Kategori
Uncategorized

Që uji i së nesërmes të mos ndalet nga Lulzim ndryshku.

Nga Agim Xhafka /

Ngaqë nuk ngjall shpresë, nuk krijon frymë e tani pas 8 vjetësh edhe nuk i besojnë më fjalëve e përbetimeve të tij.

Kupa u mbush me aktin e përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar.

Një vendim i pambështetur në statut dhe alogjik.

Ke një akuzë e po të mënjanojmë, i thuhet liderit historik.

Po qe për akuza ka pasur plot të tilla Basha e askush nuk ia kërkoi të ikte nga drejtimi i PD-së.

E vërteta është, Berisha u ngrit nga hiri me një mision të madh.

Të ngjallë shpresën te demokratët.

Jo duke u bërë vetë ai kryetar, por duke kërkuar që të hiqet Basha nga kryetarllëku pasiv dhe pa fryte.

Nga një drejtim shterp, që në katër palë zgjedhje solli hiç fitore.

Sot nga qyteti në qytet Berisha si ai marathonomaku po çon stafetën e shpresës. Me idenë e zgjedhjes së një kryetari të ri që do e hapë e do e zmadhojë partinë me rini, me intelektualë, me shqiptarë që i besojnë dhe luftojnë për fitore.

🔺Basha sot e mot është e ka qenë një rubinet i bllokuar.

🔺Asnjë pikë ujë nuk rridhte prej andej.

🔺Ketë po zhbllokon Berisha, që uji i së nesërmes të mos ndalet nga Lulzim ndryshku.

Gjyshja ime, ndjesë pastë, në fund të përrallave që na tregonte kishte edhe frazën:

🔺”Kaq e dita, kaq e thashë, merre Tefik se ta lashë.”

Edhe në përralla, që ajo mos bëhej monotone, e mërzitshme, ia linte radhën dikujt, që në rastin e saj quhej Tefik, por që sot mund të ketë plot emra të kohës.

Mbaronte tregimin e ne prisnim përrallën pasuese, që do na i rrëfente ai tjetri. Gjyshja qysh atëhere këtë sikur e kishte leksion pér Bashën.

Mjaft na tregova përralla, bir.

Boll na ngope me shpresa të kota, me përbetime fallco, me himnin zëngjirur.

Kaq dije, kaq na the.

Tani lerja radhën dikujt tjetër. Se tjetër duan të gjithë.

Ndryshe, nëse nuk ikën, do të të heqin.

Ashtu butë-butë se kur të largon shumica nuk ndjen dhimbje. Por ti do bindesh, mbase pa dëshirë, por ama bindesh. Se s’ke rrugë tjetër. S’ke…

Kaq e dija, kaq e thashë, merre Tefik se ta lashë’- (Gjyshja ime i jep mësim Bashës)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s