Nga Çim Peka /

Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë politike që grupi i tretë në politikë të diktojë opozitën e vërtetë, atë që iu është diktuar shqiptarëve me votë.
Jo vetëm kaq, por janë pikërisht ata që e kanë shkarkuar Sali Berishën dhe opozitën e vërtetë që tani i kërkojnë të bëjë hapa pas.
Paradoks të tillë nuk ka njohur historia.
Basha mund të tentojë të tërheqë Berishën në këtë histori, duke u kapur si i mbyturi pas fijes së barit.
Por ai edhe grupi që shpik teorira të panjohura në politikë janë shkarkuar me Kuvendin e Rithemelimit.
Kjo votë u ratifikua më 6 mars nga vullneti i shqiptarëve.
Gjithçka tjetër është histori humbësish.

Ndërkohë që 6 Marsi tregoi se votat i ka Berisha dhe Basha ka vetëm vulën.
🔺Dhe çfarë po ofrojnë deputetët e PD sot?
🩸Ne u japin vulën, ju ndalojeni atë që ka votat. E kuptoni se çfarë niveli politik dhe moral ka sot një pjesë e grupit të PD?
🔷 Berisha tregoi se janë ata që kanë nevojë për votat e tij,
🩸Ndërsa këta i thonë na jep votat që ke, se ne kemi vulën dhe largojmë Bashën e shkarkuar në fakt.



