Kategori
Uncategorized

Emigrantëve ju bëftë mirë kokrra e ullirit.

Nga Eduart Tafaj, mesues i shkolles shqipe, dhe kryetar i shoqatës shqiptare Iliria Volos -Magnesia Greqi

Nga Eduart Tafaj, mesues i shkolles shqipe, dhe kryetar i shoqatës shqiptare Iliria Volos -Magnesia Greqi

Një vjeshtë e nxehtë për emigrantët!

Partia në pushtet, po bën përgatitjet për një riorganizim të emigrantëve në Greqi.

Nëpërmjet kordinatorëve, si dhe patronazhistëve, do bëhen përpjekjet që këto takime si edhe organozimet, të kenë plotësisht sukses.

Motoja e takimeve, do jetë eleminimi I rradhëve në dogana, si dhe njohjen e viteve të punës.
Kjo ndodh, pas suksesit të njohjes së patentave.

Po cilat ishin mashtrim premtimet e Rames me emigrantet ne 2013 ? Premtime që nuk u realizuan kurrë …

Premtimet në Selanik, më 1.11.2014

🔻Së pari.
Duhet të marrë fund diskriminimi i votës së emigrantëve, të cilët nuk duhet të lëvizin më nga shtetet ku ata jetojnë për të shprehur vullnetin e tyre për qeverinë që drejton vendin amë. Emigrantët do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme, në shtetet ku ata jetojnë” (premtim i harruar)

🔻Së dyti.
Qeveria socialiste do të zgjidhë problematikën e pensioneve te emigranteve. Gjithë këto vite punë në emigracion nuk mund të shumëzohen me zero, kur emigrantet do rikthehen në atdhe, ne do ta bëjmë realitet njohjen e kontributeve tuaja shoqërore në Greqi përmes një marrëveshjeje, e cila tashmë ka “përfunduar”. (Akoma as nuk kanë filluar negociatat me palën greke).

🔻Së treti.
“Shërbimi diplomatik”. Ne do t’ia heqim nga duart miqve dhe familjarëve të kryeministrit, ministrave apo deputetëve. “Shërbimi diplomatik” do të vihet në funksion të emigrantëve” dhe kush mund ta bëjë këtë më mirë se ju, që e njihni emigracionin, askush”. ( Asnjë lëvizje Stafi i shërbimit diplomatik është mbushur me drejtuesit e degeve te PS në greqi )!?

🔻Së katërti.
Ulja e tarifave konsullore, mashtrimi tjetër i Ramës me emigrantët, emigrantet paguajne dyfish keto tariva në perfaqsite diplomatike.

🔻Së pesti.
Ne do të zgjidhim problematikën e toponimeve dhe sinjalet janë shumë pozitive nga diskutimet me qeverinë greke. …….(çështja akoma jo e plotë, madje edhe e pafilluar) !?

🔻Së gjashti,.
“TVSH 2” do të kthehet nga një mjet mediatik që propagandon vetëm Saliun dhe Jozefinën në ekranin edukues për fëmijët e emigrantëve, duke ndërtuar një program që promovon kulturën, traditën dhe historinë e Shqipërisë, në mënyrë që fëmijët tuaj të ruajnë identitetin kombëtar”. (Asnjë sinjal, madje tani TVSH-ja është kanali më i pa frekuentuar nga emigrantët)!?

🔻Së shtati.
Premtuan per te kontribuar në mësimin e gjuhes shqipe për femijët shqiptare ne greqi, duke biseduar me qeverine greke qe ne shkollat greke mbas diteve te beheshin kurset e gjuhes shqipe, por nuk çoj as edhe një libër atje.

🔻Së teti.
Hapja e nje qendre kulturore per emigrantet shqiptare në greqi, gje qe veç premtim-mashtrimit, nuk u realizua kurrë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s