Adile Bahtir Jashari . Dëshmorja e parë e atdheut, 5 Marsit 1998
Nga Salih Shala /

Adile !
Erdha Adem …
Fishekë se mu mbaruan .
Një çantë me fishekë, dhe një rrjedhë gjaku u afrua në pozicioni i Ademit ..
Adileee …
Adileee, dëgjohet zëri i Ademit
Adilja kishte rënë shehit për atdheun,
Prumbat e çetnikëve e kishin rrëzuar me pushkë dhe çantën e fishekëve pranë Ademit, dëshmoren e parë të atdheut, gruan heroinë që u përball ballas me pushtuesit …

Adile Bahtir Jashari (10.5.1957 – 5.3.1998)
Për shumë kënd kjo duket fotografi e panjohur, gjë qe tregon më shumë për neve si shoqëri fatkeqësisht sepse shumë pak flitat për heroinat e popullit tonë dhe sakrificen e tyne.
Adile Jashari, përveç qe ishte nëna e pesë fëmijë (4 prej tyne, deshmorë të Kombit) ishte po ashtu deshmorja e parë e 5 Marsit të 1998’es.
Sipas deshmitarëve Adilja ishte duke e bartur çanten me municion tek burri i saj, komandanti Adem Jashari ne momentin kur vritet e para në rezistencen epike te familjes dhe popullit Shqiptar.
Veç një prind mund të paramendon se çfar tmerri mund të ishte të jesh e rrethuar nga forca vrastare me gjithë familjen dhe femijët brenda dhe duke rezistuar deri në fund pa kurrësyer as jetën për ketë ditë që gëzojmë sot.
Kurrë mos u harrofshin! ❤️
