Nga Hajro Çini /Kanada …

Basha përjetoi sot humbjen e tij të rradhës, por këtë herë i vetmuar dhe i pashpresë, sepse i është ngritur kundër partia e tij e cila e mbështeti fuqishëm për 8 vjet dhe ai vetëm e tradhëtoi.
Ai është peng dhe pengmarrësit ballkanas nuk të lëshojnë deri në momentin e fundit. Kujtoni Thaçin. Ai ishte peng i Beogradit dhe, edhe pse e kuptoi që në intervistat e prillit se dosja e tij ishte e kopsitur, nuk dha dorëheqje deri 48 orë para arrestimit, sepse nuk e lejonte Beogradi i cili e kishte aktivizuar që para vitit 1999.