Kategori
Uncategorized

Ndodh për herë të parë në Shkodër: Dorëhiqen kandidatët për garën e bashkisë

Shkodra eshte nje prej bashkive ku Lulzim Basha po gjendet ne veshtiresi te madhe per t’u takuar me demokratet, ndersa beteja e 6 Marsit ja ka rritur edhe me shume ankthin kryetarit te PD.

Burime per Shkodranews bejne me dije se disa nga emrat e lakuar si kandidat te mundshem ne garen per kryetar bashkie i kane paraqitur doreheqjen, duke mos pranuar t’ja marrin persiper kete sfide.

Ata e kane argumentuar vendimin e tyre me faktin se kryesia dhe pjesa me e madhe e anetaresise jane rreshtuar krah Sali Berishes, prandaj nuk mund te dalin ne nje beteje ku fitorja eshte ne pikepyetje te madhe.

Te njejtat burime bejne me dije se ato i kane arsyetuar se duke patur kunder bashkive dhe figura me potencial ne PD, jane te disfavorizuar perballe kandidatin te Berishes, kjo ndikuar edhe pas takimit qe ky i fundit zhvilloi ne Shkoder. Vete Lulzim Basha deri me tani e ka refuzuar nje ardhje ne kete qytet duke patur parasysh zhvillimet qe kane ndodhur dhe rreshtimin qe kane marre anetaret e kryesia e PD.

Te vetmit qe i kane mbetur jane deputetet e qarkut dhe kryetari i deges, por keta te fundit nuk i kane garantuar pjesmarrje masive Lulzim Bashes, i cili duket se po perjeton dimrin e acarte me Shkodren, qytetin qe prej 31 vitesh ka qene kali betejes kryesore te demokrateve. 6 marsi eshte perballja me e furishme qe do te mase forcat mes Sali Berishes e Lulzim Bashes, ne garen per kete bashki./ShkodraNews

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s