
Unë e di se ata që mblidhen nesër, nuk mund të na shpëtojnë nga vjedhjet e fondeve publike dhe pasurive publike, por të paktën duhet ta dinë që kur t’i japin dorën atij, të kontrollojnë xhepat. Ai është në fakt kryehajduti i shqiptarëve, i të gjitha kohërave.
Unë e di që askush nuk do të vijë të na çlirojë ne nga narkoshteti, ne dhe vetëm ne do çlirohemi prej tij, por jetike është t’u dëshmojmë se njeriu që qëndron në tavolinë në emër të shqiptarëve, është një Noriegë me atlete të kuqe Adidas.
Do të ishte e pafalshme nëse nuk do të ishim të gjithë në protestën më të madhe, më madhështore që Shqipëria ka njohur në historinë e saj,” tha Berisha
Ju keni konstatuar këto ditë, se si këta bosë të mafias shqiptare, ballkanike dhe evropiane, janë tronditur gjer në palcë nga vendosmëria e opozitës për të dalë në protestë. Se si këta, përpiqen të përdorin samitin për të shtypur dhe mohuar të drejtën kushtetuese për të protestuar. Se si këta janë tmerruar nga protesta, e cila do i dëshmojë lidershipit evropian, se Edi Rama është njeriu i dhunimit të votës, i lidhjeve të krimit. Ai i ka shndërruar shqiptarët në njerëz të varkave