Kategori
Uncategorized

UDB-a dhe Osama Bin Ladeni .

Bin Laden në moshën e re …

Shkruan: ish oficeri i UDB_ë, Nafi Çegrani

(Pse UDB- a jugosllave dikur solli në Beograd terroristin e frikshëm të formatit botëror, Iliq Ramirez Sançeza, me rrënjë nga Venecuela, i njohur si Karlosi i Spanjës, kishte edhe emër të koduar : “Çakalla” , i cili disa vite me rradhë shërbeu si agjent-terrorist në qarrqet e spiunimit dhe agjenturës ruse, drejtuar nga KGB-a. Por, ai, njëkohësisht kishte kaluar edhe “nëpër duarët” e UDB-së dhe në “lidhje” e mbanin Jovica Stanishiq dhe Stane Dollanci . UDB-a, pas disa operacioneve të fshehta operative të agjentirës së saj, Karlosin disa herë e sollën në Beograd, siç vepruan më vonë edhe Osama Bin Ladenin, gjë të cilat mbeten si rrëfim më vete në analet e konspiracionit dhe mjaft të çuditshme në historitë e fshehta të Shërbimeve inteligjente të kohës gjegjësisht, rreth veprimeve të spiunazhit të UDB-së jugosllave komuniste, jo vetëm në hapësirat e Ballkanit, por edhe më gjërë, sidomos dominimi i saj në disa vende Jugoafrikane, të Arabisë Saudite, Libisë së El Gadafit dhe të Lindjes, duke përfshirë këtu edhe Mediteranin!)

…Sado të paktë, që krejt befas nga praktikues të besimit  dhe jetës  në një traditë tolerante dhe tejet njerëzore, të kenë mes vetes grupe të radikalizuara, ( dhe të  kenë  ngjasira identike me ideologjitë kominterniste ruse, me fenomenet e sistemit të shkuar Stalinist me ideologji moskovike), të cilat janë përfshirë që nga radhët e LKJ të dikurshme e gjer tek  ISIS-ët, ku mendohet se në rradhët e tyre kanë qenë  të involvuar rreth 530 shqiptarë  nga Kosovës,  afro 300 nga Shqipëria dhe ndoshta edhe më shumë nga Maqedonia… Çfarë ndodhi që ekstremistë nga një popull i shquar për tolerancë bëhen vrasës gjakftohtë dhe radikalizohen kaq thellësisht, si ata të cilët kanë dal në prita e pusi për ta likuiduar edhe shtazën e dobishme (qenin-ujk, rracë e veçantë) të bariut në malet e Sharrit?! 

(Njashtu edhe Bin Ladeni disa muaj qëndroi në Beograd në duarët e UDB federative, si “mysafir” i tyre, i vemdosir ca ditë në hotelin “Moska” e më pas me veturë të blinduar “mercedes” e transferuan në një vilë sekrete afër vendit “Kalamegdan”. Aty udbashët, gjatë bisedave informative me Bin Ladenin, vepruan sipas direktivave dhe instruksioneve specialiste të agjenturës së KGB nga Moska.

A thua vallë, kishte UDBA një mundësi të tillë? 

Po, e sakt ! Sepse edhe me futjen në rrjet spiunazhi Bin Ladenin, vepruan me të njëjtat metoda dhe mjete si me Karlosin e Venecuelës, i cili fillimisht ishte i rekrutuar nga KGB-a ruse !)

Apo të gjitha lojërat e fshehta prej djalli dhe në saje të kombinimeve strategjike të spiunazhit global dhe veçmas atij ballkanik, shqiptari me dinjitetin e tij si popull dhe si komb i vuajtur dhe me një histori shumë të bujshme, por mjerisht, mjaftë tragjike, gjendet përballë stuhive të së keqes dhe keqbërësve, dinjiteti ynë përballë intrigave ndjellakëqinje! Ose, përkitazi me këto relacione, forcat e fshehta të interesit të globalizmit mëtojnë gjithnjë të krijojnë arradha e brigada sulmuese si shoqëri injorante, duke përdorur rininë shqiptare, edhe në fushëbetejat e vdekjes dhe tmerrit terrorist atje tej horizonteve në pllajat gurore të tokave të djegura…! Atje ku shumë të rinjë shqiptarë, duke lënë vatrën, vatanin e tyre dhe familjet në skamje, qarkullojnë e enden gjithandej si qënie të gjalla dhe që nuk dijnë për kë luftojnë e mbrojnë dhe cili është ekzistimi i tyre.   

Ose këtë fenomen do ta ndërlidh me keqbërësit e sistemit, organeve të shtetit , gjykatave dhe burgjeve kur dirigjonte UDB-a jugosllave: 

-Sjelljet injorante  të inspektorëve xhelatë dhe gjykatësit hetues, të  frymëzuar dhe besnik ndaj sistemit komunist jugosllav,gjatë viteve të rrënuara kominterniste ( ndoshta ka edhe në kohët e tanishme), të frrymëzuar nga filmat ekstrem të kësaj natyre, ata adhuronin të ushtronin dhunë dhe terror, duke rrahur me çufurra hekuri e gome viktimën e lidhur në pranga e zinxhir, muret e qelive prej betoni,  i ngjynin me njolla gjaku, adhuronin revolet, hanxharret dhe armatime të tjera që përdorin  si të ishin terroristë më gjakpirësa dhe të përbetuar me shpirtë egërsire, apo sikur ishin një tufë hienesh,- më kujtohen edhe sot ngjarrjet e Proceit të inskenuar nga UDB-a , pas vdekjes së Titos, dhe të vitet 1981, pas nismës së demonstratave në Kosovë. Por, më duhet të them se veglat qorre të një sistemi apo Shërbimi totalitar komunist, nuk dallojnë shumë as sot, vegla djalli në duarët e keqbërësve, që janë  vetëm  mashë e ndryshkur në duarët e terroristëve gjakatarë të pushtetit dhe nëntokës kriminale, qofshin të vegjël ose  të mëdhenj, pas të cilëve qëndrrojnë Shërbime të mëdha, të fuqishme dhe të frikshme me qendrat e tyre   gjegjësishtë në Kosovë dhe në  gjithë Gadishullin e Ballkanit. 

izvsh.-SDB-Nik-Ilievski

Që në vitin 1981, me fshehjen e  Osama Bin Lladenit nga UDB-a në Beograd, si dhe strehimi i Karlosit të Venecuelës nga ky Shërbim famkeq, madje pas ngjarjeve të marsit të  atij viti me shpërthimin e demonstratave në Kosovë, u bënë shumë bastisje, arrestime e burgosje, montime akuzash të rreme  dhe procese të inskenuaara, u dënuan grupe dhe individë shqiptarë nga të gjitha trojet tona. Qeveria komuniste e Beogradit bëri kërdi ndaj shqiptarëve… Më vonë pas vitesh, pas rënies së sistemit komunist erdhi kasapi i Ballkanit, Millosheviqi dhe kriminelët gjakatarë rreth tij. Qeveria serbe  ngriti një Komitet të posaçëm për Kosovën, në përbërje të së cilit janë akademikë, studiues, njohës të mirë të jetës dhe traditave shqiptare, ushtarakë, teologë, gjeografë, gjeologë, politologë, pjesë të shërbimit inteligjent, komitet i cili drejton veprimtarinë e qeverisë serbe në ndërlidhjet e saj me Kosovën dhe jo vetëm me të, por edhe me shqiptarët në Maqedoninë  dhe Shqipëri. Serbi Vladimir Jaksimoviq nga Gjilani, i lindur në vitin 1975, pjesë e inteligjencës serbe dhe me financimin e saj është ai rekrekutoi shumë nga shqiptarët e Kosovës, sidomis të zonës së Kaçanikut dhe të Hanit të Elezit në ushtrinë e ISIS-it. Për të bindur ata, krahas agjitimit të parreshtur dhe duke përdorur disa imamë radikali, ai financoi jo vetëm udhëtimin, por edhe ndihmat për familjen që mbeteshin në Kosovë, duke shpnzuar qindra mijra euro. Shumë prej atyre që shkuan atje nuk u kthyen më, por edhe që arritën të rikthehen, nuk u bënë më pjesë e shoqërisë. 

Madje,  serbi Milutin Jovanoviç, banues në Suedi, me paratë e shërbimit inteligjent serb blen website “Bota islame” dhe e kthen atë në një makineri lufte. Investimi që bën shërbimi i fshehtë serb në këtë faqe të njohur interneti është qindra mijra euro dhe, jo vetëm kaq, përmes Jovanoviçit bëhet edhe shpërndarja e mjeteve financiare për zëdhënës të saj në botë. 

Në Bosnje, por edhe në Kosovë, ka një passkenë që pak njihet: shërbimi i fshehtë jugosllav. Të gjitha shënimet e shërbimeve të ndryshme të inteligjencës, të cilat kanë studjuar rritjen e lëvizjes vehabiste në Bosnje janë në një emërues të përbashkët: ndikimin e shërbimit të fshehtë serb në këtë proces.

Por, në Kosovë, kjo është edhe më e dukshme se në Bosnje, dhe ka një zanafillë që në ditët e para të pas luftës, përmes rekrutimeve të mëhershme. Shërbimi i fshehtë serb në Kosovë, përmes disa nga liderët e njohur,  si Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenoviç, Simon Tomanov, që ishte njëkohsisht edhe zëvendësi i shefit të KOS-it, shërbimit të fshehtë ushtarak, Aleksandër Vasiljeviç, ndërtuan në Kosovë një rrjet bashkëpunëtorësh në mjedisin islam, shqiptar ose jo shqiptar, të cilët, të lidhur edhe me strukturat ushtarake të kohës u bënë më pas edhe pjesë të politikës në Kosovë…  

 ***  

Megjithatë duhet cekur se të gjitha Shërbimi inteligjente Europiane, dhe sidomos CIA, ai gjerman e anglez, por edhe air us dhe Shërbimi izraelit MOSSAD etj kanë mjaft të dhëna  se çfarë po gatitej në faltoret ilegale, cilat rryma po fuqizoheshin e po bëheshin gjithnjë e më agresive, cilat ishin rrugët e financimit të tyre dhe si po lëvizej drejt radikalizmit. Por, ndërsa gjente kohë dhe përgjonte njerëzit e politikës dhe botën diplomatike, nuk kishte kohën e vet për të bërë postbllokun struktural dhe për të bashkërenduar me strukturat e tjera të shtetit, meqë Sherbimet ruso-serbosllave në vazhdimësi bëjnë kombinacionet e veta të spiunazhit në Ballkan ( veçmas në Kosovë dhe Shqipëri) dhe më gjërë, e që lidhen me situatat e globalizmit, si shembull i ndonjë adhurimi të frikshëm, apo të skllavërimit të njerëzimit, në veçanti vlenë për shqiptarët të cilët duhet refuzuar çdo gjë që u takon sferave të injorancës dhe terrorit… (edhe kur thuhet se gjërat lidhen me “Islamin”  dhe “islamizmin”), vijnë dyshimet, andaj dhe duhet njeriu ti shikon këto fenomene me syrin e logjikës njerëzore të pastert.  

Madje, edhe hoxha Qani  Baki Loku i Çegranit, i cili për teolog kreu në Kajro, i sqaron bukur dhe shtjellon disa aspekte të logjikshme lidhë me këto fenomene për çfarë bëj fjalë në këtë shkrim: 

“Termi “Islam”, në arabisht nënkupton “nënshtrim”, nënshtrim ndaj vullnetit të  

zotit. Fjala “myslim” nënkupton atë që nënshtrohet. Të dyja këto fjalë kanë të  

njëjtën rrënjë në fjalën “salaam”, e cila, në arabisht do të thotë “paqe”,-sipas asaj që më sqarrojnë disa hoxhallarë progresiv dhe përparimtarë të dijes islame nga Shkupi, emrat e të cilëve nuk ka nevojë t’i përmendi. Edhe pse pjesa më e madhe e 1.6 miliardë myslimanëve që jetojnë sot në botë   nuk janë arabë dhe arabishtja është gjuha e fesë myslimane, pasi ajo është gjuha e Kuranit!- nënvizon hoxha Qani Baki Loku. 

Njashtu edhe  hoxha i mirënjohur dhe  me nam nga Shkupi, Zejnulla Fazliu, i cili edhe vepron i ndarë nga “kllapa” e rrjetit të korumptuar të disa hoxhallarëve në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, dhe veçmas me ata në Sarajevë, të cilët janë të lidhur me krimin e organizuar dhe injorancën vetjake. Në bisedën time me te, rreth Radikalizmit islamik dhe terrorizmit, ai thotë me bindje të plotë se: 

“Radikalizmi islamik” dhe “terrorizmi islamik” janë derivate të drejtpërdrejta të  

“Islamizmit”. Konceptet “islamik” dhe “Islamizëm” nuk janë e njëjta gjë.  

Islamizmi është antiprogresist dhe antidemokratik për shkak se e konside- 

ron modernitetin si një komplot kundër integritetit të Islamit. 

Rivalitetet dhe luftrat e brendshme bënë që qendra e sundimit mysliman të zhvendosej nga Meka  

në Damask, në Bagdad dhe, më vonë, në Kairo, qytet ky, i cili edhe sot e kësaj dite  

mbetet qendra më e madhe urbane e jetës intelektuale myslimane. 

Në periudhën e zhvillimit më të lartë të qytetërimit arab kishte vetëm  

një qytetërim tjetër, i cili i afrohej atij për nga pikëpamja e nivelit të zhvillimit dhe e  

arritjeve të tij. Ky ishte qytetërimi kinez. Por Kina ishte larg dhe qytetërimi i saj  

mbeti esencialisht qytetërim i një rajoni të  

vetëm i Azisë Lindore dhe i një grupi racor. Në dallim nga ai, bota myslimane  

krijoi një qytetërim multietnik, multiracor dhe, madje,  ndërkontinental. 

 “Shtëpia e Dijes” në Bagdad, e cila u bë e famshme në fund të shekullit të 8-të, kishte një bibliotekë, një institut përkthimesh dhe një qendër kërkimore, e cila nuk kishte rivalitet në kohën e saj. Si e tillë, ajo tërhoqi  shumë  nga intelektualët,  flozofët  

dhe shkencëtarët më të shquar të asaj kohe nga të gjitha provincat e Kalifatit arab.Të  

pa privuar për shkak të përkatësisë etnike apo të besimit të tyre fetar, ata do të gjenin  

në Bagdad lirinë e nevojshme intelektuale…  

(…Saga e Spanjës myslimane zgjati shumë, por ashtu si edhe vetë ëndrra për krijim- 

in e një perandorie islamike në Europë ajo mori fund. Në mbarim të shekullit të 11- 

të, trupat myslimane u përzunë nga Siçilia dhe, më 1492, pothuaj tetë shekuj pasi  

arabët ishin vendosur në Spanjë dhe pikërisht atë vit që Kristofor Kolombi zbu- 

loi Amerikën ushtritë kristiane i detyruan ata ta linin Gadishullin Iberik, duke i  

hapur kështu rrugën procesit të invazionit të krishterë në Afrikë dhe në Azi. 

Askush nuk e vë në dyshim faktin që, për shekuj me radhë, bota myslimane…  

***  

Krahas fesë myslimane, gjuhës arabe si gjuhë zyrtare e Kalifatit Arab dhe një  

kulture të përbashkët që lulëzoi në atë periudhë, ajo që i bashkoi edhe më shumë  

territoret arabe ishte zhvillimi i tregtisë. Bota myslimane bashkoi në një treg të vetëm  

territore shumë të gjera, të cilat shtriheshin nga Ngushtica e Gibraltarit deri në Oqe- 

anin Indian. Nëpërmjet tregtisë, u bë e mundur që pasuritë e të gjitha provincave  

të perandorisë, edhe atyre më të largëta, të shkëmbeheshin dhe të përdoreshin në te  

gjitha territoret e saj. Tekstilet dhe pllakat e çelikut nga Persia do të shkëmbehe- 

shin tani me mëndafshin dhe me barutin që prodhohej në Kinë, apo me çajin dhe  

erëzat e Indisë. 

Unë , Nafi Çegrani, me Alinf. Hoxhën

Bin Ladeni dhe stuhia arabike ! 

Kur Osama Bin Laden shpalli “luftën e shenjtë” (xhihadin) kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjithë Europës Perendimore, madje edhe në Gadishullin e Ballkanit (edhepse dikur Beogradi dhe qeveria e atëhershme komuniste në krye me UDB-në ishin “çerdhe” dhe mburojë e tij…)    

Megjithatë, vlenë të përmendim dhe që është e një rëndësie thelbësore në shtjellimin e këtij shkrimi se pas shumë rrëmujash dhe rrëmetesh në meridianet e planetit , pikërisht në Ismailia të Egjiptit, u organizuana rrjete të organizatës “Vëllezërit Myslimanë” (ku mendohet se në këto strategji kishin instruksione të thella agjentire  dhe spiunimi edhe disa Shërbime të fuqishme inteligjente si CIA amerikane, KGB ruse, MOSSADI izraelit dhe disa vendeve jugoafrokane.  

Osama Bin Ladeni rrjedh nga një familje sheikësh nga babai Muhammed bin Auad bin Laden i cili ka lindur  më 1908 në bregun e Hadhramaut  në jug të Jemenit. Osama bin Laden ishte themelues i organizatës ushtarake islamiste Al-Kaida. 

 Ai ndihmoi Afganët në luftën Ruso-Afgane  ku morri pjesë direkte në vitin 1979, në atë kohë i trajnuar dhe i dërguar nga CIA amerikane. Pas përfundimit të kësaj lufte ai ndihmoi qeverinë talibane  që të vijë në pushtet dhe pas një kohe konsiderohej si prijës i akteve terroriste të drejtuar ndaj bazave ushtarake të SHBA-ve. Pas disa aksioneve të ndërmarrura nga organizata Al-Kaida,  filloi përndjekjen penale dhe likuidimin fizik  të tij nga vetë CIA amerikane e cila e kishte trajnuar vite me rradhë. Por, tanimë pasi Osama Bin Ladeni ishte  prezantuar si prijës i Xhihadit dhe i ftoi të gjithë myslimanët  radikalistë për Xhihad, veçanërisht kundër ushtarakëve të  Amerikës dhe NATO-s, vehtes i hapi një Front të gjërë Lufte ushtarake, psiqike dhe konspirative…  

Edhe UDB-a jugosllave  në fillim të vitit 1980, sipas  direktivave të KGB-së ruse,  pas  vdekjes së Titos, përmes rrjeteve të zhvilluara të agjenturës dhe spiunazhit të saj që kishte me  vendet arabe dhe Muhamerr El Gadafin, i  vënë në veprim dhe lëvizje disa lidhje secrete me ca Shërbime informative të disa vendeve të Afrikës jugore, arritën që Bin Ladenin ta sjellnin në Beograd, ku plotë një muaj qe i vendosur në një apartament të fshehtë  të UDB-së në qendrën “Sllavija” ku kujdeseshin personalisht Stane Dollanci, Zdravko Mustaq dhe disa gjenerala të KOS-it, duke i dhënë instruksione  Bin Ladeni, sipas direktivave të KGB-së ruse, që të përfshihej në një organizatë me seli në Peshauar të Pakistanit, që mbështeste vullnetarët arabë që vinin për të luftuar forcat sovjetike në Afganistan, ai  zhvendoset në Peshauar dhe formon brigadën e tij për luftëtarët vullnetarë. Por, që tanimë, përmes kombinacioneve operative të spiunazhit dhe agjenturës së lansuar, KGB-a dhe UDB-a kishin informacionet e dorë së pare për zhvillimet gjithandej.

Në ndërkohë, sërisht me instruksione të Shërbimeve  të frikshme inteligjente, ku tanimë përfshihet edhe vetë CIA amerikane, për të sjellë turbullira në aspektin e politikave globale dhe ideologjive, njëherit duke u kundërvë ballë për ballë me njëra-tjetrën në analet diplomatike dhe të  betejave  të fshehta, doktrinave ushtarake dhe të luftës, Uashingtoni, duke llogaritur se Bin Ladeni kishte qenë trajnuar nga specialist të CIA-s, zgjëron fushëveprime spiunazhi kundër  Moskës dhe Pekinit, themelohet Al Kaida, duke u bërë magnet për myslimanët radikalë që kërkojnë qeveri fundamentaliste në vendet e tyre. Megjithatë, ata bashkohen në urrejtje të përbashkët kundër Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe qeverive myslimane që janë aleate të SHBA-së. Kjo ndodhi kështu sepse edhe KGB ruse, MOSSAD-i i Izraelit dhe disa Shërbime të tjera inteligjente të Lindjes nuk kishin ndejur “duarkryq” me veprimet e tyre të spiunimit global.  

***  

Kur Iraku pushtoi Kuvajtin, pushtim që nxiti Arabinë Saudite të ftonte trupat amerikane të dislokoheshin në territorin saudit. Bin Ladeni e konsideroi mbërritjen e jo-myslimanëve në atë që ai e shikonte si tokë të shenjtë, si një konfrontim ndaj islamizmit. Ai protestoi ashpër ndaj këtij vendimi, gjë që rezultoi në dëbimin e tij nga Arabia Saudite , dhe më pas duke u endur krreshtave dhe maleve, pellgjeve dhe grykave shkëmbore,  gjeti strehë në Sudan, ku, sipas informacioneve të disa Shërbimeve inteligjente si CIA e kështu me rradhë,  thuhet se organizoi sulmet kundër ushtrisë amerikane në Somali dhe Arabinë saudite. Nën presionin e Shteteve të Bashkuara, autoritetet sudaneze e dëbuan  Osama Bin Ladenin, dhe ai u kthye përsëri në Afganistan. 

Duke vazhduar kështu  një jetë të varrosur  dhe duke krijuar vatra të rrezikshme terroriste, u angazhua përsëri në politikat afgane, Bin Ladeni vazhdoi betejën globale kundër Shteteve të Bashkuara. Thuhet se ai kishte rol qendror në bombardimet  e  ambasadave  amerikane  disa vite me rradhë, e sidomos ato në Kenia dhe Tanzani.  Por, tanimë, kishte ndodhur edhe shembja e Murit të Berlinit, ishin vite të rënuara të sistemeve komuniste dhe Shërbimeve të tyre të Sigurimit të shtetit si në Bashkimin Sovjetik, ndryshime edhe në rradhët e KGB-së dhe roli i Gërbaçovit, njashtu edhe në vendet e Ballkanit, gjegjësisht rënia e sistemit komunist në Jugosllavinë titiste dhe shembja e UDB-së, ndryshime sistemesh  në vazhdimësi  ndodhin edhe në Rumanin e Çausheskut dhe SIGURITTATIT , Bullgari, Shqipëri e kështu me rradhë. 

( Osama Bin Ladeni, duke dhënë një intervistë me gazetar gjersa gjendej në Afganistan)  

***  

Bin Ladeni u vra nga forca e operacioneve speciale 50 kilometra në veri të Islamabadit, kryeqytetit të Pakistanit. Përkundër lajmeve të maparshme se Bin Ladeni fshihej në male, ai banonte në një ndërtesë të rahatshme në një lagje periferike të Abbottabadit. Megjithatë, rezidenca nuk kishte lidhje telefonike ose të internetit, me qëllim që mos të diktohej nga agjentët e zbulimit, sidomos të atij amerikan.

Majk Roxhers, kryesues i Komitetit për Inteligjencë i Dhomës Përfaqësuese, tha se ishin sesionet e hetimeve të të burgosurit nga rradhët e Al Kaedës ato që prodhuan informatën e parë kyçe, e cila i çoi autoritetet te kompleksi i Osama Bin Ladenit në qytetin Abbotabad, afro 60 kilometra nga kryeqyteti pakistanez, Islamabad, ku ai fshihej disa metro nën tokë.

Për këtë operacion, zoti Roxhers e lavdëron gjithë aparatin e inteligjencës amerikane për bashkëpunim dhe tubim të informacioneve të zbuluara.

Kur ju e shikoni ndërmarrjen e pabesueshme të analistëve, të operatorëve, të atyre të CIA-s dhe të atyre në Agjencinë për Siguri Kombëtare, të cilët të gjitha informacionet i mblodhën në një vend dhe filluan ta hartojnë operacionin, ai ishte një operacion i jashtëzakonshëm, për të cilin mendoj se do të mund ta bënin vetëm pak vende në botë”, ka thënë Roxhers.

Zyrtarët e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara kanë dhënë më tepër detaje për mbledhjen e informacioneve dhe për aspektin ushtarak të operacionit, por të gjithë ata kanë folur në kushte të anonimitetit për shkak të ndjeshmërisë së çështjes dhe fenomenit : Osama Bin Laden ! 

Zyrtarët thanë se mësuan se emri i vërtetë i korrierit në vitin 2007, Sheik Abu Ahmed, nuk ishte i tillë në vitin 2009. Analistët e kishin ngushtuar lokacionin e tij gjeografik, diku në afërsi të Islamabadit, siç ceka më lartë. 

Një zyrtar i lartë i administratës tha se ishte moment kthese kur zyrtarët e inteligjencës  amerikane e morën vesh se korrieri, që ata e kishin përcjellë për dy vjet, po jetonte në këtë kompleks aq të sigurt. Andaj, ata menduan se aty do të mund të jetonte vetëm një cak me vlerë të lartë, i cili edhe mbahej nën vëzhgim dhe survejim të vazhdueshëm sekret nga agjentët të CIA-s.

Pakistani është vend i madh ! Megjithatë, në fund ishin gjurmët e informatave, disi të ndërlidhura, që zyrtarët i çuan në një vilë periferike të liderit të Al Kaidës, e cila ka një histori të gjatë dhe të çuditshme, detaje nga e cila edhe sot mbahen si fshehtësi. 

Dhe, sipas të gjitha raporteve dhe analizave secrete operative, gjatë punës së palodhëshme disa mujore,  i kishin bindur zyrtarët e inteligjencës dhe këshilltarët ushtarakë të Shtëpisë së Bardhë, se ata me gjasë e kishin gjetur “çerdhen” e rrezikshme ku fshihej Osama Bin Ladeni… 

Lidhur me këtë çështje, këshilltari për siguri kombëtare, Xhon Brenan, ka thënë:

“Nuk kishte asgjë që konfirmonte se bin Ladeni ishte në atë kompleks. Rrjedhimisht, kur presidenti Obama ballafaqohej me një mundësi që të vepronte në bazë të kësaj, ai duhej ta vlerësonte forcën e informacionit dhe pastaj të bënte atë që unë besoj se ishte thirrja më e guximshme për secilin president në kujtesën aktuale”.
Ndërhyrja nga Forcat e Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara, të njohura me emrin Navy SEALS, ishte kurs i preferuar i aksionit të presidentit Obama dhe më 19 prill ai e ka dhënë miratimin preliminar të operacionit.
Zoti Brenan tha se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara “nuk i kanë kontaktuar pakistanezët, derisa të gjithë njerëzit tanë dhe të gjithë aeroplanët tanë të dilnin jashtë hapësirës ajrore të Pakistanit”.  

Operacione mjaft të ngjeshura në aspektin e zhvillimeve  të veprimeve të tyre, që do mbeten storie të çuditshme dhe shembull për doktrinat e kësaj natyre, dhe në përgjithësi, shembull, në analet e agjenturës dhe spiunimit.
*** 
Operacioni njoftohet të ketë zgjatur rreth 40 minuta, gjatë të cilave ka patur shkëbim zjarri. Veç Bin Ladenit u vra edhe një grua dhe janë plagosur disa persona të tjerë që terroristët i përdornin si mburoja të gjalla. 

…Pas këtyre veprimeve të organizuara prej Al-Kaedës, Shtetet e Bashkuara nisën dy luftëra kundër terrorizmit, në Afganistan, ku atëherë ndodhej Bin Ladeni, dhe në Irak — ndonëse sot ka mospajtime se kjo e fundit kishte të bënte me Bin Ladenin, i cili disa vite me rradhë ishte i survejuar nga  agjentët e  CIA, KGB-a ruse, MOSSADI dhe disa Shërbime të tjera inteligjente të famshme të të vendeve Jugoafrikane dhe të globit që mbulonin këtë vend. Madje, më tepër nga fakti se bëhej fjalë për operacione me shumë domethënie, gjegjësisht kur ishte në fjalë personaliteti I Bin Ladenit,  më tepër  si një figurë simbolike për terroristët sesa një udhëheqës i efektshëm dhe operativ i Al-Kaidës, e cila kishite nis të merrte përpjestime të mëdhaja veprimi në disa vende të globit. Njëkohësishtë edhe  “Demonizimi i Islamit dhe ndërlidhja e tij e vazhdueshme me terrorizmin ishte si një dukuri brengosëse në botë, dhe edhe në Ballkanin, e cila kishte nis me hovet e saja të ndërlikuara dhe të frikshme , duke mejtuar të krijonin në vetë brendinë e tyre, rradhë injorante!”  

***  

Më 15 mars të këtij viti, dita që konsiderohet për ditë të shenjtë të myslimanëve – gjatë kohës së mbajtjes së lutjes më të rëndësishme të ditës, 28 vjeçari Brenton Tarant bëri sulm terrorist në dy xhami në Krajstçërç  në Zelandën e Re. Nga manifesti i terroristit nënkuptohet qartë se ai ka qenë i motivuar nga ideologjia e ashtuquajtur bindje raciste se raca e bardhë është superiore në krahasim me të tjerët dhe prandaj ajo duhet të dominojë. Përveç asaj, Tarant thotë se për ta bërë atë sulm ka kërkuar bekim, dhe se e ka marrë, nga Kalorës Templar  – zyrë kryqëzate me reputacion të tmerrshëm në betejat luftarake kundër myslimanët në shekullin e mesëm. Pra, padyshim se edhe ky është një fenomen i ndërlikuar që i takon kategorisë së TERRORIZMIT MODERN ! 

Pa marrë parasysh se gjatë këtyre viteve të fundit në Afganistan ndodhën gjithsejtë afro 32 sulme terroriste, gjithashtu mbi myslimanë, tragjedia në Zelandën e Re tërhoqi vëmendje më të madhe mediatik në gjithë meridianet e botës. A mund ti përshkruhet shkaku për këtë injorim të ngjarjeve në Lindjen e afërt asaj se nën-vetëdija individuale apo edhe kolektive,  tanimë është mësuar që të dëgjojë për bomba, krime dhe viktima në vendet e “Lindjes së afërt” apo ka edhe diçka tjetër, gjë të cilën e kanë në doktrinat e paqës dhe luftës disa Shërbime inteligjente të frikshme me agjentë të infiltruar edhe në të ashtuquajturin “Komiteti 300”  me seli në Uashington, apo edhe në “Lidhjen e Blokut Islamist”  me seli në Kajro. 

***  

TERRORI ,  në kuptimin e tij më të gjerë, është dhunë me qëllime politike e ushtruar kundër objektivave joushtarake. E thënë ndryshe, shenjestra e terrorit janë në tërësi civilët e pafajshëm, i vetmi krim i të cilëve është që ata në sytë e terroristëve, përfaqësojnë “krahun tjetër”. 

Për këtë arsye, terror do të thotë që njerëzit e pafajshëm t’i nënshtrohen dhunës dhe kjo përbën një akt të zhveshur nga çdo justifikim moral. Kjo, njëlloj si në rastet e vrasjeve të kryera nga Stalini apo Hitleri, Pinoçe apo Millosheviqitsi dhe  ndonjë tjetër i tillë, përbën një krim kundër njerëzimit.  

Një shoqëri, në të cilën respektohen vlerat morale islame, është një shoqëri që e karakterizon paqja, falja, dashuria, tolerance, humanizmi, dhembshuria, mbështetja reciproke dhe gëzimi njerëzor. 

Kurani është një Libër i  shejtë i shpallur për njerëzit si një udhëzues në rrugën e vërtetë. Në këtë libër, Zoti urdhëron njeriun që të përvetësojë sjellje e moral të mirë. Ky moral është i mbështetur në koncepte si dashuria, dhembshuria,tolerance  dhe mëshira. Fjala “Islam”, rrjedh nga një fjalë arabe me rrënjë të njëjtë me fjalën “paqe”. Islami është një fe që i është shpallur njerëzimit me qëllimin e dhurimit të një jete paqësore, nëpërmjet së cilës të pasqyrohet në tokë, mëshira dhe bamirësia e pafund e Zotit, a jo krimit dhe terrorizmit. Zoti i urdhëron të gjithë njerëzit në moralin islam, nëpërmjet të cilit mëshira, bamirësia, paqja dhe toleranca  mund të bëhen pjesë e jetës në të gjithë  shtigjet e botës dhe meridianet e saja.  

 Terrorizmi islamistë nxitet në prapaskenë nga ideologjia  fondamentaliste që ka të bëjë me  ekstremizmin  dhefanatizmin  fetar. Terroristët islamistë i përligjin veprimet e tyre në themelet e Islamit, Kuranit  dhe Sunës , ku ata shpjegohen sipas qëllimit. 

Sulme të tjera të mirënjohura , pos asj të 11 shtatorit në Amerikë, kanë ndodhur në Francë, Rusi dhe Kinë. Franca ishte shënjestra e terrorizmit në mesin e viteve 1990 për shkak të Luftës civile algjeriane . Rusia u përballua me sulmet terroriste që rrjedhin nga përzierjet e saj në Çeçeni. Në vitin 1997 qeveria kineze krijoi Organizatën e Bashkëpunimit të Shanghait  për të luftuar lëvizjet radikale islamike në Azinë Qendrore…

Grupet terroriste islamistë shpesh i cilësojnë veprimet e tyre si xhihad. Kërcënimet, përfshirë kërcënimet me vdekje, shpesh dalin në formën e të ashtuquajtur : dënimet ligjore islamike!?!.

Megjithatë, e kuptueshme është se Kurani  famëlartë, është një Libër i shpallur për njerëzit si një udhëzues në rrugën e vërtetë. Në këtë libër, Zoti urdhëron njeriun që të përvetësojë sjellje e moral të mirë. Ky moral është i mbështetur në koncepte si dashuria, dhembshuria,toleranca  dhe mëshira. Fjala “Islam”, rrjedh nga një fjalë arabe me rrënjë të njëjtë me fjalën “paqe”. Islami është një fe që i është shpallur njerëzimit me qëllimin e dhurimit të një jete paqësore, nëpërmjet së cilës të pasqyrohet në tokë, mëshira dhe bamirësia e pafund e Zotit. Zoti i urdhëron të gjithë njerëzit në moralin islam, nëpërmjet të cilit mëshira, bamirësia, paqja dhe toleranca  mund të bëhen pjesë e jetës në të gjithë botën.  

…Disa individë, grupe apo organizata të ndryshme , kanë koncepte të gabuara se duke e vrarë dikush veten për qëllime Islamike, gjoja ai po bëka një vepër që meriton Parajsën. Një herë kur një njeri e vrau veten , Profeti tha: Ai është banor i Ferrit’. Kur njerëzit u befasuan nga kjo Profeti tha: ‘Dikush bën vepra që cilat në sytë e njerëzve të tjerë duken sikur vepra që e meritojnë Parajsën, por në të vërtetë ai është banor i Ferrit’. 

( “  Vlenë të theksohet se ka disa njerëz jobesimtarë, të cilët betohen në emër të Zotit për të përforcuar veprat e tyre, mirëpo kjo nuk do të thotë se Zoti i miraton veprat e tyre. Në të njëjtën mënyrë, edhe disa myslimanë mund të pretendojnë se gjithçka që ata bëjnë është në përputhje me fenë, mirëpo ka mundësi që ajo ç’ka bëjnë të jetë tërësisht në kundërshtim me Vullnetin e Zotit dhe moralin e fesë. E vërteta e çështjes duhet parë në veprat e tyre. Nëse këto vepra synojnë të “shkaktojnë çrregullim dhe të mos vendosin drejtësinë”, sikurse shpallet në vargun e Kuranit, atëherë duhet të jemi të sigurtë se njerëz të tillë nuk mund të jenë kurrë besimtarë të vërtetë dhe qëllimi i tyre nuk është shërbimi i fesë. 

Për dikë që i druhet Zotit dhe që ka kuptuar moralin e Islamit, është e pamundur të mbështesë dhunën apo ligësinë, apo të marrë pjesë në veprime që lidhen me to. Për këtë arsye, Islami është zgjidhja e vërtetë për problemin e terrorizmit. Kur bëhet i qartë morali sublim i Kuranit, është e pamundur për njerëzit që ta lidhin Islamin e vërtetë me ata që mbështesin apo bashkohen me grupet që synojnë padrejtësisht luftë dhe kaos. Zoti në Kuran është shprehur qartë për ndalimin e ligësisë: 

“Kur kthen krahët, nxiton të shkaktojë çrregullim mbi dhé, të rrënojë të mbjellat dhe gjënë e gjallë. Por Allahu nuk e do çrregullimin. Kur këshillohet që t’i frikësohet Zotit, atë e pushton një kryelartësi e mëkatshme…”– sqarron hoxha i madhe, i urtë dhe mëndje ndritur  Zejnulla Fazliu  nga Shkupi ). 

Keqpërdorimi i besimit mysliman po kërcënon sigurinë kombëtare ( edhe mes nesh si shqiptar dhe gjithë popujt tjerë të rruzullit toksor), dhe po bën të domosdoshme masave urgjente për ta goditur këtë dukuri, që po rrezikon bashkëjetesën dhe harmoninë fetare në vend.

Ekstremizmi i dhunshëm, mercenarizmi fetar, radikalizmi islamik, prania dhe përgatitja e xhihadistëve në Shqipëri, e shndërron vendin në territor të ekstremizmit fetar dhe në shënjestër potenciale të veprimtarisë terroriste dhe të xhihadistëve në përgjithësi për Evropën dhe Ballkanin, ku veçmas shqiptarët jetojnë në trojet e tyre etnike me dinjitetin e tyre si popull fisnik përballë intrigave ideologjike, regjimeve dhe politikave globaliste.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s