Kategori
Uncategorized

Bylisi, i vjetër sa bota, i lart sa mali, i qartë si Vjosa, i paqtë sa ulliri. Amfiteatri është atje. Vetëm 140 km nga Tirana.

Nga Albert Avduli /

Albert Avduli

Fundjavë në Mallakastër.
Bylisi, i vjetër sa bota, i lart sa mali, i qartë si Vjosa, i paqtë sa ulliri. Amfiteatri është atje. Vetëm 140 km nga Tirana.

Bylis !

Bylis
Qyteti Ilir i Bylisit ndodhet 140 km nga Tirana, 35 km nga Fieri, 10 km nga Ballshi dhe 1 km nga qendra e fshatit Hekal.

I themeluar ne vitet e para te shek.IV.p.e.s. qyteti shumë shpejt u pajis me monumente të rëndësishme të tilla si:

▪️Muri rrethues me gjatësi 2,2 km, gjerësi 3,5 m dhe lartësi deri në 9 m, duke përfshirë brenda tij një sipërfaqe prej 30 ha.

▪️Qyteti kishte agoran e tij, monedhën, amfiteatër, punishte, portikë mermeri, mozaikë që ruhen mrekullisht, godinat e parisë, depozitat e ujit etj.

▪️Qyteti u rrënua dhe braktis në shekullin VI të e.r, pra 10 shekuj jetë politike, ekonomike, kulturore.


Ai ndryshon me qytetet e tjera të periudhës helenistike.

Studiuesit pohojnë se ai nuk është një kopje e qyteteve helenistike greke, por një formë tjetër nga pikëpamja e vendosjes dhe jo në atë të ndërtimit urbanistik.

Ai ruhet mirë si rrënojë, sepse nuk ka qenë i banuar në periudhat e vona.

Megjithatë, vizitorët që shkojnë në Bylis mrekullohen jo vetëm nga monumentet historike, por edhe nga pamja që shfaqet nga ajo lartësi.

▪️Nga aty mund të shohësh gjysmën e territorit të Shqipërisë.

▪️Në qiell të kthjellët, syri ta kap Janinën, Tomorrin, Detin Adriatik, Sazanin, Karaburunin, Zvërnecin dhe Fushën e Myzeqesë.

Bazilika “Fjetja e Hyjlindëses” në Ballsh

Fillimisht bazilika është ndërtuar në shekullin VI dhe ka pasur dy faza rindërtimesh, në shekullin XI dhe në shekullin XII. (A. Meksi,
Për ndërtimin e kishës janë përdorur materiale nga kishat paleokristiane të Bylisit, si pjesë kolonash, kapitele, pilastra, bazamente etj.

Një ndër elementët arkitektonikë paleokristianë që janë gjetur në kishën e Ballshit është një kolonë monolite, në të cilën është gdhendur vertikalisht mbishkrimi i Pakatianoit.

Mbishkrimi është zbuluar në vitin 1904 nga profesori i Universitetit të Vjenës, Karl Patch. Ai është gdhendur në një pilastër monolit prej mermeri të bardhë.

Pilastri është zbukuruar me vile rrushi dhe gjethe hardhie.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, një oficer austriak i quajtur Kamilo Prashniker zbuloi në Ballsh të Mallakastrës një mbishkrim në greqishten bizantine të gdhendur në një shtyllë mermeri të lartë 1.60 metra:

Shqipëruar”….u pagëzua sundimtari i Bullgarisë Borisi Car, i quajtur Mihal së bashku me popullin e tij, të dhënë prej Perëndisë në vitin 6374”. Ky vit përkon me vitin 866 pas Krishtit.

Ku mund të ndalni tjetër në atë zonë ?


Vetëm 2 km nga Bylisi ndodhet fshati Klos. Rrënojat e një tjetër qyteti Ilir do të vizitoni aty, është Nikaja e antikitetit ose qyteti mëmë i Bylisit sikurse konsiderohet.


Nga aty(Klosi), për pak minuta zbret në rrugën nacionale Fiet – Tepelenë. Ndanë rrugës të shfaqet një park rrepesh e plepash. Në midis tyre, si nimfë rrëshqet lumi Vjosë, që të pret gurgulluese, e egër, mahnitëse.
Është fshati Poçem, ku basenet nënmal të ujit mineral shpërthejnë në çdo shkrep shkëmbi. Restorantet janë të vendosur me kolona mbi ujin e ftohtë akull. Shumëllojshmëri gatimesh, por mos harroni, jeni në Mallakastër, mishi i kecit piqet në syrin tuaj, më të shijshëm s’e keni gjetur as në Llogara, as në Theth, as në Voskopojë. Shijen e rrallë e jep kullota mesdhetare, gryka e Vjosës sjell nga deti Adriatik, jodin dhe kripën mbi korijet, kullotat, fushat.
Një restorant klasi e gjeni edhe brenda parkut arkeologjik.

Një këshillë për grupet rinore ..


Një këshillë për grupet rinore që mund dhe duhet të shkojnë në ato destinacione historike, në restorantet e zonës mund të hasni grupe me 5 apo 6 vetë, që mbasi kanë pirë disa gota, ja marrin një labçe të shtruar.


Theksoj se çmimet e ushqimit apo hotelerisë janë më të mirat nga çdo trevë tjetër
Jo vetëm në restorante mund të ushqeheni, por mund të merrni ushqim me vete dhe vendoseni në livadhet e bukura, mes rrepeve shekullor, buzë Vjosës.
Është destinacion mbresëlënës fundjava në Mallakastër.
Ju mund të kaloni ditën me vizita e foto në ato objekte dhe për 40 minuta gjendeni në Vlorë ose për 75 minuta shëtisni te “Sokaku i të marrëve” në Gjirokastër.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s