiq në 2002, në Shqipëri, gjatë një feste në Lurë, në shoqërinë e disa mikeshave të tij shqiptare, të cilat bënin pjesë në një rreth femrash të bukura që ai mblodhi pranë vetes dhe që i shpërblente me privilegje të ndryshme. Qeveria amerikane nuk i pagoi as shpenzimet e funeralit të ambasadorit të saj, Ishte Qeveria e Shqipërisë e kryesuar në atë kohë nga Pandeli Majko që pagoi shpenzimet e arkivolit të Limprecht dhe të transportit të tij në SHBA.

 

Në vitin 2000 Limprecht pati idenë e çuditshme që në Shqipëri të krijohej Dhoma amerikane e Tregtisë, ndonëse në vend nuk kishte asnjë investim amerikan, dhe asnjë biznis të vetëm amerikan serioz. Qëllimi ambasadorit amerikan nuk ishte që të vinin investime ekonomike amerikane në Shqipëri, por që të krijohej një zyrë fiktive por fitimprurëse për mikeshën e tij, Floreta Faber (Luli). Dhe qëkurse u krijua Dhoma Amerikane e Tregtisë në vitin 2000 e deri në vitin 2015, drejtoreshë ekzekutive, ose më saktë pronare e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri ka qenë për 15 vite pa ndërprerje Floreta Faber (Luli). Nga pikëpamja juridike e ashtuquajtura Dhomë Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një OJF (Organizatë Jofitimprurëse) e regjistruar në Gjykatën e Tiranës. Ajo nuk ka asnjë funksion si Dhomë Tregtie për arsyen e thjeshtë se në Shqipëri nuk ka asnjë biznis serioz të mirëfilltë amerikan. Anëtarë të Dhomës së Tregtisë janë në një masë të madhe shqiptarë me shtetësi amerikane, që kanë ndonjë veprimtari biznisi qoftë edhe modeste, si një restorant, një servis automjetesh, një parukeri etj. Në Dhomën Amerikane të Tregtisë nuk mungon dhe ndonjë ndonjë aventurier amerikan, me emër anglosakson, që endet në Ballkan kinse si investitor, si Mark Crawford.

 

I vetmi biznis i vërtetë amerikan në Shqipëri, anëtar i Dhomës Amerikane të Tregtisë është AAEF (Albanian-American Enterprise Fund), ose Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve. Ky është një fondacion ekonomik i krijuar dhe i financuar nga Qeveria Amerikane që në vitin 1996 me një kapital fillestar prej 30 milion dollarë të dhënë nga USAID, pra nga shteti amerikan. Qëllimi i shpallur i fondacionit ishte që të investonte këtë shumë në biznise të ndryshme në Shqipëri ku do të hynte si aksioner, dhe pastaj fitimet që do të nxirrte do t’ i riinvestonte në Shqipëri kinse për të ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë së tregut të lirë në vend. Kjo do të thoshte se AAEF ishte një subjekt i privilegjuar nga pikëpamja fiskale, që praktikisht ishte i çliruar nga detyrimi për t’ i paguar taksa shtetit shqiptar.

 

Ndonëse AAEF ishte në thelb një organizatë ekonomike shtetërore amerikane, ai kishte në bordin e vet biznismenë privatë, që emëroheshin nga Presidenti i SHBA. Fondi ishte në fakt një mënyrë për të shpërblyer Presidenti Clinton disa njerëz të cilët e kishin mbështetur atë në fushatën zgjedhore. Duke qenë se pas tij qëndronte shteti amerikan, Fondi pati një trajtim të privilegjuar në Shqipëri, që nga sigurimi i licencës për një bankë, te marrja e koncesioneve të leverdisshme, me fitim të sigurt, të lartë. Kështu fondi ishte partner në koncesionin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë, në koncesionin që iu dha kompanisë “Aleat” për pajisjen e qytetarëve shqiptarë me pasaporta dhe letërnjoftimi, shfrytëzimi i burimeve të mermerit, shërbimet doganore. Gjithashtu AAEF ka fituar të drejtën për biznise të privilegjuara siç është krijimi i një fondi pensionesh në Shqipëri, në ndërtimin e lagjeve rezidenciale dhe të qendrave tregtare etj.

 

Kur AAEF u mbyll në 2009, nga kapitali fillestar prej 30 milion dollarë qe nxjerrë një fitim prej 567 %, ose 170 milion dollarë. Përveç këtij, nga shitja e Bankës Amerikane të Shqiptare, për të cilën Fondit iu dha një licencë nga qeveria shqiptare, u përfituan 156.9 milion dollarë, kur kjo bankë kishte asete në vlerën 42 milion dollarë, edhe këto të siguruara nga veprimtaria e Fondit në Shqipëri. Pra, nga 30 milion dollarë që ishte investimi fillestar, Fondi fitoi mbi 326 milion dollarë, ose rreth njëmbëdhjetë herë më shumë se kapitali fillestar. Dhe këto janë vetëm shifrat që ka publikuar vetë Fondi. Gjithsesi, shifrat e vërteta duhet të jenë më të larta. Në 2009 AAEF u zëvendësua nga Albanian-American Development Fund, i cili është një evazor i madh fiskal legal në Shqipëri. AAEF nuk mund të konsiderohet një investim amerikan në Shqipëri por një expedient amerikan në Shqipëri i llojit neokolonialist, për të thithur para nga ekonomia shqiptare, në mënyrë abuzive.

Njëjtë edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, e cila nuk supozohet që të jetë një biznis, është megjithatë një biznis i këtij lloji. Zonja Faber-Luli është treguar shumë e shkathët për të krijuar një anëtarësi fiktive në Dhomën Amerikane të Tregtisë të disa qindra bizniseve shqiptarë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me SHBA, dhe që me Dhomën Amerikane të Tregtisë i lidh vetëm nevoja për të marrë viza amerikane për vete ose për të afërmit e tyre. Port ë gjithë këta njerëz paguajnë një kuotë anëtarësie, që arrin një shumë jot ë vogël përgjithshme vjetore. Një nga veprimtaritë kryesore fitimprurëse të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, qëkurse ajo është krijuar ka qenë trafiku i vizave amerikane. Në Dhomën Amerikane të Tregtisë ka funksionuar edhe një linjë e shitjes së shtetësisë amerikane, për ata që paguajnë për këtë gjë. Kuptohet zyrtarët e Dhomës Amerikane e Tregtisë të ardhurat e këtij lloji i ndajnë me zyrtarët e Ambasadës Amerikane të cilët ua sigurojnë vizat. Shumë kriminelë të cilët duan të shkojnë në SHBA krijojnë biznise fiktive me para të pista, pastaj anëtarësohen në Dhomën Amerikane të Tregtisë, paguajnë pa problem kuotën e anëtarësimit dhe madje paguajnë edhe për të blerë viza si dhe leje qëndrimi në SHBA.

Një nga bëmat më skandaloze të drejtoreshës së Dhomës Amerikane të Tregtisë është se u ka marrë shumë piktura dhe vepra të tjera arti piktorëve dhe koleksionistëve shqiptarë, të cilëve u ka thënë se do t’ ua shesë në SHBA, por më pas ata nuk kanë parë as paratë dhe as veprat e tyre. Nuk dihet nëse këto llogari zonja do t’ i shlyejë tani që u bë ambasadore.

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka një emër fiktiv që peshon në opinionin publik dhe qeveritë e politikanët në Shqipëri janë të dëshiruar që ta përdorin këtë, për të krijuar përshtypjen e rreme se në Shqipëri kanë ardhur investime ekonomike amerikane çka kërkohet të paraqitet si meritë e qeveritarëve të rradhës. Pra Dhoma Amerikane e Tregtisë është një instrument i mirë për publicitet. Kjo bën që ata të cilët kontrollojnë Dhomën Amerikane të Tregtisë të kenë ndikim te qeveritë shqiptare, çka u mundëson këtyre personave që të sigurojnë të ardhura nëpërmjet projekteve fiktive për zhvillim ekonomik. Dhoma Amerikane e Tregtisë gjithashtu funksionon si një OJF e cila përfiton nga grantet financiare që jep qeveria amerikane në Shqipëri, për projekte të ndryshme të llojit kërkimor për ekonominë shqiptare, që në fakt nuk janë veçse mënyra për të kanalizuar këto para në xhepat e njerëzve që i ndajnë ato me zyrtarët e ambasadës amerikane.

 

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka një bord, president i të cilit është Mark Crawford. Ky është një mashtrues ndërkombëtar, i cili endet prej 20 viteve në Ballkan, sidomos në Mal të Zi dhe në Shqipëri. Ai shfaqet edhe në intervista në televizion dhe në gazeta me hijen e rëndë të Presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri dhe të biznismenti amerikan që ka investuar në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkan. Z. Crawford ka punuar për pesë vite në Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, në 1996-2001, si asistent i drejtorit e më pas si administrator. Në vitin 2001 ai mori paralelisht dy detyra në Serbi dhe në Malin e Zi, përkatësisht në Novi Sad dhe Podgoricë. Në 2001 ai u bë kryetar i Bordit të bankës Opportunity Stedonica me qendër të Novi Sad, Serbi, dhe drejtor financiar i bankës Opportunity, me qendër në Podgoricë. Këto sihin dy banka të krijuara me asistencën dhe financimin e një projekti të USAID, pra projekt qeveritar amerikan. Detyrën në Serbi e mbajti deri në 2007, atë në Malin e Zi deri në 2008. Në të njëjtën kohë, z. Crawford vazhdonte të ishte kryetari i bordit të Organizatës “Partneri Shqiptar në Mikrokredi” në Tiranë, ku ai kishte qenë bashkëthemelues në vitin 1998.

 

Në vitin 2007 z. Crawford u bë bashkëthemelues i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Malin e Zi, dhe shërbeu si president i parë i bordit të kësaj dhome, në vitet 2007-2009. Në të njëjtën kohë vazhdonte të ishte dhe drejtori i Oportunity Bank në kryeqytetin e Malit të Zi. Në vitin 2008 u shpall bankieri i vitit në Malin e Zi, një mirënjohje kjo e palakmueshme. Që nga viti 2011 është kryetar i bordit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. Ky është reputacioni i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, që kryetar i bordit të saj është ish-kryetari i bordit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Malin e Zi, një shteti që u bë i pavarur në 2006. Aktiviteti kryesor publik i z. Crawford në Malin e Zi, ku kishte si mik personal sundimtarin çerekshekullor të vendit z. Milo Gjukanovic, ishte se dilte në media për të krijuar përshtypjen se në vend po vinin investime amerikane. Aktiviteti kryesor jopublik ishte pastrimi i parave të Milo Gjukanoviçit, të fituara nga kontrabanda dhe burime të tjera të kundërligjshme.

Shkollimi i z. Crawford është pak të thuash që është i dyshimtë. Ai është lektor i jashtëm në Universitetin Publik të Tiranës, por nuk ka paraqitur kurrë atje diploma shkollore për të mbështetur CV e tij. Është marrë e mirëqenë që një njeri si ai ka grada shkencore. Z. Crawford pretendon se ka kryer studimet bachelor në Universitetin e Miamit në Ohio në 1993. Por sipas një CV-je të tij, në 1992 ai ka qenë lektor në Institutin e Hunanit në Kinë, sipas një projekti të përbashkët të sponsoruar nga Qeveria Amerikane. Gjithashtu pretendon se ka dhe një gradë shkencore të marrë në University College London (SSEES). Dhe që nga ai vit, pa asnjë përvojë pune, ai erdhi në Ballkan si ekspert i paguar nga qeveria amerikane. Ndonëse Mark Crawford shfaqet në mediumet shqiptare si një ekspert i madh ndërkombëtar, ai nuk ka veçse dy botime shkencore në CV-në e tij, një në gazetën e Albert Rakipit “Tirana Times” në Tiranë, dhe dy të tjera në dy gazeta në Malin e Zi, në gazetën e përditshme “Dan” dhe në atë “Crnagora Ekonomist”.

 

Z. Crawford ka bërë edhe një “investimi” personal në biznis në Shqipëri që është një zyrë fiktive konsulence financiare e quajtur International Securities Brokerage, të cilën ai e krijoi në 2011. Sot me këtë titull ai është kryetar i bordit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. International Securities Brokerage në fakt është një zyrë që ka si veprimtari kryesore investimin e parave të pista në fondet e investimeve që gjenden në off-shores nëpër botë. Meqënse z. Crawford del jo rrallë në televizionet shqiptare, kur ta shikoni herën tjetër të flasë për investime amerikane në Shqipëri apo për performancën e ekonomisë shqiptare duhet të keni parasysh se ai është një mashtrues ndërkombëtar dhe mos i besoni asnjë fjalë.

Përveç z. Crawford në bord janë pothuajse të gjithë shqiptarë Genti Daçi, nëndrejtori i një kompanie interneti Genc Likoskendaj, pronari i një dyqani kompjuterash, Alketa Uruçi (thesartare), Adrian Shehu, Aleksandër Sarapuli (nëpëunës shqiptar i AAEF), Elton Çollaku, Avni Ponari, Loreta Peçi, dhe vetë Floreta. Një amerikane është Julia Janecko e cila përfaqëson Fondacionin “Abraham Lincoln” që nuk është një biznis. Është edhe z. Peter Clavelle i cili punon për kompaninë e njohur ndërkombëtarisht Tetra Tech ARD, por kjo kompani nuk ka bërë asnjë investim në Shqipëri. Thjesht Marku dhe floreta e kanë blerë emrin z. Clavelle për të rritur reputacionin e bordit të tyre të mjerueshëm.

 

Kur njerëzit e shohin në televizor zonjën Faber-Luli, të prezantohet dhe flasë si drejtoreshë të Dhomës Amerikane të Tregtisë, mendojnë se ajo është përfaqësuese e ndonjë biznisi të rëndësishëm amerikan në Shqipëri. Në të vërtetë nuk është kështu. I vetmi biznis i mirëfilltë i zonjës është vetë Dhoma Amerikane e Tregtisë, si OJF fitimprurëse. Kur zonja Faber-Luli u bë drejtoreshë e Dhomës Amerikane të Tregtisë, e vetmja gjë që e kualifikonte për këtë detyrë, veç miqësisë me ambasadorin amerikan të kohës, ishte se zonja kishte një pasaportë amerikane, të cilën e kishte fituar nga martesa e saj me një shtetas amerikan. Burri i saj Edmond Faber kishte marrë shtetësinë amerikane se gjyshi i tij kishte qenë emigrant në SHBA.

Në kohën e diktaturës komuniste familja Faber ishte zotëruese e një testamenti për një pasuri të madhe në SHBA. Shteti komunist ishte i interesuar që ta merrte këtë pasuri, prandaj bëri një marrëveshje me familjen “Faber”, që jetonte në Shqipëri. Sipas marrëveshjes, familja “Faber” veç parave që do të merrte me kursin në të cilin shkëmbehej dollari në Shqipëri, fitoi dhe të drejtën që të ndërtonte një shtëpi në qytetin e Tiranës, çka ishte një privilegj unik në atë kohë, kur ndërtimi i banesave private në qytete nuk lejohej më. Në këtë shtëpi familja Faber banon edhe sot e kësaj dite. Një tjetër kërkesë, më modeste e familjes Faber ishte që djali i saj Edmondi, i cili më pas u bë burri i Floretës, të merrte një të drejtë studimi për mjek, që iu dha atij në 1980. Por nuk duhet menduar se pasuria e dikurshme e familjes së burrit ka ndikuar në karrierën e Floretës. Nga pasuria familja mori një shumë të madhe në lekë, të depozituar në bankë, që për Shqipërinë komuniste të kohës ishte mjaft e madhe, por ajo që kishte mbetur në 1991 pas shpenzimeve të familjes, kishte vlerë të vogël. Prandaj burri i Floretës u detyrua që të emigronte në vitet nëntëdhjetë dhe shkoi të punojë si mjek në disa vende arabe të Afrikës Veriore, kryesisht në Libi, nga ku u kthye në 1996. Sot ai është kardiolog në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Floreta është gruaja e dytë e tij.

 

Mbiemri “Faber” u ka bërë përshtypje shumë njerëzve kur u emërua ambasadorja. Origjina e këtij mbiemri shkon deri te një familje hugenote (protestante), e cila u arratis nga Franca në kohën e persekutimeve ndaj hugenotëve në fund të shekullit XVII. Familja Faber para se të merrte fenë protestante ishte hebreje. Njerëzit e kësaj familjeje u shpërndanë nëpër Europë, dhe disa prej tyre më pas erdhën në Voskopojë, ku morën fenë e krishterë ortodokse. Pas shkatërrimit të këtij qyteti u vendosën në Korçë. Faberët e Tiranës i përkasin kësaj dege. Qëkurse Floreta mori mbiemrin Faber ajo ka marrëdhënie të shkëlqyera me Fondacionin “Soros” në Tiranë.

 

Por mbiemri “Faber”, duket se e ka ndihmuar shumë Floretën në karrierën e saj, në marrëdhëniet me të huajt, pasi i dha shkathtësisë së saj personale, një përparësi që nuk e kishte aspak me mbiemrin “Luli”. Zonja Faber-Luli nuk ka të bëjë me Ded Gjon Lulin, se ajo është nga një familje muslimane e babai i saj quhet Asim. Para se të bëhej drejtoreshë e Dhomës Amerikane të Tregtisë Floreta punoi për disa vite në degën që krijoi në Shqipëri kompania e njohur ndërkombëtare e auditimit Deloite & Touche, e cila erdhi në Shqipëri e kontratuar nga qeveria socialiste në 1997 për të bërë transparencën e kompanive piramidale financiare. Në fakt ajo që bëri Deloite & Touche ishte se thjesht i shiti emrin qeverisë shqiptare, duke marrë në punë “ekspertë” shqiptarë, të cilët nuk bënë auditim të pavarur, por e bënë punën ashtu si donte qeveria shqiptare e kohës. Një nga “ekspertet” e punësuar nga Deloite & Touche në Shqipëri në 1997 ishte dhe Floreta e cila në atë kohë ishte 29 vjeç dhe pa asnjë përvojë pune në auditin financiar.

 

Zonja Faber-Luli nuk duhet të jetë ambasadore e Shqipërisë në SHBA, pikësëpari se ajo është shtetase amerikane dhe si e tillë ka bërë një betim zyrtar, se nuk do t’ u bindet ligjeve të asnjë shteti tjetër të botës, veç atyre të SHBA. Një betim i tillë është detyrim për çdo njeri që bëhet qytetar i SHBA. Zonja Faber-Luli pra është betuar që të mos u bindet ligjeve të shtetit shqiptar të cilin supozohet ta përfaqësojë si ambasadore në SHBA. Deri më tash nuk është thënë se z. Faber-Luli ka hequr dorë nga shtetësia amerikane, gjë që ka detyrim ta bëjë para se të marrë detyrën e përfaqësueses diplomatike të Shqipërisë në SHBA.

Por zonja Faber-Luli nuk duhet të jetë ambasadore e Shqipërisë në SHBA edhe për faktin se e gjithë karriera e saj përmban disa nga gjërat më të këqija që kanë ndodhur në marrëdhëniet amerikano-shqiptare, nga ana amerikane., dhe që i kam përshkruar më lart. Zonja Faber-Luli nuk po shkon si ambasadore e Shqipërisë në SHBA thjesht si kushërirë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati (Floreta ka lindur në qytetin e Shkodrës nga ku e ka origjinën ministri), por kryesisht për shkak të mbiemrit të saj nga burri që i ka shërbyer në kombinim me hijeshinë e saj të dikurshme për të bërë një karrierë bizarre.

Në 15 vite që zonja Faber-Luli drejtoi Dhomën Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, ajo mbrojti me pasion vetëm një “investim” amerikan në Shqipëri që ishte sjellja e armëve kimike siriane në Shqipëri. Në 15 nëntor 2013, kur Kryeministri Rama u detyrua të tërhiqej nga vendimi i tij për sjelljen e armëve kimike siriane në Shqipëri, zonja Faber-Luli vendosi këtë status në profilin e saj në Facebook: “A thua kështu i humbet Shqipëria shanset historike…” Në përgjigjen e saj për një komentues, ajo thoshte: “Vendimi i marrë duket se na le jashtë historisë.”

 

Nuk është ironi e vogël që drejtoresha e parë dhe e vetme deri më sot e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, shpallte si shans historik për të përfituar ekonomikisht Shqipëria nga marrëdhëniet me SHBA, kërkesën amerikane që armët kimike siriane të silleshin për t’ u demontuar në Shqipëri.

Emërimi i zonjës “Faber-Luli” si ambasadore në SHBA “koincidon” me vendimin që ka marrë Qeveria “Rama” për të shpenzuar një shumë të madhe parash për të bërë riparime në ndërtesën e ambasadës. Pra, për zonjën Faber-Luli po çelet një fond i madh financiar me të shkuar ajo në Washington.

 

Me vajtjen e zonjës Faber-Luli si ambasadore në Washington përmbushet edhe një lloj cikli. Në vitin 1999 në Shqipëri erdhi një ambasador amerikan, z. Limprecht, i cili në vitin 2000 e bëri Floretën drejtoreshë-pronare të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. Pasi e mbajti për 15 vite këtë detyrë, Floreta shkoi tani ambasadore në SHBA, vendin nga erdhi Limprecht. Nuk duhet të çuditemi nëse varri i Limprecht do të jetë vendqëndrimi i saj i parë në SHBA si ambasadore. Nuk duket e besueshme që Edi Rama ta ketë emëruar zonjën Faber-Luli si ambasadore në SHBA në kujtim të mikut të tij të ndjerë Limprecht, të cilin e quante Babë Lymi (si Babë Myslim Peza), se e mbështeti aq shumë Edi Ramën sa shkoi me të dhe e kaloi natën pranë zjarrit partizan në festën e Pezës në vitin 2000, gjatë fushatës për zgjedhjet vendore, ku Edi Rama ishte kandidat për Bashkinë e Tiranës. Ndonëse Floreta ka qenë që atëherë në stafin e Edi Ramës, të tjera lidhje u krijuan më pas. Floreta po shkon në SHBA si njeriu i besuar i Edi Ramës, për të investuar atje për llogari të tij paratë që ai fiton në Shqipëri si Kryeministër.

 

Emërimi i Floreta Faber-Luli si ambasadore nga Edi Rama është në linjë me praktikën e Edi Ramës që të emërojë në detyra të larta femra veriore, të cilat kanë një lidhje jugore-ortodokse nga nëna ose burri. Ministrja e Mbrojtje Mimi Kodheli e ka nënën nga Skrapari, Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Eglantina Gjermeni, nga Kruja, e ka burrin ortodoks. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla nga Mirdita, e ka burrin ortodoks. Sigurisht që nuk ka asgjë të keqe se përse këto zonja kanë një origjinë të tillë, por kur ka një praktikë që përzgjedhja për poste bëhet mbi bazën e një kriteri të tillë, këtu ka diçka shumë të keqe./Kastriot Myftaraj

Kategori
Uncategorized

Emrat e 157 ish pjestarëve të UÇK’së, që kërkon Sërbia në Interpol.

...

Serbia ka lëshuar rreth 170 fletarreste përmes Interpolit për ish pjestarët e UÇK’së. Në bazë të një fletëarresti të tillë është arrestuar së fundmi edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.


Më poshtë janë emrat e 157 ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët mund të përballen me fletë arrestet e Beogradit nëpër vendet ku udhëtojnë, shkruan gazetametro.net.

Në këtë listë ka edhe persona që tashmë kanë vdekur, siç është rasti edhe me Tahir Zemajn.

Lista e ish ushtarëve te UÇK`së, për të cilët qeveria serbe ka lëshuar fletarrest:

1-Hajdin Abazi-i njohur me nofken “LUMI” i lindur në Gjilan me 30.04.1959

 

2-Ekrem Avdija-me nofkën ABUS AKEJ i lindur me 18.07.1971, në Mitrovicë.

 

3-Alush Sokol Agushi i njohur me nofkën Magjupi – i lindur më 20.o6.1959 në Drenoc të Klinës.

 

4-Rasim Agushi – i lindur më 17 07 1962 në Drenoc të Klinës.

 

5-Nazmi Ajeti – i lindur më 22 04 1972 në Podujevë.

 

6-Hysni Izet Ahmeti, i lindur në Shupkovc të Mitrovicës.

 

7-Abdullah Babalija, i lindur më 22 05 1967 në Gjakovë.

 

8-Masar Bakija, i lindur më 18.02.1953 në Gjakovë.

 

9-Idriz Balaj, i lindur më 08 08 1952 në Gllarevë te Klinës.

 

10-Afrim Basha, i lindur më 1971 të Therandës.

 

11-Sokol Bashota i lindur më 07 03 1966 në Klinë.

 

12-Bajram Bega i lindur më 08 04 1966 në Jezerc të Ferizajt.

 

13-Xhemajl Bejta i lindur më 17 02 1945 në Klinë të Mesme.

 

14-Avni Berisha “TARKAN” i lindur më 13 08 1974 në Konushec të Podujevës.

 

15-Rrustem Berisha, i lindur më 18 07 1955 në Krushevc të Klinës.

 

16-Shefik Beqiri, i lindur më 13 08 1960 në Dardanë.

 

17-Lah Brahimaj “MAGJUPI” i lindur më 21 01 1970 në Jabllanicë të Gjakovës.

 

18-Ramë BUJA, i lindur më 05 12 1958 në Lipjan.

 

19-Shukri Buja, 27 08 1966, Lipjan.

 

20-Jahë Salih Bushati, i lindur më 25 02 1972 në Gërgoc të Gjakovës.

 

21-Jusuf Velija, i lindur më 26 07 1957 në Prishtinë.

 

22-Azem Veseli, i lindur më 08 03 1964 në Pejë.

 

23-Kadri Veseli i lindur më 31 05 1967 në Mitrovicë.

 

24-Rexhep Veseli i lindur më 06 08 1970 në Gjilan.

 

25-Sali Veseli, i lindur më 23 07 1953 në Smolicë të Gjakovës.

 

26-Skender Maksut Veseli, i lindur më 16 04 1971 në Gjilan.

 

27-Besim Vokshi, i lindur më 23 04 1955 në Gjakovë.

 

28-Latif Gashi, i lindur më 12 09 1961 në Podujevë.

 

29-Fahrudin Gashi i lindur më 08 12 1969 në Shtime.

 

30-Jetullah Geci, i lindur më 17 02 1954 në LLaushë të Skenderajt.

 

31-Sabit Geci, i lindur më 20 98 1958 në Llaushë të Skenderajt.

 

32-Gani Geci, i lindur më 20 01 1960 në Llaushë të Skenderajt.

 

33-Adem Grabovci, i lindur më 09 04 1960 në Istog.

 

34-Jahir Demaku, i lindur më 06 06 1971 në Obrij të Skenderajt.

 

35-Milazim Derguti, i lindur më 08 10 1969 në Ferizaj.

 

36-Jetullah Dibrani, i lindur më 21 12 1953 në Mitrovicë.

 

37-Sokol Dobruna, i lindur më 22 03 1940 në Gjakovë.

 

38-Shaban Dragah, i lindur më 16 04 1958 në Skenderaj.

 

39-Florim Ejupi, i lindur më 15 06 1978 në Sekiraqë të Podujevës.

 

40-Agim Elshani, i lindur më 21 03 1963 në Pejë.

 

41-Xhabir Zharku “QORRI” i lindur më 1962 në Kaqanik.

 

42-Driton Shemsi Zhjeqi, i lindur më 01 01 1965 në Podujevë.

 

43-Tahir ZEMAJ, i lindur më 38 12 1958 në Strellc të Epërm të Pejës.

 

44-Genc Zogaj, i lindur më 10 09 1978 në Malishevë.

 

45-Bislim Zyrapi, i lindur më 09 07 1962 në Studençan të Therandës.

 

46- Nuredin Ibishi, i lindur më 04 12 1956 në Podujevë.

 

47-Imri Iljazi, i lindur më 26 01 1963 në Ferizaj.

 

48-Gani Imeri, i lindur më 12 10 1967 në Vushtrri.

 

49-Eljasah Imeri, i lindur më 10 07 1971 në Gjilan.

 

50-Bexhet Imishti, i lindur më 06 08 1958 në Dubravë të Kaqanikut.

 

51-Ahmet Isufi, i lindur më 01 10 1961 në Dardanë.

 

52-Lirim Jakupi “NACISTI” i lindur më 01 08 1979 në Bujanoc.

 

53-Januz Januzaj, i lindur më 01 01 1958 në Istog.

 

54-Bashkim Jashari, i lindur më 15 11 1977 në Prekaz të Ulët të Skenderajt.

 

55-Musa Jashari i indur më 04 06 1970 në Prekaz të Ulët të Skenderajt.

 

56-Rifat Jashari, i lindur më 01 12 1946 në Prekaz të Ulët të Skenderajt.

 

57-Sahit Jashari, i lindur më 09 02 1965 në Prekaz të Ulët të Skenderajt.

 

58-Naim Kadriu i lindur më 06 06 1974 në Turicec të Podujevës.

 

59-Gyner Kamberi, i lindur më 03 01 1975 në Viti.

 

60-Ajvaz Karpuzi, i lindur më 21 05 1956 në Lipjan.

 

61-Ajet Kastrati, nga Drenica.

 

62-Kadri Kastrati, i lindur më 15 03 1960 në Podujevë.

 

63-Mensur Kasumi, i lindur më 25 06 1966 në Vushtrri.

 

64-Naser Kelmendi, i lindur më 15 02 1957 në Pejë.

 

65-Hysni Kilaj, i lindur më 19 12 1963 në Rahovec.

 

66-Anton Kitaj, i lindur më 20 04 1978 në Klinë.

 

67-Fadil Kodra, i lindur më 19 11 1965 në P. të Ulët të Skenderajt.

 

68-Arif Krasniqi, i lindur më 09 04 1971 në Sibovc të Kastriotit.

 

69-Gani Krasniqi i lindur më 23 11 1950 në Klinë.

 

70-Xhemshit Krasniqi, i lindur më 12 12 1963 në Prizren.

 

71-Emin Krasniqi, i lindur më 15 07 1957 në Dardanë.

 

72-Jakup Krasniqi, i lindur më 01 01 1951 në Gllogoc.

 

73-Skender Krasniqi, i lindur më 29 01 1959 në Rahovec.

 

74-Bajram Kryeziu, i lindur më 30 01 1955 në Dardanë.

 

75-Mazllum Kumnova, i lindur më 17 03 1946 në Gjakovë.

 

76-Mirsad Kurteshi, i lindur më 01 07 1975 në Prishtinë.

 

77-Agim Kuqi, i lindur më 07 10 1963 në Therandë.

 

78-Ramiz Lladrovci, i lindur më 03 01 1966 në Gllogovc.

 

79-Fatmir Limaj “CELIKU” i lindur më 04 02 1971 në Bajë të Malishevës.

 

80-Ekrem LLUKA, i lindur më 11 10 1959 në Pejë.

 

81-Isa Latifi, i lindur më 25 08 1964 në Podujevë.

 

82-Muhamet Latifi, i lindur më 26 05 1955 në Podujevë.

 

83-Lulëzim Leci, i lindur më 23 02 1974 në Dardanë.

 

84-Afrim Lulaj, i lindur më 12 09 1974 në Gjakovë.

 

85-Nuredin Lushtaku, i lindur më 27 02 1967 në P. të Ulët të Skenderajt.

 

86-Sami Lushtaku, i lindur më 20 02 1961 në P. të Ulët të Skenderajit.

 

87-Enver Mavriqi, i lindur më 23 01 1961 në Dardanë.

 

88-Naim Maloku, i lindur më 17 02 1958 në Pejë.

 

89-Faton Mehmetaj, i lindur më 24 01 1963 në Deçan.

 

90-Nazif Mehmeti, i lindur më 20 09 1961 në Shajkovc të Podujevës.

 

91-Fadil Mujota, i lindur më 17 07 1969 në Shtime.

 

92-Shefqet Musliu, i lindur më 12 02 1963 në Koncul të Bujanocit.

 

93-Isak Musliu, i lindur më 31 10 1970 në Recak të Shtimes.

 

94-Rrustem Mustafa “REMI”I lindur më 27 02 19771 në Podujevë.

 

95-Salih Mustafa, i lindur më 01 01 1972 në Prishtinë.

 

96-Arif Mucolli, i lindur më 15 05 1952 në Podujevë.

 

97-Maliq NDRECAJ, ”MALA” i lindur në Therandë.

 

98-Selamij Neziri i lindur më 05 07 1972 në Viti.

 

99-Jakup Nura, i lindur më 13 02 1966 në Skenderaj.

 

100-Enver Oruci, i lindur më 06 12 1962 në Rrezall të Skenderajit.

 

101-Xhimshit Osmani, i lindur në 02 05 1951 në Viti.

 

102-Nebih PRENIQI, i lindur më 26 08 1975 në Hade të Kastriotit.

 

103-Rrahman Rama, i lindur më 23 11 1970 në Vushtrri.

 

104-Ilmi Ramosholi, i lindur më 10 05 1964 në Ferizaj.

 

105-Elmi Recica, i lindur më 06 10 1961 në Ferizaj.

 

106-Ekrem Rexha “DRINI”, i lindur më 14 08 1961 në Prizren.

 

107-Bedri Rexhaj, i lindur më 03 04 1962 në Shtime.

 

108-Ismet Sadiku, i lindur më 23 04 1941 në Ferizaj.

 

109-Ruzhdi Serameti, i lindur më 19 07 1950 në Prizë eren

 

110-Rexhep Selimi, i lindur më 15 03 1971 në Skenderaj.

 

111-Sulejman Selimi”SULLTANI”, i lindur më 25 09 1970 në Skenderaj.

 

112-Abedin Sakajeva, i lindur më 26 02 1958 në Fushë Kosovë .

 

113-Fatmir Sopi, i lindur më 13 04 1961 në Prishtinë .

 

114-Azem Syla”DAJA I MADH”, i lindur më 04 05 1951 në Gllogoc.

 

115-Shemsi Syla,i lindur më 01 07 1957 në Bresalc te Gjilanit.

 

116-Fadil Suleviq, i lindur më 19 10 1965 në Medvegjë .

 

117-Emrush Suma, i lindur më 27 05 1974 në Dimcë të Hani Elezit.

 

118-Rufki Suma, i lindur më 15 04 1968 në Dimcë të H.Elezit.

 

119-Ismet Tara, i lindur më 08 06 1963 në Rahovec.

 

120-Gani Thaqi, i lindur më 01 01 1958 në Skender

 

121-Hashim Thaqi ”GJARPRI”, i lindur më 24 04 1969 në Brojë të Skenderajit.

 

122-Ahmet Qeriqi, i lindur më 26 12 1946 në Lipjan.

 

123-Ramiz Qeriqi, i lindur më 15 04 1962 në Lipjan.

 

124-Sami Ukshini”SOKOLI”, i lindur më 15 10 1967 në Morinë të Gjakovë es.

 

125-Avni Feta, i lindur më 15 11 1974 në Podujevë .

 

126-Adem Hagjocaj, nga Decani.

 

127-Abit Haziraj, i lindur më 26 06 1956 në Llaushë të Skenderajit.

 

128-Sabit Halitjaha, i lindur më 07 06 1955 në Mushtisht të Therandë es.

 

129-Xhavit Haliti”ZEKA”, i lindur më 08 03 1956 në Pejë .

 

130-Bujar Haradinaj, i lindur më 15 07 1976 në Gllogjan të Decanit.

 

132-Daut Haradinaj, i lindur më 06 04 1978 në Gllogjan të Decanit.

 

133-Ramush Haradinaj, i lindur më 03 07 1968 në Gllogjan të Decanit.

 

134-Nait Hasani, i lindur më 15 01 1965 në Prizren.

 

135-Safet Hasani, i lindur 23 04 1970 në Podujevë .

 

136-Xhavit Hasani, i lindur më 10 03 1957 në Tanushe të Shkupit.

 

137-Zeqir Haxhija, i lindur më 16 04 1972 në Gjakovë .

 

138-Gzim Haxhimusa, i lindur më 21 02 1968 në Ferizaj

 

139-Hekuran Hoda, i lindur më 18 02 1965 në Gjakovë .

 

140-Fatmir Humolli, i lindur më 11 04 1965 në Lupc të Ulë t të Podujevë s.

 

141-Sabajdin Cena, i lindur më 13 03 1953 në Rahovec

 

142-Agim CEKU, i lindur më 29 10 1960 në Qyshk të Pejë s.

 

143-Et,hem Ceku, i lindur më 01 10 1962 në Pejë .

 

144-Muharrem Cerkezi, i lindur më 09 07 1979 në Prishtinë .

 

145-Emrush Xhemajli, i lindur më 01 05 1959 në Ferizaj.

 

146-Idriz Shabani, i lindur më 01 12 1958 në Podujevë .

 

147-Besnik Shala, i lindur më 31 05 1974 në Pejë .

 

148-Shaban Bekë Shala, i lindur më 15 05 1961 në Pejë .

 

149-Shaban Veli Shala, i lindur më 01 12 1958 në Gllogoc.

 

150-Naser Shatri, i lindur më 23 09 1957 në Istog.

 

151-Xhafer Shatri, i lindur më 10 11 1949 në Istog.

 

152-Mustafa Shaqiri, i lindur më 25 03 1967 në Rahovicë të Preshevë s.

 

153-Shaqir Shaqiri, i lindur më 01 09 1964 në Preshevë .

 

154-Adem Shehu.

 

155-Elbasan Shoshaj, i lindur më 12 12 1963 Prishtinë .

 

156-Bekim Shyti, i lindur më 01 05 1976 në Vushtrri.

 

157-Met Shyti, i lindur në 03 19 1944 në Vushtrri.

Kategori
Uncategorized

Ku i kemi armët Kolonel!? apo..(në mos keni armë gjeni, ja rrëmbeni atij qeni)

Kolonel Dritan Demiraj, i cili ka mbi vete mbi 10 misione në Afganistan, disa libra të shkruara nga ana e tij, tashmë në detyrë të trajnuesit kundër terrorizmit në SHBA, ka bërë thirrje për protesta të forta për lirimin e Ramush Haradinajt dhe për ndërprerjen e marëdhënieve diplomatike me Serbinë deri në lirimin e tij. Në të kundërt ai thotë se nëse Franca e ekstradon Haradinajn në Serbi, atëhere kjo do të thotë akt lufte me shqiptarët, shkruan Demiraj në “Facebook”.
Kolonel Dritan Demiraj, ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, aq sa njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor. Ky është kolonel Dritan Demiraj, “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale, por i papunë që nga paraditja e së enjtes së 18 dhjetorit 2014.

Reagimi i tij i plotë:

Te nderuar bashkekombas!

I bej thirrje te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen te dalin ne protesta deri ne lirimin e Liderit Ramush Haradinaj dhe shkeputjen e menjehereshme te maredhenieve diplomatike me qeverine e Serbise.

Nese Ramushi ekstradohet kjo do te thote njelloj si nje akt lufte me Shqiptaret.

Gjithmone deri ne vdekje me heronjte e luftes dhe kunder bashkepunetoreve shqiptare te serbeve

Kategori
Uncategorized

Delawie: Kosova parandaloi sulmin terrorist në Elbasan.

dsfdfg_2Kosova është partner i SHBA-ve, sa i përket luftimit të ekstremizmit, vlerëson ambasadori amerikanë në Kosovë, Greg Delawie, në një bisedë ekskluzive për RTV Dukagjinin.

“Është me rëndësi ta dimë se luftimi i ekstremizmit të dhunshëm është diçka me të cilën duhet të merren të gjitha shtetet. Në Shtetet e Bashkuara shqetësohemi për këtë, sepse nuk është çështje vetëm e Ballkanit; nuk është çështje vetëm e Kosovës. Ne kemi një partneritet me Kosovën, përkitazi me këtë. Kosova i ka miratuar disa ligje të rëndësishme, ka burgosur njerëz, kurse numri i atyre që shkon në Irak dhe Siri për të luftuar, ka rënë tepër shumë”, ka thënë ai.

Delawie shprehet se Kosova është arsyeja që në Elbasan, më 12 nëntor, nuk ka pasur viktima.

“Elementi më mbresëlënës në këtë tregim ka të bëjë me atë që ndodhi në nëntor në ndeshjen e futbollit ndërmjet Izraelit dhe Shqipërisë – që fillimisht ishte menduar të luhej në Shkodër, por u bart në Elbasan. Si rezultat i veprimeve të Policisë së Kosovës dhe agjencive qeveritare të Kosovës, komploti terrorist u prish plotësisht. Ka pasur gjasa që të ketë shumë viktima nga ai sulm.

Më bëri përshtypje që Izraeli e mundi Shqipërinë 3:0, por të gjithë ishin fitues, sepse të gjithë shkuan gjallë në shtëpi. Kjo ndodhi për shkak të veprimeve që zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe partnerët e tyre në rajon i ndërmorën për t’i mbrojtur ato jetë’’,- tha Delawie.

Tutje, ambasadori i SHBA-ve shtoi se Qeveria amerikane është e mahnitur me punën e Qeverisë së Kosovës në trajtimin e problemit të ekstremizmit të dhunshëm.

“Kosova është ndër partnerët tanë më të fortë dhe ne mirëpresim bashkëpunimin për këtë çështje të rëndësishme”, ka thënë ambasadori amerikan.

Kategori
Uncategorized

Kur Greqia e quante Shqipërinë “motra e vogël” dhe mbyllte “klubet e voriepirotëve” Intervista e rrallë e ’26-s:

Intervista e rrallë e ’26-s: Kur Greqia e quante Shqipërinë “motra e vogël” dhe mbyllte “klubet e voriepirotëve”

“Çamëve u njihen gjithë të drejtat si minoritet shqiptar në Greqi… Në Shqipërinë e Jugut nuk ka grekë, përveçse grekofonë… Ortodoksët shqiptarë, nga raca, gjuha, kombësia, janë shqiptarë, zot shtëpie Jam kundër asaj theorie të gabuar të disave këtu, që çdo ortodoks shqiptar e quajnë grek… Do të shpërndajmë të gjitha klubet vorio-epirote dhe organizata të tjera të tilla… Do të përpiqemi të forcojmë marrëdhëniet ekonomike, komunikatat detare, tokësore, doganore që të lehtësojmë tregtinë.. Duhet të japim prova të gjalla kundrejt motrës  së vogël, Shqipërisë, që ushqejmë ndjenjat më të sinqerta, ndjenja dashurie…”

Pohimet e mësipërme duken si një ëndërr paqeje, por në fakt kanë qenë qëndrime zyrtare të Athinës në vitin 1926.

Janë shkëputur nga një intervistë e rrallë me presidentin grek Pangallos dhënë gazetarit Vangjel Nasho Qirko për “Gazetën e Korçës” të datës 14 shkurt 1926.

Intervista e risjelle nga Vepror Hasani është ribotuar në suplementin memo-encikopedik të gazetës Dita.

Teodoros Pangallos, personalitet politik dhe ushtarak i shtetit grek lindi në Salaminë (Greqi), në një familje arvanitase. Ka qenë komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë greke, Ministër i Mbrojtjes (1922) dhe President i Greqisë (1926-1930). Ka pohuar në raste të ndryshme origjinën e tij shqiptare dhe ka vlerësuar meritat e arvanitasve në historinë e Greqisë.

Po të lexosh informatat e ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Athinë, Mid’hat Frashëri, veçanërisht ato të gjysmës së dytë të vitit 1925, ndien se Pangallos ishte ndryshe kur vinte fjala për Shqipërinë. Më 17 tetor 1925, Mit’hat Frashëri, mes të tjerash, informon Tiranën:

M.Frashëri

“U përgjigj (Pangallo – shënimi im) se dëshiron edhe ai fort shumë që të jemi miq dhe prandaj ka dhënë urdhër në Ministrinë e Punëve të Jashtme të kërkohet nga Shqipëria agrement për Gjeneral Kondilin, si Ministër: Shtoj se Kondilin e ka mik personal dhe se është shovinist shqiptar”.

Më datë 5 nëntor 1925, Mid’hat Frashëri i shkruan Tiranës se: “Këtu kam folur tri herë me z. Pangallos për çamët: më ka dhënë fjalë të jap urdhrë në Janinë, se edhe vetë e njohu që faji u bë në fillim duke pandehurë turq çamët. Më premtoj që sjelljet e autoriteteve helenike do të ndreqenë”.

Në fakt ky qëndrim zyrtar grek para gati 90 vjetësh për Shqipërinë, çamët dhe vorio-epirotët nga Presidenti grek Pangallos, është nga të paktat qëndrime realiste në historinë e raporteve mes dy popujve.

Fatkeqësisht nuk zgjati shumë.

Pas këtij momenti të marrëdhënieve të ngrohta dhe miqësore ndërmjet dy shteteve fqinje, për Çamërinë do të vinin ditë tmerri dhe do të zbatoheshin metodat nga më barbaret për zhbërjen e saj, që arritën në epilogun tragjik të viteve 1944-1945.

Më poshtë artikulli i 1926-s ribotuar nga Dita:

 

*************

Nga Vangjel Nasho Qirko

Botuar në “Gazetën e Korçës” të datës 14 shkurt 1926

Pas artikujve të favorshëm që karakterizuan drejtimin e shtypit grek këto kohët e fundit mbi çështjet shqiptare, e quajta për detyrë të dëgjoj prej gojës së atij vetë (Pangallos), i cili sundon sot dhe drejton  fatin e Greqisë, mendimet e tij mbi relacionet greko-shqiptare.

Ju drejtova me anën e zyrës politike, duke kërkuar intervistë të veçantë për shtypin shqiptar dhe të nesërmen. Z. Kryetar më pranoi në zyrën e tij.

Me simblicitetin dhe hollësinë që e quajnë “gjenerali i lavdëruar”, z.Pangallos më priti dhe më shfaqi kënaqësinë që i jepej rasti të komunikojë me popullin shqiptar, me anën e shtypit shqiptar.

“Greqia, filloi Zoti Pangalos, që të nesërmen e mbylljes së paqes së përgjithshme shkoi një periudhë tepër kritike nga shkaku i katastrofës së Anadollit dhe vuajti më tepër se nga gjithë shtetet e tjera që morën pjesë në luftën e madhe. Prandaj, na imponohej të shtojmë sa më tepër përpjekjet dhe fuqitë tona për shërimin e plagëve. Mund të them që për fat të mirë pjesën e madhe të punës e mbaruam…

Gjendja jonë ekonomike gjithashtu po përmirësohet. Paralelisht me riorganizimin tonë të brendshëm edhe pozita jonë e jashtme forcohet. Greqia arriti kufijtë e saj natyrale dhe prandaj nuk ka më qëllim që të shtrihet më tej; kjo është arsyeja që inspirohet nga dispozicione paqësore kundrejt gjithë fqinjëve të saj…

Historia-dhe-Cameria-5Sa për Shqipërinë, me të cilën veçanërisht na bashkojnë lidhje origjine, gjaku, luftërash të përbashkëta, marrëdhëniet tona gjenden në pozitë shumë të kënaqshme dhe përditë po zhvillohen më mirë. Mosmarrëveshjet e kohës së kaluar që mund të karakterizohen si grindje midis vëllezërve u ngrinë dhe u harruan.

Kujdesi im ka qenë që kur mora fuqinë në dorë, që t’i bëj sa më tepër të ngushta lidhjet që na bashkojnë dhe për këtë qëllim nuk kurseva asgjë. Është e vërtetë, nga ana tjetër dhe kudo ngjan, që midis shteteve kufitare të mos sadisfaksohen plotësisht pretendimet e të dy palëve. Kështu që një pjesë e popullit të shtetit tjetër të mbetet brenda kufijve të tjetrit, dhe viceversa, duke u karakterizuar si minoritet.

Por kjo nuk duhet të formojë ndalim dhe nuk duhet të bëhet shkak për grindje midis dy popujve vëllezër, por përkundrazi të bëhet ura e bashkimit midis tyre.

Kemi në Epir disa mijë çamë, të cilët i njohim tani si minoritet shqiptar në vendin tonë. Në qoftë se në kohën e shkuar u bënë disa të papëlqyera mbi kurriz të tyre nga ana e organeve inferiore të shtetit, kjo nuk formon direktivë politike të Qeverisë greke karshi atyre. Përkundrazi, qeveria inspirohet nga dispozita më të mira karshi atyre dhe ka vendosur të ndëshkojë pa mëshirë çdo veprim të keq mbi kurriz të minoritetit nga ana e disa kokëndezurve të papërgjegjshëm dhe do të zbatojë plotësisht të gjitha obligatat që ka marrë përsipër në favor të minoritetit në Maqedoni dhe Epir, obligime që rrjedhin prej traktateve ndërkombëtare

Është e ditur nga ana tjetër, që ne nuk do të mbajmë me pahir ata çamë që duke e quajtur veten turq do të kërkojnë të emigrojnë në Turqi meqë pas traktatave kanë të drejtë të emigrojnë atje…

Gjithashtu në Shqipëri ndodhet një pakicë greke, e cila duhet të gëzojë të mirat e njësisë dhe për pengimet për zhvillimin e saj ethnik e shoqëror duhet të zhduken. Jemi të bindur që Qeveria shqiptare nuk do të kursejë asgjë për sigurimin e të drejtave të kësaj pakice. Kur them pakicë greke ne Shqipëri, kujtoj dhe kam ndërmend vetëm grekofonët e Shqipërisë së Jugut dhe aspak ortodoksët shqiptarë, të cilët nga raca, gjuha, kombësia, janë zot shtëpie. Jam kundër asaj theorie të gabuar të disave këtu, që çdo ortodoks e quajnë grek.

Pangallos

Meqenëse kjo teori e gabuar  kishte marrë një udhë të tatëpjetë dhe zhvillohej në mënyrë të dëmshme vendosa dhe urdhërova shpërndarjen e klubeve vorio-epirote, të cilët ishin bërë baza e këtij mentaliteti. Këto klube nuk kishin më arsye ekzistimi. Do të aplikoj masën e shpërndarjes edhe për organizata të tjera të tilla, po të gjykohen si pengim në zbatimin e politikës së përjashtme të caktuar prej qeverisë.

Duhet të japim prova të gjalla kundrejt motrës  së vogël, Shqipërisë, që ushqejmë ndjenjat më të sinqerta, ndjenja dashurie dhe miqësie dhe po bëjmë një politikë të hapur dhe jo të mbuluar. Shpresojmë se qëndrimi ynë do të çmohet prej gjithë shqiptarëve.

Do të përpiqemi të forcojmë marrëdhëniet tona ekonomike, komunikatat detare, tokësore, do të vëmë në zbatim masat doganore, të tilla që të lehtësojmë tregtinë, në mënyrë që prodhimet e të dy vendeve të konsumohen reciprokisht dhe afrimi ynë të bëhet sa më i ngushët. Kështu të bashkuar, dy popuj vëllezër në dashuri dhe solidaritet, do të ecim në të pritmen për në misionin e tyre…

Përveç intervistës që mora me kryetarin e qeverisë, e quajta të arsyeshme t’i kërkoja një pjekje dhe ministrit të Punëve të Jashtme, zotit Lukas Kanakaris Rufos, i cili sot në mëngjes më pranoi…

Eksprimoj çiltazi gëzimin tim të madh që forcimi i lidhjeve greko-shqiptare të bëhet në kohën e ministrisë sime. Dispozitat e sinqerta dhe mendimet e kthjellëta, si të Kryetarit të Republikës ashtu edhe Kryetarit të Qeverisë, të cilët  që të dy janë me origjinë shqiptare janë në udhën e zbatimit praktik. Caktimi i një politike të kthjellët dhe definitive kundrejt shtetit shqiptar, qenia dhe përparimi i të cilit është në interesin e madh të Greqisë, filloi të shfaqet në të gjitha pikat.

Çështjes së Çamërisë iu dha fund definitiv, amnisti për të gjithë çamët e dënuar ose të pandehur dhe të kthyerit e të internuarve në shtëpitë e tyre. Gjuha shqip do të vihet në disa shkolla të Greqisë, klubet vorio-epirote në tërë Greqinë u shpërndanë dhe arkivat e tyre iu dorëzuan prefektëve. Të gjitha këto, jam i sigurt se do të inspirojnë besim absolut në Shqipëri për sinqeritetin e politikës greke.

Kemi nevojë të madhe të inspirohet ky besim sepse në kohën e shkuar, për fat të keq, nuk u mbajt nga ana e Greqisë një drejtim politik i qëndruar dhe i kthjellët kundrejt Shqipërisë. Pas ndryshimit definitiv që i japim tani politikës greke, jam krejt i sigurtë për të gjitha çështjet e varura mes dy shteteve, do të rregullohen me dashuri.

Shpërngulja çame 1913

Me këtë politikë tonë të re u japim të kuptojnë grekofonëve të Shqipërisë që tani e tutje duhet ta ndjejnë veten si pjesë të shtetit shqiptar. Pa asnjë rezervë dhe prapamendim i quajmë kufijtë e sotme midis Greqisë dhe Shqipërisë si kufij definitivë…

Greqia e njeh dhe e respekton tërësinë tokësore dhe indipendencën e Shqipërisë pa rezervë. Me këtë politikë të re të Greqisë u japim fund intrigave dhe propagandave midis popullsisë grekofone të Shqipërisë, popull, i cili, këshilloj, duke mbledhur mendjen do të merret krejt me punëra të tjera paqësore dhe produktive dhe do të bëhet një faktor për përparimin dhe zhvillimin e shtetit shqiptar.

Aspak dhe në asnjë mënyrë nuk përzihemi në punët e brendshme të Shqipërisë dhe politikat, të cilët po caktojmë, është politikë kundrejt Shqipërisë pa vënë re qeveritë dhe regjimet e ndryshme ne Shqipëri. Shpresoj të arrijë që në kohën e ministrisë sime të vë vulën e fundit në restaurimin e plotë të miqësisë greko-shqiptare, gjë që e quaj vepër kombëtare të madhe….

 

Dita

http://www.gazetadita.al/shqiperia-dhe-greqia-bashke/

Kategori
Uncategorized

Historia e panjohur, përse u pushkatua Themistokli Gërmenji.

Shpallja e Vetëqeverimit shqiptar të qarkut të Korçës më 10 dhjetor 1916 është një ngjarje madhore në historinë e Shqipërisë.

Ajo kishte shkakësi historike rrezikun e aneksimit të tij nga Greqia, para Luftës së Parë Botërore, gjatë dhe pas saj. Siç dihet, përgjatë Luftës Ballkanike të vitit 1912 dhe më pas, qarku i Korçës dhe i Gjirokastrës u pushtuan nga ushtria greke, e cila vendosi një regjim ushtarak, që bashkë me andartët dhe bandat kriminale të sjella nga Kreta dhe “batalionet e shenjta” të krijuara në Shqipëri, kryen genocid ndaj popullsisë shqiptare në vitet 1913-14, siç janë masakrat e përgjakshme në fshatrat kufitare të Kolonjës e të Leskovikut, Përmetit, Skraparit, Gjirokastrës, Tepelenës.

Bilanci i të vrarëve dhe të masakruarve arriti në 7000 frymë, 192 fshatra të djegur, më se 100.000 njerëz të shpërngulur me dhunë nga vatrat e tyre, nga të cilët 4000 vdiqën nga uria dhe tifoja, përveçse shkatërrimeve të mëdha materiale, djegiet e shtëpive, rrëmbimin e bagëtive e të pasurive.

Përpos pushtimit ushtarak, në Korçë u vendos edhe regjimi civil grek, në krye të të cilit qëndronte qeveritari Argjiropulos. Greqia nuk hiqte dorë nga përpjekja për të aneksuar jugun e Shqipërisë të ashtuquajtur prej saj Vorio-Epir, në kundërshtim edhe me vendimet e Konferencës së Londrës të 29 korrikut 1913 dhe protokollin e Firences për përcaktimin e kufijve jugorë.

Fuqitë e Mëdha, në notën e 31 janarit 1914 drejtuar qeverisë greke, kërkonin largimin e ushtrisë greke nga Korça e Gjirokastra, si kompensim i dhënies së Greqisë të ishujve të detit Egje. Nën presionin ndërkombëtar, qeveria greke, më në fund pranoi të largonte ushtritë nga qarku i Korçës, duke përfunduar evakuimin më 1 mars 1914. Më 2 mars hynë në Korçë forcat e gjindarmërisë shqiptare me oficerët holandezë në krye. Në Korçë u vendos një administratë shqiptare nën vartësinë e KNK dhe një korpus vullnetarësh shqiptarë nën komandën e Themistokli Gërmenjit.

Themistokli Gërmenji

Pikërisht në këtë kohë nisi dredhia e politikës greke për ta marrë kalanë nga brenda. Më 2 mars 1914, ditën që forcat shqiptare hynë në Korçë, u shpall në Gjirokastër e ashtuquajtura “Autonomi e Vorio-Epirit” nga Zografos, ish-ministër i Jashtëm i Greqisë, i cili krijoi edhe një qeveri të përkohshme kukull, ku merrnin pjesë edhe ish-funksionarë të lartë dhe peshkopë grekë.

Për të mbështetur Zografon zbarkuan në Sarandë bandat e ardhura nga Gjiriti, si edhe kontingjentet vendase të rekrutuara tek Ierollohitët. Disa ditë më pas, majori i ushtrisë greke, Spiro Milo, shpalli “autonominë e Himarës”, që përfshinte 7 fshatra të banuara historikisht nga shqiptarët. Autoritetet civile greke dhe ushtarake greke, të mbështetur edhe nga Kisha greke në Korçë, aktivizuan andartët dhe banditë të sjellë nga Greqia, që zëvendësuan ushtrinë e rregullt greke dhe organizuan një kryengritje brenda në Korçë, duke e kombinuar me mësymjen nga jashtë, për t’i treguar botës se atje ishte Greqi dhe se popullsia e Korçës donte bashkimin me Greqinë. Kështu u organizua puçi ushtarak i 2 prillit 1914.

Skenari ishte ky: një kryengritje nga ushtarët grekë, të veshur civilë, si edhe të andartëve, të fshehur në Mitropoli, në spital si të sëmurë, nëpër shtëpi e gjetkë dhe të ierollohitëve vendas. Peshkopi grek Germanos u ra kambanave të kushtrimit, si edhe njoftoi ushtrinë greke, që të ndërhynte për të “shpëtuar” vëllezërit në Korçë, pra një kombinim i puçit nga brenda me ndërhyrjen ushtarake nga jashtë.

Autoritetet-shqiptare-dhe-franceze-te-Republikes-se-Korces-korrik-1917.

Puçistët e armatosur dolën në mesnatë nga vendet ku ishin fshehur, atyre u erdhën edhe andartët që ishin vendosur në Devoll dhe bashkërisht pushtuan ndërtesat publike, si edhe hyrjet në qytet. Lufta më e rreptë u zhvillua në prefekturë.

Forcat e xhandarmërisë shqiptare të komanduara nga oficeri holandez G.Sneller, korpusi i vullnetarëve të Korçës i komanduar prej Themistokli Gërmenjit dhe forcat vullnetare të Kajo Babjenit nga Gora, si edhe të batalionit të Kolonjës të komanduar nga Gani Butka, bashkë me kapitenin amerikan Spenser, i thyen kryengritësit pas katër ditësh luftimesh dhe arrestuan peshkopin Germanos e krerë të tjerë të puçit, që i dërguan në Elbasan. Ndërkohë ushtria e rregullt greke kishte kaluar kufirin nga ana e Leskovikut dhe ishte nisur për në Korçë. Përpjekja e parë e përgjakshme u bë në Qafën e Badrit. Atje luftoi trimërisht Qani Ypi me një çetë kolonjarësh.

U vranë të gjithë, bashkë me komandant Qani Ypin. Atëherë Sali Butka dha kushtrimin. U mblodhën 350 vullnetarë. Me të u bashkuan edhe luftëtarët e Devollit me në krye Hasan Bitinckën, si edhe luftëtarët e Pogradecit me Jashar bej Starovën dhe çetarët e Shaban Blloshmit.

Erdhën në ndihmë edhe luftëtarët e Taborit të Strugës me Demir Aliun në krye. Çetat e shtuara të Sali Butkës zhvilluan luftime në Qafën e Qarrit, në Shtikë dhe në Butkë në datat 19, 20 dhe 21 prill 1914, duke i penguar ushtarët e Greqisë të shkonin në Korçë.

Ja ç’shkruante gazeta “Koha” e datës 3 maj 1914: “Në luftërat e Shtikës dhe të Butkës më 19, 20 e 21 prill, kur grekët bënë më të mëdhatë yryshe, që të thyenin krahun e mëngjër të ushtrisë shqiptare, kapedan Saliu me të birin e tij, Ganinë, dhe me shokët e tij, iu kundërshtua armikut kaq burrërisht dhe luftoi me aq mjeshtëri e trimëri, sa armiku e uli kokën përpara armëve të shqiptarit, i la vendet që kish zaptuar, u thye dhe u çakërdis, duke lënë në fushën e luftës më tepër se 150 të vrarë”.

(Gazeta Koha e M. Gramenos, 3 maj 1914) Por beteja më e madhe u bë në Nikolicë, mes Kolonjës e Devollit. Sali Butka zuri vijën e frontit Qafë e Kazanit- Arrëz- Nikolicë. Ushtria greke, e mbështetur edhe nga andart- ët, mësynë këtë herë me 2000 ushtarë të pajisur edhe me artileri, nën komandën e kapiten Vardhës për të pushtuar Korçën. Grekërit u thyen dhe u hodhën matanë kufirit.

Sali Butka
Në këtë betejë u vranë më se 200 ushtarë grekë, si edhe ranë mjaft luftëtarë shqiptarë, mes tyre edhe ladorishtarët Bajram Coma dhe Demisha Hoxha nga Tabor i Strugës, që i kanë ende varret në Nikolicë, si edhe u zu rob Hasan Bitincka. Në luftë e sipër, Sali Butka u plagos në syrin e majtë, që ia prishi dritën për jetë. Ndërkohë nisi rebelimi haxhiqamilist, maj 1914, që solli luftë të brendshme dhe anarki.

Për të shpëtuar Korçën dhe Pogradecin nga pushtimi dhe shkatërrimi haxhiqamilist, luftuan dhe u vranë në Pogradec 60 kolonjarë bashkë me komandantët e tyre, Gani Butka dhe Zalo Prodani. Largimi i Princ Vidit nga Shqipëria më 3 shtator 1914 dhe fillimi i Luftës së Parë Botërore, e kthyen Shqipërinë në shesh lufte të fuqive ballkanike dhe europiane.

Nga kjo situatë përfitoi qeveria greke për të depërtuar ushtrinë e saj në Shqipëri dhe në fund të vitit 1914, Korça dhe Gjirokastra ishin të pushtuara prej saj. Ushtritë serbe arritën deri në Durrës. Ndërkohë, Shqipëria Veriore dhe Qendrore ishin pushtuar nga austriakët, që pasi kishin thyer serbët, kishin përparuar deri në afërsi të Korçës.

Italianët kishin zënë vend në qarkun e Gjirokastrës dhe në një pjesë të Kolonjës, si edhe në ishullin e Sazanit e në Vlorë. Fuqitë e Antantës, për të tërhequr Greqinë në anën e tyre, i premtuan Venizellosit sovranitetin mbi Shqipërinë e Jugut, në këmbim të pjesëmarrjes së saj të menjëhershme në konfliktin botëror.

Këto orekse u shfaqën në Traktatin e fshehtë të Londrës të vitit 1915. Ndërkohë që lufta botërore vijonte në Frontin Perëndimor, Aleatët hapën Frontin Ballkanik nën komandën e gjeneral Sarrej me qendër në Selanik. Në tetor 1916, Regjimenti i parë i kalorësisë së lehtë të Afrikës, i komanduar nga nënkoloneli De Burnazel, pushtoi ushtarakisht Kazanë e Korçës.

Kur ushtria franceze u shtri në këtë krahinë, u ndodh përballë një lëvizjeje të gjerë të armatosur shqiptare, që luftonte për dëbimin nga krahina e pushtuesve grekë, synimet aneksioniste të të cilëve ishin të njohura.

Forcat patriotike të qarkut të Korçës reaguan dhe e rrethuan qytetin: çetat e Sali Butkës, që bashkëpunonin me austriakët, u shtrinë prej Kamenicës gjer në teqenë e Melçanit dhe fuqitë e Themistokli Gërmenjit, me mbështetjen bullgaro-maqedonase, nga Podgoria deri në Melçan. Të dy komandantët bënë marrëveshje për ta shtrënguar ushtarakisht Korçën. Teqeja e Melçanit do të ishte qendër tyre e përbashkët.

Me ardhjen e forcave franceze, këta i larguan grekët kostandinistë si kundërshtarë të Antantës dhe vendin e tyre e zunë venizelistët, që shpejtuan të vinin në Korçë nga Selaniku, ku e kishte ngritur qeverinë Venizelloja, nën mbrojtjen e fuqive ushtarake të Antantës. Nga forcat kombëtare shqiptare u përdor strategjia e marrëveshjes me francezët, nëpërmjet Themistokliut, por edhe e shtrëngimit e imponimit ushtarak, nëpërmjet forcave të Sali Butkës.

Sali Butka i dërgoi autoritetit ushtarak në Korçë, kolonelit Burnazel këto kërkesa: 1) Të ngrihet flamuri shqiptar në Korçë. 2) Të çelen shkollat kombëtare shqip në Korçë dhe të mbyllen shkollat greke. 3) Ushtria franceze të dalë nga qyteti i Korçës dhe të qëndrojë në Debojë, te kazermat. (Petro Harizi, Histori kronologjike e Qarkut të Korçës, 1919)

Në këto rrethana të pafavorshme strategjike e ushtarake për francezët, gjeneral Sarrej dërgoi në Korçë kolonelin Dekuan me dy batalione këmbësorie dhe skuadrone kalorësie dhe një bateri artilerie, me udhëzime të qarta:

“Gjenerali nuk do në Korçë as grekë të asnjë lloji, as italianë, as esatistë”. Më 23 nëntor 1916, koloneli largoi nga Korça qeveritarin grek Argjiropolos me gjithë shpurën e tij dhe shpërndau bandat e andartëve. Dekuan e çmoi ndjenjën kombëtare shqiptare në Korçë, që sipas tij “okupacioni grek ka mundur të mos e lërë të marrë frymë, por nuk ka mundur ta mbysë”.

Më 24 nëntor, Themistokliu u paraqit tek autoritetet franceze dhe u takua me kolonelin Dekuan. Janë të famshme fjalët e Themistokliut:

“Unë jam një patriot shqiptar. Nuk kam asnjë shkak armiqësie kundër francezëve. Nuk kam qenë kurrë kundër jush, por me ata që më dukej se garantonin lirinë e atdheut tim. Unë grekët i shikoj si armiqtë tanë më të mëdhenj. Kam marrë armët për t’i luftuar. Tash që autoritetet franceze larguan nga Korça përfaqësuesin e qeverisë greke, nuk kam më asnjë arsye për të qëndruar në mal.

Vij pra tek ju si një njeri plotësisht lojal. Kimëni në dispozicion. Nuk kërkoj gjë tjetër veçse t’ju ndihmoj e të vë në shërbimin tuaj influencën time mbi popullsitë”.

Edhe nga këto fjalë atdhetare të Themistokliut, del qartë se rreziku kryesor për qarkun e Korçës ishte ai grek. I rrethuar nga forcat luftarake shqiptare, koloneli francez bëri përçapje për të kontaktuar me komandantët shqiptarë.

“Dekuani dërgoi një komision prej qytetarësh korçarë te Sali Butka, që ja të falet dhe të merret vesh me francezët, ja të largohet nga qarku i Korçës. – shkruan historiani i Krahinës vetëqeverisëse të Korçës, Petro Harizi. Por Komandanti i forcave shqiptare, Sali Butka, pranoi të bisedonte me autoritetet franceze për të mirën e Korçës e të Shqipërisë.

Atëherë koloneli Dekuan dërgoi te Sali Butka një delegacion ushtarak me në krye major Masjet, bashkë me një dërgatë të qytetarisë së Korçës. Bisedimet qenë të suksesshme. Koloneli Dekon i pranon në librin e tij “Gjashtë muaj histori të Shqipërisë” propozimet e Sali Butkës dhe kthesën që bënë propozimet e tij për shpalljen e Vetëqeverimit shqiptar të Korçës.

Koloneli Dekuan i shqyrtoi kërkesat e Sali Butkës nga pikëpamja ushtarake, d.m.th shqyrtoi pasojat që pranimi ose refuzimi i propozimeve të Sali Butkës do të kishte mbi operacionet e ushtrive aleate në Lindje. Ai ia drejtoi çështjen, bashkë me arsyetimin e tij, kryekomandantit Sarrej në Selanik dhe mori prej tij përgjigje pozitive, që miratonte pikëpamjet e Dekuan-it. Menjëherë thirri Themistoklinë dhe i kumtoi dy telegramet nga Selaniku. Koloneli jep një vlerësim të lartë dhe prekës për Themistokliun: “Kënaqësia e tij qe nga më të thellat.

Edhe me të vërtetë, ai shihte të realizuar ëndrrën e tij, pavarësinë e vendit të tij, e ai do të ishte farkëtari kryesor i kësaj ngjarjeje historike”. Koloneli Dekuan, së bashku me shtatmadhorinë e tij dhe Themistoliun, punuan gjithë natën dhe hartuan dokumentin e shpalljes të vetëqeverimit të kazasë së Korçës, që, sipas Dekuan-it, do të përbënte në njëfarë mënyre “Statusin themeltar të Shtetit autonom të Korçës”. (Dekuan, vepër e cituar) Në Protokollin e datës 10 dhjetor 1916, sanksionohet: “Sipas dëshirës së popullit shqiptar, të cilën e rrëfeu me anë të përfaqësonjësve të tij, Kazaja e Korçës, bashkë më qarqet e Bilishtit, Oparit dhe Gorës, formojnë krahinën vetëqeveritare të Korçës për t’u qeverisur prej qeveritarëve shqiptarë, nën mbrojtjen e komandës së Ushtrisë franceze”.

Kazanë do ta qeveriste një komision prej 14 shqiptarësh, 7 të krishterë dhe 7 myslimanë, gjuha zyrtare do të ishte gjuha shqipe, flamuri shqiptar i Skënderbeut, me një kordhele tringjyrëshe të Francës. Themistokli Gërmenji u emërua shef i Policisë, ndërsa Petro Harizi u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i Këshillit qeveritar. Mirëpo, në mesin e vitit 1917, ndryshuan ekuilibrat ndërkombëtarë, si edhe zhvillimet e Luftës së Parë.

Franca gjithnjë e më shumë po anonte nga Serbia e Greqia, gjë që e treguan edhe traktatet që u nënshkruan prej saj në dëm të Shqipërisë, si Traktati i fshehtë i Londrës 1915 dhe të tjerët më vonë. Franca iu kundërvu brendisë politike të Protokollit, meqenëse ajo binte në kundërshtim me interesat greke dhe orientimet politike progreke të qeverisë së Parisit.

Kjo gjë ndikoi edhe te qëndrimet dhe zhvillimet ushtarake në Korçë. Kthimi në pushtet i Venizellosit, që futi Greqinë në anën e Antantës, qershor 1917, për të cilën ishin përpjekur me kohë qarqet politike të Francës e më gjerë, e ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve në Korçë. Kolonel Dekuan-in e larguan nga Korça, si përgjegjës për nënshkrimin e protokollit të 10 dhjetorit.

U arrestua prej Shërbimit sekret francez themeluesi dhe udhëheqësi i Krahinës Autonome shqiptare të Korçës, Th. Gërmenji dhe u dërgua në Selanik, ku u nxor përpara një gjyqi ushtarak dhe u dënua me vdekje, me akuza të sajuara e të pavërtetuara si “agjent” i Fuqive Qendrore” më 9 nëntor 1917.

Si ndodhi arrestimi dhe pushkatimi i tij? Këtë na e sqaron agjenti i Zyrës Sekrete të Shtatmadhorisë së Armatës frënge të Lindjes, togeri korsikan Orsini de Mari, që dëshmon se gjeneral Groseti, i cili pat marrë komandën e Armatës së Lindjes, e thirri dhe i kërkoi që t’i siguronte ndonjë letër “komprometuese” të Themistokli Gërmenjit drejtuar oficerëve austriakë, që ishin vendosur në Pogradec. Gjenerali së pari i bëri presion togerit, duke i dëftuar disa dokumente komprometuese të tij, por edhe duke i premtuar se, nëse do të siguronte ndonjë letër të tillë, do të dekorohej me “Kryqin e Legjionit të Nderit”.

Pra kemi të bëjmë me një urdhër, porosi, por edhe me një premtim shpërblimi. Një skenar i paramenduar, që e zbatoi pikë për pikë agjenti sekret Orsini. Ky u nis menjëherë për në Devoll, ku do ta siguronte letrën e kërkuar! Pas një lufte të forcave franceze, ku bënte pjesë edhe toger Orsini, kundër forcave austriako-shqiptare në Devoll, që sipas tij përfundoi me fitoren e francezëve, Orsini i gjeti në xhep një togeri rob austriak “një letër të shkruar me dorë nga famëkeqi Themistokli.

Çfarë letre! Ishin katër faqe të shkruara dendur në frëngjisht, në të cilat ishte çdo gjë….”( Reds, Spiunash dhe kundërspiunazh, 1934) Themistokli Gërmenji u dënua me pushkatim me një akuzë të paqenë, duke u mbështetur në letrën e sajuar nga agjenti Orsin.

Fakti që, sipas kolonelit Dekuen, Themistokliu nuk fliste dhe as shkruante frëngjisht, rrëzon akuzën e letrës prej katër faqesh gjoja të shkruar me dorën e Themistokliut në frëngjisht. Fakti tjetër që vite më pas, Themistokli Gërmenji mori pafajësinë, pas vdekjes, rrëfen që dënimi i tij ishte politik.

Pas pushkatimit të Th. Gërmenjit, u abrogua më 16 shkurt 1918 edhe protokolli i 10 dhjetorit, që ishte një goditje për forcat atdhetare shqiptare dhe çështjen tonë kombëtare. Qeveria greke kërkoi në Konferencën e Paqes në Paris aneksimin e Korçës dhe Gjirokastrës, me tezën e vjetruar se shqiptarët e ortodoksët e këtyre zonave e ndienin vetën si grekë, se atje ekzistonin shkollat greke dhe se ushtria greke e i kishte “çliruar” këto krahina gjatë Luftës Ballkanike nga sundimi osman.

Në fakt i kishte pushtuar. Po ashtu, kërcënuese ishin edhe pretendimet e Italisë për një protektorat italian mbi Shqipërinë dhe sovranitetin mbi Vlorën. Kulmi i këtyre kërkesave shoviniste arriti me nënshkrimin e traktatit Tittoni – Venizelos më 29 korrik 1919, për ndarjen e Shqipërisë ndërmjet Italisë dhe Greqisë, si edhe për të përkrahur pretendimet e njëri-tjetrit në Konferencën e Paqes. Këto marrëveshje gjetën mbështetje edhe nga Franca.

Qeveria greke po përgatitej të pushtonte ushtarakisht Korçën, sapo ta linin atë francezët..Megjithatë, forcat patriotike të Korçës u mobilizuan për mbrojtje.

Në Korçë u formua një komision patriotësh prej 14 qytetarësh, i cili iu drejtua Sali Butkës me një thirrje, nëpërmjet Baba Ramadanit, kryetar i Komisionit për shpëtimin e Korçës që e emëronte atë si komandant të përgjithshëm të operacioneve luftarake.1 Plaku i Butkës u nis drejt Korçës nga Skrapari për në Korçë me 800 luftëtarë të Skraparit, Kolonjës, Dangëllisë, Oparit, forca të cilat u shtuan me luftëtarë nga Korça, duke arritur në 1500 vetë në Gjergjevicë, ku u vendos shtabi i luftëtarëve.

Komandanti francez i gjindarmërisë së Korçës, kapiteni Langre, i raportoi kryekomandantit të përgjithshëm në Selanik më 7 shtator 1919 mbi përgatitjet për t’ia dorëzuar Korçën ushtrisë greke, si edhe e informon: Nga Gjergjevica Sali Butka i dërgonte më 12 shtator 1919 komandantit të forcave franceze ultimatumin: ULTIMATUM Në emër të popullit shqiptar, Sali Butka, komandant i trupave vullnetare të Lidhjes së Shqipërisë Lindore. Zotit kryekomandant të forcave Franceze në kufijtë shqiptarë.

Në Korçë. “Komandant, Në padijeni të popullit francez, në padijeninë e komisionit të lartë të Konferencës së Paqes dhe kundra vullnetit tonë, diplomacia juaj, e gënjyer nga fjalët lajkatare të disa diplomatëve grekë, shqiptoi dënimin me vdekje të popullit shqiptar, për t’ia dorëzuar Greqisë qytetin e Korçës dhe rrethet e saj dhe ky veprim arbitrar e kriminal është pranuar me gjakftohtësi nga Franca, mbrojtësja e kombeve të shtypura, mbrojtësja e të dobëtëve!..

Të shtyrë deri në ekstrem dhe duke mos mundur të durojmë më të tilla poshtërime, ne e shohim veten të detyruar t’ju paralajmërojmë të na dorëzoni qytetin e Korçës dhe rrethet e saj brenda 48 orëve, që ndjekin nga dorëzimi i këtij ultimatumi…

Kryekomandanti i Trupave Vullnetare të Lidhjes së Shqipërisë Lindore Sali Butka” (Dok. franceze dhe P. Katro) Komandanti francez i Korçës njoftoi kryekomandantin në Selanik, kryekomandanti njoftoi Parisin, Parisi sërish Selanikun dhe Selaniku Komandën franceze në Korçë, e cila lajmëroi Sali Butkën në Gjergjevicë, se komanda franceze në Korçë kishte marrë urdhër të mos ua dorëzonte Korçën ushtrive greke. Korça do t’u dorëzohej forcave shqiptare.

Kategori
Uncategorized

Një histori e rrallë mes Enver Hoxhës, Myslym Pezës dhe kryeministrit kuisling të ’44-s.

Kompromiset e forta nuk janë një dukuri e politikës së viteve të fundit në Shqipëri. Duket se ato kanë ekzistuar edhe në kohë apo mes njerëzve që pak kujt do i shkonte në mendje. Një histori e panjohur më parë, ku një ish-luftëtar antifashist i spikatur Myslym Peza, ka mbajtur për disa javë të strehuar një ish-kryeministër kuisling.
Kontrasti është i fortë, por duket se ka ndodhur pak a shumë siç ndodh edhe sot, me kthesat e forta të politikës , me paktet apo koalicionet e minutës së fundit që shpesh lënë me gojë hapur mbarë shoqërinë.

Kjo është historia e rrallë e bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke mes një ish-aktivisti të mirënjohur të lëvizjes çlirimtare me një prej krerëve të qeverisë kuislinge që mbrohej dhe mbështetej nga gjermanët në vitet e luftës. Marrëdhënia dhe relatat janë komplekse, ato janë një ndërthurje e politikës, luftës, ndjesive të forta personale, miqësive të konsoliduara në dekada si dhe detyrimeve strikte familjare.

Strehimi

Ibrahim Bej Biçaku ishte pinjoll i një prej dyerve më të rëndësishme të parisë shqiptare. Ai ishte një njeri elegant dhe mendjehollë, që nuk transmetonte aspak stilin dhe mendësinë shqiptare të kohës, ishte rritur mes gjitha të mirave që ofronte një derë bejlerësh, ishte shkolluar në Austri dhe politika nuk ishte një pasion i tij i veçantë. Madje shumë njohës dhe studiues të tij mendojnë se pranimi nga ana e tij për të drejtuar për 6 muaj qeverinë kuislinge ishte e vetmja “lëvizje” që bëri me cen figurën e tij.

Familja e tij, paraardhësit, për katër shekuj me radhë bënë një karrierë të fuqishme në rangjet më të larta të Perandorisë Osmane. Ai ishte i biri i Aqif Pashë Elbasanit.

Në periudhën e përfundimit të luftës për rreth gjashtë muaj Ibrahim bej Biçaku drejtoi qeverinë kuislinge. Por menjëherë pas çlirimit ai u shpall kolaboracionist i nazizmit, por refuzoi të ikte nga Shqipëria, për disa javë u strehua as më shumë e as më pak sesa nga zv.kryeministri i qeverisë së porsaformuar komuniste, Myslym Peza. Ky fakt është i njohur ndër anëtarët e familjeve Peza dhe Biçaku por për shumë vite sekreti është ruajtur me fanatizëm.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Por çfarë mund të ishte ai motiv, ajo shtysë e fortë që e bënte një nga njerëzit më të spikatur të rezistencës strehues të përfaqësuesit kryesor të palës kundërshtare? (!)

Lidhjet

Familja e Myslym Pezës ishte një familje që kishte lidhje të hershme me familjen Biçaku. Babai i kryeministrit kuisling Ibrahim Biçaku, Aqif Bej Elbasani, përveçse ishte një figurë tepër e njohur dhe atdhetare, ishte një mik i Shyqyri Pezës, vëllait të madh të Myslym Pezës. Shyqyri Peza nuk përshkruhet aspak si një njeri me pikëpamje komuniste.

Por as si dikush që mbështeste forcat pushtuese. Shyqyri Peza kishte një shoqëri të vjetër me përfaqësues të denjë të forcave okupatore si Qazim Mulleti apo Irfan Bej Ohri(nip i Aqif Bej Biçakut, u arratis pas çlirimit).

Por ndërsa Aqif Pashë Elbasani dhe Shyqyri Peza kishin mes tyre një shoqëri e miqësi të lidhur në vite e me shumë fije, e bija e Shyqyri Pezës, Myrveti, ishte e fejuara e Kajo Karafilit, atentatorit të famshëm komunist.

Ajo ishte ndërkohë dhe mbesa e Myslym Pezës, një prej aktivistëve kryesorë të rezistencës. Dukej qartë se e gjithë marrëdhënia e këtyre njerëzve ishte një “lëmsh’ i ngatërruar mes miqësive të vjetra dhe angazhimit në kohë lufte.

Por lidhjet nuk përfundojnë këtu, një tjetër nip i Aqif Bej Elbasanit dhe kushëri i kryeministrit kuisling Ibrahim Biçaku ishte dhe Esat Dishnica, i cili sikurse dihet, ka qenë një ndër njerëzit më të afërt të Enver Hoxhës në kohë lufte.

Bashkëpunimet

Si pasojë e lidhjes së shumëfishtë të familjes së tij me familjen Peza, Ibrahim Bej Biçaku në disa raste ka ofruar informacione të vyera për lëvizjen komuniste. Pavarësisht paradoksit të madh se përfaqësuesi kryesor i forcave pushtuese po çonte ujë në burimin e rezistencës, Ibrahim Bej Biçaku , falë informacioneve që i vinin mësohet se ka ndërhyrë në kohë dhe në të paktën një rast ka shmangur arrestimin ose vrasjen e Myslym Pezës.

Por duket qenë në marrëdhënie të ngushta me pushtuesit si kryeministër dhe ministër kuisling, ai shpesh i ka ndihmuar dhe “pa e kuptuar dhe vetë” këta anëtarë të rezistencës.

Fjala vjen, Ibrahim Bej Biçaku nuk e dinte se kush ishte personi me pseudonimin “Tarrasi” në forcat e rezistencës, por ama e dinte se për personin me këtë nofkë forcat gjermane do të angazhoheshin në disa fushata të egra për ta kapur ose për ta vrarë.

Por epoka kuislinge nisi të perëndonte dhe komunistët nisën gradualisht kontrollin mbi territorin e vendit derisa në fillim të vitit 1945 gjithçka u bë më e qartë dhe shumica e bashkëpunëtorëve kryesorë të qeverisë kuislinge i hipën vaporëve dhe u larguan nga vendi.

Ibrahim Biçaku nuk ndërmori një hap të tillë, ai përkundrazi qëndroi në Shqipëri, i bindur se edhe komunistët e kishin të qartë se emërimi i tij nga pushtuesit ishte më shumë një pasojë e imponuar dhe se sërish ata, komunistët, do e mbanin parasysh qëndrimin e tij dashamirës e bashkëpunues ndaj tyre gjatë luftës.

Ai u strehua në njerëz dhe në shtëpi të cilat ia kishte gjetur dhe rekomanduar zv.kryeministri i asaj kohe Myslym Peza.

Takimet me Enverin

Mësohet se Myslym Peza është thirrur asokohe në të paktën dy takime me Enver Hoxhën ku është trajtuar kjo çështje. Peza i bëri të ditur Hoxhës shqetësimin e madh që kishte në një raport të plotë koifidencial. Zv.kryeministri i qeverisë së porsaardhur komuniste strehonte “mikun dhe armikun”, kryeministrin kuisling bashkëpunëtor i nazistëve por njëkohësisht dhe mikun e familjes së tij që në disa raste ndihmoi dhe lëvizjen e rezistencës. Mësohet se në një nga takimet mes Enver Hoxhës dhe Myslym Pezës, Peza i ka thënë atij, se “edhe ca detyrime i kishin ndaj Ibrahim Biçakut”.

Nga ana e vetë Hoxha i është përgjigjur Pezës se “edhe detyrimet do respektoheshin por edhe ligji do zbatohej”. Ishin fjalë të thëna nga një lider i ri komunist që nuk kurseu as kunatin e vetë, Bahri Omarin. Periudha e fshehjes në bodrum të Ibrahim bej Biçakut mori fund kur u vendos se arrestimi i tij do të ishte në fakt një “vetëdorëzim i koordinuar”. Ish-kryeministri kuisling u kap , doli dhe para gjyqit , fillimisht u dënua me vdekje.

Por më pas gjykata e zbuti dënimin, ai u dënua me 18 vite burg. Pas burgut ai shkoi të jetonte në Elbasan ku për disa vite punoi si varrmihës. Në një vizitë të Enver Hoxhës në Elbasan pas viteve 60’ , udhëheqësin komunist e shoqëroi Sekretari i Parë i Elbasanit, Jashar Mezenxhiun. Mësohet se në një moment të vizitës, me taktin dhe kujdesin që i kërkonte pozita, Mezenxhiu i solli në vëmendje Hoxhës edhe “çështjen e Ibrahim Biçakut”, duke e pyetur madje: “Akoma në varreza do e lëmë të punojë?”.

Kjo pyetje e Mezenxhiut, bëri efektin e vetë dhe pak kohë më pas ish-kryeministri kuisling transferohet me punë në një vend më pak të mundimshëm .

Kategori
Uncategorized

Child soldiers are filmed hunting down and executing prisoners in sickening ISIS training video which shows one terrified hostage plunging to his death from a roof top

Sickening footage has emerged of child soldiers hunting down and executing prisoners in a ‘cat and mouse’-style ISIS training exercise in Syria.

Children carrying handguns are ordered to take part in a training mission, going from room to room in an abandoned building searching for tied-up captives.

One man is shot in the leg before receiving a point blank head shot while another terrified prisoner is cornered on a roof before plunging to his death.

The executions are shown in first person-style footage as children seek out hostages held in the building.

Scroll down for video

Sickening footage has emerged of child soldiers hunting down and executing prisoners in a 'cat and mouse'-style ISIS training exercise in Syria

Sickening footage has emerged of child soldiers hunting down and executing prisoners in a ‘cat and mouse’-style ISIS training exercise in Syria

Brainwashed children are ordered to carry out military drills run by senior jihadists in the video 

Brainwashed children are ordered to carry out military drills run by senior jihadists in the video 

 One man is shot in the leg before receiving a point blank head shot while another terrified prisoner is cornered on a roof before plunging to his death

 One man is shot in the leg before receiving a point blank head shot while another terrified prisoner is cornered on a roof before plunging to his death

 

Disturbing ISIS video shows children wielding guns and shooting

Brainwashed youngsters aged between nine and 13 also learn martial arts and how to fire machine guns during the film.

Others are ordered to make ranting jihadist statements to camera.

Kategori
Uncategorized

A e dini se ekziston një Shqipëri tjetër? Ja ku ndodhet ajo (Foto/Video).

Në vitin 387 pas Krishtit, gjatë ndarjes së Armenisë në mes të Perandorisë Sasaniane dhe Perandorisë Romake, territori i Albanisë Kaukaziane u nda në dy zona: Aghuak dhe Utik , të cilat iu dhanë Armenisë. Pas luftërave të shumta që pasuan ato u aneksua krejtësisht nga Perandoria Sasaniane deri në shekullin VIII-të. Kryeqyteti i Albanisë Kaukaziane deri në shekullin e VI-të ishte Kabala. Më pas u bë kryeqytet Partavi. Albania Kaukaziane deri në shekullin e XIII-të njihej me emrin Persian Arran (Ardhan).

Grupet etnike të Albanisë Kaukaziane

Popullsia e Albanisë Kaukaziane ishte e përbërë nga 26 grupe etnike. Grupi etnik më i madh ishte grupi i shqiptarëve dhe për këtë arsye emri i shtetit të tyre u quajt Albania. Këto grupe etnike kishin gjuhën e tyre të përbashkët.

 Grupet e tjera etnike përveç shqiptarëve ishin: gargarët, utitë, gelët, lezginët, silvitë etj. Hapësira gjeografike ku jetonin shtrihej në mes të Iberisë, detit Kaspik, maleve të Kaukazit dhe lumit Kur. Këto grupe etnike jetonin në fillim të maleve të Kaukazit deri në jug të Dagestanit të sotëm. Kur gjeografët e lashtë dhe historianët filluan të flisnin për popullsinë e Albanisë Kaukaziane, ata e kishin fjalën gjithnjë vetëm për popullsitë e pastra shqiptare në zonë.

Disa prej ekspertëve mendojnë se ka pasur vetëm një grup etnik të madh, atë të quajtur shqiptarët, i cili kishte jetuar përgjatë bregut të majtë të lumit Kur. Pikërisht, ky grup, sipas tyre, bashkoi dhe asimiloi nëngrupet e tjera etnike përreth dhe kështu u krijua shteti dhe mbretëria me emrin Albania e Kaukazit, i cili u përhap me pas në një territor të gjerë.

Armenizimi i shqiptarëve të Kaukazit

Në librat e historisë nuk arrijmë dot të gjejmë gjithë strukturën e plotë etnike të popullsive shqiptare të Kaukazit. Pjesa më e madhe e tyre, edhe pse fliste në dialekte të ndryshme të largëta mes tyre, ruante fenë e krishterë. Por pas luftërave të mëdha dhe pas shembjes së mbretërisë së shqiptarëve, një pjesë e madhe e tyre u detyrua të flasë gjuhën e pushtuesit armen dhe kjo shkaktoj armenizimin në masë të shqiptarëve.

Gjuha armene u fut shpejt sidomos në qytetet Arran dhe Shirvan. Vetëm popullsitë rurale shqiptare e ruajtën shumë më gjatë gjuhën e tyre të vjetër. Janë gjetur gjuhë të lidhura ngushtë me gjuhën e shqiptarëve të Albanisë Kaukaziane edhe në Dagestanin e sotëm.

Shqiptarët që jetonin në pjesët lindore të Albanisë Kaukaziane, e gjetën më vonë vetën nën sundimin e Perandorisë Persiane. Arabët i konvertuan ata me forcë në fenë islame. Më pas këtu erdhën turqit dhe kjo çoi në krijimin e Azerbajxhanit të sotëm.

Në shekullin XII-të dhe XV-të filluan dërgimet masive në trojet shqiptare të turqve të pasur, të familjeve aristokrate apo të ushtarëve të moshuar që të jetoni atje, pasi vendi bregdetar kishte klimë të mirë, peizazhi ishte i mrekullueshëm dhe i begatë dhe ngjanë aq shumë me brigjet e Adriatikut, ku jeton pjesa tjetër e shqiptarëve sot. Kjo ngjarje e ndryshoj emrin Arranit në Karabak.

Në gjuhën turke ose në gjuhën iraniane kjo do të thotë kopshti i gjelbër. Mirëpo shqiptarët në pjesët e sipërme të Karabakut nuk u zhduken dhe nuk u asimiluan dot nga muslimanët.

Kjo çoi në krijimin e aleancën së tyre më pas me Armenët, të cilët ishin të krishterë si shqiptarët. Në epokën e mesjetës së hershme në kufirin mes Albanisë Kaukaziane dhe Gjeorgjisë, grupet shqiptare nga perëndimi u bënë pjesë e kombit gjeorgjian dhe bashkimi i tyre njihet me emrin Erti. Rajoni më i vjetër i Albanisë Kaukaziane ka qenë pjesa veriore e luginës së lumit Kur dhe e lumit Alazani. Pikërisht këtu filluan zhvillimin komunitetet urbane, duke përfshirë dhe kryeqytetin e Albanisë Kaukaziane, Kabala.
Faktet e ekzistencës së Albanisë Kaukaziane

Ekzistenca e Albanisë Kaukaziane është e vërtetuar edhe falë artefakteve. Ekzistojnë zbulime arkeologjike të cilat tregojnë se Albania Kaukaziane ka pasur shkrimin dhe gjuhën e vet popullore. Por nga shekulli i III-të edhe gjuhën zyrtare. Në territorin e Azerbajxhanit dhe në Gjeorgjinë e sotme janë ende në këmbë kishat e shqiptarëve të Albanisë Kaukaziane, të cilat thirrën edhe sot si të tilla dhe dallohen qartë nga arkitektura, edhe pse mund t’u kenë ndërruar ndonjë simbol.

Mbretërit shqiptarë në Albaninë e Kaukazit

Mbreti i parë shqiptar quhej, Arranshahu. Ai u bë mbret kur pushtuesit e Albanisë Kaukaziane (Armenët dhe Persianët) deshën të vinin mbret të shqiptarëve njeriun e tyre, (një nga shqiptarët lokal).

Pas luftërave të egra çlirimtare kundër pushtuesve, njeriu që çliroi Arranin, u bë mbret i gjithë Albanisë Kaukaziane dhe u thirr me emrin, Arranshah. Kështu u krijua familja e parë mbretërore e Albanisë Kaukaziane.

Pas aleancës me Armeninë, mbreti shqiptar Urnair i Albanisë Kaukazian, i rikthyer në fenë e krishterë, u pagëzua në Armeni në vitin 370 para Krishtit. Ai u bë më pas një partner besnik edhe i Perandorisë Persiane, e cila si dhuratë, i dha Urnairit krahinat: Aghuak, Utik dhe Shakashen gjatë copëtimit të Armenisë në mes të Romës dhe Persisë.

Më pas në territorin e Utikëve mbreti pasues i shqiptarëve Vaqe ndërtoi një qytet, të cilin, në nderim të Mbretit Persian,i dha emrin Peroz, që më vonë ndryshoi në Partav.

Pushtuesit Arabë dhe Armenë filluan më pas të kacafyteshin me njëri-tjetrin për territorin e Albanisë Kaukaziane Pas luftërave të shumta të historisë një pjesë e popullsive të Albanisë Kaukaziane, siç thamë më lart, mbeti gjatë nën qeverisjen e Armenisë dhe u detyruan të përdornin gjuhën Armene. Një pjesë tjetër e popullsive mbeti nën qeverinë e Iranit. Ndërsa një pjesë e tretë mbeti nën qeverinë e Turqisë.

Megjithatë deri në shekullin të VII-të në Albaninë Kaukaziane kishte shumë territore shqiptare që përdornin masivisht gjuhën e tyre të vjetër dhe dalloheshin lehtësisht nga popujt e racat e tjera, që mbetën në vendin e shqiptarëve siç janë popullsitë armene, iraniane, turke etj.

Kështu nga shekulli i IX-të dhe i X-të Albanisë Kaukaziane i mbeti vetëm emri i shteti që nuk ekziston më. Por popullsitë shqiptare nuk u shfarosen.

Ato jetojnë edhe sot në Gjeorgji, në Azerbajxhan dhe në Karabak dhe dallohen shumë mirë nga popujt e tjerë jo vetëm nga karakteristikat e racës, por dhe ato të kulturës, nga zakonet e doket, nga gjuha etj. Ata nuk ngjajnë me ju shqiptarët e Shqipërisë së Adriatikut, por janë njësoj si ju. /Tetovasot

Kategori
Uncategorized

Mefal, a do te blesh nje kuti? Dua vetem pak djath, nje pule, ca fruta dhe…ndonje birre??? Jo nene.

Po une nuk kam televizor ne shtepi. Çte bej une me kete? Po shite, di une. Ose bli televizor.

Hajd gezuar! Gezuar, gezuar.                   Doli jashte dhe e pa edhe njehere kutine. Pa dike te rruga dhe e ndaloi.

Mefal, a do te blesh nje kuti?                 Dua vetem pa djath, nje pule, ca fruta dhe…ndonje birre??? Jo nene,

Sa u gezua Fatosja!

Jeton ne Gramsh. Eshte e kerrusur nga jeta me nje semundje qe i ka marre nje pjese te kujteses. Ne shtepi e presin 4 persona te cilet i kane syte nga asistenca e saj. Burri vuan nga nje semundje e shtylles kurrizore e megjithate detyrohet te dale e te mbledh shkarpa per tu ngrohur apo pleh per ta shitur, per te blere nje buke me shume. I thane te shkoje e te marre nje shperblim per Vitin e Ri dhe u gezua shume.                       Rruges mendonte se do te mund te blente dicka per te shtruar tavolinen e fundvitit. Pak djathe, ca fruta, ndonje pule ndoshta qe ta bente me oriz. Mbase edhe 1 ose dy birra. Te festonin njehere edhe ata.                                                        Kur mberriti te zyra e asistences, mbas rradhes se gjate  idhane nje kuti dhe nje kartoline.                                                     Cfare eshte kjo? Eshte dekoder dixhital, Fatose. Te shohesh televizor. Po une nuk kam televizor ne shtepi. Cte bej une me kete?                                                                  Po shite, di une. Ose bli televizor. Hajd gezuar! Gezuar, gezuar.                               Doli jashte dhe e pa edhe njehere kutine. Pa dike te rruga dhe e ndaloj.

Mefal, a do te blesh nje kuti? Dua vetem pak djath, nje pule, ca fruta dhe…ndonje birre??? Jo nene.

Kategori
Uncategorized

Rrëfimi i gruas: Ja si ishin “prostitutat” në komunizëm.

Rrëfimi i gruas: Ja si ishin “prostitutat” në komunizëm

Një grua nga një fshat i Shqipërisë ka vendosur të rrëfejë prapaskenat që ndodhnin në kooperativat bujqësore para viteve ’90.

Gruaja e cila nuk ka dashur të identifikohet, thotë se një pjesë e mirë e femrave, ashtu si dhe sot, bënin rolin e prostitutës për të kënaqur brigadierin, sekretarin e parë, apo  dhe përgjegjësin e turnit.

Rrëfimi:

Jam një grua 57-vjeçare, që dua të ndaj historinë e jetës time me të gjithë ju. Kush beson se femrat në kohën e komunizmit kanë qenë më të pastra dhe jo imorale gënjen sot e gjithë ditën, pasi e vërteta është ndryshe.

Unë jam një prej femrave që jam shfrytëzuar si prostitutë gjatë komunizmit, vetëm e vetëm që të kënaqja brigadierin dhe përgjegjësin e turnit.

Sigurisht që edhe mua më pëlqente kjo gjë në atë kohë, pasi isha e privilegjuar krahasuar me shoqet, pasi punoja më pak, vija në punë sipas dëshirës, por ama respektoja gjithmonë dëshirën e shokëve të partisë.

Unë isha një vajzë e re, por pak më e hedhur se shoqet dhe këtë gjë e pikasi një nga shokët e partisë, i cili ishte dhe brigadieri im. Një ditë pas pune ai më ftoi pas fermës ku ne mbanin bagëtitë dhe filloi të më shprehë dashurinë e tij, por jo për të më marrë për grua, por vetëm që të më kishte si dashnore.

Me thënë të drejtën në atë moment më erdhi pak zor, sepse rrallë kisha dëgjuar histori të tilla, por brigadieri ishte një djalë shumë simpatik, kështu që unë pranova, dhe ne filluam të bëjmë dashuri.

Edhe pse kanë kaluar vite unë edhe sot e kësaj dite e mbahej mend atë që bëra atë ditë në një nga kooperativat bujqësore.

GAZETAEXPRESS

 

Kategori
Uncategorized

Ne, bashkëpërgjegjës e bashkëviktima të komunizmit.

Fjalim i mbajtur me rastin e zgjedhjes President i Republikës, prill 1992

Klerikë të nderuar,

Të dashur zonja deputetë,

Të dashur zotërinj deputetë,

Të nderuar zotërinj ambasadorë,

Të dashur të ftuar,

Të dashur bashkëqytetarë, qytetarë të Shqipërisë, bashkëkombës, kudo që jeni.

Detyra e Presidentit te Republikës, që populli shqiptar më beson sot mua nëpërmjet përfaqësuesve të tij në Parlamentin e parë demokratik të Shqipërisë, është një nder i madh dhe një detyrë sa me përgjegjësi, aq dhe dinjitoze. Ajo është nder, se populli ynë, pas afër një shekulli lufte dhe përpjekje titanike për liri, demokraci, të drejta njerëzore dhe kombëtare, më vendos sot mua, nëpërmjet jush, me vullnetin e tij të lirë, në vendin e parë të Shtetit demokratik Shqiptar. Por detyra e Presidentit, në agimin e demokracisë së Shqipërisë, pa dyshim, është tejet e vështirë. Kjo sepse unë zgjidhem sot President i njërit prej vendeve më të varfra të globit, ku në të kaluarën e afërt qindra pleq e fëmijë vdiqën nga uria apo sëmundjet e lidhura me të dhe sot akoma nuk janë të paktë ata që vuajnë nga kjo plagë, ku janë të panumërt fëmijët që, të zhveshur e të zbathur e të uritur, nisen për në shkollë, ku qindra mijëra të sëmurë nuk kanë ilaçe për t’u injektuar, papunësia është në nivele ndër më të lartat që mund të jetë, ku qindra mijëra familje në fshat nuk kanë një pëllëmbë tokë, as dhe mjete të tjera jetese, industria është e një teknologjie jashtëkohore, 80% përqindëshi bren çdo ditë ekonominë shqiptare të paralizuar. Peizazhin natyror të vendit, me bukuri mahnitëse, e trishtojnë drurët e prerë dhe bunkerët, këta të fundit simbol autentik i diktaturës së egër dhe gjysmë shekullore që përjetuam. E vërteta është se në Shqipëri koha ndaloi dhe jo për një javë apo vite, po për gjysmë shekulli dhe kjo ka peshë dhe çmim të rëndë. Ligji nuk u respektua ndonjëherë, madje kohët e fundit ai i lëshoi vendin kaosit, krimit të organizuar dhe anarkisë.

Zonja dhe zotërinj.

Gati gjysmë shekulli në Shqipëri, për mungesë të lirisë së ndërgjegjes dhe në bazë të parimit amoral të luftës së klasave, qindra dhe mijëra shqiptarë dhanë jetën dhe rininë e tyre për fjalën e lirë, për mendimin e lirë. Ndërsa të tjerëve, që nuk u burgosën apo internuan, komunizmi u ndaloi liritë themelore të individit, mendimin, pronën dhe Zotin. Ai zhyti vendin në një ngujim dhe izolim që rëndoi shumë mbi shpirtin, psikologjinë, kulturën, ekonominë tonë.

Zonja dhe zotërinj, unë bëra këtë përshkrim jo vetëm për të dënuar diktaturën të cilën përjetuam, por edhe për të rikujtuar këtu se në këto rrethana askurrkush nga ata që kanë luftuar për liri dhe demokraci dhe besoj se do të lakmonte qoftë dhe një miligram pushtet. E me gjithë këtë, unë e pranoj me kënaqësi dhe optimizëm detyrën e Presidentit të Republikës. Së pari, sepse unë jam krenar se jam shqiptar. Nënat tona, së bashku me qumështin, na mëkuan ne krenarinë dhe dashurinë për kombin, kulturën, flamurin dhe historinë e tij të dhimbshme. Plagët e rënda që unë përmenda më sipër dhe që janë një trashëgimi tepër e hidhur, Shqipërisë nuk ia shkaktoi Zoti, por komunizmi, të cilin ne, me një ceremoni madhështore demokratike, e varrosëm njëherë e përgjithmonë ditën e parë të kësaj pranvere të madhe.

Zonja dhe zotërinj,

Qytetarë të Shqipërisë,

Bashkëkombës të dashur,

Postin e Presidentit unë e pranoj, sepse kam besim të madh te ju, kam besim të pakufishëm te njeriu, te gjenia e tij krijuese, aftësitë, talenti, mundësitë, idealet dhe aspiratat e tij. Unë besoj dhe shpresoj se ata që mundën diktaturën e egër, ata do të dinë të ndërtojnë demokracinë, të ndërtojnë një Shqipëri demokratike, një ekonomi tregu të zhvilluar, një zonë të lirë të qytetarëve të lirë. Mendimi i lirë, puna e lirë, iniciativa e lirë do punojnë për ne siç kanë punuar për të gjitha kombet e qytetëruara. Nga ana ime, në këtë rast dua t’ju garantoj se do të angazhohem me të gjitha forcat për ristabilizimin e rendit dhe të qetësisë, funksionimin e shtetit juridik, rifillimin e prodhimit në ndërmarrjet tona dhe rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare.

Klerikë të nderuar, detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë unë e pranoj sepse kam besim të madh te Zoti. Ai na ka ndihmuar e do të na ndihmojë në rrugën tonë të gjatë dhe të vështirë drejt demokracisë. Shqipëria sot ka tri fe, ato do të nderohen dhe vlerësohen gjithnjë si tri gurra të fuqishme hyjnore, që do të pasurojnë shpirtin tonë, shqiptarinë.

Zotërinj ambasadorë dhe diplomatë të akredituar në Shqipëri, duke marre detyrën e Presidentit dua dhe një herë t’ju konfirmoj besimin tim të palëkundur se vendet demokratike fqinje, demokracitë e Evropës, SH.B.A-së do të na ndihmojnë në rrugën e demokracisë dhe të përparimit. Dua, me këtë rast, t’ju siguroj se ëndrra më e madhe e çdo shqiptari është integrimi i Shqipërisë në Evropë. Për këtë ne do të ndërtojmë shtetin e së drejtës, do të realizojmë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave e ideve. Me politikën e saj Shqipëria do të përpiqet që interesat e ndryshme të mos sjellin konflikte, por të zgjidhen me mirëkuptim dhe marrëveshje mbi bazë të normave dhe traditave demokratike. Në të ardhmen do të bëjmë përpjekje që sa më shumë qytetarë të huaj, biznesmenë dhe burra shteti të vizitojnë Shqipërinë, që Shqipëria të shndërrohet në faktor paqeje, mirëkuptimi në rajon dhe në Evropë. Ndërmarrjet e përbashkëta ekonomike dhe investimet e huaja do të garantohen me një legjislacion liberal dhe demokratik.

Bashkëkombësit tanë në trojet e veta në Jugosllavi dhe kudo që janë, dua t’i garantoj se Shteti Shqiptar do të punojë me këmbëngulje për realizimin e të drejtave të tyre njerëzore e kombëtare. Unë kam besim të palëkundur se çështja shqiptare është çështje e drejtë, që mund të zgjidhet plotësisht në kuadrin e aktit final të Helsinkit dhe nismës së Komunitetit Evropian për rajonin. Shpreh bindjen se nuk do të jetë e largët dita që shqiptarëve do t’u njihet e drejta për vetëvendosje dhe të drejtat e tjera që u takojnë. Nga ana tjetër, dëshiroj të siguroj minoritetet në Shqipëri se do të gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë individuale dhe kombëtare që u garanton kushtetuta jonë dhe aktet ndërkombëtare. Do të përpiqem dhe shpresoj se dhe vende të tjera do të mbajnë të njëjtin qëndrim ndaj pakicave tona.

Zonja dhe zotërinj, detyrën e Presidentit të Republikës e pranoj i vendosur të realizoj së bashku me ju aktin e madh të pajtimit kombëtar.

Komunizmi ishte përçarës i madh i kombit tonë. Pak ditë më parë ne varrosëm pushtetin e tij, por jo doket dhe zakonet e tij. Ato do t’i varrosim vetëm pasi t’i zëvendësojmë me virtytet e larta që ne trashëgonim. Duke dënuar krimin e shëmtuar dhe diktaturën, ne duhet të nderojmë, të duam dhe të çmojmë njëri-tjetrin. Të gjithë ne kemi qenë bashkëpërgjegjës në shkallë të ndryshme për vazhdimësinë e diktaturës së paku për votën nën frikë 99.99% që i akorduam asaj. Por të gjithë kemi qenë bashkëviktimat e tij, prandaj le të na bashkojë vuajtja, dhimbja e njëri-tjetrit, përgjegjësia e përbashkët për të ndërtuar një shoqëri të civilizuar si Spanja dhe Portugalia. Kombet me kulturë dhe shpirt të madh dinë të falin, dinë të shprehin pendesën për hir të kulturës, të shpirtit, të fëmijëve dhe të të ardhmes së tyre.

Zonja dhe zotërinj, në detyrën e vështirë të Presidentit dua t’ju garantoj se do të mbroj fort interesat e të gjithë shtetasve shqiptarë, të gjithë qytetarëve shqiptarë, duke filluar nga vogëlushët që na përcillnin çdo ditë me gishtërinjtë e tyre lart, mesazh i shpresës së një kombi, tek rinia që solli këto ditë për vendin tonë, te burrat dhe gratë, të moshuarit dhe pleqtë që nuk kursyen asgjë, as fëmijët e tyre, as veten e tyre, kur ishte fjala për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzore. Një kujdes të veçantë do të tregoj për të gjithë ata që vuajtën. Vuajtjet dhe sakrificat e tyre janë çmimi i njerëzve, i lirisë që gëzojmë ne sot.

Zonja dhe zotërinj, në funksionin e Komandantit të Përgjithshëm do të punoj për transformimin e ushtrisë, të forcave të ruajtjes së rendit dhe SHIK-ut në institucionet që garantojnë ruajtjen dhe zhvillimin e demokracisë, do të përpiqem që Shqipëria të anëtarësohet në NATO, si program i integrimit të saj në Evropën e qytetëruar.

Së fundi, dua t’ju njoftoj se Presidenti i parë i zgjedhur nga ky Parlament do të ruajë përmasat e tij qytetare. Shqipëria ka vërtet një pallat presidencial, por, si njëri prej vendeve më të varfër botë, ajo nuk mund të ketë President për pallat. Do të rri midis jush se ndjehem më i fortë, (Duartrokitje e ovacione) se vetëm ashtu do të mund të ruaj dimensionin njerëzor, si dimensione themelore të politikës së re shqiptare.

Rroftë Shqipëria!

Kategori
Uncategorized

Amerikania. “Pilotja e Vdekjes” që bombardoi Serbinë për 200 orë rresht

Me gradën “Majore”, pilotja amerikane, Nicole Malachowski, është dekoruar me medaljet e çmimet më të larta të Ushtrisë Amerikane si “Meritorious Service Medal”, “Air Medal”, “Air Force Commendation Medal”, “Air Force Achievement Medal”, si dhe medaljen “4th Fighter Wing”s”, të cilën e ka marrë si një heroinë e madhe gjatë fushatës së bombardimeve ajrore në Kosovë, për mbrojtjen e civilëve gjatë bombardimeve. Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat.

 Besohet se Nicole është një grua e guximshme dhe mjaft e aftë, e para femër amerikane në historinë 60-vjeçare të aviacionit që është pjesë e skuadronit bombardues luftarak “Pilotët e vdekjes”. Ajo hyn kështu edhe në analet e historisë amerikane të fluturakëve, duke u renditur e suksesshme dhe me vlera të spikatura mes pilotëve burra. Deri sot pilotja numëron rreth 200 orë fluturime bombarduese në Kosovë (mars-qershor 1999 – 78 ditë) si dhe 10 ditë në Irak (prill 2003).

Forcat luftarake-ajrore amerikane (The USA Air Force) kanë gjithsej 568 femra pilote. Nga këto vetëm 71 prej tyre shërbejnë me aeroplanët fluturakë. “Unë, thotë Nicole, do të bëj detyrën, pavarësisht se mund të jem vendosur edhe në qendër të debateve, se si ka mundësi që një femër të kryejë këtë detyrë kaq të vështirë dhe me rrezik të madh për jetën”. Pilotja amerikane, Malachowski, ka kryer shkollën e mesme në vitin 1992 në Las Vegas. Fëmija i tretë i një familjeje të vjetër amerikane (nëna quhet Cathy dhe babai i saj Robert Ellingwood).

Nicole është e martuar me pilot, edhe ai me gradën “Major”, por me origjinë ruse, i quajtur Paul Malachowski. Nicole u rreshtua në radhët e Flotës Ushtarake Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1996, pas diplomimit në Akademinë e Forcave Ushtarake Ajore, me nivelin B. S. në Management dhe më ulët French. Më parë se të inkuadrohej në radhët e skuadroneve bombarduese të Flotës Ushtarake Ajrore të SHBA-ve, “Bubullima e zogut” (Thunderbirds), ajo shërbeu si instruktore dhe komandante me avionët luftarakë “F-15E”, në skuadronin “494th Fighter Squadron”, në bazën amerikane në Britaninë e Madhe, “RAF Lakenheath”. Këtu Nicole mblodhi rreth 1900 orë fluturime, nga këto 1700 orë fluturime me bombarduesit “F-15” dhe “F-16”.

Nicole Malachowski, nga Çikagoja, është e datëlindjes 1974 dhe njihet në SHBA si e para femër amerikane pilote me gradën “Major” dhe e para femër amerikane e seleksionuar për të shërbyer në radhët e fluturimeve luftarake në forcat ajrore “Thunderbrids, që njihen ndryshe si “Pilotët e vdekjes” apo “Bubullima e zogut”. Fluturimin e parë në qiell të hapur e ka kryer në vitin 1996. Për piloten amerikane kanë shkruar e folur jo vetëm gazetat, revistat ushtarake, por edhe gazeta e televizione të njohura në SHBA si CNN, ABC, NBC, FOXNEWS etj. /Lajmeglobale

Kategori
Uncategorized

Vettingu si kano(a)çe për stacionin BE.

Edi po feston.                                                     I shkoi gripi që e kishte zënë para disa ditësh 

Po del fotografi, po këndon, po bërtet, po jepeksione, është optimist, po bën llogaritë, po hedh kunja. Vettingu kaloi, Kushtetuesja hapi rrugën e çlirimit. Pallati i Drejtësisë do pastrohet, me siguri nga të korruptuarit, për të rilindur edhe ai siç lindi qeverisja. Apo ndoshta për t’u dhënë me konçesion prurësit më të parë, me kundërvleftë disa punësime miqsh e shokësh.

Do të jetë koha ajo që do të caktojë nëse vendimi i sotshëm i Gjykatës Kushtetuese – legjitim dhe i paapeueshëm – do të sjellë të mira. Do të jetë koha ajo që do të provojë nëse përralla me gogolin Sali që bllokon integrimin, është e vërtetë. Nëse ajo si çdo përrallë ka një fund të mirë, ku “qerosi si përherë e gjen rrugën e fitores”.

Për të gjithë njerëzit që njohin punët e shtetit ndoshta ngjan e çuditshme sesi një kryeministër gëzon e përplas këmbët pse siç na ka thënë deri më sot duke na shkelur syrin, do mendojë të fusë në burg Saliun. Apo do shantazhojë Ilir Metën.

Ndoshta kjo ka një tjetër shpjegim: Edi po gëzon sepse po rregullon hallet e veta. Punët që ka bërë, dosjet që i janë krijuar. Ai ka një vizion të vetin për vettingun dhe gjykatat: ato duhet të mos jenë këto që janë. Mundet edhe që gjykatësit të zgjidhen me konkurs, ça rëndësie ka. Këto nuk bëjnë. Bëjnë ato që do të vijnë nesër.

Ku po feston Edi do pyesni ju? Natyrisht aty ku gjen rehatinë, ku ka butonat fshij, mos e publiko, bllokoje, çregjistroje, përjashtoje. Në pultin e komandimit universal, aty ku njeriu shfaqet me karakter: Në Facebook, me një tufë miqsh.

Ja satusi i parë, që i referohet “kazanit”:

“Sipas mediave Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD kundër Vetingut! E vonuan po s’e ndalën dot Tani koha për të nisur zbatimin sa më parë! Të fillojmë spastrimin në Pallatin e Drejtësisë dhe të marrim datën për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE”.

Vettingu pra na qenka si ajo kanaçja e televizorëve të dikurshëm që vendosej për të kapur stacione të huaja.

Lexoni statusin e dytë, ku Partizani i Panjohur bëhet i njohur për Shqipërinë Europiane.

Në Kuvend për çlirimin e Vetingut dhe çeljen e negociatave, gjatë interpelancës së kërkuar me urgjencë nga zoti Nardi&zoti Vangjeli&zoti Beni, kryetarë partish pa parti, në garën e tyre me zotin Sali kush hedh më shumë baltë, duke shpifur e gënjyer më shumë për këtë qeveri”.

I treti, status prej kodoshi, të cilin kryeministri e personifikon kaq natyrshëm:

Qenka helmuar Shqupi me Gjykatën Kushtetuese! Mos, jo kështu të dashur kolegë, Vetingu do ju ndajë nga shoqëria e keqe e të korruptuarve”.

Vettingu nuk do festuar për inat të dikujt. Nga kryeministri pritet një fjalë, një mesazh për qytetarët, një sqarim si e pse vetting do na çlirojë, se pse ai do të sjellë drejtësinë, se çfarë angazhimi merr qeveria dhe PS-ja. Aq më tepër ka rëndësi ka tani sjellja prej kryeministri kur vettingu është marketuar si gjueti shtrigash, me të keqen e njohur, duke përftuar një legjitimitet inflacionar.

Kjo na duhet. Garancia institucionale e një qeverie, e një kryeministri, i cili mendon se çdo kritikë, akuzë, apo opozicion, ka arsye personale.

Simptoma të afrimit të fundit, padyshim, vetëm se sistemi mundëson një shkëmbim programesh, në vend të ikjes dhe pështymave nga pas. Sepse është shumë e qartë: ky menaxhim i personalizuar i një standardi kushtetues nuk sjell asgjë të mirë. As për Edin dhe gargarën e tij qeverisëse.

Shaptilografisti. 

nga/RESPUBLICA.

Kategori
Uncategorized

Shteti komb – zgjidhja(në letër) për Ballkanin.

Politika perëndimore duhet të adresojë nacionalizmin si zgjidhje për paqen në Ballkan. Kjo është pak a shumë ideja që hidhet në një shkrim të publikuar në “Foreign Affairs” nga autori Timothy Less, drejtor I Nova Europa, një konsulent mbi politikat e riskut dhe ish-diplomat. Ai e nis shkrimin me pretendimet me karakter nacionalist të minoriteteve në Ballkan, të shqiptarëve, serbëve dhe kroatëve. Popuj që janë të shpërndarë në Ballkanin Perëndimor, zona më e pastabilizuar në Europë.

Less shkruan se politika Perëndimore me SHBA në krye vendosi të modelonte paqen në këtë zonë duke imponuar modelin e multietnicitetit si parim shtetfromues, ndonëse realitet postjugosllav evokonte përherë e më shumë kërkesa për shtetin nacional. Në terren kjo detyrë është alternuar mes SHBA-së që ka diktuar kufij dhe sigurinë dhe BE-së që ofroi politikën e zgjerimit si mundësi prosperiteti. Kjo qasje ka funksionuar deri më tani, por ajo po shfaq qartë shenja se nuk është më në gjendje t’i përgjigjet sfidave të një Ballkani jofunksional.

Sipas tij gabimet dhe ngadalësia në integrimin e Ballkanit po bashkohen me faktorë të tjerë negativë si problemet ekonomike dhe ndëretnike, rritjen e ndikimit rus si frenues për orientimin perëndimor të sllavëve, ndërhyrjet e Turqisë me botën myslimane në Ballkan dhe ofertat financiare të Kinës që zerojnë politikat e strukturuara të BE-së.

Çfarë duhet bërë në këtë situatë për të stabilizuar një zonë që po vlon? Autori e gjen përgjigjen te trajtimi realist i kërkesave që vijnë nga terreni i minoriteteve, aty ku nyjëtohet tensioni.

“BE-ja po Lufton ende që të imponojë autoritetin e vet, diplomatët europianë nuk mundën që të zgjidhin një krizë dy-vjeçare në Maqedoni…BE-ja po ashtu dështoi në arritjen e një marrëveshjeje normalizimi mes Serbisë dhe Kosovës. Ndoshta shembulli më i keq, Republika Srpska në Bosnje po ecën përpara me referendumin e vet kontroversial, pavarësisht protestave të BE-së. Konsiderata kyçe në këtë situatë është se politika aktuale e stabilizimit përmes integrimit, për aq s aka funksionuar, e ka mbyllur ciklin, nisur nga përfundimi i zgjerimit të BE-së. Duke operuar me një politikë të vjetër që bazohet në shpërblime elusive, pa sanksione për mos respektimin e tyre, Perëndimi poi a lë iniciativën revizionistëve lokalë dhe sponorëve të tyre të huaj: Rusisë dhe Turqisë që ndjekin politika të vetat”, shkruan Less.

Ky paragraf hedh dritë mbi dështimin e BE-së në rajonin tonë, ndonëse politikat e unionit, financimet dhe rritja e prezencës në modelimin e ligjvënies, kanë garantuar një paqe relative që është në fakt limontia e një tranzicioni pa fund. Me një realitet përherë e më kompleks, në kushtet kur Lindja është rigjallëruar dhe ka plotësuar simetrinë gjeopolitike duke u kthyer në alternativë, mbetet që Perëndimi të adoptojë një qasje më radikale. Të paktën këtë thotë autori sipas të cilit e vërteta duhet parë në sy.

Eksperimenti 20 vjeçar i multietnicitetit dështoi. Nëse Perëndimi dëshiron t’i qëndrojë qëllimit të vet për ruajtjen e paqes në Ballkan, atëherë ka ardhur momenti që të vihet pragmatizmi përpara idealizmit dhe të planifikohet një tranzicion gradual drejt shteteve kombëtare ku popullsitëë mund të kënaqin inetereat e tyre politike më bazike. Duke patur parasysh ndarjet në Europë, SHBA duhet të marrin kontrollin e procesit. Në terma afatshkurtër, Washingtoni duhet të mbështesë fragmentarizimin e brendshëm të shteteve multietnike ku minoritetet e kërkojnë atë – p.sh duke pranuar kërkesën e shqiptarëve për federalizimin e Maqedonisë dhe të kroatëve për një entitet të tretë në Bosnje. Në terma afatmesëm, SHBA duhet të lejojë territore të caktuara që të formojnë lidhje të ngushta ekonomike dhe politike me fqinjët e vet më të mëdhenj, duke lejuaar shtetësinë e dyfishtë dhe institucione të përbashkëta, ndërkohë që mbeten pjesë e shtetit actual. Në fazën finale këto territore mund të shkëputen nga shteti ekzistues dhe të bashkohen me vendin nënë, fillimisht ndoshta si rajone autonome. 

Një entitet kroat në Bosnje mund të bashkohej me Kroacinë, Republika Srpska dhe veriu i Kosovës me Serbinë, Lugina e Preshevës, Maqedonia Perëndimore dhe shumica e Kosovës me Shqipërinë. Ndërkohë Mali i Zi që mund të humbasë enklavat shqiptare mundet njësoj të qëndrojë i pavarur apo të bashkohet me një Serbi në zgjerim. Duke ndjekur këtë plan. SHBA nuk do të shkelë në territor të ri, por thjesht do të ringjallë vizionin uillsonian të një Europe që përfshin vetëvendosjen e popujve – por për një pjesë të kontinetit ku ky vizion nuk është aplikuar kurrë.  Është e qartë që do të ketë rreziqe, por jo aq serioze sa ato që përcillen në qasjen aktuale të dështuar politike. Serbia do të jetë e detyruar të lërë Kosovën të ikë, pa veriun, por kompensimi do të ishte realizimi i një shteti komb serb në ato territore ku serbët dominojnë. Shqiptarët në mënyrë të ngjashme duhet të heqin dorë ngaq Veriu i Kosovës. Më problematike, boshnjakët dhe maqedonasit do të duhet të pranojnë humbjen e territoreve me të cilat janë të lidhur në mënyrë sentimentale, pa ndonjë kompensim. Ky do të ishte formalizimi i një realiteti ekzistues

shkruan Less.

https://www.foreignaffairs.com/articles/bosnia-herzegovina/2016-12-20/dy…

Një analizë që duket se sugjeron se Perëndimi duhet të bazojë politikën e vet në kënaqjen e axhendave nacionaliste në Ballkan, duke pranuar dështimin e plotë të asaj që u tha deri më sot. Ç’kuptim do të kishte atëherë Europa dhe BE-ja, integrimi e të gjitha në kushtet kur për Ballkanin vihet në veprim qasja pragmatiste?

Less shkruan se politika duhet të ndryshojë dhe për këtë ka të drejtë. Vetëm se ai i pajton kombet ballkanike, apo i relakson irritimet e tyre përmes atriubumit të naconalizmit si shpjegim final i paqes. Në fakt ka edhe gjeopolitika të brendshme që nuk duhen injoruar asnjëherë. Pse duhet që hungarezët e Vojvodinës të jetojnë me Serbinë, apo myslimanët e Sanxhakut po kështu me Serbinë? Pse malazezëve u mohohet vullneti për të qenë të pavarur dhe me një të rënë të lapsit u thuhet kaloni me Serbinë?

Njësoj për shqiptarët: si mund të shkrihet në një entitet, pa eksese, një popull që ka një gjuhë, por disa përvoja politike dhe mbi të gjitha disa manifestime fetare? Nuk ka me siguri asnjë politikë që të mos krijojë grupe të margjinalizuara – autori pranon se boshnjakët dhe maqedonasit janë të tillë –  por ndërkohë që nacionalizmi evokohet si zgjidhje, ai në fakt është thjesht një përgjigje për rezultatet e munguara të politikës së Perëndimit që ka sponsorizuar politikanë të korruptuar. Sepse ndërkohë që presupozohet se minoritetet janë të pakënaqur, Ballkani prodhon numrin më të lartë të emigracionit, që është shprehje jo vetëm e nevojave për përmirësimin e jetës, por edhe e pranimit të faktit se edhe shteti nacional ka dështuar në Ballkan.

Kategori
Uncategorized

Donald Lu ‘ushqeu’ anti-amerikanizëm (FOTO).

Disa sondazhe të brendshme të porositura nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë, kanë vënë në vështirësi ambasadorin aktual Donald Lu.

Një burim i rezervuar informoi Hashtag.al se ambasada ka dashur të testojë reputacionin e saj pas protagonizmit dhe kritikave politike-mediatike të muajve të fundit ndaj saj.  Rezultati ka qenë befasues.

Ka pasur një rënie të fortë të besimit të shqiptarëve mbi rolin e SHBA-ve në Shqipëri. Shqipëria është vendi më pro-amerikan në Evropë. Mbështetja dhe perceptimi pozitiv i qytetarëve shqiptarë ka qenë përherë mbi marzhin 90%.
Por sondazhet e fundit të realizuara nga ambasada, tregojnë një rritje të skepticizmit dhe rënie të mbështetjes. Sondazhet e brendshme treguan se vetëm 68-75% e shqiptarëve ruajnë ende të njëjtin perceptim për SHBA-të. Pra ka një shtim të skepticizmit dhe rënie të besimit me afro 20%”, – deklaroi burimi i informuar mbi situatën.

Rezultatet e këtyre sondazheve duket se janë pasojë direkte e lidhur me mandatin e ambasadorit Donald Lu dhe sidomos me protagonizmin e tij sa i takon reformës në drejtësi.

Protagonizmi i zotit Lu u identifikua si i njëanshëm politikisht, në disa raste ambasadori amerikan ka sulmuar hapur dhe ashpër opozitën duke mbështetur pa ekuivok planet e qeverisë.

Para miratimit të reformës zgjedhore, zoti Lu deklaroi se kjo reformë do të votohej dhe pa konsensusin e opozitës, madje zoti Lu nisi dhe një fushatë personale për të rekrutuar deputetë të opozitës.

Pa mbushur 72 orë nga kjo nismë, shefja e tij Victoria Nuland mbërriti në Tiranë dhe shumëzoi me zero veprimet e zotit Lu duke paraqitur një platformë që impononte konsensusin e opozitës.

Burime të rezervuara kanë informuar se dhe një pjesë e stafit amerikan në ambasadë ka shfaqur skepticizëm sidomos ndaj përfshirjes direkte të ambasadorit amerikan me nxitjen e OJF-ve për reformën zgjedhore.

east-west-management-institute-staff

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akorduar nëpërmjet USAID-it një fond prej 9 milionë dollarësh për projekte në mbështetje të sistemit të drejtësië.

Kompania amerikane që ka fituar tenderin për zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm është “East West Management Institute”.

Projekti lidhet në mënyrë integrale me reformën në drejtësi, ndërsa pjesë e stafit drejtues të kësaj kompanie rezulton dhe zonja Delina Fico.

Zonja Fico është Drejtoreshë për Programet e Shoqërisë Civile në këtë kompani, por njëkohësisht ajo është dhe bashkëshorte e ministrit të Shtetit zotit Bledi Çuçi.

Nuk është e qartë nëse përbën konflikt interesi fakti që këtë projekt të rëndësishëm për drejtësinë e orienton një person si zonja Fico, e cila rezulton e pozicionuar politikisht.

Kategori
Uncategorized

Zëra të pamundur: Fëmijë në periferitë e Tiranës.

 

Xhesi, Sabiani dhe Erisa jetojnë me prindërit në Paskuqan, në një shtëpi të papërfunduar, aspak të rehatshme, madje të rrezikshme. “I kam parë fëmijët disa herë, po nuk para dalin nga shtëpia”, thotë Liliana, pronarja e një lokali ku ndaloj rrugës për në shtëpinë e tyre. Kam biseduar më parë në telefon me Besnikun, babain e fëmijëve, që më pret pas një ore në shtëpi. Nuk dua të shkoj më shpejt e ta nxitoj të kthehet, aq më pak të mbërrij përpara tij. “Derën e shtëpisë sime e ke të hapur”, më ka thënë Besniku, por ai duhet të jetë gjithmonë atje, për të mirëpritur miqtë e për t’u kujdesur për familjen. Sipas Besnikut, ky nuk është vend për gra e për fëmijë.

Jeta në rrëthinat e Tiranës

Besniku dhe Sanija erdhën nga një fshat i vogël i Dibrës dymbëdhjetë vjet më parë. Gjetën një zonë të varfër, kaotike, pa infrastrukturë. U vendosën në shtëpinë e disa “miqve të miqve” të emigruar në Greqi. Derisa të kthehen, shtëpia është e tyrja për të banuar, për t’u kujdesur e për ta ruajtur. Përballë kanë lumin, një fushë dhe më tej disa kapanone industriale. Kanë shumë pak sende në shtëpi, si për të sajuar mobiljet. Shishe plastike në korridor, një bufe boshe që mbahet mbi disa gurë, një tabelë në formë ylli vendosur në mur që unë këmbëngul ta ndezim. Një pjesë e llambave ende punojnë dhe bëjnë pak dritë që duket sikur mund të mbushë sado pak boshkllëkun, të mbulojë sado keq mjerimin. Ndonjëherë shikimi kërkon të ndalet tek detajet që të shmangë të përgjithshmen.

Besniku ulet në dysheme që të më lërë mua një kolltuk të vjetër por më të rehatshëm. Ndërkohë që dredh cigaret njëra pas tjetrës tregon papushim gjithë jetën e tij. Që kur ka ardhur në Paskuqan, Besniku mbledh shishe plastike nëTiranë për t’i shitur në fund të ditës. Fiton 80 Lekëpër kile. Tregon se del dy herë në ditë, në orën 4 të mëngjesit dhe sërish në pasdite.  Por kjo është punë në të zezë dhe së fundmi masat ndëshkuese po bëhen gjithnjë e më të rënda. “Ka raste që policia na konfiskon gjithë ngarkesën. Na ikën dita kot, por po t’iu lutemi na lënë të mbajmë karrocat. Ç’do të bëhet me dymijë familjet që mbajnë frymën me këtë punë” pyet Besniku, “si do t’i ushqej fëmijët e mi”?

Fëmijët nuk para flasin

Ndërsa bisedojmë, Xhesi, Sabiani dhe Erisa kanë hyrë në dhomë në heshtje, të tërhequr nga rrëfimi i babait dhe prania e një të huaji në shtëpi. Xhesi është më e madhja, gjashtëmëdhjetë vjeçe, gjithmonë e buzëqeshur. Sabiani është më serioz, vetëm dymbëdhjetë vjeç por me hije prej burri. Ndërsa Erisën, nëntë vjeçe, nuk e mban vendi. “Kur fillon të flasës’di të pushojë,” thonë Sanija, por sot nuk do të fillojë. Për çdo pyetje kanëvetëm buzëqeshje të druajtura si përgjigje. “Nuk dinë si të sillen, nuk dalin kurrë nga shtëpia,” thotë Sanija.

Fëmijët janë vetëm sepse të afërmit i kanë shumë larg, ndërsa komshinjtë këtu nuk duhet të mbahen pranë. Një familje e shpërngulur e ka të vështirë të krijojë besim tek tjetri: traditat janë të ndryshme, kushtet e jetesës të vështira dhe izolimi është mënyra më e thjeshtë, sado e dëmshme, për t’u mbrojtur. “Nuk kemi të njëjtat vlera, të njëjtat parime,” thotë Besniku për të justifikuar sjelljen mbrojtëse ndaj familjes dhe grave të shtëpisë. “Nuk merremi vesh kur flasim,” shton Sanija, duke thjeshtëzuar mosbesimin e zakonshëm krahinor nënjë vështirësi më të tejkalueshme gjuhësore. Përkatësitë krahinore dhe mosbesimi fitojnë çdo ditë ndaj arsyes, ndërsa gjeografitë mendore janë më të vështira për t’u tejkaluar se hapësirat fizike.

Nuk shkojnë në shkollë

Nga oborri i shtëpisë duket shkolla e mesme, as pesëdhjetë metra larg. Pak më tutje ështe edhe një shkollë nëntëvjeçare. Por këta fëmijë nuk kanë qenë asnjë ditë në shkollë, nuk dinë as të shkruajnë e as të lexojnë. Sabiani dhe Erisa kanë lindur në Tiranë, por janë ende të regjistruar në Dibër. Asnjë shkollë në Tiranë nuk i pranon. “Dalin e shohin shkollën nga oborri,” thotë Sanija, “ndonjëherë imitojnë ushtrimet që bëjnë nxënësit në orën e fizkulturës”.

Ndërsa Besniku tregon certifikatën familjare të marrë në Dibër, kur dy vjet më parë përpiqej të ndryshonte banimin. Do t’u jepte mundësinë të përfitonin mbështetje për fëmijët, akses në edukim dhe shëndetësi. Prapa shtëpisë ndodhet edhe një poliklinikë. Pyes nëse fëmijët mund të vizitohen apo të marrin mjekim edhe pse nuk janë të regjistruar në Tiranë. “Nuk kanë pasur nevojë as doktor, as për ilaçe, i ka ruajtur Zoti” thekson Sanija.

Gjatë fushatës më premtuan se do të më ndihmonin me procedurat në gjendjen civile, por s’u bë gjë,” thotë Besniku. Kushdo që mund t’i ketë premtuar regjistrimin në Tiranëdo të ketë humbur interes për votën e tij. Familje më të mëdha, me më shumë votues, do të kenë pasur përparsi. Edhe këtë herë, fëmijët mund të presin.

E drejta e arsimimit

Kontakti i parë mes fëmijëve dhe sistemit mbrojtës të shtetit duhet të realizohet përmes Njësive  të Mbrojtes së Fëmijëve, aktualisht nën varësi të bashkive dhe komunave, që kanë detyrë të monitorojnë situatën e fëmijëve dhe familjeve në rrezik, të identifikojnë rastet më urgjente dhe të bashkërendojnë punën dhe ndërhyrjen e palëve të përfshira.

Por këto Njësi nuk janë lehtësisht të aksesueshme për fëmijët që nuk jetojnë pranë, madje vendndodhja e tyre nuk është gjithmonë e njohur. Ato nuk kanë standardet e nevojshme cilësore dhe financiare për të arritur rezultate konkrete ndërsa personeli pa trajnimin dhe përvojën e mjaftueshme  mbështetet rëndom në gjykimine personale, e shpeshherë të papërshtatshme.

Për Koalicionin e organizatave Bashkë për Kujdesin Tërësor të Fëmijëve, Shqipëria ka politika të mira, por që nuk zbatohen nga institucionet lokale. Sipas Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijëve (2016), një mjet krahasues i politikaveqë mat sistemin aktual për mbrojtjen e fëmijëve të një vendi kundrejt një sërë treguesish të përbashkët, Shqipëria renditet e fundit nga nëntë vende të Rajonit për sa i përket shërbimeve.

Kështu, Koalicioni këmbëngul për një menaxhim më efektiv të rasteve nga Njësitë Vendore, që në këtë rast, në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës, duhej të kishin ndërhyrë për të regjistruar fëmijët në shkollë. Ata mund të përfitonin nga programi “Shansi i dytë” që parashikon kurrikula të veçanta për fëmijëqënuk e kanë ndjekur shkollën prej fillimit dhe bën të mundur integrimin e tyre me bashkëmoshatarët.

Për fëmijët, aksesi në arsim dhe mësimdhënia cilësore janë të drejta themelore. Arsimi është një mjet kyç për tëmposhtur varfërinë  dhe ndryshuar shoqërinë.

Për vitin 2012, INSTAT-i raportoi braktisje shkollore në nivelin 1.05%, ndërsa sipas Ministrisë së Arsimit, braktisja në arsimin fillor dhe të mesëm për vitin 2014-2015 ka qenë 0.57%. Por sipas Unicef Shqipëri, statistikat kombëtarefshehin disa pabarazi dhe pasaktësi. Ndërsa Censusi i fundit i vitit 2011 tregon se 614 fëmijë në Tiranë, në grup-moshën 10-14 vjeç, nuk kanë qenë asnjëherë në shkollë. Arsyet kryesore tëbraktisjes së arsimit janë varfëria, izolimi, paaftësitë apo identiti etnik.

Zëra të padëgjuar

Kudo që shkojmë, mbetemi në fund të botës,” thotë Besniku duke treguar fushën përpara shtëpisë. “Fëmijët kërkojnë të shkojnë në shkollë, po ne as kaq nuk ua sigurojmë dot. Edhe po t’i regjistrojmë, me çfarë t’i blejmë librat dhe rrobat?  Po t’i çojmë kështu do do t’i tallin fëmijët e tjerë”, shton Sanija.

Shumë shpesh, fëmijët e periferive, të rritur në familje të varfëra, përjashtohen edhe nga vetë nxënësit, harrohen nga mësuesit në bankat e fundit të klasës. Detyrimisht familjet vendosin t’i heqin nga shkolla, nëse edukimi i tyre nuk ka dobi por vetëm shpenzime.

Deri tani, Xhesi, Sabiani dhe Erisa kanë folur vetëm me prindërit e tyre, nuk kanëpasur zë jashtë shtëpisë dhe kërkesat e tyre deri tani kanë mbetur të padëgjuara. Zërat ua hesht varfëria në të cilën jetojnë, por ua mbyt edhepërpjekja e prindërve për t’u dhënë një jetë më të mirë pa ditur gjithmonëç’është më e mira për ta.

Ata menduan se plumbat do të na heshtnin. Por dështuan. Më pas, prej heshtjes, u ngritën mijëra zëra,” tha MalalaYousafzai në fjalimin e paharrueshëm në Kombet e Bashkuara. Për këta fëmijë në Paskuqan plumbat janë varfëria, izolimi dhe mungesa e vëmendjes. Ata kanë nevojë për arsim që t’i kalojnë këto pengesa dhe kanë nevojë për kushte më të mira ekonomike për t’u arsimuar.

Si të dalim nga ky rreth vicioz? Kjo është pyetja që duket sikur na drejtojnë fëmijët nga heshtje e tyre. Investimi në arsimim duket përgjigjja e vetme.

Autor: Erion Gjatolli/Fotografitë: Nensi Bogdani – Antonio Fantasia
Kategori
Uncategorized

Ministri Tahiri pret drejtorët e diktaturës që shtypën revoltat e Spaçit dhe Qafë Barit.

tahiri

Ministri Tahiri pret drejtorët e diktaturës që shtypën revoltat e Spaçit dhe Qafë Barit dhe që shpallën negativitetin e tyre në ngjarjet e 2 korrikut 1990

Dje ministri i Punëve të Brendshme sajoi një gjoja 90 vjetor të policisë për të pritur në një takim ish drejtorë të policisë së diktaturës dhe të kohës kur ka qeverisur Partia Socialiste.  Ky takim i zhvilluar gjoja në kuadër të “90-vjetorit të policisë” shquhej për mungesën e drejtorëve të periudhës kur ka qeverisur Partia Demokratike. Të gjithë ish drejtorët e kësaj periudhe që shihen përditë në Tiranë në shëndet të plotë, çuditërisht u sëmurën ditën kur Tahiri do zhvillonte takimin propagandistik.  Nejse, nuk është këtu problemi se të gjithë ish drejtorët që ishin në krah të tij i kemi parë numërues votash të Partisë Socialiste në çdo zgjedhje. Kjo jo pa qëllim, pasi i ka treguar ata më qartë se kurrë se sa të politizuar kanë qenë dhe sa larg të qenit oficer policie kanë qenë. Nuk po merremi sot me drejtorët e policisë që vetë Partia Socialiste i shkarkoi për korrupsion apo paaftësi.  Ky takim i kotë që është krejt pa lidhje, do mbahet mend për disa veçori.

Ish drejtori Kasem Kaçi mbahet mend për shtypjen e revoltës së Spaçit në vitin 1973. Ish drejtori Agron Tafa mbahet mend për shtypjen e revoltës së Qafë-Barit në vitin 1984. Ish drejtori Dilaver Bengasi, përveçse për nivelin e ulët profesional (mësues fizkulture) mbahet mend për procesin e inskenuar të “lopëve të Baldushkut” si dhe për rolin tejet negativ në ngjarjet e 2 korrikut 1990, kur vetë Këshillit i Ministrave i kohës e shkarkoi për përdorim të armëve të zjarrit.

Pas kobures së Kasem Kaçit në një panair të hapur policor, Tahiri na lavdëroi tanimë “policinë e gjeneratës së vjetër”. Më shumë se çdo gjë, takimi i Tahirit tregoi se sa e politizuar është policia e sotme dhe si trajtohet ajo nga Saimir Tahiri, i cili tregoi vazhdimësinë e policisë së partisë.

 

Gjynah që Tahiri nuk i çoi te zyrat nëntokësore të ministrisë sepse shumë nga ata janë kontribuues të diktaturës komuniste.

Kategori
Uncategorized

Dekriminalizimi: Lënë mandatin dy miqtë e Ramës dhe një çam. Ja dënimet që fshehën.

 

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë të ditur se 2 deputetë dhe një kryebashkiak të cilët nuk kanë deklaruar procedimet penale.

Sipas prokurorisë, dy deputet janë Dashamir Tahiri, deputet i PDIU-së dhe Shkëlqim Selami deputet i LSI-së. Ndërsa kryebashkiaku është Elvis Rroshi.

Deklarata e prokurorisë

Prokuroria e Përgjithshme pas verifikimeve te thelluara, ka konkluduar, se dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe një kryetar Bashkie janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit, në bazë të ligjit per “Verifikimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” ose te njohur ndryshe si Ligji I “Për Dekriminalizimin”.

Sektori i posaçëm i “Verifikimit të Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” në Prokurorinë e Përgjithshme, në bazë të kërkesave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka kryer verifikim të thelluar, në bazë të të cilit ka konkluduar se janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës, funksionarët:

Dashamir Tahiri, me funksion “Deputet”

Shkëlqim Selami, me funksion “Deputet”

Elvis Rroshi, me funksion Kryetar i Bashkisë Kavajë

Në mënyrë të përmbledhur, Sektori i “Dekriminalizimit” në Prokuroria e Përgjithshme ka siguruar të dhënat, si vijon:

Shtetasi Dashamir Tahiri, me funksion “Deputet” rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit” të dhëna:

Në vitin 1995 është raportuar nga policia në Foggia për krime lidhur me falsifikimin e parave;

Në vitin 2009 është dënuar nga Gjykata në Ravena (për të vuajtur 9 muaj burgim) për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar.

Subjekti është kontrolluar disa herë nga policia;

Subjekti Tahiri ka dhënë shpjegimet e tij në Sektorin e “Dekriminalizimit”, duke deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të dënimit me burgim në Ravena. Ndërsa, lidhur me procedimin për “fallsifikim parash”, ka deklaruar se bëhet fjalë për një episod në autostradë, kur ai është mashtruar nga një kamarier lokali, i cili i ka dhënë para fallse.

Shtetasi Shkëlqim Selami, me funksion “Deputet”, rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit” të dhëna për një masë sigurimi “arrest me burg”, nxjerrë ndaj tij nga ana e gjykatës së Brindizit, si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me “Trafikim të qënieve njerëzore”. Masa ndaj tij është dhënë në vitin 1994 dhe është ekzekutuar në vitin 2006. Në kuadër të kësaj mase, ai ka qëndruar një javë në paraburgim në Brindizi dhe më pas është lënë i lirë, në vijim të hetimit.

Shtetasi Elvis Rroshi, me funksion kryetar i Bashkisë Kavajë, rezulton se nuk ka deklaruar në formularin “Për Dekriminalizimin”, si vijon:

Një dënim për veprën penale të “Përdhunimit” në grup, në vitin 1995 në Itali

Nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër

Në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil, 14 maj 1993, është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë.

Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në gusht 1997 është dëbuar sërish.

Në vitin 2015 DEA/US , ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash.

Në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar zyrtarisht mbi rezultatet e verifikimit Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, duke konstatuar se subjektet deklarues të mësipërm përfshihen në fushën e ndalimit të parashikuar në nenin 2, pika 1, gërma a) dhe pika 2, gërma a) dhe b) të ligjit.

Për të tre këto raste, krahas konstatimit të kushteve të ndalimit për ushtrimin e funksionit, Prokuroria ka nisur edhe hetimet për veprën penale të “Fallsifikimit te for,ulareve, neni 190 I Kodit Penal..

Ndërkohë, po vijon procedura e verifikimit në kuadër të ligjit “Për dekriminalizimin” edhe për një numër të konsiderueshëm zyrtarësh.

 

Kategori
Uncategorized

Xhaminë e parë në Ballkan e kanë ndërtuar emigrantët nga Halepi në vitin 1289, pikërisht në Kosovë.

Kontaktet e para me Islamin në Ballkan nuk u zhvilluan me ardhjen e osmanëve në fund të shekujve 14-të dhe 15-të, por shumë më herët. Muhammad Haxhiaxhiç, historian nga Sarajeva, përmend se në afërsi të Mostarit janë gjetur monedha nga periudha e kalifit Mervan II (745-750), e që janë paratë e para që kanë arritur në Bosnjë përmes tregtarëve arabë, të cilët kanë tregtuar në masë të madhe në Mesdhe; pasi në atë kohë Dubrovniku ka qenë një qendër e rëndësishme e tregtisë.

Xhamia në Mlike e cila mendohet të jetë e para në Kosovë, por tashmë krejt ndryshe në pamje

Kështu, është e mundur që për shkak të rrugëve tregtare në Dubrovnik, në fshatin Mlike të Kosovës, në vitin 1289, njëqind vjet para betejës së famshme të Fushë- Kosovës, kolonët dhe zejtarët nga qyteti sirian i Halepit të kenë ndërtuar xhaminë më të vjetër në Ballkan, atë të Haxhi Huseinit. Një pllakën e gurit qëndron e shtypur në gjuhën arabe se xhamia është ndërtuar në vitin 1289 dhe është rinovuar në vitin 1822, nga Ahmed al-Aga.

Sipas informatave historike, familja e al-Aga-s në periudhën prej vitit 1095 në kërkim të një jete më të mirë kishte arritur deri në Kosovë, por duke pasur parasysh se kjo ishte një familje e madhe, herë pas here në intervale të caktuara kohore ata ishin vendosur në pjesën jugore të Kosovës; dhe pasi janë përshtatur me mjedisin e ri, kanë vendosur që të qëndrojnë më gjatë aty. Dhe në vitin 1289 ata ndërtojnë aty edhe një xhami.

Në traditën dhe dokumentet popullore besohet që emigrantët ishin kryesisht nga provinca dhe qyteti i Halepit; pasardhësit e tyre të sotëm madje ende e mbajnë mbiemrin Halepovci (Aljabakovci) dhe ndodhen në Mlike, Krushevë, Dragash dhe Restelicë. Gjithashtu, pasardhësit e tyre mund të gjenden dhe në Prizren, ku punojnë si farkëtarë dhe zejtarë. Mund të gjenden edhe në pjesë të tjera të Kosovës dhe Maqedonisë. Ekzistenca e zanateve individuale në Gorë (zejtarit dhe farkëtarit) lidhet pikërsisht me këto familje.

Një dokument nga viti 1995  flet për emigrantët nga Halepi, të cilët u vendosën në Kosovë.

Si konfirmim i kësaj teze është dokumenti që muslimanët e këtij vendi e kanë marrë nga Damasku në vitin 1995 nga Ministria e vakufeve të Republikës Arabe të Sirisë, në të cilin në përkthim thuhet si vijon:

“Ne Muftinia e Qarkut të Halepit, Republika Arabe e Sirisë, konfirmojmë se familja e al-Agës është e famshme dhe e lashtë, anëtarët e së cilës kanë emigruar në vitin 1095, ndërsa emigrimi i tyre ka vazhduar deri në vitin 1291, ku ndërtuan xhaminë në fshatin e tyre në Mlike, me qëllim të kryerjes së riteve fetare. Mbi këtë bazë, kjo xhami është në të vërtetë pronë e këtyre familjeve, respektivisht familjeve të muslimanëve arabë të zhvendosur dhe nuk janë nga ndërtimet osmane. Ne vërtetojmë pronën e tyre dhe kërkojmë nga autoritetet që t’u ndihmojnë në këtë.”

Xhamia gjatë historisë së trazuar të Kosovës është djegur dy herë, por vendasit e kanë ruajtur me kujdes pllakën e gurit me mbishkrimin arab, duke e fshehur atë në nënkulm (papafingo) të shtëpive dhe vende të tjera të fshehta; duke ruajtur kështu edhe faktin se xhamia e parë në Ballkan është ndërtuar nga emigrantët selxhuk nga Halepi, njëqind vjet para betejës së Fushë – Kosovës.

Kategori
Uncategorized

Persekutimi i motrave Qiriazi, si u vetëvra i biri i Sevastisë në hetuesi.

Kategori
Uncategorized

SHBA përgatitet për ceremoninë e inagurimit të Trump.

Një nga veçoritë e demokracisë amerikane është një tranzicion paqësor i pushtetit nga presidenti në largim tek pasardhësi i tij. Janë vite të tëra planifikimesh që bëjnë të mundur transformimin e kryeqytetit Uashington në një paradë televizive globale, një detyrë tepër e vështirë për nga përmasat. Me një hartë gjigante përpara, udhëheqësit ushtarakë bëjnë planet për këtë ditë të rëndësishme.
Një hartë e madhe është version i vogël i kryeqytetit Uashington DC. Pikërisht këtu zyrtarët nga i gjithë vendi planifikojnë paradën e 58-të të inaugurimit të presidentit: “Ka shumë pjesë të lëvizshme. Ka një hapësirë të ngjeshur ku po punojmë rreth zonës së Kongresit. Në një kohë të shkurtër duhet të sigurojmë gjithë këto aktivitete që duhet të përfundojnë me sukses atë ditë”.
Për t’u përgatitur, forcat e armatosura shpalosin një hartë 12 me 18 metra të Uashingtonit. Harta nënvizon rrugën e paradës dhe logjistikën për partnerët ushtarakë, federalë dhe zyrtarët vendas: “Jemi të kënaqur që si ushtri duhet të kemi partneritet bashkëpunimi me agjenci të tjera federale në qytet, pasi kemi të bëjmë me shumë njerëz”.
“Kemi pothuajse 7 apo 8 mijë ushtarë që vijnë nga 40 shtete të cilët duhet t’i sjellim këtu dhe t’i shpërndajmë ku duhet për të kryer misionin e tyre ditën e inaugurimit. Pastaj duhet t’i kthejmë në vendet e tyre brenda 72 orësh”.
Janari në Uashington është zakonisht me temperatura të ulta. Një tjetër faktor për një tranzicion të qetë:
“Nuk mund t’i mbash njerëzit e ushtrisë atje më gjatë nga ç’është e nevojshme.” Dita e Inaugurimit më 20 janar është e premte. Dhe të premtet janë zakonisht të qeta në Uashington. Por me zgjedhjen e një presidenti vërtet të veçantë, planet në realitet mund të ndryshojnë nga ato në letër.

Kategori
Uncategorized

SHBA përgatitet për ceremoninë e inagurimit të Trump.

 

Një nga veçoritë e demokracisë amerikane është një tranzicion paqësor i pushtetit nga presidenti në largim tek pasardhësi i tij. Janë vite të tëra planifikimesh që bëjnë të mundur transformimin e kryeqytetit Uashington në një paradë televizive globale, një detyrë tepër e vështirë për nga përmasat. Me një hartë gjigante përpara, udhëheqësit ushtarakë bëjnë planet për këtë ditë të rëndësishme.
Një hartë e madhe është version i vogël i kryeqytetit Uashington DC. Pikërisht këtu zyrtarët nga i gjithë vendi planifikojnë paradën e 58-të të inaugurimit të presidentit: “Ka shumë pjesë të lëvizshme. Ka një hapësirë të ngjeshur ku po punojmë rreth zonës së Kongresit. Në një kohë të shkurtër duhet të sigurojmë gjithë këto aktivitete që duhet të përfundojnë me sukses atë ditë”.
Për t’u përgatitur, forcat e armatosura shpalosin një hartë 12 me 18 metra të Uashingtonit. Harta nënvizon rrugën e paradës dhe logjistikën për partnerët ushtarakë, federalë dhe zyrtarët vendas: “Jemi të kënaqur që si ushtri duhet të kemi partneritet bashkëpunimi me agjenci të tjera federale në qytet, pasi kemi të bëjmë me shumë njerëz”.
“Kemi pothuajse 7 apo 8 mijë ushtarë që vijnë nga 40 shtete të cilët duhet t’i sjellim këtu dhe t’i shpërndajmë ku duhet për të kryer misionin e tyre ditën e inaugurimit. Pastaj duhet t’i kthejmë në vendet e tyre brenda 72 orësh”.
Janari në Uashington është zakonisht me temperatura të ulta. Një tjetër faktor për një tranzicion të qetë:
“Nuk mund t’i mbash njerëzit e ushtrisë atje më gjatë nga ç’është e nevojshme.” Dita e Inaugurimit më 20 janar është e premte. Dhe të premtet janë zakonisht të qeta në Uashington. Por me zgjedhjen e një presidenti vërtet të veçantë, planet në realitet mund të ndryshojnë nga ato në letër.

Kategori
Uncategorized

Politikanët tanë, rrinë si qenë të rrahur para ambasadorëve.

Gruevski-ambasadorit të SHBA: Puna jote, vetëm të raportosh.

Nikolla Gruevski, i cili doli fitues i zgjedhjeve në Maqedoni ka shprehur hapur pakënaqësi ndaj ambasadorit amerikan, Xhes Bejli dhe atij të bE-së Samuel Zhbogar. Zyra për shtyp e kreut të VMRO-DPMNE ka zbardhur bisedat me tone të larta mes Nikolla Gruevskit dhe ambasadorëve, në të cilat ish kryeministri maqedonas kërkon që faktori ndërkombëtar të qëndrojë anash dhe të mos përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, sidomos në marrëdhëniet ndërpartiake. Më poshtë biseda e zbardhur:

Bejli: Cilat janë planet e VMRO- DPMNE-së për koalicion?

Nikolla Gruevski: Planet varen nga partitë e tjera, të cilat po ndikohen edhe nga faktorë të jashtëm!  

Bejli: Cilët janë këta faktorë të jashtëm?

Nikolla Gruevski: Nuk jemi të autorizuar të tregojmë!

Bejli: Mund t’ju ndihmojmë në këtë drejtim!

Nikolla Gruevski: Puna juaj është vetëm të ndiqni situatën dhe t’i raportoni shtetit tuaj!

Bejli: Ne ju kemi ndihmuar deri tani!

Nikolla Gruevski: Për ndihmën e deritanishme, faleminderit!

Bejli: SHBA është mike e Maqedonisë, por disa anëtarë të partisë suaj nuk ndajnë të njëjtin qëndrim!

Nikolla Gruevski: Nuk ka dilema rreth anëtarësimit në NATO e BE dhe miqësisë me SHBA-në, por kjo nuk do të thotë se disa individë, partia apo shteti nuk mund të shprehin mos pajtueshmëri me disa hapa që individë të caktuar që përfaqësojnë SHBA-në kanë ndërmarrë këto kohë. 

Përveç dialogut i cili në nëntekstin e tij shfaq mospajtimet mes Gruevskit dhe ambasadorit Bejli i cili është zbuluar, në VMRO- DPMNE ka zhvilluar takime edhe ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar. Gruevski duket se është shprehur me një ton më të butë ndaj evropianëve.

Zhbogar: Jam i shqetësuar për fjalorin e përdorur në protestat e fundit!

Nikolla Gruevski: U bënë 2 vjet protesta të opozitës, u thyen zyrat e Presidentit, prona shtetërore dhe Brukseli e komuniteti ndërkombëtar nuk thanë një fjalë për to!

Zhbogar: Si do të shkojë situata me protestat?

Nikolla Gruevski: Nuk mund të parashikojmë pasi numri i qytetarëve të irituar është i madh dhe revolta nuk do të kontrollohet plotësisht nëse institucionet nuk punojnë në bazë të ligjit. 

Në takim ka qenë edhe ambasadori i Norvegjisë Arn Sanes Bjornshtad i cili ka marrë të njëjtën përgjigje të ashpër nga Nikolla Gruevski, se në dy vitet e fundit në Maqedoni, përfaqësues të caktuar të bashkësisë ndërkombëtare janë përzier në mënyrë të vrazhdë në punët e brendshme të shtetit, deri edhe ato ndërpartiake.

Sipas Nikolla Gruevskit kjo praktikë ka qenë e nxitur më shumë, edhe në periudhën parazgjedhore dhe atë zgjedhore, praktikë kjo e cila do të marrë fund, raporton “Tv Klan”.

Kategori
Uncategorized

Të pranosh fatin e zi.

Une kam pranuar me kohe fatin tim.

Cdo gje nisi kur une dhe bashkeshortja ime vendosem te iknim nga vendlindja jone,Korca, per te gjetur dicka me te mire ne Tirane. Dicka qe mund te na bente fitonim me shume. Erdhem me deshire te madhe, por nuk nxorrem gje ne drite. Ne keto raste,njeriu duhet te zgjedhe. Ashtu sic bera dhe une.. Nje vit te jetes sime e kam kaluar Greqi. Si shume shqiptare dhe une e mendova si nje rruge te mire per te sjelle leke ne shtepi duk qené se tanime ishim bere me dy djem.                                                       Puna ne ndertim ishte e veshtire,por sa here mendoja per familjen qe kisha ne Tirane,merrja force. E cuditshme sesi njeriu ndryshon kur behet prind. Gjen motivimin shume here me lehte, nuk ka nevoje te sforcohesh fare, mjafton te kujtosh qe diku aty jane disa njeréz qe presin ushqehen vetém nga ty, kthimi ne Tirane ishte per mua nder momentet me te veshtira. Me duhej té gjeja menjehere nje pune. E mendova mire dhe vendosa te merrja nje dyqan me gera. Kjo gje nuk zgjati shume pasi nuk e kisha té mundur ta paguaja ate e késhtu perfundova té shisja ne rruge, keshtu u bera pa vetedije nje ambulant kerkonte

Dy vjet kane ka luar nga ajo dite dhe asgje nuk eshte permiresuar, shitja e cigareve dhe bananeve zorr se po ma shkollon djalin qe e kam né universitet,larg meje. Pervecse mbaj pjesen tjeter te familjes qe pret nga une.

Çdo dite cigaret i bej vet, i shes lire. 50 leke njé pakete, vetem keshtu mund te mbijetoj ne treg. Eshte krize, njerezit duan Vetem gjera sa me te lira. Gezohem i kam se kéto mé kane dhene buke deri me sot.

Kioskat e reja e ulin punen tone.             Ne qe luftojme per thérrimet e bukes. Ndoshta vendin e punés duhej té na e kishin dhene ne, jo te punesonin ata qe donin. Por e tillé eshte jeta. Kété fat kemi. Une nuk jetoj me keto,une mbijetoj. l ligjshem apo i paligishem kjo eshte menyra jeteses qé njeriu detyrohet te zgjedh nga halli.

Kategori
Uncategorized

LIGJI QE MBRON EMIGRANTET NGA DETYRIMET DOGANORE.

SENDE VETIAKE QË I PERKASIN PERSONAVE FIZIKE QË TRANSFEROHEN

NGA NJË VEND TJETER QËNDRIMI NE REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Neni 485
Pa rene ndesh me nenin nga 486 deri 492, prona personale e importuar nga persona fizike
që transferojne vendbanimin e tyre tij nga një vend tjeter për ne territorin doganor te Republikës së Shqipërisë, importohen duke u perjashtuar nga detyrimet e importit. Në këto
raste do të përdoret Formulari i sigurimit të përjashtimit nga detyrimet e importit për
pronën personale të emigrantëve i përcaktuar si në Aneksin 56.

Për qëllim të nenit 477 deri 560
b) Sende shtepiake do të thotë: sendet vetiake, shtresa dhe mbulesa për përdorim
shtëpiak, mobilje, dhe pajisje të tjera për përdorim personal të të interesuarit ose për të plotësuar nevojat e tij shtëpiake;

Neni 486
Perjashtimi kufizohet vetem per sendet vetiake te cilat:
a. perjashtuar rastet e vecanta te justifikuara nga rrethanat, kane qëne ne posedim
te te interesuarit, dhe kur është fjala per mallra te pakonsumueshme, jane
perdorur prej tij ne vendin e meparshem te qëndrimit per te pakten 6 muaj
perpara dates ne te cilen i interesuari pushon së qëni banor i vendit prej nga
është nisur;
b. synohet te perdoren per te njëjtat qëllime ne vendin e ri te qëndrimit; c. automjete, ruleta, mjete lundruese dhe mjete ajrore, te cilat permbushin kushtet
e meposhtme:
Nuk jepet përjashtim për:

Neni 488

a. produktet alkoolike;
b. duhanin dhe produktet e duhanit;
c. mjetet tregtare të transportit; dhe

MALLRA TË IMPORTUARA NË RAST MARTESE

Neni 493
1. Pa rënë ndesh me nenin 494 deri 497, veshjet martesore dhe sendet shtëpiake, qofshin të reja ose jo, që i përkasin një personi që transferon vendbanimin e tij të
zakonshëm nga një vend tjetër, në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë
me rastin e martesës së tij/saj, importohen duke u përjashtuar nga detyrimet
importit.
2. Pa rënë ndesh me të njëjtat kushte, lejohen gjithashtu duke përfituar përjashtim nga
detyrimet e importit, paja dhe dhuratat që jepen zakonisht në rast martese, te cilat i
adresohen një personi që përmbush kushtet e përcaktuara në paragrafin 1 nga
persona të cilët kanë vendbanim të zakonshëm në një vend tjetër. Vlera e cdo
dhurate të lejuar pa pagesë, megjithatë, nuk duhet të jetë më e madhe sesa 50 000 Lekë.

PASURI PERSONALE TË FITUARA NËPËRMJET TRASHEGIMISË
Neni 498
1. Pa rëne ndesh me nenet nga 499 deri 501, pasuria personale e fituar nëpërmjet
trashëgimisë, nga një person fizik më vendbanim të zakonshem në territorin
doganor të Republikës së Shqipërisë, lejohet të i mportohet me përjashtim nga
detyrimet e importit.
2. Për qëllim të paragrafit 1, pasuri personale
do të thotë gjithë pasuria e përmendur
në nenin 2 (12)(a), që përbëjnë pasurinë e trashëgimlënësit.

DËRGESA ME VLERË TË PAPËRFILLSHME

Neni 504
1. Pa rëne ndesh me nenin 505, cdo dergese e përbere nga mallra me vlere te
papërfillshme, të dërguara drejpërsëdrejti nga një vend tjetër tek një marrës në
Republikën e Shqipërisë, përjashtohen nga detyrimet e importit.
2. Mallra me vlere te paperfillshme
do të thotë: mallra, vlera përmbledhëse e të
cileve nuk e kalon 10 mijë Lekë për cdo dërgesë

Neni 506
Bagaxhet e makinave te emigranteve

1. Pa rënë ndesh me nenet nga 507 deri 510, mallrat e ndodhura në bagazhin personal
të udhetarëve që vijnë nga një vend tjetër, lejohen duke përfituar përjashtim nga
detyrimet e importit, me kusht që këto importe të mos kenë natyrë tregtare.
2. Për qëllim të paragrafit 1: a. Bagazh personal do të thotë tërësia e bagazhit që udhëtari i paraqët
autoriteteve doganore me mbërritjen e tij në territorin doganor të Republikës së
Shqipërisë, si dhe cdo bagazh që i paraqitet këtyre autoriteteve ne një datë të mëvonshme, me kusht që te paraqiten prova që ishte regjistruar, ditën e largimit
te udhetarit, si bagazhe të shoqëruara, ne momentin e nisjes, pranë shoqërise që ka siguruar transportin për në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë
nga vendi i nisjes. Pa rënë ndesh me nenin 549(1) (b), mbajtës portativë të mbushur me karburant nuk përbëjnë bagazh personal; b. Importe me natyrë jo tregtare

do të thotë importe, të cilat:
i). kanë natyrë rastesore, dhe
ii). përbëhen ekskluzivisht prej mallrash për perdorim vetiak të udhëtarëve ose familjeve te tyre ose mallrat e destinuara per dhurata, me kusht që lloji dhe
sasia e këtyre mallrave te mos jete e tille që të tregojë synim përdorimi tregtar.

Klikoni që të hyhet te Neni%20477%20-%20555%20DZ.docx.pdf

Kategori
Uncategorized

Dhëndri i Lenka Çukos, ambasadori shqiptar në Izrael me 1.2 milionë Euro pasuri.

Kategori
Uncategorized

Bota e la Alepon të ‘digjej në flakët e ferrit’ ashtu si Bosnjën dhe Ruandën.

Bota e la Alepon të ‘digjej në flakët e ferrit’ ashtu si Bosnjën dhe Ruandën

Nga Julie Lenarz 

Sa herë që ndodh një masakër ne themi “kurrë më”. Tani kjo e ashtuquajtura “kurrë më” po ndodh në Alepo.  Operacioni i qeverisë për të rimarrë pjesën lindore të qytetit të kontrolluar nga rebelët, është në fazën përfundimtare por raportet e krimeve kanë tronditur një botë të tërë.

Ushtria siriane thuhet se ka shkuar nga shtëpia në shtëpi dhe ka ekzekutuar në vend cdo banorë që i dilte përpara. Të paktën 82 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë të hënën, sipas një zëdhënësi për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara.

Banorët kanë frikë nga ekzekutimet, tortura dhe dhuna e pamëshirshme,  një përsëritje pikëlluese dhe  zymtë e krimeve të luftës. Ndërkohë që regjimi sirian dhe qeveria ruse kanë injoruar thirrjet për mundësimin e një evakuimi sa më të sigurt të civilëve nga Alepon e shkatërruar nga lufta, më shumë se 100.000 njerëz të tmerruar u bllokuan brenda qytetit.

Kjo histori tingëllon e njohur apo jo? Ndoshta sepse e kemi dëgjuar edhe më përpara. Ne e kemi parë në fushat vrasjeve masive  në Kamboxhia, në qytetet fantazmë të Kurdistanit e  Irakut të helmuar nga armët kimike, në fytyrat njerëzëve të Ruandan , në  rrethimet e Sarajevës e Srebrenicës, dhe në kampet e vdekjes në shkretëtirës së Darfurit.

“Kurrë më”, premtoi bota pas këtyre krimeve. E megjithatë të njëjtat tmerre, janë duke ju shkaktuar sërish popullit të Alepos dhe ne kemi reaguar me shumë të njëjtën pakujdesi dhe ftohtësi.

Ne nuk mund të themi se “nuk e dinim”. Oh jo! Ne e dinim atëherë dhe ne e dimë edhe tani. Ne mund të shikojnë në kohë reale se si banorët e tmerruar japin “lamtumirën” e tyre të fundit në mediat sociale. Mbrojtësit e civilëve sirianë, të njohur gjithashtu si helmetat Bardha, të cilët veprojnë si edhe  korrespondetë, kanë lëshuar lutje të dëshpëruara për ndihmë.

Për vite të tëra vullnetarët tanë humanitare kanë punuar për të shpëtuar jetët e njerëzve në Alepo: ata veprojnë në spitale nëntokësore, shpëtojnë familje të tëra të zëna nën rrënoja duke rrezikuar jetën e tyre për të dokumentuar krimet e përditshme të luftës, të kryera nga regjimi i Asadit dhe aleatja e saj Rusia.

Por, dënimi i tyre për vrasjet e civilëve të pafajshëm nuk ushqyen fëmijët në rrugët e Alepos. Pas pesë vitesh lufte civile, Siria është kthyer në katastrofën më të madhe humanitare të kohës sonë. Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar.

Por mos ndërhyrja nuk është përgjigjja për dështimet e ndërhyrjes ushtarake.

Një nga dështimet më të mëdha të udhëheqëse politike botërorë ka fakti që lejuan Sirinë dhe Rusinë, të dominonin lajmet dhe tregimin e ngjarjeve rreth Alepos

“Çdo njeri është tani terrorist. Çdo spital u bombardua sepse mbante armë të fshehura. Dhe përdorimi i armëve kimike është një operacion i rreme që mban firmën e rebelëve.

Sigurisht ju mund të mbani qëndrimin se Siria nuk është lufta jonë. Pas dekadash të gjata betejash, oreksi publik për ta përfshirë veten në konfliktet e vendeve të largëta është i ulët

Por nuk e tradhtoj veten dhe mendimin se pasojat e një lufte të një shkallë të tillë mund të dalin fare mirë edhe jashtë kufijtë të vendit të tij.

Alepo do të bëhet simboli i fundit i zemërimit dhe zhgënjimit. Kjo do të cojë më shumë të rinj  drejt kthetrave të Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera terroriste por edhe do të sjellë gjithnjë më shumë refugjatë në brigjet Evropës.

Ne nuk mësojmë nga pasojat e luftës. E vërteta është se ndërhyrjet në shkallë të plotë, si ajonë Afganistan dhe Irak janë të vështira. Dhe kështu janë ndërhyrjet e pjesshme, siç ajo që  kemi përjetuar në Libi.

Por nëse ka dicka që na ka mësuar Siria, janë pikërisht pasojat e mosveprimit. Ngjarje ai jo e Alepos nuk duhet të injorohen apo të harrohen, sepse ndonjëherë mund të ketë pasoja edhe më shkatërruese se mosveprimi.

Është shumë vonë për popullin e Alepos. Ata do të ndjekin shpirtrat e shqetësuar të popullit të Kamboxhias, Ruandas, Bosnjës dhe Darfurit,  në radhat e gjata të viktimave të braktisura nga fuqitë ndërkombëtare.

Kategori
Uncategorized

Blushi trondit parlamentin: Ka deputet në Kuvend që kanë vrarë

Me një deklaratë bombë, Ben Blushi, kreu i LIBRA, ka tronditur sot parlamentin.

Me tone të ashpra ka folur ai nga foltorja e Kuvendit, pas lirimit të Lulzim Berishës nga burgu.

Në lidhje me këtë, Blushi ka ngritur alarmin se dhe shumë kryebashkiakë të tjerë të Ramës bëjnë veprime të tilla.

Më tej, ai ka shtuar se ka deputet në Kuvend të cilët kanë vrarë, dhe për këto arsye, sipas tij, ne nuk mund të hyjmë në BE.

“Pse u lirua Lul Berisha. Sepse fytyra e vërtetë e “Rilindjes”, kryebashkiaku, bëri sekserin mes gjykatës dhe vrasësit. Rilindja e ka të përsëritur këtë gjë, me kryetarë bashkish. Ja pra kush ndërhyn në Gjykatat e Shqipërisë. Bashkia i tha gjykatës ta lirojë këtë vrasësin e 5 personave për ta futur në punë. Nuk hyjmë në BE me Dakon, Roshin, etj. Do ndodh prapë kjo e Durrësit.Ka deputetë këtu që kanë vrarë dhe kanë ardhur kanë votuar në Kuvend”, ka deklaruar Blushi./

Kategori
Uncategorized

Zbulohet plani i fshehtë i qeverisë, në Tiranë do të digjen 550-800 tonë plehra në ditë.

Qeveria shqiptare ka gati planet për ndërtimin e një incerneratori të tretë për djegien e plehrave, pasi ka angazhuar deri tani 7.3 miliardë lekë për dy incerneratorë të tjerë në Elbasan dhe Fier.

Qeveria shqiptare miratoi javën e kaluar pranimin e një oferte të pakërkuar për koncesion dhe dhënien e një bonusi prej 8 pikësh për kompaninë “Integrated Energy B.V.”, Sh.p.k, për “dhënien me koncesion të ndërtimit të landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese të Tiranës”.

Sipas një relacioni të Ministrisë së Mjedisit, i cili është publikuar jo në faqen e Ministrisë së Mjedisit, por në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë, kompania koncesionare, e cila nuk rezulton të jetë e regjistruar në Shqipëri por në Hollandë, është nën pronësinë e kompanisë shqiptare “Integrated Technology Services sh.p.k” dhe kompanive “Paul Wurth Italia S.P.A” & “Energy Recuperator S.P.A.”

Qeveria e miratoi dhënien e bonusit për këtë kompani duke nënkuptuar hapjen e një tenderi, ndërkohë që analiza ekonomike dhe mjedisore e këtij projekti nuk është publike dhe nuk është konsultuar me publikun, duke shkelur konventën e Aahrusit, të cilën Shqipëria e ka ratifikuar në vitin 2001 dhe që kërkon që çdo projekt me impakt mjedisor të konsultohet paraprakisht me publikun e zonës së ndikuar nga ky projekt.

Relacioni i publikuar nga Ministria e Drejtësisë, i cili është një opinion mbi anën ligjore dhe jo ekonomike apo mjedisore, jep disa të dhëna mbi projektin. [Link Relacioni]. Ajo thotë se investimi i planifikuar është 140 milionë euro dhe afati i koncesionit është 30 vjet. Projekti premton mbylljen e venddepozitimit ekzistues të plehrave të Tiranës në Sharrë, ndërtimin e një impjanti për djegien e 550-800 tonëve plehra në ditë në fazën fillestare me premtimin për ta shtuar kapacitetin, krijimin e një venddepozitimi të hirit të prodhuar nga djegia me kapacitet 1.8 milionë metra kub dhe një impjant të trajtimit të ujërave të ndotura që do të krijohen nga procesi i përpunimit të plehrave.

Koncesionari argumentohet se do t’i nxjerrë fitimet e tij duke arkëtuar një tarifë për depozitimin e mbetjeve nga bashkitë e qarkut të Tiranës, nga shitja e energjisë elektrike të prodhuar nga djegia e plehrave si dhe nga rekuperimi i materjaleve të riciklueshme.

Qeveria shqiptare ka dhënë më herët edhe dy koncesione të tjera për ndërtim të impjanteve të djegieve të plehrave në Elbasan dhe Fier, përmes dy kontratave koncesionare të financuara nga buxheti i shtetit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, incerneratori i Elbasanit do t’i kushtojë taksapaguesve 3.3 miliardë lekë për shtatë vitet e kontratës së koncesionit ndërsa incerneratori i Fierit do t’i kushtojë taksapaguesve 4 miliardë lekë përgjatë gjashtë viteve të kontratës së koncesionit. Incerneratori i Fierit duket se është i lidhur me të njëjtën kompani që ka bërë kërkesën për koncesion për incernetatorin e Tiranës.

Për të dyja projektet, informacioni i ofruar nga autoritetet është minimal dhe konsultimi publik para nënshkrimit të kontratave duket se nuk është kryer. Në Fier, banorët e zonës ku është planifikuar ndërtimi i incerneratorit si dhe të vetë qytetit të Fierit protestuan ashpër gjatë muajve të fundit duke bllokuar efektivisht ndërtimin e tij.

Ndërtimi i incerneratorëve vjen në një kohë ku në Shqipëri vijon debati i ashpër mbi lejimin apo jo të importimit të mbetjeve në Shqipëri, ku aktivistët kanë shprehur shqetësimin se vendi ynë mund të kthehet në një gropë për plehrat e Europës. Ligji që lejon importin e mbetjeve “për rekuperim” në Shqipëri, ku rekuperimi përfshin edhe shfrytëzimin e përmbajtjes energjetike të mbetjeve përmes incernerimit, u rikthye në Kuvendin e Shqipërisë nga Presidenti Bujar Nishani në tetor dhe ka mbetur i bllokuar në Kuvend për shkak të protestave të shumta të aktivistëve mjedisorë. /Reporter.al/

Kategori
Uncategorized

Qeverisja rilindase, rrezik i madh që i kanoset shqiptarëve

Nga Dr. Albano Zhapaj

Kur një popull frikohet nga qeveria e tij, atëherë aty ka tirani, ndërsa kur qeveria i frikohet popullit të vet,  atëherë aty ka liri, – thoshte përpara dyqind vjetësh Thomas Jefferson, Presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendi të cilin ne e marrim si shembull të demokracisë. Bazuar në modelin e demokracisë që prej vitesh kërkojmë dhe gjendjes aktuale mjerane në të cilën jetojmë, na ngacmon reflektimi se përse jemi kaq larg me lirinë dhe demokracinë.

Sot, pas 26 vjetësh, kur pamë se qeveria aktuale “sekuestroi” edhe festën e studentëve të Dhjetorit, natyrshëm na lind pyetja se a është realizuar dot ëndrra jonë për liri? Çfarë po i ndodh këtij populli liridashës, vallë ka humbur forcën për ndryshim, forcë e cila prej shekujsh ka karakterizuar shqiptarin? A mos vallë duhet të fillojmë të  ndërgjegjësohemi se forca jonë për ndryshim po shkon drejt rreziqesh?

Ne shqiptarët, sot më tepër se kurrë, po përballemi me pasiguri të paprecedentë, nën efektet e qeverisjes së mazhorancës së tanishme, ku institucionet ushtrojnë kontroll në popull me anë të frikës, papunësisë dhe varfërisë, ku pasiguria e jetës është rritur, ku recesioni ekonomik ka ardhur çdo ditë e më i hidhur, ku sistemi oligarkik qeverisës ka shtrirë metastazat e tij përmes korrupsionit në çdo qelizë të mundshme të shoqërisë shqiptare, dhe ku të përpiqesh të flasësh me zërin e së vërtetës, etiketohesh si kundërshtar, dashakeqës, panikaxhi, dembel apo i paaftë.

Kryeministri, në detyrë, haptazi ja doli të kundërshtojë dhe kançelojë çdo arritje të popullit shqiptar gjatë këtyre viteve të demokracisë, dhe maxhoranca në pushtet i etiketoi 26 vitet e fundit si vite të kaosit, duke u përpjekur të legjitimojë veprimet e paligjshme dhe anti-Kushtetuese të saj, dhe duke injoruar kështu një realitet të pamohueshëm, atë të demokracisë së ndërtuar mbi sakrifica, lirisë së arritur me mund, të tregut të lirë ekonomik, pa llogaritur këtu edhe ndryshimin gjeopolitik, tepër të rëndësishëm, që erdhi nga anëtarësimi në NATO, apo edhe pavarësia e Kosovës.

Sistemi politik i Shqipërisë sot duket qartë që është në krizë, ndërsa një pjesë e madhe e popullsisë po vuan për shkak të qeverisjes së keqe të vendit, mungesës së sundimit të ligjit dhe zbatimit selektiv të tij, shkeljes së të drejtave themelore të njeriut dhe përkeqësimit të skajshme të gjendjes ekonomike dhe sociale, një pjesë tjetër ende vazhdon në heshtje të braktisë shtëpinë, qytetet, fshatrat, miqtë edhe shokët, për t`u drejtuar drejt perëndimit, për një jetë më të mirë e më të sigurt për fëmijët e tyre.

Situata e keqe ekonomike, papunësia, varfëria dhe mjerimi vazhdojnë të rriten në propocion të drejtë me rritjen e çmimeve, taksave dhe shpenzimeve superlux të qeverisë. Shqipëria vazhdon të renditet si vendi më i korruptuar në rajon, trafikimi i drogës është në nivele të konkurrueshme me Kolumbinë dhe Afganistanin, kriminaliteti në rritje me vrasje e atentate që tanimë bëhen përballë portës së shtëpisë, ose ne sheshet e qyteteve në mënyrë demostrative, siguria e njerëzve rrjedhimisht ka ardhur duke përkeqësuar nga dita në ditë.  Të gjitha këto vijnë nga keq qeverisja dhe ska si kjo të mos përbëjë rrezikun më të madh që po na kanoset ne shqiptarëve.

Pamë se si pseudo-reformat në arsim krijuan panik për stafin pedagogjik dhe akademik, ndërsa nxënësit, studentët dhe prindërit, të shtyrë me dhunë të studiojnë tek privati, janë të shqetësuar në lidhje me shkeljen e të drejtës kushtetuese për arsimim nëpërmjet kufizimeve financiare. Gjithashtu, pamë se arsimi është i dominuar nga mungesa e kompetencës në pozicionet drejtuese, mungesa e vlerave profesionale në administrim dhe emërimeve klienteliste, ku merita e vetme kualifikuese është shërbimi ndaj pushtetit ose korrupsioni.

Korrupsioni në sektorin e energjisë, rritja e pagesave dhe vendosja e tarifave arbitrare për energjinë elektrike, arrestimet e paligjshme të njerëzve që më së shumti janë të pamundur ekonomikisht për të paguar faturat e energjisë, ndërprerjet e energjisë për familjet në nevojë, kanë kontribuar në rritjen e tensioneve sociale. Përshkallëzimi i këtyre tensioneve pati efekte direkte ndaj shkatërrimit të familjes, ku viktimat e kësaj krize për më shumë kanë qenë fëmijët dhe mosha e tretë, si shtresat më pak të mbrojtura nga instrumentet shtetërorë.

Qeveria aktuale me në krye shefin e saj, përditë e më shumë, ja kanë dalë të kontrollojnë mediat përmes klientelizmit dhe sponsorizimeve të saj, duke i kthyer ato në një mjet të mashtrimit publik dhe dhunës verbale ndaj kundërshtarëve të qeverisë apo të pakënaqurve ndaj saj, edhe kur këta të fundit dolën nga radhët e saj. Mediat, me pak përjashtime, u përdorën dhe vazhdojnë të përdoren përditë për të ndryshuar perceptimin e realitetit, në mënyrë që njerëzit mundësisht të ndjehen në faj ose të paaftë nëse nuk pranojnë apo kuptojnë fabulat e propagandës dhe arritjeve qeveritare. Mediat e kontrolluara ende sot vazhdojnë të projektojnë realitete artistike dhe jo jetën reale, duke sjellë si pasojë humbjen e vetëbesimit të qytetarëve në vlerat e tyre të bazuara në punë të ndershme.

Efekti akoma më negativ i tyre është mos ndjeshmëria e publikut ndaj fjalorit vulgar, ndaj veprimeve pa moral, ndaj fenomeneve të cilat shoqërisë shqiptare i shiten si vlera të integrimit, dhe jo si radiografi e kolapsit të shtyllave që mbajnë shoqërinë. Denigrimi i gjuhës shqipe ka krijuar në vend të integrimit kombëtar, degradimin e shoqërisë, deri në ndryshime të personalitetit profesional. Sot mediat e kontrolluara heroizojnë nivelet e larta të korrupsionit ku në mënyrë të përsëritur shfaqen administratorët e kësaj gjëme që po i ndodh nivelit profesional, duke çertifikuar gjithnjë e më shumë në mendjen e popullit, faktin se shërbëtori i pushtetit bëhet pronar i të drejtave të popullit.

Shumica aktuale, e cila përfaqëson interesat e oligarkisë, ka bërë dhe vazhdon të bëjë gjithçka për ta venitur rolin dhe figurën e opozitës dhe për ta fabrikuar atë, në mënyra dhe forma aspak dinjitoze, brenda dhe jashtë parlamentit. Demonizimi i politikes ku demonët në pushtet janë edhe të paprekshëm, po kultivon në hierarki kultin e diktatorit dhe largimin e pjesëmarrjes në politikë, në radhët e opozitarëve dhe brenda edhe vetë partisë pushtet.

Shkatërrimi i vlerave demokratike nga ana e partisë pushtet, ligjëroi për fat të keq një sërë metodash, tipike të një qeverie oligarkike, të tilla si blerje votash dhe mandatesh, kapjen e mediave, kontrollin mbi biznesin dhe krijimin e monopoleve, eliminimin ose tkurrjen e opozitës,  burgosjen me qëllim për të frikësuar kundërshtarët e qeverisë, kapjen e institucioneve kryesore shtetërore;  përgjimin e qytetarëve përmes kontrollit të komunikimeve telefonike,  mbajtjen e shoqërisë civile nën kontroll, etj.

Pra, duket qartë se parimet bazë të Kushtetutës dhe si pasojë vetëe vendi janë të kërcënuara, ndërkohë që liria është përditë e më e kufizuar. Shumë shqiptarë janë duke përjetuar barrën e humbjes së vendeve të punës, ndërkohë, qeveria ka rritur borxhin publik dhe ka shtuar shpenzimet e saj të luksit.

Duket sikur qytetarët janë aq shumë të lodhur nga  kjo keq qeverisje saqë kanë pranuar që varfëria të ulet këmbëkryq në vatrat e tyre në trajtën e një “status quo”, ndërkohë që nevojitet një fillim i ri, me ndryshime thelbësore në mënyrën sesi qeveria vepron nga qytetarit,  mënyra se si ajo buxheton paratë e taksapaguesve, mënyra se si takson dhe rregullon veprimtaritë njerëzore.

Ka ardhur koha që dikush të rindezë pishtarin e lirisë dhe demokracisë për të frymëzuar të gjithë ata që janë dhe duan të jenë të lirë, sikurse e kërkuan studentët e Dhjetorit `90, kur lëshuan thirrjen “Shqipëria si gjithë Evropa”, në mënyrë që të qëndrojmë fort për vlerat europiane, kundër tiranisë dhe shtypjes, ku  të mos lejohen që mure të reja, kufizuese dhe izoluese, të ndërtohen në vendin tonë, ndërmjet qytetarëve dhe qeverisë, nga pushteti uzurpues i radhës.

Kategori
Uncategorized

Zbardhen qëndrimet e FRANCËS, GJERMANISË, ‘BENELUKSIT’, GREQISË PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE ME SHQIPËRINË, NJË PREJ SHTETEVE KUSHT ZGJEDHJET E 2017.

Zbardhen qëndrimet e Francës, Gjermanisë, ‘Beneluksit’, Greqisë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, një prej shteteve kusht zgjedhjet e 2017

Janë zbardhur qëndrimet e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Qëndrimet e 27 ministrave kanë qenë pothuajse në të njëjtën linjë, të fokusuar në domosdoshmërinë e zbatimit të reformës në drejtësi, por ka patur edhe shtete që kanë kërkuar si kusht për hapjen e negociatave realizimin e suksesshëm të procesit zgjedhor të 2017-ës.

Franca dhe Gjermania u paraqitën skeptike për përcaktimin e një date për hapjen e negociatave me Shqipërinë duke theksuar se “nuk mund të japin një premtim që rrezikon të mos mbahet”, duke iu referuar ecurisë që do të ketë zbatimi i reformave në vendin tonë.

Për përfaqësuesit e Parisit dhe Berlinit problem është edhe numri i madh i azilantëve shqiptarë, ndërsa do kërkojnë një zbatim të rreptë të kritereve për këtë çështje.

Qëndri i dy shteteve më të rëndësishme të BE-së, u mbështet nga vendet e Beneluksit(Belgjika, Hollanda dhe Luksemburgu).

Belgjika u mundua të mbajë një qëndim më neutral duke kërkuar që “raporti i ardhshëm të mos përmbajë paragjykime”, ndërsa Luksemburgu kërkoi një rivlerësim për Shqipërinë nga Komisioni dhe Këshilli i BE.

Suedia ishte vendi i vetëm që kërkoi të merreshin në konisideratë zgjedhjet e vitit 2017, përpara se të jepej një vendim për hapjen e negociatave.

Fqinji ynë jugor, Greqia theksoi se dëshironte hapjen e negociatave, por fillimisht duhet të zbatohet reforma në drejtësi dhe të respektohen të drejtat e minoriteteve.

Italia kishte një qëndrim më optimist për Shqipërinë, duke vendosur theksin në përparimin e realizimit të reformave kyçe nga autoritetet.

Hungaria ka kërkuar nisjen e menjëhershme të negociatave me Tiranën sapo të bëhen përparimet e para me zbatimin e reformës në drejtësi.

Edhe Irlanda ka patur të njëjtin qëndrim, ndërsa e ka konsideruar kushtin për Shqipërinë si të drejtë.

/Newsbomb.al

Kategori
Uncategorized

Foto pa censurë/ Dalin skicat e tmerrit që tregojnë përdhunimet e femrave shqiptare nga ushtarët turq.

c_1479019001-6326453

Janë skica të tmerrshme. Një gjenocid përdhunimesh dhe vrasjesh mbi femrat shqiptare, por edhe të vendeve të tjera të Ballkanit, të cilat ishin të krishtera dhe nuk pranonin të ndërronin besim. Gra që çnderohen para bashkëshortëve të lidhur, minorene që zhvirgjërohen në grup, vrasje të familjarëve teksa femrat e familjes përdhunohen, duke parë skena gjaku…

Libri u titullua “Balkangreuel” (Përdhunimet e Ballkanit) dhe mban firmën e autorit Archibald Smith, por që emri i vërtetë i tij është Gottfried Sieben. Ilustratori austriak i librave e botoi veprën me pseudonim asokohe, jo vetëm për përmbajtjen pornografike, por edhe sepse ilustrimet ishin pa censurë, ku masakra e seksit dhe e gjakut ishte tej çdo imagjinate.

Libri qarkulloi vetëm në qarqet elitë vjeneze dhe nuk u nxor në shitje. Shtatë vite më pas libri u ribotua, por sërish jo për masën.

cccccc_1479018986-1633340ccccc_1479018983-9423508ccccccc_1479018989-2644801

U kthyen edhe si kartolina të veçanta, për personazhe të veçantë. Aktualisht, këto ilustrime sapo kanë ridalë në treg pa censurë dhe mund të sigurohen vetëm me porosi në internet.

Është për t’u theksuar se, për shkak se Gottfried Sieben nuk i kishte me sy të mirë shqiptarët, qarqet ekstremiste serbe dhe greke në disa raste janë përpjekur që të manipulojnë identitetin e ushtarëve përdhunues.

Nëpër sajte dhe rrjete sociale sllave dhe greke, bandat që vrisnin dhe çnderonin gratë në grup janë etiketuar si shqiptarë.

Kur, në fakt, femrat shqiptare të Kosovës dhe të Veriut të Shqipërisë janë disa prej viktimave në këto skica horrori të Gottfried Sieben.

Libri e thekson qartë se përdhunuesit janë ushtarët turq, pavarësisht interpretimeve nacionaliste.

ccc_1479018977-9598324cc_1479018974-373318

Kategori
Uncategorized

Rama donte vallëzim me Putinin, dokumenti sekret i NATO-s: Gati ndërhyrja.

Dokumenti i besueshëm i NATO-s për sigurinë në Ballkan, të cilin e ka parë e përditshmja kroate “Vecernji list”, është miratuar në takimin e shefave të diplomacive gjatë këtij muaji.
NATO është e gatshme të ndërhyjë operacionalisht në Ballkan kurdo është e nevojshme për të parandaluar konfliktin ndëretnik dhe për të promovuar siguri dhe stabilitet, shkruan në dokumentin sekret të NATO-s mbi situatën në Ballkanin Perëndimor, thekson gazeta kroate.
Dokumentin, të cilin “Vecernji list” ekskluzivisht e ka parë në Bruksel, fillimisht është shqyrtuar e më pas është miratuar në takimin e ministrave të Jashtëm gjatë këtij muaji. Në të njëjtin dokument janë përshkruar në detaje dy lloje të kërcënimeve me të cilat përballen vendet fqinje të pjesës juglindore kroate: sjellja destabilizuese e Rusisë dhe rritja e ekstremizmit dhe radikalizmit si pasojë e kthimit të luftëtarëve të huaj nga Siria dhe Iraku.
Mirëpo në dokumentin sekret nuk tregohen detaje se çfarë do të thotë ndërhyrja operacionale që aleanca është e gatshme të bëjë në Ballkan, por sipas burimeve jozyrtare thuhet se theks i veçantë i jepet promovimit të sigurisë dhe stabilitetit. Këto burime thonë se kjo nuk mund të shihet si kërcënim, por si mesazh për parandalimin e kërcënimeve të mundshme në qoftë se ndodhin.
Në dokument thuhet se “rreth 260 luftëtarë të huaj”, të cilët janë nga Bosnja dhe Hercegovina shkuan të luftojnë në anën e organizatës terroriste të Al-Kaedës dhe ISIS-it në Irak dhe Siri. Këto të dhëna janë nga fundi i 2015.
Kur bëhet fjalë për problemin tjetër në Ballkan, aty përmendet shqetësimi i NATO-s me praninë e shtuar të Rusisë.
“Arsyeja e dytë është se vendet anëtare të NATO-s shprehin shqetësim për situatën në Ballkanin Perëndimor. Ky shqetësim vjen nga prania e Rusisë, e cila më së shpeshti është e drejtuar aty ku ka popullsi serbe në rajon”, thuhet në dokument. NATO sheh “rritje të aktivitetit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe sjelljen destabilizuese”. Pjesa e dokumentit që flet për Serbinë, thotë se mbështetja e serbëve për aleancën ushtarake është shumë e ulët, e cila është sigurisht rezultat i bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë para përfundimit të sundimit të Sllobodan Millosheviçit.

Mesazhi i shefit të CIA-s për Ramën

Gjashtë ditë pas deklaratës së Ramës se ai ishte i gatshëm që të takohej me Putin dhe pas vizitës në Moskë të ministres së Kulturës, Tiranën e vizitoi kreu i CIA-s, Brennan. Ai ka patur një takim kokë më kokë me Ramën në të cilin i ka dhënë një mesazh të fortë. Pas atij takimi ka ardhur edhe reagimi i NATO-s. Që pas mesazhit të marrë nga takimi kokë më kokë me kreun e CIA-s Rama është bërë si pulë dhe nuk ka dalë nëpër media të deklarojë se është i gatshëm që të vallëzojë me Putinin sikurse tha më 1 dhjetor.
Drejtori i CIA-s, John Brennan vizitoi Shqipërinë në mënyrë të befasishme pa ndonjë njoftim paraprak.
Sipas ambasadës amerikane në Tiranë, kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane u takua me krerët e lartë të shtetit, si me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bujar Nishani dhe ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Në qendër të diskutimeve, sipas njoftimit, ka qenë siguria rajonale, bashkëpunimi kundër terrorizmit, shkëmbimi i informacionit, etj.
Njoftimi i plotë i ambasadës: Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) John Brennan vizitoi Shqipërinë për t’u takuar me drejtues të ndryshëm dhe për të diskutuar një gamë çështjesh përfshi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, si dhe çështje të tjera dypalëshe. Gjatë vizitës së tij, drejtori Brennan u takua me Kryeministrin Rama, Presidentin Nishani, ministren e Mbrojtjes Kodheli, dhe drejtues të komunitetit të inteligjencës.

Rama më 1 dhjetor: Ftoj Putinin të vallëzojmë së bashku

– Pse ne rusët aty i radhisim?
Rusët nuk janë antishqiptarë. S’kanë asnjë lidhje me ndonjë vokacion antishqiptar. Unë kam mbajtur pozicione koherente. Nëse gjeni në historinë e jetës time politike deklarata nacionaliste, zjarrvënëse apo zjarrnxitëse, atëherë flasim. Krahasimi që më bëhet me Saliun është shumë simplist, pasi nuk ka asnjë lidhje.

– Këtu më dukeni si Donald Trump, që thoshte kur fliste se në kohën që këtej ka kaos, Putin është i qartë në qëndrimet e tij.
Unë nuk thashë që këtej ka kaos, unë thashë që strategjia e Rusisë është koherente dhe këmbëngulëse në çdo veprim dhe kjo duket qartë edhe në Ballkan.

– Ju si do ta përballonit si kryeministër i një vendi të vogël ku ndikimi rus nuk është se është larguar, përkundrazi, aktiviteti diplomatik i Federatës Ruse është shtuar së fundmi. Ju si do ta përballonit?
Shqipëria ka qenë një ndër vendet anëtare të NATO-s që brenda aleancës ka mbështetur qasjen e re të samitit të fundit në raport me Rusinë, që është shtrëngim dhe dialog. Ne e kemi mbështetur këtë qasje dhe ne nuk kemi armiqësi me Rusinë, përkundrazi dhe fakti që jemi tërësisht të orientuar në vijën tonë drejt Perëndimit, nuk na pengon që me Rusinë të kemi një dialog. Megjithatë, këtë nuk e vendosim ne, pasi duhen dy për të hedhur një valle.

– Në kuadër të dialogut, ju do ta takonit Vladimir Putinin?
Nuk ka qenë asnjëherë në rendin e ditës një gjë e tillë, por nëse do të vendosej, nuk do të kisha asnjë ngurrim që ta takoja.

Kategori
Uncategorized

BERISHA:Doni nje parti te djathte…?!?!? Krijojeni sa keni ende nje mundesi, se ne nuk e beme dot..

Dosja qe nisi te hape Berisha..e djathta ne prove..

Nga Basir Çollaku.

Duke pare lojen politike te majte te Rames, Metes, Blushit, Kokedhimes, organizata e te reja komunistesh, te cilet prioritet kane pushtetin para shtetit, shume interesante dhe e rendesishme ishte deklarata e sinqerte dhe me shume permbajtje e Berishes nje nate me pare ne Top Channel se dhjetori i 90-tes, ishte me se shumti nje levizje e bijve kunder eterve. Bijte kunder eterve..!!!!??..Berisha nuk kurseu askend, madje as veten, ne kete deklarate, por dha nje mesazh te madh. Doni nje parti te djathte…?!?!? Krijojeni sa keni ende nje mundesi, se ne nuk e beme dot..Sepse ajo qe beme 26 vite me heret paska pasur virusin e trashegimise se shkuar fort te injektuar. Dhe nese me nje kalem ulesh e liston personazhet brenda kesaj levizje, Berisha rezulton 100 perqind i sakte. Mbase disi vone por jo e pakohe si deklarate. Epoka e levizjeve antikaste dhe antisistem jane ne jo pak raste dhe me doza te qarta perkatesie politike. E djathta eshte me terren te zene me fort se askush. Te majtet jane te shumeorganizuar dhe po veprojne si kaskada HEC-esh..ku nga nje hidrocentral mbi rezervuarin e madh ndertojne te tjera diga te vogla me rrjedhjet. E keshtu organizata e parti sezonale ne kritika me nenen nga burojne, presin me dashuri rrjedhjet dhe i kthejne me qetesi ne rezervuarin e madh kur behet inventari. Duke rrefyer dhe episodin e shumebesuar per Bamir Topin, mbase Berisha po thote te verteta te dobishme per omgj-politike por edhe per te orientuar keqperdorjen e mundeshme te ndonje shtrese. Kjo hapsire bosh tek e djathta perpiqet ta ngushtoje mazhoranca me rritjen e varferise, shtimin e dhunes shtetrore e policore, zgjerimin e Mafias si aksionere e pushtetit. Rastesisht keto faktore negative, ne jo pak raste kane dhene efektin e kundert, nga ajo qe pret pushteti. Terreni punon vetveten me mire se mund te mendojne llogaritaret politike. Te djathtet duhet te kthehen te vetvetja dhe duke denoncuar te fshehuren, ate te fshehte te madhe qe Berisha nisi ta thote..dhe kohe ka jo pak…Dosja qe nisi te hape Berisha eshte nje prove..

Kategori
Uncategorized

Berisha: Ngjarjet e 21 janarit ishin marrëveshje, Sorosi kisht dhënë para për këtë skenar.

“Ishte jashtë diskutimit që unë të lëshoja zyrën time. Kam shprehur dhimbjen më të madhe për viktimat, por as 1, as 3, as 300 nuk do të pushtonin zyrën time”
Ish- kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e Top Story deklaroi se ngjarjet e 21 janarit,ishin një marrëveshje e financuar nga Sorosi. Berisha foli për ligjin e Vettingut dhe për sistemin e drejtësisë duke theksuar se kurrë nuk ka ushtruar presion ndaj institucioneve të Drejtësisë. Ai u shpreh se e cilëson Gërdecin si krim shtetëror sepse kompania që ishte përgjegjëse për sigurinë, nuk u përgjigj. Ish – kryeministri rrëfeu kapërcimin nga konformizmi intelektual tek tribun i demokracisë, duke risjellë në kujtesë ngjarjet e vitit 1990 që sollën më tej, përmbysjen e diktaturës komuniste.

21 janari….

Kam shprehur dhimbje dhe keqardhje për ata njerëz, por institucioni nuk dorëzohej nga Sali Berisha. Ishte zgjedhje e gabuar nga Edi Rama. Ishte jashtë diskutimit që unë të lëshoja zyrën time. Kam shprehur dhimbjen më të madhe për viktimat, por as 1, as 3, as 300 nuk do të pushtonin zyrën time
Ish – bodigardi juaj, Izet Haxhia ju akuzon për përfshirje në vrasjen e Azem Hajdarit. A keni një përgjigje për këto akuza?

Ky është një njeri pa din, pa iman. A mund të citohet një vrasës që ikën, të cilit Edi Rama nuk ja çon dosjen në Strasburg, me qëllim që të bëjë këto deklarata që ai bën.

Por përse nuk i besuat Azem Hajdarit poste të rëndësishme? Kishit ju rezerva ndaj figurës së tij?
Nuk kisha rezerva ndaj tij. Ai udhëhoqi Komisionin e Sigurisë që e kërkoi vetë. Në dijeninë time nuk ka pasur dëshirë për të qenë anëtar kabineti.

Ka pasur ngjarje të pazbardhura dhe flitet se në Partinë Demokratike ekziston një frikë për hetimin e këtyre ngjarjeve, kur të hapet Kutia e Pandorës.

PD ka pasur një rol historik në këtë reformë. Garant i Venecias u bë vetëm Partia Demokratike. Parimi ishte që ligji i Vettingut të bëhet nga trupi kushtetues dhe jo nga institucionet mafioze të një qeverie që është deri tani për mua, një organizatë kriminale. Dhe Venecia thotë që Gjykata duhet të përcaktojë nëse trupi kushtuese ka fuqi të plotë për të kontrolluar institucionet elitare.

Ambasada e SHBA i bëri një lloj presoni Gjykatës Kushtetuese, pasi i bëri thirrje të miratojë ligjin e Vetitngut, pas opinionit final të Venecias.
Asgjë më të gabuar sesa presion ndaj gjykatave. Unë nuk e kam lexuar deklaratën por nëse është formë presioni e konsideroj shumë gabim. Gjykata Kushtetuese duhet të zbatojë porosinë e Komisionit të Venecias, të shikojë nëse trupa kushtetuese ka fuqi të kontrollojë institucionet që varen nga qeveria.

A është e pavarur Gjykata Kushtetuese?
Kjo Gjykatë Kushtetuese gjatë viti 2008- 2009 ka dhënë rreth 37 vendime kundër qeverisë sime. Isha në Strasburg, ishte ora 3 e natës dhe Edi Rama u thotë atyre, se ky nuk respekton kushtetutën, se ka 37 vendime nga Gjykata Kushtetuese kundër qeverisë së këtij. Më pas tha se ky ka në kontroll Gjykatën Kushtetuese.

Si e kuptojmë druajtjen e opozitës, meqe ju thatë nuk keni frikë nga hetimi?
Frika e hetimit është e Edi Ramës.

Është kjo influencë e mazhorancës, pra influencë e një krahu?
Unë jam i sigurtë që Edi Rama i ka humbur zgjedhjet. Po nuk dua që këtë ta bëjë as Lulzim Basha. Nuk dua ta bëj asnjë kryeministër, nuk ka gjë më të keqe se kapja e drejtësisë.

Nuk ju duk e rastësishme, si një jackpot shorti për Kolegjin Zgjedhor?
Absolutisht nuk do ti hyja këtij diskutimi përderisa në një rast në të kaluarën shorteu zgjodhi 7 me 1 për socialistët dhe unë nuk e quajta rastësi…Por sistemi i drejtësisë me në krye Presidentin Moisiu fillimisht eci mirë, derisa drejt fundit ndërhyri nipi tij. Por me President Bamir Topin, sistemi i drejtësisë u shkatërrua tërësisht, me ndërhyrjet e tij klienteliste, si sekser.

Ju si kryeministër, si president, si kryetar i PD – së, i njihni vetës ndonjë përgjegjësi për gjendjen e këtij sistemi?
Keni dëgjuar ju ndonjë rast, ku Sali Berisha ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë në gjithë këto vite?

Ju ndaluat prokuroren të merrte në pyetje për ngjarjen e 21 janarit.
Po ishte faktori ndërkombëtar, që e dinin që po e bënte për qëllime politike. Ngjarjet e 21 janarit ishin marrëveshje. Sorosi ka dhënë para për këtë gjë.

Ju Gërdecin e keni quajtur krim shtetëror…
Ka dy lloje, krimesh shtetërore: krime të qëllimshme dhe krime të paqëllimshme. Krimet e paqëllimshme ndodhin në lidhje me shtetin po pa qëllim. Kompania private mbikqyrej nga kompania shtetërore. Ishte MEICO përgjegjëse për sigurinë kombëtare. Unë i trajtova si viktima shtetërore pasi MEICO nuk iu përgjigj, për atë që ishte përgjegjëse, për sigurinë.

Ju thoni që nuk keni ushtruar presion me drejtësinë, por e quajtët prokuroren , lavire bulevardi?

Përfundoi vetë ashtu ajo. Ishin puçiste të cilët kishin marrë garanci nga Edi Rama që do merrnin mandat të dytë.

Kur u akuzojnë që Sali Berisha vret në emër të pushtetit, ju si ndiheni?
Kjo është një marrëzi e kundërshtarëve të mi politikë. Sali Berisha është i përkushtuar për paqen dhe shmangien e konfliktit.

Atëherë kanë qenë të ndarë në konformistë dhe njerëz i ideologjizuar.

Unë kam qenë konformist, shokët e mi kanë qenë të konfirmuar. Konformizmi i inteligjencës është një shtyllë jashtëzakonisht mbështetes i diktaturës.

Si ndodhi kapërcimi nga konformizmi intelektual tek tribun i demokracisë
Gjatë vitit 90, në një sërë shkrimesh dhe në takimin me Ramiz Alinë kisha paraqitur një platformë të tërë që lidhej me lirinë e mendimit, daljen nga izolimi, luftën kundër censurës, autocensurës dhe vazhdonte me kërkesën që lejonte partinë e punës të ishte forcë hegjemone. Isha shumë i qartë ç’është pluralizmi burokratik dhe çfarë është pluralizmi politik. Dhe i kërkova atij të hiqte nga kushtetuesja rolin hegjemon të Partisë së Punës. Ramiz Alia e kuptoi se çfarë ishte kjo. Unë kisha marrë një vendim, shumë kohë përpara se të shkruaja platformën. Në dikataturë nuk bëhej shaka, nëse do ti dilje anash, do vendosje të prishje çdo gjë.
Unë kisha qenë në mëngjes tek studentët. Jam i pari bashkë me Kujtim Çashkun dhe Besnik Mustafaj që sapo e morëm vesh dolëm në ballë të demosratës. Nuk më çoi Ramiz Alia tek studentët, unë shkova vetë. Studentët ishin rrahur në darkë dhe ata prapë kishin dalë në mëngjes. Më dukeshin super heronj. Studentët më thanë do na udhëheqësh dhe unë u thashë, jo sepse kam pikëpamjet e mia, por unë do tu mbroj. Çfarë ishin studentët, ishin shtresë e privilegjuar. Ishte një lëvizje kundër etërve. Në universitet një 200 studentë 1 mund të ishte persekutuar.

Kategori
Uncategorized

“MODERN DIPLOMACY” – Shqipëria nën zgjedhën e oligarkëve në ngjitje.

“MODERN DIPLOMACY” – Shqipëria nën zgjedhën e oligarkëve në ngjitje
Jepni legjendë

Viti i Ri do të jetë vit zgjedhjesh në Shqipëri, ndërsa Edi Rama dhe njerëzit e qeverisë së tij kanë mbledhur shuma të mëdha parash në xhepat e tyre, duke planifikuar të futin edhe staf shtesë në zyrat e qeverisë, një veprim që do t’u kushtojë shtrenjt taksapaguesve. Në 2017, vitin e fundit të tij në detyrë, Rama dhe njerëzit e tij pritet të vazhdojnë jetën luksoze (në vend dhe jashtë) ndërsa banorët e Shqipërisë jetojnë në kushtet më të këqija të këtyre 20 viteve tranzicion demokratik.

Parlamenti miratoi buxhetin 2017 dhe ui akordoi valixhe të tjera me parà, përveç miliona Eurove të gjeneruara nga kultivimi i marihuanës nga Vermoshi në Konispol, zotit Rama me ministrave të tij t ëkorruptuar, që e kanë fshehur pasurinë jashtë dhe numërohen sot mes oligarkëve më ët pasur të Evropës.

Sipas një vlerësimi të OSBE-së, Rama ka mbledhur 200 milionë dollarë pasuri, e cila u rrit proporcionalisht gjatë këtij viti të fundit si kryeministër, duke konsideruar se ai merr gati 20% për çdo projekt publik që miraton dhe ekzekutohet nga kompanitë e besuara private në infrastrukturë, punë publike, shëndetësi dhe teknologji informacioni. Sipas Panama Papers dhe burimeve të tjera të besuara, Rama e ka shpërndarë pasurinë në llogari bankare ndërkombëtare të hapura nga rrethi i tij familjar dhe miqtë e ngushtë që punojnë bashkë në projekte dhe që janë të lidhur me ekonomistin venezuelas Ricardo Hausmann, projekte që nuk kanë të bëjnë fare me përmirësimin e jetës së shqiptarëve.

Në 2017, kryeministria do të numërojë 641 punonjës, kurse parlamenti ka një staf me 405 nëpunës që organizojnë aktivitetet e 140 deputetëve. Kryeministria ka më tepër punonjës se ministria e ekonomisë (580 punonjës) apo e Transportit (440), e punëve të jashtme (506 përfshi misionet diplomatike). Ndërkaq, buxheti i kryeministrisë është 27,6 milion Euro dhe, për krahasim, buxheti i presidencës është vetëm 1,5 milion Euro.

Jeta luksoze e kryeministrit shqiptar mbështetet jo vetëm te numri i madh i punonjësve, por edhe te shumat që shpenzon në një vit fiskal, gati 28 milionë Euro, sa pagesa e 1200 pensionistëve apo sa 10 mijë bursa shkollore. Çdo person i stafit të kryeministrit shpenzon 43,000 Euro në vit, por Rama shpenzon të shpenzojë edhe më. Një milion Euro janë planifikuar për qira makinash luksoze, një sasi parash me të cilat blihen 20 makina të brezit më të fundit nga Mercedes Benz, si dhe 6,6 milionë Euro për orendi e rimodelime.

Ndërveprimi i qeverisë Rama me qytetarët është më i akullt se kurrë më parë, dëshmi kjo e qëndrimit të saj ndaj varfërisë në vend, një sjellje që shkel konceptin e Çalrs Horton Kulej të “Vetes që shihet nga pasqyra”, që do të thotë se Shqipëria përfaqëson një pasqyrë në të cilën shihet administrata e Tiranës, e cila rregullon sjelljen sipas sjelljes së anëtarëve të shoqërisë. Në nivelin marramendës të shpenzimeve të Ramës, kërkesat e qytetarëve duken të pakuptimta, lëre pastaj të jenë burim reflektimi.

Albania: under the yolk of its rising oligarchs
BY PETER TASE

The New Year will be an elections season for Albania and its people, meanwhile Mr. Edi Rama and his government confidants have allocated large sums of money in their own pockets and plan to feast a large number of staffers in the Prime Minister’s office that will cost dearly to Albania’s tax payers. In 2017, his last year in office, Mr. Rama and his associates are expected to continue with their luxurious life (at home and abroad) while their fellow countrymen are living at the worst conditions ever experienced over the last twenty six years in their transitional democracy system.

As the Albanian Parliament approved the National Budget for 2017, it supplied many more suitcases – in addition to the millions of Euros generated by massive marihuana farming from Vermosh to Konispol – filled with the money paid by Albania’s tax payers, to Mr. Edi Rama and his corrupt ministers, who have stashed their wealth abroad and continue to be ranked as Europe’s richest oligarchs.

According to an estimate conducted last year by the Organization for Security and Cooperation in Europe, Mr. Rama has amassed a net worth of over US$ 200 million, an amount that has certainly and proportionately grown during the third year of his term as Prime Minister considering that he receives at least twenty percent as a commission from the total amount of every public project that is executed by his trusted private companies who acquire public bids in the sectors of: infrastructure development, public works, health services and information technology. According to Panama Papers and other reliable sources, Mr. Rama’s wealth is deposited on international banking accounts established by his family circle and close associates that work together on sustainable development projects in Albania who have been deeply involved with the Venezuelan economist Ricardo Hausmann, projects that have had little to none impact on the lives of average Albanians. Mr. Anastas Angjeli, Edi Rama’s close associate, Albanian MP and a Former Minister of Public Finances, drives a brand new Audi A8 in the streets of Tirana. Moreover, Mr. Taulant Balla, another member of Albanian Parliament, is responsible for employment opportunities in the current Albanian Government; he has established a fee of two thousand Euros to be paid beforehand by every candidate who aspires to be a public servant. On the other hand, Mr. Genti Gazheli, Mr. Edi Rama’s envoy to the Republic of Turkey, has a tarnished record from his service in Albania’s border customs Agency, a time when he would repeatedly hide large sums of money on his boot socks whenever he had an opportunity to allow large shipments of commodities to enter Albanian territory thus avoiding payment of taxes by his random ‘clients’.

In 2017, the Prime Minister’s office will see the faces of 641 new employees, meanwhile in the National Assembly there are only 405 staffers who help organize the daily activities for 140 Members of Parliament, including its Speaker and three Deputy Speakers. The Prime Minister’s office has more employees than: the Ministry of Economy (with over 580 employees); Ministry of Transportation and Infrastructure (with less than 440 employees); the Ministry of Foreign Affairs (with 506 employees including its diplomatic missions abroad); the Ministry of Integration (composed by 113 employees).

While Mr. Rama’s number of staff members will reach over 640, Albanian President’s support staff does not exceed seventy six; moreover the Prime Minister’s annual budget is over 27.6 million Euros and the President’s Budget is barely 1.5 Million Euros.
The luxurious life of Albania’s Prime Minister is not only based on the large number of servants that are in his courtyard, he will enjoy large sums of money to be spent over the new fiscal year, almost 28 million Euros, an amount that is equal to the salary of 1,200 Albanian retirees or the equivalent of ten thousand university scholarships abroad. Every employee in the Prime Minister’s Office will spend approximately 43 thousand Euros per year (or 3,600 Euros/month) said in other words, every staffer in Mr. Rama’s cabinet will cost to Albanian taxpayers an equal amount that is needed to pay twenty retirement salaries every month.

Moreover, Mr. Rama has plans to spend over one million Euros to rent luxurious cars, an amount that is equivalent to twenty vehicles (latest generation) from Mercedes Benz factory; for their government offices there will be spent an additional 6.6 million Euros in furniture, remodeling and other maintenance expenses.
The Interaction between Mr. Rama’s Government and Albanian Citizens is as chilling as ever before; it is a testimony of Tirana’s attitude towards handling the nation’s overwhelming poverty, a behavior that violates the well known concept of Charles Horton Cooley, “the Looking Glass Self” while suggesting that Albanians represent a glass that is viewed by Tirana’s administration and the latter reacts according to the conduct of its constituents. On Mr. Rama’s glamorous level of personal expenses we see that his constituents’ persistent responses are meaningless let alone being a source of reflection and humbleness.

Kategori
Uncategorized

Simboli ynë antik/ Nga ilirët te Skënderbeu, historia e shqiponjës me dy koka.

Kategori
Uncategorized

Largohet drejtuesi i Partisë Socialiste në Selanik.

Ish- drejtuesi i Partisë Socialiste lë partinë,  bashkohet me ‘kundërshtarët’

Nje -ish drejtues i partise Solialiste në greqi tanimë ka lënë  këtë forcë politike per tiu bashkuar nje tjeter formacioni politik.

Prej pak ditësh, kreu i Partisë Socialiste ne degën e Greqisë, Spiro Janaqi, është larguar nga partia për t’iu bashkuar partisë së drejtuar nga Vangjel Dule, PBDNJ-së.

Ka qenë vetë Janaqi që ka bërë të ditur lajmin, ndërkohë që prej kohësh ai ka qenë pjesë e strukturave drejtuese të PS-së.

Edhe  më herët Janaqi është ankuar se partia socialiste i mashtroj emigrantët duke mos mbajtur asnjë premtim ndaj tyre, por i përdori duke i shfrytëzuar politikisht me premtimet e saj në fushatën elektorale te 2013.

Persona pa asnje lidhje me degën e kesaj partie ne Greqi, bizesmene me një të kaluar të hidhur (të dënuar për prostitucion) me ndimen dhe miqesine e Veliajt, morën drejtimin e kesaj partie në Greqi dhe duke edhe u punesuar në postet kyce të shtetit.                                     Spiro akuzon se mbas këtyre kërkesave dhe akuzave të drejta, është shkarkuar pa të drejtë nga drejtimi i degës së PS-së në Greqi,  ai mbas kësaj  ka qëndruar formalisht në parti, deri sa pak ditë më parë është regjistruar në partinë e Dules.                                                                                 Mos harrojmë se familja e Spiro Janaqit ka lidhje shumë të forta me emigrantët shqiptarë në Selanik.                               Babai i Spiros Alejs Janaqi, një ish oficer i ushtrisë shqiptare, një ithtar i së majtës shqiptare, familja Janaqi ka njē reputacion të fuqishëm në mesin e emigrantëve shqiptarë në Greqi, Aleksi dhe familja e tij është një aktivist i lidhur fort me të majtën greke, por dhe krijues i shoqatës së parë shqiptare në Selanik “Shoqata Progresi”, Sekretar i Pergjithshem i Lidhjes së Shoqatave Shqiptare në Greqi, nismētar i hapjes së kurseve shqip për fëmijët e emigrantëve shqiptarë, dhe një zë i fuqishëm i të majtës shqiptare po në Greqi.

Ishte inisiativa e familjes Janaqi, organizimi dhe krijimi i degës së Partisë Socialiste në Selanik, degë të cilën Spiro e drejtoi deri sa u detyrua të japi dorheqjen e tij.                                                   Dhe të vetmet arsye që Spiro Janaqi u detyrua të distancohet nga Partia që e krijoj vetë në Selanik, ishin mos mbajtja e premtimeve, harresa dhe mashtrimi i emigrantëve nga rilindja që ka marrë peng jo vetëm Partinë Socialiste, por dhe të ardhmen e vëndit.                                       Mos harrojmë që Spiro veç idealit politik si i majtë nuk ka pasur asnjë interes tjetër tek kjo forcë politike.                       Ai prej shumë vitesh punon në Selanik si Inxhinier Topograf me të ardhura që cdo emigrant do i kishte zili.

Largimi i Spiro Janaqit nga Partia Socialiste Greqi, tregon se emigrantët u zhgënjyen nga kjo forcë politike për të cilën votuan masivisht në zgjedhjet parlamentare 2013, dhe zvëndësimi i tij asnjëhere nuk do të mbulojë gropën e madhe të krijuar mes emigrantëve dhe rilindjes në pushtet.

Emigrantët po ndërgjegjësohen se çdo të thotë të besosh dhe votosh një forcë politike që jo vetëm të ka mashtruar në premtimet e saj, por dhe po të shfrytëzon mbas marrjes së pushtetit duke të diskriminuar nëpēr dogana, dhe institucionet shtetërore, por duke të vjedhur ligjërisht edhe në përfaqsitë diplomatike.

Urimi i jonë për Spiron:                                   Në Partinë e të Drejtave të Njeriut, do të kesh më shumë hapësirē në vazhimin e misionit fisnik të babait tënd Aleksit. Në ndihmën ndaj emigrantëve, shoqatat dhe kurset e shkollës shqipe në Selanik.

Mos harrojmë. PDNJ, është parti Shqiptare.

Urime Spiro.

 

Kategori
Uncategorized

FOTO TË ASBESTIT GJATË PUNIMEVE BRENDA TUNELIT NË HIDROCENTRALIN E MOGLICËS FEATURED

Ekskluzive: Foto të Asbestit gjatë punimeve brenda tunelit në hidrocentralin e Moglicës

Prej javësh puntorët e Hidrocentralit në ndërtim, të zonës së Moglicës, përveçse po përballen me arrogancën e firmave nënkontraktore, me papërgjegjshmërinë e shtetit, orareve të tejzgjatura në punë, tashmë u rrezikohet dhe jeta nga materiali toksik I asbestit që gjendet në brendësi të tunelit në ndërtim, nga ku do kalojë lumi Devoll për të mbushur kaskadën.

 Punëtorët prej javësh protestuan dhe pezulluan punën prej disa ditësh, sapo disa minatorë Italianë zbuluan këtë material toksikologjik në brendësi të tunelit, në të cilin po punohet prej më shumë se një viti.

Të ngelur në hije nga mediat për mos pasqyrimin e shqetësimit dhe mos interesimin e shtetit dhe të asnjë ministrie për të verifikuar nëse bëhet fjalë për një alarm fals, apo e vërteta qëndron.

Punëtorët e firmës, duan të ngelin anonim dhe pohojnë se firma nënkontraktore ata puntorë që nuk I binden për të filluar punën i pushon nga puna, disa të tjerë vendosin të lënë punën dhe për ata që nuk kanë mundësi tjetër vazhdojnë punojnë në pasiguri. Vetëm pasi puntorët pezulluan punën prej disa ditësh. Kur i pyet puntorët se çfarë  masash ka marrë firma punëdhënëse, ata shprehen: ” Veshim kominoshe brenda tunelit, dhe një ditë një italian bashkë me një shqiptar na bënë grafi mushkrive por akoma nuk kanë dalë përgjigjet, spitali i Gramshit nuk bën këto lloj analizash, në Tiranë kushton shume të bësh këtë lloj analize.”

Mes thashethemeve por asgje zyrtare, nga analizat toksikologjike të bëra nga firma nënkontraktore, rezulton se materiali toksik asbest ndodhet në masën 40% në brendësi të shkëmbit. Ashtu siç e shihni dhe në foto fibrat e  materialit toksik, të dyshuar, mund të gjenden shumë leht nga puntorët brenda tunelit. Këto fibra toksike në një të ardhme, kur uji I lumit të kaloj përmes këtij tuneli, do derdhet në lumin Devoll, që përdoret për vaditje dhe shumë banor të zonës në rrjedhën e ktij lumi, peshkojnë me rrjeta. Peshkimin është kthyer në një mundësi jetese për disa banorë të zonës./ Endri Mema për newsbomb.al

Scsdfswevet3ehnshot_1.jpg
Jepni legjendë
Kategori
Uncategorized

Shëndetësia falas përfundon në kosh/ BB: Familjet shqiptare paguajnë 380 mln dollarë për kurim.

Familjet shqiptare paguan mbi 380 milionë dollarë për t’u kuruar nëpër spitalet e vendit gjatë vitit 2014. Shifra bëhet publike nga Banka Botërore, e cila sqaron se shpenzimet nga xhepi të familjeve shqiptare kanë vazhduar me të njëjtin ritëm edhe dy vitet pasuese duke nxjerrë zbuluar premtimin e gënjeshtërt të qeverisë për shëndetësi falas.

Madje, të dhënat, të cilat janë publike në faqen zyrtare të Bankës Botërore, tregojnë se qeveria jo vetëm që nuk i ka lehtësuar familjet nga kostot e kurimit, por i ka detyruar ato të shpenzojnë më shumë nga xhepi nëpër spitalet e vendit, private apo publike qofshin këto.

Shifrat

Shpenzimet totale për shëndetësinë në Shqipëri arrijnë në rreth 80 miliardë lekë në vit, duke përfshirë fondet që jep buxheti, por edhe pagesat që kryejnë familjety nga xhepi.

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria është një nga vendet me nivelin më të lartë në botë të shpenzimeve nga xhepi për shëndetësinë. Më konkretisht, gati gjysma e shumës prej 80 miliardë lekësh që shpenzohet në total për shëndetësinë në shqipëri, vijnë nga pagesat direkte të familjeve dhe vetëm gjysma mbulohet nga buxheti i shtetit.

Image

Në vitin 2013, kur qeveria erdhi në pushtet me premtimin për të ofruar shëndetësi falas për qytetarët, pesha e shpenzimeve nga xhepi që kryenin familjet ishte 49.7 për qind e shpenzimeve totale. Por një vit më vonë shifra u rrit në 49.9 për qind, ndërsa kontributi i buxhetit u ul nga 51.3  për qind në 51.1 për qind.

Falas, vetëm konçesionet

Ofrimi i shërbimit shëndetësor falas ishte një nga premtimet më të forta të partisë socialiste në zgjedhjet e vitit 2013. Sipas Edi Ramës, qeveria e tij do të garantonte që të sëmurët të kuroheshin pa paguar para nëpër spitale duke bërë që shërbimi shëndetësor të ishte i vlefshëm për të gjithë, përfshirë të varfrit.

Por siç tregojnë shifrat e Bankës Botërore, familjet shqiptare paguajnë shifra marramendëse nga xhepi për t’u kuruar në spitalet e vendit, publike apo private qofshin këto.

Të vetmet shërbime që qeveria ofron falas, janë ato të konçesioneve që qeveria ka transferuar tek kompanitë private, si check up-i, sterilizimi dhe shërbimi hemodializës.

Industria e konçesioneve vazhdon të zgjerohet duke siguruar fitime marramendëse për kompanitë private të përzgjedhura nga qeveria. Por kjo nuk i ka lehtësuar shpenzimet për kurim të familjeve shqiptare, përfshirë atyre në nevojë, të cilat në shumë raste nuk kanë akses në shërbimin shëndetësor. /SYRI.net/

Image

Kategori
Uncategorized

BASHA SHPALL TRANSFORMIMIN E THELLË TË PARTISË DEMOKRATIKE DHE TË POLITIKËS NË VEND.

425a3385

Mesazhet e 26 vjetorit të krijimit të pluralizmit dhe të Partisë Demokratike

Mirë se keni ardhur në shtëpinë e Partisë Demokratike.

Ju uroj të gjithëve gëzuar ditën e lindjes së pluralizmit. Gëzuar festën e Partisë Demokratike.

Për ne demokratët është burim krenarie që Partia Demokratike lindi nga e njejta aspiratë dhe nga e njejta ëndërr me të cilën lindi liria dhe pluralizmi.

Për ne është kumptimplotë që Partia Demokratike mori jetë nga e njejta përpjekje dhe nga të njejtët njerëz që u ngritën kundër diktaturës: nga studentët e dhjetorit, qytetarët e thjeshtë dhe intelektualët që para 26 vitesh u bashkuan me njëri-tjetrin dhe vranë frikën për të kërkuar liri, demokraci dhe Shqipëri europiane.

Nga ky shesh dua t’u shpreh secilit prej tyre mirënjohjen e thellë për dritën dhe shpresën që ata zgjuan në zemrat e një populli të shtypur e të vuajtur.

Partia Demokratike lindi e madhe nga zgjimi dhe revolta e shqiptarëve kundër  shtypjes, varfërisë dhe izolimit komunist, nga ëndrra e tyre për liri, demokraci dhe dinjitet, nga aspirata e tyre e flaktë  për  t’ju bashkuar Europës së kombeve të lira.

Gjithë këtij vlimi të rrallë popullor i dhanë shprehje politike me mençuri, me guxim dhe në kushte shumë të vështira themeluesit –  studentët e Lëvizjes së dhejtorit, intelektualët që u bashkuan më ta, Azem  Hajdari, Sali Berisha, Gramoz Pashko të gjithë ata që janë sot e do të jenë përgjithmonë në panteonin e demokracisë  shqiptare.

Partia Demokratike lindi e madhe, por atë e kanë mbajtur të madhe veprat e saj në dobi të Shqipërisë dhe shqiptarëve; Këtë çerek shekulli, Partia Demokratike ndërmori disa nga reformat më kurajoze dhe më të thella për çlirimin e njerëzve, liberalizimin e ekonomisë dhe hapjen e Shqipërisë, vendit më të izoluar në botë ku për 50 vjet nuk depërtonte liria, dija, përparimi njerëzor. Partia Demokratike ishte faktor kyç për ndërtimin e institucioneve të tregut, të infrastrukturës, të lëvizjes së lirë, të integrimit europian, të anëtarësimit në NATO.

Po! Partia Demokratike me përpjekjet e saj u solli shqiptarëve më shumë liri, më shumë demokraci dhe i afroi ata më shumë me Europën.

Por nderimi për të shkuarën dhe respekti për arritjet tona nuk mund të na bëjnë të verbër ndaj të tashmes ku jemi dhe të ardhmes ku duam të shkojmë.

Çfarëdo që ne kemi bërë mirë, nuk mund të fshehë apo justifikojë ato që nuk kemi bërë, apo ato që kemi bërë gabim.

Të dashur miq,

Shqipëria e vitit 1990 dhe kjo e vitit 2016 janë  sigurisht larg njera- tjetrës  por kanë edhe të përbashkëta.

E kam fjalën për kalbëzimin. 26 vjet më parë Shqipëria ishte në fundin e një sistemi të kalbëzuar, të dështuar që po mbyllej me ikjen e shqiptarëve nga sytë këmbët, ku ti çonte anija e verbër e fatit.

26 vjet më vonë Shqipëria është përsëri në fundin e një politike të kalbëzuar dhe një qeverisje që ka në themel interesat e një kaste politike-ekonomike dhe kriminale në krye të pushtetit,  ka korrupsionin në sistem,  ka drogën në sistem, ka sundimin në sistem,  ka blerjen e votës në sistem.

Ky është mocali, ky është kalbëzimi që ju vështirëson dhe ju nxin jetën çdo ditë shqiptarëve, që ju vret shpresën dhe i shtyn në arrati, njësoj si 26 vjet më pare.

Mungesa e llogaridhënies dhe mosndëshkueshmëria e ka shtyrë politikën e kalbëzuar drejt çdo lloj mjeti e mekanizmi të paligjshëm dhe kriminal për të siguruar dhe mbajtur pushtetin.

Ortakëria mes politikanëve dhe klientëve të partisë ka shkatërruar çdo mundësi për një ekonomi të lirë të tregut. Ortakëria mes politikanëve dhe medias e shoqërisë civile ka dobësuar mekanzimat e mbikqyrjes dhe kontrollit ndaj qeverisë. Etja për të marrë pushtetin me çdo kusht, e shtyu politikën në kthetrat e krimit dhe solli kriminelët në majat e pushtetit.

Viktimat e kësaj politike janë njerëzit e thjeshtë, të cilët janë sot të tradhtuar dhe të braktisur në varfërinë dhe pamundësinë e tyre.

Prandaj sot sfida jonë më e madhe, sfida vendimtare e Partisë Demokratike është kthimi i besimit të njerëzve tek politika, që është kusht për të kthyer besimin e njerëzve tek e ardhmja.

Me këtë barrë të rëndë jemi sot të gjithë bashkë në këtë përvjetor.

Parti të mëdha janë ato që dinë të kuptojnë dhe të përballen me sfidat e popujve të tyre.

Ne sot ndeshemi sërish me një tjetër moment të vështirë për Shqipërinë dhe shqiptarët të cilët kërkojnë ndryshimin rrënjësor të politikës.

Partia Demokratike ka kurajon dhe largpamësinë të përballet me këtë sfidë: ne do të ndryshojmë veten sot, që të ndryshojmë nesër Shqipërinë. Ne duhet dhe  do të bëjmë sot atë që bëmë një 26 vjet më parë: të jemi partia e mundësive për të gjithë.

Ka vetëm një rrugë për ta arritur këtë: ajo është rruga e lirisë, demokracisë dhe e vlerave europiane. Partia Demokratike duhet dhe do të jetë një parti e lirisë së mendimit, e mundësive për të gjithë dhe e vlerave të përbashkëta.

Muajt e fundit kam biseduar e diskutuar me mijëra demokratë kudo në Shqipëri dhe me forumet drejtuese të partisë për këtë sfidë që shtrihet para nesh. Për hapjen e Partisë Demokratike në kuptimin me të gjere të fjalës. Hapjen e mendjeve, hapjen e radhëve, hapjen ndaj aleatëve dhe aleancave, hapjen ndaj shoqërisë, hapjen ndaj vlerave, hapjen ndaj rregullave, hapjen ndaj garës, hapjen ndaj mendimit të lirë.

Duhet t’u ofrojmë e mund t’u ofrojme shqiptarëve një model të ri politik e shoqëror, ku pushteti do të jetë i kufizuar dhe qytetari do të jetë i fuqizuar. Ku deputetët do të zgjidhen përmes vendimmarrjes me anëtarësinë dhe votuesit, që nesër ata të jenë përfaqësues në radhë të parë të qytetarëve dhe jo të partisë. Ku instrumentet e kontrollit të pushtetit të mos jenë thjeshtë figurina, e Parlamenti thjesht një noter i kryeministrit, por të jenë përfaqësues të qytetarëve dhe llogarikërkues të qeverisë së ardhshme dhe ku levat më të fuqishme të kontrollit që ka një demokraci, opozita e ardhshme, mediat dhe shoqëria civile, do të kenë të gjithë hapësirën dhe mundësitë të kontrollojnë përmes transparencës, kritikës, denoncimit çdo vendim të qeverisë së ardhshme.

Duhet tu ofrojmë e mund tu ofrojmë shqiptarëve një model të ri të politikbërjes,  që nuk mbeshtetet në furinë e paradave, fasadave dhe propagandës, por mbështetet në punën dhe interesin publik, mbështetet në  transparencën e vërtetë, mbështetet në  respektin e thellë ndaj qytetarëve të shprehur përmes konsultimit të tyre për çeshtje të rëndësishme.

Jam i lumtur që ne jemi të gjithë të vetëdijshëm dhe të vendosur për hapat që duhet të hedhim. Për hapjen, për lirinë dhe demokracinë e brendshme, për mundësitë që duhet të jenë të cdo anëtari dhe jo vetëm të një grushti drejtuesish.

  1. Ne do të krijojmë mundësitë për konkurrencën e alternativave brenda partisë. Ne do të shkurtojmë kohëzgjatjen e mandatit të kryetarit dhe drejtuesve në dy vjet. Në këtë mënyrë, çdokush që ka një vizion apo një alternativë tjetër, do të ketë mundësinë të konkurrojë që vizioni i tij apo i saj të bëhet vizioni i partisë.
  2. Vendimet e rëndësishme do t’i besohen anëtarëve, duke e lidhur fatin politik dhe karrierën politike të çdokujt me anëtarët dhe jo me kryetarin. Jo vetëm kryetari dhe drejtuesit e lartë do të zgjidhen me votën e të gjithë anëtarësisë, por edhe të gjithë kandidatët që konkurojnë për funksione publike, përfshirë kryetarët e bashkive dhe deputetë, do të përzgjidhen me një anëtar një votë.

Ne do të punojmë që në zgjedhjet e ardhshme për përzgjedhjen e kandidatëve përmes votës së anëtarëve në disa zona elektorale, për ta shtrirë më vonë në të gjithë vendin.

Le ta dijnë të gjithë: përfaqësimi politik i PD do të vendoset nga anëtarët e saj.

  1. Ne do të krijojmë një strukturë partiake perëndimore, të çliruar nga ofiqet dhe pushtetet, duke ndërtuar një platformë moderne që ka për qëllim ti ofrojë mundësitë cdo anëtari dhe cdo anëtare për karrierë dhe garë elektorale, por jo të ushtrojë pushtet mbi anëtarësinë.

Partia Demokratike është e vendosur të ndryshojë sot veten dhe kështu të ndryshojë nesër gjithë Shqipërinë.

Unë e ndjej që sot ka kudo dëshpërim dhe mosbesim. Ajo që unë ju kërkoj të gjithë qytetarëve, jo vetëm demokratëve por çdokujt, nuk është të besoni verbërisht tek premtimet e mia, por të bëheni pjesë e këtij ndryshimi duke kontribuar me pjesëmarrjen tuaj, përfshirjen tuaj, idetë tuaja, aktet tuaja publike.

Ndokënd e ka zënë meraku se kush i ka thënë këto i pari. Sot ju them se këto vlera janë te vjetra sa vetë demokracia. Sfida nuk është kush i thotë i pari. Por kush ka kurajon dhe forcën ti bëjë realitet.

Ndaj ju kërkoj të bëheni nxitës dhe mbështetës të ndryshimit, nga i cili do të përfitojë e gjithë Shqipëria.

Një Parti Demokratike e hapur dhe e lirë është një e mirë publike për të gjithë shqiptarët. Nëse edhe partitë e tjera hapen dhe ndahen nga autokracia e brendshme kjo do të jetë një arritje e madhe për Shqipërinë.

Unë isha 17 vjec kur lindi Partia Demokratike. Sot jam kryetar i saj. Ndihem pafundësisht i privilegjuar dhe thellësisht i përunjur para kësaj përgjegjësie. Por unë jam i vetëdijshëm se kam arritur këtu vetëm sepse Partia Demokratike në momente të caktuara kuptoi rëndësinë e hapjes së saj ndaj njerëzve dhe vlerave që ata sjellin. Nëse ka dicka që unë jo vetëm besoj por edhe jam provë e gjallë e saj është se hapja sjell fryte, liria sjell mundësi.

Tani është rradha ime jo vetëm të kontriboj për të hapur Partinë Demokratike por për të garantuar që ajo do të jetë përherë e hapur dhe përherë e lirë: një parti ku të gjithë ata që duan të kontribuojnë në politikën dhe qeverisjen e vendit do të gjejnë përherë një mundësi dhe ku fati dhe karriera e tyre do të varet vetëm nga aftësia, talenti dhe kontributi i tyre.

Kështu do të jetë. Partia Demokratike e Shqipërisë, lindi e madhe prej rrethanave. Qëndroi e madhe prej punëve të mira në dobi të Shqipërisë dhe demokracisë. Do të bëhet edhe më e madhe prej hapjes, prej bashkimit, prej ndryshimit dhe modernizmit të saj.

Kështu Partia Demokratike do të jetë gjithmonë ajo që u krijua: Partia e Lirisë, Partia e mundësive, Partia e të gjithë njerëzve.

Dua ta mbyll me disa fjale thene dje nga Donald Trump:  Me te vertete po jetojme ne nje kohe ndryshimesh te medha. Skenari nuk është shkruar akoma. Nuk e dime se cfare do te sjelle e nesermja.  – por per te paren here pas nje kohe te gjate, e dime se autor do te jete secili prej jush. Ju, populli do ta keni ne dore. Zeri juaj, deshirat tuaja, shpresat dhe endrrat tuaja, kurre me nuk do te bien ne veshe te shurdher – ju do te jeni zotet e fatit tuaj.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët.


Fjala e Lulzim Basha ne 26 vjetorin e krimit të Partisë Demokratike, 11 Dhjetor 2016

Kategori
Uncategorized

Përgjimin masiv të shqiptarëve në internet.

Një projektligj i hartuar nga ministrat Tahiri-Harito parashikon një akses të pakufizuar të policisë në të dhënat personale të përdoruesve të internetit dhe llogarive të lidhura me shërbimin e internetit në kompjuter ose telefon.
Ky lloj aksesi ndërhyn menjëherë në llogaritë personale dhe komunikimet që qytetarët kryejnë nëpërmjet aplikacioneve (Facebook, Whatsap, Viber, Gmail, etj) në telefona.
Projekti Tahiri-Harito ka hasur në rezistencën e Ministrisë së Drejtësisë, e cila ka bërë një raport të detajuar mbi kanosjen e të drejtave të qytetarëve nëse projektligji miratohet.
Hashtag.al e ka siguruar raportin e ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë, e cila gjykon se projektligji ka kaluar pa asnjë konsultim me aktorët e tjerë publikë, ndërsa paralajmëron rrezikun se plani Tahiri-Harito mund ta kthejë Policinë Gjyqësore në një organ me akses të pakufizuar në të dhënat personale të qytetarëve, pa u kontrolluar dhe mbikëqyrur nga institucione të tjera.

Raporti i plotë i Ministrisë së Drejtësisë:

Ligji për komunikimet elektronike, si një pjesë e legjislacionit shqiptar e përafruar me të drejtën e BE-së, nuk mund të shërbejë si bazë ligjore për t’i dhënë organeve policore dhe atyre të inteligjencës të drejtën e aksesit dhe informimit mbi këto të dhëna tejet sensitive (skedarët) pa asnjë garanci procedurale dhe kontroll nga organet e parashikuara nga Kushtetuta dhe legjislacioni procedural penal, pasi kjo do të sillte një përkeqësim të pariparueshëm të nivelit të ruajtjes së fshehtësisë së komunikimeve dhe të të dhënave personale, për sa kohë që aksesi u jepet organeve ekzekutive të emëruara pa asnjë ndërhyrje nga organet kushtetuese, apo përcaktimit të një regjimi të saktë të kushteve kur dhënia e këtij informacioni do të duhej të ishte e përligjur. Nga ana tjetër, nëse do të duhej një ndërhyrje në legjislacionin që përcakton detyrimet dhe të drejtat e organeve në kuadër të ruajtjes së sigurisë kombëtare apo dhe parandalimit të krimit, do të duhej një diskutim shumë më i gjerë me përfshirjen e të gjitha institucioneve që kanë kompetenca të caktuara në këtë fushë.
Ky projektligj nuk parashtron rregulla të qarta dhe të sakta për përcaktimin e shkallës së ndërhyrjes së Policisë Gjyqësore në ushtrimin e të drejtave themelore të parashikuara në nenet 8 të Konventës dhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Si rrjedhim, këto parashikime krijojnë hapësirë për një ndërhyrje të gjerë dhe serioze në këto të drejta themelore brenda rendit juridik, duke mos e kufizuar ndërhyrjen nëpërmjet parashikimeve të qarta që sigurojnë ushtrimin e saj vetëm në ato raste kur paraqitet tejet e nevojshme, apo vetëm për ato vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Këto parashikime nuk vendosin kërkesën për ekzistencën e një lidhjeje midis të dhënave për të cilat kërkohet ruajtja dhe rrezikut që kërcënon sigurine publike, dhe në mënyrë të veçantë nuk e ka kufizuar detyrimin e ruajtjes së të dhënave në lidhje me (i) të dhëna që i përkasin një periudhe të caktuar kohore dhe/ose një zone të caktuar gjeografike, apo ndaj një rrethi të caktuar personash që janë të predispozuar për t’u përfshirë në një mënyrë ose në një tjetër, në një krim të rëndë, ose (ii) në lidhje me persona, ruajtja e të dhënave të të cilëve, për arsye to tjera, mund të kontribuojë në parandalimin, zbulimin ose hetimin e veprave penale të rënda.
Për më tepër, ky projektligj nuk vendos kushte substanciale dhe procedurale lidhur me marrjen e këtyre to dhënave të autoriteteve kompetente kombëtare dhe përpunimin e mëtejshëm të tyre, pasi nuk përcaktohet shprehimisht që përdorimi i mëtejshëm i të dhënave në fjalë, duhet të kufizohet rreptësisht  me  qëllimin  e  parandalimit  dhe  zbulimit  të  veprave  penale të mirëpërcaktuara, nuk përcaktohen procedurat që duhet të ndiqen dhe kushtet që duhet të plotësohen në mënyrë që të sigurohet aksesi në të dhënat e ruajtura në përputhje me kërkesat e domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit.
Gjykojmë që duhet të ishin parashikuar llojet e veprave penale për të cilat mund të kërkohen këto të dhëna, pasi në të kundërt gjithë procesi rrezikon të kthehet në abuziv, nisur nga fakti se për çdo dyshim apo të dhënë lidhur me një lloj vepre penale, propozohet të jepet e drejta për të kërkuar këtë information.
Sa më sipër, e gjejmë të paqartë gjithashtu dallimin midis pikës 6 dhe 7 të nenit 3 të projektligjit.
a) Cilat janë ato raste apo vepra penale për të cilat të dhënat kërkohen brenda 24 orëve dhe cilat janë ato vepra penale për të cilat mund të presin deri në 7 ditë për marrjen e të dhënave që ruhen në skedar?
b) Cili është organi që e bën vlerësimin që këto të dhëna janë të ngutshme dhe duhet të jepen brenda 24 orëve?
c) Gjithashtu cili është organi apo autoriteti që e bën vlerësimin e ligjshmërisë së kësaj kërkese paraqitur nga Policia Gjyqësore dhe gjykon nëse është ose jo rasti për marrjen e këtyre të dhënave?
Ndërhyrja në këto të dhëna vetëm me kërkesën e Policisë Gjyqësore, pa patur kurrfarë vlerësimi apo kontrolli nga një autoritet tjetër, mund të përbëjë shkak për abuzim dhe nuk do t’i shërbente qëllimit për të cilin është krijuar kjo normë juridike. E thënë me terma konkretë, në çdo rast, me justifikimin në kuadër të një operacioni apo parandalimin e një vepre penale, Policia Gjyqësore mund t’i kërkojë këto të dhëna nga operatori, i cili nuk ka as kompetencën dhe as kapacitetin e duhur për të bërë vlerësimin që kjo kërkesë është e bazuar në ligj, ose jo.
Për më tepër, zgjerimi i autoriteteve kompetente dhe rrjedhimisht shtimi i numrit të personave të cilët (në pikën 8, përveç Policisë Gjyqësore, shtohen edhe autoritete të tjera) do të merrnin të dhënat personale, do të bënte të vështirë për të mos thënë të pamundur administrimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave sipas standardeve më të larta. Marrja e të dhënave në vijim të nenit 3 të projekt-ligjit do të sillte shumëpak, për të mos thënë aspak ndihmesë në parandalimin e një vepre penale. Gjithashtu, zgjerimi i rrethit të personave për të marrë (në momentin që bëhet ky parashikim në ligj, operatorët telefonikë janë të detyruar t’i japin të dhënat) këto të dhëna do të shtonte mundësinë për keqpërdorimin e tyre, veçanërisht kur mungon një mekanizëm procedural kontrolli.
Në përfundim, duke qene se ky projektligj prek një çështje sensitive, siç është ajo e lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës,  garantuar në nenin 36 të Kushtetutës, nuk rezulton nga përmbajtja e relacionit t’i jetë nënshtruar një procesi konsultimit të gjerë me të gjithë aktorët dhe grupet e interesit, në zbatim edhe të Ligjit Nr. 146, datë 30.10.2014, “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.
Në vijim të argumenteve të parashtruar më sipër, vlerësojmë se nuk mund të shprehemi mbi përmbajtjen e dispozitave konkrete të projektaktit.
Përfundimisht: Nga shqyrtimi në tërësi i projektaktit, sugjerojmë rivlerësimin e nismës për sa i përket nenit 3 të projektligjit, në përputhje me rendin juridik të brendshëm dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në mënyrë që të ruhet proporcionaliteti midis mbrojtjes së të drejtave individuate, ruajtjes së rendit publik dhe shkallës së ndërhyrjes në privatësinë e korrespondencës së individëve.

Kategori
Uncategorized

Forumin Rinor i FRESH, Greqi një “harem” për kryetarin…..

 

E shkarkon nga drejtimi i FRESH-it në Greqi, letër Ramës
 Kryesia e FRESSH-it në Greqi akuzon Sekretarin për Rininë dhe Emigracionin në Partinë Socialiste, Erjon Veliaj, pasi sipas saj, Veliaj po kërkon që ta kthejë Forumin Rinor në “harem” për veten dhe miqtë e tij. Me anë të një letre të hapur publike drejtuar kreut të PS-së Edi Rama, kryetarit të Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruci, Kryesisë së Partisë Socialiste së Shqipërisë, kryetares së FRESSH-it, Elisa Spiropali dhe kryetares së Forumit të Gruas, Olta Xhaçka, kryetarja e FRESSH-it në Greqi, Borina Voko akuzon Veliajn për papërgjegjshmëri dhe sabotim të detyrës që i është ngarkuar nga partia. Reagimi i Vokos vjen pas shkarkimit të saj nga drejtimi i FRESSH-it nga ana e Sekretarit për Rininë, Erjon Veliaj, i cili me anë të një shkrese dërguar me email, i bën me dije shkarkimin e saj nga detyra.Letër drejtuar krerëve të PS-së:
Kjo letër i drejtohet publikisht Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, kryetarit të Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi, Kryesisë së Partisë Socialiste së Shqipërisë, kryetares së FRESSH-it, Elisa Spiropali dhe kryetares së Forumit të Gruas, Olta Xhaçka.
Dje me datë 3/11/2012 Sekretari i Rinisë dhe Emigracionit z. Erion Veliaj ka dërguar në e-mailin e FRESSH Dega Greqi shkarkimin e kryetares së FRESSH, dega Greqi, Borina Voko. Pikë së pari, aty përmendet se janë bërë një sërë shkeljesh disiplinore nga ana e kryetares Borina Voko, gjë që jo vetem nuk është e vërtetë, por e kundërta, janë raportur pikërisht nga ana e FRESSH Dega Greqi në Sekretariatin e Rinisë dhe Emigracionit një sërë shkeljesh disiplinore dhe morale nga ana e kryetarit të Partisë Socialiste Dega Greqi, Artjan (Artur) Qirici.
Së dyti, akuza për mosbindje të vazhdueshme ndaj kërkesave të kryetarit nuk qëndron aspak, pasi ai asnjëherë nuk është interesuar për mbarvajtjen e punëve në FRESSH, përkundrazi e ka sabotuar atë dhe ka kërkuar vazhdimisht ta kthejë Forumin Rinor në një “harem” për veten dhe miqtë e tij. Ne, nuk kemi kapërcyer asnjë kompetencë tonën, por kemi diskutuar vazhdimisht me Sekretariatin e Rinisë dhe Emigracionit për të gjitha shkeljet dhe problemet e shfaqura, që nga krijimi i FRESSH Dega Greqi si Strukturë e Partisë Socialiste ne Greqi; Përgjigja e tyre ka qenë mospërfillja, heshtja dhe kohët e fundit “Gjeni zgjidhje vetë”! Dhe përsa i përket qëndrimit bllokues dhe përçarjes, në bankën e të akuzuarve duhet të uleni ju z. Veliaj dhe miku juaj A. Qirici, që mbas kaq e kaq raportimesh nga ana jonë, nuk ndijuat kurrë të merrnit mundimin për të zgjidhur problemet edhe pse ne ju jemi lutur zyrtarisht.
Për të gjitha këto shpifje dhe akuza, nga ana juaj dhe mikut tuaj, z. Veliaj ne posedojmë prova materiale dhe dëshmitarë që vërtetojnë të kundërtën e atyre që thoni. Ne si kryesi, jemi gati të ballafaqohemi me ty z. Veliaj dhe mikun tuaj A. Qirici, publikisht (në kuptimin e mirfilltë), pasi besojmë që Sekretariati i Emigracionit, si institucion, nuk është në dijeni të padrejtësirave dhe fëlliqësirava të kryera mbi kurrizin tonë.
Kryetarja e FRESSH Dega Greqi, Borina Voko.