Kategori
Uncategorized

Eshtë koha që të demaskohet mashtrimi i viktimizuesve të sojit serb!

Nga Pr/Enver Bytyçi …

Duhet pyetur roja i dorëhequr, Pëllumb Matraku, sepse ka dëshmuar se në seli ka armë dhe se donin ta bënin viktimë të skenarit të dhunës së tyre!

Duhen arrestuar të gjithë personat që ishin në katin e dytë dhe ushtruan dhunë kundër protestuesve, se pse ishin në vendngjarje dhe kush i komandonte ata, se ku e morën gazin lotsjellës dhe kush u dha urdhër për përdorimin e tyre.

Dy burra të maskuar para 22 vjetësh më 14 dhjetor 1998 hynë në lokalin “Panda” në Pejë dhe vranë gjashtë nxënës të shkollës së mesme.

Të gjashtë ishin të kombësisë serbe. Njëzet vjet më vonë, në vitin 2018, presidenti serb 🔺Aleksandër Vuçiq, u detyrua të pranojë se ajo vrasje ishte inskenuar dhe realizuar nga sigurimi i Serbisë, me qëllim që të fajësonin shqiptarët për të.

Ishte koha kur lufta në Kosovë kishte nisur dhe serbët kërkonin alibinë për t’u viktimizuar e për të jafësuar viktimën e tyre.
Një skenar i tillë u përsërit të shtunën e djeshme nga Lulzim Basha. 🔺Por ai e kopjoi si nxënës i keq mësimin serb të vetëviktimizimit. 🔺Ai shkatërroi zyrën e tij, theu kompjuterat, tavolinat, karriket, grisi libra, me qëllim që të fajësojë protestuesit demokratë kundër tij.

Ndërkaq asnjë protestues nuk mundi të ngjitet në katin e dytë e për pasojë të hynte në zyrën e Lul Bravës!

Dyert e blinduar në katër seksione dhe ndërhyrja e policisë së shtetit nuk lejuan që demokratët e revoltuar nga Luli të ngjiten deri në katin e dytë e te zyra e tij.

Luli përdori kamikazë që qëllonin me gurë, xhama të thyer, karrike e shkopinj mbi protestuesit poshtë tyre.

Ishte një pamje trishtuese se si këta terroristë të paguar nga Lul Basha përgjakën protestuesit poshtë zyrës së së këtij të fundit.

Ishin 12 të gjakosur e të viktimizuar nga protestuesit që kërkuan ndihmë mjekësore.

E megjithatë deri tani shohim se policia ka fajësuar dhe arrestuar viktimat për dhunën që shkaktuan terroristët e Bashës nga zyra e tij.

Shqiptarët kanë shumë shpresë se së paku prokuria do të sqarojë të gjitha faktet, e do të gjejë të gjithë autorët e këtij krimi që përfundoi me gjakosjen e demokratëve protestues te selia e Partisë Demokratike.

🔺Kryebanditi i viktimizuar i kësaj skene të dhunshme të së shtunës është Lulzim Basha, ndërsa ndihmësi i tij më i afërt është Gazmend Bardhi!

🔺Merrni në ndjekje penale këta të dy dhe do të dalë e vërteta në shesh!

🔺Mjafton të mos manipulohen provat e të mos fshihen ato!

🔺Eshtë koha që të demaskohet mashtrimi i viktimizuesve të sojit serb!

Por jo vetëm këta.


Opnioni publik pret nga prokuroria që të ndriçohet gjithçka dhe roli i gjithëkujt, i organizatorëve dhe ekzekutorëve, i mercenarëve dhe pagatorëve, i Lulzim Bashës e Gazmend Bardhit, si dhe i Gosturanëve e deri te roli i të përdorurve të tjerë ish-drejtorë të Lulzim Bashës në ministritë dhe Bashkinë e Tiranës, poste të cilat atij ia bëri dhuratë Sali Berisha!

Viktima e vërtetë e ditës së shtunë nuk ishte Lulzim Basha, ishin demokratët, të cilët e shkarkuan atë! Prandaj dhe imitimi i eksperiencës serbe si alibi për t’u vetëviktimiizuar është imitim i dalë boje!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s