Kategori
Uncategorized

Regjimi përpara se ti provokojë me përjashtim liderët e opozitës, ti këthejë paratë e vjedhura popullit …

Ambasador Agim Nesho ///

Një nga karakteristika e shteteve që shkasin drejt diktaturës është përpjekja për të goditur liderët e opozitës me përjashtim nga jeta politike e vendit.

Ky fenomen është tepër i rrallë në demokracitë perëndimore, por është fenomen i zakonshëm në vende si Etiopia, Sudani, Republika e Kongos, Haiti, Maldive ku liderët e opozitës kanë akuzuar për prishje të rendit kushtetues e deri për terrorizëm.

Venezuela është rasti klasik për vendin tonë, ku udhëheqësit e saj Hugo Chavez dhe Maduro ngjajnë shumë me mënyrën e veprimit me autokratin e Shqipërisë, Edi Rama.

Chavez kërkoi reformën në drejtësi, por e shpërndau Gjykatën e Lartë kur ajo i doli kundër; bashkëbisedonte direkt me popullin dhe ishte personifikim i institucioneve të shtetit; e kthente politikën e jashtme të vendit në funksion të interesit të pushtetit të tij.

Kur Parlamenti kërcënoi regjimin, pasardhësi i tij dënoi për terrorizëm 11 liderët e opozitës për ti larguar nga politika.


Shembuj të tillë tregojnë qartë degradimin e pushtetit, kthimin e vendit drejt një diktature të re dhe nevojën që ndjen regjimi për të shtyrë kohën e llogaridhënies përpara popullit.

Rasti i kryetarit të PD-së, Dr Berisha, për ‘non-grata’ është një rast sa qesharak aq edhe i turpshëm.

Regjimi vetë paraqiti faktet, vetë shtyn drejt vendimit dhe tani kërkon këtë veprim për monstruozitetin që kanë krijuar vetë.

Rasti i kryetarit të Partisë së Lirisë, zoti Meta, është akoma më skandaloz, duke falsifikuar dokumentet, duke përdorur institucionet e pavarura për të krijuar presion ndaj një lideri që ka përkrahje të madhe popullore.

Në thelb veprime të tilla tregojnë se sa në dëshpërim është klika që qeveris vendin, një klikë që vjedhjen e ka kthyer në art, shtetin ligjor në pronë të autokratit. 

Ky reagim in extremis vjen në kohën kur populli Shqiptar po njihet me hollësi për aferat korruptive të shekullit, aferën e incineratorëve dhe aferën e Portit të Durrësit, afera që kanë ‘qelbur’ gjithë Shqipërinë dhe kanë ndezur zemëratën popullore.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s