
E që thoni ju, këto ditë na shkon në juglindje një nga këta efendëmët që ju ka zënë bytha kallo në karriget e parlamentit dhe mbledh strukturat,
Me sy hapur demokratët prisnin ndonjë xhevap si do ecin primaret a si do zhvillohet fushata .
Unë nis fjalën Efendëmi; Unë do jem prap deputet në listë.
Me lejë thotë një demokrat !
Kam një komshi dhe po mundohem ti mbush mëndjen të na votoje, dje më pyeti ;
🗣️Ore më tha po kë do keni kandidat këtë radhë në zonën tonë.
Unë i thashë emrin tënd …
Jo mo jo tha, nuk është se smë pëlqen,
Po seç mu kujtua ky kryetar ziu i bashkisë tonë.
Edhe ky si ai deputeti juaj më duket se po i bën nja 20 vjet që i rri përsipër karriges së bashkisë tonë, dhe si duket këta të dy kështu do dalin në pension.
Pa pyeteni njëherë atë deputetin, sikur ti ndërrojmë siç bëj unë me qetë e mij kur “lodhen” në parmendë tha ?
Ja u treguam pak ironike, por kjo histori është e freskët dhe e vërtetë.
Ju skeni çfarë të humbni më shumë se kaq sa keni humbur në këto 12 vite …
Furka e Plakës /
Leshi tjetër që m’pat mbet, pati ardh një deputet
Kur i piu nja 7:8 gota, loke tha kam ardh për vota
Eh mor bir sa ngusht m’ke zan, hall i madh kujt me ja dhanë (votën e ka fjalën)
Para teje erdh dikushi e krejt si ty mëndjen ma mbushi
Por kët radhë kam nda peshqeshin, unë mbaj furkën e ti merr leshin.