Kategori
Uncategorized

Megashushunja Soros !

Lideri Berisha: Pse e quaj Sorosin, megashushunjë .

🩸Sepse ai paratë i siguron nëpërmjet spekulimin financiar dhe jo në kursin normal natyral se ajo është ligjore, është komponent i tregut.

🩸Por ai me fakte i ka simuluar, ka korruptuar guvernatorë dhe ka sjellë drama të tmerrshme njerëzore në Tajlandë, Indonezi, Itali, Britaninë e Madhe.

🩸Dhe me gjithë këto, po të lexoni 1 mijë tituj për Soros, mund të gjeni 5 tituj spekulantë dhe të gjithë të tjerët filantropë.

🩸Ua dhash këtë shembull për të kuptuar se cila është fuqia e tij e jashtëzakonshme.

🩸George Soros është një makinë njerëzore, pa ndjenja, nuk e mohon as vetë.

🩸Në fëmijërinë e tij, nuk po e quaj kolaboracionit të nazistëve siç e quajnë të tjerët, por një farë flirti e ka patur me prona seç bënte pas tyre, por ajo që më ka mahnitur, se ai deklaron që unë jam i vetëdijshëm për ato që krijoj me spekulimin por nuk ndjej ndonjë gjë, është pa ndjenja.

🔹Ne jemi parti konservatore dhe nuk na shkon të përdorim termin gjakpirës për të pasurit, sepse ne jemi parti që favorizojmë pasurimin, por e vërteta është se ai është mirëfilltaz i tillë”,

Studiuesi dhe gazetari amerikan, Matt Palumbo prezantoi so në Tiranë librin e tij më të fundit për George Soros, ‘Njeriu mbrapa perdes’ (The Man Behind Curtain).

I pranishëm në promovimin e librit, lideri historik i PD, Sali Berisha vlerësoi Palumbon për guximin dhe heroizimin në zbërthimin e rrjetit të Soros, të cilin e quajti armik të vlerave të demokracisë në Shqipëri.

Ish-kryeministri kujtoi dëmet që i ka shkaktuar Soros shteteve si Indonezi, Tajlandë, Itali apo dhe Britani e Madhe.

“George Soros është edhe ai një person i jashtëzakonshëm sot. Në planetin tonë jashtë politikës nuk ka njeri më të fuqishëm në politikë se ai. I jashtëzakonshëm është mbase edhe autori me këtë libër, autor i disa librave, por ka bërë një betejë të ngjashme me atë të Davidit me Goliati. Duhet të dini se kudo, duhet një kurajo e jashtëzakonshme të përballesh me njeriun, të cilin ju e dini, unë e kam cilësuar atë të armik të vlerave të demokracisë në Shqipëri.

E kam cilësuar armik të interesave tona kombëtare. Të përballesh me një njeri i cili ka shpërndarë deri sot fonde për rrjetin e tij mafioz 32 miliardë dollarë. Imagjinoni ju fuqinë e tij. Dhe ja ku e kemi heroin e vërtetë, Davidin (Matt Palumbo). George Soros është një multimiliarder si asnjë tjetër në planet. Multimiliarderë ka plot, filantropistë ka plot, por ai është i vetmi gjakpirës i vërtetë dhe shpallet filantropist.

Pse e quaja megashushunjë? Sepse ai paratë i siguron nëpërmjet spekulimin financiar dhe jo në kursin normal natyral se ajo është ligjore, është komponent i tregut. Por ai me fakte i ka simuluar, ka korruptuar guvernatorë dhe ka sjellë drama të tmerrshme njerëzore në Tajlandë, Indonezi, Itali, Britaninë e Madhe. Dhe me gjithë këto, po të lexoni 1 mijë tituj për Soros, mund të gjeni 5 tituj spekulantë dhe të gjithë të tjerët filantropë. Ua dhash këtë shembull për të kuptuar se cila është fuqia e tij e jashtëzakonshme.

George Soros është një makinë njerëzore, pa ndjenja, nuk e mohon as vetë. Në fëmijërinë e tij, nuk po e quaj kolaboracionit të nazistëve siç e quajnë të tjerët, por një farë flirti e ka patur me prona seç bënte pas tyre, por ajo që më ka mahnitur, se ai deklaron që unë jam i vetëdijshëm për ato që krijoj me spekulimin por nuk ndjej ndonjë gjë, është pa ndjenja. Ne jemi parti konservatore dhe nuk na shkon të përdorim termin gjakpirës për të pasurit, sepse ne jemi parti që favorizojmë pasurimin, por e vërteta është se ai është mirëfilltaz i tillë”, u shpreh Berisha.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s