
Prisni djema prisni ju thoshte me zë të ulët niperve të tij !
Do ndryshojë, brekgrisurit do ikin.
Inglizi dhe amerika janë gati, do vinë me ballona …
Mbrëmë natën e dëgjova …
Pastaj ndalonte një çast, thithte rëndë çibukun e tij dhe ashtu qetë qetë duke fërkuar duar në zjarri i oxhakut vazhdonte.
Do vinë or do vinë !
Janë bërë gati, do vijnë dhe do na shpëtojnë …
Xha Avdyli kishte vite e vite që dëgjonte fshehur zërin e Amerikës, dhe çdo mëngjes sytë i mbante nga qelli.
Sa dëgjonte ndonjë zhurmë, me vrap dilte i shkreti në ballkon dhe vinte dorën mbi sy …
Kishte vite e vite që priste i zhgënjyer inglizin, futej brënda dhe mermeriste me vete…
Aha më duket se po presim ti bien koqet dashit