Kategori
Uncategorized

Mundësi të pestë nuk ka! Kjo për deputetët që refuzuan sot kuvendin e Partisë Demokratike.

Supë e ftohtë! /Nga Artan Fuga …

Nga pikëpamja e shkencave politike, përtej partive politike, duke gjykuar ftohtë dhe pa asnjë anësi, situata sot është e qartë:

Raporti i forcave politike në Kuvendin e Shqipërisë do të ndryshojë rrënjësisht!

Deputetët që përfaqësojnë trashëgiminë e ish kryetarit Lulzim Basha, i lanë duart nga PD, dhe kanë vetëm katër rrugë për të ndjekur në Kuvendin e Shqipërisë:

1-Ose të bëjnë një Kongres ku të arrijnë të mbledhin përsëri po aq delegatë pasi të rimbledhin seksione!

– Të bindin se kanë prapa tyre partinë.

Po qe se kanë këllqe!

🔺Kjo më duket supë e ftohtë.

2-Ose të dorëzojnë armët dhe të shkojnë kokëulur atje ku kanë thënë se nuk shkojnë. Pra t’i binden Komisionit të rithemelimit.

🔺Këtë nuk ua mban ta bëjnë.

3-Ose të pranojnë se nuk janë më mirë se ish deputetët e Kuvendit të opozitës budallaqe të pasdorëzimit të mandateve.

🔺Si vështirë ta pohojnë.

4-Ose të dorëzojnë mandatet dhe të shkojnë në punë të vet.

🔺Nuk besoj se e bëjnë!

Hall i madh! Me tërci e vërci, me fjali kushtore, me vërdallosje në korridore e restorante, me gjyqe, ankimime, me dëngla në zyrat e Kuvendit, me deklarata para mikrofonëve, janë të mbaruar dhe nuk i duhen më politikisht askujt!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s