
Nga Ylli Manjani
Fati i Edi Ramës nuk ishte as tërmeti e as pandemia, por pasja përballë e Lulzim Bashës.
Kur atë që ke përballë e blen, sepse ai shitet kollaj, është fat e shkuar fatit. Çmimi i blerjes është hiçgjë në raport me përfitimin.
Aq fat i madh është sa ia vlen investimi për ta mbajtur aty në seli policë, pare, mercenarë e pse jo edhe me ambasadorë të huaj.
Si të mos mbrohet ky “aset”?!
Duhet të jesh budalla të mos e mbrosh. Ai të mban në pushtet përjetësisht.
Me këtë “aset” shkatërrohen rregullat e zgjedhjeve: shumica elektorale mbetet rrugëve në opozitë; sigurohet super pushtet, sundim total.
Me këtë “aset” shkatërrohet çdo lloj opozite. Mund të vrasësh çdo shpresë. Mund të largosh njerëzit nga politika e nga vendi. Me këtë “aset” bën sus një popull të tërë edhe kur ja çon çmimet e konsumit në papërballueshmëri.
Fat shumë i madh është të kesh përballë një falsitet të veshur me terital.
Fat për Ramën, por jo për vendin.
Ai nuk është MEME, por MASKARA e MATRAPAZ!
*****

Gjykata e Tiranës duhet t’i japë drejtim këtij budallëku, kësaj poshtërsie antidemokraci.
Të lejojë sa më shpejt anëtarët e PD të hyjnë në partinë e tyre.
Kjo është çështje e demokracisë tashmë, jo thjesht e partisë.
Mbajtja e këtij “investimi” përdhunisht në selinë e një partie që nuk e do, është përfundim antidemokraci dhe që do ta në bjerë në kurriz të gjithëve, shumë më rëndë sesa deri më sot. Do u bjerë në kurriz edhe gjykatësve vetë, sepse edhe ata janë anëtarë të kësaj shoqërie.
Vetingu do duket lule, krahasuar me sundimin e përjetshëm monist…