Kategori
Uncategorized

Pr/Enver Bytyçi : Beogradi po synon rrëzimin e qeverisë Kurti

“Aktualisht Kosova përballet me dy diversione kundër qeverisë dhe institucioneve të vendit: – Grevën dhe trafikimin e deputetëve ose këshilltarëve komunalë.

Që në fillim dua të them se të dy këto akte po ndodhin në momentin kur vendoset fati i Kosovës në rrugën e përmbylljes së procesit të shtetësisë edhe në pikëpamje të njohjes përfundimtare ndërkombëtare!

Kosova është në dialog me Serbinë dhe tashmë pas 11 vitesh ka mbërritur në finishin e këtij procesi.

Tani që është në fund të rrugës, pra kur pritet të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare me Serbinë, pikërisht në këtë moment filluan dy fenomenet që përmenda më lart.

E di që mbështetësit e grevës do të më thonë se “jam i njëanshëm”, ndoshta do të më shajnë.

Por jam i bindur se trafikimi i deputetëve dhe greva në shkolla është e orkestruar nga Beogradi.

Nëse këto dy akte diversive do të dështojnë, të jeni të sigurt se në Beograd kanë projektuar diçka tjetër sipas një plani c apo d.

Për Kosovën Serbia ka hartuar shumë plane, prej A-se deri te Zh-ja. Nuk e di cilës germë i përkasin greva dhe trafikimi, por është diku në pjesën e parë të planeve të destabilizimit të Kosovës”, deklaroi ai.

“Përmes grevës dhe trafikimit është e mundur që të destabilizohen institucionet e vendit. 

Destabilizimi në Kosovë është gjithnjë projekt i Serbisë.

Aktorët e brendshëm që marrin pjesë në realizimin e projekteve serbe mund të mos jenë fare në dijeni të kësaj. Mundet që këta aktorë, si Jasharaj, apo deputetja e Listës Guxo që iu bashkua LDK-së, të mos kenë asnjë dijeni se për veprimet e tyre kanë imnteres jetik Beogradi e Serbia. Megjithatë, edhe pa e ditur, shpesh herë i shërbehet armikut të vendit tënd.

Të jemi të qartë: – Rrëzimi i çdo qeverie, përfshirë qeverisë Kurti, në kushte normale, edhe nëse do kishte rezultate, nuk do të ishte tragjike.

Pra, nuk lidhet çështja me aktin. Nuk lidhet as me emrat që qeverisin vendin. Mua më sensibilizon momenti kur ndodhin këto. 

Dhe kjo lidhet me qëndrimet e kryeministrit, presidentes, qeverisë dhe institucioneve të Kosovës ndaj dialogut dhe këmbnguljen e tyre për t’i imponuar Serbisë një marrëveshje përfundimtare të drejtë në dobi të viktimës, Kosovës e shqiptarëve”, theksoi ai.

Po ashtu, profesori vlerësoi se trafikimi i deputetëve synon ndryshimin e mazhorancës në qeverisje.

“Në këto kushte kur qeveria mbron interesat e Kosovës në dialog dhe është në prag të suksesit të mirë në zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb, të përpiqesh ta destabilizosh këtë qeverisje është krim anti-kombëtar! 

Edhe njëherë, nuk adresoj gishtin te personat konkretë, të cilët janë shfaqur si personazhe të akteve që kryhen.

Ata mund të mos dinë asgjë. Por është e pamundur të konceptohet ndryshe në këto momente kritike për Kosovën.

Ndoshta greva nuk shkakton destabilizmin e qeverisjes.

Por i ndihmon kësja, pasi tërheq energjinë e qeverisjes në çështjet e grevës. 

Ndërsa trafikimi i deputetëve synon ndryshimin e mazhorancës në qeverisje. Që do të thotë se synohet të krijohet një mazhorancë e re, tjetër nga kjo që ekziston.

Ky akt është i pamoralshëm, sepse qytetarët e Kosovës e kanë dhënë votën e tyre për atë cfarë ka përfaqësuar secili në zgjedhje.

Por politikisht është e dëmshme, sepse artificialisht shtrembërohet vullneti i qytetarëve. Ky vullnet mund të verifikohet vetëm përmes rihyrjes në zgjedhje të reja. Jo me trafik deputetësh”, nënvizoi Bytyçi.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s