Kategori
Uncategorized

Me te miret e lane vatane … iken!

Më të mirët e lanë vatanë… Ikën ! -Nga Orest Hasa !


Ka dy jave vajza qe ka lindur dhe nuk po gjejme nje pediatre te hajrit, dhe sigurisht qe e prisnim sepse mjeket me te mire iken


Ka 3 jave qe dua te hap nje numer ONE, me thane qe hapet brena 48 oresh. Shkoj tek pika ose i mar ne telefon por pa asnje pergjigje.

Sigurisht kjo pritej sepse inxhinieret me te mire iken.

Ka tre muaj qe QKB na sjell verdalle dhe po na mbyllin kompanine ku punoj, dhe sigurisht qe e prisja dhe vendimin e fundit te tyre sepse keta kane ngelur, me te miret kane ikur.

Ketu kane ngelur ca militante, ca sherbetore, ca deshtake si puna ime dhe sigurisht “pronaret”.

Fakti qe kemi mbetur ketu dhe nuk ikim dot, tregon se jemi ose pjese e te paafteve, ose pjese e sherbetoreve pa asnje lloj mbeshtetje, ose pjese e llumbit qe po e gezojne kete vend!

…. Me te miret iken!

Avatari i @gjata.com

Nga @gjata.com

Jurnalist . AL in Sweden (alinsweden.blog) is an independent WordPress-based blog focusing on Albanian social, historical, and political commentary, international affairs, human rights, and occasional reflections or historical snapshots concerning Sweden.

Lini një koment