Kategori
Uncategorized

Saliu duhet të dëshmojë proceduralisht përse e mbrojti të pandehurin Basha dhe ministrin e brendshëm të 21 janarit.

Nga Ylli Manjani /

Pranoj pa shumë rrezistencë kritikën që i bëhet Sali Berishës sot. Padyshim kritika është gjithmonë e merituar.

Por që të më mbushë mendjen Basha, se
medemek u dashka hetuar Berisha për krimet e qeverisë së Tij, ku vetë Basha ka qenë i pandehuri zyrtar i asaj qeverie, nuk ka shans.
Sepse e mira e do në fakt që ato krime duhen rihetuar për të gjithë ata që i mbyllën dosjet me procedurë e me hile. Dhe po, Saliu duhet të dëshmojë proceduralisht përse e mbrojti të pandehurin Basha dhe ministrin e brendshëm të 21 janarit.
Patjetër që po.

Por mendjen nuk ma mbush dot boshi, i pandehuri kronik Lulzim Basha.

As të më mbushin mendjen AliBashët se PD nuk u bashkoka rreth Berishës, nuk ka shans. Sepse Alibashët janë përçarja.

Ashtu siç zhulsat e zbokthi mediatik i ish PD që mbrojnë blindimin e partisë dhe dhunën kundër anëtarëve të saj, nuk ka asnjë shans.

Natyrisht injoroj teoritë që Berisha na qenka njësoj si Basha. I injoroj sepse këto janë Bashizma të dëshpëruara.

Berisha përshkak të limiteve biologjike edhe mund të mos fitojë zgjedhje, por humbësit kronikë që të vetmet fitore në jetë i kanë nga Berisha, rrefuzoj ti dëgjoj.

Mosmirnjohja është ligësi.

Janë të neveritshëm.🤮


Ndërkohë Berishës unë sot i kërkoj organizimin e koordinuar të OPOZITARIZMIT.

Boll me Bashën, AliBashët, zhulin e zbokthin përreth tyre.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s