
Familjarët e shqiptarëve të zhdukur të Kosovës gjatë masakrës nga serbët i kanë bërë kërkesë me shkrim Sotiraq Filos që të anulojë ardhjen në Këngëtarit .

Ata kanë bërë arsyet pse kjo performancë e tij në Shqipëri duhet të anulohet, kjo për faktin se nën ritmin e muzikës së tij janë kryer krime lufte në Kosovë.

”E kaluara jonë ndonse nuk është e largët, ajo vazhdon të jetë shumë e rëndë për ne. Dhunimi në kohë terrori është ështe shumë me i lehtë i pranueshem , se sa kur ndodh ne kohë lirie.

Sot familjet e personave te zhdukur, dhunohen në baza ditore perkitazi me humbjen e cila ju është shkaktuar.
Andaj ju lutemi te mos na lëndoni më shumë këto familje dhe ju kërkojmë tè anuloni pjesmarrjen e Goran Bregoviçit dhe çdo këngetari e artisti sërb që frymezoi kryerjen d krimeve mbi popullaten shqiptare.
Kategoria më e goditur nga lufta në Kosovë janë familjarët e 1632 të zhdukurve . , të cilët nëpërmjet kësaj letre kanë shprehur njëzëri dhimbjen e tyre karshi kësaj situate e që i lëndon më së shumti kategorinë më të goditur nga lufta e fundit në Kosovës , familjarët e 1632 të zhdukurve .

Ata thonë se pjesëmarrja e Bregoviçi do t’i lëndojë tejmase dhe do ia rikthej dhimbjen e tyre për këto 22 vite paslufte .