Kategori
Uncategorized

S’JAM NGA ATA BURRA

Niko Poet Gjiriti /

mbase rrahje zemre, ty shpirtit përgjithmonë
për dashuri do tët bëhem, peng mendimesh
e kam ndjerë ditur se s’ti ishe për mua pronë
para se t’dija fundin, shihja fytyrë dyshimesh

ti humbe rrugën e shkurtër për shkruar në yje
s’gjej fjalën në asnjë gjuhë, për tët bindur pak
e ngatëruar aq keq, në koncepte ndershmërie
s’do t’ma thuash, pse mua, do t’ngelet merak

as përmendësh s’mësove nj’ shprehje dashurie
thellësinë e lidhjes sonë e pash klaideoskopike
n’botë t’mbushur plot me të huaj në emër lirie
gjithmonë të kam pritur, por befas pse më ike

kot do presësh vetmis përtej perëndim n’muzg
gjatë gjithë jetës së pafund, do t’kërkosh veten
si çdo gjë tjetër që erdhi në jet’ e kemi nj’ fund
isha nga dashuritë që shkruhen libër e mbeten

GJITHÇKA QË ZEMRA DESH TË DËGJONTE

tmerr t’erdhi, thellësi pasioni përkushtimit njerëzor
mund të hy në tubime plot me njerëz dhe të humb
turmat abuzojnë, n’trazira t’bollshme ndezin terror
zhurmës shurdhuese, të zërave, dorën time e tund

gjithçka që zemra desh të dëgjonte ishte zëri tënd
vargut, shpirtit, do gjejm përgjithmon’ njëri-tjetrin
pak mehlem për ata q’janë t’gjithë rreth, përmend
kaq i sjellshëm jam me vargjet sa lotët do t’ngecin

momenti kur kërhëri përkëdhel flokët, t’bën flutur
e qeshur si dikur, me shoqet në gjimnaz ndjehesh
bëji pak buzët me të kuq, jo që të dukesh e bukur
fajtore nuk je, që puthjeve me mua, do të dehesh

NDALO SË MENDUARI PRAPSH

NDALO SË MENDUARI PRAPSH

Ke kaluar më shumë se më ke thënë nga jeta
përpiqu të më fitosh vëmendjen e dashurinë
s’di pse përfundoj i ndjer’ bosh nga e vërteta
larg ndjekjes së adhurimit t’rremë trëndelinë

t’mungon sinqeriteti i pretendimit të pranimit
kupto, s’jam si gjithë t’tjerët i thinjur gërmëtar
lakmon lidhjen të çekët për sezon të pushimit
pasionante seksuale, po t’qesh mullari me bar

seksi s’mjafton tët bëjnë më tej kurrë të lumtur
njerëz të rremë, kënaqësit’ e përkohshme duan
premtimet boshe dështim, përshërit, pa u lutur
lidhje e thella t’shpirtit, ndjenjë qëllimi lakmuan

mëso mos të shqetësohesh për t’gjithë njerëzit
mua më mjaftojnë, ata që për mua kanë merak
ndalo së menduari prapsh egoja që keq të nxit
bëju pjesë e fatit takimit, un s’jam xheloz aspak

merri krahët e besimit, qeshu gjatë gjithë kohës
të dhurova guximin, të fluturosh e lirë sëbashku
qorre s’pe dashurin që priste, jo për syt’ e botës
disa kthesa shtesë e befas u mbyll për ne qarku

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s