Rexhep Polisi Gazetar /
I jati ish oficer kufiri (Ministria e puneve te brendeshme) në Sarandë ne kohen e diktatures, e bija gjoja “përfaqëson” ish te perndjekurit në Partinë Demokratike.

Jonila Godole deklaroi mbrëmë në emisionin “Opinion” se, nuk është anëtare e Partisë Demokratike dhe as nuk do të bëhet ndonjëherë anëtare e kësaj Partie. Ndërkohë Jonila Godole është Sekretare për të Përndjekurit Politikë në PD si dhe anëtare e kryesisë së kësaj Partie e emëruar nga Basha.
Të gjithë e dinin se Godiolja nuk kishte asnjë lidhje me ish-të përndjekurit politikë dhe me Partinë Demokratike, por ajo kishte penetruar në PD për një mison, siç deklaroi mbrëmë.
Po cili është misioni i Jonila Godoles në PD?
Është fare e kuptueshme se Godole është futur në PD nga Soros dhe misioni i saj është dobësimi dhe shkatërrimi i Partisë Demokratike.
Që ditën e parë që u emërua Sekretare për të Përndjekurit Politikë në PD, Godole doli me një deklaratë publike duke kërkuar largimin e liderit historik, Sali Berisha nga Partia Demokratike.

Jonila Godole u emërua Sekretare për të Përndjekurit Politikë në PD, por edhe pse mban këtë funksion ajo e ka shfaqur hapur alergjinë që ka për për ish-të përndjekurit dhe burgosurit politikë. Kjo shtresë e përvuajtur dhe masakruar nga diktatura e ka shprehur hapur se nuk e gjen veten te Godolja dhe ata që e rrethojnë Godolen. Asnjë nga kjo shtresë nuk i afrohet Godoles dhe të gjithë kanë alergji prej saj!
Godole nuk ka bërë asnjë aktivitet për të ish-të përndjekurit politikë dhe as ka për të bërë ndonjëherë se qëllimi saj nuk është bashkimi i të djathtës dhe shtresës së të persekutarve nga diktatura, por përçarja dhe përbuzja ndaj tyre.
Jonila Godole nuk ka asnjë lidhje me PD-në.
Ajo vjen nga një familje komuniste që ka goditur atë shtresë që gjoja ajo “përfaqëson” në Partinë Demokratike.
Babai i saj ka qënë oficer kufiri në Sarandë në kohën e diktaturës. Dihet se si zgjidheshin oficerët e Ministrise se Brendeshma, (sidomos) ata në pikat kufitare nga regjimi, ata ishin njerëzit më të zellshëm dhe më të besuarit e partisë-shtet që t’i shërbenin diktaturës.

