
Kjo zonjë është keqshfrytëzuar në mënyrë ekstreme nga Edi Rama për arsye që ajo i di vetë.
Edi Rama ka keqpërdorur, ka keqshfrytëzuar në mënyrë më të shpifur, qoftë Kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, qoftë Linda Nikollën.
Unë mund t’ju them ju:
Në dokumentin që Genta Sula i drejton Linda Nikollës, akuzon Ilir Metën për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, një akt i pashembullt! Një akt i pashembullt !
Kjo zonjë është keqshfrytëzuar në mënyrë ekstreme nga Edi Rama për arsye që ajo i di vetë.
Për arsye që ajo i di vetë por ç’është e vërteta edhe do të zbardhen.
Prit, prit!
Mbi bazën e këtij dokumenti të hartuar nga SHISH, Edi Rama, për herë të parë në jetën e saj politike, Linda e parlamentit del dhe u thotë shqiptarëve se “jam e tmerruar”. Çfarë u tha: “Jam e horrifikuar, e tmerruar…Ee tronditur!” – nga dokumenti që ka dalë.
Histori të turpshme.
Zyrtarë primitivë që nuk kanë asgjë të përbashkët me integritetin e një zyrtari. Prisni, është për t’u zhvilluar!
Tani, ky është kurthi që organizon Edi Rama në mënyrë që të përdorë SHISH-in për fabrikim dokumentesh.
Kjo është e gjitha një përpjekje për të keqpërdorur Shërbimin Informativ kundër kundërshtarëve politikë nga Edi Rama. Kaq është e gjitha kjo. E gjitha.
Mos harroni, Linda e parlamentit, Genta….ato janë thjesht fatkeqet e radhës që i kanë lejuar vetës të keqpërdoren nga Edi Rama në një proces gjah shtrigash i turpshëm që mund ta bëjë vetëm një njeri që s’ka asnjë normë morale siç është Edi Rama. Të ngrejë shtetin në këmbë për një gjë shumë të qartë që nuk kishte asgjë lidhje me të.
Këto i bën vetëm Edi Rama.
Pse i bën këto? Absolutisht i bën dhe për atë që thashë por i bën edhe për të hequr vëmendjen nga vjedhjet e tmerrshme që ka kryer në aferën e inceneratorëve në ndërtimin e rrugëve, në PPP, në aferën e Butrintit të Portit të Durrësit dhe të investimeve strategjike.
Ju e shihni, kjo ngrehinë është e kalbur. E kalbur. Kjo do të bjerë, ata e dinë, ju e ndjeni sesa i dizekuilibruar është ai. Parlamenti i është bërë ferr atij dhe e lëshon gojën në parlament në mënyrë të paimagjinueshme.