Kategori
Uncategorized

SHBA po mëson nga Foltorja se Basha ngjan me një kalë të ngordhur që nuk i vlejnë as patkojtë.

Nga Ndriçim Kulla

Kuvendi i PD duhet të mblidhet pa tjetër, për të mirën e demokracisë së brendshme të partisë, që është nëpërkëmbur në ekstremet e saj. Anëtarësia e partisë së PD po ballafaqohet sot me të njëjta probleme me krizën e lidershipit të PD pikë për pikë, si 4 vjet më parë mbas humbjes së zgjedhjeve të Qershorit, si dhe humbjeve të tjera të mëdha të mëvonshme, të cilat u mbuluan me zvarritje, dhe nuk u analizuan kurrë me reflektim rrënjësor siç ndodh në të gjitha demokracitë perëndimore.

Kjo anëtarësi sot ka të njëjtat pyetje dhe të njëjtat shqetësime të mëdha për të shprehur së bashku me opinionin publik dhe intelektual si 4 vjet me parë…

Çfarë i duhet më partia Lulëzim Bashës kur është konfirmuar mbi 4 herë me zgjedhje si humbës?

Kush është përgjegjësi kryesor i bojkotimit të Parlamentit 3 vjet me parë?

A nuk është Lulëzim Basha?

Kush është përgjegjesi kryesor i pa ndëshkuar ende i bojkotimit të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, mos vallë Edi Rama?

Besoj se e morët vesh edhe opinionin e Komisionit të Venecias që fajtor cilësohen ata që e bojkotuan, pra pikërisht lideri i PD nga ku Basha është autori kryesor. A nuk na del Lulëzim Basha një drejtues që shpreh interesa të fshehta personale me biznesin dhe oligarkët ndonëse në publik e shpreh veten ndryshe të mbuluar me një mantel dhe sjellje tjetër? A nuk është Lulëzim Basha autori kryesor i dëmtimit të partneritetit të dikurshëm që kishte PD me faktorin strategjik amerikan për shkak të problemeve që ka ende edhe sot me drejtesinë amerikane si dhe për shkak të sjelljes së tij konfuze në politikë.

A nuk është sjellja e tij autoritariste në funksionimin organizativ të partisë, klienteliste dhe tarafore në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe drejtuesve të partisë? Shqipërisë i duhet një Parti Demokratike konkurruese dhe jo një Parti Demokritike e stilit autoritarist, që nesër në pushtetin e mundshëm trasformohet me kollajllëk në një diktaturë qeverisëse, nga e cila sot po vuajmë deri në thellësi të qënies sonë. Prandaj Lulëzim Basha duhet të çlirohet sot nga ngurtësia, nga frika dhe tmerri psikologjik i humbjes së pushtetit në parti. Kuvendin e PD ai nuk e ndalon dot megjithë tymin çorientus që përpiqet të shpërndajë duke u orvarur të krijojë imazhin e rremë, “se mua më mbështet Amerika” që në fakt nuk është aspak e vërtet, por plotësisht e gënjeshtërt.

Këtë Kuvend të Jashtëzakonshëm nuk e kërkon kryetari në këtë rast për të votëbesuar veten, por e kërkon anëtarësia për ta trasformuar partinë, sipas normave statutore, të riorganizojë veten dhe të rigjej rrugën e humbur të fitores. Kjo kërkesë nuk del nga hiçi por nga problematikat e mëdha të humbjeve të cilat do ta humbisnin kuptimin e ekzistencës së metejshme të kësaj partie pa një shkundje, pa një ringritje dhe një frymëzim demokratik të arsyetuar në këtë mënyrë:

1) PD e Dhjetorit ’90 paska qenë 8 vjet viktimë e një skenari afatgjatë asgjësimi apo falimentimi me një kryetar në rolin e likuidatorit të falimentit.

Basha duket se ka hyrë që në ditën e parë në PD me atë mision.

A kanë qenë Basha me familjen e tij të dërguarit dhe pjesë e skenarit që u luajt pas 1996 për largimin e Berishës dhe shkatërrimin e PD?!

Ajo çfarë Berisha nuk na thotë ne:

Kë përfaqëson Basha në të vërtetë?!

2) Foltorja na bëri një shërbim të jashtëzakonshmën ne shqiptarëve, por dhe partnerëve tanë, sepse po tregon:

3) E gjithë baza demokrate po shkon me mllef në takimet e Berishës me qëllimin kryesor ti tregojnë shqiptarëve hallin e tyre kryesor: shuarjen e PD dhe opozitës nga Basha si një humbës i pashpresë.

Askush nuk beson tek ai, askush nuk e do, madje edhe nënkryetarët dhe ata që ai quan bashkëpunëtorë formal të tij.

Si ka mundësi që ky të jetë kaq diktator dhe të mos dorëhiqet?!

Çfarë frike ka?

Cili është plani i tij?

A synon ai të provokoj përplasje në oborrin e PD për të delegjitimuar kërkesën legjitime të bazës demokrate për dorëheqjen e tij?!

Apo Ai dhe ndonjë deputet që do mbetet me të, do imitojnë gjoja-opozitën Gjuzi & Co?!

4) Partitë politike mbledhin kuvendet si organi më i lartë vendimmarrës kur u duhet të marrin vendime të mëdha mbi partine, programin dhe aksionin e saj politik.

Ky është standart elementar demokratik. E gjithë Baza e PD është ngritur kundër oligarkisë Basha për largimin e tij. Insistimi i Bashës për të mbajtur me dhunë vulën dhe për të zaptuar selinë e PD edhe pse po mbetet i vetëm, ngre pikëpyetje shumë të mëdha jo vetëm për formimin e tij, por edhe karakteriin e tij të vërtetë!

Vetëm bandat zaptojnë territore.

Kjo ndarje do jetë deri në zgjedhjet e ardhshme, sepse në zgjedhje Basha nuk merr dot vota as për veten e tij dhe del nga politika edhe de jure. Prapë se prapë 3 vjet janë shumë dhe do kenë efekte dërmuese për opzitën. Ky skenar i Bashës duhet shmangur me cdo mjet demokratik.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s