Ilir Fatkoja SHBA
“Nuk është se USA na shtrëngoi të merrnim ndo ca qindra afganë, por ne kemi nevojë për ta.”
Ju përsëri do pyesni. :
Për cilët paskemi nevojë ?

Më në fund Rama e sqaroi statusin e të ardhurve nga Afganistani.
Nuk do i trajtojmë si refugjatë, nuk do i vendosim në kampe,- deklaroi KM.
Po çfarë statusi do u jepet, do pyesni ju.
Ja çfarë thotë vetë lartgjatësia:
“Nuk është se USA na shtrëngoi të merrnim ndo ca qindra afganë, por ne kemi nevojë për ta.”
Ju përsëri do pyesni. :
Për cilët paskemi nevojë ?
Përpara se ti japim udhë kësaj përgjigje, le të sqarojmë ndryshimin thelbësor të Aganëve Talibanë dhe këtyre Afganëve ustallarët.

Qysh para pushtimit rus talibanët u pozicionuan si armiq të drogës, duke ndërprerë me forcë kultivimin e hashashit e duke i djegur parcelat e mbjella.
Ndërsa këta që vijnë me këtë status të çuditshëm janë në fakt ustallarët e kësaj pune.
A ju kujtohet ajo thënia e famshme e lartgjatësisë që tha: – punë ka por mungojnë profesionistët ?
Ja pra, o bashkërendimit e mi. Kompanitë e profesionistëve zbarkuan. Ndaj nuk do trajtohen si refugjatë nëpër kampe, por si punëtorë duar artë, si mjeshtra të Hashashit.
Për këtë shkak qeveria social-komuniste e Ramoviçit do ndërrojë edhe tabelë. Nga qeveri e KANABISIT do vetëemrohet Qeveri e HASHASHIT.