
Bashkjetesa fetare tregon aktualisht se në Shqipëri janë të zyrtarizuara disa besime fetare, myslimanët sunitë, bektashinjtë, halvetitë, katolikët, ortodoksët dhe protestanët, të cilët jetojnë në harmoni mes tyre, pa asnjë problem të lindur pikërisht nga ajo ku ata besojnë.
Një foto e rrallë ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA e cila flet më shumë se fjlaët e bukura që përshkruajnë bashkjetesën dhe tolerancën fetare në vendin tonë më shumë probleme të tjera.
Një qytetar, teksa ka qënë i pranishëm në meshën e mëngjesit në Kishën e Laçit, ka parë se bashkë me të lutej edhe një grua e cila i përkiste besimit mysliman.
Ai shprehet se pamja që pa është pasuria më e madhe që shqiptarët kanë e se të gjithë jemi një pavarësisht besimit që i përkasim.
Qytetari shkruan:
Pershendetje JOQ, kjo është besimtarja myslimane që lutet ne Kishën e Laçit. Harmonia fetare është pasuria ma e madhe që kemi. krejt jemi një.”