Unë jam Sali Berisha, kurrë nuk e pranoj shpifjen dhe gënjeshtrën për të vërtetë,” tha Berisha.

“Rruga e Foltores na u imponua. – Kjo rrugë u imponua se ne në 8 vite po kalonim nga disfata në disfatë. – Nga dështimi në dështim. – Të gjitha këto për shkak të një udhëheqësi të papërgjegjshëm, që e konsideroi këtë parti si një sipërmarrje private. – Parimet e vlerat ai i zëvendësoi me pazaret me qeverinë…

Nuk e kishim të lehtë këtë rrugë.
Ne u përballëm këto muaj me të gjithë egërsinë e narkoshtetit, miliardat e parave të drogës dhe krimit.
U përballëm këto muaj me kurthet e neveritshme të ish-drejtuesit të saj, por e vërteta është se u përballëm me përpjekje të jashtëzakonshme të Soros dhe mafies së tij për të shkatërruar opozitën shqiptare, për ta shndërruar atë në një gjethe fike të të majtës shqiptare dhe Edi Ramës.
Por këto përpjekje dështuan.

Unë jam sanksionuar nga DASH me akuza për të cilat në mënyrë absolute nuk ekziston asnjë fakt apo provë.
Jam sanksionuar nga lobimi korruptiv i George Soros dhe Edi Ramës. Cilido që paraqet një fakt, një dokument, një provë më të vogël kundër Sali Berishës, ai është i gatshëm që të marrë çdo masë ndaj vetes së tij.
