Kategori
Uncategorized

Asnjë komb n’Europë, që gjendet nën zotnimin e turkut, nuk mund të flasë me zyrtarët turq me armë në brez e në dorë ashtu si flasin me guxim e ndejun Dukagjinasit dhe popujt e Shqipnisë malore.

Nan zotnimin e turkut në Evropë nuk gjinden as nuk janë kund burrat si këta qi kaq trazim dhe kaq rrenim t’u kenë sjellë turqvë sa këta popuj të Dukagjinit (Pukës) dhe prandaj besohet së në Evropë nuk mund të gjnden burra armësh ma të mire së këta kundër turkut sepse 100 kësish vlejnë sa 1000 turq dhe jo fshehtas ose për së largut më zjarr por ballë për ballë dhe shpatë për shpatë, nji i vetëm shkon më guxim e futet në mes të 15-20 vetavë.

Këto pak katunde të vogla t’ Iballes kurrë nuk ka mujtë t’i shtrojë nën tiraninë turke, megjithëse, pothuajse vjet për vjet ka dërgue sanxhakët dhe vezirët tash me 5, tash me 6, tash me 10 mijë ushtarë për të muejt me ja shtrue furisë së vet dhe kurrë nuk ka mujtë me u bamë atyne ndonji dam, veçse me ua rrënue ato kishat e tyne dhe me ua ndezë shtëpitë, që me qëllim iballsit i kanë ba me pak vleftë.

Ata të Iballes i presin turqit që shkojnë kundër tyne, ndër rrugët e vendet fort të ngushta dhe i vrasin e i plagosin”

• Frang Bardhi, (1637). *Frang Bardhi Pukën e quan Dukagjin siç edhe quhej nga shek. XIV – shek. XIX.

Në një relacion drejtuar Kongregacionit të Propaganda Fide në qershor 1637, Ipeshkëvi i Sapës e i Sardës, Frang Bardhi, ndër të tjera shkruan:

“Asnjë komb n’Europë, që gjendet nën zotnimin e turkut, nuk mund të flasë me zyrtarët turq me armë në brez e në dorë ashtu si flasin me guxim e ndejun Dukagjinasit dhe popujt e Shqipnisë malore. Gjithashtu asnji komb n’Europë, që asht në zgjedhën e turkut, nuk ka mujtë me que krye kundër tij dhe me qëndrue 100 vjet në kryengritje, në mbrojtje e në sulme të mëdha kundër gjindes barbare, sikurse vazhdojnë sot disa popuj të këtij kombit shqiptar.…Thuhet popujt e Dukagjinit, sepse zotnitë e famshëm Dukagjin i zotnuen ma shumë se 200 vjet ma parë se zotnia turk (sulltani) ta vente nën zgjedhë Epirin, ose Shqipninë…”

• Burimi: Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore dhe të Mesme në shek. XVII, Vol II (1634-1650), botim i vitit 1963.

Fatjon Mërkuri

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s