
Lidhja e Shoqatave të Emigrantëve Shqiptarë në Greqi, duke i vlerësuar si të padrejta disa ligje të Parlamentit dhe vendime të Qeverisë (që kanë të bëjnë me emigracionin dhe emigrantët), parashtron kërkesat si më poshtë:
▪️Te ndalet njëherë e përgjithmonë shfrytëzimi ekonomik i emigrantëve shqiptarë nga Qeveria shqiptare. Për këtë, duhet:
▪️A)Të ulen taksat konsullore, të cilat janë shumë të larta, në krahasim me mundësinë ekonomike të emigrantëve.
▪️B) Certifikatat shqiptare, të cilat kërkohen nga zyrat greke për plotësim dokumentesh, të jenë të vlefshme në një afat kohor një vjeçar.
▪️C) Të anullohet vendi mi i Këshillit të Ministrave për legalizimin e certifikat ave në Prefekturë.

▪️D) Të ndërhyjë shteti shqiptar për njerëzit e humbur dhe në rastet e disa akteve makaber, viktima të të cilëve janë njerëz të pafajshëm dhe çështja e tyre ngelet enigmë pa u zgjidhur qoftë edhe për një mundësi të vogël.
Shteti shqiptar, duke pasur parasysh numrin shumë të madh të shqiptarëve në Greqi, të shikojë me përgjegjësi: Ngritjen në një afat sa më të shkurtër të një Qendre Kulturore në Athinë, çka do të jetë e një rëndësie shumë të veçantë, për ruajtjen e vlerave tona kombëtare
▪️Nga ana e strukturave shtetërore (nga Presidenti shqiptar) të bëhen bisedime serioze dhe të insistohet me Qeverinë dhe Parlamentin grek, për legalizimin e saktë, të shpejtë dhe me një afat të gjatë të emigrantëve, sipas parimeve të BE-së.

▪️Të nënshkruhet një marrëveshje në rang qever itar në mënyrë që: Vitet e punës së shqiptarëve në Greqi, të njihen si vjetërsi pune edhe në Shqipëri, për efekt pensioni.
▪️Te kërkohet pranë qeverisë greke, legalizimi i pensionistëve shqiptare që jetojnë pranë fëmijëve të tyre në Greqi, sipas dekretit presidencial grek.
▪️Të zgjidhet përfundi misht njohja e patentave shqiptare në Greqi, sipas konventave ndërko mbëtare.
▪️Kërkojmë hapjen e një zyre avokatie në Greqi, për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve (me jurist të specializuar për këtë problem)

Parlamenti, Qeveria shqiptare dhe mbarë opinioni të dëgjojnë zërin e emigracionit dhe emigrantëve, propozojmë që në mënyrë ligjore dy herë në vit, përfaqësuesit e emigrantëveqë ndodhen në emigracion, ta bëjnë të pranishëm në parlament problemet shqetësuese, pengesat dhe mënyren zgjidhjes me përmirësimin e kuadrit ligjor për emigracionin.

▪️RTSH të ketë në Greqi një korrespondent të përhershem, për të pasqyruar në televizionin publik shqiptar, aktivitetin, veprimtaritë kryesore dhe problematikën e bashkatdhetarëve tanë në Greqi
▪️Të zgjidhet çësht ja e votimit për emigrantët që jetojnë në Greqi pasi përbëjnë 1/3 e kombit shqiptar .
▪️Kërkojmë të hiqet taksa pë emigrantet që përpunojnë në Greqi, dogana për materialet familjare e personale që kanë siguruar nëpërmjet punës, kur ata këthehen në shqipëri .
▪️Në kundërshtim me dëshirën tonë, në qoftë se nuk respektohen kërkesat tona, detyrohemi të përdorim mjetet demokratike .

Në emër të Lidhjes së Shoqatave Shqiptare në Greqi, kryetari Rudi Mezini /

Mitingu paqesor, madheshtor ku nen drejtimin e LSHSH Greqi, mijra emigrante shqiptare, me dhe pa dokumenta qendrimi ne greqi, u ngriten kunder genocidit sërb në Kosovë duke kërkuar pamvarsinë e saj …




