Kategori
Uncategorized

Ata ishin tre p … , ulicave për në Hagë u bënë katër !

Shkrim nga Pr/ Enver Bytyçi .

Ata janë tre ish-presidentë, rrugës për në Hagë u bënë katër!

Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi janë në Hagë për t’u takuar me Hashim Thaçin. Ata janë tre ish-presidentë! Gjatë rrugës për në Hagë u bënë katër! I shoqëron Pandeli Majko! Ndërsa i sponsorizon ish-presidenti 25 ditor i Kosovës, Behgjet Pacolli. Edhe Pacollit i kanë dhënë statusin e ish-presidentit! Leku gjë e madhe!

Në të gjithë këtë histori, pra, rolin kryesor e ka paraja! Moisiut dhe Meidanit t’u japësh edhe paratë e kafes për një muaj, janë gati të shkojnë kudo. Bamiri shkatërroi sistemin gjyqësor të Shqipërisë për shkak të parasë! Ai është më i damkosuri president i Shqipërisë post-komuniste, më i përfoluri për korrupsionin në drejtësi! Bamir Topi është shkaktari kryesor i katrahurës së sotme që përjeton drejtësia shqiptare.

Një gjyqtar dhe një prokuror që jep ryshfet 200-300 mijë e më shumë euro për vendin e punës, afër mendsh se ai do t‘i nxirrte e do t’i nxjerrë ato para, madje dy ose trefishin e tyre. Bamir Topi e shndërroi sistemin gjyqësor në një sistem të shitjes dhe blerjes së drejtësisë! Tani shkon në dyert e një gjykate, „për të kërkuar drejtësi“!

Ndërsa Mejdani, përveç çokës që ia ofron Pacolli, ka edhe një arsye tjetër madhore pse gjendet në Hagë për ta takuar Hashim Thaçin. Ka nostalgji për kohën e komandantëve të Rognerit. E Hashim Thaçi, madje deri diku gjithashtu Jakup Krasniqi, janë komandantët e Rognerit!

Të dy këta kishin asokohe (1999) një lidhje të ngushtë me Rexhep Meidanin, asokohe president i Shqipërisë. Patën lidhje direkte e të tërthorta përmes Paskal Milos edhe me Pandeli Majkon, kryeministër i Shqipërisë. Ndërlidhësi kryesor ishte “Babai i Kombit”, Rexhep Qosja. Ky, akademiku, nuk rrinte te Rogneri. Për të ishte rezervuar te vila e diktatorit të tij të dashur me nr. 31.

Rexhep Meidani herë shkonte te Qosja në Vilën 31, herë e priste atë në zyrën e tij të Presidentit, në pallatin presidencial të Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Edhe pse komandantët e Rognerit, pra Hashimi dhe Kupa, gjendeshin vetëm 50 m larg zyrës së presidentit e Qosja nja dyqind metra më larg se këta, ky i fundit ishte kontaktuesi kryesor i presidentit të vendit.

Qosja ishte urrejtësi më i madh i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova. Më 1 prill 1999 Qosja e urdhëroi Meidanin që ta shpallte Ibrahim Rugovën tradhtar të kombit shqiptar, pse Milosheviçi e mori atë peng. Fatmirësisht ishte gazetarja e Shpigelit gjerman, Renata Muenschoë, ajo që i dha dëshmi ministrit, Joschka Fischer, për pengmarrjen e Ibrahim Rugovës. Përndryshe Meidani, Qosja, Hashimi e të tjerë e patën bindur sekretaren Ollbright për „tradhtinë“ e presidentit historik të Kosovës!

🔻Ndërsa Moisiu dhe Bamiri janë si „Muça pas daive”! Kanë shkuar atje për shit-mendje, se “E kanë dashur UÇK-në më shumë se gjithçka tjetër”!

🔻Topi në kohën e UÇK-së hante pilaf e paçe te gjellëtorja para PD-së! Akoma nuk kishte shkuar në zyrën e nënkryetarit të kësaj partie.

🔻Që atëherë mbahej si „i pavarur“! Por i pavarur prej Berishës, jo prej parasë, pronave dhe psurisë!

🔻Më vonë, edhe kur u bë presidenti, i qëndroi bindjes së tij “për të qenë i pavarur prej atij që e bëri president”! Por jo edhe i pavarur prej kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ose kryetarit të opozitës së asaj kohe!

🔻Edhe sot që ky-ish-kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, në rolin e kryeministrit të vendit e ka bërë Shqipërinë Kolumbinë e Europës, Bamka, bashkë me presidentin Moisiu, nuk ç‘varen prej tij!

Leku gjë e madhe!

Leku e kthen ujin mbrapsht e nuk po ktheka tre ish-presidentë e një beniamin që i ndjek nga pas!

🔻Prandaj hyri në lojë Pacolli, njeriu i lekut!

Leku dhe njeriu i lekut sot janë gjithçka! Parimi, rregulli, drejtësia, liria, barazia janë përralla, të cilat i shohin vetëm idealistët!

Ata që kanë parime, ata që i binden drejtësisë dhe nuk janë mësuar të ndërhyjnë te ajo, pra ish-presidenti, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu dhe zonja Ahtifete Jahjaga, nuk u tunduan pas lekut!

Këta ish-presidentët tanë ndjekin ku ka ndonjë bord kompanie private që t’u bëhen atyre pjesëtarë të lekut!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s